Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 July 2025Main stream

Pastrimi i Manazderes, Llatja: Po monitorojmë me kamera dhe po vendosim gjoba për ndotjen

By: lindita
31 July 2025 at 11:38

Agjencia e Shërbimeve Publike në Bashkinë Elbasan vijon prej disa ditësh pastrimin e përroit të Manazderes, një nga dy përrenjtë kryesorë që përshkojnë qytetin. Ky përrua buron nga malësia e Shkumbinit të Sipërm dhe sjell një sasi të konsiderueshme inertesh, sidomos gjatë reshjeve të dendura. Aktualisht në terren ndodhen 6 makineri që mundësojnë pastrimin e rreth 200 metër kub mbetjesh çdo ditë.

Source

Krimet zgjedhore, Altin Dumani: Strategjia ka pasur efekt parandalues, morëm 193 kallëzime

By: lindita
31 July 2025 at 11:35

Kreu i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi sot një takim me dyer të mbyllura me gazetarët, ku në qendër të diskutimit ishte krimi zgjedhor në lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. “Strategjia e SPAK-ut ka pasur efekt parandalues, por edhe bashkëpunim. Statistikat dhe të dhënat mund t’i sjell para jush, janë administruar 193 materiale, 35 nga policia e shtetit, 80 nga qytetarët…

Source

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarët e bashkisë së Tiranës, ja kush i zëvendëson

By: lindita
31 July 2025 at 11:20

Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen. Mësohet se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili janë larguar nga detyra. Ndërkohë, katër nënkryetarët e rinj janë caktuar Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero. Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të dorëheqjeve. …

Source

Rama: Së shpejti, “projekt-rregullorja kombëtare e hapësirës publike”

By: lindita
31 July 2025 at 11:13

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e fundit nga lirimi i hapësirave publike, kësaj radhe nga qyteti i Elbasanit. “Edhe Elbasani po rimerr frymë *Së shpejti do të konsultohet me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël “Projekt-Rregullorja Kombëtare e Hapësirës Publike”, shkruan Rama.

Source

KAS i kërkon Celibashit të hetojë numëruesit: Pati mospërputhje të theksuara në tabelat e rezultateve

By: lindita
31 July 2025 at 09:55

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i ka kërkuar kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibash, që të hetojë numëruesit e votave nga zgjedhjet e 11 majit. Në shkresën drejtuar kryekomisionerit, KAS thotë se në disa qarqe të rinumëruara, pati mospërputhje të theksuara midis tabelave te rezultatit të grupeve të numërimit nga KZAZ-të respektive dhe gjendjes faktike të fletëve te…

Source

Balluku: Sot afati i fundit! Tregtarët të lirojnë hapësirat buzë rrugëve kombëtare

By: lindita
31 July 2025 at 09:38

“Sot afati i fundit! Siguria rrugore prioritet. Subjektet tregtare të lirojnë sipërfaqet pranë akseve kombëtare të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore“, shkruan zëvendëskryeministrja, njëherësh minitre e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Source

Përmirësimi i kushteve të banesave, Bashkia Tiranë hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike

By: lindita
31 July 2025 at 09:25

Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky program, i cili është pjesë e iniciativave të Bashkisë për përmirësimin e kushteve të strehimit për ata qytetarë që ndodhen në vështirësi ekonomike, u mundëson qytetarëve të aplikojnë për mbështetje financiare për rregullime dhe riparime në shtëpitë e tyre.

Source

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

By: lindita
31 July 2025 at 09:16

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk…

Source

Degradon sherri mes dy shokëve në Borsh. Njëri qëllon tjetrin me pistoletë

By: lindita
31 July 2025 at 09:09

Një plagosje me armë zjarri pistoletë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin turistik të Borshit. Sipas burimeve të policisë, një i ri është plagosur në dorë, duke shpëtuar kështu nga një goditje fatale. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali ku dy shokë po konsumonin alkool. Më pas, midis tyre ka nisur një debat i ashpër ulur në tavolinë, dhe një prej tyre ka nxjerrë armën e ka…

Source

Dita Botërore e Rojeve Mjedisore, Rama: Gratë, pjesë e pandashme e mbrojtjes së natyrës

By: lindita
31 July 2025 at 09:03

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës Botërore të Rojeve Mjedisore. “Dhe në Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore, me mesazhet kuptimplota të Gentës dhe Irmës nga zonat tona të mbrojtura, si simbol se natyra bëhet edhe më e bukur kur pjesë e përkujdesjes për të janë gratë, pa dyshim me kontributin e secilit prej nesh për ta ruajtur këtë pasuri të përbashkët…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2025

By: lindita
31 July 2025 at 08:56

DASHI Në fillim, mund mos t’ju bëjnë përshtypje idetë e guximshme të dikujt tjetër. Megjithatë, kur t’i shqyrtoni më nga afër, do të kuptoni se ato janë shumë më të sigurta sesa menduat fillimisht. Me pak fjalë, mos refuzoni asgjë pa e analizuar mirë më parë. DEMI Bëni më të mirën për të bashkëpunuar me personat që nuk i keni shumë qejf. Më së shumti, arsyeja pse nuk i pëlqeni mund të jetë…

