❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 August 2025Main stream

Franca dhe Gjermania, dy “pushtuesit” e rinj tĂ« ShqipĂ«risĂ«, zĂ«vendĂ«sojnĂ« italianĂ«t 

24 August 2025 at 23:03

Në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm, këtë vit  has shpesh djem të rinj gjermanë, me çanta në shpinë, teksa akomodohen në shtëpitë me qira, apo të ulur në bare e restorante. Të shumta janë dhe ata që flasin frëngjisht.

Franca dhe Gjermania janĂ« dy shtetet qĂ« kĂ«tĂ« vit kanĂ« “pushtuar” ShqipĂ«rinĂ«, duke ia marrĂ« stafetĂ«n ItalisĂ«, qĂ« deri njĂ« vit mĂ« parĂ« e kishin tĂ« dukshme preferencĂ«n pĂ«r vendin e shqiponjave.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se si Franca ashtu dhe Gjermania kanë shënuar rritje të fortë të hyrjeve në vend.

Në janar-korrik, hyrjet nga Gjermania arritën në 231 mijë, me një rritje prej 28%, ose 50 mijë më shumë. Gjermania është ngjitur për herë të parë në vendin e gjashtë, pas Kosovës, Italisë, Maqedonisë së Veriut, malit të Zi e Greqisë, vende që tradicionalisht e kanë vizituar Shqipërinë. Operatorët turistikë pohojnë se kryesisht po vijnë turistë individualë dhe të rinj. Edhe në korrik vijoi tendenca pozitive me 15% hyrje më shumë.

E fortë ka qenë rritja dhe nga Franca, me 160 mijë hyrje nga ky vend për janar-korrik, ose  48% më shumë, duke u ngjitur në vendin e nëntë. Në numër Franca ka pasur dhe nivelin më të lartë të rritjes nga të gjithë shtetet me 51 mijë më shumë. Tendenca e tyre duket e qëndrueshme, me korrikun që shënoi një rritje prej 55%. Operatorët turistikë pohojnë se ata janë në negociata për të mbyllur kontrata me turistët francezë për vitin tjetër.

FrancezĂ«t dhe gjermanĂ«t duket se po “zĂ«vendĂ«sojnĂ«â€ itaianĂ«t, interesi i tĂ« cilĂ«ve pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« kĂ«tĂ« vit duket i zbehur. NĂ« janar-korrik hynĂ« nĂ« vend 664 mijĂ« shtetas italianĂ«, me rritje 4.5%. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ« zgjerimi kishte qenĂ« 47%. Gjithsesi italianĂ«t mbeten grupi i dytĂ« mĂ« i madh i turistĂ«ve nĂ« vend, me 10% tĂ« totalit, pĂ«r 7 mujorin, pĂ«rkundrejt GjermanisĂ« 3.5% dhe FrancĂ«s 2.4%.

Shtetasit nga Kosova vijojnë të mbeten grupimi më i madh i turistëve në Shqipëri, me 35% të totalit për 7 mujorin, ndonëse tendenca është në rënie.

Përkundrejt francezëve e gjermanëve, turizmi po shfaq shenja ngadalësimi këtë vit. Për janar-korrik në vend kanë hyrë 6.58 milionë shtetas të huaj, me rritje 3.5% me bazë vjetore, nga 23% të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në korrik shifrat ishin të vakëta, me 1.82 milionë hyrje, ose vetëm 0.4% më shumë se korriku 2024.

 

Turizmi bie nga Kosova, më pak dhe turq, polakë e spanjollë, rikthehen serbët

 

Burimi: INSTAT

 

Burimi: INSTAT

 

Burimi: INSTAT

 

The post Franca dhe Gjermania, dy “pushtuesit” e rinj tĂ« ShqipĂ«risĂ«, zĂ«vendĂ«sojnĂ« italianĂ«t  appeared first on Revista Monitor.

Produktiviteti i punës, Shqipëria ngelet e fundit në Rajon

24 August 2025 at 23:02

Shqipëria edhe vitin e kaluar kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë. Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë. Ky tregues është rritur me 18.2% krahasuar me vitin 2023, por hendeku me vendet fqinjë të rajonit ende ngelet i konsiderueshëm.

Zakonisht, produktiviteti i punës matet si raport i vlerës së prodhimit me kohën e shpenzuar për ta prodhuar. Statistikat krahasuese përdorin si njësi matëse dollarin ndërkombëtar, njësi monetare hipotetike që përdoret në funksion të paritetit të fuqisë blerëse.

Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga Bosnje Hercegovina, me 26.5 dollarë, Serbia, me 28.8 dollarë, Maqedonia e Veriut, me 33.6 dollarë dhe Mali i Zi, me 37.5 dollarë.

Statistikat e ILO nuk japin informacion për Kosovën.

Shqipëria renditet e parafundit në gjithë Europën, duke lënë pas vetëm Moldavinë.

Faktorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e produktivitetit janë investimet në teknologji dhe automatizim, inovacioni dhe cilësia e kapitalit njerëzor ose aftësitë e forcës së punës. Një ndikim gjithashtu mund të ketë edhe struktura e ekonomisë dhe pesha në të e sektorëve që në përgjithësi mundësojnë një vlerë më të madhe të shtuar për njësi kohë pune.

Shtetet me produktivitetin më të lartë të punës në Botë janë Luksemburgu, me 166.1 dollarë në orë, i ndjekur nga Irlanda, me 139.1 dollarë në orë dhe Norvegjia, me 123.6 dollarë.

Të dhënat e ILO tregojnë se në përgjithësi ato shtete që mund të kenë në dispozicion një forcë pune më të kosto të ulët kanë edhe produktivitet më të ulët të punës. Për shembull, Kina, megjithëse është një nga ekonomitë më të mëdha në Botë, ka një produktivitet puna pothuajse në të njëjtin nivel me Shqipërinë.

Edhe në vendin tonë, kosto e ulët e krahut të punës dhe informaliteti i lartë nuk kanë krijuar shumë stimuj për të rritur produktivitetin në dekadat pas rënies së komunizmit. Për shkak të pagave të ulëta, ndërmarrjet kanë ndier pak presion për të investuar në pajisje dhe teknologji, çka do të mundësonte rritje të prodhimit pa shtuar kostot e punës.

Në vitet e fundit, rënia e peshës së fasonerisë dhe rritja e peshës së turizmit në strukturën e ekonomisë duket se ka ndikuar pozitivisht produktivitetin në ekonominë shqiptare. Megjithatë, Shqipëria ngelet ende dukshëm mbrapa ekonomive të rajonit dhe Europës.

Problem tjetër për ekonominë shqiptare se ka qenë aftësia e fuqisë punëtore. Cilësia në rënie e sistemit arsimor, mospërputhja mes kërkesës dhe ofertës dhe emigracioni i lartë mes të rinjve kanë ndikuar negativisht aftësinë e forcës së punës.

Përmirësimi i produktivitetit të punës është i lidhur me ngushtë me nivelin e pagave. Produktiviteti i ulët nuk krijon mundësi reale për paga të larta, ndaj përmirësimi i këtij treguesi është thelbësor për rritjen e mirëqenies së një vendi. Nga ana tjetër, tyrsnia nga tregu i punës për rritjen e pagave (siç ka ndodhur në Shqipëri në vitet e fundit) mund të krijojë më shumë presione për nevojën e rritjes së produktivitetit të punës, në mënyrë që bizneset të arrijnë në ruajnë konkurrueshmërinë./ E.Shehu

Burimi: ILO

The post Produktiviteti i punës, Shqipëria ngelet e fundit në Rajon appeared first on Revista Monitor.

Kredia pĂ«r shtĂ«pi, ja si ndahet “torta” mes bankave

24 August 2025 at 23:00

Kredia për shtëpi e dhënë nga sektori bankar shqiptar arriti rekorde të reja në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjashtë muaj sektori bankar dha 36.2 miliardë lekë kredi të re për shtëpi, në rritje me 31.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën e 230.1 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 17.4%. Ky portofol përbën tashmë 27% të kredisë totale për ekonominë shqiptare.

Sipas të dhënave operative, të raportuara nga sektori bankar, në mesin e këtij viti tregu i kredisë për shtëpi kryeson nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT). Banka më e madhe në vend zotëronte një portofol total prej 46.9 miliardë lekësh. Kjo shumë përbën rreth 21.9% të portofolit të kredisë për shtëpi të dhënë nga sektori bankar në Shqipëri.

Ndjek OTP Albania, që historikisht ka pasur një fokus të rëndësishëm në këtë produkt. Në mesin e 2025, banka me kapital hungarez zotëronte një portofol prej 40.2 miliardë lekësh ose afërsisht sa 18.7% e portofolit total të kredisë për shtëpi.

BKT dhe OTP Albania, kanë një avantazh të konsiderueshëm në këtë produkt, kundrejt bankave të tjera tregtare në vend. Së bashku, ato zotërojnë afërsisht 40% të tregut të kredisë për shtëpi.

Në vend të tretë pozicionohet Credins Bank, me një portofol aktiv prej 27.3 miliardë lekësh. Kjo shumë përbën 12.7% të portofolit të sektorit bankar në vend. Megjithëse është banka më e madhe kredituese ekonomisë shqiptare, Credins Bank vazhdon ta ketë fokusin kryesor në segmentin e biznesit, ndërsa renditet më mbrapa në huadhënien për individët dhe familjet.

