Pas më shumë se një dekade moratoriumi për gjuetinë do të hiqet. Qeveria ka depozituar në Kuvend, pas konsultimit publik, projektligjin që parashikon lejimin e gjuetisë vetëm në zonat e miratuara me ligj dhe gjuetarët do të kalojnë një test për të marrë lejen 5-vjeçare për të këtë aktivitet.
Gjithashtu me miratimin e zonave të lejuara të gjuetisë do të përjashtohet gjuetia në pjesën tjetër të territorit të Shqipërisë.
Qëllimi i draftligjjit të ri është përmirësimi i ligjit aktual në disa aspekte dhe nene të caktuara të tij, duke garantuar të drejtën e ushtrimit të gjuetisë dhe të të drejtave mbi gjahun, mbi trofetë e produktet e gjuetisë dhe të tregtimit të tyre si dhe do të inkurajojë përfshirjen e gjuetarëve në monitorimin, menaxhimin dhe kërkimin me qëllim përkujdesjen dhe ruajtjen e faunës së egër dhe të habitatit të saj.
“Me miratimin e këtij draftligji, gjuetia do të zhvillohet vetëm në zonat e lejuara të gjuetisë dhe do të përjashtohen të gjitha territoret e tjera në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në projektligj.
Në projektligjin e ri që pritet të kalojë në Parlament, synohet që t’u jepet me shumë përgjegjësi shoqatave për gjuetinë dhe të menaxhojnë territoret e tyre.
“Futja e një koncepti të ri në këtë fushë, ajo e menaxhuesit të zonës së gjuetisë, i cili është personi kyç që në zonën e tij të gjuetisë do të sigurojë funksionimin e shërbimit profesional e do të organizojë veprimtarinë e gjuetisë, i cili do të zgjidhet sipas një procedure ligjore konkurimi. Rëndësi merr edhe zhvillimi i instrumenteve ligjore për të mundësuar marrjen e masave konkrete për menaxhimin e terreneve në favor të biodiversitetit”, thuhet në projektligj.
“Gjuetarët detyrohen të mbajnë kontakte me autoritetet dhe shoqëritë përgjegjëse për marrjen e masave të gjuetisë për të luftuar gjuetinë e paligjshme në mënyrë që të arrihet në një gjueti të përgjegjshme”, detajohet më tej në projektligj.
Nëpërmjet këtij projektligji synohet gjithashtu inkurajimi i kontributit të gjuetarëve si aktorë të biodiversitetit.
“Gjuetarët duhet të shihen si një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të qëndrueshëm të gjuetisë në mënyrë që vetë gjuetarët që janë të apasionuar në gjueti, të mund të ushtrojnë këtë veprimtari sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj”, nënvizohet më tej.
Në projektligj janë parashikuar edhe zonat e lejuara për gjueti.
“Zonat e lejuara për gjueti shtrihen në sipërfaqe që janë me pronësi shtetërore, private apo në përdorim të kombinuar zona e gjuetisë krijohet në sipërfaqe jo më të vogla se 500 ha, ndërsa zona për kultivimin e llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, krijohet në sipërfaqe jo më të vogla se 50 ha zonat e gjuetisë dhe kufijtë i propozohen ministrisë nga njësitë përgjegjëse për gjuetinë. Zonat e gjuetisë miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për gjuetinë”, thuhet në projektligj.
Këto zona do të jepen me ë tek persona fizik ose biznese, përmes një konkurrimi publik.
“Menaxhuesi i zonës së gjuetisë është personi fizik ose juridik, që përzgjidhet sipas një procedure konkurrimi për marrjen në përdorim të një zone gjuetie”, thuhet në projektligj./ata
The post Projektligji depozitohet në Kuvend, lejimi i gjuetisë vetëm në zona të miratuara first appeared on JavaNews.al.