Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Ish-drejtori i burgut të Drenovës, nën hetim/ Fation Fasho lejoi modelen në takim special me Laert Haxhiun

12 July 2025 at 15:25

KORÇË- Prokuroria e Korçës ka marrë zyrtarisht nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-drejtorin dhe ish-shefin e policisë së burgut të Drenovës.

Fatjon Fasho ish-drejtor burgu dhe Sokol Kaçoli, shef policie në këtë burg, po hetohen nga prokuroria për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Hetimi filloi pas takimit të modeles nga Kosova Ziza Pajaziti me të dënuarin me burg të përjetshëm Laert Haxhiu.

Burime zyrtare të Prokurorisë së Korçës bëjnë të ditur se është vetëm faza e parë e fillimit të hetimit.

Në vijim, pas sekuestrimit të protokollit të ndjekur nga Drejtoria e Burgjeve për rastin në fjalë si dhe sekuestrimi i rregullores së brendshme të burgjeve, do të këtë dhe një hetim më të thelluar për zbatimin e këtij protokolli nga ana e stafit të brendshëm të këtij institucioni.

Pas verifikimit të dokumentit të martesës se Ziza Pajazitit me të burgosurin Vladimir Kurti, dokument qe i është paraqitur drejtorisë së burgjeve, do të verifikohet edhe fakti  që në vend të Kurtit, në takim me Pajazitin, ka shkuar Laert Haxhiu.

Gjatë hetimeve paraprake në rast se provohet se ka elemente të korrupsionit, për shkak të kompetencës dosja do të transferohet në Prokurorinë e Posaçme.

Pak ditë më parë Fatjon Fasho u shkarkua nga detyra ndërsa shefi i Policisë së burgut u pezullua nga detyra pasi Laert Haxhiut iu gjet në qeli një telefon celular./abcnews.al

 

Ushtar i Admir Tafilit, kush është Ervis Cukali që u kap në Sarandë me armë dhe makinë luksoze

12 July 2025 at 09:58

SARANDË- Merr fund arratia e Ervis Cukalit, një emër i njohur për Policinë. Ai ishte shpallur në kërkim pasi në automjetin ku udhëtonte së bashku me dy të tjerë në vitin 2022 iu gjet 21 kilogramë eksploziv.

Ai njihet si ushtari i Admir Tafilit, i dënuar me burgim të përjetshëm për disa krime të kryera.

Cukali është arrestuar nga policia në Sarandës bashkë me dy të tjerë gjatë një aksioni policor, të premten vonë.

Veprimtaria dhe bashkëpunimi i Cukalit

Më 28 Gusht 2022, Albi Mecini u kap në flagrancë në fshatin Vajkan, ku kishte lënë mjetin e tij pranë lëndës eksplozive, në një rrugë dytësore pranë rrethrrotullimit përballë qendrës “Viva” në rrugën për tek vendi i quajtur “Safari”.

Ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij, Ervis Cukali dhe Arafat Manërkolli, ishin duke u afruar pranë tij me një mjet tjetër pa targa, i trafikuar dhe me shasi të falsifikuar, brenda të cilës u sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.

Sipas Prokurorisë, që i dërgoi 3 të rinjtë për gjykim më 7 Dhjetor 2024, ata kanë poseduar dhe transportuar sasinë prej 21 kilogramë e 265 gram eksploziv në qytetin e Fierit dhe dyshohet se do të kryenin atentat.

Mencini akuzohet edhe për zhdukjen e Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit më 7 prill të 2023 në Sarandë. Ndaj tij është caktuar edhe masa arrest me burg për këtë çështje, ndërsa i rëndon akuza “rrëmbimi ose mbajta peng e personit”/abcnews.al

Rrëzimi i avionit “Air India”/ Publikohet raporti i hetimit paraprak, çfarë ndodhi?

12 July 2025 at 08:15

Është publikuar hetimi paraprak për rrëzimin e avionit të fluturimit 171 të Air India.

Siç shkruan BBC,  raporti thotë se të dy motorët e aeroplanit humbën shtytjen pasi dy çelësat e kontrollit të karburantit u zhvendosën nga pozicioni i ndërprerjes menjëherë pas ngritjes.

