Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 July 2025Main stream

Chelsea i vendos një çmim të ekzagjeruar Brojës për t’u larguar

By: rozalb
29 July 2025 at 17:01

Chelsea duket se ka vendosur një çmim të ekzagjeruar për Armando Brojën, një lojtar që prej kohësh ka dalë nga planet e klubit dhe që kërkohet të largohet gjatë kësaj vere. Sipas një raporti të publikuar nga The Athletic, “Blutë e Londrës” kërkojnë plot 25 milionë paund për kartonin e sulmuesit shqiptar, një shifër që cilësohet si jorealiste, duke pasur parasysh se Broja nuk ka luajtur…

Source

Kolo Muani nuk po zhbllokohet, Juventus nis tratativat me Darwin Nunez

By: rozalb
29 July 2025 at 16:38

Merkatoja e Juventusit vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të disa situatave të pazgjidhura në repartin e daljeve. Çështja më e ndërlikuar mbetet ajo e sulmuesit serb Dusan Vlahovic, i cili është me kontratë deri në vitin 2026, por konsiderohet prej kohësh me “valixhet gati”. Megjithatë, rroga e tij prej 12 milionë euro neto në sezon po e bën të vështirë çdo lëvizje dhe po pengon zhvillimet në…

Source

Zyrtare/ Joao Felix i bashkohet Cristiano Ronaldos te Al Nassr

By: rozalb
29 July 2025 at 15:51

Pas një aventure gjashtëmujore me Milanin në fundin e sezonit të kaluar, Joao Felix është zyrtarisht lojtar i Al Nassr. Fantazisti portugez do të ribashkohet në Arabinë Saudite me shokun e tij të kombëtares, Cristiano Ronaldo, duke forcuar ndjeshëm repartin ofensiv të klubit saudit. Felix ka firmosur një kontratë dyvjeçare, deri në vitin 2027, dhe do të përfitojë një pagë prej 17.5…

Source

Karius rikthehet me një tjetër gafë qesharake, por edhe kundërshtari nuk zhgënjen

By: rozalb
29 July 2025 at 15:21

Loris Karius, portieri gjerman i Schalke 04, është bërë sërish protagonist në mënyrë të pavullnetshme, këtë herë gjatë një ndeshjeje miqësore ndaj Sevillas. Në një aksion që u bë shpejt viral, Karius bëri një gabim të madh duke lënë portën bosh, por ajo që ndodhi më pas e bëri episodin edhe më të çuditshëm: sulmuesi i Sevillas, përballë një porte të boshatisur, e dërgoi topin jashtë.

Source

Medon Berisha: Të përsërisim sezonin e kaluar, Modric-it do t’i kërkoj fanellën!

By: rozalb
29 July 2025 at 15:06

Mesfushori shqiptar i Lecce-s, Medon Berisha, ka folur për mikrofonin e Sky Sport nga grumbullimi veror i ekipit salentin, ku ka treguar optimizëm për sezonin e ri dhe dëshirën për të ndihmuar shokët e skuadrës. Lojtari i Kombëtares sonë foli në prag të sezonit të ri ku zbuloi se do t’i kërkojë fanellën Modric në përballjen mes tyre. “Po ndërtojmë një grup të fortë, me lojtarë si Ramadani…

Source

Ul siparin turneu në Preshevë, Duka: Kënaqësi dhe emocion që isha këtu. Qëllimi ynë të promovojmë futbollin

By: rozalb
29 July 2025 at 14:33

Turneu i futbollit në Luginën e Preshevës u mbyll mbrëmjen e djeshme, duke finalizuar me sukses një aktivitet të mbështetur plotësisht nga Federata e Futbollit. Takimet finale u ndoqën nga afër edhe nga Presidenti i Federatës, Armand Duka, i cili zhvilloi edhe një bisedë shumë miqësore me fëmijët pjesëmarrës në turne. Pas ceremonisë së ndarjes së medaljeve dhe kupave për fituesit…

