❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Dueli Gjeli-Manja; a Ă«shtĂ« nisja e njĂ« pĂ«rplasjeje me “RepublikĂ«n e ProkurorĂ«ve”?

By: Ylli Pata
11 July 2025 at 22:27

Nga Ylli Pata

Kërkesa për inspektim ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, është rasti i parë i një përplasje zyrtare të qeverisë aktuale si një pushtet ekzekutiv, me gjyqësorin pas instalimit të reformës në drejtësi.

Pas njĂ« detante tĂ« gjatĂ«, ku siç e ka thĂ«nĂ« Edi Rama, pas rastit Veliaj, “se kemi heshtur qĂ«llimisht pĂ«r ta lĂ«nĂ« tĂ« rritet, por tani do ta themi qĂ«ndrimin tonĂ«â€, nis njĂ« fazĂ« e re.

Ku nuk është thjeshtë një marrëdhënie e ekzekutivit, por edhe Parlamentit, që dominohet nga mazhoranca qeverisëse.

Rasti i Thethit, sipas të gjitha gjasave do të jetë vetëm incentivi i një debati të gjërë që mund të përfshijë dhe hapë, në lidhje me riaktivizimin e drejtësisë, e cila realisht është e paralizuar në shumicën e saj.

Pasi përveç SPAK e GJKKO-së, edhe pse me polemika dhe problematika, e gjithë pjesa tjetër e drejtësisë është jashtë vëmendjes publike. Ndërkohë që në terren situata është më keq, ngaqë prokuroria dhe gjykatat normale janë një makineri që thuajse nuk funksionon.

Po çfarë mund të sjellë rasti i duelit ndërmjet ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe prokurores Elsa Gjeli në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë?

Së pari, hapjen e një debati mbi rolin në letër dhe rolin në terren të një prokurori. Sipas reformës në drejtësi, një prokuror është i pavarur në vendimin që ai merr.

As drejtuesi i Zyrës përkatëse të Prokurorisë, në këtë rast i Shkodrës, as Prokurori i Përgjithshëm, e as kreu i SPAK, si njësi e veçantë kushtetuese, nuk kanë tagrin të urdhërojnë apo nxisin një veprim hetimor të prokurorit. Kjo është një e drejtë dhe ekskluzivitet kushtetues i prokurorit.

Prokurorja Gjeli, ka vendosur mos fillimin e hetimeve për ndërtimin e fshatit turistik në Theth, me bindje të plotë, e këtë e ka shkruar në dispozitivin, që ja lexoi Edi Rama në publik, për ta telendisur.

Keq apo mirë, me elegancë apo mënyrë direkte, sofistifikim apo sofizëm, Prokurorja e Shkodrës në këtë rast ka marrë vendimin e saj autonom. Të cilin ja jep Kushtetuta dhe ligji.

Por çështja këtu shtrohet në thelb të doktrinës. Pasi prokurori është autonom për të nisur një hetim, jo për ta bërë atë të plotfuqishëm, por të pavarur.

I pavarur nuk do të thotë se është vula përfundimtare e thatë. Nëse një prokuror merr një vendim për një dosje, atë duhet ta përballë patjetër në gjykatë. E cila sipas reformës në drejtësi, është autoriteti që vendos për një çështje e cila ka dy ose tre palë. Prokurori, mbrojtja dhe pala civile e viktimave.

Prokurori pra, është një zë institucional që mbron një akuzë të cilën e ngre zyrtarisht dhe e çon në gjykatë. Në këtë rast, prokurorja Gjeli ka vendosur të mos hapë një hetim mbi një rast, që pala tjetër, në këtë rast qeveria, thotë që as nuk është shqyrtuar fare. Një prokuror është i tillë, punon e paguhet, për të hetuar një rast, e për ta bërë akuzë, ose jo.

Po a duhet ta kishte çuar prokurorja qëndrimin e tij para gjykatës së Shkodrës, për të marrë nga trupa gjyqësore një vendim më të mbërthyer ligjërisht? A duhej që ndoshta prokuroria e Shkodrës, për ta përforcuar më shumë opinionin profesionalisht, pas vendimit të prokurores Gjeli, të delegonte një prokuror tjetër për të shqyrtuar denoncimin e policisë së Shkodrës?

Duket jemi para njĂ« rasti qĂ« KĂ«shili i LartĂ« i ProkurorisĂ«, nuk mund tĂ« marrĂ« njĂ« vendim “sindikal”, pra qĂ« tĂ« mbajĂ« anĂ«n e koleges sĂ« tyre dhe kaq. Jemi para njĂ« situate, ku rasti “Gjeli” nuk Ă«shtĂ« i izoluar, por fenomen i njĂ« zhvillimi qĂ« po ndodh nĂ« gjithĂ« vendin, ku prokurorĂ«t marrin vendime, qĂ« pĂ«r shumĂ« duken si kapĂ«rcim kompetencash. Si veprimin real tĂ« asaj qĂ« po quhet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« si “RepublikĂ« prokurorĂ«sh”.

Të cilët nuk e ndjejnë veten palë në një proces që në fund është gjyqësor, por palë e privilegjuar e hetimit mbi njerëz me apo pa poste shtetërore.

Ligji aktual i jep prokurorit një autonomi veprimi, por ka vendosur një kufi. Para reformës, një prokuror firmoste edhe arrest, edhe përgjim, edhe kontroll banese. Sot, çdo veprim drastik dhe ndalues, duhet ta miratojë gjykata, përpara se të kryhet akti.

Ky konflikt, nuk ka gjasa të jetë një stuhi e shkurtër verore, por një maratonë që mund të prodhojë një precedent. Të cilin, nëse e zgjidh me akte të ekuilibruara KLP dhe ILD, gjë që ka pak gjasa që do ndodhë, mund ta zgjidhë ose Gjykata Kushtetese, me një vendim të saj shterues, ose Parlamenti me një ndërhyrje të fortë në ligjin mbi prokurorinë.

Gjasat janë të ndodhë kjo e dyta, pasi problematikat nuk duhet se janë të vogla dhe Kushtetuesja aktuale, siç ka vërtetuar, i ka komplikuar edhe më keq.

The post Dueli Gjeli-Manja; a Ă«shtĂ« nisja e njĂ« pĂ«rplasjeje me “RepublikĂ«n e ProkurorĂ«ve”? first appeared on JavaNews.al.

Before yesterdayMain stream

Pse ngrefosen pas burgosjes?

By: Ylli Pata
9 July 2025 at 17:49

Nga Ylli Pata

Dy personazhet që dolën nga izolimi, njëri në burg e tjetri në shtëpi, kanë dalë si triumfues në publik, duke u ngrefosur para kamerave të të gjithë televizioneve.

Kohën e të cilëve e kanë pushtuar prej 48 orësh në të gjithë programacionin e talkshow-ve që nuk kanë të mbaruar nga mëngjesi në darkë

Të dy personazhet, si Ervin Saljanji, ashtu edhe Jamarbër Malltezi, janë liruar për çështje teknike, e nuk kanë marrë vulën e thatë të pafajsisë. Njëri u lirua për sjellje të mirë, ndërkohë që kishte edhe tre muaj për të kryer denimin, tjetri ka ndryshuar masën e sigurisë, ndërkohë që përpara e pret një proces i gjatë dhe impenjativ.

Në realitet, ata, por edhe mbështetësit e tyre, kanë të gjithë të drejtën e lirinë të thonë çfarë të duan, të qëllojnë pafund në ekrane e rrjete municionin e ndërgjegjes dhe nëndërgjegjes së tyre, apo edhe të shpalosin të gjithë bagazhin e tyre intelektual para kamerave.

Megjithatë, në realitet, asnjëri prej tyre nuk ka bërë lajm. Pavarësisht se tek palinsestet tona televizive, hapësira e opinioneve merr një hiperinflacion, si pasojë e mos planifikimit të ekuilibruar të skaletave, por dhe ndikimit të qëllimshëm që këta persona me enturazhin e tyre kanë në mediat televizive në vend.

Jemi fiks, si nĂ« kohĂ«n e rastit “Babale”, kur thuajse tĂ« gjithĂ« emisionet e mbushnin programin e tyre vetĂ«m me versionin saljijanesk tĂ« trillerit qĂ« i dha burgun ish-deputetit tĂ« vet, pa ballafaquar versionin alternativ tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s.

Jemi në një një situatë polarizuese ku ndërsa Jamarbër Malltezi flet në një emision se prokurorët nuk i kanë gjetur asnjë gjë, ndërsa në një tjetër, gazetarë investigues shpjegojnë me detaje dosjen e SPAK, që flet pikërisht për të kundërtën.

Ky lloj diskutimi natyrisht qĂ« do tĂ« mbetet i tillĂ«, sepse nĂ« fund tĂ« fundit, Malltezi mendon se i takonte tĂ« merrte klubin Partizani, ta prishte atĂ«, tĂ« ndĂ«rtonte kullat, t’i shiste e tĂ« bĂ«hej pronari kryesor i qytezĂ«s qĂ« u ndĂ«rtua nĂ« pronĂ«n e ish-shtetit italian qĂ« e mori shteti shqiptar.

Ky diskutim ka vite qĂ« bĂ«het dhe ndarjen reale do ta vulosin Gjykatat e Posaçme kundĂ«r Krimit e Korrupsionit, por edhe shkallĂ«t e tjera tĂ« gjyqĂ«sorit, pĂ«r tĂ« vendosur verdiktin e atij qĂ« quhet me KushtetutĂ«- “arbitri”.

Si Ervin Saljanji, ashtu edhe dhëndri i Berishës, sado që të fryhen përpara kamerave duke marrë pozat e martirit, ata nuk quhen të tillë, jo vetëm nga shumica e opinionit shqiptar, por edhe shumica e elektoratit opozitar.

Një nga arsyet që PD e Berishës ka ulur votat drastikisht në krahasim me PD-në e Lulzim Bashës, është pikërisht raporti i saj dhe i njerëzve të saj me drejtësinë, akuzat zyrtare, apo proceset penale.

Deri në një vendim gjykate, zoti Malltezi është i pafajshëm, por nga ana tjetër ai mbetet i akuzuar deri sa të jepet verdikti i drejtësisë.

Standardi që kjo kulturë politike sillet me të tjeret egërsisht, jo vetëm kur kanë akuzë zyrtare, por edhe kur këta mendojnë se duhet të ketë akuzë, ndërkohë që për rastin e tyre sulmojnë drejtësinë, është pikërisht thelbi i problemit politik që i ka dhënë mandatin e katërt Edi Ramës.

Kjo shikohet qartë në të gjitha sondazhet ku SPAK, ose më mirë logjika e dhënies fund të pandëshkueshmërisë ka një mbështetje prej 70%, ku me po këtë shifër gjykohet negativisht Sali Berisha. Kjo është thelbi i gjësë.

Për të marrë një rezultat tjetër kërkohet ndryshim, por jo nga ngrefosësit profesionistë, pasi po u insistua me këtë logjikë, do kemi të njëjtin rezultat, ndoshta edhe më thellë. Këta mund të mbushin televizionet nga program i mëngjesit, e deri ai i mesnatës, sërish asgjë nuk do të ndryshojnë, madje mund të rrëshqasin edhe më keq.

Pasi pikërisht ngrefosja dhe jo luksi, ka qenë perceptimi bazë pse shqiptarët kanë kërkuar një ndryshim nga drejtësia. Se mban republikë dhëndri, apo ka mbjellur flokët tjetri, as nuk i intereson njeriu fare. Madje nuk e lodh edhe trurin për të menduar si mbillen flokët kur je në burg


The post Pse ngrefosen pas burgosjes? first appeared on JavaNews.al.

Tabuja që theu Gjykata Speciale me lirimin e Malltezit!

By: Ylli Pata
7 July 2025 at 18:58

Nga Ylli Pata

Vendimet e marra nga GJKKO-ja me personazhet e nivelit tĂ« lartĂ« politik, qĂ« nga rasti “Tahiri”, e me radhĂ«, nuk kanĂ« gjetur njĂ« konsensus nĂ« publik, politik, apo nĂ« komunitetin e ekspertĂ«ve juridikĂ«.

Megjithatë, gjyqtarët special vendosën një tabu në lidhje me sjelljen e tyre me vendim, që u kthye në një standard të përgjithshëm.

Ku vendimet ishin përgjithësisht drakoniane, nga fillimi i hetimeve deri në përfundimin e tyre. Të gjithë të arrestuarit mbeteshin në burg deri në fund të procesit, e në proces, vendimet përgjithësisht ishin konfirmim në frymë e gërmë, i materialit dhe pretencës së akuzës, pra SPAK.

NdĂ«rkaq, pĂ«r gjyqtarĂ«t special, u shpĂ«rnda imazhi nĂ« opinion, se janĂ« tĂ« “verbĂ«r” dhe tĂ« “shurdhĂ«r” nga ajo qĂ« ndodh nĂ« opinion, pasi vendimet i marrin nĂ« indipendencĂ« tĂ« plotĂ« e tĂ« shkĂ«putur nga mjedisi qĂ« i rrethon.

PĂ«r kĂ«ta gjyqtarĂ«, madje u hap njĂ« mit se janĂ« “spartanĂ«â€, “parimor” e nuk duan tĂ« afrohen nĂ« mjedisin politik apo atĂ« mediatik shqiptar.

Vendimet drastike të marra kanë ardhur si bombë në radhë të parë tek të akuzuarit dhe ekipet mbrojtëse të tyre, e deri në rrethin e afërt të këtyre personazheve. Argumentet e tyre, në komentimin e vendimit kanë qenë jo thjeshtë kundërshtuese, por kanë treguar se ajo ashpërsi vendimi ka qenë  e papërshtatshme me veprën konkrete, duke vënë në përdorim klauzolën më ekstreme të saj.

PikĂ«risht kjo performancĂ«, ky ‘standard” apo tabu nĂ« lidhje me vendimet e ashpra, ka hasur prej kohĂ«sh nĂ« njĂ« debat tĂ« ndezur nĂ« opinion. Duke krijuar kĂ«shtu njĂ« mjedis juristĂ«sh, gazetarĂ«sh dhe politikanĂ«t qĂ« ishin kritikĂ« me kĂ«tĂ« sjellje.

E këto kritika ngjitën, ngase standardi i drejtësisë në vendet perëndimore nuk është mbushja e burgjeve, por një politikë penale që synon një vendim të ekuilibruar dhe të drejtë, që mbështetet me prova të pakundërshtueshme.

Në Perëndim, nbushja e burgjeve nuk është standard as në fazën e parë, e as pas vendimit. Politika penale përdor forma të ndryshme sipas rastit, për të dhënë mesazhin e duhur duke krijuar një standard.

Por me rastin “Partizani”, drejtĂ«sia ka kohĂ« qĂ« ka rrĂ«zuar kĂ«tĂ« mit drakonian dhe qĂ« nuk shikon majtas e djathtas.

Një nga gjyqtarët që hapi më shumë këtë tabu me vendimet e tij, apo edhe me intervistat mediatike, shkoi deri atje sa e nxori Sali Berishën nga arresti i shtëpisë me motivin se ka fushatën elektorale dhe i duhet partisë në fushatë.

Natyrisht që opinioni i gjyqtarit është i tij, e mund të ketë argumentet që e mbrojnë, por referimi tek një kontekst jo pastërtisht ligjor por të mjedisit që vepron, bëri krisjen e parë e mitit të GJKKO-së.

Ndërkaq, miti mori çarje të madhe ndaj rastit Ulliri, ku gjyqtare e rastit ku gjykohet Sali Berisha, pra kryetari i PD, u caktuar një familjare e deputetes së PD-së. Një rast afër konfliktit të interesit, apo sjelljes etike, që u pranua nga gjyqtarja e cila ofroi dorëheqjen.

Por nuk u pranua nga kreu i GJKKO-së, e sot kjo gjyqtare liron dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi, duke pranuar garancinë pasurore.

Nuk është fundi i botës, sidomos ku procesi është si në rastin aktual rrugës e masat e sigurisë mund të jenë fluide.

Por përballë publikut, GJKKO ka thyer një standard, që ndikon në besueshmëri e pritshmëri. Në një vendim të GJKKO-së i kërkohet SPAK që të vendosë arrest për burg ndaj një zyrtari sepse kjo është pritshmëria e publikut, ndërkohë sot pikërisht pritshmëria e publikut që të paktën të mos ketë as një re në besueshmërinë e gjyqtarëve me lidhjet e tyre me Berishën, ka rënë totalisht.

Pas asaj që ndodhi sot, çdo standard që mund të rikthehet me rastet e tjera, nuk do të shikohet si parimore, por e paramenduar dhe tendecioze.

Pra ku ishim e ku jemi: Selanik e tĂ« pĂ«rpjetĂ«, siç ka qenĂ« do tĂ« jetĂ«! Kush ka fuqi, para dhe sulmon drejtĂ«sinĂ« do shpĂ«tojĂ«, tĂ« tjerĂ«t. TĂ« shohim


The post Tabuja që theu Gjykata Speciale me lirimin e Malltezit! first appeared on JavaNews.al.

