Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 July 2026@voxnews.al - TikTok

350 shezlongë u zhdukën natën, qershorin e dy viteve më parë, nga klubi ‘Onde Chiare’ në Reggio Emilia të Italisë. Një vit më vonë, të njëjtët u rishf...

18 July 2026 at 11:01

350 shezlongë u zhdukën natën, qershorin e dy viteve më parë, nga klubi ‘Onde Chiare’ në Reggio Emilia të Italisë. Një vit më vonë, të njëjtët u rishfaqën "në mënyrë magjike", me logon ‘Onde Chiare’ ende qartësisht të dukshme, në një plazh në Kepin e Rodonit, një kep shkëmbor në Detin Adriatik, në veri të Durrësit, në Shqipëri. Një turiste me pushime dha alarmin Ishte një grua nga Reggio Emilia, që ndodhej aty me pushime, ajo që e vuri re. Ajo u dërgoi menaxherëve të pishinës një e-mail me fotografitë bashkëngjitur për t'i njoftuar për këtë zbulim të pazakontë, pasi kishte lexuar në atë kohë lajmin për vjedhjen në shtypin lokal. Menaxherët e pishinës ngritën padi për të rimarrë shezlongët Alberto Costoli dhe Enrico Cavazzoni, drejtuesit e kësaj strukture, e cila prej vitesh është sinonim i mirëqenies dhe aktivitetit fizik në provincën e tyre, nuk humbën kohë. Ata ngarkuan avokatin Gianluca Dallari që të niste procedurat ligjore për të rikthyer pajisjet, me vlerë mbi 45.000 euro. Costoli shpjegon: “Madje menduam të shkonim vetë atje për t'i marrë, por më pas vendosëm të ndiqnim rrugën ligjore. Avokati ynë gjeti edhe një avokat në Shqipëri, i cili nisi çështjen gjyqësore. Në teori, shezlongët tanë duhej të ishin sekuestruar dhe të ishin vendosur nën ruajtje nga autoritetet shqiptare. Në vend të kësaj, një kliente tjetër e jona, që rastësisht ndodhej këto ditë në Durrës, na dërgoi një video të re, të cilën më pas e publikuam në profilin tonë në Instagram, ku shihet qartë se ata janë ende në plazh dhe përdoren nga klientët e atij plazhi në Shqipëri. Jemi shumë të zemëruar”. "Nuk është një kartëvizitë e mirë për turistët dhe reputacionin kombëtar" Për këtë arsye, ata vendosën ta bëjnë çështjen publike. "Kemi etiketuar mediat lokale, kemi dërguar një e-mail në redaksinë e Le Iene, emisionit të Italia Uno, i njohur për investigimet e tij. Kam dashur gjithashtu të etiketoj Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, sepse ai shpesh flet për zhvillimin e turizmit shqiptar. Ja pra, duke vjedhur shezlongë në Itali, nuk është aspak një kartëvizitë e mirë për turistët dhe për reputacionin kombëtar të vendit të tyre. Ne punojmë prej vitesh me furnitorë të ndryshëm shqiptarë dhe nuk kemi pasur kurrë probleme. Shpresojmë që kryeministri shqiptar të interesohet për rastin tonë, sepse tashmë nuk dimë më çfarë rruge të ndjekim”. Postimi në rrjetet sociale bëri bujë "Përshëndetje të gjithëve, nëse dikush shkon me pushime në Kepin e Rodonit... le t'u bëjë të fala shezlongëve tanë! Duket si shaka, por fatkeqësisht është e gjitha e vërtetë”. Kështu nis postimi i klubit Onde Chiare nga Reggio Emilia, i cili u bë shumë i ndjekur. "Në qershor 2024 na vodhën rreth 300 shezlongë, me një vlerë mbi 45.000 euro, nga klubi ynë Onde Chiare në Reggio Emilia," shkruajnë pronarët. "Një vit më vonë, një e njohura jonë, me pushime në Shqipëri, na dërgon disa foto dhe na pyet: 'Po këta, a nuk janë shezlongët tuaj?' Dhe prej aty fillon një histori pothuajse surreale." "Denoncime, avokatë në Itali dhe në Shqipëri, përkthime të betuara, verifikime, kohë dhe para të shpenzuara për të sjellë në shtëpi atë që na është vjedhur." "Sot kjo video, e filmuar vetëm pak ditë më parë, tregon se ata shezlongë ndodhen ende në të njëjtin plazh." "Ne thjesht duam të kuptojmë se si është e mundur që një vjedhje prej 45.000 eurosh, ku sendet e vjedhura janë identifikuar dhe dokumentuar prej më shumë se një viti, ende nuk ka gjetur zgjidhje." "Ndoshta kjo video do të arrijë tek personi i duhur. Nëse njihni dikë që mund të na ndihmojë, një gazetar, një emision televiziv ose thjesht mendoni se kjo histori meriton të tregohet... ju lutemi shpërndajeni." Ndërkohë, postimi në rrjetet sociale ka pasur vërtet një sukses të madh, duke grumbulluar dhjetëra shpërndarje dhe qindra pëlqime. #voxnews #media #news