Në regjistrimet zanore në kabinën e pilotit, dëgjohet një pilot duke i pyetur tjetrin “pse e bëre ndërprerjen?” – tjetri thotë se nuk i lëvizi ata.

Hetime të mëtejshme janë duke vazhduar dhe një raport përfundimtar pritet brenda një viti, thotë raporti paraprak.

Raporti nuk nxjerr asnjë përfundim dhe ka ngritur pyetje të reja në lidhje me çelësat e kontrollit të karburantit dhe çfarë i shkaktoi ata të ndryshonin pozicionin.

Më 12 qershor, të paktën 260 persona humbën jetën pasi një avioni i Air India me destinacion Londrën u përplas me pesë ndërtesa pranë aeroportit të Ahmedabad pak sekonda pas ngritjes.

Sarandë/ Zbriti nga “Porsche” dhe u hodh në det për t’i ikur Policisë por u kap nga skafi, me vete kishte një armë zjarri

By: xhir jeta
12 July 2025 at 08:30

SARANDË- Në Sarandë sekuestrohet një armë zjarri gjatë kontrolleve për kapjen e personave që lëviznin me “Porsche” Panamera në rrugën “Butrinti”.

Arma është gjetur tek personi që u hodh në det, i cili u kap nga skafi policisë kufitare.

Arma u gjet ne një çantë krahu, që ai mbante me vete. Deri tani janë shoqëruar në Komisariat 4 persona, të gjithë nga Tirana.

Dhjetëra forca policore mbërritën në vendngjarje, ndërsa aventura e të riut që u hodh në det nuk ka zgjatur shumë, pasi u kap në det nga policia kufitare e Sarandës dhe iu dorëzua me pas efektivëve në shëtitoren e qytetit./abcnews.al

Yesterday — 11 July 2025Main stream

Turizmi që nuk njohim/ Arapi: Zonat rurale ofrojnë shumë mundësi për turizmin

By: Re Nato
11 July 2025 at 20:25

Ekspertja e agroturizmit, Fabiola Arapi thotë se turizmi rural po njeh zhvillim në vend dhe është i dëshiruar nga turistë vendas dhe të huaj.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC News, Arapi u shpreh se zonat rurale ofrojnë shumë mundësi për turizmin.

“Doja të flisnim pak për turizmin rural, të territorit. Vërehet shumë që ka një vëmendje të jashtëzakonshme, qoftë në aspektin e politikbërjes, bizneseve apo dhe turistëve vendas e të huaj. Por pse është kaq i rëndësishëm turizmi rural? Ka disa arsye. Së pari, janë resurset. Ofrojnë aktraksion, që turizmi rural të jetë i dëshiruar dhe i lakmuar. Një tjetër aspekt, do theksoja autenticitetin dhe mikpritjen. Një arsye tjetër është tradita dhe kultura rurale. Është edhe zhvillimi i qëndrueshëm, i shërben ekonomive rurale. I përmenda, pasi këto 4 elementë kryesorë bëjnë që turizmi rural të shndërrohet në agroturizëm.”, theksoi ajo./abcnews.al

Ukraina: Goditëm fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

By: Re Nato
11 July 2025 at 18:49

Ukraina tha të premten se dronët e saj goditën një fabrikë avionësh luftarakë në rajonin e Moskës dhe një fabrikë për prodhimin e raketave në rajonin e Tulës, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre në të dyja.

Ushtria ukrainase tha në Telegram se fabrika e aviacionit në qytetin Lukhovitsi, rreth 135 km në juglindje të Moskës, prodhonte avionë luftarakë MiG.

Fabrika tjetër është Byroja e Projektimit të Instrumenteve, e specializuar në prodhimin e raketave kundërajrore dhe sistemeve të kombinuara raketë-armë.

