Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 July 2025Main stream

ZYRTARE/ Viktor Gyokeres do të jetë lojtari më i ri i Arsenalit

By: rozalb
22 July 2025 at 17:06

Një nga telenovelat më të mëdha të merkatos ndërkombëtare këtë verë ka marrë fund: Viktor Gyokeres është shumë pranë transferimit te Arsenali. Sulmuesi suedez, pas dy sezoneve të jashtëzakonshme me Sporting Lisbonën, largohet drejt Premier League në një operacion që kap vlerën e mbi 70 milionë eurove. Sporting do të përfitojë 63.5 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse…

Source

Plas te Real Madridi, Vinicius Junior kërkon të njëjtën pagë si Mbappe

By: rozalb
22 July 2025 at 16:00

Në Madrid mund të jetë duke u krijuar një situatë delikate: Vinicius Junior kërkon rishikim të kontratës me Real Madridin, duke pretenduar të njëjtin trajtim financiar që i është dhënë Kylian Mbappe. Sipas burimeve pranë klubit, braziliani dëshiron të bëhet lojtari më i paguar në skuadër, por drejtuesit madrilenë nuk janë të gatshëm të pranojnë kërkesat e tij për momentin, një zhvillim që mund të…

Source

Asani vazhdon të shkëlqejë në Korenë e Jugut, gol spektakolar ndaj Gimcheon Sangmu

By: rozalb
22 July 2025 at 15:52

Jasir Asani po kalon një formë të shkëlqyer me skuadrën e Gwangju në Korenë e Jugut, duke konfirmuar edhe një herë vlerat e tij si një nga lojtarët më në formë të Kombëtares shqiptare. Sulmuesi 29-vjeçar realizoi një tjetër gol të bukur nga distanca, në barazimin 1-1 ndaj Gimcheon Sangmu. Asani shënoi me një goditje të fuqishme jashtë zonës, duke çuar në 8 numrin e golave të tij në kampionat…

Source

💾

Nuk ka ofertë nga Barcelona, Dumfries mbetet pjesë e Interit

By: rozalb
22 July 2025 at 15:36

E ardhmja e Denzel Dumfries duket gjithnjë e më e lidhur me Interin. Sipas raportimeve të fundit nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, pavarësisht se agjentët e futbollistit holandez e kanë ofruar te Barcelona, klubi katalanas nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret në drejtim të tij. Në këtë fazë të merkatos, Barça është më e fokusuar në rinovimin e kontratës së Jules Koundé, një lojtar kyç për…

Source

Furlani jep dritën jeshile për Vlahovic, por Milani nuk ofron më shumë se 10 mln euro

By: rozalb
22 July 2025 at 14:53

Massimiliano Allegri dhe drejtori sportiv Igli Tare po punojnë për të ndërtuar një skuadër konkurruese, e cila mund të luftojë për objektiva madhorë. Ndërkohë, Milani nuk qëndron duarkryq në merkato dhe ka nisur të ndjekë disa pista interesante, mes të cilave spikat ajo e Dusan Vlahovic. Sipas Corriere della Sera, drejtori i përgjithshëm i kuqezinjve, Giorgio Furlani, ka dhënë dritën jeshile për…

Source

Asllani drejt largimit nga Interi, por zikaltrit kërkojnë 20 milionë euro

By: rozalb
22 July 2025 at 13:52

E ardhmja e mesfushorit të kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, vazhdon të mbetet e paqartë dhe është kthyer në një rebus për merkaton e verës. Pavarësisht interesimit që ka ekzistuar për lojtarin, deri tani Interi nuk ka marrë asnjë ofertë konkrete që të përmbushë kërkesat financiare të klubit. Sipas burimeve pranë klubit zikaltër, Interi nuk është i gatshëm të heqë dorë nga Asllani për më…

Source

Juventus transferon Conceicaon, operacioni arrin shifrën e 45 milionë eurove

By: rozalb
22 July 2025 at 13:34

Juventusi është shumë pranë përfundimit të marrëveshjes për qëndrimin e Francisco Conceiçao-s në Torino. Anësori portugez, që sezonin e kaluar zhvilloi paraqitje të mira nën drejtimin e Thiago Mottës fillimisht dhe më pas të Igor Tudor-it, ka bindur drejtuesit bardhezi për ta bërë pjesë të projektit afatgjatë. Me 40 ndeshje të luajtura dhe një total prej 2.277 minutash mes kampionatit dhe…

Source

Leao: Synojmë rikthimin në Champions dhe të luftojmë për trofe!