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

By: Ylli Pata
5 July 2025 at 20:23

Nga Ylli Pata

Ardit Bido, është deputeti i tretë me më shumë vota prefernciale i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit, e bazoi fushatën e tij zgjedhore, kryesisht me përqëndrimin e çështjes nacionale.

PĂ«rkatĂ«sisht, Bido ishte njĂ« kandidat qartĂ«sisht kundĂ«r rastit apo kauzĂ«s “Beleri”, me tĂ« cilĂ«n Partia Demokratike e Sali BerishĂ«s, apo opozita aktuale e koalicionit tĂ« saj, u “armatos” qĂ« me zgjedhjet vendore tĂ« 14 majit 2023.

Beteja politike e Bidos ishte njĂ« zgjidhje e qartĂ« politike pĂ«r tĂ« çmontuar kauzĂ«n e “HimarĂ«s” greke, madje arriti edhe mĂ« tej duke e shtrirĂ« narracionin “patriotik” edhe mĂ« tej.

Në fund, kjo rezultoi e suksesshëm për Bidon, i cili tashmë nuk është vetëm një personazh politik me të cilin PS e Edi Ramës bëri aleancë politike zgjedhore, por sipas gjasave, do të jetë një nga politikanët e rëndësishëm të mazhorancës.

PS e Edi Ramës, që nga viti 2009, kur çoi në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e detit të firmosur nga qeveria e Sali Berishës me qeverinë greke, ka vulosur në substraktin politik të saj, kauzën e qartë përplasëse me narracionin nacionalist të Athinës.

Kauzë, që Edi Rama, në mënyrë të qartë e ka dizenjuar politikisht në qeverisjen e Shqipërisë që nga viti 2013. Antagonistja më i rëndësishëm politik i Ramës ka qenë politika e qeverisë greke, me të cilën jo thjeshte është përplasur dhe ka bërë betejë, por Athina është angazhuar edhe politikisht për ta rrëzuar mazhorancën e PS-së.

Kjo që nga viti 2015, kur Athina tentoi të çajë mazhorancën qeverisëse në Shqipëri, duke dekoruar Ilir Metën, atëherë kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, e deri më sot, kur përplasja Tiranë-Athinë, është kthyer në një nga kauzat e politikës së brendshme.

PD-ja, njĂ« pjesĂ« tĂ« elektoratit tĂ« saj jo vetĂ«m nĂ« jug, e ka pasur tĂ« angazhimit “nacionalist”, si njĂ« pjesĂ« tĂ« narracionit tĂ« saj ndĂ«r vite. i cili pas vitit 1997, u bĂ« si njĂ« pamflet pĂ«r tĂ« veshur edhe rrĂ«zimin e Sali BerishĂ«s nga pushteti nĂ« vitin e mbrapshtĂ«.

Marrëveshjet me qeverinë greke pas vitit 2005, që nga varrezat e ushtarëve grekë deri pakti detar në 2009-n, e rrëzuar rëndë këtë fabul të ashtuquajtur patriotike. Me rrëzimin nga pushteti në vitin 2013, pas aleancës së rëndësishme të qeverisë së Edi Ramës me Erdoganin, qasje pro-greke e Berishës u bë gjithnjë e më shumë më e fortë.

Për të mbërritur në vitin 2023, kur u vendos si kandidat i përbashkët i PD-LSI, Fredi Beleri në bashkinë Himarë. Rast që përveç betejës së ngushtë në bashkinë e bregut, ka marrë prej dy vjetësh një qasje nacionale në betejën politike. Madje duke kaluar edhe kufijtë e një relacioni Tiranë-Athinë, sa u transpaltua edhe në relacionet me Bashkimin Europian. Ku Tirana, arriti të sigurojë një fitore politike të rëndësishme.

BetejĂ« kjo, qĂ« ka pasur dhe ka “racionin” e saj elektoral nĂ« çdo pĂ«rballje, po veçanĂ«risht nĂ« zgjedhjet e 11 majit.

Po sa ka qenë realisht në territor kjo pjesë e rëndësishme politike në favor të PS-së. Në krahun tjetër, pra tek PD, duket qartë se pozicionimi në krah të Athinës zyrtare, veçanërisht agjendave të qarqeve nacionaliste greke, duket e ka penalizuar jo pak. Duke i hequr edhe atë pjesë të elektoratit të saj që e ka pasur kryesisht në pjesën e jugut.

KĂ«shtu, nĂ« fshatrat e bashkisĂ« HimarĂ«, PD ka pasur njĂ« fete tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« votave nĂ« “racionin” nacionanalist tĂ« kĂ«saj vote, kryesisht nĂ« Borsh, Pilur apo edhe nĂ« fshatrat e Lumit tĂ« VlorĂ«s. NdĂ«rkohĂ«, qĂ« elektorati i komunitetit çam, nĂ« qarkun VlorĂ«, duket qartĂ« se ka votuar kundĂ«r PD-sĂ«, pĂ«rkatĂ«sisht pĂ«r PS-nĂ«. Ky elektorat ka qenĂ« tradicionalisht i djathtĂ« dhe mĂ« i predispozuar tĂ« votojĂ« PD-nĂ« nĂ« historikun elektoral tĂ« vendit.

Përveç qarkut Vlorë, kjo pjesë e elektoratit është e përhapur edhe në qarkun Fier, qarkun Durrës, e sidomos në Tiranë, ku në disa zona dhe bashki të tij, ka përqendrimin më të madh.

Kjo shikohej në rezultatet e PDIU-së së Shpëtim Idrizit, e cila e ka humbur mbështetjen falë aleancës me çështjen Beleri. Ndërkaq, aleanca e PS-së me këtë supstrakt patriotik, ku Ardit Bido ishte përfaqësuesi më i spikatur, pati një benefit të qartë.

Së paku një mandat në Vlorë, një në Fier, një në Tiranë dhe gjysmë në Elbasan e Durrës, ka ardhur siç shikohet vetëm nga kjo pjesë e elektoratit. i cili së paku në sjelljen elektorale në zgjedhjet e zhvilluara në vite ka qenë më i afërti me Partinë Demokratike.

The post Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit? first appeared on JavaNews.al.

Një arsye e pacekur e mungesës së rotacionit politik

By: Ylli Pata
1 July 2025 at 20:13

Nga Ylli Pata

Vijimi i kĂ«saj status quo-je politike nĂ« vend, nĂ« vend qĂ« ta pasurojĂ« debatin politik, diskutimin pluralist, e ka pĂ«qĂ«ndruar dhe polarizuar atĂ«. Siç me tĂ« drejtĂ« theksonte Eduart Zaloshnja nĂ« njĂ« koment tĂ« tiji para disa ditĂ«sh, elektorati apo opinion publik “gri” po bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« jo relevant.

NĂ« fillim tĂ« viteve ‘90, Fatos Nano, kur ishte lider i opozitĂ«s shqiptare deklaroi se “Libanizimi i Ballkanit do tĂ« çojĂ« nĂ« ballkanizimin e EuropĂ«s”. Duket se kemi ecur nĂ« njĂ« pikĂ« mĂ« dramatike, debati e politika tek ne po kthehet nĂ« njĂ« “Lindje tĂ« Mesme” nĂ« diskurs e aksion.

Kjo jo vetëm në një afsh të frikshëm diskutimesh pa lidhje në panelet e darkës për zhvillimet në rajonin më të ndezur të botës për momentin, por edhe për mënyrën e formën e debatit.

Ku frikshëm po importohen klishetë ekstreme si antisemite apo të kundërta, përfaqësuesit e tyre përleshen në rrjete, a thua se kemi të bëjmë me një debat jetik që na përket neve si interes apo aspiratë.

E pikĂ«risht, mĂ«nyra Midle-East e tĂ« bĂ«rit politikĂ«, e ka kthyer politikĂ«n dhe debatin publik, nĂ« njĂ« klishe tĂ« frikshme me Ă«ngjĂ«j nga njĂ«ra anĂ« e djaj nga tjetra, pĂ«r t’u pĂ«rmbysur nga pala kundĂ«rshtare. Ku argumenti, diskutimi, rrugĂ«t e mesme dhe bashkĂ«jetesa normale, po vijnĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« tĂ« harrohen.

Duke bllokuar ekzistencën e një shtrati shoqëror normal, ku sundon racionaliteti dhe e drejta e opinionit të gjithkujt. Ku kundërshtimi bëhet me argumente e jo me sharje e etiketime.

PĂ«r tĂ« ardhur nĂ« thelbin e kĂ«tij diskutimi; njĂ« nga arsyet e mungesĂ«s sĂ« njĂ« rotacioni politik, por jo vetĂ«m, apo vijimit tĂ« status quo-sĂ«, Ă«shtĂ« piĂ«krisht mendimi ekstrem “alla pan-arab” nĂ« politikĂ«n e opozitĂ«s qĂ« humbi zgjedhjet nĂ« vitin 2013.

Në të gjitha betejat që kjo opozitë, së bashku me establishmentin dhe enturazhin e vet mediatik ka bërë, ka pasur një qëllim: të rrëzojë Edi Ramën. Legjitimitetin qeverisës të së cilit nuk e ka njohur kurrë politikisht, edhe pse ka bashkëjetuar me zor, me synimin për ta marrë pushtetin në negociatë pasi ta rrëzonte.

Një koncept i njëjtë me logjikën e vendeve arabe që nuk e njohën kurrë Izraelin, por kanë dashur dhe kërkuar asgjësimin e tij. Duke sjellë kështu në tryezë, në debat, në diskutim, dy alternativa; të dyja të këqija, e kështu zgjedhja ishte përgjithësisht tek e keqja më e vogël.

PikĂ«risht ky mentalitet Ă«shtĂ« fĂ«mija e konceptit ekstrem tĂ« “rrĂ«zimit” apo “asgjĂ«simit” tĂ« kundĂ«rshtarit. Jo kompetivitetit politik normal dhe garĂ«s dialektike politike dhe mediatike nĂ« opinion.

Në Europën e sotme, ne kemi raste pafund të qeverisjes së përbashkët dhe normale të kundërshtarëve politike, siç janë kristiandemokratët dhe socialdemokratët në Gjermani për disa mandate(edhe sot). Kemi koalicione të majta me parti ekstreme të djathte, apo anasjelltas siç ka ndodhur në Greqi që në kohën e Micotaqisit të vjetër e me radhë e me radhë. Kemi qeveri teknokratësh në Itali që janë mbështetur nga i gjithë spektri politik majtas e djathtas, vetëm e vetëm që të stabilizohej vendi. Në Izrael, formula e qeverisë së unitetit kombëtar është e zakonshme sa herë vendi kërcënohet nga një rrezik i jashtëm apo luftë.

Ka gjasa se nëse opozita, në vitin 2013 nuk do të kundërshtonte planin amerikan për armët kimike të Sirisë, do të merrte pjesë në reformën administrative të bashkive në 2014, e sidomos do të ishte bashkëautore e Reformës në Drejtësi në 2016, duke mos u kthyer kundërshtare, sot do të flisnim ndryshe.

Po pĂ«rse ka ndodhur kjo? Sepse synimi ka qenĂ« objektivi ekstrem: ta shkatĂ«rrojmĂ« kundĂ«rshtarin, ta deklasojmĂ«, duke hapur kĂ«shtu mundĂ«sinĂ« e njĂ« trazire, ku ose do tĂ« prevalonte pala tjetĂ«r, ose do tĂ« bĂ«hej njĂ« negociatĂ« pĂ«r “ndarjen e tortĂ«s” apo “rendin e ri” nĂ« vend.

Si gjithmonë, nëse përdoret arma finale në fillim, efekti kryesor është kompaktësimi i kundërshtarit, grumbullimin e tij përrreth lidershipit, si në falangat maqedonase, që i kthen këto kuadrate në armë të pathyeshme.

Ndërkohë, mos demonizimi i kundërshtarit, mungesa e etiketimit të zërave që nuk të vijnë pas mides, por thjesht përballja në debat me argumente, e krijon dhe e forcon shoqërinë. E nga ana tjetër dobëson kuadratet luftarake, sepse në fund të fundit, kushdo që të qeverisë në vend, nuk se ndryshon shumë. Ajo që ka rëndësi është mënyra sesi i përqasesh opinionit kundërshtar apo rival.

Që ai të mos e konsiderojnë dramë ndryshimin, tragjedi qoftë personale apo familjare rrotacionin. Por një zhvillim dialektik siç ndodh në Europë.

Sepse kush kërkon luftën për të dalë mbi krye e për të fituar, ka mbjellë erën, e cila më pas do të sjellë furtunën. E cila nuk pyet por i merr të gjithë përpara. Etapa që Shqipëria i ka kaluar së paku 3 herë në këto 34 vjet. Ndaj dhe jemi këtu.

The post Një arsye e pacekur e mungesës së rotacionit politik first appeared on JavaNews.al.

Partizani-Sali Berisha, pse është procesi i shekullit?

By: Ylli Pata
30 June 2025 at 19:38

Nga Ylli Pata

Procesi penal që ka nisur sot ndaj dy herë presidentit të Republikës dhe dy herë kryeministrit të Shqipërisë, nuk është një gjyq i thjeshtë penal.

ËshtĂ« realisht gongu i njĂ« epoke, qĂ« ka shansin tĂ« jetĂ« edhe shansi i njĂ« epoke tjetĂ«r e ShqipĂ«risĂ«. PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« historinĂ« politike tĂ« vendit, kemi njĂ« proces penal, ku i pandehuri, edhe pse Ă«shtĂ« i paragjykuar, edhe pse Ă«shtĂ« i akuzuar nga njĂ« pjesĂ« politike apo e opinionit, nuk Ă«shtĂ« i linçuar.

Madje njĂ« pjesĂ« e opinionit qĂ« e pĂ«rkrahin atĂ« mendojnĂ« se kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« akt politik kundĂ«r opozitĂ«s. Jemi pra nĂ« modus operandi tĂ« njĂ« shteti normal tĂ« perĂ«ndimit, ku palĂ«t kanĂ« opininet e tyre, e tĂ« gjithĂ« presin qĂ« “shapin nga sheqeri” ta ndajĂ« drejtĂ«sia.

Një drejtësi e re, e brishtë, e sulmuar nga njëra palë dhe jo e pëlqyer nga pala tjetër, duke qenë kështu para një prove të madhe, që në fakt është e para në institucionin e Gjykatës.

Deri tani kemi parĂ« SPAK, prokurorinĂ« pra, e cila ka bĂ«rĂ« njĂ« punĂ« tĂ« fortĂ« ndjekĂ«se, hetuese, madje edhe ndĂ«shkuese araprakisht ndaj personazheve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« kĂ«tij vendi. NĂ« rastin e dosjes “Partizani”, puna e arĂ« e prokurorisĂ« ka mbaruar. E ka çuar dosjen nĂ« gjykatĂ«, e prokurorĂ«t janĂ« gati sĂ« bashku me mbrojtĂ«sit dhe tĂ« pandehurit tĂ« ndeshen nĂ« betejĂ«n mĂ« epike tĂ« 34 viteve tĂ« fundit.

Jemi nĂ« procesin e parĂ« qĂ« padyshim do tĂ« bĂ«jĂ« historinĂ«. Pasi Ă«shtĂ« i pari proces ndaj njĂ« “peshku tĂ« madh”.

Por kujdes! Ky nuk Ă«shtĂ« fundi i botĂ«s. ËshtĂ« vetĂ«m fillimi i njĂ« epoke tĂ« re, i njĂ« bing-bangu qĂ« do tĂ« shkrijĂ« akullnajat e do tĂ« kthejĂ« civilizimin normal edhe nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«.

Procedimi penal, apo dalja para një gjykate i një ushëheqësi nuk është tragjedia personale e politikanit që i ndodh, apo qoftë larg e shtetit. Por jemi në një dialektikë normale, për të treguar me vepra dhe jo me fjalë se ligji është i barabartë për të gjithë.

Thuajse të gjithë burrat e shtetit të Perëndimit, sidomos ato europianë kanë kaluar para purgatorit të drejtësisë sapo kanë lënë postet e larta. Emrat janë shumë, e kemi të bëjmë me kokat që bënë Europën; nga De Gaulle, Shirak, Sarkozy, Holande, Andreoti, Craxi, Berlusconi, Helmut Kohl, Karamanlis, Papandreu, Xohaxopulos, Rexhep Tajip Erdogan, etj etj.

Lista Ă«shtĂ« shumĂ« e gjatĂ«. Disa qĂ« kĂ«tĂ« “gjimnastikĂ«â€ e kanĂ« bĂ«rĂ« nĂ« fillim si Erdogani, e ka pĂ«rdorur si njĂ« fuqi politike qĂ« i ka siguruar njĂ« pushtet tĂ« gjatĂ«, kurse nĂ« vendet e tjera me demokraci mĂ« tĂ« madhe kjo ka ndodhur nĂ« fund.