Raiffeisen Bank është banka e katërt më e madhe financuese e blerjes së shtëpive nga familjet shqiptare, me një portofol prej 23.9 miliardë lekësh, ose sa 11.1% e totalit të sektorit bankar në vend.

Tirana Bank po fiton një peshë në rritje edhe në tregun e kredisë për shtëpi. Në mesin e këtij viti, banka e grupit Balfin raportonte një portofol total prej 19.5 miliardë lekësh. Kjo shumë përbën afërsisht 9.1% të totalit të portofolit të sektorit.

Ndjek Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri, me një portofol në shumën e 17.7 miliardë lekëve osa sa 8.2% e totalit të sektorit.

Vijon Banka e Parë e Investime Shqipëri (Fibank), me një portofol total prej 13.4 miliardë lekësh. Banka me kapital bullgar është aktor i rëndësishëm në tregun e kredisë për shtëpi, me më shumë se 6.2% të portofolit total.

Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank) në mesin e 2025 raportonte një portofol të kredisë për shtëpi në vlerën e 8.9 miliardë lekëve, shumë kjo që përbën 4.1% të totalit të sektorit.

Union Bank zotëronte 3.7% të tregut të kredisë për shtëpi, me një vlerë totale portofoli prej 7.9 miliardë lekësh.

Renditja mbyllet nga Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA). Banka më e vogël e sektorit zotëron një portofol të kredisë për shtëpi në vlerën e 4.3 miliardë lekëve, shumë kjo që i jep 2% të tregut të këtij produkti.

Rritja e kredisë për shtëpi vlerësohet të ketë arritur pikun në mesin e këtij viti, ndërsa pas muajit korrik huadhënia mund të ketë një ngadalësim, për shkak të hyrjes në fuqi të masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë. Këto masa, priten të ndikojnë veçanërisht kreditë për blerjen e shtëpive të dyta ose në përgjithësi për qëllime investimi.

Banka Qendrore ka vendosur nivele tavan pĂ«r treguesit “Raporti i kredisĂ« ndaj vlerĂ«s” dhe “Raporti i shĂ«rbimit tĂ« borxhit ndaj tĂ« ardhurave”, pĂ«r kreditĂ« qĂ« japin bankat pĂ«r pasuri tĂ« paluajtshme rezidenciale.

Raporti i kredisë ndaj vlerës është përqindja e çmimit të blerjes së banesës që banka merr përsipër të financojë nëpërmjet kredisë. Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.

Ndërsa raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave përfaqëson raportin mes këstit ose kësteve të kredisë për prona, në raport me të ardhurat e huamarrësve. Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë do të jetë në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan do të jetë 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë./ E.Shehu

Burimi: BSH

The post Kredia pĂ«r shtĂ«pi, ja si ndahet “torta” mes bankave appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Turizmi bie nga Kosova, më pak dhe turq, polakë e spanjollë, rikthehen serbët

22 August 2025 at 14:08

Turizmi bie nga Kosova, më pak dhe turq, polakë e spanjollë, rikthehen serbët

Turizmi po shfaq tendenca të reja përgjatë këtij viti. Në total, ritmet e hyrjes së shtetasve të huaj në vend janë ngadalësuar ndjeshëm, në krahasim me vitin e mëparshëm. Për janar-korrik në vend kanë hyrë 6.58 milionë shtetas të huaj, me rritje 3.5% me bazë vjetore, nga 23% të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në korrik shifrat ishin të vakëta, me 1.82 milionë hyrje, ose vetëm 0.4% më shumë se korriku 2024.

Ngec turizmi, hyrjet e shtetasve tĂ« huaj rriten 0.4% nĂ« korrik; “arratisen” shqiptarĂ«t

Nëse e shohim gjeografinë sipas shteteve, faktori kryesor që po e ndikon ngadalësimin e turizmit është Kosova. Në 7 mujorin 2025 hynë gjithsej 2.3 milionë shtetas nga Kosova, me rënie 5%, ose 121 mijë shtetas më pak. Për shkak të peshës së lartë që zë turizmi nga shteti fqinjë, me 35% të totalit për 7 mujorin, efekti është i dukshëm. Edhe në korrik hyrjet nga Kosova ranë me 6%.
Zbehja e turizmit patriotik lidhet me tre arsye. Së pari, që nga janari 2024 Kosova lëviz pa viza në shtete e BE-së, duke bërë që një pjesë e pushuesve me aftësi të lartë paguese të shkojnë në vende të tjera. Së dyti, shtrenjtimi i çmimeve në Shqipëri i ka larguar shumë të tjerë. Së treti, rënia e euros e bën të paleverdishëm monedhën e përbashkët që përdor Kosova, në krahasim me shtetet që e përdorin të njëjtën valutë, si psh Greqia.
Edhe italianët, grupi i dytë më i madh i turistëve në vend, me 10% të totalit po largohen gradualisht për shkak të rritjes së çmimeve. Për 7 mujorin, hyjnë 664 mijë shtetas italianë, me rritje 4.5%. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë zgjerimi kishte qenë 47%.
Maqedonia e Veriut vijon të mbetet besnike ndaj plazheve shqiptare, me rritje përkatësisht 11.3% për 7 mujorin, por me ngadalësim prej 1.3% në korrik. Në rënie të fortë në korrik ishte dhe Mali i Zi (-25%), ndërsa për 7 mujorin tkurrja është gati 2%.
Greqia vijon me rritje, 12% për 7 mujorin dhe 7.4% për korrikun.
Në rënie janë vizitat nga Turqia, që në korrik ranë me 33% dhe për 7 mujorin me 8.3%.
Në rënie janë dhe polakët, që u tkurrën 12% në korrik dhe po aq për 7 mujorin, e spanjollët me tkurrje 5.3% për 7 mujorin. Operatorët turistikë pohojnë se tkurrja ka ardhur kryessht nga largimi i turistëve individualë.
Janë rikthyer serbët, me 16% më shumë hyrje për 7 mujorin, ose 77 mijë. Në korrik rritja është më e fortë, me 28%, teksa ata po preferojnë kryesisht jugun.
Në rritje të fortë ishin hyrjet nga Franca e Gjermania, përkatësisht me 47% dhe 27% për 7 mujorin.

 

The post Turizmi bie nga Kosova, më pak dhe turq, polakë e spanjollë, rikthehen serbët appeared first on Revista Monitor.

Tregu i sigurimeve përmirësoi lehtë rritjen gjatë korrikut

22 August 2025 at 14:00

Tregu i sigurimeve e përmirësoi lehtë rritjen gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 7-mujorin tregu raportoi prime të shkruara bruto në vlerën e 15.5 miliardë lekëve, në rritje me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja është zgjeruar nga niveli prej afërsisht 8% i 6-mujorit, por megjithatë në masën dërrmuese ajo vazhdon të vijë nga sigurimet e detyrueshme motorike, ndërsa shumica e produkteve të sigurimit vullnetar janë në rënie.

Sigurimet e detyrueshme motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta u rritën me 13.1% në 7-mujorin e parë të viti. Normat më të larta të rritjes u regjistruan në produktin e sigurimit të brendshëm TPL, me 13.5% dhe Kartonit Jeshil, me 13.3%. Pjesërisht, rritja e sigurimit TPL i detyrohet shtrenjtimit mesatar të çmimeve, pas fillimit të aplikimit të rregullores që parashikon diferencimin e primeve mbi bazën e disa elementeve të rrezikut.

Tashmë, pesha e sigurimeve të detyrueshme motorike në sigurimin e Jo-Jetës ka arritur në 66%, nga 63.3% që kishte qenë më parë.

Shumica e produkteve të sigurimit vullnetar janë në rënie. Rritje me ritme të kënaqshme këtë vit po shënojnë vetëm sigurimi Kasko dhe sigurimi i përgjegjësive civile.

Produkti më i rëndësishëm i sigurimit vullnetar, sigurimi i pronës nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore, është në rënie me 2.5% krahasuar me një vit më parë. Ky produkt sjell vetëm 11% të primeve në tregun e Jo-Jetës, nga 12.3% një vit më parë.

Në pjesën më të madhe, kontratat e sigurimit për këtë produkt janë të lidhura me sigurimin e kolateraleve, për kreditë bankare, duke bërë që edhe ky produkt faktikisht të jetë më shumë i detyrueshëm sesa vullnetar.

Situata paraqitet e ngjashme edhe në tregun e sigurimit të jetës. Primet e shkruara bruto u rritën me 13.2% për 7-mujorin e parë të vitit, por edhe në këtë rast rritja është përcaktuar në masën dërrmuese nga sigurimi i jetës së debitorit, me më shumë se 81% të primeve të shkruara bruto. Edhe ky është një produkt i kërkuar në shumicën e rasteve në mënyrë të detyrueshme nga bankat dhe institucionet financiare ndaj huamarrësve.

Nga ana tjetër, vlera e dëmeve të paguara për 7-mujorin është në rritje shumë të lehtë me 0.9% krahasuar me një vit më parë. Kompanitë e sigurimeve paguan gjithsej 4.8 miliardë lekë dëme.

