Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Main stream

Juventus bën gati 17 milionë euro për Sanchon, por gjithçka varet nga Nico Gonzalez

By: rozalb
16 July 2025 at 12:23

Juventusi vazhdon të ndjekë me ngulm pistën që çon te Jadon Sancho dhe së fundmi ka bërë një ofertë të re për Manchester United. Sipas gazetarit të njohur italian Alfredo Pedullà, “Zonja e Vjetër” ka rritur ofertën e saj në 15 milionë paund (rreth 17.3 milionë euro), duke u mbështetur edhe te dëshira e vetë sulmuesit anglez për t’u transferuar në Torino. Megjithatë…

Source

Jo vetëm De Bruyne, Napoli kërkon të rrëmbejë një tjetër yll nga City

By: rozalb
16 July 2025 at 11:29

Pas fitimit historik të titullit së katërt, Napoli ka nisur të ndërtojë skuadrën për sezonin e ardhshëm me ambicie të qarta për të qenë sërish protagonist. Drejtuesit e klubit janë fokusuar veçanërisht në repartin ofensiv, ku mund të ketë disa lëvizje të mëdha. Sulmuesi zviceran i Bolognas, Dan Ndoye, është një nga emrat kryesorë në listën e dëshirave të Napolit. Klubi ka shfaqur interes të…

Source

Conference League/ Partizani dhe Vllaznia luajnë nesër ndeshjet e kthimit të raundit të parë kualifikues

By: rozalb
16 July 2025 at 11:17

Partizani dhe Vllaznia do të luajnë nesër ndeshjet e dyta dhe vendimtare për kualifikimin në UEFA Conference League. Të kuqtë do të përballen me Kalju në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00. Skuadra e Skënder Gegës vjen në këtë sfidë pas barazimit 1-1 në transfertën estoneze dhe do të kërkojë kualifikimin në Tiranë. Partizani do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve në “Air Albania”…

Source

Juventus arrin akordin me Porton për Conceicao-n, por mungon vetëm një detaj …

By: rozalb
16 July 2025 at 11:06

Sipas mediave portugeze si A Bola dhe Record, marrëveshja mes Juventusit dhe Portos për transferimin e Francisco Conceição është arritur në parim për një shumë prej 32 milionë euro. Megjithatë, gjithçka është në pritje, topi është tani në fushën e vetë lojtarit. Presidenti i Portos, André Villas-Boas, ka vendosur afatin përfundimtar: mesnata e sotme. Nëse deri atëherë nuk arrihet marrëveshja…

Source

Zbulohet “Mister X” në merkaton e Interit, është bomberi i Atalantës

By: rozalb
16 July 2025 at 10:57

“Mister X” i përfolur prej javësh për merkaton e Interit ka një emër dhe mbiemër, ai është Ademola Lookman! Sipas asaj që ka zbuluar sot Corriere dello Sport, e që më pas është konfirmuar nga burime pranë klubit, sulmuesi nigerian i Atalantës është objektivi kryesor dhe i fshehtë i drejtuesve të Interit. Operacioni është kompleks dhe në faza fillestare, por mbështetet në dy pika të forta: së…

Source

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League, mundet me 5 gola në Islandë

By: rozalb
15 July 2025 at 23:02

Egnatia ka përjetuar një mbrëmje zhgënjyese në Islandë, duke u mundur me rezultatin e thellë 5-0 nga Breidablik, në ndeshjen e kthimit të turit të parë kualifikues në UEFA Champions League. Edhe pse kishin fituar 1-0 në takimin e parë në Rrogozhinë, kampionët e Shqipërisë nuk ia dolën të ruajnë avantazhin dhe u eliminuan nga gara më prestigjioze për klube në Europë.

Source

Yesterday — 15 July 2025Main stream

Egnatia turpërohet në pjesën e parë në Islandë, pëson 4 gola

By: rozalb
15 July 2025 at 21:49

Një mbrëmje për t’u harruar për Egnatian në Champions League, pasi është turpëruar 4-0 në 45 minutat e para nga islandezët e Breidablik. Sfida u zhbllokua shumë shpejt, në minutën e 15-të, pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve që u finalizua nga Thorsteinson për rezultatin 1-0. Vetëm tetë minuta më vonë, në të 23-ën, Einarson dyfishoi shifrat, duke tronditur plotësisht formacionin e…

Source

Xhaka pranë kalimit në Arabinë Saudite, do të sfidojë Ronaldon

By: rozalb
15 July 2025 at 21:32

Granit Xhaka është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij, me një transferim surprizë drejt Lindjes së Mesme. Sipas raportimeve të besueshme nga “The Athletic”, mesfushori shqiptar është në bisedime të avancuara për t’u transferuar te Neom SC, një nga klubet më të rinj dhe më ambiciozë në Saudi Pro League. 32-vjeçari, i cili ka pasur një sezon fantastik me Bayer Leverkusen – duke…

Source

Liverpooli bën gati ofertën e “çmendur, 120 milionë euro për Alexander Isak

By: rozalb
15 July 2025 at 20:58

Liverpool ka vendosur të fokusohet te Alexander Isak si objektivin kryesor për repartin e sulmit. Sipas mediave britanike, “The Reds” janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit suedez të Newcastle United. Pavarësisht ofertës marramendëse, drejtuesit e “Magpies” nuk kanë ndërmend ta shesin Isak këtë verë dhe duan ta mbajnë të paktën edhe për një…