“Forcat e mbrojtjes po vazhdojnë t’i marrin të gjitha masat për ta minuar potencialin ushtarak dhe ekonomik të pushtuesve rusë dhe për ta detyruar Rusinë ta ndalë agresionin e saj të armatosur kundër Ukrainës”, tha ushtria ukrainase.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 155 dronë ukrainas u rrëzuan midis orës 23:00 të enjten dhe orës 07:00 të së premtes, përfshirë 11 që ia kishin mësyrë Moskës.

“Nga e hëna, jo produkte bulmeti pa faturë”/ Rama paralajmëron: E patolerueshme, do të ketë sekuestrime

By: Re Nato
11 July 2025 at 16:50

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duke nisur nga e hëna e ardhshme, do të sekeustrohet çdo produkt bulmeti që nuk ka faturë tatimore.

Në takimin me kryebashkiakët, Rama u shpreh se kjo është e patolerueshme nga pikëpamja e ligjit tatimor.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht e bulmet pa faturë, që mos ta bëjnë më këtë gjë. Nga java e ardhshme, do të konfiskohet çdo shishe qumështi poa faturë dhe çdo lloj bulmeti produkt pa faturë. Është e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit, me këto temperatura, që mund të shkaktojnë helmime që janë të evidentueshme. Nga e hëna, nuk ka paralajmërime, por vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti dhe qumështi pa faturë, në dyqane dhe tregje”, theksoi ai./abcnews.al

Rama: Thethi, flagrancë spektakolare/ Berisha mbron Gjelin, pas dërgimit të dosjes nga qeveria, sulmon KLP dhe ILD

By: xhir jeta
11 July 2025 at 15:10

Me shembullin e ndërtimeve pa leje në Theth, kryeministri Rama sulmoi sërish prokuroren Elsa Gjeli dhe lëvizjat e saj të fundit për t’u vetëmbrojtur.

 “Në një rast të një flagrance spektakolare ku nuk është ndërtuar një ngrehinë, por një fshat i tërë turistik, në mes të Thethit, një prokurore me mbiemrin Gjeli ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, dhe ka bërë një ese filozofike me pafajësinë e ndërtimit pa leje. Ndërtimi pa leje është vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është një vepër penale edhe më e rëndë.”

Një ditë pasi porosia e Ramës ndaj gjyqtares së Shkodrës, Elsa Gjeli mbërriti në ILD dhe KLP. Berisha zbatoi strategjinë e tij për ta mbrojtur, dhe mbrojtja më e mirë është sulmi.

“Koordinimi interinstitucional I këshillatëve, pra KLP, KLGJ dhe institucioneve të tjera të drejtësisë nuk është përmirësuar. Është përtokë, sepse nuk kanë asnjë vullnet të koordinojnë, por vetëm të qeverisin si koorporata të veçanta. Dhe kjo është një gjëmë për shtetin ligjor. Ndërhyrje serioze bëhen nga politikanët në sistem. Pra nuk ekziston një sistem i integruar drejtësie”

Konferencën e fundit për këtë javë doktori e ruajti si fusheqitje ndaj drejtësisë.

 “Kjo farsë nuk njihet, ka një autor, Edi Rama. Por ka një mbrojtës kryesor, Altin Troplini, me qëndrimet që ka mbajtur ndaj krimit kushtetuese elektoral, dëshmon se nuk ka ligj, nuk ka moral por është thjesht një skllav dhe bashkëpunëtor i krimit”

I shqetësuar u duk Berisha nga lëvizjet e Ramës në territor, por jo dhe aq për reformën territoriale.

“Nuk ulemi me të për Reformën Territoriale.Se ne nuk e njohim si kryeministër.Ne nuk njohim farsën.”

Megjithatë, doktori ndërron mendje shpejt.

“Jo, reformën zgjedhore e bëjnë partitë politike. Pra ne nuk zgjedhim kundërshtarin, as kryetarin e saj”/abcnews.al

Rama: Të gjithë kryetarët e njësive administrative të duhet të shkarkohen… deri të hënën

By: Rovena
11 July 2025 at 10:52

Gjatë një takimi të zhvilluar në Durrës me kryetarët e bashkive nga i gjithë vendi, Kryeministri Edi Rama ka adresuar me tone të forta kritike performancën e pushtetit vendor, duke theksuar se nuk ka më vend për justifikime në mandatin aktual.