3800 views


💾

Një moment pikant është shënuar gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku i pranishëm ishte zëvendësministri i ...

18 July 2026 at 11:01

Një moment pikant është shënuar gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku i pranishëm ishte zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo. Teksa kryetari i komisionit, Ulsi Manja, po përgatitej të hidhte në votim projektligjin për “Treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale”, Kajo ndërhyri për të kërkuar leje që të largohej për pak çaste për në tualet. #voxnews #media #news

3653 views


💾

Nga hetimet e deritanishme rezulton se autori i vrasjes së Edmond Sulës ka vepruar i vetëm dhe të gjitha lëvizjet i ka kryer në këmbë. Nga këqyrja e k...

18 July 2026 at 11:01

Nga hetimet e deritanishme rezulton se autori i vrasjes së Edmond Sulës ka vepruar i vetëm dhe të gjitha lëvizjet i ka kryer në këmbë. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë nuk rezulton që autori të ketë përdorur makinë për t’u larguar. Hetuesit kanë dyshime të forta se autori ka qëndruar i fshehur në barishte pas një peme dhe pasi ka kryer krimin është larguar në këmbë në toka në ërrësirë dhe më pas në zonë të pyllëzuar dhe aty më pas ka humbur gjurmët. Autori dyshohet se e njeh mirë zonën dhe terrenin dhe e ka studiuar me detaje, pasi ka zgjedhur një itinerar për t’u larguar të pambuluar nga kamera sigurie. Autori nuk është larguar nëpërmjet rrugës, por në ara dhe zonë të pyllëzuar. Siç ndodh rëndom në çdo atentat të kryer nga vrasës me pagesë në vendin tonë, autorët djegin makinën dhe armët, por në këtë rast nuk kemi një makinë të djegur. Prandaj, edhe hetuesit kanë dyshime që autori nuk është vrasës me pagesë, por ndonjë person që viktima mund të ketë pasur konflikte, pasi konfliktet që Edmond Sula kishte ishin të shumta. #voxnews #media #news @voxnews.al

1753 views


💾

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në...

18 July 2026 at 11:01

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend të shprehjes “spastrim etnik”. Ajo ka thënë se fjala e duhur do të ishte “deportim”. “Me siguri duhej të thoja deportim, thjesht që të shmangia kaq shumë kritika nga të gjitha anët. Por, kushdo që është i arsyeshëm e kupton për çfarë kam folur, edhe pse fatkeqësisht më rrëshqiti ai term. Në fund të ditës, kur vetë ke qenë subjekt i spastrimit etnik, ose për pak sa nuk ndodhi, sepse ende përpiqen ta bëjnë, është e natyrshme që shprehja ‘spastrim etnik’ të mbetet në mendjen tënde për shkak të asaj që ke përjetuar”, ka thënë ajo në TV Prva. Paunoviç ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, përveç nëse këtë ia kërkon shumica e popullit serb, ndërsa ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka quajtur “terrorist”. “Ai ka qenë luftëtar i njohur i UÇK-së terroriste dhe ka vrarë e ka zbrazur rajonin e Dukagjinit etnikisht. Ka qenë pjesë e forcave që kanë kidnapuar njerëz, i kanë dërguar në Shtëpinë e Verdhë dhe u kanë nxjerrë organet”, ka akuzuar ajo në intervistë. #voxnews #media #news @voxnews.al

3264 views


💾

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Programi kombëtar i mbështetjes së qeverisë për bizneset e vogla dhe të ...

18 July 2026 at 11:01

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Programi kombëtar i mbështetjes së qeverisë për bizneset e vogla dhe të mesme në rrugën e 35 vjetëve ekonomi tregu, nis zbatimin. Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe në lidhje me forcimin e lekut dhe rënien e euros, një lëvizje që e konsideron si fakt kokëfortë për rritjen e ekonomisë së vendit. #voxnews #media #news @voxnews.al

1549 views


💾

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë eventit për programin ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde”. Kryeministri u shpreh se ky projekt do t’i japë...

