Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 August 2025Main stream

Milani Allegrit bën detyrën në Kupë, ndaj Barit vendosin Leao dhe Pulisic

By: rozalb
17 August 2025 at 23:21

Mission i kryer për Milanin në raundin e 1/32 të Kupës së Italisë. Kuqezinjtë fituan 2-0 ndaj Barit dhe siguruan kalimin në fazën e gjashtëmbëdhjetës së finales. Në “San Siro”, pas një fillimi të vrullshëm të miqve, Milani arriti të vendosë qetësinë që në minutën e 14-të, kur Rafael Leao shënoi me një goditje tipike sulmuesi. Megjithatë, portugezi u detyrua të largohej pak minuta më pas për…

Source

Before yesterdayMain stream

PSG e nis me fitore kampionatin, Vitinha mund Nantes

By: rozalb
17 August 2025 at 22:40

Paris Saint-Germain e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri në Ligue 1, duke marrë tre pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Nantes. Goli i vetëm i takimit erdhi nga mesfushori Vitinha, i cili në e 67-të të ndeshjes shfrytëzoi hapësirën në hyrje të zonës dhe lëshoi një goditje të fortë. Topi u devijua nga mbrojtja vendase dhe e befasoi portierin Anthony Lopes, që nuk arriti ta ndalte.

Source

Milani prezanton 7 blerjet e reja, entuziazëm për Modric

By: rozalb
17 August 2025 at 21:41

Para ndeshjes me Barin, klubi i Milanit ka prezantuar shtatë futbollistët e rinj që janë bashkuar gjatë merkatos së verës. Futbollistët e prezantuar në fushë ishin: Pietro Terracciano, Zachary Athekame, Koni De Ëinter, Pervis Estupiñán, Samuele Ricci, Ardon Jashari dhe Luka Modric. Kur Modric, fitues i Topit të Artë dhe ish-lojtar i Real Madridit, hyri në fushë, stadiumi i San Siros shpërtheu në…

Source

Seferi gjen rrugën e rrjetës në Ligën e Parë turke

By: rozalb
17 August 2025 at 21:23

Taulant Seferi ka nisur mbarë sezonin e ri në Ligën e Parë turke, duke gjetur golin e tij të parë me fanellën e Bodrumsporit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare kaloi në avantazh skuadrën e tij ndaj Sivassporit në minutën e 20-të, pas një shpërthimi nga e majta e sulmit dhe një finalizimi të saktë. Bodrumspori e mbylli pjesën e parë në avantazh, ndërkohë që vendasit barazuan në pjesën e dytë.

Source

Tare e konfirmon: Hojlund dhe Vlahovic janë opsione që po i shqyrtojmë në sulm!

By: rozalb
17 August 2025 at 20:56

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka folur për planet e merkatos së kuqezinjve para ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Barit në “San Siro”. Në një intervistë për Sportmediaset, ai ka pranuar interesin për disa emra të rëndësishëm në sulm. “Højlund është një opsion i mirë për ne – po e vlerësojmë këto ditë, por merkato është e paparashikueshme. E dimë që duhet të ndërhyjmë në atë repart dhe…

Source

Debutim me ankth për Alen Sherrin, portieri dëmtohet rëndë në sfidën ndaj Monzës

By: rozalb
17 August 2025 at 20:25

Debutimi zyrtar i Alen Sherrit me Frosinonen në Kupën e Italisë u shoqërua me momente frike. Portieri i Kombëtares shqiptare u detyrua të linte fushën 10 minuta para përfundimit të takimit ndaj Monzës, pas një përplasjeje të fortë. Në përpjekje për të larguar topin pranë vijës fatale, Sherri u godit pa dashje në fytyrë nga një prej shokëve të skuadrës. Menjëherë pas incidentit ndërhyri stafi…

Source

Nga Chiesa te Calafiori, italianët protagonistë në javën e parë në Premier League