Ai solli në vëmendje shembullin e Bashkisë së Cërrikut, e cila përpunon mbetjet e fshatit dhe i kthen në produkte të shitshme, duke e cilësuar si një model inovativ që duhet të ndiqet nga të gjitha bashkitë.

Rama kritikoi qasjen pasive të disa njësive vendore që presin fonde nga qeveria, ndërkohë që, sipas tij, kanë mundësi të zhvillojnë projekte vetëgjeneruese për komunitetin.

Në mënyrë të prerë, ai kërkoi shkarkimin e të gjithë kryetarëve të njësive administrative të emëruar nga Partia Socialiste, për t’iu hapur rrugë individëve të rinj që mund të japin rezultate më të mira. “Shqipëria e vitit 2030 nuk ndërtohet duke përsëritur të njëjtat gabime,” theksoi Rama.

“Këto mandate nuk kanë asnjë justifikim, sepse epo të ishte për të justifikuar e kishin mundësinë më shumë njerëzit për t’u justifikuar. Kështu që për ne nuk ka asnjë justifikim, zero, ku ta di unë se përse Bashkia e Cërrikut i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit dhe i kthen në produkt në shitje, dhe pse nuk e kanë të gjitha bashkitë këtë.

Është një inovacion, që e ka Bashkia e Cërrikut. Pse duhet të rrimë të presim, dhe pastaj kërkojnë vetëm fonde nga qeveria, ndërkohë që kanë mundësira të pafundme për të prodhuar dhe për t’i vënë në funksion të komunitetit. Sa i përket kryetarëve të PS, të gjithë kryetarët e njësive duhet të shkarkohen, të gjithë.

Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë duhet të shkarkohen, për t’iu dhënë mundësia të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më mirë se ata. Ne duhet që ta zgjerojmë hapësirën edhe për ata të tjerët të cilët nuk na njohin dhe nuk janë çdo ditë me ne, por na kanë dhënë votën. Shqipërinë në vitin 2030 nuk e bëjmë dot duke përsëritur të njëjtat gabime.Shpresoj ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive të jenë të shkarkuar”, tha Rama./abcnews.al

 

Epoka e dronëve pa pilot, revolucioni i mbrojtjes amerikane

11 July 2025 at 09:38

Kreu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fushën e luftës me dronë pa pilot, duke e quajtur këtë periudhë “dominio pa pilot”.

Ky lajm shënon një ndryshim të madh në mënyrën se si forcat amerikane do të përdorin teknologjinë e dronëve në operacionet e tyre.

Nga tani e tutje, oficerët amerikanë do të kenë lirinë të blejnë dhe testojnë dronë pa nevojën për burokraci të gjatë, dokumente apo miratime të shumta nga nivele të ndryshme. Kjo do të lehtësojë shumë procedurat dhe do të përshpejtojë përdorimin e dronëve në terren.

Një aspekt i veçantë i këtij plani është që edhe dronët e prodhuar me printera 3D janë të lejueshëm për përdorim.
Kushti i vetëm është që këta dronë të jenë funksionalë dhe të mund të fluturojnë – edhe nëse për vetëm disa minuta. Ky koncept ndryshon shumë nga modeli tradicional i pajisjeve ushtarake që kushtojnë shtrenjtë dhe kërkojnë mirëmbajtje intensive.

deja bazë është që droni të mos shihet si një aeroplan luftarak i kushtueshëm dhe i komplikuar, por si një mjet i thjeshtë dhe i disponueshëm, pothuajse si një plumb në arsenalin ushtarak. Nëse humbet një dron gjatë një operacioni, nuk ka problem – thjesht shtyp një tjetër me printer 3D dhe vazhdo misionin.

Ministri i Mbrojtjes tha se ishte frymëzuar nga mënyra se si Ukraina, Izraeli dhe Irani po përdorin tashmë dronë të lirë dhe të thjeshtë për të ndryshuar mënyrën e luftimit.

Këto vende kanë treguar se UAV-të (mjetet fluturuese pa pilot) mund të jenë një faktor kyç në luftërat moderne, duke ofruar avantazhe strategjike të mëdha në fushën e betejës.