By: rozalb
22 July 2025 at 13:10

Nga grumbullimi i Milanit në Singapor, vetëm pak orë para ndeshjes miqësore ndaj Arsenalit që do të hapë turneun para-sezonal Azi/Paqësor 2025, Rafael Leão ka folur për “Sky Sport” dhe “Rai Sport”, duke komentuar momentin e ekipit dhe marrëdhënien me trajnerin e ri, Massimiliano Allegri. “Jam shumë i kënaqur me trajnerin Allegri. Është një person që ka fituar më parë me Milanin dhe di si të…

Source

Maresca: Botërori i Klubeve mund të bëhet më i rëndësishëm se Champions League!

By: rozalb
22 July 2025 at 13:00

Chelsea ka hyrë në histori si klubi i parë që fiton edicionin e ri të Botërorit për Klube, një kompeticion që u zhvillua për herë të parë këtë verë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një finale spektakolare, skuadra londineze dominoi fituesit e Champions League, Paris Saint-Germain, duke triumfuar me rezultatin e thellë 3-0. Ky sukses i dha Chelsea-t trofeun më të ri dhe më të rëndësishëm të…

Source

Kevin Dodaj prezantohet te CSKA e Sofjes: Një nga talentet më të mëdhenj!

By: rozalb
22 July 2025 at 11:28

Një nga talentet më premtues të futbollit shqiptar, sulmuesi 19-vjeçar Kevin Dodaj, ka hedhur hapin e radhës në karrierën e tij, duke firmosur me klubin legjendar bullgar, CSKA Sofja. Pas kalimit me sukses të testeve mjekësore, klubi 31 herë kampion i Bullgarisë konfirmoi zyrtarisht afrimin e tij, duke e prezantuar me fanellën numër 22. Dodaj, i cili vjen nga Vllaznia e Shkodrës…

Source

Jadon Sancho vishet bardhezi, mbetet vetëm disa detaje për të finalizuar transferimin

By: rozalb
22 July 2025 at 10:30

Sipas raportimeve të fundit nga Tuttomercatoweb, Jadon Sancho është shumë pranë kalimit te Juventus. Klubi italian ka arritur një marrëveshje me Manchester United për transferimin e sulmuesit anglez, duke ofruar rreth 15 milionë paund (afërsisht 17.3 milionë euro), pa përfshirë ndonjë pagesë për prishjen e kontratës ekzistuese të lojtarit, e cila përfundon pas një viti.

Source

Before yesterdayMain stream

Juventus synon goditjen e madhe, futet në garë për Darwin Nunez nga Liverpooli

By: rozalb
21 July 2025 at 15:49

Në pritje të zhvillimeve rreth të ardhmes së Dusan Vlahovic dhe Randal Kolo Muanit, Juventus nuk ndalet në merkato dhe ka hedhur sytë drejt një emri surprizë: Darëin Nunez. Sipas mediave italiane, pista për sulmuesin uruguaian është hapur pas transferimit të Lorenzo Luccas te Napoli, duke e lënë ish-sulmuesin e Benficës jashtë planeve të skuadrës napoletane. Një transferim i mundshëm te Juventus…

Source

Shkëndija ose Drita shanse të mëdha për të shkruar historinë, njëra prej tyre arrin grupet …

By: rozalb
21 July 2025 at 15:32

Një nga skuadrat shqiptare është pranë realizimit të një ëndrre europiane: sigurimit të fazës së grupeve në një kompeticion të rëndësishëm. Skenari është i qartë dhe shumë i arritshëm, sidomos për Shkëndijën e Tetovës dhe Dritën e Gjilanit, të cilat ndodhen në rrugëtimin e tyre në eliminatoret e Champions League. Nëse këto dy skuadra nuk arrijnë të kalojnë kundërshtarët respektivë në turin e…