Provat e mëdha të këtij procesi, në radhë të parë është standardi i tij, pa shkuar te vendimi. Transparenca dhe mos bllokimi i palëve dhe dëshmitarëve. Kjon ga ana e trupit gjykues, e gjegjësisht Kreut të GJKKO-së, që sot konsiderohet si palë e lidhur me njërën palë, pra me PD.

Prova tjetĂ«r Ă«shtĂ« tek Berisha dhe grupi i tij mbrojtĂ«s, nĂ«se ata do tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« çmontim tĂ« akuzĂ«s nĂ« themel, apo d tĂ« merren me kleçka proceduriale siç ndodhi ditĂ«n e parĂ«, ku dhĂ«ndri qĂ« jeton njĂ« shtĂ«pi me vjehrrin tha nuk pata mundĂ«si t’i çoj njoftimin pĂ«r tĂ« ardhur nĂ« gjyq. KĂ«to “kleçka” nuk janĂ« gjĂ« tjetĂ«r vetĂ«m se shuplakĂ« pĂ«r drejtĂ«sinĂ« e re qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« provĂ«.

Njerëzit, publiku pra nuk se është ka shumë iluzione për një vendim perfekt, plus që është herët për të ardhur te vendimi. Mjafton që të sigurohet një proces normal dhe transparent. Në fund, nëse trupa ja fut kot, njerëzit e kuptojnë më mirë, plus ka edhe shkallë sat ë duash. E rëndësishme është se ky proces e theu akullin


The post Partizani-Sali Berisha, pse është procesi i shekullit? first appeared on JavaNews.al.

Avazi i vjetër i opozitës së re

By: Ylli Pata
28 June 2025 at 21:03

Nga Ylli Pata

Sherri ende në sipërfaqe i dy eksponentëve të opozitës së re, Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, nuk është gjë tjetër veçse një pasojë politike e asaj çfarë mbollën në sezonin politik që u mbyll më 11 maj.

Ka qenë koha dhe rasti më i favorshëm që ndoshta për të vetmen herë, kishin mundësinë të mbushnin boshllëkun e madh në demografinë politike shqiptare.

NjĂ« mazhorancĂ« qĂ« kĂ«rkonte mandatin e katĂ«rt dhe njĂ« opozitĂ« e goditur nga izolimi dhe lajthitjet e pĂ«rditshme, ofruan njĂ« “golden space”, tĂ« cilĂ«n partitĂ« apo grupimet e reja, nuk arritĂ«n dot ta mbushin.

Ka shumë teori në lidhje me shkaqet që solli mos depërtimi në 11 maj i këtyre grupimeve, e padyshim që do të ketë edhe në të ardhmen debat mbi këtë. Megjithatë, faktori kryesor duket se është mungesa e një vizioni strategjik, i një shikimi për të thellë se ku dhe çfarë kanë dashur të arrijnë në etapa, së paku në vija të trasha të hedhur në letër.

Pse kĂ«tĂ« herĂ« ishte shansi i artĂ« i depĂ«rtimit tĂ« krahut tĂ« ri tĂ« politikĂ«s? Sepse nga njĂ«ra anĂ«, Edi Rama e kishte tĂ« qartĂ« planin e tij pĂ«r tĂ« marrĂ« votat e tij brenda vendit dhe nĂ« diasporĂ«, me mundĂ«si pĂ«r t’i rritur ato tek grupime sociale siç janĂ« gratĂ« apo votuesit e rinj, e nga ana tjetĂ«r Sali Berisha, kĂ«rkonte tĂ« mbante sa mĂ« shumĂ« me thonj, primatin e partisĂ« sĂ« parĂ« tĂ« opozitĂ«s. TĂ« dyja grupimet e mĂ«dha, pĂ«rveç ndonjĂ« rasti, nuk kishin aq shumĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« shtypur opozitĂ«n e re e ta futur nĂ« morsĂ« siç ka ndodhur nĂ« tĂ« shkuarĂ«n.

Shqipëria, prej vitit 1990, nuk ka pasur vetëm PD-në e Sali Berishës dhe PS-në e Fatos Nanos në fillim e më pas atë të Edi Ramës.

Si brenda këtyre forcave të mëdha, por edhe në spektrin politik në vend, ka qenë një ylber i madh ngjyrash dhe emrash që kanë garuar e gjalluar në mejdanin shqiptar të politikës. Si majtas, djathtas, por mbi të gjitha në qendër.

Kanë qenë politikanë, të cilët kanë bërë beteja të forta, por edhe personazhe që edhe pse nuk merrnin vota, kanë lënë një gjurmë historike në agoranë politike në vend.

Sa për statistikë, e jo vetëm, Shqipëria ka pasur partinë e parë ballkanike që kishte kauzë mjedisin-Partinë Ekologjike të Namik Hotit. i cili si personazh supersimpatik në publik, ka lënë një trashëgimi unike. Ndërkaq, politikanë si Sabri Godo, Skënder Gjinushi, Neritan Ceka, por edhe shumë të tjerë bënë beteja të forta politike, të cilat kanë ndikuar në rrjedhën e historisë së vendit.

NĂ« vitin 1994, PS ishte njĂ« forcĂ« politikĂ« e goditur rĂ«ndĂ« nga burgosja e Fatos Nanos, nuk e kishte forcĂ«n pĂ«r t’ju imponuar njĂ« establishment tĂ« dhunshĂ«m qĂ« krijoi Saliu I.

Por, si partia më e organizuar në vend, u arrit që së bashku me parti të majta e të djathta, të rrëzonin Sali Berishën në referendumin për Kushtetutën.

Në atë betejë: patën një fuqi të rëndësishme politike republikanët e Godos, që e kundërshtonin projektin berishjan për pronat, socialdemokratët e Gjinushit e PAD e Cekës, që kundërshtonin pushtetin e përqëndruar në një dorë. Partitë tradicionale të së djathtës Balli dhe Legaliteti, po ashtu ishin kundër. Të gjithë u bënë bashkë, edhe pse nuk kishin në krye një lidership. Arrritën pa facebook e tik-tok, me një televizion shtetëror që ishte kthyer në Sali-tv, që të mobilizonin votuesit, kur administrata zgjedhore kontrollohej nga Berisha dhe SHIK-u i Gazidedes.

Ishin partitë e së djathtës tradicionale, së bashku me republikanët e Godos, që në Shkodër, bastionin e Sali Berishës, nuk patën aspak kompleks të bashkoheshin me socialistët në tetorin e vitit 1996. Atëherë kur Berisha ishte më i fuqishëm se kurrë dhe kishte me vete fuqinë më të madhe financiare; firmat piramidale. Në Shkodër arritën të fitojnë, duke nisur kështu greminën politike të PD-së që ndodhi një vit më pas.

Mbijetesa e partive tĂ« “vogla” ishte mjaft e vĂ«shtirĂ« nĂ« njĂ« terren abraziv dhe shtypĂ«s nga tĂ« mĂ«dhenjtĂ«. TĂ« cilĂ«t krijuan legalisht dhe jo legalisht njĂ« sistem kompleks ku i kontrollonin partitĂ« e vogla pĂ«r t’i pĂ«rdorur si satelitĂ« e jo si aleatĂ«. Sistemi elektoral ishte edhe atĂ«herĂ« i pafavorshĂ«m. Mazhoritar me balotazh, ku beteja zhvillohej si duel direkt me dy pjesĂ«, ku logjikisht hynin si favoritĂ« tĂ« mĂ«dhenjtĂ«.

Pas zgjedhjeve të vitit 1997, kur të ndjerit Leka Zogu i iku zogu fatal nga duart, në ditën më të favorshme për të, skena politike u bë më e egër.

PS e Fatos Nanos, i pĂ«rdori aleatĂ«t politikĂ« pĂ«r tĂ« pasur mĂ« shumĂ« pluralizĂ«m nĂ« qeverisjen e tij. Si PSD si PAD, merrnin nga hapĂ«sira politike e zonave tĂ« majta. E kishin tĂ« pamundur tĂ« hapnin livadhin e tyre, pasi elektoratin ja jepte me qera PS-ja. Djathtas ishte e njĂ«jta gjĂ«, Sali Berisha vuri pas 1997 rregullin, duke ndaluar depĂ«rtimin e pĂ«rparimin e Ballit, Legalitetit dhe PartisĂ« Republikane, duke pĂ«rdorur tĂ« famshmen aksiomĂ« “pĂ«rça e sundo”.

NdĂ«rkaq, nĂ« mazhorancĂ« sherri brenda PS-sĂ« ndĂ«rmjet Fatos Nanos e Ilir MetĂ«s, paralizoi komplet aleatĂ«t e vegjĂ«l. Partia Socialdemokrate e SkĂ«nder Gjinushit u pĂ«rça nga Ilir Meta dhe disa qarqe politike jo nĂ« TiranĂ«, duke nxjerrĂ« njĂ« forcĂ« tĂ« re politike. PAD u shkĂ«rmoq avash avash, me njĂ« garĂ« se kush shkon i pari nĂ« prehrin e doktorit. Partia Republikane e Godos humbi si xhaferi simiten me largimin e “plakut dinak”. Fatmir Mediu, e shkriu partinĂ« qĂ« nga baza me infrastrukturĂ«n e PD-sĂ«. Kjo qĂ« nga megadushku i 2005-s, qĂ« i dha kreut tĂ« PR njĂ« post fiks ministri.

Dalja e LSI-sĂ« mĂ« pas e çoi skenĂ«n politike nĂ« njĂ« tris agresiv. Ku si kryefjalĂ« doli “Kingmakeri” qĂ« duhet tĂ« ishte vetĂ«m njĂ«, Ilir Meta. i cili pĂ«r ta mbajtur atĂ« pozicion tĂ« vĂ«shtirĂ«, bĂ«ri pakt me djalin e tĂ« gjithĂ« demonĂ«t e kĂ«saj toke. Kush dilte si aktor i ri shtypej pa mĂ«shirĂ«, siç ndodhi me AleancĂ«n Kuqezi tĂ« Kreshnik Spahiut, e cila u ekzekutua nĂ« zgjedhjet e 2013-s me njĂ« blitzkrieg.

E ja ku jemi sot: “Kingmaker”-i ndodhet nĂ« njĂ« vend tĂ« keq, si pĂ«r tĂ« treguar modelin e gabuar dhe tĂ« pafrytshĂ«m tĂ« njĂ« politike tĂ« caktuar.

E megjithatë, opozita e re në 11 maj, po kërkonte një rol kingmakeri, siç e tha troç Adriatik Lapaj. i cili bënte video vërdallë se ai nuk do të bënte kurrë koalicion me Edi Ramën, i cili sipas tij nuk do të merrte 71 mandate, ndaj do të ishte i varur nga deputetët e Tikut. Pra peshku në det e tigani në zjarr.

Rama, jo vetëm që mori 71, por arriti gati shumicën absolute duke fituar 83 mandate, ndërsa ai që mendoi të bëhej kingmaker, mezi hyri në Parlamentin e ri.

Kjo Ă«shtĂ« njĂ« disfatĂ« e rĂ«ndĂ«, pasi u shpĂ«rdorua njĂ« shans historik. Gjithçka, sepse u mendua vetĂ«m modeli i kingmakerit, e jo njĂ« projekt politik qĂ« siç dihet ka njĂ« proces tĂ« tĂ«rĂ« pĂ«rpara pĂ«r tu ngjizur, lindur, rritur e mĂ« pas pĂ«r tĂ« kaluar moshĂ«n e pjekurisĂ«. NĂ« realitet, ata kishin njĂ« shans pĂ«r tĂ« nisur njĂ« maratonĂ«, por ky shans ju kaloi pĂ«r shalĂ«sh, pa e kuptuar fare


The post Avazi i vjetër i opozitës së re first appeared on JavaNews.al.

Harresa e qëllimshme e 11 majit: çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

By: Ylli Pata
27 June 2025 at 19:43

Nga Ylli Pata

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë.

Me një tendencë të qëllimshme, në debatet e darkës po ndiqet hileja e vjetër e polarizimit dhe e sherrit, pa analizuar realisht atë që ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Po rikthehet aty-këtu avazi i vjetër i reformës apo ndryshimit të sistemit zgjedhor, me të cilin mazhoranca e Edi Ramës ka arritur të shtojë numrin e deputetëve në 83.

Në të vërtetë, nëse do të kishim një sistem mazhoritar me zona zgjedhore, ky rezultat do të ishte më i thellë, e ndoshta pak më pak me proporcional kombëtar.

Por përveç numrit të deputetëve, e dhëna më e rëndësishme, primare e çdo zgjedhjeje janë numri i përgjithshëm i votave në rang kombëtar, e natyrisht në rang territori: njësi administrative-qark bashki.

Në të dyja dimensionet; si atë kombëtar, ashtu edhe në atë territorial kemi një diferencë të madhe mes mazhorancës dhe opozitës. E cila, ka arritur edhe të heqë njollat e vjetra blu në hartën e Shqipërisë, e cila është bërë gjithnjë e më shumë lejla.

Kjo si pasojë e rritjes së votave të PS-së në Lezhë, Shkodër apo Kukës, që kanë qenë qarqe në blu të thellë ndër vite. Ndërkohë në jug, bastionet e së majtës si Fieri, Vlora, Berati apo Gjirokastra, e kanë theksuar ngjyrën lejla. Ndërkaq, qarqe dikur të njohura si të ekuilibruara si Durrësi, Korça, Elbasani apo edhe Tirana, janë kthyer në bastione të Partisë Socialiste, e cila udhëheq me një diferencë të theksuar.

Çdo koment radikal apo polarizues pĂ«r blerjen apo manipulimin, kĂ«rcet shumĂ« pĂ«rballĂ« shifrave tĂ« forta qĂ« janĂ« njĂ« pĂ«rsĂ«ritje identike e votimeve bashkiake tĂ« 14 majit 2023. Rezultati kombĂ«tar: PS- 856,177 vota, PD- 529, 354 vota.

E mbani mend Sali BerishĂ«n nĂ« vitin 2007, pas zgjedhjeve lokale, kur bĂ«rtiste “Blu Albania”, duke iu referuar rezultatit tĂ« komunave, pasi kishte humbur tĂ« gjitha qytetet e mĂ«dha dhe njĂ«sitĂ« administrative nga Velipoja nĂ« SarandĂ«?

PD në atë kohë kishte energji politike, jo vetëm si pasojë e pushtetit, por edhe organizimit elektoral të saj, në thuajse gjithë territorin e vendit. Nga lumi i Vlorës kur merrte vota në Selenicë, e deri në Devoll, Pogradec, apo Lapardha në Berat, etj etj. Për të mos folur për veriun, që konsiderohej një bastion i palëvizshëm.

Sot jemi në një pikturë përmbys, dhe kjo ka një arsye të qartë; refuzim politik i ish-votuesve të PD-së dhe partive aleate të saj, për të përkrahur projektin qeverisës të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Njerëzit, jo vetëm ata që nuk kanë votuar PD-në, por edhe ata që kanë votuar PS-në, apo ata që siç thotë Zaloshnja nga elektorati gri që siç shikohet, nuk kanë marrë pjesë në përleshjen e militantëve, kërkojnë një tjetër realitet politik. Që të jetë i freskët dhe në një logjikë me kohën. Kjo del nga çdo sondazhi të zhvilluar periodikisht, ku dy liderët kryesorë të opozitës shqiptare janë politikanët më jo popullorë në vend.

ËshtĂ« njĂ« e dhĂ«nĂ« e qartĂ«, e cila Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar si nĂ« perceptim ashtu edhe nĂ« votim. Çdo rrahje uji nĂ« havan siç Ă«shtĂ« zhvilluar nĂ« gjithĂ« kĂ«to vite, mund tĂ« jetĂ« edhe “argĂ«tuese” dhe jep klikime, por jo vota.

Madje sipas të gjitha gjasave, edhe interesi për të ndjekur potpurinë e vjetër do të vijë gjithnjë duke u venitur. Pasi është e njëjta kasetë, shiriti i të cilit është rrudhur e tharë si pasojë e viteve-dritë që kanë kaluar.

Po përse erdhëm këtu? Sepse në realitet, opozita humbi një shans të artë që duhet thënë, ja u dha Lulzim Basha në shtatorin e vitit 2021.

Duke zbuar Sali BerishĂ«n, Basha natyrisht qĂ« nuk rriti popullaritetin e tij tek skifterĂ«t e “popullit blu”, megjithatĂ« firmosi njĂ« akt tĂ« fortĂ«.

I cili ishte mbi të gjitha një shans që nuk i vinte më opozitës shqiptare. Siç e tha edhe ambasadorja Yuri Kim, se nuk ka shumë alternativa, përndryshe do shkojmë te bari. Duke përdorur kështu një metaforë të kohës së komunizmit enverian shqiptar.

Por çndodhi? NjerĂ«z dhe grupe interesi brenda opozitĂ«s, e pĂ«rdorĂ«n kĂ«tĂ« shans nĂ« mĂ«nyrĂ« dramatikisht pragmatike, pĂ«r t’i pĂ«lqyer Sali BerishĂ«s, duke sharĂ« Lulzim BashĂ«n e Yuri Kim-in, a thua se duke bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« mund tĂ« rrisnin votat e opozitĂ«s.