Source

Dinamo shet dy yje e ekipit në Ukrainë dhe arkëton plotë 1.4 milionë euro

By: rozalb
29 July 2025 at 13:35

Dinamo ka finalizuar dy prej marrëveshjeve më të rëndësishme të merkatos, duke përfituar shifra rekord nga shitja e dy yjeve të skuadrës: Baton Zabërgja dhe Itodo Mandela, të cilët do t’i bashkohen ekipit ukrainas Metalist 1925, që sapo është ngjitur në elitën e futbollit të vendit. Pas negociatave të suksesshme mes palëve, klubi nga Kharkivi ka siguruar dy përforcime të nivelit të lartë…

Source

Presidenti i Milanit: Nuk ofrojmë më shumë për Jasharin, por ai do të vijë me çdo kusht!

By: rozalb
29 July 2025 at 13:15

Në shtëpinë e Milanit, pista që çon te Ardon Jashari mbetet aktive, por drejtuesit e klubit kanë përcaktuar qartë kufijtë financiarë të operacionit. Në një deklaratë gjatë Asamblesë së Serie A, presidenti i klubit, Paolo Scaroni, theksoi: “Nuk duam të ofrojmë shumë. Ai dëshiron të vijë me çdo kusht.” Fjalë që lënë pak vend për interpretime dhe konfirmojnë qasjen e kuqezinjve për të mbyllur…

Source

Interi bën një tjetër ofertë për Lookman, takohet me drejtuesit e Atalantës

By: rozalb
29 July 2025 at 12:44

Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Ademola Lookman, objektivi kryesor i Interit në këtë merkato verore. Sipas raportimeve nga ambientet pranë klubit, presidenti i Interit Beppe Marotta pritet të takohet në ambientet e Lega Calcio me Luca Percassin, për të paraqitur ofertën më të fundit për sulmuesin e Atalantës. Oferta e Interit është 43 milionë euro…

Source

Douglas, Vlahovic dhe Weah, 3 të përjashtuarit që po mbajnë “peng” merkaton e Juventusit

By: rozalb
29 July 2025 at 12:22

Merkatoja verore e Juventusit po ecën me ritme të ngadalta. Në këtë muaj të parë të tratativave, klubi bardhezi është treguar i kujdesshëm dhe i rezervuar në lëvizje, për shkak të mungesës së një fondi të mjaftueshëm për të investuar. Drejtori i përgjithshëm, Comolli, po punon për të larguar disa lojtarë dhe për të krijuar një “thesar” prej rreth 90 milionë eurosh, që do të përdorej për afrime të…

Source

City gati të thyejë rekordin botëror për të transferuar Palmer nga Chelsea

By: rozalb
29 July 2025 at 11:47

Manchester City është gati të shkruajë një kapitull të ri në historinë e merkatos së futbollit me një ofertë rekord prej 250 milionë paundësh për të rikthyer Cole Palmer në “Etihad Stadium”. Nëse kjo shumë pranohet, transferimi do të bëhej më i shtrenjti në historinë e futbollit botëror. Palmer u largua nga City në vitin 2023 për t’u bashkuar me Chelsea-n në një marrëveshje prej rreth 45 milionë…

Source

Guardiola: Pas City-it do të ndalem, duhet të përqendrohem te vetja!

By: rozalb
29 July 2025 at 11:24

Pep Guardiola ka dhënë sinjale të qarta për të ardhmen e tij në pankinë, duke paralajmëruar një pauzë pas përfundimit të kontratës me Manchester City, më 30 qershor 2027. Në një intervistë për GQ Hype, trajneri spanjoll ka deklaruar se ka marrë një vendim të prerë për të ndalur për një periudhë pas përfundimit të këtij cikli në Angli. “E di që pas kësaj faze me City-n do të ndalem.