By: rozalb
17 August 2025 at 20:06

Java e parë e Premier League ka treguar se Italia ka ende shumë për të thënë edhe në futbollin anglez. Dy prej skuadrave pretendente për titullin, Liverpool dhe Arsenal, kanë marrë fitoret e para falë golave të futbollistëve italianë. Në “Anfield”, Liverpool mposhti Bournemouth-in me rezultatin 4-2, por gjithçka u vendos vetëm në fund. Në minutën e 88-të, kur ndeshja ishte e barabartë 2-2…

Source

Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Shna Ndout në Laç, Rama: Në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve

By: rozalb
17 August 2025 at 19:47

Pranë Kishës së Shna Ndout në Laç është hapur për herë të parë këtë sezon një Qendër Shëndetësore Verore, e cila do t’u shërbejë pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamje nga objekti i ri. “Qendra Shëndetësore Verore pranë Kishës së Laçit, e hapur për herë të parë këtë sezon veror…

Source

Arsenali fiton supersfidën ndaj United në “Old Trafford”, vendos goli i Calafiorit

By: rozalb
17 August 2025 at 19:25

Pas fitoreve të Liverpool-it dhe Manchester City-t, ka ardhur edhe përgjigjja e Arsenalit, skuadrës që pritet të luftojë për titullin e Premier League. Ekipi i Mikel Artetës debutoi me sukses në kampionat, duke triumfuar 1-0 në “Old Trafford” ndaj Manchester United. Protagonist i padiskutueshëm ishte mbrojtësi italian Riccardo Calafiori. Në minutën e 13-të, një goditje këndi u largua keq nga…

Source

Chelsea ofron 50 milionë euro për mbrojtësin e Interit, por refuzohet

By: rozalb
17 August 2025 at 18:59

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Chelsea ka provuar një goditje të madhe në merkato duke ofruar 50 milionë euro për Alessandro Bastonin. Megjithatë, Interi e ka refuzuar menjëherë propozimin e londinezëve, duke e konsideruar shumë të ulët për vlerën e mbrojtësit italian. Bastoni është prej kohësh në radarin e klubeve të mëdha si Real Madrid, Barcelona, PSG dhe Manchester City…

Source

“Onana nuk është i dëmtuar”, Amorim befason të gjithë për situatën e portierit

By: rozalb
17 August 2025 at 18:27

Kundër Arsenalit mungesa e Rasmus Højlund ishte e pritshme, por një tjetër zgjedhje surprizuese tërhoqi sytë në formacionin e Manchester United kundër Arsenalit. Në portë nuk u vendos André Onana, por Altay Bayindir. Kjo ngriti menjëherë pikëpyetje mbi gjendjen fizike të portierit kamerunas, ish-lojtar i Interit dhe Ajaxit. Por trajneri Ruben Amorim ka sqaruar situatën dhe të vërtetën.

Source

Alan Sherri e nis si titullar sezonin e ri me Frosinonen

By: rozalb
17 August 2025 at 18:01

Portieri i Kombëtares somnë, Alen Sherri, është zgjedhur titullar nga Frosinone në sfidën ndaj Monzës, e vlefshme për Kupën e Italisë. Takimi, që starton në orën 18:00, do të përcaktojë ekipin që kalon në fazën e 1/16-ave të kompeticionit. Ish-portieri i Egnatias ka mbërritur këtë verë te Frosinone në formë huazimi, pas eksperiencës me Cagliarin. Zgjedhja për Serie B erdhi me synimin për të…

Source

Gafë e portierit, Arsenali kalon në avantazh ndaj United (VIDEO)

By: rozalb
17 August 2025 at 17:49

Superpërballja mes Arsenalit dhe Manchester United është zhbllokuar nga Riccardo Calafiori. Mbrojtësi italian ka gjetur rrugën e rrjetës me një goditje me kokë pas një rrëmuje në zonë, duke kaluar “Topçinjtë” në avantazh. Në minutën e 13-të ai shënoi duke përfituar edhe nga një gabim i portierit të United, Bayindir.