Ky zhvillim tregon një ndryshim të rëndësishëm në filozofinë ushtarake amerikane, që po kalon drejt përdorimit më fleksibël dhe më efikas të teknologjisë, duke u përshtatur me nevojat dhe sfidat e kohës moderne.

Bosnja dhe Hercegovina përkujton 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

11 July 2025 at 08:53

Mijëra njerëz priten sot në Srebrenicë për të përkujtuar gjenocidin e kryer 30 vjet më parë nga forcat serbe të Bosnjës, një nga masakrat më të këqija në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore.

Srebrenica ishte episodi më i përgjakshëm në konfliktin ndërkomunal boshnjak (1992-1995), i cili përfshiu këtë ish-republikë jugosllave pas shpalljes së pavarësisë, të dëshiruar nga boshnjakët (myslimanët) dhe kroatët (katolikët), por të refuzuar nga serbët (ortodoksët).

E rrethuar për më shumë se tre vjet, enklava e Srebrenicës, në Bosnjën lindore, pranë kufirit me Serbinë, pavarësisht se ishte shpallur “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara, u sulmua në korrik 1995 nga forcat serbe të Bosnjës të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mladiç.

Brenda pak ditësh, afërsisht 8 000 burra dhe djem boshnjakë u ekzekutuan atje, trupat e të cilëve u hodhën në dhjetëra varre masive.

Deri më sot, mbetjet e më shumë se 80% të viktimave janë gjetur dhe varrosur.

Në një përpjekje për të fshehur rëndësinë e krimeve, autoritetet serbe të Bosnjës organizuan operacione për të zhvendosur trupat, shpesh “të shqyer në copa” nga makineri të rënda dhe të transportuar në disa qytete të rreme “dytësore”, sipas ekspertëve.

“Ne ende po kërkojmë pak më pak se 1 000 viktima”, tha Emza Fazliç, zëdhënëse e Institutit Boshnjak për Personat e Zhdukur.

– Dhimbja e shpirtit –

“Për 30 vjet, ne e kemi mbajtur dhimbjen në shpirtrat tanë. Fëmijët tanë u vranë pafajësisht në zonën e mbrojtur të OKB-së. Evropa dhe bota panë në heshtje ndërsa fëmijët tanë u masakruan”, shpjegoi Munira Subasiç, presidente e shoqatës kryesore të nënave të Srebrenicës, burri i së cilës, Hilmo, dhe djali 17-vjeçar, Nermin, u vranë.

Sot, të mbijetuarit dhe familjet do të varrosin shtatë viktima gjatë përkujtimeve në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë-Potoçari, përfshirë dy të rinj që ishin 19 vjeç në kohën e masakrës dhe një grua që ishte 67 vjeçe.

Familjet e tyre pritën disa vite për t’i varrosur, duke shpresuar se do të gjendeshin më shumë eshtra.

“Për fat të keq, për shumicën e këtyre viktimave, eshtrat janë të paplota, në disa raste ka vetëm një ose dy kocka”, shpjegon Fazliç, duke shtuar se rreth 100 gra, 80 prej të cilave ende kërkohen, u vranë gjithashtu në masakër.

Mevlida Omeroviç vendosi të mos priste më dhe dha pëlqimin e saj për varrimin e eshtrave të burrit të saj, Hasibit, i cili u vra në moshën 33 vjeç, ndoshta në Petkovci, rreth 60 kilometra në veri të Srebrenicës.

Ishte një nga pesë vendet e ekzekutimeve masive gjatë kësaj masakre, episodi i vetëm i konfliktit boshnjak që u klasifikua si gjenocid nga drejtësia ndërkombëtare.

Rreth 1 000 njerëz u transportuan atje, u mbyllën në një shkollë dhe më pas u ekzekutuan.

“Vëllai i tij u gjet dhe u varros 10 vjet më parë. Kanë kaluar 30 vjet dhe nuk kam asgjë më shumë për të pritur”, shpjegon Omeroviç, 55 vjeçe, e cila shpreson të jetë në gjendje të shprehë respektin e saj me fëmijët e saj në varrin e burrit të saj.