Source

Gjimshiti mund të largohet në Katar, por vetëm nëse vjen një ofertë e majme

By: rozalb
29 July 2025 at 11:10

Berat Gjimshiti mund të jetë emri i radhës që do të largohet nga Atalanta gjatë kësaj merkatoje verore. Sipas raportimeve nga TuttoAtalanta.com, mbrojtësi shqiptar 32-vjeçar, i cili ka qenë një pikë kyçe e prapavijës së bergamaskëve për disa sezone, mund të transferohet nëse mbërrin një ofertë që kënaq të gjitha palët. Kontrata aktuale e Gjimshitit skadon më 30 qershor 2026…

Source

Presidenti Duka pritet në një takim zyrtar nga Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani

By: rozalb
29 July 2025 at 11:02

Në kuadër të vizitës në Luginën e Preshevës dhe mbështetjes së turneut të futbollit për fëmijë që po zhvillohet në këtë zonë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një takim zyrtar me Kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani. I shoqëruar nga anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, znj. Anila Basha, dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi…

Source

Yesterday — 28 July 2025Main stream

Presidenti Duka vizitë historike në Bujanoc në kuadër të turneut të futbollit në Luginën e Preshevës

By: rozalb
28 July 2025 at 20:54

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut të futbollit për fëmijë që po zhvillohet në Luginën e Preshevës me mbështetjen e FSHF-së. Në këtë vizitë, Presidenti Duka u shoqërua nga anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, dhe ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj. Ata u pritën në…

Source

Anila Basha: Euro 2025 për vajza një sukses në Zvicër, edhe falë UEFA-s

By: rozalb
28 July 2025 at 16:47

Nga Anila Basha Ndeshja e mbrëmshme mes Spanjës dhe Anglisë ishte kurorëzimi i Euro2025 të futbollit të vajzave, kompeticioni europian që këtë vit pati një sukses të jashtëzakonshëm në Zvicër, falë organizimit të Federatës dhe Qeverisë zviceriane dhe investimit të UEFA për ta cuar futbollin e vajzave në një tjetër nivel. Isha në këtë aktivitet me Presidentin Armand Duka e trajneren tonë të U19…

Source

PSG transferon portierin Chevalier nga Lille, sinjale për largimin e Donnarumma-s

By: rozalb
28 July 2025 at 15:50

Sipas raportimeve të fundit nga Footmercato, Paris Saint-Germain ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e portierit të talentuar Lucas Chevalier nga Lille, duke sinjalizuar në mënyrë të qartë fundin e epokës së Gianluigi Donnarummas në klubin parisien. Bisedimet për rinovimin me gardianin italian janë bllokuar, ndaj drejtuesit e PSG-së, të udhëhequr nga Luis Campos, kanë vendosur të veprojnë…

Source

Marotta e konfirmon: Javë vendimtare për transferimin e Lookman, profili i duhur për ne!

By: rozalb
28 July 2025 at 15:32

Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, ka dhënë një përditësim të rëndësishëm mbi situatën e tratativës për Ademola Lookman, sulmuesin e Atalantës që prej javësh është në orbitën e zikaltërve. “A është kjo një javë vendimtare për Lookman? Sigurisht që po,” tha Marotta për mediat. “Kemi diskutuar me trajnerin për nevojën që të sjellim lojtarë me dëshirën dhe aftësinë për t’u përshtatur me…

Source

Chivu nis aventurën tek Interi: Gati për tu rikthyer në majë!

By: rozalb
28 July 2025 at 15:11

Pas dy ditësh testime fizike, Interi ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri në qendrën stërvitore të Appiano Gentile, ku në seancën e pasdites pritet të jetë i pranishëm edhe trajneri i ri i kombëtares italiane, Rino Gattuso. Trajneri i ri i zikaltërve, Cristian Chivu, ka mbajtur konferencën e tij të parë për shtyp, duke prezantuar projektin dhe ambiciet për sezonin e ardhshëm.

Source

E KRYER/ As Juve dhe as Inter, Granit Xhaka transferohet në Premier League

By: rozalb
28 July 2025 at 13:24

Sipas raportimeve nga Sky Sports UK, Sunderland ka arritur një marrëveshje përfundimtare me Bayer Leverkusen për transferimin e Granit Xhakës, duke hapur rrugën për rikthimin e mesfushorit zviceran në Premier League pas një aventure të suksesshme në Bundesliga. Marrëveshja është mbyllur mbi bazën e 13 milionë paundëve fikse plus 4 milionë në formë bonusesh, për një total që mund të arrijë deri…

Source

❌
❌