Dëmet janë rritur me ritme më të larta në segmentin e sigurimit të Jetës, me 14%, ndërsa në tregun e Jo-Jetës rritja është më e vogël, me 2.5%. Por, dëmet e paguara me objekt Fondin e Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë 7-mujorit, duke bërë që rritja e dëmeve bruto për totalin e tregut të jetë e vogël.

Burimi: AMF

The post Tregu i sigurimeve përmirësoi lehtë rritjen gjatë korrikut appeared first on Revista Monitor.

Anketa: 76 % e të moshuarve kanë nevojë për ndihmë në përditshmëri

22 August 2025 at 13:01

Rreth 76% e të moshuarve mbi 65 vjeç në vendin tonë nevojë për asistencë në aktivitetet e përditshme, sipas një anketë që zhvilloi programi i Kombeve të Bashkuara (PNUD) në fund të vitit të kaluar në 790 familje me të moshuar mbi 65 vjeç.

Të moshuarit u ndanë në tre grupe kryesore: Të pavarur ose minimalisht të varur (49%), pjesërisht të varur dhe me vështirësi fizike (28%), si dhe shumë të varur me sëmundje të shumta (24%).

Të dhënat e përpunuara nga anketa treguan se sa më i lartë niveli i varësisë, aq më e përhapur është prania e sëmundjeve kronike. Në grupin shumë të varur, 84% vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 61% nga artriti dhe 53% nga dhimbjet kronike. Mesatarisht, këta individë raportuan 4.3 sëmundje secili, krahasuar me 2.3 tek grupi i pavarur.

Mbi gjysma e të moshuarve shumë të varur (56%) vizitojnë mjekun çdo 1-2 muaj. Po ashtu, gjysma e tyre marrin rregullisht më shumë se pesë barna, ndërsa 43% raportojnë nevojë për pajisje shtesë mjekësore.

Megjithëse nevoja për ndihmë financiare është e madhe, shumë të moshuar përballen me pengesa burokratike dhe mungesë informacioni mbi programet e mbrojtjes sociale. Vetëm 6% përfitojnë aktualisht pagesa për paaftësi, ndërsa 41% nuk kanë dijeni për programet ekzistuese.

Grupi shumĂ« i varur i tĂ« moshuarve ka nevoja tĂ« theksuara, pasi 92% kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ« pĂ«r ecjen, 85% pĂ«r t’u ngritur nga shtrati, 77% pĂ«r larje e veshje. Po ashtu, mbi 90% kanĂ« nevojĂ« pĂ«r ndihmĂ« nĂ« menaxhimin e barnave, blerje dhe pagesa faturash.

Grupi pjesĂ«risht i varur shfaq kĂ«rkesa mĂ« tĂ« moderuara pĂ«r ndihmĂ«, 69% pĂ«r ecje, 37% pĂ«r t’u ngritur nga shtrati, ndĂ«rsa mbi 70% kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ« nĂ« blerje dhe pagesa.

Grupi i pavarur nuk ka nevoja për shërbime të tilla si pastrimi (68%) dhe blerjet (66%).

Anketa tregoi se për të moshuarit shumë të varur kërkohet kujdes i vazhdueshëm dhe asistencë gjithëpërfshirëse, ndërsa për grupin pjesërisht të varur më efektive do të ishin shërbimet rehabilituese dhe teknologjitë ndihmëse që mund të parandalojnë rritjen e varësisë.

Të dhënat e studimit tregojnë qartë se grupi shumë i varur i të moshuarve përbën kategorinë më të rrezikuar, duke pasur nevojë për kujdes të vazhdueshëm dhe asistencë gjithëpërfshirëse, jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike e sociale./ B.Hoxha

The post Anketa: 76 % e të moshuarve kanë nevojë për ndihmë në përditshmëri appeared first on Revista Monitor.

Ngec turizmi, hyrjet e shtetasve tĂ« huaj rriten 0.4% nĂ« korrik; “arratisen” shqiptarĂ«t

22 August 2025 at 11:37

Korriku ka vijuar të shfaqë një tendencë të ngadalësuar të turizmit, e konstatuar kjo në gjithë pjesën e parë të vitit.

Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në korrik në vend hynë 1.82 milionë shtetas të huaj, shifër që është vetëm 0.4% më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ky është ritmi më i ulët i hyrjeve këtë vit, me përjashtim të muajit mars, kur tendenca ishte me rënie (-2.7%).

Për 7 mujorin, në vend kanë hyrë gjithsej 6.58 milionë shtetas të huaj, me rritje prej 3.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një vit më parë, për të njëjtën periudhë në vend kishin hyrë 23% të huaj më shumë.

Ngadalësimi i turizmit në fakt nisi që në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, teksa rritja e çmimeve duket se stepi shumë turistë që vinin në Shqipëri pasi vendi ishte reklamuar si një destinacion me kosto të ulët.

Operatorët e kishin parashikuar që ky sezon veror pritej të ishte relativisht i dobët. Rezervimet individuale për korrik-gusht janë më të ulëta se një vit më parë sidomos nga Vlora në Sarandë. Ata që po mungojnë janë diaspora dhe Kosova. Pjesa më e qëndrueshme mbetet turizmi i organizuar, i cili po respekton shifrat e kontratave me garanci të nënshkruara. Operatorët turistikë druhen se vlerësimet jo shumë të mira që Shqipëria po merr së fundmi nga turistët që sjellin agjencitë e huaja mund të na çojnë një hap pas.

“PĂ«rveç turizmit tĂ« organizuar, qĂ« ka rritje, sepse janĂ« kontratat me garanci, pra tĂ« parapaguara dhe po respektohen, rezervimet individuale janĂ« shfaqur dobĂ«t. PĂ«rjashto ShĂ«ngjinin dhe VelipojĂ«n, ku frekuentimi kryesor mbetet nga Kosova, nĂ« tĂ« gjithĂ« bregdetin nga DurrĂ«si nĂ« VlorĂ« e SarandĂ«, rezervimet individuale kanĂ« qenĂ« mĂ« pak se qershori i vitit 2024. Kjo Ă«shtĂ« mĂ« e dukshme sidomos nĂ« VlorĂ« dhe nĂ« SarandĂ«â€, – ka pohuar mĂ« herĂ«t pĂ«r Monitor Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

Pavarësisht investimeve dhe masave të marra, sektori vuan nga infrastruktura e dobët, trafiku, mbetjet, zhurmat dhe kantieret e ndërtimit aktive në zonat turistike, ndërkohë që së fundmi po shfaqen edhe probleme bazë si mungesa e ujit, kryesisht në Golem. Edhe rritja e vazhdueshme e çmimeve ka bërë që të largohen një pjesë e pushuesve, si italianët, që në qershor ishin me rënie dhe që janë grupi i dytë më i madh pas Kosovës, me rreth 1% të totalit. Edhe Kosova, që pas heqjes së vizave ka ulur fluksin e hyrjeve drejt Shqipërisë, ndërsa dhe ata janë ankuar për shtrenjtim të çmimeve.

Ngadalësimi i fluksit të turistëve është reflektuar dhe në uljen e çmimeve.  Në javën e parë të korrikut, panorama u bë më e qartë dhe mungesa në plazhe, të cilat mbusheshin plot vetëm në fundjava, solli një ulje zinxhir të çmimeve të hoteleve, si dhe fushata agresive sponsorizimi në rrjete sociale. Nga Saranda në Ksamil, Vlorë dhe Himarë çmimet u rishikuan me rënie 10-25%. Borshi dhe Qeparoi ishin të vetmit në rritje për shkak të kërkesës, teksa Durrësi dhe Golemi mbeten rajoni me raportin më të mirë çmim/shërbim.

 

Edhe shqiptarët po zgjedhin të ikin jashtë

Rritja e çmimeve gjatë viteve të fundit ka bërë që edhe vetë shqiptarët të zgjedhin të ikin jashtë, ku një destinacion i preferuar është Greqia. INSTAT raportoi që Në muajin Korrik 2025, 782.849 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 11,1 %, krahasuar me Korrik 2024. Hyrja e operatorëve ajrorë me kosto të ulët është një tjetër arsye që ka nxitur daljen e shqiptarëve jashtë vendit.

 

The post Ngec turizmi, hyrjet e shtetasve tĂ« huaj rriten 0.4% nĂ« korrik; “arratisen” shqiptarĂ«t appeared first on Revista Monitor.

Sektori bankar financon rreth 42% të borxhit publik të Shqipërisë

22 August 2025 at 11:03

Sektori bankar është gjithnjë e më shumë financuesi kryesor i borxhit publik të vendit.

Të dhënat nga Shoqata Shqiptare e Bankave tregojnë se vlera e titujve qeveritarë në bilancin e sektorit bankar në mesin e këtij viti arriti në vlerën e afërsisht 591 miliardë lekëve, në rritje me 9.1% krahasuar me një vit më parë. Ekspozimi ndaj qeverisë shqiptare përbënte rreth 27.5% të vlerë totale të bilancit të sektorit bankar. Kjo shumë përfshin investimin në letra borxhi në monedhën vendase dhe në valutë të huaj (Eurobonde).

Borxhi i mbajtur nga bankat tregtare vendase përbënte rreth 41.7% të stokut të përgjithshëm të borxhit publik të Shqipërisë (duke përfshirë edhe garancitë) në mesin e vitit 2025.

