Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 July 2026Koha Jone

Aksident i rëndë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

By: melisa
18 July 2026 at 22:43

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në zonën e plazhit të Porto Noves, në Zvërnec. Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet, 40-vjeçari ishte duke udhëtuar me një mjet motorik me katër rrota, kur gjatë lëvizjes dyshohet se ka kryer një manovër të gabuar. Për pasojë, ai ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili është përmbysur…

Source

Presidenti i Hungarisë nënshkruan amendamentin kushtetues që i jep fund mandatit të tij

By: nik
18 July 2026 at 22:38

Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, nënshkroi të shtunën një amendament kushtetues që i jep fund mandatit të tij, duke mbyllur një mosmarrëveshje me qeverinë e re të vendit. Kjo lëvizje është pjesë e një spastrimi të zyrtarëve të emëruar gjatë qeverisjes së Viktor Orbán. Kryeministri i ri, Péter Magyar, i cili mundi Orbánin në zgjedhjet e prillit, kishte kërkuar dorëheqjen e Sulyok…

Source

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

By: melisa
18 July 2026 at 21:50

Lionel Messi është sërish pranë një tjetër mundësie historike në karrierën e tij. Një finale e re e Botërorit e ndan kapitenin argjentinas nga një tjetër trofe i madh, pas suksesit të jashtëzakonshëm në Katar në vitin 2022. Tashmë, në finalen e zhvilluar në New York, Messi synon të përsërisë lavdinë dhe t’i japë Argjentinës një tjetër kurorë botërore. Pavarësisht moshës 39-vjeçare…

Source

“Rinia po zgjon Shqipërinë”, protestuesja: Deputetët të largohen, rezistenca vazhdon

By: melisa
18 July 2026 at 21:15

Protestës së zhvilluar sot para Kryeministrisë i janë bashkuar edhe mësues, ndërsa qytetarë të shumtë kanë vijuar të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj situatës politike në vend. Një nga protestueset, përmes një deklarate në shesh, u bëri thirrje shqiptarëve të ruajnë unitetin dhe të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre. Ajo theksoi se qëndrimi i protestuesve mbetet i pandryshuar dhe kërkesa kryesore…

Source

Reforma Territoriale, Nufi: Mirdita mbetet e paprekur

By: melisa
18 July 2026 at 20:49

Ministri i Mbrojtjes dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Lezhë, Ermal Nufi, ka reaguar lidhur me debatet e krijuara rreth raportit të ekspertëve për reformën administrativo-territoriale, duke sqaruar se dokumenti nuk parashikon në asnjë rast bashkimin ose shkrirjen e Bashkisë Mirditë me ndonjë njësi tjetër vendore. Përmes një deklarate publike, Nufi theksoi se interpretimet që…

Source

SOS nga mali i Çikës, dy turistë gjermanë mbeten të bllokuar në terren të vështirë

By: melisa
18 July 2026 at 20:37

Një operacion kërkim-shpëtimi është vënë në lëvizje në malin e Çikës, pasi dy turistë gjermanë kanë aktivizuar sinjalin ndërkombëtar të emergjencës SOS në zonën pranë majës së Qorres. Menjëherë pas marrjes së sinjalit, autoritetet organizuan ndërhyrjen, duke angazhuar në terren efektivët e forcës speciale Delta Force, shërbimet e Policisë së Vlorës, punonjës të Administratës së Zonave të…

Source

“Ky popull ka vuajtur”, emigranti nga diaspora kërkon ndryshim të sistemit

By: melisa
18 July 2026 at 20:31

Një emigrant shqiptar, i ardhur nga diaspora për t’iu bashkuar protestës qytetare në Tiranë, ka shprehur mbështetjen e tij për lëvizjen, duke theksuar se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit janë të gatshëm të kontribuojnë në ndryshimet që, sipas tij, i nevojiten vendit. Gjatë fjalës së mbajtur para protestuesve, ai tha se diaspora nuk qëndron indiferente ndaj zhvillimeve në Shqipëri dhe se do të…

Source

Dita e 49-të e protestës, thirrja nga “Skënderbej”: “O sot, o kurrë! Bashkohuni shqiptarë”(Video)

By: melisa
18 July 2026 at 19:39

Në ditën e 49-të të protestës së zhvilluar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, një qytetar i moshuar ka bërë apel për më shumë pjesëmarrje, duke ftuar shqiptarët t’i bashkohen tubimit. Ai u kërkoi qytetarëve të dalin në shesh dhe të jenë pjesë e protestës, ndërsa gjatë fjalës së tij përmendi edhe deklaratat e fundit të ministres serbe për “spastrim etnik” ndaj shqiptarëve. “Hajdeni shqiptarë…

Source

💾

Ish-deputeti Jenisheri merr pjesë në “Kuvendin Kombëtar” të protestës, nxirret me dhunë nga rojet e sigurisë

By: njeshi
18 July 2026 at 18:43

Dita e parë e punimeve të Kuvendit Kombëtar të Protestës u shoqërua me debate, tensione dhe disa incidente që, deri diku, janë të kuptueshme për një lëvizje që po organizon për herë të parë një forum të tillë. Një nga episodet më të komentuara ishte ai me ish-deputetin Selami Jenisheri. Ai u fut në sallë dhe u ul në rreshtat e parë, ku ishin pozicionuar organizatorët. Më pas ndërhynë rojat e…

Source

Akuza për “spastrim etnik”, Kosova i kërkon Brukselit të rrisë presionin ndaj Serbisë

By: melisa
18 July 2026 at 18:36

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian një reagim më të ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila foli për mundësinë e “spastrimit etnik” në Kosovë. Prishtina ka vlerësuar se qëndrimi fillestar i BE-së ka qenë i pamjaftueshëm dhe i vonuar, duke kërkuar që Brukseli të ndërmarrë hapa më konkretë.

