Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 July 2025Main stream

Asllani dhe Zielinski drejt largimit nga Interi, ja kush pritet t’i zëvendësojë

By: rozalb
31 July 2025 at 16:33

Te Interi po zhvillohet një riorganizim i thellë në repartin e mesfushës, i diktuar nga vizioni i trajnerit të ri Cristian Chivu. Klubi zikaltër ka nisur punën për të përforcuar skuadrën, por më parë duhet të sistemojë disa largime të rëndësishme. Kristjan Asllani është ndër emrat e parë që pritet të largohet. Mesfushori shqiptar, që erdhi me shumë pritshmëri nga Empoli, nuk është në planet e…

Source

Temperaturat e larta në Korenë e Jugut zbulojnë probleme te fanellat e Barcelonës

By: rozalb
31 July 2025 at 16:07

E nxehta dhe lagështia ekstreme në Korenë e Jugut po ndikojnë ndjeshëm në përgatitjet e skuadrës së Barcelonës. Përveç ndryshimeve në rutinën e stërvitjeve, ku janë shtuar pauzat për hidratim , një tjetër shqetësim ka dalë në pah: fanellat e reja të ekipit. Sipas raportimeve nga kampi katalanas, fanellat e dizajnuara nga kompania Nike janë duke shkaktuar pakënaqësi mes lojtarëve për shkak të…

Source

Babai i Granit Xhakës ka një mesazh prekës për djalin e tij pas transferimit në Angli

By: rozalb
31 July 2025 at 15:19

Në prag të kapitullit të ri në karrierën e Granit Xhakës, babai i tij, Ragip Xhaka, ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale, i cili ka prekur jo vetëm tifozët, por edhe opinionin sportiv shqiptar dhe ndërkombëtar. Me fjalë të ndjera, ai e përshëndet vendimin e djalit të tij për të u rikthyer në Premier League, ligën më të fortë në botë, duke e cilësuar si një zgjedhje guximtare dhe të…

Source

Doni të shikoni Botërorin në stadium? Ambasada Amerikane në Shqipëri del me një njoftim të rëndësishëm!

By: rozalb
31 July 2025 at 15:12

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që planifikojnë të ndjekin nga afër Kampionatin Botëror të Futbollit FIFA 2026, i cili do të mbahet në 11 qytete të ndryshme në SHBA. Në postimin e saj zyrtar, ambasada thekson se Botërori 2026 do të jetë turneu më i madh në histori dhe për këtë arsye fton të gjithë të…

Source

United nuk ka besim te Onana, bën gati ofensivën për Donnarumma-n

By: rozalb
31 July 2025 at 14:58

Manchester United është në kërkim të një portieri të ri dhe synimi kryesor është Gianluigi Donnarumma. Sipas asaj që raporton prestigjiozja angleze The Telegraph, klubi nga “Old Trafford” ka nisur kontaktet e para me Paris Saint-Germain, vetëm pak më shumë se një vit para se kontrata e gardianit italian të skadojë. PSG, që është shumë pranë blerjes së Lucas Chevalier nga Lille…

Source

Gyokeres vesh fanellën e Henry: Kisha shumë oferta, por Arsenali ishte vendimi i duhur!

By: rozalb
31 July 2025 at 12:37

Viktor Gyökeres ka folur për herë të parë si lojtar i ri i Arsenalit dhe ka bërë të qartë se kalimi te klubi londinez ka qenë prioriteti i tij absolut. Sulmuesi suedez ka refuzuar oferta konkrete nga klube të mëdha si Manchester United, Juventus dhe disa ekipe nga Lindja e Mesme, duke theksuar se “Arsenali ishte ajo që doja që në fillim”. “Pati opsione shumë të mira, në Angli dhe Itali.

