Juventus i ofron Vlahovic-in Newcastle, ja sa është kërkesa financiare
Newcastle United ka marrë një ofertë nga Juventusi për të nënshkruar me sulmuesin serb Dusan Vlahovic. Klubi italian kërkon të ulë barrën e pagave pas afrimit këtë verë të sulmuesit kanadez Jonathan David nga Lille. Vlahovic, i cili është lojtari më i paguar në skuadrën bardhezi, mund të largohet për të hapur hapësirë edhe për një tjetër blerje të mundshme: Randal Kolo Muani.