18 July 2026 at 11:01

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë eventit për programin ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde”. Kryeministri u shpreh se ky projekt do t’i japë mundësi ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të dyfishohen, dhe për ta zhvilluar më shumë këtë projekt janë angazhuar edhe ekspertë ndërkombëtarë. #edirama #voxnews #media #news @voxnews.al

1913 views


💾

Alarmi për cilësinë e dobët të ajrit në Nju Jork dhe Nju Xhersi po kërcënon përgatitjet për finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës. Tymi...

18 July 2026 at 11:01

Alarmi për cilësinë e dobët të ajrit në Nju Jork dhe Nju Xhersi po kërcënon përgatitjet për finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës. Tymi i dendur nga zjarret e rënë në Kanada i ka shtyrë autoritetet lokale të këshillojnë ndërprerjen çdo forme aktiviteti fizik në natyrë. Kushtet mjedisore pranë vendit të ndeshjes në East Rutherford janë përkeqësuar në mënyrë drastike për shkak të grimcave ndotëse, me nivele që arrijnë deri në shtatë herë standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kryetari i Bashkisë së Nju Jork, Zohran Mamdani, lëshoi një apel urgjent për publikun, duke u kërkuar njerëzve të kufizojnë kohën jashtë dhe të shmangin sforcimin e rëndë për shkak të rritjes së toksinave të lidhura me nxehtësinë. Kjo situatë shtyu kombëtaren e Argjentinës të shtyjë qëndrimin e saj në Xhorxhia dhe ndryshe nga sa ishte parashikuar do të mbërrijë në qytetin e finales24 orë me vonesë. Ndërkohë, që kombëtarja spanjolle zbarkoi në Neë Jersey të mërkurën në mbrëmje pas fitores së tyre në gjysmëfinale ndaj Francës dhe menjëherë doli në fushë për një seancë stërvitore në ajër të hapur, pa bërë asnjë koment zyrtar. Gjithsesi, deri tani nuk ka asnjë rrezik për shtyrjen e finales së madhe të Kupës së Botës. Organizatorët presin që ndeshja të zhvillohet sipas planit, para një audience prej më shumë se 80,000 spektatorësh. Siguria vjen nga parashikimet e motit për ditët në vijim, të cilat tregojnë se ndikimi i ajrit toksik pritet të zbutet gradualisht para fillimit të aktivitetit. Pritet një përmirësim i dukshëm, i favorizuar nga shiu i parashikuar për të shtunën, i cili do të ndihmojë në shpërndarjen e mjegullës së tymit. Si rrjedhojë, cilësia e ajrit pritet të stabilizohet në nivele mesatare dhe të pranueshme deri në ditën e finales. #voxnews #media #news @voxnews.al

11.7K views


💾

Policia ka arrestuar Edison Agollin, i dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Brian Syzos, ngjarje e ndodhur më 30 qershor në Pogradec, ku 35-vjeç...

18 July 2026 at 11:01

Policia ka arrestuar Edison Agollin, i dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Brian Syzos, ngjarje e ndodhur më 30 qershor në Pogradec, ku 35-vjeçari mbeti i plagosur me armë zjarri. Po ashtu, është arrestuar edhe vetë Brian Syzo, i cili duhet të vuajë një dënim prej 3 vitesh e 4 muaj burg për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”. 22-vjeçari Edison Agolli u arrestua ditën e djeshme nga strukturat e hetimit të krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, pasi ishte shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes. Sipas hetimeve, Agolli dyshohet se ka qenë së bashku me vëllain e tij dhe dy persona të tjerë në momentin kur kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Brian Syzon. Ndaj tij rëndon akuza për “vrasje me paramendim e kryer për interes dhe hakmarrje”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim. Hetuesit dyshojnë gjithashtu se arrestimi i Agollit lidhet edhe me vendosjen e një kamere pranë IEVP Drenovë, me qëllim monitorimin e lëvizjeve të Brian Syzos. #voxnews #media #news @voxnews.al

5127 views


💾

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë parashikon mbrojtje të posaçme procedurale për Guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët, duke përcaktuar se ata...