Source

Victor Osimhen zbarkon në Stamboll, Galatasaray bën goditjen më të madhe në historinë e klubit

By: rozalb
31 July 2025 at 12:28

Festë e madhe në Turqi pas mbërritjes së Victor Osimhen, që tashmë është vetëm një hap larg zyrtarizimit si futbollist i Galatasaray-t. Ish-sulmuesi i Napolit mbërriti në Stamboll mbrëmjen e së mërkurës me një fluturim privat, në të cilin ndodheshin edhe Abdullah Kavukcu, zëvendëspresidenti ekzekutiv i klubit turk, dhe ndërmjetësi ndërkombëtar George Gardi, dy figura kyçe në përmbylljen e një…

Source

Sancho ka akord me Juventusin, por më parë duhen shitur dy lojtarë

By: rozalb
31 July 2025 at 12:03

Pavarësisht interesimit të Borussia Dortmund për rikthimin e Jadon Sancho, është Juventus që mban aktualisht “në dorë” kartonin e futbollistit anglez. Sipas raportimeve nga Corriere dello Sport, “Zonja e Vjetër” ka arritur një marrëveshje me Manchester United për shifrën prej 15 milionë paundësh (rreth 17 milionë euro), dhe i vetmi detaj që mbetet për t’u sqaruar është bonusi që do t’i paguhet…

Source

Presidenti i Steauas, Becali: Nëse na eliminon Drita, atëherë ta lëmë futbollin

By: rozalb
31 July 2025 at 11:39

Skuadra kampione e Kosovës, Drita, do të përballet me gjigantin rumun FCSB (ish-Steaua Bukuresht) në raundin e tretë të UEFA Europa League. Ky duel pritet të jetë një sfidë e fortë dhe me peshë të veçantë për të dyja skuadrat, si në aspektin sportiv, ashtu edhe emocional. Presidenti kontrovers i FCSB-së, Gigi Becali, ka bërë një deklaratë të pazakontë para përballjes me ekipin nga Gjilani.

Source

RRËFIMI/ Arbitri i famshëm Pierluigi Collina zbulon ndeshjen që s’do ta harrojë kurrë

By: rozalb
31 July 2025 at 11:24

Legjenda e arbitrimit në futboll, italiani Pierluigi Collina, ka ndarë me publikun emocionet më të forta që ka përjetuar gjatë karrierës së tij. Në një intervistë të fundit, Collina ka treguar se ndeshja që do të mbetet përgjithmonë në zemrën e tij është finalja e Champions League e vitit 1999, ndërmjet Bayern Munchen dhe Manchester United. “Kjo është ndeshja që më tronditi emocionalisht si…

Source

Ditë e rëndësishme për futbollin shqiptar: Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City luajnë për historinë në Europë!

By: rozalb
31 July 2025 at 10:57

Futbolli shqiptar ndodhet sot përballë një sfide vendimtare, me tre përfaqësueset e Superiores, Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City, që synojnë kalimin në turin e tretë të UEFA Conference League. Këto përballje nuk kanë vetëm rëndësi sportive, por janë jetike edhe për financat e klubeve dhe për imazhin e futbollit tonë në arenën ndërkombëtare. Në lojë është edhe renditja e Shqipërisë në…

Source

Shkëndija shkruan historinë, kualifikohet për herë të parë në raundin e tretë të Champions League

By: rozalb
30 July 2025 at 22:37

Shkëndija e Tetovës ka arritur një sukses historik në arenën ndërkombëtare, duke u kualifikuar për herë të parë në raundin e tretë eliminator të Ligës së Kampionëve. Skuadra e drejtuar nga trajneri Jeton Beqiri regjistroi një fitore të madhe 1-2 në fushën e Steaua Bukuresht, duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Arena National” të Bukureshtit dhe…

Source

Yesterday — 30 July 2025Main stream

Manchester United kërkon me ngulm sulmuesin e Aston Villa-s

By: rozalb
30 July 2025 at 16:27

Manchester United po punon intensivisht për të përforcuar repartin ofensiv, me drejtuesit që janë të vendosur të sjellin emra të rinj në “Old Trafford”. Me Rasmus Højlund nën presion për të dhënë më shumë dhe Joshua Zirkzee që ende nuk ka bindur plotësisht, vëmendja është zhvendosur drejt një sulmuesi me përvojë dhe efikasitet të dëshmuar. Sipas asaj që raporton The Mirror…