PĂ«r tĂ« ndodhur ndryshimi, tani radhĂ«n e kanĂ« pjesa qĂ« pati tĂ« drejtĂ« nĂ« diskursin brenda opozitĂ«s. Ata qĂ« refuzuan Sali BerishĂ«n. u takon tĂ« nisin e propozojnĂ« konfigurimin e “revolucionit real” politik.

Siç ndodhi në Gjermani, ku me ikjen e Merkelit, ishte grupi oponent i saj që mori drejtimin e CDU-së dhe fitoi zgjedhjet.

The post Harresa e qëllimshme e 11 majit: çfarë ndodhi realisht në zgjedhje? first appeared on JavaNews.al.

Përtej protokollit: ǒdo të thotë Samiti i 2027 në Tiranë?

By: Ylli Pata
26 June 2025 at 19:44

Nga Ylli Pata

Vendimi i kryetarëve të shteteve për mbajtjen e samitit të NATO-s të 2027-s në Tiranë, është një vulë e thatë. Që do të thotë se as nuk ka dyshim që do të zhvillohet.

Ka shumë gjasa që ky vendim, të komentohet e rrotullohet në panelet televizive shqiptare, në logjikën e polarizimit politik brenda nesh, të provincializohet konteksti politik, e mbi të gjitha gjeopolitik i ardhjes në Tiranë të 32 krerëve të shteteve e qeverive, të organizatës më të fuqishme politiko-ushtarake të planetit, plus kreun e NATO-s dhe kryekomandantin e saj.

NATO ka zhvilluar deri tani, 36 samite të rregullta vjetore dhe 5 të jashtëzakonshme, me një tematikë të veçantë.

Numrin mĂ« tĂ« madh tĂ« samiteve e ka Brukseli me 12 tĂ« tilla, ku NATO ka kryeqendrĂ«n e saj nevralgjike, politike e ushtarake. Siç u pa dhe pĂ«r HagĂ«n, nĂ« historikun e samiteve, duket se ka pasur peshĂ«n e saj, edhe vendi i origjinĂ«s sĂ« sekretarit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m. Ku pĂ«rgjithĂ«sisht samitet “rastisin” me kryeqytetin e CEO-s sĂ« saj.

Kështu si në Hagë, ku NATO u mblodh në vendin e sekretarit të Përgjithshëm, Mark Rutte(holandez), edhe në 1997, ajo u mblodh në Madrid, kur drejtohej nga Havier Solana, e kështu me radhë.

Përveç Brukselit, SHBA dhe Britania e Madhe zënë vendin e dytë me 4 samite, Franca me 3, Italia me 2 samite, Gjermania 2, Spanja 2, Holanda 1, Polonia 1, Lituania 1, Letonia 1 dhe Portugalia 1 samit.

NĂ« kĂ«tĂ« histori qĂ« ka nisur nĂ« Paris nĂ« vitin 1954, nga vendet e Ballkanit tĂ« vjetĂ«r qĂ« sot quhet “Europa Juglindore”, dy janĂ« ata qĂ« kanĂ« mikĂ«pritur samitet e NATO-s.

Turqia, anëtari themelues i Aleancës së Atlantikut të Veriut, një shtet super i rëndësishëm në gjeopolitikën e kohës së Luftës së Ftohtë, por edhe në hartën e sotme gjeopolitike. Vend që ka një nga ushtritë më të forta në botë, deri tani ka mikëpritur vetëm një samit të NATO-s.

Atë të vitit 2004, ku mikëpritës ishte Rexhep Taip Erdogan, atëherë kryeminister, dhe vitin e ardhshëm-2026, ku president me fuqi ekzekutive është sërish Rexhep Taip Erdogan.

Tjetër vend i Europës Juglindore që ka mikëpritur një samit të tillë të rëndësishëm është Rumania, në vitin 2008, samit që është shumë i paharruar për Shqipërinë.

Pasi pikërisht në samitin e Bukureshtit, u dha ftesa zyrtare për të pranuar vendin tonë në Aleancë. Rumania, është një vend me pozitë të rëndësishme strategjike, pasi bashkë me Turqinë janë në kufrin lindor të Aleancës së Atlantikut Verior.

Përveç këtyre dy vendeve, asnjë shtet tjetër i Ballkanit, nuk ka mikëpritur ndonjëherë krerët e shteteve të NATO-s në një samit zyrtar. As Greqia që është anëtare e saj që prej vitit 1952 dhe ka gjithashtu një pozitë të lakmueshme gjeopolitike, si dhe një nga ushtritë më të mirë-armatosura në kontinent.

As Bullgaria, që gjithashtu është një vend me ushtri të fortë e gjeopolitikë të rëndësishme, as Kroacia e Sllovenia, të cilat janë demokraci të konsoliduara dhe ekonomi stabile, me aleanca të rëndësishme në Europë.

Sikur duke u nisur vetëm një aspekt i tillë krahasimor (edhe pse mund të duket provincial), vendimi për të mbajtur samitin e NATO-s në Tiranë, është zhvillim super i rëndësishëm.

Gjithsesi, kjo Ă«shtĂ« vetĂ«m maja e ajsbergut, ngaqĂ« pesha politike, gjeopolitike, strategjike, ushtarake e sidomos ekonomike, Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme sesa njĂ« “vanity fair” mes ballkanasve.

NĂ« logjikĂ«n e njĂ« shteti tĂ« vogĂ«l, pĂ«r tĂ« cilin janĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme lidhjet dhe imazhi i tij, vendimi pĂ«r mbajtjen e njĂ« samiti tĂ« NATO-s, pĂ«rbĂ«n “kĂ«rcim cilĂ«sor”.

Me fjalë të thjeshtë, në vitin 2027, nëse do të presim ashtu siç thuhet edhe mbylljen e negociatave me BE-në, Shqipëria zyrtarisht e mbyll tranzicionin e saj tmerrësisht të vështirë e të gjatë, një kalvar dërrmues, dhe nis rrugën e një vendi përfundimisht të stabilizuar perëndimor.

Ndërkaq, injektimi i këtij lajmi në ato qarqe që shikojnë me lupë gjithçka dhe me kujdes të tëpërt, pra tek investitorët, ka gjasa që të jetë nxitës i rëndësishëm.

PĂ«rfitimi i parĂ«, sipas tĂ« gjitha gjasave do tĂ« vijĂ« tek turizmi, sidomos ai cilĂ«sor, tek njĂ« rritje e tij siç thuhet nĂ« panele: “eksponenciale”. Pasi kjo shtresĂ« Ă«shtĂ« ajo qĂ« vlerĂ«son mĂ« shumĂ« shkallĂ«n e sigurisĂ«. NjĂ« shkallĂ« qĂ« ShqipĂ«ria e ka kaluar nĂ« disa sezone turistike, por njĂ« samit i NATO-s, shĂ«rben mĂ« shumĂ« se çdo fushatĂ« publicitare nĂ« mediat e rĂ«ndĂ«sishme botĂ«rore. Posaçërisht pĂ«r atĂ« lloj turizmi tĂ« shtresĂ«s sĂ« pasur.

Po a do tĂ« japĂ« pasoja ky zhvillim edhe nĂ« modernizimin dhe europianizimin e politikĂ«s shqiptare? Sipas tĂ« gjitha gjasave do tĂ« ketĂ« ecje nĂ« kĂ«tĂ« drejtim, megjithatĂ« katalizatori i njĂ« revolucioni qĂ« tani duket mĂ« mirĂ«, ka qenĂ« reforma nĂ« drejtĂ«si. E cila, sipas gjasave, Ă«shtĂ« vlerĂ«suar shumĂ« nga fuqitĂ« e mĂ«dha perĂ«ndimore, tĂ« cilat hapur, edhe me fjalĂ« edhe me vepra, kanĂ« vlerĂ«suar autorin dhe garantuesin e saj, i cili do tĂ« ketĂ« rastin pĂ«r tĂ« organizuar njĂ« “new party”, ku siç Ă«shtĂ« treguar nga samitet europiane, pjesĂ«marrĂ«sit e kanĂ« marrĂ« mjaft me qejf.

The post Përtej protokollit: ǒdo të thotë Samiti i 2027 në Tiranë? first appeared on JavaNews.al.

Rinumërimi, boomerangu i një kauze verore

By: Ylli Pata
20 June 2025 at 18:23

Nga Ylli Pata

Nxitja e rinumërimit në thuajse të gjitha qarqet më të mëdha në vend, nga Sali Berisha, nuk ka pasur vetëm faktorin e fitimit të kohës për të mos hapur petët e lakrorit të humbjes.

Sipas të gjitha gjasave, ideja ka qenë edhe të gjejnë në letrat e fletët e rihapura, ndonjë kleçkë që do të rikthehej më pas në fijen e barit për tu kapur disi për të mbështetur teorinë e masakrës.

Por si gjithmonë, filozofia e Berishës është kaosi, që si teori nuk është gjithmonë e sidomos përherë më shumë aq efikase. Ka qenë në fillimet e viteve 90, por që më pas ju kthye doktorit si boomerang, e cilësi politike.

Në vitin 2009, Partia Socialiste e Edi Ramës, kërkoi rihapjen e kkutive vetëm në disa qendra votimi, kryesisht në Berat, e në Fier. Në fakt nuk u kërkua rinumërim, por mbikqyrja e kutive të materialeve zgjedhore. PS-ja kishte sinjalizime se kishte në ato kuti provat e mnipulimit, që i hoqën sipas saj 2 deputet në rang vendi. Që nëse kalonin tek PS, atëherë PD nuk do ta kishte rimatin kushtetues për të ndërtuar qeverinë.

Ka shumë gjasa që indicjet e PS-së të mos përputheshin me realitetin, por kundërshtimi i Berishës për të hapur kutitë, e më pas akti ekstrem i djegies së materialeve zgjedhore në Erzen, i dhanë Edi Ramës një armë për ta kaluar momentin e vështirë të çdo lider opozite kur nuk fiton zgjedhjet.

NdĂ«rkohĂ«, tani jo vetĂ«m qĂ« u hap çdo kuti qĂ« donte opozita, por procesi kaloi nĂ« njĂ« krehje totale, ç’ka dha njĂ« panoramĂ« me sy tĂ« freskĂ«t tĂ« votimeve tĂ« 11 majit. Ku thuajse rezultati pĂ«rputhej me atĂ« qĂ« vendosĂ«n GNV-tĂ«, pĂ«rveç ndonjĂ« problemi tĂ« vogĂ«l, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« “rrjedhje teknologjike” e ku nuk ka ndikuar nĂ« rezultat. Ishte ky numĂ«rim qĂ« shkriu si akulli nĂ« diell fabulĂ«n e “trenit bullgar” apo lĂ«vizjeve tĂ« tjera tĂ« votĂ«s qĂ« kanĂ« ndikuar nĂ« rezultat.

Sipas të gjitha gjasave, në shtator, Sali Berisha nuk do të ketë mundësinë më ta përdorë si tezë teorinë e masakrës, e përditë e më shumë po bëhet më i cënueshëm për lobet që po kërkojnë të kenë pjesë në opozitën e reformuar. Duke nisur nga qarqet greke, të cilët kanë krijuar një partneritet të afërt me opozitën shqiptare që nga viti 2023.

ËshtĂ« kjo rrymĂ«, sĂ« cilĂ«s Berisha i frikĂ«sohet mĂ« shumĂ«, sidomos me afrimin e procesit ndaj tij, pore dhe efektit moshĂ« e lodhje. E nuk ka ndonjĂ« çudi qĂ« pikĂ«risht nga nisja e vjeshtĂ«sh tĂ« shohim daljen e emrave tĂ« rinj nga kĂ«to koridore pĂ«r grupin e politikanĂ«ve tĂ« opozitĂ«s. Kryesishtn nĂ« jug, por edhe mĂ« gjerĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« kandidojnĂ« nĂ« zgjedhjet vendore tĂ« 2027-s.

The post Rinumërimi, boomerangu i një kauze verore first appeared on JavaNews.al.

Kostoja politike e kryqëzatave anti-amerikane të opozitës

By: Ylli Pata
16 June 2025 at 19:30

Nga Ylli Pata

Pas zgjedhjeve tĂ« 11 majit, Ă«shtĂ« rikthyer me ndrojtje “mania” e komenteve toksike nĂ« faqen e AmbasadĂ«s amerikane nĂ« TiranĂ«.

“Mani”, e cila si me “magji” u ndĂ«rpre thuajse fare pas fitores sĂ« Donald Trumpit, pra nĂ«ntorin e shkuar, e deri kur zgjedhjet parlamentare sollĂ«n atĂ« rezultat qĂ« sollĂ«n.

Ka njĂ« veçanti nĂ« kĂ«to komente toksike post-zgjedhore nĂ« faqen e AmbasadĂ«s; mungon ajo valĂ« e periudhĂ«s sĂ« administatĂ«s Biden, e sidomos, epoka “Donald Lu” apo “Yuri Kim”.

PĂ«rveçse sasia e tyre Ă«shtĂ« mĂ« e vogĂ«l, ka njĂ« fenomen tĂ« “çuditshĂ«m”, pasi pĂ«rveç aradhĂ«s sĂ« mitomanĂ«ve qĂ« pĂ«rsĂ«risin tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ« vazhdimisht, edhe pse nuk ua fishkĂ«llon njeri, janĂ« kthyer “komentet kundra” tĂ« telekomanduara politikisht.

Këto komente, pjesa më e madhe e tyre me profile fals, por që kuptohet thjeshte se kujt i përkasin politikisht, synojnë të vijojnë një presion, qoftë duke sulmuar Edi Ramën, por në veçanti drejtësinë e re, SPAK dhe BKH-në.

Ka gjithashtu, por qĂ« datojnĂ« para nisjes sĂ« luftĂ«s Izrael-Iran, komente toksike nga “profilet e dallueshme politikisht” qĂ« sulmojnĂ« egĂ«rsisht SHBA pĂ«r mbĂ«shtetjen e Izraelit, e mos ndihmĂ«n ndaj palestinezĂ«ve nĂ« Gaza.

Por me deklaratën e Sali Berishës, që mbështeti hapur Izraelin, këto komente janë davaritur, si retë pas një moti të keq.

Gjithsesi duket, se intensiteti toksik nuk krahasohet me periudhĂ«n para fitores sĂ« Donald Trump. Ku si me “urdhĂ«r” pushoi thuajse totalisht aradha e fyerjeve dhe sharjeve ndaj zytarĂ«ve tĂ« AmbasadĂ«s, apo zyrtarĂ«ve tĂ« lartĂ« tĂ« Departamentit tĂ« Shtetit, si dhe presidentit Joe Biden.

Para nëntorit të vitit të shkuar, për gati 8 vjet me radhë, në faqet digjitale të rrjeteve sociale të Ambasadës amerikane, ka pasur një kryqëzatë të vërtetë balte, e cila kishte një intensitet qoftë sasior, apo edhe në ultësinë e gjuhës së përdorur, me një frekuencë gati e njëjtë.

Sipas tĂ« gjitha gjasave, institucionet amerikane qĂ« merren me studimin e impaktit tĂ« administratĂ«s “overseas” nĂ« rrjete sociale, kanĂ« arritur njĂ« pĂ«rfundim dhe studim tĂ« plotĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« fenomen, nĂ« njĂ« vend ku perceptimi pro amerikan Ă«shtĂ« ndoshta mĂ« i madhi se nĂ« çdo vend tjetĂ«r nĂ« botĂ«.

SHBA, i ka të gjitha mundësitë që ta masë këtë perceptim me anë të studimeve e sondazheve shkencore, për të lexuar politikat e saj, gjë që në Shqipëri e bëjnë shpesh organizma shkencorë amerikanë.

Ku në mënyrë preçize njohin rezultatet e mbështetjes publike të çdo politikani apo institucioni shqiptar. E kjo është thënë shpesh në qëndrimet e zyrtarëve apo diplomatëve të lartë, kryesisht në atë që SHBA ka qenë më aktive; mbështetjen e reformës në drejtësi.

Ka qenĂ« pikĂ«risht ky akt politik i SHBA, qĂ« ka nxitur kĂ«tĂ« “kryqĂ«zatĂ«â€ 8 vjeçare balte ndaj diplomacisĂ« amerikane nĂ« TiranĂ«. FushatĂ«, qĂ« edhe me sy tĂ« lirĂ«, nga çdokush qĂ« kalon pak kohĂ« nĂ« qĂ«mtim, e kupton se nuk kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« perceptim publiku.

Por me një fushatë denigrimi të dirigjuar politikisht, fushatë, e cila shikohet, ose më mirë është shikuar qartë edhe në panelet e darkës.

Ku udhĂ«heqĂ«sit, financuesit apo edhe ideatorĂ«t e “kryqĂ«zatĂ«s sĂ« baltĂ«s digjitale”, lĂ«shonin raketat balistike, tĂ« cilat natyrisht si rezultat kishin mĂ« shumĂ« zhurmĂ«n e shantazhin, sesa efektivitetin nĂ« objektiva real. NjĂ«jtĂ« nĂ«se bĂ«jmĂ« krahasimin e raketave izraelite me ato iraniane qĂ« po shkĂ«mbehen me shumicĂ« kĂ«to tre ditĂ«.

