Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 August 2025@voxnews.al - TikTok

Pamje të rënda janë publikuar nga mediat e huaja, ku raportohet se kamerat e sigurisë së kompleksit të banesave në qytetin Natal të Brazilit, regjistr...

1 August 2025 at 16:00

Pamje të rënda janë publikuar nga mediat e huaja, ku raportohet se kamerat e sigurisë së kompleksit të banesave në qytetin Natal të Brazilit, regjistruan skenën tronditëse me protagonist basketbollistin 29-vjeçar. Igor Cabral ka gjetur një bisedë me një mik të tij në celularin e partneres së tij, Juliana Garcia dos Santos, dhe pasi e hodhi në pishinë, e futi në ashensor ku duket se kanë një bisedë intensive para shpërthimit. Basketbollisti e hodhi gruan në dyshemenë e ashensorit me një grusht. Ai nuk është mjaftuar vetëm me një goditje pasi për të paktën 30 sekonda nuk është ndalur së godituri me grush partneren e tij duke e lënë të gjakosur. Britmat e Julianës nxitën mobilizimin e fqinjëve të cilët thirrën policinë, e cila arrestoi atletin, i cili përballet me shumë vite burg. Cabral është vendosur në paraburgim të përkohshëm për të parandaluar mundësinë e arratisjes dhe pritet të akuzohet për tentativë vrasjeje të grave, një nga krimet më të rënda në ligjin brazilian. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

1840 views


💾

Ditën e djeshme JOQ publikoi pamjet e një sherri të regjistruar ditët e fundit pranë një hoteli në Dhërmi, duke tronditur pushuesit vendas dhe të huaj...

1 August 2025 at 16:00

Ditën e djeshme JOQ publikoi pamjet e një sherri të regjistruar ditët e fundit pranë një hoteli në Dhërmi, duke tronditur pushuesit vendas dhe të huaj. Përleshja ka qenë kaq e ashpër dhe e papërshtatshme saqë ka krijuar një atmosferë të tensionuar, ku janë përdorur grushte dhe shkelma mes palëve. Por, ndonëse pamjet e këtij sherri kanë bërë xhiron e mediave, duket se policinë e ka zënë gjumi pasi ende nuk ka marra masat e nevojshme lidhur me këtë sherr. Kjo jo pa qëllim! Mësohet se në sherrin e dhunshëm në Dhërmi janë të përfshirë fëmijë dhe nipër të VIP-ave të njohur dhe politikanëve me emër. Në këtë përleshje mësohet se janë të përfshirë individë të njohur si nipi i ish-deputetit Mark Frroku, Leon Frroku, djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, si dhe një i nipi i ish-ministrit Lefter Koka. Një dëshmitar shkruan për JOQ se shkak i sherrit ka qenë një femër dhe inatet e mëparshme. "Përshëndetje JOQ. Personat që zihen janë çunat e Valbona Selimllarit. Ai që rrihet është Deni Selimllari kurse agresoi është Leon Frroku. Kam qenë vet aty. Personi me bluzë të zezë e me tuta të bardha është vëllai i Denit, Kejn Selimllari. Janë zënë për një femër, kanë patur inate të mëparshme. Leon Frroku e ka sulmuar. Ju lutem anonim", shkruan dëshmitari. "Djali që bie në tokë është Deni Selimllari, djali i Valbona Selimllarit. Ai që është sipër makinës është Leo Frroku, nipi i Mark Frrokut. Isha prezent aty dhe i njoh personalisht", shkruan një dëshmitare tjetër për JOQ. Skena ka ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara nga turistët, ku dhuna ka qenë krejt e papranueshme, duke tronditur çdo vizitor. Megjithatë, autoritetet nuk kanë bërë asnjë deklaratë zyrtare. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

42 views


💾

Yesterday — 31 July 2025@voxnews.al - TikTok

Në mbledhjen e datës 18 prill 2025, të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, u miratua edhe një projekt me numër rendor 45. Bëhet fjalë për një l...