Source

Armando Sadiku ndryshon sërish skuadër, transferohet në Zvicër

By: rozalb
30 July 2025 at 16:14

Armando Sadiku ka vendosur destinacionin e tij të radhës. Sulmuesi i njohur shqiptar do të vazhdojë karrierën në Zvicër, duke firmosur me skuadrën e Bellinzonës, që garon në Challenge League, niveli i dytë i futbollit zviceran. Palët kanë arritur një marrëveshje dhe 34-vjeçari rikthehet kështu në një kampionat që e njeh mirë, pasi më herët ka veshur fanellat e ekipeve si Locarno, Lugano…

Source

“Jam më i mirë se Yamal”, ylli i PSG habit të gjithë

By: rozalb
30 July 2025 at 15:41

Desire Doue, sulmuesi i ri i Paris Saint-Germain, ka ndezur debatet në rrjetet sociale pas një deklarate të guximshme ku u shpreh se është më i mirë se supertalenti i Barcelonës, Lamine Yamal. 19-vjeçari francez u transferua te PSG në verën e vitit 2024 nga Rennes dhe pati një sezon debutues të shkëlqyer, duke u bërë një nga pikat kyçe në skuadrën që siguroi një tripletë historike.

Source

David prezantohet te Juventusi me numrin 30: Do të shënoj 25 gola

By: rozalb
30 July 2025 at 15:15

Është dita e prezantimit për Jonathan David te Juventus. Pas zyrtarizimit më 4 korrik, sulmuesi kanadez u shfaq sot për herë të parë në konferencë për shtyp si lojtar i “Zonjës së Vjetër”, duke shfaqur menjëherë ambicien e tij dhe synimet për aventurën e re në Serie A. I ardhur nga Lille, David e ka kërkuar me ngulm kalimin te bardhezinjtë, të cilët i sheh si mundësinë ideale për të bërë hapin e…

Source

Flick blindon Araujon: Nuk do të largohet nga Barcelona!

By: rozalb
30 July 2025 at 13:14

Ronald Araújo nuk do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj merkatoje verore. Konfirmimi vjen nga trajneri i ri i katalanasve, Hansi Flick, i cili në një konferencë për shtyp ka hedhur poshtë zërat që lidhnin mbrojtësin uruguaian me një transferim të mundshëm. “Ka gjithmonë shumë zëra për Araújo, por nuk kam marrë asnjë sinjal apo lajm që ai dëshiron të largohet. Kam në dispozicion një skuadër të…

Source

Jashari nuk luan më me Brugge, kërkon vetëm transferimin te Milani

By: rozalb
30 July 2025 at 13:00

Ardon Jashari feston sot 23-vjetorin e lindjes në Maqedoni, ku ndodhet për të marrë pjesë në dasmën e vëllait të tij. Por në mendjen e mesfushorit zviceran ka vetëm një dëshirë: të veshë fanellën e Milanit. Një ëndërr që ende nuk është bërë realitet, por për të cilën po lufton me forcë. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Jashari i ka komunikuar zyrtarisht klubit belg se nuk dëshiron më…

Source

Xhaka zyrtarizohet te Sunderland: Ishte pikërisht ajo që kërkoja!

By: rozalb
30 July 2025 at 12:45

Granit Xhaka është zyrtarisht lojtar i Sunderland. Mesfushori zviceran ka firmosur një kontratë trevjeçare me klubin anglez dhe do të mbajë fanellën me numrin 34. Në prezantimin e tij të parë, 32-vjeçari nuk ka fshehur emocionet, duke u shprehur i entuziazmuar për këtë hap të ri në karrierë. “Jam shumë krenar që jam këtu. Kur fola me klubin, ndjeva menjëherë energjinë dhe mentalitetin që kanë të…

Source

Kolo Muani dhe Hjulmand, dy objektivat e mëdha të Juventusit në merkato

By: rozalb
30 July 2025 at 12:03

Te Juventusi ka shumë lëvizje në horizont , me drejtuesit bardhezi që janë aktivë në disa fronte. Para se të blejë, “Zonja e Vjetër” duhet të shesë – dhe janë rreth dhjetë lojtarë që mund të përfshihen në këtë “efekt domino”. Drejtori i përgjithshëm, Comolli, po fokusohet kryesisht te mesfusha dhe sulmi. Në mesfushë, është rikthyer fuqishëm emri i Morten Hjulmand, 26-vjeçari i Sporting Lisbona…

Source

❌
❌