Source

Futbollisti i Interit transferohet te Atalanta, zikaltrit fitojnë 17 milionë euro

By: rozalb
17 August 2025 at 17:30

Lëvizje e shpejtë e Atalantës në merkato, që ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Nicola Zalewski nga Interi. Dy klubet kanë arritur akordin dhe tani “Zonja e Vjetër” e Bergamos po finalizon detajet me vetë lojtarin. Negociatat janë në fazën përfundimtare. Anësori polak, i cili kishte mbërritur vetëm shtatë muaj më parë te zikaltrit nga Roma, largohet tashmë nga “Pinetina”. Interi…

Source

Plasin polemikat në Premier League, C.Palace i anulohet një super gol ndaj Chelsea-t (VIDEO)

By: rozalb
17 August 2025 at 16:46

Chelsea po luan minuta e fundit ndaj Crystal Palace në “Stamford Bridge”, për javën e parë të sezonit të ri në Premier League. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Në minutën e 13-të, miqtë gjetën golin me Eberechi Eze, i cili ekzekutoi një goditje perfekte dënimi. Në mënyrë të habitshme, goli u anullua nga VAR, duke ngjallur polemika dhe debate të shumta mes tifozëve. Në njoftimim zyrtar…

Source

Premier League nis me spektakël, zbulohen formacionet zyrtare të duelit United-Arsenal

By: rozalb
17 August 2025 at 16:25

Premier League starton menjëherë me një përballje gjigantësh: Manchester United pret në “Old Trafford” Arsenal-in, në sfidën më të madhe të javës së parë. Të dy trajnerët kanë zbuluar formacionet titullare dhe surprizat nuk mungojnë. Manchester United del në fushë me Bayindir në portë. Mbrojtja përbëhet nga De Light, Yoro, Shaw dhe Dalot. Në mesfushë janë Fernandes, Casemiro dhe Dorgu…

Source

Messi rikthehet me gol dhe asist, Inter Miami mposht LA Galaxy (VIDEO)

By: rozalb
17 August 2025 at 16:07

Lionel Messi dha një tjetër demonstrim të klasit të tij, vetëm pak ditë pas rikuperimit nga dëmtimi. Ylli argjentinas ishte vendimtar në fitoren 3-1 të Inter Miamit ndaj Los Angeles Galaxy, në kampionatin amerikan MLS. Ndeshja nisi e vështirë për skuadrën e Mascheranos, por gjithçka ndryshoi me futjen në fushë të Messit në pjesën e dytë. 38-vjeçari shënoi në minutën e 84-t, duke e kaluar ekipin…

Source

Nis sot epoka Tares dhe Allegrit te Milani, sfidojnë Barin në Kupën e Italisë

By: rozalb
17 August 2025 at 15:51

Mbrëmjen e sotme në “San Siro” nis zyrtarisht epoka e re e Milanit e ndërtuar nga Igli Tare dhe Massimiliano Allegri. Kuqezinjtë përballen me Barin (ora 21:15) në raundin e 1/32 të Kupës së Italisë, në një sfidë me eliminim direkt që shënon hapjen e sezonit 2025/26. Allegri nuk do të jetë në pankinë për shkak të skualifikimit që e shoqëron ende nga finalja e vitit 2024 mes Juventusit dhe…

Source

Juventus futet në garë për të “rrëmbyer” Edon Zhegrovën

By: rozalb
17 August 2025 at 15:31

E ardhmja e Edon Zhegrovës është gjithnjë e më larg Lille. Sulmuesi i Kosovës pritet të ndryshojë ambient këtë verë, ndërsa prej javësh emri i tij është lidhur ngushtë me një kalim te Marseille. Megjithatë, në ditët e fundit të merkatos skenari mund të ndryshojë. Juventusi ka hyrë fuqishëm në garë për shërbimet e 25-vjeçarit, duke e parë atë si përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv.

Source

Liverpooli nis mbrotjen e titullit me fitore, Chiesa hero për “The Reds”

By: rozalb
15 August 2025 at 23:08

Ka nisur një sezon i ri i Premier League dhe kampionët në fuqi, Liverpool, nuk gabojnë në debutimin e tyre. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot fitoi 4-2 ndaj Bournemouth në “Anfield”, duke gëzuar tifozët e kuq. Golat për “The Reds” u shënuan nga Ekitike, Gakpo dhe mbi të gjitha nga Federico Chiesa, i cili vulosi fitoren me golin e avantazhit në minutën e 88-të.

Source

❌
❌