Edhe nëse arkivoli do të përmbajë vetëm nofullën e Hasibit.

Ish-udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mladiç, u dënuan me burgim të përjetshëm nga drejtësia ndërkombëtare për krime lufte dhe gjenocid.

Por, rëndësia e këtij krimi vazhdon të minimizohet nga shumë udhëheqës politikë serbë në Bosnje dhe Serbi.

“Serbët nuk kryen gjenocid në Srebrenicë dhe kjo nuk ndodhi”, deklaroi presidenti i entitetit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, në fillim të korrikut.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendosi 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës në vitin 2024, pavarësisht zemërimit të Serbisë.

Për familjet dhe të mbijetuarit, kjo datë nuk do të zbehet kurrë.

“Për mua, çdo ditë është 11 korrik, çdo natë, çdo mëngjes, kur zgjohem dhe kuptoj se ata nuk janë aty”, psherëtin Ramiza Gurdiç, burri i së cilës Junuz dhe djemtë Mehrudin dhe Mustafa u vranë në masakër.

Bitcoin arrin vlerë rekord, por çfarë ndikoi në këtë tendencë?

11 July 2025 at 08:17

Bitcoini ka thyer një rekord të ri këtë të enjte.

Vlera e tij ka shkuar në 112,743.49 dollarë, falë rritjes së kërkesës nga investitorët dhe politikave pro-biznes të administratës së Presidentit amerikan, Donald Trump.

Kriptomonedha më e madhe në botë vazhdon trendin e fuqishëm të rritjes, pasi vetëm më 22 maj kishte arritur mbi 111 mijë dollarë.

 

Before yesterdayMain stream

“Çlirimi” i Lungomares/ Vlorë, IMT vijon aksionin pas porosive të kryeministrit Rama

By: Re Nato
10 July 2025 at 18:13

Aksionet për lirimin e hapësirave publike vijuan edhe këtë të enjte në qytete të ndryshme të vendit.

Pamjet që shihni në ekran vijnë nga Vlora ku inspektoriati I mbrojtjes së territorit dhe policia bashkiake mësynë në zonën e Lungomares për ta liruar të gjithë hapësirën publike.

Aksioni vjen pas kërkesës së kryeministrit Rama një javë më parë, kur dha mesazhin e qartë jo vetëm për funksionimin e administratës, por edhe për zaptimin e hapësirave publike.

Lungomarja aty ku edhe u përqëndrua aksioni këtë të enjte, është hapësira e cila sipas shefit të qeverisë ka nevojë për t’u harmonizuar mes interesave të bizneseve dhe qytetarëve.

Shembja e ndërtimeve pa leje vijoi të enjten edhe në Theth. Inspektoriati I mbrojtjes së territorit dhe zyrtarë të lartë të policisë po ndjekin nga afër shembjen e godinave me strukture druri dhe betoni.

Aksioni për të shëruar thethin nga zaptimi nisi të hënën ndërsa sheshi ngjitur me kishën shekullore, simbol I fshtatit dhe destinacion I mijëra turistëve në çdo stinë, do I kthehet tërësisht publikut.

 

Përçahen opozitarët e rinj/ Daja i Shabanit do mandatin e Lapajt

By: xhir jeta
10 July 2025 at 15:18

“Nëse marrim një mandat unë nuk hyj në parlament”

Karma po i kthehet shume shpejt Adriatik Lapajt. Endrit Shabani po tenton ta lërë jashtë parlamentit.

Daja i Shabanit, Zeqir Kordhoni, kandidat i koalicionit në listën e mbyllur të Tiranës, i ka kërkuar në KQZ ti japin mandatin e deputetit.

Në formularin e deklarimit, ai rezulton një punëtor ndërtimi dhe invalid, por emri i tij ishte vetëm pjesë e skemës së Lapajt e Shabanit për të mbushur listat e mbyllura me familjarë, qe vete te benin gare ne te hapur.