Kryqëza digjitale anti-SHBA, në realitet nuk pati asnjë efekt në perceptimin publik shqiptar, e natyrisht asnjë ndikim në administratën amerikane për të ndryshuar qëndrim. Së paku në lidhje me mbështetjen e SPAK dhe të drejtësisë së re, e cila është rikonfirmuar edhe nga administrate aktuale.

Ajo që sipas të gjitha gjasave ka pasur efekt, ka qenë studimi i arsyeve përse bëhet kjo kryqëzatë balte, e cila shikohet me lehtësi që nuk ka qenë spontane.

ËshtĂ« krejt normale, qĂ« njĂ« administratĂ« serioze bĂ«n raportet e saj mbi shkaqet, mbĂ«shtetĂ«sit dhe pasojat e njĂ« kryqĂ«zate tĂ« tillĂ«.

Raporte që sipas gjasave janë të radhitura në zyrat e duhura të administratës amerikane, posaçërisht në deskun për Shqipërinë në DASH. E cila ka arkivën e saj, të cilën e shikojmë shpesh të shfletohet në kohë të ndryshme kur ppërkujtohet, apo risillet një ngjarjen e rëndësishme historike.

SHBA, si fuqi e madhe globale, ka kujtesën e saj shtetërore dhe diplomatike, të cilën nuk mund ta shpërfillë askush drejtues momental, përkundrazi e përdor në punën e tij për të çuar para politikën amerikane.

Ajo kryqëzatë, të cilën mjeshtrat; qoftë digjitalë, qoftë edhe diplomatikë përtej oqeani, e kanë kuptuar, deshifruar dhe renditur me kujdes. Ndaj dhe janë marrë ato vendime që i dimë të gjithë.

PĂ«r tĂ« ardhur tek njĂ« zhvillim tĂ« ri ndĂ«rmjet PD-sĂ«, pĂ«rkatĂ«sisht kĂ«saj opozite, do tĂ« duhet sĂ« pari njĂ« distancim nga ajo kryqĂ«zatĂ« 7 vjeçare, qĂ« shkoi deri nĂ« absurd. Natyrisht si hap i pare


The post Kostoja politike e kryqëzatave anti-amerikane të opozitës first appeared on JavaNews.al.

Etapat që i frikësohet Berisha, arsyet e mjedisit toksik në PD

By: Ylli Pata
14 June 2025 at 21:06

Nga Ylli Pata

Ngritja e zërit dhe lëshimi i gjuhës nga enturazhi i Sali Berishës, ndaj çdokujt që ngre pyetje mbi të ardhmen e doktorit, nuk është gjë e re.

Ka ndodhur, qĂ« prej “lashtĂ«sisĂ«â€ sĂ« 1992, kur linçohej çdokush qĂ« fliste pĂ«r ndryshime apo emĂ«rime, ndryshe nga ato qĂ« ka bĂ«rĂ« Sali Berisha.

Sharjet e pĂ«rditshme qĂ« ndodhin live nĂ« tv apo nĂ« rrjete, nuk janĂ« gjĂ« tjetĂ«r veçse njĂ« “civilizim” i njĂ« komuniteti qĂ« nuk ka mĂ«nyrĂ« tjetĂ«r pĂ«r tĂ« mbajtur larg çdo zĂ«, çdo karrierĂ«, apo çdo lĂ«vizje tĂ« re brenda opozitĂ«s.

Por tani duket se Ă«shtĂ« shumĂ« vonĂ« pĂ«r tĂ« mbajtur me zor, njĂ« zhvillim qĂ« sapo ka nisur rrugĂ«n e mos kthimit. ËshtĂ« njĂ« proces politik qĂ« natyrisht nuk nisi mĂ« 11 maj. Por aty u vulos fort, dhe kĂ«tĂ« e di mĂ« mirĂ« se tĂ« tjerĂ«t vetĂ« i zoti i punĂ«s. i cili harxhoi energji pa fund, jo pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« ekip drejtues tĂ« PD-sĂ« qĂ« tĂ« jetĂ« e ardhmja politike e vendit, por qĂ« tĂ« ndikojĂ« pĂ«r tĂ« ndodhur ajo qĂ« shumĂ« pak shpresonte se do tĂ« ndodhte.

DomethĂ«nĂ«, dalja nga ngrica ku e vendosĂ«n amerikanĂ«t nĂ« 2021-shin, me anĂ« tĂ« njĂ« aksioni lobimi tĂ« pashembullt, ku u harxhua njĂ« shumĂ« e madhe: 6 milionĂ« USD. MĂ« e madhja shumĂ« qĂ« Ă«shtĂ« harxhuar ndonjĂ«herĂ« pĂ«r “operacione plastike” politike nĂ« historinĂ« e ShqipĂ«risĂ«.

Operacion qĂ« dĂ«shtoi, pasi i gjjithĂ« qĂ«llimi i kĂ«tij operacioni, me gjjithĂ« La Civita-n nĂ« krye tĂ« fushatĂ«s kishte dy synime: sĂ« pari qĂ« tĂ« zbuste sanksionet e BerishĂ«s nĂ« SHBA, se pĂ«r tĂ« hequr nuk se flitej, por edhe pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« nĂ« 11 maj Sali BerishĂ«s njĂ« legjitimitet politik, qĂ« sĂ« paku tĂ« jetĂ« “Zoti” i opozitĂ«s shqiptare, pra tĂ« gjithĂ« atij komuniteti qĂ« nuk d tĂ« jetĂ« me Edi RamĂ«n.

MĂ« 11 maj, Sali Berisha, jo vetĂ«m qĂ« nuk u zgjodh si “Zoti i OpozitĂ«s” por u ndĂ«shkua nga votuesit opozitarĂ«, qoftĂ« me vota kundĂ«r, qoftĂ« me vota ndryshe, qoftĂ« me mospjesĂ«marrje nĂ« zgjedhje.

Zgjedhjet, janë një proces ku, sadokudo mund të mos jenë ndoshta krejt fair, gjithsesi janë një manifestim i matjes së përkrahjes politike. Deri tani janë procesi i vetëm legjitim i funksionimit politik në shoqëritë perëndimore.

Sali Berisha, pas këtyre dy disfatave të mëdha, përkatësisht dështimit për të hequr sanksionet në SHBA dhe humbjes fatale në zgjedhje, ku kundërshtari i tij është krejt afër shumicës së cilësuar, ka një rrugë me disa etapa që e çojnë drejt perëndimit përfundimtar politik, në një rrugë shumë më pak të lavdishme.

Në këtë rrugë të pakthyeshme, një lloj rubikoni, që Berisha në fakt e ka kaluar disa herë, duke rrëzuar çdo lloj rregulli e përjashtimi të tij, ka disa etapa.

Etapa e parĂ« dhe mĂ« e rĂ«nda Ă«shtĂ« nisja e procesit penal. Pesha e tĂ« cilit do tĂ« jetĂ« dramatike pĂ«r rrudhjen edhe mĂ« tĂ« madhe tĂ« konsensusit qĂ« i ka mbetur tek disa militant. TĂ« cilĂ«t, nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« tyre, duke nisur nga ata qĂ« donin tĂ« bĂ«nin karrierĂ« nĂ« PD, nĂ« 2021, e panĂ« doktorin si njĂ« muddĂ«si, si njĂ« trampolinĂ«. NĂ« fjalĂ« tĂ« tjera, shumica e mbĂ«shtetĂ«sve qĂ« ju bashkuan nĂ« “luftĂ«n civile” brenda PD-sĂ«, nuk e bĂ«nĂ« se e adhuronin, apo e pĂ«lqenin.

Por sepse e konsideruan si njĂ« instrument politik. E si tĂ« tillĂ« e justifikuan thuajse tĂ« gjithĂ« qĂ« pĂ«rfaqĂ«sonin apo donin tĂ« pĂ«rfaqĂ«sonin opozitĂ«n. “Zoti Berisha Ă«shtĂ« e vetmja mundĂ«si pĂ«r tĂ« bashkuar opozitĂ«n”.

Kjo nuk ndodhi pasi opozita, jo vetëm nuk u bashkua, por u dizintegrua më shumë, e nga ana tjetër, pandehja ndaj kreut të PD-së u bë zyrtare. Ai doo të nisë kalvarin e një procesi penal, të gjatë e të lodhshëm.

Etapa tjetĂ«r e radhĂ«s, janĂ« zgjedhjet vendore tĂ« pjesshme, nĂ« disa bashki tĂ« vendit. Ku do tĂ« jetĂ« njĂ« “provĂ« e vogĂ«l” zhvillimi politik, i daljes sĂ« protagonizmit nga ana e strukturave tĂ« PD-sĂ«, tĂ« cilat kĂ«saj radhe d tĂ« luftojnĂ« pĂ«r vete, duke bĂ«rĂ« aleancat e duhura, edhe me faktorĂ« tĂ« tjerĂ« pĂ«r tĂ« fituar.

Ndërsa etapa tjetër do të jenë zgjedhjet vendore të përgjithshme të vitit 2027, ku sipas të gjitha gjasave në terren do të dalin të gjithë ata njerëz që Berisha i përjashtoi nga listat më 11 maj, e do të kthehen në të kërkuar nga të gjithë faktorët, duke nisur edhe partitë e reja, pasi kanë popullaritetin. Pikërisht atë faktor që i mungon Sali Berishës dhe grupit të tij të ngushtë.

Do të jetë viti 2027, etapa që sipas gjasave do të na japë gjurmën e oerientimit politik të opozitës së re. Natyrisht rrugës mund të ketë zhvillime të papritura sa të duash, qoftë të brendshme apo të jashtme.

Por Sali Berisha nuk ka mudnĂ«si mĂ« tĂ« pĂ«rfitojĂ« nga “aksidentet teknologjike” rrugĂ«s, pasi tĂ« gjithĂ« e dinĂ« se s’ka mĂ« kohĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« pozitĂ« alternative. QĂ« tĂ« konkurojĂ« pĂ«r tĂ« qeverisur vendin.

Natyrisht, duke pasur në dorë mjete të rëndësishme si ato financiare, mediatike e politike, Berisha do ta shfrytëzojë për të ruajtur statusquo-në, por që këto mjete, nuk mund të ndalin një process, i cili sapo ka nisur dhe ka etapat e tij-të pakthyeshme!

The post Etapat që i frikësohet Berisha, arsyet e mjedisit toksik në PD first appeared on JavaNews.al.

Berisha, njĂ« “Falcone”? Pse kĂ«rcet version antimafia i kreut tĂ« PD

By: Ylli Pata
12 June 2025 at 21:22

Nga Ylli Pata

Deklaratat e Sali Berishës, se narkosit shqiptarë kanë vrarë kandidatin kolumbian për president, Miguel Uribe Turbay, nuk duket se kanë prodhuar tituj në media ndërkombëtare, edhe pse ky ka qenë qëllimi.

Siç ka qenĂ« qĂ«llimi nĂ« njĂ« mbledhje tĂ« PPE nĂ« Bruksel, kur e cilĂ«soi qeverinĂ« e Edi RamĂ«s njĂ« “narko-shtet”.

Ka shumë gjasa, që në ditët në vijim të kemi një avancim të kësaj retorike, qoftë nga Sali Berisha, apo edhe enturazhi i tij politiko-mediatik. Ndërkohë që panelet e darkës të flasin më shumë e të thërrasin në skenë kokainologët më të famshëm të sferës mediatiko-televizive.

Megjithatë, sipas gjasave, kjo retorikë nuk do të ngjisë, pikërisht sepse është kthyer në një refren politik që bëhet me fushata.

Krimi i organizuar, apo mafia si fenomen i rëndë i koluzionit të krimit me struktura të shtetit e shoqërisë, është një debat ndërkombëtar tashm. Trafiqet, pastrami i parave të tyre, riinvestimi dhe më pas ridaljet në investime, diskutohen vazhdimisht në të gjitha vendet europiane e jo vetëm. Por këtë e bëjnë në radhë të parë gazetarë të njohur investigativë, ao ekspertë që merren ditë përditë me mafian, si për shembull prokurorët antimafie apo Rberto Saviano, që e nis dhe e ngrys ditën vetën në dosjet e prokurorisë apo vendime gjykatash.

Politika, kur e mbështet këtë betejë antimafia, është positive, ndërkohë që më e rëndësishme është mëbshtetja me vepra e agjencive dhe isntitucioneve që e luftojnë mafian.

Nëse Sali Berisha sulmon kreun e SPAK Altin Dumani, duke i vënë si mbiemër, të një personazhi që prokuroria speciale ka arrestuar, vetëm dekurajon isntitucionin dhe inkurajon krimin.

Kur Sali Berisha, shantazhon kreun e SPAK, prokurorët e gjyqtarët specialë, natyrisht që kemi të bëjmë me një akt politik.

Akt politik, tĂ« cilin e lexojnĂ« shumĂ« mirĂ« kancelaritĂ« europiane dhe ato amerikane nĂ« TiranĂ«, e mĂ« gjerĂ«. NĂ«se shikohet me kujdes, motivi i shpalljes sĂ« BerishĂ«s Non Grata, nga Britania e Madhe, motivi Ă«shtĂ« i qartĂ« pĂ«r “lidhje me krimine organizuar”, pra me mafian. E kjo ka dalĂ« nĂ« letrat e nxjerra prej gjykatĂ«s britanike, nga ankesa qĂ« bĂ«ri kreu i PD-sĂ«.

E qeveria britanike, e cila kur e mori këtë vendimi, drejtohej nga të djathtët konservatorë, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka marrë një vendim politik, pasi materialin ja ka sjellë drejtësia e Mbretërisë së Bashkuar.

Siç natyrisht ka ndodhur edhe nga Departamenti i Shtetit, pr të cilën kanë folur disa herë zyrtarë të lartë të saj. Që kanë thënë se kanë marrë dosje dhe materiale nga institucione të rëndësishme amerikane, që janë shqyrtuar me kujdes e për një kohë të gjatë.

Me fjalë të tjera, kthimi i retorikës anti-narkos, si një fije bari pas zgjedhjeve, nuk do të ngjisë, përkundrazi, ajo është e lagur që në fillim.

A nĂ«se opozita krijon njĂ« narracion tĂ« drejtĂ« e tĂ« sinqertĂ« antimafie, e atĂ« e kthen nĂ« njĂ« betejĂ« tĂ« plotĂ« e tĂ« gjatĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« mesele tjetĂ«r. Por qĂ« tĂ« jetĂ« e besueshme, kjo nuk do tĂ« duhej tĂ« trajtohet as nga Berisha, e as nga njerĂ«z qĂ« nuk e kanĂ« besueshmĂ«rinĂ« e integritetit dhe ndĂ«rshmĂ«risĂ« intelektuale. Po sa pĂ«r tetorikĂ«, mund tĂ« flasin sa duash kĂ«to 12 vjet, por do jetĂ« thjeshte njĂ« sallatĂ« e grirë 

The post Berisha, njĂ« “Falcone”? Pse kĂ«rcet version antimafia i kreut tĂ« PD first appeared on JavaNews.al.

Pse votuesit demokratĂ« s’votuan pĂ«r kopjet e doktorit?

By: Ylli Pata
10 June 2025 at 19:20

Nga Ylli Pata

Një debat real politik, i cili duhet të nisë menjëherë për të kapur zgjedhjet vendore në prag, për të nxjerrë një klasë të re politike.

Operacion, i cili Ă«shtĂ« mĂ« i vĂ«shtiri nĂ« politikĂ«n e sotme. Kur jo vetĂ«m nĂ« ShqipĂ«ri, katedrat e universiteteve, shtypi a edhe shoqĂ«ria civile, apo edhe “kazermat” partiake, nuk po furnizojnĂ« mĂ« cilĂ«sinĂ« e individĂ«ve karizmatikĂ« me tĂ« dhĂ«na lidershipi.

Koha e artĂ« e viteve 90, kur kryesitĂ« e partive ishin mbushur me profesorĂ« universitetesh, diplomatĂ« e shkencĂ«tarĂ« ka pĂ«rfunduar. Sot, “doktorĂ«t” janĂ« nĂ« hiperinflacion, dhe “tezat shkencore” pĂ«rgatiten nĂ« copy paste.

Vende të rëndësishme e fuqi botërore si SHBA, Franca, Gjermania, Italia etj, e kanë të vështirë të prodhojnë një klasë lidershipi të freskët. Kjo natyrisht sepse në epokën aktuale, nuk ka më grupime kolegjiale, por gjithnjë e më shumë parti personale.

Po jetojmĂ« nĂ« epokĂ«n e liderit tĂ« fortĂ« dhe gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« do tĂ« bĂ«het vendimarrja gjithnjĂ« e mĂ« e “thjeshtĂ«â€ edhe mĂ« e pĂ«rqendruar.

Rasti i fundit i konfliktit ndërmjet Donald Trump dhe Elon Musk, aleatit që i dha fitoren në zgjedhjet e vjetshme, tregon pikërisht këtë fenomen, që po fuqizohet.