Source

Conference League/ Shorti për turin e tretë, Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo njohin rivalët e mundshëm

By: rozalb
21 July 2025 at 15:12

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për turin e tretë kualifikues të Conference League, ku Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City janë njohur me rivalët e mundshëm në rast kalimi të turit të dytë. Kampionia e Shqipërisë, Egnatia nëse do të arrijë të kualifikohet ndaj Dinamo Minsk, do të përballet me fituesin e duelit Olimpija (SVN) – Inter Escaldes (AND). Vllaznia ka përballë skuadrën…

Source

United sfidon United, futet në garë për bomberin Viktor Gyokeres

By: rozalb
21 July 2025 at 12:47

Viktor Gyokeres zhvilloi një sezon spektakolar me Sportingun, duke spikatur si një nga lojtarët më produktivë në Europë. Me 54 gola në 52 ndeshje dhe 13 asistime, Gyokeres ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve të futbollit. Vetëm në kampionatin portugez, ai ka realizuar 39 gola në 33 ndeshje, shifra që flasin për një “bomber” të klasit të parë. Prej javësh, Arsenali është përfolur si…

Source

Interi bën gati listën me 5 largime këtë verë, mes tyre është edhe Asllani

By: rozalb
21 July 2025 at 12:23

Kristjan Asllani është zyrtarisht në merkato, siç konfirmoi drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, gjatë fundjavës. Mesfushori shqiptar nuk është i vetmi që nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri Cristian Chivu, dhe gjatë 42 ditëve të mbetura të merkatos, klubi zikaltër pritet të sistemojë një numër të konsiderueshëm lojtarësh, qoftë me huazime, qoftë me shitje përfundimtare.

Source

Real Madrid nuk heq dorë nga Rodri, por në listën e dëshirave është dhe Barella

By: rozalb
21 July 2025 at 11:54

Pas afrimeve të Alexander-Arnold, Carreras, Huijsen dhe Mastantuono, Real Madrid konsideron se merkatoja e verës është pothuajse e mbyllur. Gjigandët spanjollë janë tani në pritje të mundshmeve largimeve, si ato të David Alaba apo Rodrygo, për të vendosur nëse do të ndërhyjnë sërish në merkato. Objektivi i fundit i klubit “merengues” është të sigurojë një mesfushor të nivelit të lartë…

Source

Juventus shet Mbangula dhe Weah për të financuar afrimin e Jadon Sanchos

By: rozalb
21 July 2025 at 11:42

Juventusi është gati për të bërë hapin vendimtar për transferimin e Jadon Sancho, objektivi kryesor i merkatos për të përforcuar repartin ofensiv të trajnerit Igor Tudor. Pas arritjes së marrëveshjes me Porton për Francisco Conceição, vëmendja e drejtuesve bardhezi është zhvendosur tek anësori anglez i Manchester United, për të cilin bisedimet janë intensifikuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

Source

Një arbitër grek do të vendos drejtësi në sfidën e radhës ndaj Vikingur

By: rozalb
21 July 2025 at 11:25

UEFA ka caktuar një trupë gjyqtarësh nga Greqia për ndeshjen e parë mes Vllaznisë dhe Vikingur, e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës, që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Takimi do të drejtohet nga Aleksandros Tsakalidis, një emër relativisht i ri në skenën ndërkombëtare. 32-vjeçari debutoi këtë vit si gjyqtar i FIFA-s dhe nuk ka ende eksperiencë të gjerë me…

Source

Bayerni arrin akordin me Luis Diaz, tashmë duhet bindur dhe Liverpooli

By: rozalb
18 July 2025 at 17:25

Transferimi i Luis Diaz te Bayern Munchen duket se është në fazat përfundimtare. Sulmuesi anësor kolumbian, i cili iu bashkua Liverpool-it në janar të vitit 2022 nga Porto, ka informuar drejtuesit e klubit anglez për dëshirën e tij për të kaluar në Bundesliga. Pas javësh negociatash, marrëveshja mund të mbyllet së shpejti. Bayern fillimisht ka ofruar 52 milionë euro, një shifër që më pas është…

Source

❌
❌