Përtej duelit Lapaj-Shabani: Iluzioni i partive ambulante!
Nga Ylli Pata
Sherri i ashpër që shpërtheu këto ditë për një kolltuk deputeti ndërmjet Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, i cili u shoqërua me lemerinë e dhunës dhe shantazhit, nuk është një gjë e re në politikën tonë. Përkatësisht është një fenomen tipik shqiptar.
Prej vitit 1990, thuajse në çdo zgjedhje kemi pasur në sheshin tonë të gladiatorëve politikë, personazhe dhe fenomene që kanë ndriçuar papritur, e më pas shuar si drita e xixëllonjës me daljen e diellit.
Thuajse nĂ« çdo event elektoral, kemi pasur forca politike qĂ« kanĂ« arritur tĂ« kthehen nĂ« njĂ« fenomen politik, nĂ« njĂ« âhirusheâ e drobitur nga dhuna e njerkĂ«s dhe vajzave tĂ« saj, e mĂ« pas njĂ« festĂ« e shkurtĂ«r qĂ« sajonte Zana, e cila zgjaste deri nĂ« trokitjen e mesnatĂ«s, kur magjia prishej.
NĂ« ShqipĂ«ri, ka pasur disa herĂ« shanse tĂ« arta, kur parti apo grupime mund tĂ« ktheheshin nĂ« tĂ« âbekuarinâ pol tĂ« tretĂ« qĂ« mund tĂ« prishte rregullin ushtarak tĂ« dy partive tĂ« mĂ«dha. NĂ« vitin 1996 doli Poli i QendrĂ«s, njĂ« aleancĂ« e PSD me PAD, si pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« qendĂ«r tĂ« moderuar ndaj skemĂ«s ekstremiste tĂ« PD-sĂ« dhe PS-sĂ«.
Një pol, që arriti të kthehet në një zë i rëndësishëm i debatit publik në vend, i cili mori vende të rëndësishme në Kuvendin e Shqipërisë në 1997, por edhe poste të larta qeveritare, si pasojë e aleancës me PS-në e Fatos Nanos.
Një mundësi e artë, që kjo qendër të kthehej në një hapësirë oksigjeni për atë pjesë të shoqërisë që nuk e gjenin veten tek dy legjionet e mëdha ndërluftuese.
Por pushteti arriti dhe e dizintegroi plotësisht këtë pol, i cili gjithnjë e më shumë humbi fuqi e mbështetje. Përfaqësuesit e tij, edhe pse ishin personazhet të njohura dhe autoritete në fushën e tyre, nuk qullosën gjë në politikë. Sherri për poste e kolltuqe, i dëmtoi aq shumë, sa sot ai pol është asimiluar totalisht. Duke mos lënë në historikun politik, as artefakte apo të dhëna arkeologjike për të dëshmuar diçka.
Po në vitet 1996-1997, nga krahu i djathtë pati një shpërthim idilik i së djathtës tradicionale e konservatore që nga republikanët e Godos, Balli Kombëtar e Legaliteti, të cilët madje arritën edhe të fitojnë si një grupim unitar një qytet të vështirë si Shkodra. Sërish, pas1 ose dy vjetësh, përplasja dhe abraziviteti për poste deputetësh dhe ministrat, e ka çuar PR në partinë personale të Fatmir Mediut, e forcat tradicionale, drejt një karikature personazhesh surrealë.
Rasti mĂ« eklatant i shpĂ«rthimit tĂ« âfaktorit tĂ« tretĂ«â qĂ« ngjiti pĂ«r mjaft kohĂ« ishte natyrisht âfaktori Ilir Metaâ. I cili erdhi nĂ« skenĂ« me njĂ« reaksion kimik tĂ« zhurmshĂ«m, duke dominuar me thonj hapĂ«sirĂ«n e qĂ«ndrĂ«s, por pikĂ«risht etja pĂ«r sa mĂ« shumĂ« poste e mandate e çoi nĂ« shkĂ«rmoqje totale.
Në 2013 kishim Aleancën Kuqezi të Kreshnik Spahiut, e cila ishte një fenomen i ri dhe specifik me një galvanizim popullor. Fenomen i cili e pësoi pikërisht nga vrulli i hyrjes në skenë, me një operacion të fuqishëm nga lart. Brenda dhe jashtë Tiranës.
NĂ« 2015-n, patĂ«m fenomenin âGjergj Bojaxhiâ, i cili ju afrua njĂ« fete tĂ« madhe elektorati nĂ« bashkinĂ« TiranĂ«, garoi edhe nĂ« zgjedhjet e 2021-shit, por mĂ« pas u lodh e u shpĂ«rnda.
NĂ« 2017-n u ndez si shkĂ«ndijĂ« âLibraâ e Ben Blushit, por qĂ« pas zgjedhjeve e gjithĂ« partia u tret si kripa nĂ« ujĂ«.
Në zgjedhjet e këtij viti, terreni pjellor ishte më i favorizuari për formacionet e reja, për faktorët e freskët dhe të një elite të re politike. Si pasojë e kësaj situate, hynë në Parlament tre grupime të reja politike; aleanca Lapaj-Shabani, partia e Agron Shehajt dhe ajo e Arlind Qorit.
Hyrja në Parlament, edhe pse duket e bujshme dhe e rëndësishme për një parti, ajo nuk është gjithçka. Edhe pse mbetet objektivi normal i çdo force politike, pasi Parlamenti është baza e një investimi për të ardhmen, kolltuku ka dhe anën e tij të errët.
Siç po ndodh me rastin e sherrit për ulësen e vetme të koalicionit të Nisma Thurje me Shqipëria Bëhet.
Edhe pse ka disa ditë që u hap kjo telenovelë korriku, nuk reshtin edhe sot, sulmet ndaj Endri Shabanit e Zeqir Kordhonit, nga personazhet të lidhur me Lapajn.
Politika, pĂ«rtej pallavrave populiste tĂ« tĂ« ashtuquajturve politikanĂ« tĂ« rinj qĂ« sillen si kasta e vjetĂ«r, natyrisht qĂ« Ă«shtĂ« interes. Por pikĂ«risht termi interes Ă«shtĂ« âgrackaâ qĂ« dallon se sa e ka shikimin, idenĂ« por edhe shpirtin tĂ« ngushtĂ« apo tĂ« gjere tĂ« aktorit qĂ« i hyn kĂ«saj loje.
Aksioni politik nuk është gjithmonë një revolucion dyjavor siç ndodhi në 1990 dhe o burra hyn e merr postet e larta, ndan pronat e vendit, privatizon fabrikat, repartet ushtarake, shet të gjithë armët e municionin, merr paratë e shitjes së naftës që del nga toka, së bashku me mineralet etj etj.
Politika sidomos sot është një aksion alla maratonë, që për të ecur duhet të mbjellësh sa më shumë, ecësh e vraposh ngadalë por pa u ndalur.
Lapaj, edhe pse nuk hyri në Kuvend, mund të kandidojë pas 2 vjetësh për kryetar bashkie, apo në zgjedhjet e ardhshme për deputet. Duke mbushur boshllëkun që ndodhi më 11 maj dhe mësuar nga gabimet e fushatës.
Por insistimi për të marrë, madje me dhunë kolltukun e deputetit, tregon se nuk e ka mendjen për të ecur, por për tu ulur. Si në një karrocë ambulante që shet fara për kalamajt pranë një shkolle.
The post Përtej duelit Lapaj-Shabani: Iluzioni i partive ambulante! first appeared on JavaNews.al.