NĂ« kĂ«tĂ« situatĂ« qĂ« po vuan bota nĂ« qarkullimin e elitave politike, ne dukemi si nĂ« habitatin tonĂ«, pasi jemi prej kohĂ«sh njĂ« “Jurasic Park” i mbushur me dinosaurĂ« politikĂ«.

Por edhe tek ne, ku këneta politike është një fenomen jo vetëm propagandistik, ka një sinjal të qartë të dhënë nga një pjesë e madhe e elektoratit opozitar. Që nuk u dha vetëm më 11 maj, por edhe në zgjedhjet vendore të dy viteve më parë.

Sinjal që qartësisht tregon se nuk e duan më Sali Berishën dhe Ilir Metën. Mirëpo çfarë ka ndodhur në hapësirën opozitare, edhe ashtu të brishtë tonën? Personazhet që kanë hyrë në lojë për të rinovuar skenën, janë një lloj kopje e Sali Berishës në modelin e diskursit politik.

Politika Ă«shtĂ« njĂ« zanat i vĂ«shtirĂ« qĂ« kĂ«rkon njohuri tĂ« thella e kulturĂ« tĂ« gjerĂ«, por nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«, Ă«shtĂ« profesioni qĂ« i jep mĂ« shumĂ« mundĂ«si njĂ« personazhi tĂ« nxjerrĂ« “un-in” apo personalitetin e tij nĂ« publik.

Edi Rama, kur hyri nĂ« politikĂ«n zyrtare tĂ« socialistĂ«ve, nuk ishte njĂ« standard socialisti “tradicional”, madje shumĂ« prej militantĂ«ve nuk e pĂ«lqenin aktikomunizmin e ashpĂ«r tĂ« tij.

MegjithatĂ«, nĂ« fushatat politike qĂ« nga ajo e para e bashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s e deri mĂ« sot, Edi Rama ka rikuperuar dhe ka arrritur tĂ« mbajĂ« tĂ« bashkuar tĂ« gjithĂ« elektoratin e sĂ« majtĂ«s pa asnjĂ« firo. Rama nuk ngjan fare me parardhĂ«sin e tij Fatos Nano, i cili edhe ai ishte njĂ« individualitet i spikatur dhe njĂ« personazh jo “politically correct”.

Kancelari i sotëm gjerman, Fridrich Merz nuk ngjan fare me Angela Merkelin, madje fitoi sepse ka qenë për vite oponenti i saj në CDU-në gjermane.

Po pse kopjojnĂ« doktorin shumica e liderĂ«ve aspirant me ndonjĂ« pĂ«rjashtim? Sepse siç duket e njohin pak, fare pak, pĂ«r tĂ« mos thĂ«nĂ« aspak “popullin opozitar”. NjerĂ«zit e PD-sĂ« nĂ« territor, qĂ« organizojnĂ« votime prej 34 vitesh tashmĂ« dhe bĂ«jnĂ« politikĂ« pa reshtur, edhe pse kanĂ« 12 vjet qĂ« nuk shohin pushtet me sy.

Logjika e tyre “drejto nga tastiera apo telefoni” Ă«shtĂ« jashte realitetit. DemokratĂ«t nĂ« territor e kanĂ« tĂ« qartĂ« se çfarĂ« duan, nĂ«se dĂ«gjohen me kujdes, ata ua japin identikitin e lidershipit tĂ« ri qĂ« kĂ«rkojnĂ«.

Në SHBA pas humbjes së rëndë përballë Donald Trump, demokratët nuk po flasin për lidershipin e ri, edhe pse nuk kanë kohë, pasi për 2 vjet kanë zgjedhjet parlamentare të mes mandatit. Senatorët dhe kongresmenët demokratë postojnë në rrjete town hall-et e tyre me qytetarë, ku nuk flasin ata, por njerëzit, aktivistët, militantët e votuesit.

Po ku i ke “aspirantĂ«t” tanĂ«? Çdo natĂ« na kanĂ« mbirĂ« nĂ« televizione. Kurse nĂ« SHBA, mediat kryqĂ«zojnĂ« opozitĂ«n se kku kanĂ« humbur demokratĂ«t, pse po e lĂ«nĂ« Trumpit dorĂ« tĂ« lirĂ«. Elisabeth Warren, njĂ« veterane e demokratĂ«ve, senatore e korrentit tĂ« majtĂ« e zgjedhur nĂ« shtetin ultrademokrat tĂ« Massachusetts, tha pĂ«r “demokraten” New York Times: “Ne po dĂ«gjojmĂ« njerĂ«zit, ata e kanĂ« kohĂ«n e tyre sot”.

Sepse demokratĂ«t e provuan hidhur se çfarĂ« do tĂ« thotĂ« se ç’ndodh kur nuk bĂ«n primare, dmth nuk krijon aleancĂ« me bazĂ«n pĂ«r liderin e ri.

E gjitha kjo Ă«shtĂ« njĂ« panoramĂ« e duhur pĂ«r “aspirantĂ«t” tanĂ« qĂ« kopjojnĂ« doktorin. Sa pĂ«r kopje, atĂ«herĂ« ata kanĂ« origjinalin. i cili firon votues zgjedhje pas zgjedhjesh.

The post Pse votuesit demokratĂ« s’votuan pĂ«r kopjet e doktorit? first appeared on JavaNews.al.

Gabim në çkodim: Kë kërcënoi Berisha realisht me avokatin e tij?

By: Ylli Pata
6 June 2025 at 19:33

Nga Ylli Pata

Ka njĂ« javĂ«, qĂ« avokati i Sali BerishĂ«s, Genc Gjokutaj, lĂ«shoi njĂ« mesazh tĂ« ashpĂ«r nĂ« rrjetin e tij social, ku fliste pĂ«r pĂ«rplasje “trup me trup” e jo nĂ« distance apo online.

TĂ« gjithĂ« qĂ« e kanĂ« komentuar kĂ«tĂ« zhvillim, mjaft interesant dhe tĂ« bujshĂ«m, ka gjasa tĂ« kenĂ« gabuar nĂ« ç’kodimin e mesazhit, qĂ« dukej i menduar dhe kishte njĂ« adresĂ« tjetĂ«r. Po çfarĂ« shkruante avokati Genc Gjokutaj nĂ« postimin e tij?

“Sot armiqte e dikurshem te PD te “penduar” por te paguar dje dhe sot nga Rama & Co po pergatiten te riasgjesojne PD dhe Berishen! Disa prej tyre edhe deputete te PD, neser te klonuar nga Rama. Jane te shfaqur me emer dhe mbiemer ndaj beteja me ta sot eshte mĂ« e ashpra pse do te luftohet fizikisht dhe jo online si dje! Nuk mund te largojme shpetimtarin tonĂ« por atentatorĂ«t ndaj tij! Qofshnin burra, gra, gay apo lesbike! Lufta eshte e shpallur! Bujrum!”

Ky ishte mesazhi, e në bazë të komenteve të zhvilluara, adresa shkonte tek një numër i vogël emrash, që mund të tentojnë të përmbysin doktorin, ndaj njerëzit e tij i kanë shpallur luftë. Po kush janë këto, se përveç, Alessia Balliut, Dash Sulës dhe Flutura Açkës, nuk ka folur kush, por që të tre janë jashtë PD-së.

NĂ«se ka pasur njĂ« personazh qĂ« ka folur i pari dhe i vetmi pas humbjes “madhĂ«shtore” tĂ« PD-sĂ« mĂ« 11 maj nga enturazhi i doktorit, ai Ă«shtĂ« Fredi Beleri. I cili krejt shkoqur tha se Berisha duhet tĂ« jepte dorĂ«heqjen, e t’i hapte rrugĂ«n njĂ« projekti politik tĂ« ri opozitar.

Projekt, që duket, siç ka ndodhur shpesh tek ne, por edhe në vende të tjera të rajonit, kanë pasur edhe ndikimin dhe ndërhyrjen e qarqeve greke.

Nga 1992, deri mĂ« sot, qarqet politike, por edhe ato parapolitike apo tĂ« atyre qĂ« quhen “deep state”, kanĂ« pasur rolin e tyre qoftĂ« nĂ« TiranĂ«, qoftĂ« nĂ« Shkup, ku u investuan fort te njĂ« kryeministĂ«r qĂ« bĂ«ri paktin e shekullit me ta, siç ishte Zoran Zaev.

I cili, kur e larguan ja vuri fajin amerikanëve dhe shqiptarëve, duke risjellë në skenë nacionalistët e VRMO-në, e cila ka ende të freskëta gjurmët e shërbimeve sekrete ruse e serbe. Të përmendura me emër e mbiemër nga Ali Ahmeti, i cili para zgjedhjeve të shkuara përmendi me kod, pseudonimet e udhëheqësve të opozitës që më pas mori pushtetin.

Vojislav Sheshel, lideri radikal serb dhe kreu i paramilitarëve proxy të Moskës në luftrat e ish-Jugollavisë, ishte personazhi politik më i rëndësishëm i krahut pro-rus në Serbi.

Dorëzimi i Sllobodan Millosheviçit në Hagë nga kryeministri kurajoz Zoran Xhingjiq, i cili po e çonte vendin drejt Perëndimit, pati si pasojë vrasjen e tij, prej qarqeve të lidhura me Moskën dhe fijet e saj në rajon.

Më pas u vra kasapi Arkan, e aktorë properëndimorë morën drejtimin e vendit. Për të mbushur boshllëkun nacionalist, ishin lëvizjet diplomatike që i lanë duart me plakun Sheshel, i cili i kishte përdorur si kamerierë Tomislav Nikoliqin e Aleksandër Vuçiqin.

Por ishin pikërisht këta të dy, që një ditë morën shumicën e Partisë Radikale Serbe, u bashkuan me filorusët e gruas së Milosheviçit, si sekretari i tij Vulin dhe krijuan SNS-në-Partinë Progresiste Serbe. E cila është në pushtet të pandërprerë prej vitit 2012. Si pasojë e një koalicioni ndërmjet filo-rusëve të atashuar si Vulin, Daçic, apo një pehlivani që luan me dy porta si Vuçiq.

NjĂ« skemĂ« e ngjashme u pĂ«rdor pĂ«r tĂ« rrĂ«zuar edhe Milo Gjukanoviçin nĂ« 2020-Ă«n, me anĂ« tĂ« “çetnikut-shqiptar”, Dritan Abazoviçit. I cili kur u bĂ« kryeministĂ«r, bllokoi vizitĂ«n nĂ« Beograd tĂ« ministrit tĂ« JashtĂ«m rus, Sergej Lavrov, duke i mbyllur hapĂ«sirĂ«n ajrore tĂ« Malit tĂ« Zi.

Akt i fortë politik, që i kushtoi karrierën dhe e rrëzoi Dritanin nga posti i kryeministrit. Sot, në pushtet në Podgoricë, janë ca djem të ri të shkolluar në Perëndim, por që kanë një marrëdhënie të ngushtë si me Beogradin, si me njerëzit e Moskës, që i kanë vënë të drejtojnë Parlamentin.

Të gjitha këto lëvizje në rajon, kanë ndodhur në vite e vite, si një përplasje interesash apo oreksesh, që prapa kanë plane strategjikë që bëhen nga shtete serioze. Qofshin fuqi të mëdha apo të vogla. Kjo në fund të fundit është politika.

Sali Berisha ju ngjit AthinĂ«s me kandidaturĂ«n e Fredi Belerit, pikĂ«risht pĂ«r ta shpĂ«tuar nga izolimi ndĂ«rkombĂ«tar, e pĂ«r tĂ« ndikuar nĂ« lobimin e heqjes sĂ« Non Grata-s. GjĂ« qĂ« nuk ndodhi e s’ka si tĂ« ndodhĂ« nĂ« tĂ« ardhmen. Ndaj me tĂ« drejtĂ«, ata faktorĂ« qĂ« e mbĂ«shtetĂ«n, nuk kanĂ« pĂ«rse tĂ« heqin dorĂ« nga planet e tyre, edhe pse patĂ«n njĂ« dĂ«shtim “olimpik” apo njĂ« “shah mat” nga kundĂ«rshtari i tyre, Edi Rama.

Madje me deklaratën e ish-diplomatit të njohur amerikan në Ballkan, Philip Ricker, se SHBA do të angazhohet gjithnjë e më pak në rajon, krijon mundësi më shumë për aktorët e tjerë. Të cilët natyrisht që do ta mbushin vakumin e forcojnë influencën e tyre në politikën e Tiranës.

Ky vakum në opozitë, është një terren pjellor për çdo strateg të ngritjes e mbështetjes të një lidershipi, që tek e fundit, së paku nuk do ta ketë kundërshtar.

KĂ«tĂ« lojĂ«, Sali Berisha e kupton mĂ« mirĂ« se tĂ« tjerĂ«t, pasi edhe vetĂ« ka qenĂ« nĂ« hullinĂ« e aleancave dhe lĂ«vizjeve tĂ« tilla me qarqe tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. Por ai u ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur aktorĂ«ve brenda PD-sĂ«, se kush do tĂ« bĂ«het pjesĂ« e “bandĂ«s sĂ« Brutit”, do tĂ« sulmohet “fizikisht”, jo thjeshtĂ« online. A hyn edhe Beleri tek ky grup, pĂ«r tĂ« cilin foli avokat Gjokutaj njĂ« javĂ« mĂ« parĂ«. Gjasat janĂ« qĂ« po, megjithatĂ«, lista duket edhe mĂ« e gjatë 

The post Gabim në çkodim: Kë kërcënoi Berisha realisht me avokatin e tij? first appeared on JavaNews.al.

Mjegulla berishjane mbi ndërkombëtarët, kur një raport rrëzon zgjedhjet?

By: Ylli Pata
31 May 2025 at 20:40

Nga Ylli Pata

NĂ« zyrat e PR-it dhe enturazhin e Sali BerishĂ«s, po prodhohen fabula tĂ« ndryshme mbi raportet “ndĂ«rkombĂ«tare” qĂ« sipas tyre kanĂ« rrĂ«zuar zgjedhjet e 11 majit.
Synimi i këtij narracioni është i qartë, prodho një histori për të mbyllur apo mbingjitur ndaj kërkesave dhe qëndrimeve kritike ndaj Berishës, ku po i kërkohet dorëheqja pas humbjes së thellë në zgjedhje.

Megjithatë, për të analizuar një rast, ndihmë vjen krahasimi. Në lidhje me fabulën e mediave pranë Berishës, panelistëve dhe politikanëve të suitës së tij, duhen parë thjeshtë rastet e qëndrimeve ndërkombëtare mbi zgjedhjet në vende të ndryshme, e sidomos me probleme mbi demokracinë.

Rastet më të freskëta kur zgjedhjet nuk janë njohur nga Perëndimi dhe rrëzuar si të tilla janë Venezuela dhe Bjellorusia.

Ku nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qartĂ«, tĂ« gjitha qeveritĂ« nga SHBA te tĂ« gjithĂ« vendet e BE-sĂ«, nuk i njohĂ«n zgjedhjet dhe konsideruan se fituesi i zgjedhjeve nĂ« VenezuelĂ« nuk ishte Nicolas Maduro, presidenti aktual, por lideri i opozitĂ«s, Juan GuaidĂł. I cili nga PerĂ«ndimi njihet si President legjitim “de jure”.

Ndërkaq, në Bjellorusi, Aleksandër Llukashenko, konsiderohet si President i paligjshëm, ndërksa Sviatlana Tsikhanouskaya, konsiderohet si fituese.

Qëndrimi për këto shtete ishte politik, pasi edhe raportet ndërkombëtare thonë se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe të vjedhura.

Po le t’i kthehemi nĂ« ShqipĂ«ri. Ka njĂ« tendencĂ« qĂ« nga zgjedhjet vendore tĂ« vitit 2015, ku prej PD-sĂ« dhe mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« tyre mediatikĂ«, tĂ« lexohehet me lupĂ« raporti i OSBE-ODIHR-it.

Kjo është gjë shumë pozitive, por ndodh që i mëshohet vetëm për të parë anën kur kritikohen masat ose vendimet e qeverisë. Ndërkaq, nga ana tjetër, opozita, përkatësisht PD nuk ka marrë asnjëherë nismën në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it. Të cilat kërkojnë një adminnistratë zgjedhore jo partiake, përdorimin e teknologjisë, dhe uljen e polarizimit. E të tjera e të tjera.

Armikja e Sali Berishës në zgjedhjet e 1996 dhe 2009, diplomatja britanike, Audrey Glover, u kthye në e dashur dhe e mirë nga opozita, për raportin e zgjedhjeve vendore 2015.

Raportet e ODIHR-it, përgatiten nga profesionistë me një eksperiencë të madhe të vëzhgimit të zgjedhjeve në të gjithë botën, madje edhe në SHBA. Ku në raportet përkatëse ka kritika mjaft të hidhura.