Source

Kuvendi i parë i Protestës, mes tensioneve dhe nevojës për organizim politik

By: njeshi
18 July 2026 at 18:34

Tensionet e shfaqura në Kuvendin e parë Kombëtar të Protestës nuk duhet të habisin askënd. Përkundrazi, ato janë deri diku normale për një lëvizje që për herë të parë kalon nga protesta në rrugë te debati i organizuar në një sallë. Për më shumë se 48 ditë, protestuesit u mblodhën çdo mbrëmje për të protestuar, për të mbajtur fjalime dhe për të kundërshtuar qeverinë. Por një kuvend është krejt…

Source

Thasë me para në zyrën e ish-drejtoreshës së Postës, kamerat zbulojnë detajet e hetimit

By: melisa
18 July 2026 at 18:23

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ku ish-drejtoresha Elisabeta Mataj është lënë në masën “arrest me burg”, ndërsa dy zyrtaret e tjera të dyshuara janë vendosur në “arrest shtëpie”. Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe Policisë, gjatë muajve prill dhe maj të vitit 2026, tre punonjëset dyshohet se nuk…

Source

Rrugës drejt titullit të dytë: Messi kopjon postimin e fatit të mirë nga viti 2022.

By: nik
18 July 2026 at 18:17

Argjentina, pas triumfit të vitit 2022, kërkon të fitojë për herë të dytë radhazi Kupën e Botës. Në këtë rrugëtim, Lionel Messi i është kthyer një “kabale” të vjetër. Pas fitores në gjysmëfinale kundër Anglisë, ai ripublikoi në rrjetet sociale të njëjtin mesazh që kishte shpërndarë katër vjet më parë. Ky veprim vjen si një shenjë besëtytnie, me shpresën se do të sjellë fat të mirë për finalen e…

Source

Sulmet e SHBA-së godasin Iranin për të shtatën natë radhazi

By: nik
18 July 2026 at 18:16

Sulmet e ushtrisë amerikane kanë goditur Iranin për të shtatën natë radhazi, që prej deklaratës së Presidentit Donald Trump se marrëveshja e tyre e armëpushimit të përkohshëm kishte “mbaruar”. Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) njoftoi se forcat e saj “goditën vendndodhje vëzhgimi, infrastrukturë logjistike ushtarake, depozita nëntokësore armësh dhe kapacitete detare”. Kjo shënon një javë të…

Source

Baggio, ikona e Botërorit: Nga Pasadena 1994 te tifoja për Messin, 32 vjet më vonë

By: nik
18 July 2026 at 18:15

Tridhjetë e dy vjet saktësisht kanë kaluar që nga finalja e parë e një Kampionati Botëror e luajtur në Shtetet e Bashkuara. Ishte 17 korriku 1994, në bregun perëndimor, në Rose Bowl të Pasadenës, një qytet në qarkun e Los Anxhelosit. Nesër, finalja e radhës do të luhet në anën e kundërt të Shteteve të Bashkuara, në East Rutherford, pak milje larg Nju Jorkut. Gjatë këtyre tridhjetë viteve…

Source

Supermodelja Bella Hadid, një lidhje e re pas Adan Banuelos

By: nik
18 July 2026 at 18:14

Supermodelja Bella Hadid nuk ka qëndruar gjatë beqare pas ndarjes përfundimtare nga Adan Banuelos. Pavarësisht thashethemeve për një rikthim me kaubojin, Hadid duket se ka kthyer faqen me menaxherin e projekteve Nathan Lacy. Zërat për një flirt të mundshëm të 29-vjeçares nisën në shkurt, kur ajo u fotografua në Milano në shoqërinë e një burri misterioz. Vetëm së fundmi, pas një tjetër daljeje…

Source

Kanada në alarm nga flakët, ushtria ndërhyn për evakuimin e banorëve

By: melisa
18 July 2026 at 17:39

Kanadaja po përballet me një nga situatat më të vështira të muajve të fundit për shkak të zjarreve të mëdha pyjore që kanë përfshirë disa zona të vendit. Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, autoritetet kanë vendosur të angazhojnë edhe Forcat e Armatosura për të ndihmuar në largimin e banorëve nga zonat më të rrezikuara. Një operacion i posaçëm evakuimi është ndërmarrë për komunitetin e…

Source

Atentati ndaj Rubatit në Sarandë, policia gjen një motor të braktisur pranë detit

By: melisa
18 July 2026 at 17:27

Policia e Sarandës ka siguruar një element të ri në kuadër të hetimeve për atentatin ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati, i cili u qëllua mbrëmjen e së premtes. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë ku dyshohet se janë drejtuar autorët pas ngjarjes, efektivët kanë gjetur një motor të braktisur. Mjeti është lokalizuar në afërsi të bregdetit, në një nga gjiret e zonës së…

Source

❌
❌