Mes bankave tregtare, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) ngelet financuesi kryesor i borxhit të qeverisë shqiptare. Në mesin e këtij viti, BKT kishte investime në vlerën e afërsisht 182 miliardë lekëve në titujt qeveritarë. Kjo shumë përbënte 30.6% të investimeve të sektorit bankar në titujt e qeverisë shqiptare dhe afërsisht 12.9% të stokut total të borxhit të qeverisë shqiptare.

BKT ka një diferencë të ndjeshme me bankat e tjera në tregun e letrave me vlerë të qeverisë, edhe falë disponibilitetit të lartë të fondeve krahasuar me bankat e tjera. Në mesin e këtij viti, BKT zotëronte 24.7% të totalit të depozitave bankare. Pjesa e lartë në tregun e letrave me vlerë të qeverisë ka një ndikim të rëndësishëm në rezultatin financiar të bankave, sepse siguron përfitime të kënaqshme me një shkallë të ulët rreziku.

Në vend të dytë renditet Credins Bank, me një portofol prej 98.3 miliardë lekësh ose sa rreth 17% e totalit të letrave me vlerë të qeverisë në bilancin e sektorit bankar. E matur si peshë ndaj totalit të borxhit të brendshëm, përllogaritet se Credins Bank në mesin e këtij viti financonte rreth 6.9% të borxhit publik.

Historikisht, Credins ka qenë një bankë më e fokusuar te huadhënia për sektorin privat dhe është aktualisht huadhënësi më i madh në ekonominë shqiptare. Megjithatë, në vitet e fundit Credins gradualisht ka rritur peshën e investimeve në tituj, me qëllim diversifikimin e strukturës së aktiveve në bilanc.

Banka e tretë me pjesën më të lartë të tregut të titujve qeveritarë renditet Raiffeisen Bank Shqipëri, me një portofol prej 71.6 miliardë lekësh ose 12.1% të totalit të investuar nga sektori bankar në këto instrumente. Në raport me vlerën totale të borxhit publik të vendit, Raiffeisen mban një pjesë prej rreth 5.1%.

Dikur financuesi kryesor i borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare, Raiffeisen nisi uljen e ekspozimeve në këto instrumente pas vitit 2011. Ky vendim u diktua nga grupi bankar zotërues, për shkak të vështirësive pas rritjes së kërkesave për kapital në mbulim të aktiveve që grupi zotëronte në tregjet jashtë Eurozonës.

Megjithatë, mes bankave që investojnë në borxhin e qeverisë shqiptare, Raiffeisen është e vetmja bankë që nuk ka ekspozim në Eurobonde dhe i gjithë portofoli i saj përbëhet nga tituj në Lekë.

Vijon Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri, që zotëron rreth 11.3% të ekspozimeve të sektorit bankar në tituj të qeverisë shqiptare, për një vlerë totale prej rreth 67.1 miliardë lekësh.

 

Pjesa e mbetur e investimeve të bankave tregtare në tituj të qeverisë shqiptare ndahet mes Tirana Bank, me 8.5% të totalit,  ABI Bank, me 7.9%, OTP Bank Albania, me 5.6%, Union Bank, me 5% dhe Fibank, me 2.2%. Procredit Bank dhe Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) nuk raportojnë në bilancet e tyre investime në këto instrumente.

The post Sektori bankar financon rreth 42% të borxhit publik të Shqipërisë appeared first on Revista Monitor.

Ankandi për 101 mijë tonë naftë, shpallet fituesi, vlera e kontratës rreth 30 mln euro

22 August 2025 at 10:00

Bashkimi i operatorĂ«ve “EUROPETROL DURRËS ALBANIA” sha dhe “BITEX REFINERY” sha janĂ« fitues tĂ« ankandit tĂ« fundit tĂ« qeverisĂ« pĂ«r shitjen e rreth 101 mijĂ« tonĂ«ve naftĂ«. Ankandi i njoftuar nga Albpetrol nĂ« fillim tĂ« gushtit Ă«shtĂ« mbyllur me njĂ« ofertĂ« rreth 31 milionĂ« euro bĂ«rĂ« nga kompania fituese.

Në njoftimin e fituesit shpallur nga Albpetrol nuk jepet vlera totale e ofertës por bëhet me dije se kompanitë duhet të paguajnë sigurimin e kontratës në vlerën 311 milionë lekë që përbën 10 për qind të saj. Në rast të finalizimit të kësaj kontrata kompanitë do të duhet të tërheqin sasinë e karburantit brenda 12 muajsh.

“Rrjedhimisht, jeni tĂ« lutur tĂ« paraqisni pranĂ« shoqĂ«risĂ« “Albpetrol” sha, me adresĂ«: Rr. Fier – Patos km 7, sigurimin e kontratĂ«s nĂ« vlerĂ«n 311,234,827 (treqind e njĂ«mbĂ«dhjetĂ« milion e dyqind e tridhjetĂ« e katĂ«r mijĂ« e tetĂ«qind e njĂ«zet e shtatĂ«) lekĂ«, nĂ« masĂ«n 10% tĂ« vlerĂ«s sĂ« pĂ«rllogaritur tĂ« kontratĂ«s, siç parashikohet nĂ« dokumentet e ankandit, dhe tĂ« nĂ«nshkruani kontratĂ«n brenda 15 (pesĂ«mbĂ«dhjetĂ«) ditĂ«ve nga dita e marrjes sĂ« kĂ«tij njoftimi.

NĂ« rast se nuk pajtoheni me kĂ«tĂ« kĂ«rkesĂ«, ose tĂ«rhiqeni nga nĂ«nshkrimi i kontratĂ«s, do tĂ« konfiskohet sigurimi i ofertĂ«s suaj dhe ankandi do tĂ« anulohet, siç parashikohet nĂ« pikĂ«n 16/b, tĂ« Urdhrit nr. 83, datĂ« 10.02.2012, “PĂ«r rregullat dhe procedurat e shitjes sĂ« produkteve hidrokarbure”, i ndryshuar” thuhet nĂ« njoftimin e Albpetrol.

 

Ankandi

Procesi i shitjes ndoqi formulĂ«n e miratuar, ku çmimi minimal pĂ«r njĂ«si Ă«shtĂ« 77.45% i çmimit ndĂ«rkombĂ«tar Brent + K, ndĂ«rsa nĂ« pikat e lĂ«vrimit çmimi llogaritet 77.45% e çmimit Brent – 4.04 USD/bbl + K, duke mbuluar kostot e transportit dhe magazinimit. Diferenca “K” mbetet ofertĂ« e lirĂ« nga pjesĂ«marrĂ«sit dhe do tĂ« pĂ«rcaktojĂ« fituesin e ankandit.

Nafta që do të dalë në treg ndodhet në disa pika magazinimi të Albpetrol, përfshirë Usojë, Visokë, Gorisht, Zharrëz, Kuçovë dhe Amonicë, ndërsa afati i evadimit është 12 muaj nga nisja e procedurës.

PĂ«r herĂ« tĂ« fundit, Albpetrol zhvilloi njĂ« ankand tĂ« ngjashĂ«m vitin e kaluar, kur arriti tĂ« siguronte njĂ« ofertĂ« tĂ« suksesshme pĂ«r shitjen e 159 mijĂ« tonĂ«ve naftĂ« brut me vlerĂ« rreth 70 milionĂ« euro. NĂ« atĂ« ankand, oferta fituese u dha nga bashkimi i operatorĂ«ve “Europetrol DurrĂ«s Albania” dhe “R.B.H. BelinĂ«â€ sha

Albpetrol prodhoi në vitin 2024 mbi 70 mijë tonë naftë, me një rritje modeste prej 1.8% në raport me vitin paraardhës./ N.Maho

The post Ankandi për 101 mijë tonë naftë, shpallet fituesi, vlera e kontratës rreth 30 mln euro appeared first on Revista Monitor.

2022-2024, Shqipëria me popullsinë me të nën-ushqyer në Europë

21 August 2025 at 23:03

Programi i Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r Ushqimin, FAO, nĂ« hartĂ«n  globale mbi prevalencĂ«n e nĂ«n-ushqyerjes pĂ«r periudhĂ«n 2022–2024 tregon se ShqipĂ«ria ka nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« nĂ«n-ushqyerjes nĂ« EuropĂ« duke u klasifikuar vetĂ«m me UkrainĂ«n njĂ« vend tashmĂ« prej  vitesh nĂ« luftĂ«.

Sipas tĂ« dhĂ«nave mĂ« tĂ« fundit tĂ« FAO-s pĂ«r periudhĂ«n 2022–2024, ShqipĂ«ria shfaqet si i vetmi vend nĂ« EuropĂ« ku nĂ«n-ushqyerja Ă«shtĂ« ende problem. Teksa pjesa dĂ«rrmuese e vendeve europiane kanĂ« prevalencĂ« pothuajse zero tĂ« popullsisĂ« qĂ« nuk arrin tĂ« sigurojĂ« ushqim tĂ« mjaftueshĂ«m, ShqipĂ«ria paraqitet me njĂ« ngjyrĂ« mĂ« tĂ« errĂ«t, ndryshe nga fqinjĂ«t dhe nga standardi i europian.

Sipas vlerësimeve të FAO-s, prevalenca e nën-ushqyerjes në Shqipëri llogaritet rreth 5.4% e popullsisë, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian ky tregues është nën 2%, shpesh edhe i papërfillshëm. Për krahasim, në vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Greqia, fenomeni është i padukshëm në statistikat e FAO-s, duke treguar se aksesi në ushqim është më i qëndrueshëm.