1 August 2025 at 04:00

Në mbledhjen e datës 18 prill 2025, të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, u miratua edhe një projekt me numër rendor 45. Bëhet fjalë për një leje ndërtimi të emërtuar “Albora's Lake”. Ndërtimet do të bëheshin në zonën e Farkës, ndërkohë që ende nuk është zbardhur edhe leja e ndërtimit, planimetria dhe të dhënat e të gjithë projektit. Ndërkohë, disa javë pas miratimit, vetë kompania përfituese “Lion Construction”, publikoi një maket për ndërtimet, ku krahas vilave dhe godinave të ulëta, në atë zonë do të bëheshin edhe kulla deri në 30 kate. Një projekt masiv, që përfshin pjesën lindore të Liqenit të Farkës, ngjitur me Unazën Jugore që lidh qytetin e Tiranës me zonën e TEG-ut. VoxNews ka mësuar se punimet për atë kompleks kanë filluar shumë kohë para se të miratohej leja në KKTU. Më saktësisht, leja është dhënë në muajin prill 2025, ndërkohë që fadromat dhe mjetet e rënda kanë shkuar në zonë në vjeshtën dhe dimrin e vitit 2024. Madje, në atë kohë banorët e zonës denoncuan edhe një firmë që po bënte sheshime pa asnjë leje përkatëse, me mjete të rënda. Midis muajit dhjetor 2024 dhe janar 2025, eskavatorët e një firme private (nënkontraktore) shkuan në gjithë zonën dhe bënë gërmime. Madje, gërmimet sollën shembjen e një rruge të sapo ndërtuar, që lidhte të gjithë lagjen me Unazën e Madhe të Tiranës. Megjithëse pati denoncime, asnjë institucion ligjzbatues nuk mori masa dhe, duke qenë se firmat kishin vendosur “tentakulat” në KKTU, historia kaloi pa asnjë problem. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

2454 views


💾

Before yesterday@voxnews.al - TikTok

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të dy rasteve të zjarrvënies, në Konispol dhe Dukat. Strukturat e Komisariatit të Pol...

31 July 2025 at 04:00

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të dy rasteve të zjarrvënies, në Konispol dhe Dukat. Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve në territor, bënë të mundur identifikimin e dy shtetasve të dyshuar për zjarrvënie në Konispol. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

1118 views


💾

Policia ka vendosur në pranga kreun e një organizate kriminale ndërkombëtare, të dënuar me 18 vite burg. Policia ka arrestuar 59-vjeçarin Ilir Kociaj ...

31 July 2025 at 04:00

Policia ka vendosur në pranga kreun e një organizate kriminale ndërkombëtare, të dënuar me 18 vite burg. Policia ka arrestuar 59-vjeçarin Ilir Kociaj (Koçiaj), i cili konsiderohet person me rrezikshmëri shoqërore. Sipas bluve, ai tentoi t’i ikte policisë me një automjet tip “Audi Q5” në autostradën “Tiranë–Elbasan”, por u vendos në pranga. Ilir Kociaj alias Koçiaj raportohet se ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

5946 views


💾

Monika Kryemadhi gjen një unazë me rubin dhe diamante para SPAK: E kam gurin e fatit! Mes batutash Monika Kryemadhi hyri ne SPAK ku do firmosë per mb...

31 July 2025 at 04:00

Monika Kryemadhi gjen një unazë me rubin dhe diamante para SPAK: E kam gurin e fatit! Mes batutash Monika Kryemadhi hyri ne SPAK ku do firmosë per mbylljen e hetimeve. Kryemadhi tha se do te vazhdoje jeten e saj, perfshire dhe nje film per SPAK, pasi procesin do t'a ndjekin avokatet. Monika Kryemadhi dhe nëna e saj Fatime u paraqiten ne SPAK ku do t'u komunikohet përfundimi i hetimeve. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

663 views


💾

Reshje te shumta ne Rumani shkaktojne permbytje masive, deme ne banesa Shirat e rembyeshem kane shkaktuar permbytje masive ne disa rajone te Rumanise,...