Gjithsesi, tĂ« rikthehemi tek ne. NĂ« zgjedhjet e vitit 2009, kur Sali Berisha fitoi pĂ«r pak vota dhe nuk mori shumicĂ«n pĂ«r tĂ« formuar qeverinĂ«, raporti OSBE-ODIHR theksonte e bardha nĂ« tĂ« zezĂ«: “NĂ« mbi 1/3 e Vendeve tĂ« NumĂ«rimit, votat u numĂ«ruan keq dhe shumĂ« keq. Po ashtu nĂ« zgjedhjet vendore tĂ« 2011 raporti i ODIHR, qĂ« drejtohej nga njĂ« amerikan, theksoi se vendimi i Arben Ristanit pĂ«r tĂ« rinumĂ«ruar “votat nĂ« kutitĂ« e gabuara” nuk ishte bĂ«rĂ« sipas Kodit Zgjedhor.

Megjtithatë, edhe pse kronika e këtyre raporteve është bërë nga gazetarët kronikanë të kohës, ato janë lexuar gjithmonë sipas midesë politike, ku njëra palë shikonte të mirat e tjetra të këqijat.

Por, lakmusi shqiptar për të lexuar qëndrimin ndërkombëtar për zgjedhjet në vend, janë zgjedhjet e 26 majit 1996.

NĂ« ato zgjedhje, kreu i misionit ishte Madam Audrey Glover, “Zonja e Hekurt” e vĂ«zhgimeve zgjedhore nĂ« vendet ish-komuniste, njĂ« njohĂ«se par-exellanxe e mĂ«nyrĂ«s sĂ« hileve tĂ« vendeve anti apo quasi demokratike.

Edhe pse zgjedhjet e 1996, pra të 26 majit u braktisën nga opozita shqiptaret në 11 të paradites, pra 4 orë pasi kishte nisur procesi, vëzhguesit e ODIHR qëndruan sipas planit të tyre në ata zona ku ishin ndarë. Dhe bënë raportin e tyre, ku thuhej se zgjedhjet ishin një maskaradë nga përgatitja në administrim. Rezultati thuhej se u deformua nga komisionerët e PD-së që ishin të eksituar nga ikja e opozitës.

Por ç’ndodhi? PikĂ«risht nĂ« kohĂ«n kur mbahej konferenca e shtypit e misionit vĂ«zhgues tĂ« OSBE/ODIHR, dy ditĂ« mĂ« pas mĂ« 28 maj, opozita tentoi tĂ« mbajĂ« njĂ« manifestim nĂ« Sheshin “SkĂ«nderbej”, pikĂ«risht poshtĂ« dritareve tĂ« Hotel Tirana, ku zhvillohej edhe konferenca e shtypit.

Sali Berisha, atĂ«herĂ« President i vendit urdhĂ«roi policinĂ« dhe forcave speciale t’i hyjĂ« nĂ« dru politikanĂ«ve opozitarĂ«. Imazhet e asaj dite bĂ«nĂ« xhiron e botĂ«s dhe i kemi parĂ« tĂ« gjithĂ«. Profesor Servet PĂ«llumbi i rrahur sĂ« bashku me njĂ« gazetar spanjoll tĂ« gjakosur, Blendi Gonxhe qĂ« tĂ«rhiqej zvarrĂ« nĂ« pllakat e sheshit, Arben Imami qĂ« goditej me egĂ«rsi, Gaqo Apostoli qĂ« goditej me shkop gome nĂ« kokĂ« dhe shkulej nga flokĂ«t etj etj, etj.

Dhuna e BerishĂ«s, edhe pse me njĂ« operacion kaotik dhe tĂ« organizuar keq nga drejtuesit dhe zbatuesit e hurit si “gomari nĂ« duhan”, nuk ishte aq spontane dhe e pamenduar. Ishte e menduar, pasi kĂ«rkonte tĂ« jepte njĂ« sinjal ndaj ndĂ«rkombĂ«tarĂ«ve, se nuk ka ndĂ«rmend tĂ« tĂ«rhiqet.

PĂ«r tĂ« parĂ« njĂ« model i rrĂ«zimit tĂ« zgjedhjeve duhet lexuar raporti i ODIHR, nĂ« pjesĂ«n “Konkluzione”, ku thuhet “Kodi Zgjedhor Ă«shtĂ« shkelur nĂ« mĂ«nyrĂ« flagrante. Zgjedhjet janĂ« kompromentuar, janĂ« shkelur 32 nga 79 nene tĂ« Kodit Zgjedhor”.

Megjithatë, SHBA dhe BE ofruan një zgjidhje të mesme: duke i njohur fitoren dhe të drejtën qeverisëse Partisë Demokratike, por duheshin përsëritur votimet në 40 zona zgjedhore, që nxirrnin 40 deputetë.

Sali Berisha, i cili po kërkonte një mandat të dytë presidencial, i frikësuar se kemi të bëjmë me një puç perëndimor. Puç që konsistonte në atë që në 40 zonat fitonte opozita, dhe Berisha humbte shumicën për tu rizgjedhur, e për të ndryshuar Kushtetutën.

Sipas shifrave të KQZ, PD kishte 122 deputetë, e nëse i hiqeshin 40, PD mbetej me 82 parlamentarë. Përkatësisht kishte numrin e duhur për të qeverisur, por jo shumicën e duhur për të zgjdhur kreun e shtetit.

Siç dihet, Berisha i përplasi derën në fytyrë të dërguarit të Presidentit Clinton dhe ndodhi ajo që ndodhi. Por në thelb, edhe në 1996, kur raporti i OSBE- ODIHR theksonte se zgjedhjet ishin një masakër.

Edhe nĂ« vitin 2001, kur ndodhi “Dushku”, pra u pĂ«rsĂ«ritĂ«n nĂ« njĂ« raund tĂ« tretĂ«, zgjedhjet vetĂ«m nĂ« njĂ« zonĂ«, nga ku pĂ«rveç deputetit nĂ« mazhoritar dolĂ«n edhe 7 nga lista proporcionale, raporti i OSBE/ODIHR e nxorri si shkelje kĂ«tĂ« rast.

SHBA e BE, edhe pse njohën fitoren e PS-së në zgjedhje, nuk njohën shumicën për të zgjedhur kreun e Shtetit vetëm, ndaj kërkuan konsensus gjë që ndodhi me konsensusin për të zgjedhur Presidentin Alfred Moisiu.

Aktualisht, nĂ« zgjedhjet e 11 majit, Edi Rama Ă«shtĂ« uruar pĂ«r fitoren nga thuajse tĂ« gjithĂ« qeveritĂ« e BE-sĂ«, madje nominalisht nga kryeministrat e kĂ«yre vendeve, ndĂ«rsa ambasada e SHBA shpĂ«rndau njĂ« deklaratĂ« ku uronte popullin shqiptar pĂ«r zgjedhjet e 11 majit. ÇfarĂ« nĂ«nkuptonte njĂ« qĂ«ndrim neutral, por njohje politike e zgjedhjeve parlamentare.

Natyrisht qĂ« kori do tĂ« vijojĂ« t’i bjerĂ« daulleve tĂ« “masakrĂ«s elektorale”, por nĂ«se do tĂ« ishin tĂ« tilla, atĂ«herĂ« Sali Berisha, lideri i opozitĂ«s, do tĂ« ishte nĂ« azil nĂ« PerĂ«ndim, siç ndodhen liderĂ«t e opozitĂ«s tĂ« VenezuelĂ«s apo BjellorusisĂ«.

Përkundrazi lideri ynë i opozitës, jo vetëm që nuk strehohet nga Perëndimi që njeh kolegët e tij si udhëheqësa legjitimë e i ruan të mos i ndodhë ndonjë gjë e keqe, por është shpallur Non Grata nga SHBA e Britania e Madhe.

The post Mjegulla berishjane mbi ndërkombëtarët, kur një raport rrëzon zgjedhjet? first appeared on JavaNews.al.

Pse u thirr Edi Rama nĂ« “folenĂ«â€ e “ish-armiqve” tĂ« tij brenda CDU-sĂ« gjermane?

By: Ylli Pata
29 May 2025 at 19:48

Nga Ylli Pata

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot, dy statuse në faqen e tij në Facebook,  nga pjesëmarrja e tij në një eveniment politik shumë të rëndësishëm europian në Gjermani.

I mbajtur nĂ« njĂ« qytet shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m gjerman, Aachen, bĂ«het fjalĂ« pĂ«r ceremoninĂ« e çmimit prestigjoz “Charlemagne Prize”, Edi Rama ka postuar dy statuse.

NjĂ«rin, me “nota shakaje”, tregon takimin me njĂ« figurĂ« tĂ« vjetĂ«r tĂ« CDU-sĂ« gjermane, Elmar Brok, por qĂ« influenca e tij aktuale, nuk Ă«shtĂ« si mĂ« parĂ«. Ish-deputet nĂ« Bundestag dhe Parlamentin Europian sidomos, Brok Ă«shtĂ« njĂ« mik i vjetĂ«r i Sali BerishĂ«s. Madje nuk e braktisi as nĂ« fushatĂ«n e fundit tĂ« zgjedhjeve tĂ« 11 majit, ku i erdhi nĂ« njĂ« nga mitingjet elektorale.

Rama, nĂ« postimin pĂ«r Brok shkruan: Elmar Brok: “Edi, urime! Eh, erdha pĂ«rsĂ«ri nĂ« TiranĂ« tĂ« tĂ« vrisja, po ti sa herĂ« unĂ« vij tĂ« tĂ« vras ngjitesh mĂ« lart!

UnĂ«: Elmar, vetĂ«m njĂ« gjĂ« s’kam pĂ«r tĂ« ta falur kurrĂ«! Vjen nĂ« TiranĂ« dhe s’pi njĂ« kafe me mua, ndĂ«rkohĂ« qĂ« unĂ« tĂ« jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “ÇfarĂ« s’tĂ« vret tĂ« bĂ«n mĂ« tĂ« fortĂ«â€!  Plas e qeshura dhe pĂ«rqafohemi si miq tĂ« vjeter”.

NdĂ«rkaq, nĂ« njĂ« postim tjetĂ«r, kryeministri shqiptar ka publikuar njĂ« sĂ«rĂ« fotosh, tĂ« shoqĂ«ruar me shĂ«nimin: Gjermani – “Privilegj tĂ« isha ndĂ«r tĂ« ftuarit e nderit nĂ« ceremoninĂ« e akordimit tĂ« çmimit prestigjioz “Charlemagne Prize” pĂ«r Presidenten e Komisionit Europian dhe miken e çmuar, Ursula von der Leyen”.

“Charlemagne Prize”, edhe pse organizohet nga qyteti i Aachen, e njĂ« fondacion i drejtuar nga kryebashkiaku(nĂ« rastin aktual kryebashkiakja) e kĂ«tij qyteti, Ă«shtĂ« njĂ« eveniment me simbolikĂ« tĂ« posaçme politike.

Ai mban emrin e Perandorit Romak të mesjetës Karli i Madh, i cili bashkoi pjesën më të madhe të Europës Perëndimore në një etnitet politik. Këtë çmim e kanë fituar figura politike të rëndësishme nga SHBA dhe Europa, por edhe gazetarë apo intelektualë të shquar.

PĂ«r tĂ« pĂ«rmendur vetĂ«m disa: Henry Kissinger, Bill Clinton, Toni Blair, Helmuth Kohl, Angela Merkel, Papa Françesku, Tymothy Garten Ash, etj etj. NjĂ« vit mĂ« parĂ« e fitoi kreu i komunitetit hebraik tĂ« EuropĂ«s, dy vjet mĂ« parĂ«, Vladimir Zelensky dhe populli ukrainas. NdĂ«rsa nĂ« 2022 krerĂ«t e opozitĂ«s bjelloruse qĂ« u burgosĂ«n nga Llukashenko. KĂ«tĂ« vit, çmimin e mori kreu Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, si njĂ« shenjĂ« e fuqizimit gjeopolitik tĂ« Bashkimit Europian. Çdo çmim i dhĂ«nĂ« ndĂ«r vite ka pasur simbolikĂ«n e tij politike tĂ« caktuar.

Ndërkaq, parë në fotot e këtij evenimenti, aty kishte shumë pak politikanë të majtë: Martin Schulz, ish-kreu i Parlamentit Europian dhe ish-lider i socialdemokratëve gjermanë, por që vinte si fitues i çmimit në vitin 2015, kryeministri i Maltës, Robert Abela dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Aty, sipas fotove ndodhej “ajka” politike e CDU-sĂ« gjermane nĂ« pushtet, pra partisĂ« Kristian Demokrate, pĂ«rkatĂ«sisht krahu “perĂ«ndimor” i kĂ«saj partie, qĂ« sot ka edhe fuqinĂ« ekzekutive tĂ« CDU-sĂ«.

Prezenca e Kancelarit të ri gjerman, Friedrich Merz, ishte dëshmi e rëndësisë që i ka dhënë këtij evenimenti, ku ndodhej edhe Edi Rama, më të cilin është takuar në mjediset e tij.

Përveç Elmar Brok, Rama është takuar edhe me një personazh tjetër të njohur në Shqipëri, deputetin e rëndësishëm të CDU-së, Gunther Krichbaum. i cili shfaqet jo vetëm i çlirët, por edhe i qeshur dhe bën selfie me kryeministrin shqiptar.

Edi Rama, ka një histori të vjetër lidhjeje politike me Gjermaninë që pa ardhur në pushtet, por kryesisht me mjediset socialdemokrate gjermane. Fondacioni i së cilës Friedrich Ebert, ka kontribuar në formimin e know how-t politik të PS-së në programe dhe organizimin parlamentar.

Me ardhjen në krye të qeverisë, Rama pati një partneritet të afërt me kancelaren e atëhershme Angela Merkel, atëherë edhe kryetare e CDU-së, lobi i së cilës ndodhej nga Berlini, pjesën lindore të Gjermanisë, por mbi të gjitha në Bavarinë e pasur, ku fuqi politike janë Kristian Socialët e CSU-së, grupi më konservator dhe i djathtë i kristian-demokratëve gjermanë.

Pikërisht në landin e Bavarisë, kryeministri shqiptar është parë shpesh gjatë viteve të qeverisjeve, ku është takuar me politikanë të rëndësishëm, biznesmenë, të cilët në këtë land kanë një peshë mjaft të fuqishme, si dhe në aktivitete si artist, ku ka hapur ekspozitat e tij. Të cilat, natyrisht janë mjedise edhe lobimi politik, madje mjaft më të mira se konferencat.

NdĂ«rkaq, Partia Demokratike, atĂ«herĂ« e drejtuar nga Lulzim Basha, por qĂ« de fakto bosi ishte Sali Berisha, kishte njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« mirĂ« me “lobin perĂ«ndimor” tĂ« CDU-sĂ«, i cili drejtohet nga kancelari Merz. N0jĂ« biznesmen dhe politikan shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe me lidhje tĂ« forta jo vetĂ«m brenda gjermanisĂ«.

Në vitin 2017-2019, ky lob ka qenë mjaft kritik ndaj qeverisjes së Edi Ramës, bazuar nga raportet dhe lobimet që bëri PD-ja e Bashës, por edhe deputetë të tjerë.

I ngarkuari, ose kryesori nĂ« kĂ«tĂ« aksion ishte Gunther Krichbaum. I cili ka qenĂ« pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« shumĂ« i hidhur me Edi RamĂ«n, qeverinĂ« e tij, e sidomos me mazhorancĂ«n qeverisĂ«se. Shkurt ishte njĂ« pĂ«rkrahĂ«s i fortĂ« i PD-sĂ«.  Ishte koha kur nĂ« tabloidin mĂ« tĂ« lexuar nĂ« Gjermani “Bild” u publikuan pĂ«rgjimet e zgjedhjeve tĂ« pjesshme nĂ« DibĂ«r.

Krichbaum e detyroi Ramën dhe deputetët e PS-së, ku Taulant Balla ishte interlekutori kryesor, që atëherë të bënin disa inkursione në Bundestag për të hequr mendimin negativ e për të bindur këtë lob në atë kohë minoritar brenda CDU-së. Në atë kohë Rama takoi edhe vetë Friedrich Merz në Bundestag, ku dhe publikoi një foto të posaçme.

Gunther Krichbaum, ndërkaq, u bë i njohur edhe së fundi pasi ka sulmuar rëndë Sali Berishën, e ka marrë ofendime të forta nga vetë kreu i PD-së e të gjithë pasuesit e tij. Krichbaum, apeloi PD-në si mik i saj që të mos ndjekin një të akuzuar për korrupsion dhe i këshilloi të mos sulmojnë SPAK, pasi ka mbështetjen e BE-së.

Gunther Krichbaum, sot është shumë i rëndësishëm, pasi është Ministër Shteti në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë. Përkatësisht zëri dhe dora e kancelarit Merz në diplomacinë gjermane.

Rama, sipas fotove të postuara, ka takuar edhe Jean-Claude Juncker, ish-kreun e Komisionit Europian. I cili në kohën e tij u bë i famshëm në videot ku ecte duke u lëkundur dhe ngacmonte koleget në samite. Euroskeptikët dhe sovranistët e sulmonin viralisht e egërsisht në rrjete si pijanec. Juncker, ndërkaq politikisht ishte kreu i Komisionit që bllokoi zyrtarisht pa afat zgjerimin e BE-së dhe natyrisht negociatat me Shqipërinë.