18 July 2026 at 11:01

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë parashikon mbrojtje të posaçme procedurale për Guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët, duke përcaktuar se ata nuk mund të arrestohen apo t’u kufizohet liria pa një autorizim paraprak nga Gjykata Kushtetuese. Sipas draftit, Guvernatori dhe zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestohen ose të privohen nga liria në asnjë formë, si dhe nuk mund t’i nënshtrohen kontrollit personal apo kontrollit të banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese. Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm rastet kur ata kapen në flagrancë ose janë në ndjekje të menjëhershme pas kryerjes së një krimi. Projektligji përcakton gjithashtu se, jashtë këtyre rasteve, prokurori i çështjes duhet të kërkojë menjëherë autorizimin e Gjykatës Kushtetuese përpara se të kryejë arrestimin, kontrollin personal ose kontrollin e banesës së Guvernatorit apo zëvendësguvernatorëve. Gjykata Kushtetuese duhet të shqyrtojë kërkesën dhe të marrë një vendim brenda dy javëve nga data e paraqitjes së saj. Nëse brenda këtij afati nuk jepet një vendim, kërkesa për autorizim konsiderohet e refuzuar. Dispozita është pjesë e projektligjit të ri për Bankën e Shqipërisë, i cili sjell ndryshime në mënyrën e funksionimit të institucionit dhe në statusin ligjor të drejtuesve të tij. #voxnews #media #news @voxnews.al

2920 views


💾

Nga e enjtja, Besnik Myftari nuk do të qëndrojë më në arrest shtëpie, por do të hetohet nga prokurorët Altin Dumani dhe Elida Kaçkini me masën “detyri...

18 July 2026 at 11:01

Nga e enjtja, Besnik Myftari nuk do të qëndrojë më në arrest shtëpie, por do të hetohet nga prokurorët Altin Dumani dhe Elida Kaçkini me masën “detyrim paraqitjeje”. Ndaj Myftarit u caktua masë sigurie në mungesë, ndërsa ajo u ekzekutua vetëm pak javë më parë. Ai dyshohet se pastronte paratë e narkotrafikantëve, ndërsa arriti të hapte për llogari të tyre televizione, radio dhe portale lajmesh. V E N D I M“NË EMËR TË REPUBLIKËS” NR. AKTI 509 NR. VENDIMI VENDOSI: Pranimin e kërkesës së kërkuesit Besnik Myftari. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr. Penale ndaj kërkuesit Besnik Myftari, vendosur me vendimin nr. 31, datë 10.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, konfirmuar me vendimin nr. 49, datë 19.06.2026, të të njëjtës gjykatë, me masën e sigurimit shtrënguese me karakter personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale. Urdhërohet personi nën hetim, Besnik Myftari, që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët po kryejnë veprime hetimore në kuadër të procedimit penal nr. 287/1 të vitit 2021 të Prokurorisë së Posaçme, të premten e tretë të çdo muaji, në orën 12:00. Për ekzekutimin e këtij vendimi urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë. Shpenzimet gjyqësore mbeten siç janë bërë. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës. U shpall në Tiranë, sot, më 16 korrik 2026. Marrë nga weblajm #voxnews #media #news

2989 views


💾

Before yesterday@voxnews.al - TikTok

Një 13-vjeçar është shoqëruar nga Policia e Krujës, pasi mbrëmjen e kaluar dyshohet se ka thyer xhamat e një marketi në qendër të qytetit, në tentativ...

17 July 2026 at 15:01

Një 13-vjeçar është shoqëruar nga Policia e Krujës, pasi mbrëmjen e kaluar dyshohet se ka thyer xhamat e një marketi në qendër të qytetit, në tentativë për ta grabitur. I mituri po merret në pyetje në prani të një psikologu, sipas procedurave të parashikuara për të miturit. Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar rrobat që dyshohet se ai kishte veshur në momentin e ngjarjes, si edhe çekiçin që dyshohet se është përdorur për thyerjen e xhamave. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse 13-vjeçari ka vepruar i vetëm apo ka pasur persona të tjerë të përfshirë. #voxnews #media #news @voxnews.al

8 views


💾

Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës euro. Projektligji i ri "Për Bankën e Shqipërisë", i publikuar për konsulti...