30 July 2025 at 02:00

Reshje te shumta ne Rumani shkaktojne permbytje masive, deme ne banesa Shirat e rembyeshem kane shkaktuar permbytje masive ne disa rajone te Rumanise, duke shkaterruar dhjetera shtepi dhe detyruar familje te tëra të evakuohen. Autoritetet janë ne terren per te ofruar ndihme emergente dhe per te vlerësuar demet. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

1194 views


💾

Kreu i KPP, Jonaid Myzyri, i pezulluar nga detyra, është paraqitur në apelin e GJKKO-së. Ai ka ankimuar vendimin e shkallës së parë, i cili la në fuqi...

30 July 2025 at 02:00

Kreu i KPP, Jonaid Myzyri, i pezulluar nga detyra, është paraqitur në apelin e GJKKO-së. Ai ka ankimuar vendimin e shkallës së parë, i cili la në fuqi masat e sigurisë ndaj tij: pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

561 views


💾

"O budall o..."/ Dalin PAMJET e sherrit me mjete të FORTA mes turistëve dhe biznesmenëve në Lumin e Shalës, dy të plagosur rëndë Detaje nga ngjarja e ...

25 July 2025 at 22:00

"O budall o..."/ Dalin PAMJET e sherrit me mjete të FORTA mes turistëve dhe biznesmenëve në Lumin e Shalës, dy të plagosur rëndë Detaje nga ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën turistike të Lumit të Shalës, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një konflikti të dhunshëm me mjete të forta. Sherri ka nisur rreth orës 02:00, mes disa të rinjve shqiptarë turistë dhe disa të tjerëve që ushtrojnë aktivitet biznesi në këtë zonë. Përplasja fizike ka zgjatur për disa minuta, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në këtë pikë turistike që vizitohet nga qindra pushues çdo ditë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë përdorur mjete të forta gjatë konfliktit, ndërsa dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

290 views


💾

Oficerët e BKH-së zbarkojnë në paraburgimin e Durrësit dhe komunikojnë akuzat ndaj Erion Veliajt Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) zbarkuan...

24 July 2025 at 20:00

Oficerët e BKH-së zbarkojnë në paraburgimin e Durrësit dhe komunikojnë akuzat ndaj Erion Veliajt Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) zbarkuan në paraburgimin e Durrësit për t’i komunikuar kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, akuzat që rëndojnë ndaj tij, gjashtë muaj pas arrestimit me urdhër të SPAK-ut. Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, nën akuzën për korrupsion në nëntë raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje të paligjshme të sendeve në ambientet e vuajtjes së dënimit Në prani të njërit prej avokatëve të tij, Artur Selmani (bashkë me Ermir Betën), Veliaj ka firmosur pa pretendime, duke mohuar në tërësi akuzat kundër tij . SPAK, përveç akuzave për korrupsion dhe pastrim parash, ka shtuar edhe një vepër të re: futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit Sipas SPAK-ut, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kanë organizuar një skemë komplekse për të përfituar ryshfet në vlerë rreth 1.1 milionë euro, përmes kompanive të kontrolluara prej tyre. Biznesmenë të prekur nga kjo skemë përfitonin fonda nga Bashkia e Tiranës ose leje ndërtimi Dosja kundër Veliajt pritet të i dërgohet Gjykatës së Posaçme për Gjykim në datën 24 shtator 2025, afat deri në të cilin SPAK mund të zbatojë zgjatjen maksimale të hetimit paraprak Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

1034 views


💾

Joz Marku ishte i ftuar në Top Albania Radio për një bisedë të hapur mbi zhvillimet e fundit në skenën muzikore shqiptare. Gjatë intervistës, ai u pye...