Natyrisht që e gjitha kjo ndodhi për shkaqe politike brenda BE-së, por Juncker, duke qenë edhe politikan i një vendi minor si Luksemburgu ndiqte pëshpëritjet në vesh të disa vendeve të tjera që ishin më skeptike. Si për shembull Holanda, Danimarka, pore dhe Franca.

Sot situata Ă«shtĂ« krejt ndryshe. Jo vetĂ«m me komisionin “gjeopolitik” tĂ« Ursila Von der Leyen, por edhe nĂ« vendet anĂ«tare. Sot tre shtetet mĂ« skeptike ndaj ShqipĂ«risĂ«, janĂ« ndĂ«r mbĂ«shtetĂ«set mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r integrimin e saj.

Po pse Rama ishte i vetmi kryeministër i të gjithë Ballkanit, jo vetëm atë Perëndimor në evenimentin VIP të Aachen-it?

Gjasat, apo hipotezat, qĂ« duken mĂ« afĂ«r realitetit, Ă«shtĂ« se kryeministri shqiptar ka qenĂ« i pari lider politik, mĂ« pas e bĂ«ri Nicușor Dan nĂ« Rumani, qĂ« tĂ« bĂ«jĂ« fushatĂ« elektorale me hyrjen nĂ« Bashkimin Europian. QĂ« ishte karta e sllogani bazĂ« i PartisĂ« Socialiste pĂ«r mandatin e katĂ«rt. E po me gjasĂ«, kjo pjesĂ«marrje nĂ« kĂ«tĂ« event simbolik tĂ« fortĂ«, Ă«shtĂ« paradhoma e vendimit politik pĂ«r hyrjen e ShqipĂ«risĂ« nĂ« BE. SĂ« paku nga Gjermania, e cila Ă«shtĂ« edhe fuqia kryesore, tashmĂ« jo vetĂ«m ekonomike, por edhe politike e ushtarake e EuropĂ«s sĂ« re.

Edhe takimi me “armikun” e fundit brenda CDU-sĂ«, Elmar Brok, i cili siç thotĂ« vetĂ« Rama “u mbyll me pĂ«rqafim e tĂ« qeshura”, ishte njĂ« mesazh direkt pĂ«r Sali BerishĂ«n e veçanĂ«risht faktorĂ«t politikĂ«(nĂ«se mund tĂ« ketĂ« tĂ« tillĂ«) brenda PartisĂ« Demokratike.

TemA

The post Pse u thirr Edi Rama nĂ« “folenĂ«â€ e “ish-armiqve” tĂ« tij brenda CDU-sĂ« gjermane? first appeared on JavaNews.al.

Polarizimi toksik i televizioneve; mjedisi që humbi më 11 maj

By: Ylli Pata
28 May 2025 at 19:00

Nga Ylli Pata

Nuk është vetëm Shqipëria një vend ku ka një mjedis kaq të polarizuar dhe toksik në panelet televizive, që në mënyrë absurde nuk janë vetëm në darkë, por nisin që në mëngjes, vijojnë në drekë, edhe pasdite, për të arritur kulmin në darkë.

Ku shikon analistë që i thonë njëri tjetrit fjalët më të tmerrshme e më të rënda, vetëm sepse nuk pajtohen për çështjet politike në vend.

SHBA, ka që prej vitit 2016 që është mbjellë ky helm toksik në mjedisin mediatik, por së pari SHBA ka një media normale dhe klasike të raportimit, si dhe është një vend shumë i madh, ku ka hapësirë dhe mundësi për të gjitha llojet e gjinive të debatit, mediave, apo edhe mënyrës së të bërit politikë.

Edhe në Kosovë, një pjesë e madhe e analistëve dhe mediave televizive janë kritikë të fortë të Albin Kurtit, i cili realisht fushatën më shumë e bëri kundër analistëve dhe pronarëve të televizioneve kritike sesa me opozitën.

Tek ne, ky mjedis i një maratone të tmerrshme kakofonie të injektuar nga politika, ka pasur një synim. Të mbajë vendin me kauza 24 orëshe, të cilët më pas fryheshin për debatin politik deri në zgjedhjet e radhës. Panelet e darkës, si axhendën, por edhe të ftuarit i merrnin me porosi nga strategët e Sali Berishës dhe Ilir Metës, për synimin që të rrëzonin Edi Ramën, por edhe të sfumonin çështjet penale ndaj tyre.

Sot jemi në një stad ku si Sali Berisha, si Ilir Meta, pore dhe mjaft të politikanëve të mazhorancës janë nën akuzë nga SPAK. Zgjedhjet parlamentare përfunduan me një mazhorancë gati kushtetuese të Edi Ramës, kështu që loja e gjithë këto viteve e një sherri permanent nuk ka sens.

Madje sipas të gjitha gjasave ka krijuar vetëm një efekt; elektrizuar dhe karikuar militantët, ndërkohë që elektorati gri ka votuar të keqen më të vogël. Plus firot nga PD dhe shkërmoqien si kështjellë rëre të LSI-së dhe ish-LSI-së.

Jemi në një fazë, ku loja duhet të luhet ndryshe, pasi kjo panoramë vetëm se ka dëmtuar opozitën. Natyrisht ka pasur firot e veta edhe mazhoranca, por gjithsesi fitoi zgjedhjet.

Panalet ku promovohen personazhe që duan të sulmojnë ambasadën amerikane, të vendosin tritol në kullat e Tiranës, e jo personazhe të qeta si Ilir Alimehmeti për shembull, kanë qenë një vrasje për elementët më cilësorë dhe të përgatitur që ekzistojnë sot edhe në grupin që i janë bashkëngjitur Sali Berishës.

ËshtĂ« tamam koha qĂ« tĂ« flitet me argumente, edhe pse mund tĂ« jenĂ« argumente pro njĂ«ri atpo tjetrit, kundĂ«r njĂ«rit apo tjetrit. Por tĂ« ketĂ« argumente dhe jo sharje, jo polrizim; i miri nĂ« njĂ« anĂ« dhe i keqi nĂ« anĂ«n tjetĂ«r.

Në Maqedoninë e Veriut, si televizionet në gjuhën shqipe, si ato në gjuhën maqedonase kanë emisione politike ku ka debate dhe intervista me bollëk. Por nuk sheh kurrë atë tension, që në realitet ekziston mes partive shqiptaret në qeveri me VRMO-DPMNE dhe ato që janë në opozitë në territor dhe rrjete sociale. Pikërisht kjo klimë ka dhënë mjaft ndikim edhe në uljen e gjuhës së urrejtjes në rrjete. Ashtu ndodhi ndryshimi politik, siç po ndodh sërish ndryshimi i pritshëm në zgjedhjet lokale që mbahen së afërmi.

The post Polarizimi toksik i televizioneve; mjedisi që humbi më 11 maj first appeared on JavaNews.al.

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

By: Ylli Pata
27 May 2025 at 22:40

Nga Ylli Pata

Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më pas nga Britania e Madhe, e nuk ka asnjë shteg ndërkombëtar komunikimi.

Lobistët apo strategu La Civita e kanë mbaruar misionin dhe SHBA e dha qëndrimin e vet, pas valangës së të të gjithë liderëve europianë e mbi të gjitha OSBE për zgjedhjet e 11 majit.

Pas një humbje siç e tha vetë që e priste, Berisha tha se nuk ikën nga drejtimi i PD. Gjë që gjithashtu siç rezultati që Berisha e dinte, pritej e dihej nga të gjithë.

NĂ« PartinĂ« Demokratike nĂ« konceptin e aleancĂ«s politike, jo thjeshte ambaazhit tĂ« “ShqipĂ«risĂ« MadhĂ«shtore”, njeriu mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m me peshĂ« pas Sali BerishĂ«s Ă«shtĂ« Fredi Beleri. PĂ«r tĂ« cilin Berisha, por edhe Ilir Meta, apo tĂ« tjerĂ« investuan shumĂ« nĂ« zgjedhjet lokale tĂ« 2023-shit.

Investim, që sipas të gjitha gjasave, e kjo shikohet në çdo sondazhi, PD, PL apo të gjitha partitë apo grupet e tjera të opozitës kanë humbur sumë vota. Duke nisur nga zonat e Jugut, por që realiteti është i njëjtë kudo në gjithë vendin. Sidomos në diasporë. Shkurt Partia Demokratike si parti më e madhe, aleatët e saj, Sali Berisha dhe Ilir Meta personalisht nuk kanë fituar asgjë nga pirueta për të krijuar një precedent politik që të kthehej në një cassus belli mes Tiranës dhe Athinës.

I vetmi favor, i cili është shpresuar, ka qenë dalja apo çarja e rrethimit ndërkombëtar, i cili me ndihmën e PD-së më shumë doli në faqe të Fredi Belerit që u bë eurodeputet grek, si pasojë e një kauze që u quajt opozite, sesa nga një betejë të tij.

Pas rastit Beleri, Athina u kthye nĂ« njĂ« “Jeruzalem” tĂ« grupit tĂ« BerishĂ«s, me shpresĂ«n se kanĂ« njĂ« derĂ« kku jo vetĂ«m do t’i orientojĂ«, pore dhe t’i rejtojĂ« nĂ« tryezat ndĂ«rkombĂ«tare.

Të cilat në fakt, jo vetëm në Bruksel, por edhe në Tiranë ishin plot për Edi Ramën. Nejse gjithçka çfarë ndodhi prej 2023-shit dihet, e në fushatën e 11 majit, Fredi Beleri ka qenë njeriu më i rëndësishëm politik pas Sali Berishës në aleancën e PD. Në çdo tryezë ai ishte krahu i djathtë. Një ditë pas zgjedhjeve, Beleri i pari kërkoi dorëhqjen e Sali Berishës. Qëndrim që nuk është thjeshte i OMONIA-s, pasi atë nuk e përfaqëson më por, partisë eurodeputet i së cilës ai është.

Kjo ka njĂ« arsye tĂ« qartĂ« dhe politike. Vendosja ose rreshtimi politik i krahut ekstremist grek nĂ« linjĂ«n e re tĂ« opozitĂ«s shqiptare edhe pas ikjes sĂ« Sali BerishĂ«s. Por gjithashtu, mund tĂ« jetĂ« edhe njĂ« mbrojtje e rĂ«ndĂ«sishme politike pĂ«r doktorin; pasi ai mund t’i thotĂ« tĂ« vetĂ«ve: qĂ« po ika unĂ« vjen Beleri. NĂ« njĂ« farĂ« mĂ«nyrĂ« siç Rama bĂ«ri fushatĂ«n pĂ«rballĂ« “bufit”.

Duket si njĂ« “Mexican Standoff”, term i ardhur nga western-i legjendar i Sergio Leones, por qĂ« nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« Ă«shtĂ« njĂ« “KalĂ« Troje” nĂ« kuptimin e vĂ«rtetĂ« tĂ« fjalĂ«s.

Në fakt poitikisht, ajo deklaratë e Belerit është një bekim për opozitën shqiptaret në tërësi jo vetëm për PD-në.

ËshtĂ« njĂ« shans pĂ«r ta ridimensionuar politikĂ«n karshi kĂ«saj logjike qĂ« imponojnĂ« qarqe tĂ« lidhura me Belerin, duke u sjellĂ« si njĂ« e djathtĂ« konservatore e natyrisht patriote. Ndryshe, do tĂ« digjen me radhĂ« tĂ« gjitha karrierat politike tĂ« çdo nacionalisti tĂ« shpallur, siç ndodhi nĂ« kĂ«tĂ« fushatĂ« me ShpĂ«tim Idrizin.

The post Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës? first appeared on JavaNews.al.

Si u kthye “treni bullgar” nĂ« furgon pĂ«r Elbasan

By: Ylli Pata
22 May 2025 at 19:00

Nga Ylli Pata

Belind KĂ«lliçi, ishte i pari eksponent i lartĂ« politik i PD qĂ« tha se kemi dyshime se Ă«shtĂ« pĂ«rdorur “treni bullgar” nĂ« njĂ«sinĂ« 9 nĂ« TiranĂ«. ÇfarĂ« Ă«shtĂ« “treni bullgar”?

ËshtĂ« ajo qĂ« njĂ« votues, merr njĂ« fletĂ« votimi nga njĂ« person jashtĂ« qendrĂ«s dhe e hedh nĂ« kuti, ndĂ«rkohĂ« qĂ« fletĂ«n e marrĂ« nga ana e komisionit tĂ« QendrĂ«s sĂ« Votimit, tĂ« sigluar me partinĂ« pĂ«rkatĂ«se, e fut nĂ« xhep, ja jep personit qĂ« i dha fletĂ«n, e ky me radhĂ« ja jep votuesve jashtĂ«.

Sot ka më shumë se dy elementë që mund ta zbulojnë këtë gjë. Së pari, siglimi i fletëve të votimit me numër rendor sipas çdo votuesi që hedh firmën në procesverbal dhe që bën kalimin elektronik të kartës së idenitetit. Së dyti, sistemi i kamerave të sigurisë brenda QV, jashtë QV.

Por nëse kërkon opozita, mund të hapë kutitë, ja ka dhanë të drejtën Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta aktuale, atë të drejtë që Sali Berisha me arrogancë, nëpërmjet Arben Ristanit në 2009, ja mohoi opozitës, duke i djegur materialet zgjedhore në Lundër.

ÇfarĂ« janĂ« materialet zgjedhore? Gjithçka pĂ«rveç fletĂ«ve tĂ« votimit. Procesverbalet e orarit, korrespondimit tĂ« emrit tĂ« votuesit me numrin rendor tĂ« fletĂ«s sĂ« votimit, firmĂ«n pĂ«rkatĂ«se, ngjyrosjes sĂ« gishtit, e natyrisht kalimin nĂ« pajisjen elektronike tĂ« kartĂ«s sĂ« identitĂ«tit, e cila nxjerr njĂ« faturĂ«, qĂ« ruhet nĂ« sirtar nga njĂ« anĂ«tar i Komisionit tĂ« QV, e qĂ« futet nĂ« kutinĂ« e materialeve zgjedhore.

Sot Sali Berisha, nuk e paraqiti fare rastin Këlliçi. i cili ishte dyshim. i cili mbështetjej thjeshte në palosjen e njëjtë e disa fletëve të votimit.

Të gjithë votuesit e 11 majit e dijnë kërkesën që u bëhej nga komisinerët që duhet të lënë jashtë vulën gjatë palosjes. Që do të thotë, që me këtë logjikë një pjesë e madhe e zgjedhësve e kanë zbatuar, për të qenë korrektë. E gjitha kjo bëhet thjeshte për efekt visual, që komisioni i Grupeve të Numërimit ta paraqesë nëpër kamerat live dhe servera përcaktimin e qartë të vulës, për efekt sa më të shpejtë përpunimi. Kemi të bëjmë me një çështje teknike.

Nëse realisht PD, dyshon për tren bullgar, le të hapë kutitë dhe materialet. Sot e ka atë të drejtë. Mund ta bëjë automatikisht pa asur nevojë që të bëjë grevë urie para kryeministrisë siç bëri PS në 2009. Madje mund ta çojë në SPAK, i cili perdor edhe kamerat e bizneseve përreth. Për të rritur këndvështrimin. Pra, rruget e Zotit janë në këtë rast, të pafundme!

Materialet nuk i djeg dot Arben Ristani. Sepse sĂ« pari nuk Ă«shtĂ« me Sali BerishĂ«n, sĂ« dyti, ka njĂ« rregull tjetĂ«r. Ndaj ajo qĂ« Sali Berisha paraqiti nuk ishte rasti i ngritur nga KĂ«lliçi nĂ« lidhje me njĂ« QV apo disa nĂ« njĂ«sinĂ« 9 nĂ« TiranĂ«, por njĂ« kandidat nĂ« Elbasan. Le t’i kĂ«rkojĂ« Celibashit tĂ« hapĂ« kuititĂ«, e s’ka nevojĂ« pĂ«r tu larguar askush.

Do të jetë një proces i gjatë, por shumë interesant, pasi siç ndodhi me votën për diasporën për herë të parë, do të bëhej për hrë të parë transparenca e grupeve të numërimit që siç dihet kontrollohen nga dy partitë e mëdha.

A mund ta bëjë Berisha këtë? Po! A do ta bëjë? Natyrisht që jo! Sikur ta bënte, do të ishte mirë, pasi në vend që të flitet për trrenat bullgarë do të kishim një transparencë publike të procesit të numërimit dhe administrimit të votës.

NdĂ«rkaq, sot kur Berisha premtoi nxjerrje faktesh pĂ«r tĂ« ashtuquajturin “trenin bullgar” e zĂ«vendĂ«soi me furgonat e Elbasanit.

The post Si u kthye “treni bullgar” nĂ« furgon pĂ«r Elbasan first appeared on JavaNews.al.

❌
❌