Source

Milani bën gati ofertën për anësorin e Real Madridit

By: rozalb
15 July 2025 at 19:26

Pas dështimit të pistës që çonte te Archie Broën, Milan ka kthyer sytë nga Real Madridi për të gjetur pasuesin e Theo Hernandez, një lëvizje që kujton transferimin e vetë francezit nga “Los Blancos” në verën e vitit 2019 nën drejtimin e Paolo Maldinit. Emri më i fundit në listën e drejtorit Tare është ai i Fran Garcia, mbrojtës i majtë 25-vjeçar, i rritur në akademinë e Realit. I lindur në vitin…

Source

Fiorentina bën gati ofertën e parë për të marrë Asllanin nga Interi

By: rozalb
15 July 2025 at 18:27

Ristrukturimi i skuadrës së Interit nis nga mesfusha dhe pas qetësimit të situatës rreth Hakan Çalhanoglu, një nga emrat më të përfolur për t’u larguar nga zikaltrit mbetet Kristjan Asllani. Mesfushori i kombëtares shqiptare nuk bën më pjesë në planet teknike të trajnerit dhe drejtuesve, edhe pse e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë. Interesimet për të nuk mungojnë, por deri tani nuk ka…

Source

Dy ekipet e Bundesliga-s hidhen në sulm për Armando Brojën

By: rozalb
15 July 2025 at 17:18

E ardhmja e sulmuesit shqiptar Armando Broja te Chelsea duket gjithnjë e më e pasigurt, ndërsa interesimi nga Bundesliga për kartonin e tij po rritet ndjeshëm. Sipas raportimeve nga The Athletic, dy klube të rëndësishme gjermane, RB Leipzig dhe VfB Stuttgart, janë në ndjekje të 23-vjeçarit dhe po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të tij gjatë kësaj vere. Te RB Leipzig, Broja shihet si një…

Source

Shqipëria U-19 do të luajë dy miqësore luksi ndaj Italisë në muajin gusht

By: rozalb
15 July 2025 at 16:34

Miqësoret me përfaqësuesen italiane janë kthyer tashmë në një traditë për Kombëtaren U-19. Shqipëria U-19 ka zyrtarizuar dy ndeshje miqësore me Italinë U-19 në muajin gusht. Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo Italiane kanë rënë dakord që të dy takimet të zhvillohen në Novara, në qendrën sportive “Novarello”. Ndeshja e parë do të luhet më 5 gusht, në orën 18:00, ndërsa sfida e dytë më 7 gusht…

Source

Manchester City firmos marrëveshje rekord me Puma, 1 miliard euro deri në vitin 2035

By: rozalb
15 July 2025 at 15:41

Manchester City, një nga klubet më të pasura në botën e futbollit, pritet të bëhet edhe më i fuqishëm ekonomikisht pas rinovimit të marrëveshjes me sponsorin teknik Puma. Sipas asaj që raporton The Guardian, kontrata e re do t’i sjellë klubit anglez plot 100 milionë euro në vit deri në vitin 2035, për një total prej 1 miliard eurosh – një shifër rekord në historinë e sponsorëve teknikë.

Source

Prapaskena/ Trofeun e vërtetë të Botërorit të Klubeve e mori Trump, Chelsea vetëm kopjen

By: rozalb
15 July 2025 at 15:22

Një prapaskenë e pazakontë ka dalë në dritë pak ditë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se është ai që ka në zotërim trofeun origjinal të turneut, ndërkohë që Chelsea, fituesi i finales, ka marrë vetëm një kopje të tij. Sipas rrëfimit të bërë nga vetë Trump për mikrofonat e DAZN, FIFA ia dorëzoi atij…

Source

Before yesterdayMain stream

ZYRTARE/ Reali rikthen mbrojtësin nga Benfica, paguan plotë 50 milionë euro

By: rozalb
14 July 2025 at 21:00

Përfundon me sukses marrëveshja mes Real Madrid dhe Benfikës për transferimin e mbrojtësit të majtë Álvaro Carreras. Futbollisti spanjoll i lindur në vitin 2003 do t’i bashkohet “Los Blancos” me një kontratë afatgjatë, që do ta mbajë në Madrid deri më 30 qershor 2031. Njoftimi zyrtar i Real Madrid: “Real Madrid C.F. dhe Benfica kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Álvaro Carreras…

Source

ZYRTARE/ Modric është lojtar i Milanit, firmos për një sezon

By: rozalb
14 July 2025 at 19:41

Pas një dite intensive në Milano dhe kryerjes së vizitave mjekësore, ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga klubi kuqezi: Luka Modrić është tashmë një lojtar i Milanit. Mesfushori kroat ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2026, me mundësi zgjatjeje edhe për një vit tjetër, deri më 30 qershor 2027. Në njoftimin zyrtar, klubi shkruan: “AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se Luka Modrić ka…

Source

Jashari refuzon të stërvitet me Brugge, kërkon kalimin te Milani

By: rozalb
14 July 2025 at 18:43

Ardon Jashari vazhdon të mbetet në qendër të merkatos së Milanit, ndërkohë që kuqezinjtë janë të vendosur ta përforcojnë mesfushën edhe pas zyrtarizimit të Luka Modric. Sipas mediave belge, Milani ka bërë një ofertë që i kalon 35 milionë euro (me përfshirje të bonuseve) për kartonin e futbollistit të Club Brugge, por ende nuk ka arritur një marrëveshje me klubin. Ndërkohë, vetë Jashari duket i…

Source

Kualifikueset e Champions League/ Egnatia luan nesër sfidën e dytë ndaj Breidablikut

By: rozalb
14 July 2025 at 17:47

Egnatia do të luajë nesër në ora 21:00 ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues në UEFA Champions League ndaj ekipit islandez, Breidablik. Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Egnatia Arena”, kampionët e Shqipërisë udhëtojnë drejt Islandës me një avantazh të vlefshëm përpara sfidës së kthimit. Federata e Futbollit i uron suksese skuadrës së Egnatias në këtë përballje të…

Source

❌
❌