24 July 2025 at 20:00

Joz Marku ishte i ftuar në Top Albania Radio për një bisedë të hapur mbi zhvillimet e fundit në skenën muzikore shqiptare. Gjatë intervistës, ai u pyet për mendimin e tij mbi artistët e rinj, dhe veçanërisht për Loredanën. I rezervuar, por i sinqertë, Joz Marku nuk preferoi të zgjatej në komente konkrete, por u mjaftua me një përgjigje të shkurtër që ngjalli vëmendje: “S’kam çfarë të them… veçse ka marrë një rrugë jo të mirë.” Deklarata e tij u la e hapur për interpretim, duke ndezur diskutime në rrjetet sociale mbi drejtimin që ka marrë karriera dhe imazhi i Loredanës kohët e fundit. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

132 views


💾

Për çfarë kishin interes prokurorët e posaçëm? (Ndërkohë mikrofonët afrohen për përgjigje.) Majlinda Bufi: Ma largo mikrofonin. Pyetja e gazetarit ës...

24 July 2025 at 20:00

Për çfarë kishin interes prokurorët e posaçëm? (Ndërkohë mikrofonët afrohen për përgjigje.) Majlinda Bufi: Ma largo mikrofonin. Pyetja e gazetarit është e drejtpërdrejtë për temën e interesit të SPAK, por Majlinda Bufi refuzon të përgjigjet duke kërkuar largimin e mikrofonit. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

3437 views


💾

Lalz motori kalon pranë pushuesve, rrezikon jetën e tyre Një incident i rrezikshëm është regjistruar në zonën bregdetare të Lalzit, ku një motori u pa...

24 July 2025 at 20:00

Lalz motori kalon pranë pushuesve, rrezikon jetën e tyre Një incident i rrezikshëm është regjistruar në zonën bregdetare të Lalzit, ku një motori u pa duke lëvizur me shpejtësi të madhe fare pranë pushuesve të shumtë, të shtrirë në rërë apo duke u larë në det. Ngjarja ka shkaktuar panik dhe zemërim mes qytetarëve që ndodheshin aty, të cilët u ndjenë të kërcënuar për sigurinë e tyre dhe të fëmijëve. Dëshmitarët raportojnë se drejtuesi i mjetit nuk tregoi asnjë kujdes për praninë e njerëzve dhe as nuk ndërhyri askush nga autoritetet për ta ndaluar. Rasti ngre sërish pikëpyetje për mungesën e kontrolleve dhe masave të sigurisë në zonat turistike, veçanërisht gjatë sezonit veror kur prania e pushuesve është masive. Pushuesit kërkojnë reagim të menjëhershëm nga strukturat përgjegjëse për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla që mund të përfundojnë tragjikisht. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

305 views


💾

Pas nderhyrjeve në Theth për prishjen e objekteve të paligjshme, kryeministri Rama ndau pamjet nga fshati turistik. Rama e cilësoi pamjen e re të Thet...

23 July 2025 at 20:00

Pas nderhyrjeve në Theth për prishjen e objekteve të paligjshme, kryeministri Rama ndau pamjet nga fshati turistik. Rama e cilësoi pamjen e re të Thethit si operacioni pas kancerit të paligjshmërisë. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

79 views


💾

Ora 2 e natës në Tiranë – ndërkohë që qyteti duhet të flejë, fadrromat nisin koncertin e tyre të hekurt. Pamje reale nga qendra e Tiranës, ku makineri...

22 July 2025 at 18:00

Ora 2 e natës në Tiranë – ndërkohë që qyteti duhet të flejë, fadrromat nisin koncertin e tyre të hekurt. Pamje reale nga qendra e Tiranës, ku makineritë e rënda punojnë në orët që duhet të ishin më të qetat. Zhurma shurdhuese shpërthen në mesnatë, duke prishur gjumin e banorëve dhe qetësinë e qytetit. Kush jep leje për këtë? Kush mban përgjegjësi? Në një qytet që duket se po ndërtohet pa orar, jetesa e qytetarëve po shpërfillet çdo ditë. A është kjo normale? A ka ndonjë ligj që i ndalon këto punime natën? Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

1878 views


💾

❌
❌