TĂ« dhĂ«nat e FAO tregojnĂ« se nĂ«n-ushqyerja nĂ« ShqipĂ«ri erdhi nĂ« rritje. NĂ« fillim tĂ« periudhĂ«s (2014–2016), prevalenca e nĂ«n-ushqyerjes ka qenĂ« 4.5%, duke mbetur relativisht e qĂ«ndrueshme pĂ«r disa vite radhazi, me luhatje tĂ« vogla nĂ« intervalin 4.3–4.5%. Kjo tregon se pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« gjatĂ«, situata ka qenĂ« pothuajse njĂ«soj, pa rritje apo ulje tĂ« dukshme.

MegjithatĂ«, pas vitit 2019–2020 vihet re njĂ« tendencĂ« rritĂ«se. Nga niveli 4.3%, prevalenca e nĂ«n-ushqyerjes arrin nĂ« 5.4% pĂ«r vitet 2020–2021, duke u rritur mĂ« tej nĂ« 5.8% nĂ« 2021–2022 dhe duke shĂ«nuar njĂ« kulm tĂ« ri nĂ« 6.2% nĂ« periudhĂ«n 2021–2023.

NĂ« periudhĂ«n mĂ« tĂ« fundit, 2022–2024, niveli i nĂ«n-ushqyerjes ra nĂ« 5.4%, duke shĂ«nuar njĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« lehtĂ«, por mbetet dukshĂ«m mĂ« i lartĂ« sesa mesatarja e viteve tĂ« mĂ«parshme.

FAO raporton se Shqipëria jo vetëm që nuk ka barë progres po rrezikon të thellojë kontrastin me fqinjët në treguesin e nën-ushqyerjes.

Teksa vendet e tjera europiane e kanĂ« çuar fenomenin e nĂ«n-ushqyerjes drejt zhdukjes, ShqipĂ«ria ka mbetur  njĂ« “pikĂ« e errĂ«t” nĂ« njĂ« kontinent qĂ« konsiderohet shembull i sigurisĂ« ushqimore./ B.Hoxha

 

 

 

The post 2022-2024, Shqipëria me popullsinë me të nën-ushqyer në Europë appeared first on Revista Monitor.

Shqiptarët shpenzuan mesatarisht 108 euro për frymë për sigurime në 2024

21 August 2025 at 23:01

Primi i sigurimit për frymë u rrit për të katërtin vit radhazi vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), ky tregues, i shprehur ndryshe edhe si densiteti i sigurimeve në vend, arriti në 10634 lekë (rreth 108 euro), në rritje me 11.6% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e primit të sigurimit për frymë u ngadalësua ndjeshëm nga niveli prej gati 25% i vitit 2023. Megjithatë, rritja e fortë e vitit 2023 i detyrohej kryesisht rishikimit të dhënave demografike, pas Censit të popullsisë, që tregoi një rënie të ndjeshme të numrit të përgjithshëm të popullsisë.

Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë sidoqoftë duket se ka vazhduar të ndikojë edhe vitin e kaluar, po të kemi parasysh se primet e shkruara bruto u rritën vetëm me 7%, më pak krahasuar me nivelin e primit mesatar për frymë.

Megjithëse densiteti i sigurimeve në Shqipëri është në nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë, vlerësohet se ai ngelet ende ndër më të ulëtit të Europë.

Treguesi i densitetit të sigurimeve vazhdon të ketë diferenca të mëdha mes Tiranës dhe qarqeve të tjera të vendit. Statistikat e AMF-së tregojnë se Tirana është i vetmi qark me prime mesatare për frymë sipër mesatares kombëtare, në vlerën e afërsisht 20 011 lekëve për vitin e kaluar ose 88% më shumë krahasuar me mesataren kombëtare. Për Tiranën, primet e shkruara bruto për frymë u rritën me 6% krahasuar me një vit më parë.

Tirana është gjithashtu i vetmi qark me një strukturë relativisht të ekuilibruar të primeve, ku sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë rreth 51% të primeve të shkruara bruto. Kjo mund të shpjegohet me përqendrimin e produkteve vullnetare, si ato të biznesit apo të atyre të sigurimit të pronës në kryeqytet.

Në pjesën tjetër të vendit, sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë nga 84% (në Durrës) deri në pothuajse 97% (në Kukës dhe Berat) të primeve të shkruara bruto. Shifrat tregojnë qartë se, jashtë kryeqytetit, tregu i sigurimeve në Shqipëri është pothuajse i gjithi një treg i sigurimeve të detyrueshme të makinave.

Pas Tiranës, qarku dytë për nga vlera e primeve të shkruara bruto është Durrësi, me afërsisht 7885 lekë për frymë.

E treta renditet Vlora, me prime sigurimi në vlerën e 7819 lekëve për frymë, Gjirokastra, me afërsisht 7697 lekë për frymë dhe Korça, me 7506 lekë për frymë.

Në fund të renditjes, me diferencë të thellë nga qarqet e tjera të vendit, paraqitet Berati, me afërsisht 3384 lekë për frymë. Kjo shumë është sa 32% e mesatares kombëtare dhe më pak se 17% e nivelit maksimal, që shënohet në Tiranë.

Burimi: AMF

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vitin e kaluar primet e shkruara bruto arritën një vlerë totale prej 24.5 miliardë lekësh ose rreth 249 milionë eurosh./ E.Shehu

The post Shqiptarët shpenzuan mesatarisht 108 euro për frymë për sigurime në 2024 appeared first on Revista Monitor.

Eficienca e energjisë u përkeqësua tek ujësjellësit, ERRU: Bëni studime të dedikuara

21 August 2025 at 23:00

Treguesi i eficiencës së energjisë në ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve shënoi hap pas në 2024 edhe pse ulja në raport me 2023-in ishte thuajse e papërfillshme. Gjithsesi Enti Rregullator i Energjisë u kërkon ndërmarrjeve të shohin me kujdes arsyet nga ka ardhur kjo situatë për ta përmirësuar atë në vazhdim.

“Ky tregues Ă«shtĂ« veçanĂ«risht i ndjeshĂ«m, pasi kostot e energjisĂ« elektrike zĂ«nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« kostove totale operative (O&M) nĂ« sektorin e ujit. PĂ«r vitin 2024, mesatarja sektoriale e eficencĂ«s sĂ« energjisĂ« Ă«shtĂ« nĂ« nivelin 0.66 kWh/mÂł, duke reflektuar njĂ« rritje tĂ« lehtĂ« krahasuar me vitin 2023 (0.63 kWh/mÂł)” nĂ«nvizoi ERRU.

Sipas raportit tĂ« performancĂ«s kostot e energjisĂ« ishin 23.2 pĂ«r qind e kostove tĂ« operimit dhe mirĂ«mbajtjes qĂ« kanĂ« ujĂ«sjellĂ«sit, njĂ« nivel ky i konsiderueshĂ«m dhe me ndikim tĂ« fortĂ«. Kostot e energjisĂ« janĂ« bĂ«rĂ« madje shkak i njĂ« zinxhiri borxhesh tĂ« prapambetura qĂ« ndĂ«rmarrjet kanĂ« ndaj kompanisĂ« sĂ« shpĂ«rndarjes sĂ« energjisĂ« qĂ« arrijnĂ« nĂ« disa qindra milionĂ« euro. Çdo korrigjim nĂ« anĂ«n pozitive tĂ« eficiencĂ«s jep ndikim nĂ« konsumin qĂ« kanĂ« ndĂ«rmarrjet. Enti ka kĂ«rkuar qĂ« ndĂ«rmarrjet e ujĂ«sjellĂ«sit tĂ« ndĂ«rmarrin studime mbi eficiencĂ«n pĂ«r tĂ« parĂ« situatĂ«n specifike tĂ« tyre, problemet por edhe zgjidhjet e mundshme.

“PĂ«rkeqĂ«simi i kĂ«tij treguesi krahasuar me vitin 2023 vjen kryesisht se volumi i ujit tĂ« prodhuar Ă«shtĂ« ulur me afĂ«rsisht 14.6 milion m3 , ndĂ«rsa energjia e konsumuar nĂ« kWh Ă«shtĂ« ulur me rreth 750 mijĂ«, pra afĂ«rsisht 2 herĂ« mĂ« pak se uji i prodhuar. KĂ«tĂ« diferencĂ« mund ta shpjegojmĂ« me faktin se pompat janĂ« konsumuar mĂ« shumĂ« pĂ«r 1 vit dhe nuk janĂ« efikase, por ekziston mundĂ«sia qĂ« raportimi nga shoqĂ«ritĂ« UK, i sasisĂ« sĂ« energjisĂ« sĂ« konsumuar (ose matja e saj) ose i sasisĂ« sĂ« ujit tĂ« prodhuar (40% e vlerĂ«suar) nuk ka qenĂ« i saktĂ«. Nisur nga kjo situatĂ« ShoqĂ«ritĂ« UK duhet domosdoshmĂ«risht tĂ« gjejnĂ« mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« realizuar studim mbi eficencĂ«n e energjisĂ« dhe pĂ«rmirĂ«simin e saj, nĂ« sistemet e furnizimit me ujĂ« dhe KUN” thuhet nĂ« raport./ N.Maho

The post Eficienca e energjisë u përkeqësua tek ujësjellësit, ERRU: Bëni studime të dedikuara appeared first on Revista Monitor.