17 July 2026 at 15:01

Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës euro. Projektligji i ri "Për Bankën e Shqipërisë", i publikuar për konsultim, përfshin për herë të parë një kapitull të veçantë që përcakton mënyrën se si do të funksionojë banka qendrore shqiptare pas hyrjes së vendit në Eurozonë. Projektligji parashikon se, nga dita e prezantimit të euros si monedhë e Republikës së Shqipërisë, euro do të bëhet njësia monetare e vendit, ndërsa Banka e Shqipërisë do të jetë përgjegjëse për hedhjen në qarkullim dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane. Njëkohësisht, institucioni do të përcaktojë edhe dizajnin e monedhave metalike euro që do të emetohen nga Shqipëria, sipas standardeve evropiane. Megjithatë, përfshirja e këtyre dispozitave nuk do të thotë se Shqipëria do ta adoptojë euron në të ardhmen e afërt. Ato do të hyjnë në fuqi vetëm pasi vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe të plotësojë kriteret e konvergjencës ekonomike që kërkohen për hyrjen në Eurozonë. Dispozitat e reja janë pjesë e një reforme më të gjerë që synon përafrimin e plotë të kuadrit ligjor të Bankës së Shqipërisë me acquis të Bashkimit Evropian dhe krijimin e bazës institucionale për integrimin e saj në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore. Përveç dispozitave që lidhen me përgatitjen për adoptimin e euros, projektligji sjell një reformë të gjerë të kuadrit ligjor të Bankës së Shqipërisë. Një nga ndryshimet kryesore është forcimi i pavarësisë institucionale, funksionale, financiare dhe personale të bankës qendrore, duke ndaluar shprehimisht që ajo të kërkojë ose të marrë udhëzime nga qeveria apo institucione të tjera shtetërore. Projektligji sanksionon si objektiv parësor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, ndërsa i jep Bankës së Shqipërisë një mandat më të qartë edhe për ruajtjen e stabilitetit financiar. Për herë të parë, ligji përfshin një kapitull të posaçëm për politikën makroprudenciale, duke i dhënë bankës kompetenca më të gjera për identifikimin dhe kufizimin e rrezikut sistemik në sektorin financiar. Reforma zgjeron gjithashtu kompetencat e Bankës në mbikëqyrjen e institucioneve financiare, duke i dhënë të drejtën të kryejë inspektime më të plota, të kërkojë informacion shtesë dhe të vendosë masa administrative për subjektet e mbikëqyrura. Njëkohësisht, forcohet kuadri ligjor për sistemet e pagesave, administrimin e rezervave valutore dhe mbledhjen e statistikave monetare e financiare, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Projektligji parashikon edhe ndryshime në qeverisjen e Bankës së Shqipërisë, duke forcuar kriteret profesionale dhe të integritetit për drejtuesit e saj, si dhe duke krijuar Komitetin e Politikës Monetare dhe Komitetin e Stabilitetit Financiar si organe këshillimore për Këshillin Mbikëqyrës. Një tjetër risi është forcimi i pavarësisë financiare të Bankës së Shqipërisë. Projektligji rrit kapitalin e nënshkruar nga 2.5 miliardë në 6 miliardë lekë, ndërsa përcakton një mekanizëm të ri rikapitalizimi për rastet kur kapitali bie nën nivelin minimal. Gjithashtu, ruhet kërkesa që rezerva e përgjithshme të jetë të paktën pesë herë më e madhe se kapitali i nënshkruar dhe krijohen rezerva të posaçme për mbulimin e rreziqeve financiare./scantv #voxnews #media #news

1131 views


💾

Korporata e Investimeve Shqiptare ka hapur procedurën ndërkombëtare për projektin “Qendra e Shërbimeve Publike Palasë”, një marrëveshje që lidh zhvill...

