Normal view

Mijëra përdorues të Meta-s në mbarë botën raportojnë probleme me Facebook-un dhe Instagram-in

By: M C
19 July 2026 at 10:52

Mijëra përdorues në të gjithë botën kanë raportuar këtë të dielë për ndërprerje në Facebook, Instagram dhe Facebook Messenger, të cilat janë të gjitha në pronësi të Metës. Më shumë se 4,000 raporte ishin paraqitur në Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet që prekin faqet e internetit dhe shërbimet online.

Sipas Downdetector, një program gjurmues i ndërprerjeve të drejtpërdrejta, problemet filluan rreth orës 3:25 të mëngjesit sipas kohës lindore, me mijëra përdorues që raportuan probleme në Shtetet e Bashkuara. Mediat shkruajnë se disa përdorues raportuan gjithashtu probleme me aksesin në Instagram në të njëjtën kohë, pasi të dy rrjetet sociale janë në pronësi të Meta-s.

Një mesazh në rrjetin social shkruante: “Llogaria juaj aktualisht nuk është e disponueshme për shkak të një problemi me faqen. Presim që kjo të zgjidhet së shpejti. Ju lutemi provoni përsëri pas disa minutash.”

The post Mijëra përdorues të Meta-s në mbarë botën raportojnë probleme me Facebook-un dhe Instagram-in appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 19 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
18 July 2026 at 23:48

Dashi

Dite shume e begate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni sa te mundni kohen qe do kaloni me partnerin sepse jo gjithmonë përsëriten dite te tilla. Beqaret do jene me pasionante se kurrë me pare dhe do dine si ta joshin atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar do përballeni me shume vështirësi. Vetëm ndihme e specialisteve do mund t’iu nxjerre nga situata.

Demi

Jupiteri do jete planeti me i begate për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do jeni te vetëdijshëm për gabimet qe keni bere dhe do kërkoni falje. Beqaret do kenë mundësi te mira për te realizuar takime mbresëlënëse dhe për te filluar histori dashurie emocionuese. Çështjet e financave do jene disi me te mira se me pare. Do mund te kryeni edhe ndonjë shpenzime me tepër sesa zakonisht.

Binjaket

Mos kërkoni ta nxehni për keq atmosferën gjate kësaj dite sepse ne një moment situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit dhe do keni probleme serioze. Beqaret do kenë një dite normale e pa ndonjë takim mbresëlënës. Merrini gjerat si t’iu vijnë sepse çdo gjë ndodh për ndonjë arsye. Ne planin financiar priten goxha tronditje kështu qe ulni menjëherë te gjitha shpenzimet.

Gaforrja

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete goxha e qëndrueshme gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë dhe do merrni edhe vendime te rëndësishme qe do ua ndryshojnë te ardhmen. Beqaret ka shume mundësi te kenë dashuri me shikim te pare. Financat do ekuilibrohen tej mase dhe kjo do iu japë mundësinë te kryeni shpenzime paksa me te mëdha.

Luani

Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te jete tejet e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Asgjë nuk do shkoje si e keni menduar. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do përfitojnë aspak nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Financat do jene delikate, prandaj mire do jete te shpenzoni me kujdes dhe maturi. Këto jave do jene te gjitha shume te trazuara.

Virgjeresha

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do ja kaloni mire ne praninë e partnerit dhe nuk priten aspak probleme apo vështirësi. Beqaret duhet te maten disa here para sete pranojnë ftesat qe do iu bëhen sepse gjerat nuk janë gjithmonë ashtu si ju i mendoni. Çështjet e financave do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato.

Peshorja

Edhe pse asnjë planet nuk do ndikoje sot ne jetën tuaj ne çift, ju do dini si ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Çdo çast do jete me i veçante se te tjerët. Beqaret do jene te gatshëm për te bere edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm për te ndryshuar sa me shpejt statusin. Ne planin financiar priten përmirësime te ndjeshme çka do ju beje te ndiheni me te qete.

Akrepi

Dite e qete për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jete tejet harmonike prandaj shfrytëzojeni sa te mundeni çdo moment. Beqaret do fillojnë aventura te këndshme te cilat do i bëjnë te ndihen mire. Për dashuritë e mëdha do duhet te presin edhe pak kohe. Te ardhurat do duan me tepër përkujdes ne mënyrë qe te qëndrojnë sa me te palëkundura.

