Liderët më të mirë janë ata që krijojnë hapësirë, por çfarë do të thotë kjo?
Drejtimi ditët e sotme është sfidë: duhet të arrish rezultate, të kujdesesh për mirëqenien e ekipit dhe të mbash të gjallë motivimin e të gjithëve.
NjĂ« metodĂ« drejtimi qĂ« po fiton terren dhe pĂ«rkrahje Ă«shtĂ« âspacious leadershipâ, mĂ«nyra e drejtimit ku drejtuesi u jep hapĂ«sirĂ« tĂ« tjerĂ«ve tĂ« marrin pjesĂ«, tĂ« zgjedhin dhe tĂ« japin mĂ« tĂ« mirĂ«n, ndĂ«rsa kujdeset edhe pĂ«r veten pĂ«r tĂ« ruajtur efektivitetin dhe kĂ«naqĂ«sinĂ« nĂ« punĂ«.
Edhe pse shumë drejtues përpiqen të bëjnë më të mirën, vetëm 40% e punonjësve i vlerësojnë si me cilësi të lartë, ndërsa vetë liderët shpesh e mbivlerësojnë performancën e tyre. Shifrat tregojnë se 71% e tyre ndihen më të stresuar, mbi gjysma kanë frikë nga burnout profesionale dhe 40% kanë menduar të heqin dorë nga roli për shkak të mungesës së mirëqenies.
Spacious leadership fillon me përfshirjen. Drejtuesit e tillë ftojnë të tjerët të japin ide, të marrin pjesë dhe të kenë zë në vendimmarrje. Ata nuk pretendojnë të kenë gjithmonë përgjigjen e saktë, tregojnë përulësi dhe kërkojnë inputin e ekipit. Kur ofrojnë qëllime të qarta dhe kontekst, rrisin ndjenjën e pronësisë dhe angazhimin.
Ky stil lidershipi investon fort te zhvillimi. Punonjësit duan të rriten dhe liderët që ofrojnë trajnime, mentorim apo vlerësim të rregullt fitojnë besim të shumëfishuar nga ekipi. Mbështetja për zhvillim shihet si shenjë vlerësimi dhe rrit lojalitetin.
Një tjetër shtyllë është krijimi i kushteve për performancë të lartë. Autonomia, kontrolli mbi punën dhe koha e mjaftueshme për të reflektuar e planifikuar janë faktorë që ndikojnë si në cilësinë e rezultateve ashtu edhe në shëndet. Studime amerikane tregojnë se njerëzit me stres të lartë, por me më shumë vendimmarrje, janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.
Mirëqenia është po aq thelbësore. Drejtuesit që u japin hapësirë ekipit të tyre, e ndihmojnë atë të ruajë kufijtë mes punës dhe jetës, tregojnë empati dhe i drejtojnë njerëzit drejt burimeve të nevojshme.
Kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në angazhim: sipas një studimi global, 69% e punonjësve thonë se lideri ndikon në shëndetin e tyre mendor po aq sa partneri i jetës.
Dhe, mbi të gjitha, ata kujdesen për veten. E dinë se për të mbështetur të tjerët, duhet të kenë kohë për pushim, aktivitete që i japin energji dhe një rreth të besuar ku mund të ndajnë sfidat. Kujdesi për veten nuk është luks, por parakusht për të qenë të pranishëm dhe të qëndrueshëm në udhëheqje.
Në thelb, spacious leadership nuk është dobësi apo mungesë drejtimi, por aftësia për të krijuar hapësira ku njerëzit dhe vetë drejtuesi mund të japin më të mirën, duke ndërtuar ekipe të forta, të angazhuara dhe të qëndrueshme. / INC, Shqip.al
The post Liderët më të mirë janë ata që krijojnë hapësirë, por çfarë do të thotë kjo? appeared first on Revista Monitor.