17 July 2026 at 15:01

Korporata e Investimeve Shqiptare ka hapur procedurën ndërkombëtare për projektin “Qendra e Shërbimeve Publike Palasë”, një marrëveshje që lidh zhvillimin e dy hoteleve në prona shtetërore në Palasë dhe Dhërmi me ndërtimin e një kompleksi të ri publik pranë rreth-rrotullimit të Palasës. Skema parashikon që investitori privat të projektojë dhe ndërtojë dy struktura akomoduese në bregdet. Në këmbim, ai do të financojë objektet publike të projektit dhe do t’i kalojë Korporatës një pjesë të sipërfaqes së zhvilluar. Kontrata është konceptuar si sipërmarrje dhe përfshin tri zona të veçanta: një zonë për funksione publike dhe dy zona për zhvillim hotelerie e shërbimesh turistike. Zona publike pranë rrethrrotullimit të Palasës Zona 1 ndodhet pranë rrethrrotullimit të Palasës, në pikën ku aksi kryesor lidhet me rrugën e re drejt Drimadhës dhe Dhërmiut. Prona është regjistruar në Zonën Kadastrale 2863, me numër pasurie 29/84 dhe sipërfaqe rreth 54,391 metra katrorë. Ajo është përcaktuar me vendim të qeverisë si pronë e përshtatshme për zhvillimin e komponentit publik të projektit. Pjesa e propozuar për ndërtim pozicionohet në anën e majtë të aksit rrugor, me synimin që strukturat e reja të kenë dalje të shpejtë drejt Palasës, Drimadhës, Dhërmiut dhe rrugëve kryesore të zonës. Vendndodhja shihet si e favorshme për shërbimet operative dhe emergjente, për shkak të nevojës për hyrje-dalje të drejtpërdrejta të policisë, zjarrfikësve, ambulancave dhe mjeteve të tjera të shërbimit. Qendra e re do të përfshijë Stacionin e Policisë në Palasë, Stacionin e Policisë Kufitare të Dhërmiut, ambiente për Gardën e Republikës, një strukturë zjarrfikëse dhe shërbime shëndetësore bazë e emergjence. Programi orientues parashikon rreth 900 metra katrorë për strukturat policore, 730 metra katrorë për Gardën, 170 metra katrorë për zjarrfikësit dhe deri në 217 metra katrorë për shërbimin shëndetësor. Zhvillimi i hotelerisë në Palasë dhe Dhërmi Zona 2 përfshin pronën nr. 68/119/15 në Palasë, në Zonën Kadastrale 1739, me sipërfaqe 2,555 metra katrorë. Prona lidhet me funksionet ekzistuese të Stacionit të Policisë në Palasë dhe është transferuar në pronësi të Korporatës së Investimeve Shqiptare për t’u përfshirë në projekt. Konkurrentët duhet të paraqesin një koncept arkitekturor dhe funksional me fokus te hoteleria dhe shërbimet e lidhura me turizmin. Me intensitet orientues zhvillimi prej 1.4, sipërfaqja maksimale e projektuar në këtë pronë llogaritet në rreth 3,577 metra katrorë. Strukturë akomoduese në pronën e Pikës Kufitare Zona 3 përfshin pronën e Pikës Kufitare të Dhërmiut, e vendosur në vijën bregdetare të fshatit. Prona përdoret aktualisht nga Policia Kufitare për funksione administrative dhe operacionale të kontrollit kufitar detar. Ajo përbëhet nga një truall prej rreth 1,500 metrash katrorë dhe një ndërtesë ekzistuese prej rreth 312 metrash katrorë. Sipas dokumenteve të procedurës, objekti aktual nuk përfaqëson një zhvillim të optimizuar në raport me potencialin ekonomik të vendndodhjes. Zona karakterizohet nga prani e lartë e strukturave akomoduese, shërbimeve turistike dhe fluksit sezonal të vizitorëve. Investitorëve u kërkohet të propozojnë një zhvillim hotelerie që të integrohet me vijën bregdetare, peizazhin dhe ndërtimet përreth. Sipërfaqja maksimale orientuese e zhvillimit në Dhërmi është rreth 2,100 metra katrorë. Pragu minimal prej 35% Investitori privat duhet t’i ofrojë Korporatës të paktën 35% të sipërfaqes totale të zhvilluar në secilën strukturë akomoduese. Kandidatët do të mund të ofrojnë një përqindje më të lartë dhe oferta më e favorshme për Korporatën do të ketë peshë në përzgjedhjen e fituesit. Pjesa që i takon Korporatës në dy strukturat akomoduese do të përdoret si kundërvlerë për ndërtimin e Qendrës së Shërbimeve Publike. #voxnews #media #news

798 views


💾

Prag tragjedie, kështu mund të përshkruhet ngjarja e ndodhur këtë të enjte në qytetin e Shkodrës, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Po...

17 July 2026 at 15:01

Prag tragjedie, kështu mund të përshkruhet ngjarja e ndodhur këtë të enjte në qytetin e Shkodrës, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Policisë së Shtetit u bë i mundur parandalimi i një ngjarje të rëndë kriminale. Ngjarja nisi rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të poliklinikës së lagjes “Vasil Shanto”, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, 18-vjeçari me inicialet A. F. ka plagosur me thikë Vildan Kepëca. Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen, shërbimet e Policisë së Shkodrës u vunë në lëvizje për të ndërhyrë në vendngjarje. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe operative, uniformat blu morën informacion se vëllai i të plagosurit, Arben Kepëca, 41 vjeç, pasi kishte mësuar për plagosjen e të vëllait, kishte marrë një armë zjarri pistoletë me fishek në fole dhe ishte nisur në këmbë me qëllim për të gjetur dhe të vriste 18-vjeçarin. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bëri të mundur shmangien e një përballjeje të mundshme e cila mund të kishte përfunduar në një tragjedi. Gjatë momentit të ndërhyrjes, 41-vjeçari tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit që mbante me vete, por u kap nga shërbimet e Policisë dhe u arrestua në flagrancë. Blutë e kryeqendrës së veriut vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes së Vildan Kepëcës, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes. #voxnews #media #news

830 views


💾

Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç ka kërkuar falje ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç dhe kry...