Nga ndalimi i celularëve te masat kundër bullizmit, miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor

21 August 2025 at 16:10

Me nisjen e vitit tĂ« ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Ministria e EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit kanĂ« miratuar njĂ« udhĂ«zim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t qĂ« pĂ«rcakton masat kryesore pĂ«r mbarĂ«vajtjen e vitit shkollor 2025–2026 nĂ« sistemin arsimor parauniversitar.

Udhëzimi, i botuar në Fletoren Zyrtare, përfshin një sërë detyrimesh që lidhen me regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve shkollore, ndalimin e përdorimit të celularëve në shkolla, si dhe parandalimin e dhunës dhe bullizmit në institucionet arsimore.

Fillimisht në udhëzim përcaktohet se regjistrimet e nxënësve në Institucionet Arsimore Parauniversitare (IAP) të bëhen në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi që përcakton moshën dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Për shpërndarjen e testeve shkollore udhëzimi përcakton se drejtoritë e IAP-ve duhet të afishojnë në vend të dukshëm listën e teksteve shkollore, ku të shënohen titulli, shtëpia botuese, çmimi i tekstit për çdo klasë, vendi ku do të shpërndahen tekstet, si dhe periudha e shpërndarjes sipas një grafiku për çdo klasë.

Institucionet arsimore vendore, pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r arsimin parauniversitar, drejtuesit e IAP-ve dhe mĂ«suesit tĂ« ndjekin me pĂ«rgjegjĂ«si procesin e shpĂ«rndarjes dhe tĂ« shitjes sĂ« teksteve shkollore pĂ«r tĂ« gjithĂ« nxĂ«nĂ«sit para fillimit tĂ« procesit mĂ«simor dhe tĂ« pajisjes me tekste shkollore nĂ« pĂ«rdorim falas pĂ«r klasat I–IX tĂ« arsimit bazĂ«.

Po ashtu kërkohet që prej institucioneve arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar dhe institucionet arsimore parauniversitare të marrin masa për zbatimin e legjislacionit në fuqi për ndalimin e përdorimit të telefonit celular në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare.

Prioritet mbetet edhe masat kundĂ«r dhunĂ«s dhe bullizimit, ku u Ă«shtĂ« kĂ«rkuar ZVAP-ve dhe drejtoritĂ« e shkollave tĂ« zbatojnĂ« me prioritet Planin KombĂ«tar tĂ« Veprimit “PĂ«r fuqizimin e mekanizmave tĂ« parandalimit tĂ« çdo forme dhune e bullizimi dhe rritjen e sigurisĂ« nĂ« institucionet arsimore parauniversitare”, miratuar me urdhrin nr. 32, datĂ« 21.1.2025.

NdĂ«r masat konkrete tĂ« kĂ«rkuara janĂ«: zbatimi i Kodit tĂ« EtikĂ«s sĂ« mĂ«suesit (gusht 2025), planifikimi i veprimtarive ndĂ«rgjegjĂ«suese pĂ«r parandalimin e dhunĂ«s, bullizmit dhe ekstremizmit, ngritja e kĂ«ndit “Stop dhunĂ«s nĂ« shkollĂ«â€ dhe ekipeve “antibulling” nĂ« çdo shkollĂ«. Gjithashtu, theksohet nevoja pĂ«r monitorimin e komisioneve tĂ« etikĂ«s dhe disiplinĂ«s, si dhe organizimi i veprimtarive sensibilizuese mĂ« 21 nĂ«ntor, nĂ« kuadĂ«r tĂ« DitĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare kundĂ«r DhunĂ«s nĂ« ShkollĂ«.

The post Nga ndalimi i celularëve te masat kundër bullizmit, miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor appeared first on Revista Monitor.

Doganat, strategji të re për sistemet dixhitale doganore sipas standarteve të BE-së

21 August 2025 at 15:10

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me AKSHI-n dhe UNCTAD dhe me asistencën e DG Taxud ka filluar prej kohësh draftimin e Strategjisë për Zhvillimin e Sistemeve të Teknologjisë së Informacionit në kuadër të aderimit në Bashkimin Evropian.

Grupi i Përhershëm i Punës zhvilloi sot mbledhjen e radhës duke u fokusuar në tre kolonat kryesore të sistemeve:

I. Sistemet qendrore Transevropiane të zhvilluara nga Komisioni që mund të kërkojnë dhe zhvillime nga vendet kandidate, ku përfshihen 18 sisteme IT si: për shkëmbimin e certifikatave të Dritares së Vetme Doganore të BE-së; kontrolli importit; menaxhimi i riskut doganor; eksportuesit të regjistruar; informacioni i detyrueshëm tarifor evropian; regjistrimi dhe identifikimi i operatorit ekonomik- EORI2; AEO; menaxhimi i garancisë; sistemi IPR; tarifa e integruar etj.

II. Sistemet e decentralizuara Transevropiane të zhvilluara nga Komisioni dhe që kanë një komponent kombëtar që do të zhvillohet nga vendet kandidate për në BE, si NCTS (sistemi tranzitit), Sistemi Autorizuar i Eksportit dhe sistemi i zhdoganimit të centralizuar për import;

III. Kërkesat e BE-së për sistemet kombëtare që duhet të zhvillohen eksluzivisht nga vendet kandidate që synojnë zbatimin e proceseve të përcaktuara në legjislacionin e UCC dhe Dritares së vetme (SW) të BE-së, ku përfshihen Njoftimi i mbërritjes, prezantimit dhe magazinimit të përkohshëm dhe Sistemi kombëtar i importit.

Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Doganave Ă«shtĂ« e angazhuar nĂ« procesin e integrimit evropian kryesisht nĂ« kapitullin 29 – Bashkimi Doganor dhe ka si prioritet kryesor pĂ«rafrimin e legjislacionit doganor dhe sidomos tĂ« sistemeve tĂ« IT me standartet e BE-sĂ« pasi doganat nĂ« momentin e aderimit marrin rĂ«ndĂ«si parĂ«sore si porta e parĂ« e hyrjes dhe porta e fundit e daljes nĂ« tregun e pĂ«rbashkĂ«t evropian.

The post Doganat, strategji të re për sistemet dixhitale doganore sipas standarteve të BE-së appeared first on Revista Monitor.

Kosova importon zhavorr nga Serbia, mbi 100 kompani vendore të bllokuara

21 August 2025 at 14:00

Shoqata e Gurthyeve dhe Betonjerkave ka ngritur alarmin për gjendjen kritike të sektorit minerar në vend. Sipas tyre, më shumë se 100 kompani të licencuara po mbahen të bllokuara, ndërsa Kosova poimporton zhavorr nga Serbia.

Shoqata e Gurthyeve dhe Betonjerkave në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovë ka shprehur shqetësimin për gjendjen jashtëzakonisht të rëndë në të cilën ndodhet sektori minerar.

Për shkak të mosfunksionimit të institucioneve, ligjeve të pakoordinuara dhe vonesave të pajustifikuara, mbi 100 kompani të licencuara janë të bllokuara, ndërsa investime milionëshe dhe qindra vende pune janë në prag të humbjes.

“KompanitĂ« tona, qĂ« kanĂ« investuar miliona euro dhe punĂ«sojnĂ« qindra punĂ«torĂ«, po rrezikojnĂ« falimentimin pĂ«r shkak tĂ«:Mosfunksionimit tĂ« bordeve dhe departamenteve pĂ«rkatĂ«se; Ligjeve tĂ« pakoordinuara ndĂ«rmjet institucioneve. Bllokimit tĂ« mbi 100 kompanive tĂ« licencuara si rezultat i mos harmonizimeve te ligjeve. Qindra lĂ«ndĂ«ve tĂ« mbetura pa trajtim nĂ« Bordin e Minierave. Vonesave tĂ« pajustifikuara nga institucionet. Shtrenjtimit tĂ« energjisĂ« elektrike qĂ« po stagnon prodhimin”, thuhet nĂ« reagimin e tyre.

Sipas tyre, shkaktarë të kësaj situate janë:

‱ mosfunksionimi i bordeve dhe departamenteve pĂ«rkatĂ«se,
‱ ligjet e pakoordinuara ndĂ«rmjet institucioneve,
‱ bllokimi i mbi 100 kompanive tĂ« licencuara nga ligji i ri i vitit 2023,
‱ qindra lĂ«ndĂ« tĂ« mbetura pa trajtim nĂ« Bordin e Minierave,
‱ si dhe vonesa tĂ« pajustifikuara nga institucionet.

Shoqata e Gurthyeve ka treguar po ashtu se Kosova është duke blerë zhavorr në sasi të madhe nga Serbia.

“Edhe mĂ« shqetĂ«suese Ă«shtĂ« fakti qĂ« njĂ« sasi e madhe zhavorri po importohet nga Serbia, ndĂ«rkohĂ« qĂ« kompanitĂ« vendore mbahen tĂ« bllokuara. Kjo gjendje jo vetĂ«m qĂ« dĂ«mton industrinĂ« vendore, por rrezikon vendet e punĂ«s, tĂ« hyrat e shtetit dhe stabilitetin e sektorit ndĂ«rtimor KompanitĂ« tona, qĂ« kanĂ« investuar miliona euro dhe punĂ«sojnĂ« qindra punĂ«torĂ«, po rrezikojnĂ« falimentimin”.