Shigjetari

Dite e mbushur me çaste te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni kënaqësi dhe emocione te papërshkrueshme. Beqaret do ndihen gati për te filluar një lidhje dhe do pranojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Financat do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do veproni dhe se sa do shpenzoni. Qëndroni me këmbë ne toke dhe mos bëni çmenduri.

Bricjapi

Dite interesante kjo e sotmja për ata qe janë një lidhje. Shume gjera do jene me ndryshe nga zakonisht dhe patjetër qe emocionet do shumëfishohen. Shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret do tërhiqen nga persona te mëdhenj ne moshe, por qe janë inteligjente dhe te kuptueshëm. Financat do jene te mira, por nëse tregoheni te pamatur me shpenzimet mund te keni edhe tronditje.

Ujori

Do kuptoheni me se miri me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne këtë mënyrë do e hidhni çdo hap me kujdes. Nuk do ketë keqkuptime. Beqaret do realizojnë takime te bukura, por nuk do ndihen gati për te hedhur hapa me tej. Ne fakt askush nuk ju nxiton. Ne planin financiar duhet te bëni akoma me shume kujdes. Ne pak kohe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Peshqit

Çdo gjë do ece me se miri gjate kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka dhe do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e se shkuarës. Beqaret do ndihen me te vetmuar se kurrë me pare dhe kjo do i brengose pa mase. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do mund te realizoni te gjitha investimet qe kishit menduar me pare.

The post Horoskopi 19 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, detajet e para

By: M C
18 July 2026 at 23:37

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia ka bërë me dije se gjatë një konflikti të çastit mes disa shtetasve, njëri prej tyre, gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

The post Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, detajet e para appeared first on Albeu.com.

Policia e Vlorës tregon se si humbi jetën gazetari Enrik Mehmeti: Motori u përmbys në një zonë jorrugore, bashkë me të edhe një 18-vjeçar

By: M C
18 July 2026 at 23:31

Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik ku humbi jetën gazetari Enrik Mehmeti. Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije se ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 21:40 të mbrëmjes së kësaj të shtune, në zonën e Dajlanit, në bregdetin e Vlorës.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, ishte gazetari ai i cili ishte duke drejtuar motomjetin me katër rrota, kur dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e tij. Për pasojë, mjeti u përmbys në një terren jorrugor, ndërsa Mehmeti pësoi dëmtime shumë të rënda të cilat rezultuan të ishin fatale.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore. Gazetari u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në motomjet ndodhej edhe një pasagjer, një 18-vjeçar me inicialet K. S., i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Nga verifikimet paraprake rezulton se ngjarja aksidentale ka ndodhur jashtë zonës rrugore, në një sipërfaqe bregdetare, dhe nuk ka përfshirë mjete të tjera apo përdorues të rrugës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje aksidentale”, njofton Policia e Vlorës.

Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës:

Rreth orës 21:40, në zonën e Dajlanit, në Vlorë, në bregdet dhe jashtë zonës rrugore, ka ndodhur një ngjarje aksidentale me pasojë humbjen e jetës së shtetasit E. M., rreth 40 vjeç, banues në Vlorë (gazetar).

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, duke lëvizur me një motomjet me katër rrota, ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili është përmbysur. Si pasojë e përmbysjes, drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. M., ka pësuar dëmtime të rënda trupore.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe autoambulanca. I dëmtuari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, pavarësisht ndihmës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë.

Në motomjet ndodhej si pasagjer shtetasi K. S., rreth 18 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta pa probleme për jetën.

Nga verifikimet paraprake rezulton se ngjarja aksidentale ka ndodhur jashtë zonës rrugore, në një sipërfaqe bregdetare, dhe nuk ka përfshirë mjete të tjera apo përdorues të rrugës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje aksidentale.

The post Policia e Vlorës tregon se si humbi jetën gazetari Enrik Mehmeti: Motori u përmbys në një zonë jorrugore, bashkë me të edhe një 18-vjeçar appeared first on Albeu.com.

❌