17 July 2026 at 15:01

Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç ka kërkuar falje ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit Gjuro Macut pasi deklarata e saj për “spastrimin etnik të Kosovës” shkaktoi reagime brenda dhe jashtë vendit. Paunoviç u justifikua duke thënë se deklarata e saj ishte nxjerrë nga konteksti dhe se ishte shkëputur vetëm një pjesë prej 7 sekondash nga intervista. Por, në intervistën e transmetuar nga media ku dha intervistën, ajo dëgjohet qartë teksa thotë se “po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviq në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”. “Kjo ishte historia ime, jo një deklaratë politike. Është e pakëndshme të më duhet të shpjegoj se kjo nuk është politika e presidentit apo e qeverisë”, tha ajo. Ministrja serbe pretendoi gjithashtu se e kishte fjalën për largimin e atyre që “nuk ndiheshin pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë”, ndërsa personat që do të zgjidhnin “veprime terroriste” do të trajtoheshin si terroristë. Ajo e përshkroi vendimin e autoriteteve të Kosovës për ta shpallur atë person non grata si paradoksal, duke deklaruar se vendimi për t’i “ndaluar përgjithmonë” hyrjen në Kosovë është marrë nga ato që i quajti si “institucionet e përkohshme të Kosovës”. #voxnews #media #news

2525 views


💾

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kishte kërkuar zbutjen e masës së sigurisë të ven...

17 July 2026 at 15:01

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kishte kërkuar zbutjen e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij. Vendimi është marrë pak ditë më parë, ndërsa trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për masën e sigurisë “arrest me burg”. Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 25 majit, pranë shkollës së fshatit Mengël në Elbasan, ku një fëmijë i klasës së parë humbi jetën pasi u përplas nga automjeti teksa ndodhej pranë rrugës së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë. #voxnews #media #news @voxnews.al

2136 views


💾

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më tani 17 milionë euro financim nga buxheti i shtetit. Sipas të d...

17 July 2026 at 15:01

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më tani 17 milionë euro financim nga buxheti i shtetit. Sipas të dhënave nga pagesat e thesarit të marra nga Open Spending Albania kompanitë ” Guna Tactical ” dhe “KAYO” janë kontraktuar për një sërë shërbimesh dhe furnizimesh që arrijnë vlerën totale prej rreth 1.64 miliardë lekësh mbi 17 mln euro. Operatori “Guna Tactical” ka qenë pjesë e tre transaksioneve të rëndësishme, duke siguruar një total prej 722,182,335 lekësh. Këto fonde janë alokuar kryesisht për plotësimin e nevojave logjistike të institucioneve të sigurisë, duke përfshirë furnizimin me uniforma dhe veshje të tjera speciale për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve si dhe veshje për ushtrinë. Nga ana tjetër, kompania “KAYO” ka përfituar një vëllim edhe më të madh financimesh, me një total prej 919,247,054 lekësh përmes katër kontratave. Përqendrimi i shpenzimeve për këtë operator ka qenë më tepër tek investimet teknike dhe kapitalet, duke përfshirë blerjen e automjeteve, mjeteve të tjera teknike, si dhe transferta kapitale Përtej Repartit Ushtarake në Tiranë. Mbrojta e vendit dhe forcat e luftës po shndërrohen në një nga njësitë më të mëdha shpenzuese të buxhetit të shtetit. Me ndryshimet e fundit buxhetore qeveria shtoi edhe me 108 milionë euro buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes duke e çuar atë gjithsej në 69,2 miliardë lekë ose më shumë se 728 milionë euro. Mirëpo transparenca e fondeve në ushtri nuk është aq e dukshme sa në sektorë të tjerë për shkak të konfidencialitetit në të cilën operon sektori. Gjithashtu një seri kompanish me kapital publik dhe me kapital të përbashkët publik privat janë krijuar. Në shtator të vitit të kaluar, qeveria themeloi kompaninë KAYO sh.a. me aksione shtetërore. Qeveria i alokoi kompanisë 150 milionë lekë (rreth 1.5 milionë euro) si kapital fillestar për funksionimin e KAYO-s, pjesë e një pakete më të madhe prej 440 milionë lekësh për ristrukturimin e sektorit të mbrojtjes. Shoqëria ka objekt veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin, asgjësimin dhe tregtimin, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve. Shoqëria ndjek interesa ekonomike dhe tregtare. Vetë kompania shtetërore KAYO sh.a. ka themeluar tre kompani të reja në industrinë e mbrojtjes. E para është Timak Defence, kompani private në 80% të aksioneve, ndërsa 20% janë në pronësi të KAYO. Objekti i veprimtarisë së Timak Defence është prodhimi ose përshtatja e mjeteve motorike të posaçme. Gjithashtu KAYO ka bashkëthemelues një privat M.K.D, e cila ka kontribuar me teknologji dhe ekspertizë në fushën e prodhimit të armëve dhe municioneve. M.K.D. do të fokusohet në prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrit të vogël dhe të mesëm, sipas standardeve të NATO-s. KAYO është aksionere në kompaninë Guna Tactical. Kjo kompani është themeluar në bashkëpunim me një tjetër subjekt privat MSSC, e cila ka 49% të aksioneve dhe KAYO, 51%. Guna Tactical do të fokusohet në prodhimin dhe tregtimin e armëve të lehta dhe pajisjeve taktike për përdorim nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e sigurisë, sipas të dhënave të saj nga ekstrakti në Qendrën Kombëtare të Biznesit./monitor.al #voxnews #media #news