Sipas tyre kjo gjendje ka ardhur për shkak të mosfunksionimit të bordeve dhe departamenteve përkatëse; Ligjeve të pakoordinuara ndërmjet institucioneve; Bllokimit të mbi 100 kompanive të licencuara nga ligji i ri (2023); Qindra lëndëve të mbetura pa trajtim në Bordin e Minierave; Vonesave të pajustifikuara nga institucionet.

Shoqata ka thënë se thirrja e tyre është e qartë.

“Formoni institucionet pa vonesa. Harmonizoni ligjet dhe ndalni bllokadat. Jepni mbĂ«shtetje sektorit vendor pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar vendet e punĂ«s dhe ekonominĂ« e vendit! NĂ«se nuk veprohet tani, pasojat do tĂ« jenĂ« tĂ« pariparueshme pĂ«r industrinĂ« dhe zhvillimin ekonomik tĂ« KosovĂ«s”.

The post Kosova importon zhavorr nga Serbia, mbi 100 kompani vendore të bllokuara appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria ndër tre vendet më të pakënaqura në Europë për gjendjen financiare

21 August 2025 at 13:06

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT.

Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në BE e vlerësuan gjendjen e tyre financiare me 6.6 në një shkallë nga minimumi 0 dhe maksimumi 10. Kjo vlerë është pak më e ulët krahasuar me vlerësimin e përgjithshëm të kënaqësisë me jetën prej 7.1 për të njëjtin vit.

Nivelet më të larta të kënaqësisë financiare u gjetën në Holandë dhe Finlandë, të dyja me 7.6, të ndjekura nga Suedia me 7.4 dhe Austria me 7.3.

Në anën tjetër të shkallës, me nivelin më të ulët të kënaqësisë financiare ishin bullgarët me 4.6, Turqit me 4.7 dhe Shqiptarët me 4.8. Kjo do të thotë se shumica e njerëzve në këto vende më shumë të pakënaqur sesa të kënaqur me gjendjen e tyre financiare.

Nga viti 2013 deri në vitin 2022, kënaqësia e njerëzve me gjendjen e tyre financiare u rrit në shumicën e vendeve të BE-së. Përjashtim bënë Danimarka, Luksemburgu dhe Suedia, ku ra pak, dhe Franca dhe Finlanda, ku mbeti në vend.

Rritjet më të mëdha ishin në Portugali (+1.4 pikë), dhe në Irlande, Qipro dhe Slloveni (+1.3, +1.2 dhe +1.1 pikë, përkatësisht).

Marrëdhënia midis nivelit të të ardhurave dhe kënaqësisë me situatën financiare ndryshon pak midis vendeve të BE-së. Ata në kuintilin më të ulët te të ardhurave janë më të pakënaqur, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Këto janë gjithashtu vendet me hendekun më të madh në nivelet e kënaqësisë midis atyre me të ardhurat më të larta dhe më të ulëta.

Në Greqi, niveli i kënaqësisë së atyre në kuintilin më të lartë te të ardhurave ishte më shumë se dyfishi i nivelit të atyre në kuintilin më të ulët të të ardhurave; në Bullgari dhe Kroaci ishte 75% më i lartë.

Boshllëqet më të vogla midis niveleve të kënaqësisë së kuintileve me të ardhura më të larta dhe më të ulëta ishin në Maltë, Itali dhe Finlandë.

 

Burim: Eurostat

The post Shqipëria ndër tre vendet më të pakënaqura në Europë për gjendjen financiare appeared first on Revista Monitor.

Ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit, ARRSH hap tenderin për projektin

21 August 2025 at 12:00

Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të bëjë një ndërhyrje në Urën e Milotit, e cilësuar si emergjente dhe që lidhet konkretisht me mbrojtjen e themeleve. Në një procedurë të çelur këtë të enjte, me fond limit 107 milionë lekë, ARRSH vlerëson se ky projekt erdhi pas një investigimi në terren të konsulentit, i cili konstatoi gjendjen e saj dhe nevojën për ndërhyrje. Ura ndodhet aktualisht në mes të jetëgjatësisë që kanë veprat e kësaj natyre; ndërhyrja parashikon rritjen e sigurisë.

ARRSH vlerëson se themelet e Urës janë në një gjendje tej të dëmtuar.

“PĂ«r kĂ«tĂ« sugjerojmĂ« se UrĂ«s, si masĂ« emergjente, duhet t’i bĂ«hen punimet sipas pĂ«rshkrimeve tĂ« mĂ«poshtme, pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« jetĂ«gjatĂ«si tĂ« saj me kufizimin e ngarkesave, siç ajo Ă«shtĂ« sot, pĂ«r njĂ« periudhĂ« deri nĂ« (5Ă·10) vjet” – thuhet nĂ« dokument.

Më të detajuara në dokumente nënvizohen problematikat konkrete të vërejtura në themelet e urës.

Ndër problematikat kryesore të vërejtura është problemi i themeleve, të cilat pothuaj kanë dalë në sipërfaqe, për shkak të gërryerjes së përgjithshme të shtratit të lumit.
Thellësia mesatare e gërryerjes së përgjithshme dhe lokale shkon (3÷5) m.
Vazhdimi i marrjes sĂ« zhavorrit nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pakontrolluar nĂ« lumĂ« Ă«shtĂ« shkaku kryesor i kĂ«saj situate, fenomen qĂ« shfaqet edhe nĂ« urat e ndĂ«rtuara sĂ« fundmi mbi kĂ«tĂ« lumĂ«â€ – thuhet nĂ« dokumentin e ARRSH.

Ndër punimet e parashikuara që të kryhen janë:

  • Pastrimi i zonĂ«s pĂ«rreth pilotave (32 pilave) dhe nivelimi i shtratit pĂ«rreth tyre;

  • Betonimi i pilotave tĂ« themeleve nĂ« njĂ« lartĂ«si (1.5Ă·2.5) m duke gjykuar sipas rastit (mbrojtjen e pilotave tĂ« dĂ«mtuara dhe thellĂ«sisĂ« sĂ« gĂ«rryerjes);

  • PĂ«rforcimi dhe mbrojtja e themelit tĂ« pilĂ«s dhe ballit nga gĂ«rryerjet lokale nĂ«pĂ«rmjet krijimit tĂ« njĂ« qilimi me blloqe tĂ« lidhura gabioni, siç tregohet nĂ« projekt.

Ura e Milotit ndodhet nĂ« aksin rrugor Milot–LezhĂ«, mbi lumin Mat, nĂ« rrugĂ«n kombĂ«tare Milot–LezhĂ«, SH1. Projekti pĂ«r ndĂ«rtimin e urĂ«s ka datĂ«n 24.04.1979, hartuar nga Instituti i Projektimeve Nr. 2, dhe ka qenĂ« pjesĂ« e Projektit “Hekurudha Laç–ShkodĂ«r–Kufi” (UrĂ« hekurudhore dhe automobilistike mbi lumin Mat).

The post Ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit, ARRSH hap tenderin për projektin appeared first on Revista Monitor.

BSH do të ndryshojë rregulloren për veprimet që regjistrohen në bilancin e pagesave

21 August 2025 at 11:00

Banka e ShqipĂ«risĂ« ka pĂ«rgatitur disa ndryshime nĂ« rregulloren e saj “PĂ«r veprimtarinĂ« valutore”. Objekti i rregullores nĂ« fjalĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rcaktimi i rregullave pĂ«r kryerjen e veprimeve qĂ« regjistrohen nĂ« llogarinĂ« korente dhe kapitale, nĂ« formĂ«n e pagesave dhe transfertave nga dhe nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«.

Ato përfshijnë veprimet ndërmjet rezidentëve dhe jorezidentëve nëpërmjet përdorimit të mjeteve të pagesës në valutë dhe transferimin e njëanshëm të aktiveve nga dhe në Republikën e Shqipërisë.

Ndryshimet e propozuara në rregullore lidhen kryesisht me detajimin e përkufizimit të konceptit të rezidencës. Megjithëse në pamje të parë ndryshimet lidhen me teknikalitete, përkufizimi i rezidencës është element i rëndësishëm në llogaritjen e flukseve në bilancin e pagesave të vendit.

Sipas projekt-rregullores, rezident klasifikohet çdo person fizik ose person juridik që e ka qendrën e interesit ekonomik në territorin e Republikës së Shqipërisë, zakonisht për një periudhë jo më të shkurtër se dymbëdhjetë muaj.

Personi fizik konsiderohet rezident kur banon zakonisht në Republikën e Shqipërisë ose ushtron aty veprimtari ekonomike në mënyrë të qëndrueshme dhe nuk ndryshon rezidencën vetëm për arsye studimi, trajtimi shëndetësor, shërbimi të përkohshëm apo udhëtimi jashtë vendit.

Me rregulloren aktuale, një person fizik konsiderohet rezident për sa kohë që është i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit jashtë saj.

Lidhur me personat juridikë, projekt-rregullorja përcakton se ata konsiderohet rezidentë kur: janë të inkorporuar ose regjistruar sipas legjislacionit shqiptar ose e kanë vendin e menaxhimit efektiv apo qendrën e operacioneve kryesore në Republikën e Shqipërisë.

