Atentat buzë pishinës në Budva – Krimineli i njohur i shpëton mrekullisht! Një përpjekje për vrasje tronditi dje qytetin turistik të Budvës, kur Marko...
Atentat buzë pishinës në Budva – Krimineli i njohur i shpëton mrekullisht! Një përpjekje për vrasje tronditi dje qytetin turistik të Budvës, kur Marko Ljubisa i njohur si Kan, një emër i njohur në botën e krimit nga Mali i Zi, u qëllua teksa po shijonte diellin buzë pishinës në një kompleks luksoz. Autori i atentatit, ende i paidentifikuar, iu afrua viktimës nga afër dhe e qëlloi në kokë. Fatmirësisht për Kanin, plumbi shkaktoi vetëm një gërvishtje sipërfaqësore, pa i rrezikuar jetën. Ai ndodhet aktualisht në spitalin e Risanit ku po merr trajtimin mjekësor të nevojshëm. Sipas dëshmitarëve, atentatori ishte një i ri i veshur me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra blu. Për të mbuluar fytyrën, ai kishte vendosur një peshqir rreth qafës dhe pas sulmit u largua me vrap nga vendi i ngjarjes. Policia ka zbuluar se atentatori ishte regjistruar prej disa muajsh në të njëjtin hotel ku qëndronte Kan, çka lë të kuptohet se atentati ishte i mirëplanifikuar. Tashmë, autoritetet janë duke kontrolluar dhomën e tij për të zbuluar identitetin dhe të dhëna të tjera të vlefshme. Ndërkohë, janë marrë edhe kampione ADN-je nga peshqiri që ai përdorte për të fshehur fytyrën. Në afërsi të plazhit Crvena Glavica, policia gjeti një automjet të braktisur që dyshohet se u përdor nga autori për t’u larguar pas atentatit. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

627 views