Source

Yesterday — 30 July 2025Main stream

Pamjet nga aksi Elbasan – Librazhd, pjesë e Korridorit 8, Rama: Puna po avancon ndjeshëm në asfaltim e ura

By: lindita
30 July 2025 at 15:35

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga kantieri i segmentit Elbasan – Librazhd, pjesë e Korridorit 8, ku puna po ecën me ritme të shpejta për përfundimin e kësaj vepre infrastrukturore. “Segmenti strategjik Elbasan–Librazhd, pjesë e “Korridorit 8”, është një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në Shqipëri, ku puna po avancon ndjeshëm në asfaltim…

Source

Kodi i ri Penal, Berisha: Dyfishon dhunën ligjore mbi qytetarët dhe amniston zyrtarët abuzivë

By: lindita
30 July 2025 at 15:30

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me kritika të ashpra për draftin e Kodit të ri Penal në një konferencë për mediat ditën e sotme. Berisha e cilësoi si “narkokod” dhe “produkt të shpellave të mafies”. “Kur thashë se ky kod ka dalë nga shpellat e mafies, pati njerëz që u habitën. Por tani që Prokurori i Përgjithshëm e konfirmon se nuk është pyetur fare, kuptohet qartë se çfarë…

Source

Partia Demokratike mund të bojkotojë Kuvendin në shtator

By: lindita
30 July 2025 at 13:44

Që pas 11 majit me rezultatin e humbjes së thellë, Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike që ai drejton, nuk do i njohë këto zgjedhje. Në konferencën e kësaj të mërkure, Berisha u pyet nga gazetarët, nëse Partia Demokratike do të jetë pjesë e parlamentit në legjislaturën e re. Duke e lënë të hapur mundësinë, gjithçka do vendoset nga forumet tha kreu i PD. PD nuk i njeh zgjedhjet…

Source

Pas Prokurorit të Përgjithshëm, edhe Dhoma e Avokatisë kundër Kodit të ri Penal: Dënime më shumë se në komunizëm

By: lindita
30 July 2025 at 12:59

Një ditë pasi kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, doli kundër draftit të propozuar për ndryshimet në Kodin Penal, duke e cilësuar atë si një nismë të rrezikshme për sistemin e drejtësisë, ka reaguar sot edhe Dhoma e Avokatisë. Në një konferencë për mediat, kryetari Maks Haxhia është shprehur se kodi i ri ka dënime më shumë se në kohën e komunizmin, që bie ndesh me parimet e avokatit.

Source

GJKKO dënon me 1.4 vite burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

By: lindita
30 July 2025 at 12:43

GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai dënohet me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në plazhin e Livadhit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Dënimi ndaj tij parashikon edhe heqjen e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite. Gjithashtu dënimi me 1 vit e 6 muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha…

Source

Ndërtimi i urës së re të Bahçallëkut, Rama: Hyrje dinjitoze për kryeqendrën e veriut

By: lindita
30 July 2025 at 11:32

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që vijojnë në hyrje të qytetit të Shkodrës nga harku i Bërdicës te Ura e Bahçallëkut. “Kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, ku krahas zgjerimit të rrugës puna është përqendruar në ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut, një investim i rëndësishëm infrastrukturor i qeverisë që i…

Source

Nga emigracioni te sipërmarrja, histori suksesi në Elbasan

By: lindita
30 July 2025 at 11:14

Geni dhe Erjoni, dy vëllezër të kthyer nga emigrimi, themeluan në vitin 2014 furrën “Baku” në qytetin e Elbasanit. Me një shumëllojshmëri produktesh brumi dhe ëmbëlsirash, si dhe standarde të larta higjienike e teknologjike, biznesi u bë shpejt i njohur jo vetëm në komunitetin ku ndodhej, por edhe më gjerë në qytet. Furra “Baku” nisi si një biznes familjar, ku të punësuarit e parë ishin…

Source

Aksioni për trotuaret, bizneset përgjigjen me përgjegjësi

By: lindita
30 July 2025 at 10:59

Në të gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët. Në Elbasan janë njoftuar rreth 100 biznese për të liruar vullnetarisht hapësirat e zëna, dhe qyteti ka reaguar me përgjegjshmëri, duke iu përgjigjur pozitivisht thirrjes. Një pjesë e madhe e bizneseve kanë nisur tashmë…

Source

Ylli Manjani: Afera korruptive nuk bëhet me llafe në gjykatë, por me ballafaqim në prova

By: lindita
30 July 2025 at 09:46

Nga Ylli Manjani Trafik apo kontrabandë? *** Llogjika bazike, që buron nga përkufizimi klasik e termave, na sugjeron që futja e drogës në territorin e Republikës së Shqipërisë të quhet KONTRABANDË. Ky është definicioni klasik i kontrabandës. Pra ndalimi i futjes në territor i sendeve/mallrave të ndaluara. Sot për sot kontrabandën ne e lidhim më së shumti me evazionin fiskal…

Source

❌
❌