Degët e jorezidentëve në Republikën e Shqipërisë do të trajtohen si njësi rezidente, ndërsa degët e rezidentëve jashtë Republikës së Shqipërisë do të trajtohen si njësi jorezidente.

Njësitë diplomatike dhe konsullore dhe kontingjentet ushtarake të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe anëtarët e familjeve të tyre, konsiderohen rezidentë të Republikës së Shqipërisë, ndërsa organizatat ndërkombëtare të vendosura në Republikën e Shqipërisë konsiderohen jorezidente dhe personeli i huaj i akredituar konsiderohet jorezident.

Njësitë jo-fitimprurëse do të njihen si rezidente në rastin kur veprojnë kryesisht në Republikën e Shqipërisë.

Entitetet me qëllim të posaçëm, si shoqëritë zotëruese, fondet apo subjekte të ngjashme do të klasifikohen në varësi të inkorporimit ose menaxhimit efektiv.

Klasifikimi i rezidencës për zbatimin e kësaj rregulloreje bazohet në parimet e Manualit të Bilancit të Pagesave (dokument i FMN) dhe rregulloret përkatëse të Bankës Qendrore Europiane.

TĂ« gjithĂ« personat apo njĂ«sitĂ« e tjera, qĂ« nuk pĂ«rfshihen nĂ« kategorinĂ« “rezidentĂ«â€ sipas pĂ«rcaktimeve tĂ« mĂ«sipĂ«rme, do tĂ« konsiderohen si “jorezidentĂ«â€.

The post BSH do të ndryshojë rregulloren për veprimet që regjistrohen në bilancin e pagesave appeared first on Revista Monitor.

Projekti me BB për shërbimet publike, bëhet efektive kredia 80 mln USD, ecuria

21 August 2025 at 10:00

Institucionet disbursuan 8.4 milionĂ« dollarĂ« deri nĂ« gusht sa i takon projektit “PĂ«rmirĂ«simi i Qasjes sĂ« BarabartĂ« nĂ« ShĂ«rbime Publike me CilĂ«si tĂ« LartĂ« pĂ«rmes GovTech” qĂ« po mbĂ«shtetet nga Banka BotĂ«rore.

Kjo e fundit vlerësoi në një raport të këtyre ditëve se kjo shumë i përgjigjet 13 për qind të totalit të financimit të parë që u bë efektiv në vitin 2023 dhe që ka një shumë prej 65 milionë dollarësh. I njëjti raport vlerëson se financimi i dytë po për këtë projekt i miratuar në mars të këtij viti u bë efektiv këtë gusht. Shuma e këtij financimi të dytë është 80 milionë dollarë.

Banka vlerĂ«soi se ecuria e pĂ«rgjithshme e zbatimit mbetet “e KĂ«naqshme”, duke qenĂ« se zbatimi vazhdon tĂ« ecĂ« pĂ«rpara nĂ« tĂ« gjitha aspektet e Programit – si pĂ«r Programin Kryesor ashtu edhe pĂ«r Financimin ShtesĂ« (AF).

MĂ« konkretisht, vlerĂ«simi “S” jepet pĂ«r shkak tĂ«: (i) pĂ«rgatitjes sĂ« shpejtĂ« dhe miratimit tĂ« njĂ« Financimi ShtesĂ« pĂ«r Programin (80,000,000 USD / 76,900,000 EUR) – i konceptuar pĂ«r tĂ« rritur dhe zgjeruar mĂ« tej Programin – i cili hyri nĂ« fuqi mĂ« 11 gusht 2025;

(ii) arritjes sĂ« shtatĂ« Rezultateve tĂ« Lidhura me ShpĂ«rndarjen (DLRs) deri mĂ« tani, duke pĂ«rfshirĂ« njĂ« Rezultat tĂ« MĂ«parshĂ«m nĂ«n AF, ndĂ«rkohĂ« qĂ« 6 DLR tĂ« tjera janĂ« nĂ« rrugĂ«n e duhur pĂ«r t’u arritur deri nĂ« fund tĂ« vitit kalendarik(disa prej tyre pĂ«rpara afatit), dhe Ă«shtĂ« vĂ«rejtur progres nĂ« tĂ« gjitha 9 DLI-tĂ«;

(iii) progresit në të gjitha procedurat e prokurimit dhe aktivitetet e Programit për Rezultate (PforR) dhe të Financimit të Projektit të Investimit (IPF) brenda secilës prej katër Zonave të Rezultateve të PforR-së;

(iv) forcimit të kapaciteteve të Njësisë së Koordinimit (CU) brenda AKSHI-së, përmes zgjerimit të strukturës së saj dhe punësimit të ekspertëve mbështetës; dhe

(v) progresit të shtuar në zbatimin e veprimeve të Planit të Veprimit të Programit (PAP).

Sipas Bankës norma e disbursimit të Programit, pas 24 muajsh zbatim, është 13 për qind e Programit Kryesor (Financimi Shtesë sapo ka hyrë në fuqi). Deri në vlerësimin e ardhshëm pritet që norma e disbursimit të arrijë rreth 23 për qind të gjithë Programit (Programi Kryesor dhe Financimi Shtesë).

Projekti synon të mbështesë sektorin publik në përmirësimin e shërbimeve publike, për të rritur kapitalin njerëzor dhe për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik gjithëpërfshirës. Në fokus është forcimi i disa shërbimeve të lidhura veçanërisht për grupet më të cenueshme, si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, gratë me arsim të ulët dhe shtresat më të varfra./ N.Maho

The post Projekti me BB për shërbimet publike, bëhet efektive kredia 80 mln USD, ecuria appeared first on Revista Monitor.

OKB: Politikat fiskale tĂ« ShqipĂ«risĂ« kanĂ« “nxitur” pabarazinĂ«

20 August 2025 at 23:02

Politikat fiskale tĂ« ShqipĂ«risĂ« kishin ndikim shumĂ« tĂ« dobĂ«t nĂ« uljen e pabarazisĂ« sipas ”World Social Report 2025” nga Kombet e Bashkuara.

Botimi i OKB-së argumentoi se si politikat fiskale ndikojnë në uljen e pabarazisë në vende të ndryshme të botës. Psh në Europën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut politikat fiskale arrijnë të ulin ndjeshëm pabarazinë, në shumë vende të tjera, të tilla si Shqipëria ndikimi mbetet i kufizuar.

Vendi ynë renditet në mesin e vendeve ku roli i politikës fiskale në uljen e pabarazisë është i dobët. Në grafikun e mëposhtëm ajo renditet pranë Federatës Ruse, Serbisë dhe Malajzisë, me një diferencë shumë të vogël midis koeficientit Gini të të ardhurave të tregut dhe atyre të disponueshme pas taksave dhe transfertave (Koeficienti Gini i të ardhurave të tregut tregon sa e pabarabartë është shpërndarja e të ardhurave para se të ndërhyjë shteti, ndërsa Koeficienti Gini i të ardhurave të disponueshme tregon pabarazinë pas taksave dhe pas përfitimeve që jep shteti, pensione, ndihma sociale, shërbime publike).

Bazuar në këtë matje studimi i Kombeve të Bashkuara tregon se sistemi fiskal shqiptar, përfshirë taksat dhe programet e shpërndarjes sociale, nuk arrin të zvogëlojë ndjeshëm hendekun mes shtresave të pasura dhe të varfra.

Në kontrast, vendet e Europës Veriore si Irlanda, Belgjika, Finlanda dhe Austria shënojnë ndikimin më të madh, duke arritur të reduktojnë pabarazinë me mbi 12 deri në 16 pikë përqindjeje. Kjo diferencë e madhe thekson se politikat fiskale në Shqipëri kanë një efekt modest dhe se barra e taksave dhe shpërndarja e burimeve publike nuk arrijnë të funksionojnë si mekanizma të fortë për balancimin social.

Ndërsa shumë vende të rajonit apo edhe më tej arrijnë të përdorin politikën fiskale si instrument për uljen e pabarazisë, Shqipëria edhe pse me një qeverisje socialiste rrezikon të mbetet në një spirale ku diferencat sociale thellohen, duke penguar zhvillimin e qëndrueshëm dhe progresin e kapitalit njerëzor.

Raporti i OKB -së vë në dukje se Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për të ndërtuar një model më të drejtë shpërndarjeje të të ardhurave, ku shteti të ketë një rol më aktiv në mbrojtjen e shtresave të brishta dhe reduktimin e pabarazisë.

Sipas World Social Report 2025 të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria mbetet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, por përballet ende me sfida të mëdha në drejtim të pabarazisë, punësimit dhe mbrojtjes sociale.

Raporti thekson se pasiguria në tregun e punës mbetet një fenomen i përhapur edhe në vendet me të ardhura mesatare, përfshirë Shqipërinë. Një pjesë e madhe e punësimit zhvillohet në sektorin informal, duke i ekspozuar punëtorët ndaj kushteve të pasigurta dhe të ardhurave të paqëndrueshme. Ky fenomen pengon rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe ul besimin tek institucionet./ B.Hoxha

The post OKB: Politikat fiskale tĂ« ShqipĂ«risĂ« kanĂ« “nxitur” pabarazinĂ« appeared first on Revista Monitor.

❌
❌