Reading view

SHPALLJE ANKANDI I TRETË

SHPALLJE ANKANDI I TRETË

1) Shiten në ankand sendet e paluajtshme:

–          pasuria nr. 40/11, Kodi Unik 3981017022, Zona Kadastrale 3981, lloji i pasurisë “Truall + ndërtesë”, sipërfaqe 193 m2 truall dhe 64.2 m2 ndërtesë, në pronësi të “Alb – Qeramika”, NIPT J82916516G;

–          pasuria nr. 43/8, Kodi Unik 3981016218, Zona Kadastrale 3981, lloji i pasurisë “Truall + ndërtesë”, sipërfaqe 548 m2 truall dhe 300 m2 ndërtesë, në pronësi të “Alb – Qeramika”, NIPT J82916516G.

2) Çmimi i shitjes në ankand të pasurive të paluajtshme sa më lart përshkruar është si më poshtë vijon:

–          pasuria nr. 40/11, çmimi ALL 510,048 (pesëqind e dhjetë mijë e dyzet e tetë) lekë;

–          pasuria nr. 43/8, çmimi ALL 4,705,294 (katër milion e shtatëqind e pesëmijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë.

3) Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve të paluajtshme është zyra e shoqërisë përmbarimore TEO, rruga “Reshit Çollaku”, pallatet shallvare, shk. 11, ap. 145, Tiranë.

4) Ankandi për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri në datën 20.01.2025.

5) Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohet në të gjithë afatin e caktuar dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 20.01.2025 duke u mbyllur në orën 16.00 me mbarimin e orarit zyrtar.

6) Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogarinë e veçantë bankare të përmbaruesit gjyqësor

–          “Raiffeisen Bank” SHA, IBAN AL55 2021 1037 0000 0000 0061 2148; ose

–          “Banka Kombëtare Tregtare” SHA, IBAN AL5420511038001606CLPRCLALL1; ose

–           “Banka Credins” SHA, IBAN AL92 2121 1016 0000 0000 0058 3853.

The post SHPALLJE ANKANDI I TRETË appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

“Pushteti i parasë është deformues”- Ish-ministri Malaj: Ja momenti kur demokracia amerikane ka filluar të ndryshojë

Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj, ka deklaruar se demokracia e SHBA ndryshoi kur u ndryshua sistemi i financimit të partive politike.

Malaj tha në emisionin ‘Log.’ në News24 se, kjo solli kufizime të mëdha për kompanitë dhe pengonte hyrjen e fondeve nga kompanitë e huaja në financimin e partive politike.

Referuar deklaratave të presidentit amerikan në largim Biden, se oligarkia e SHBA po kërcënon demokracinë, ish-ministri e pohon duke thënë se “pushteti i parasë është deformues”.

Malaj: Shqetësimi që ka ngritur Biden nuk është i parë. Amerika ndryshoi sistemin  e financimit të partive politike ku kishte kufizime të mëdha për kompanitë dhe pengonte hyrjen e fondeve nga kompanitë e huaja në financimin e partive politike, çka sipas presidentit Carter, ishte momenti kur demokracia amerikane do të fillonte të ndryshonte sepse nuk do të realizohej dot ai qëllimi për ta mbajtur në ekuilibër, sepse pushteti i parasë është deformues.

A ka oligarkë? Po ka oligarkë dhe shprehja oligarkë ka nisur pas shpërbërjes së Ish-Bashkimit Sovjetik për rata që u pasuruan me ndihmën e shtetit, jo me aftësitë e tyre. Në këtë rast, nëse format kryesore, e përqendruar në pak duar dhe pasuria e krijuar duhej të ishte më e drejtë në shpërndarje, ka arritur që 8 miliarderë të kenë pasuri sa 3.5 miliardë njerëz në botë, patjetër që ka krijuar shqetësim në koncentrimin e pasurisë.

Kështu që në këtë aspekt, ka një shqetësim real që në rastin konkret SHBA ka humbur modelin referuar për standardet e demokracisë, që më parë ishte pikë referimi.

The post “Pushteti i parasë është deformues”- Ish-ministri Malaj: Ja momenti kur demokracia amerikane ka filluar të ndryshojë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  
❌