1199 views


💾

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45 vjeçe dyshohet se është mbytur. Si...

17 July 2026 at 15:01

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45 vjeçe dyshohet se është mbytur. Sipas informacionit paraprak të Policisë së Tiranës, rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë janë njoftuar se dyshohej se një shtetase ishte vetëhedhur në liqen. Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë angazhuar polumbarët e RENEA-s, të cilët nisën kërkimet në ujërat e liqenit. Rreth orës 09:00, ata bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetases me inicialet M. T., rreth 45 vjeçe. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. #voxnews #media #news

3918 views


💾

Pasi ministri i Bujqësisë Andis Salla, prezantoi projektligjin “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”, deputeti socialist Erion Braçe, deklar...

17 July 2026 at 15:01

Pasi ministri i Bujqësisë Andis Salla, prezantoi projektligjin “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”, deputeti socialist Erion Braçe, deklaroi se në fakt përmes këtij projektligji thjesht zyrtarizohet marrja e borxhit nga fermerët, të cilët janë akutalisht duke vepruar në këtë mënyrë. Braçe e nisi fjalën e tij duke cituar një mesazh të marrë nga një fermer i fshatit Imshtë në Myzeqe: “Po lexoj në mesazh që kam marrë sot nga Imshta, është një fshat në Myzeqe: “Përshëndetje deputet, si jeni? Sivjet puna mme shalqinin është katastrofë, pika e grumbullimit në Imshtë ka mbjellë me hektarë, dhe vet personalisht vetëm Golja, (po e përmend sepse është institucion nuk është individ) me ortakun e tij nga Kosova, kanë mbjellë 200 hektarë dhe djersa e fermerëve, tallen pikat e grumbullimit sot, këta dy persona e mbledhin shalqinin nga ne bujqit me 50 lekë, mender tallen me fermerët që janë zhytur në borxhe me kredira, deri në fyt kemi katër vjet që ju themi ju dhe i kemi shkruajtur edhe zvënëndës ministrit të Bujqësisë, dhe nuk kemi një përgjigje nga partia jonë që e kemi votuar me shpirt, nuk dalim dot nga borxhet dhe kreditë që kemi marë nëpër banka, me respekt filani në emër të të gjithë fermerëve të Imshtës”. #voxnews #media #news #erionbrace

984 views


💾

Një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, ndarja e qartë mes partisë dhe shtetit, si dhe një reflektim mbi mënyrën e ushtrimit të pushtetit...

17 July 2026 at 15:01

Një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, ndarja e qartë mes partisë dhe shtetit, si dhe një reflektim mbi mënyrën e ushtrimit të pushtetit janë disa nga propozimet kryesore të ministres Elisa Spiropali në mocionin për “Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, të cilin ajo e ka bërë publik. Në dokumentin e dorëzuar në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Spiropali kërkon hapjen e një dialogu të gjerë kombëtar, duke argumentuar se protestat dhe pakënaqësitë qytetare nuk duhet të injorohen, por të shihen si një mundësi për reflektim dhe reformim. Sipas saj, Shqipëria ka nevojë për më shumë përfaqësim, më shumë demokraci të brendshme, më shumë meritokraci dhe institucione më të forta, ndërsa PS duhet të nisë ndryshimin duke reformuar fillimisht veten. #voxnews #media #news

1053 views


💾

❌
❌