Në këtë letër dërguar Celibashit, Kordhoni shkruan se dorëheqjen nga mandati fiks në datën 11 maj, nuk e ka dhënë ai personalisht, por ia ka bërë partia e Lapajt, ndaj dhe KQZ i ka hequr emrin.

Ndersa kishin rene dakord per listen e mbyllur me familjare, në garën e Tiranës në listën e hapur, Lapaj e mposhti Shabanin me vota. Por mesa duket, edhe koalicioni i të rinjve, i ngjan shumë atyre të vjetërve. Me një ndryshim, shumë më banal.

Meqenëse nipi nuk i fitoi mandatin, le ta marrë dajoja.

Këto krisma i paralajmëroi Dashnor Sula prej marsit, kur kaloi ylberin e PD dhe besoi se Shqipëria Bëhet, por më pas mori vesh se Shqipëria edhe mund të bëhet, por Dashi deputet pak vështirë. Sepse Lapaj nuk i dha garancinë e dorëheqjeve nga lista e mbyllur.

Adriatik Lapaj që synonte fillimisht 71 mandate, por përfundoi me 1 mandat, ka vetëm një gur të fundit në dorë. E para në listën e mbyllur të Tiranës, mbetet  kandidatja e tij Ana Dajko. Ajo ka shansin të marrë mandatin, e për të lënë pas mosmarrëveshjes kokë mënjanë, si Lapajn dhe Shabanin me dajon e tij tashmë në mes. Të dy rrugëve, jashtë parlamentit.

U hodh në liqen për të shpëtuar turistët/ Gjendet trupi i pajetë i kapiten Arben Anamalit

By: Rovena
10 July 2025 at 08:29

Pas thuajse 48 orësh kërkimesh, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali. Trupi u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Kërkimet për gjetjen e turpit të Arben Anamalit nisën që prej të martës, ku i ndjeri u hodh në ujërat e liqenit në tentativë për të shpëtuar turistët e huaj.

Kapiteni Anamali, babai i dy fëmijëve vinte nga një familje e thjeshtë shkodrane, ku vendosi jetën e të tjerëve para asaj të vetës. 51-vjeçari, kishte ndjekur gjurmët e të atit, i cili gjithashtu ishte mjeshtër i motorrave të barkave dhe skafeve./abcnews.al

 

VIDEO/ Aksident me vdekje në aksin Pogradec-Qafë Thanë, makina del nga rruga e përfundon në liqen

By: Rovena
10 July 2025 at 07:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Makina e drejtuar nga 34-vjeçari Alfons Bleta ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqen, për pasojë ka ndërruar jetë në vend 34-vjeçari,

Sipas asaj që ka mësuar gazetari i ABC News, shkaku kryesor dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë. Pasi siç shihet edhe nga pamjet makina me shpejtësia ka marrë përpara dy trafikndarëset e rrugës dhe ka përfunduar në liqen./abcnews.al

Sulmi nga Houthi-t në Detin e Kuq/ Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit

By: Rovena
10 July 2025 at 07:35

Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për anëtarët e ekuipazhit të anijes tregtare “Eternity C”, e cila u godit dhe u fundos në Detin e Kuq pas një sulmi nga rebelët Houthi-t të Jemenit. Deri tani janë shpëtuar gjashtë marinarë pesë filipinas dhe një indian, ndërsa të paktën tre janë konfirmuar të vdekur. Një shtetas rus ka mbijetuar, por ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka humbur një këmbë

Operacioni i Bashkimit Evropian në Detin e Kuq, “Aspides”, dhe kompani të sigurisë detare greke po koordinojnë përpjekjet për të gjetur të zhdukurit, ndërsa disa prej tyre kanë qëndruar mbi 24 orë në det. “Do të vazhdojmë kërkimet deri në momentin e fundit të dritës,” tha kompania Diaplous.

Sulmi ndodhi të hënën, kur anija me flamur të Liberisë dhe e operuar nga një kompani greke, u qëllua me granata të lëshuara nga anije të vogla të Houthive. Sulmet vijuan edhe të martën dhe për pasojë anija humbi kontrollin dhe u fundos.

Rebelët Houthi deklaruan se anija ishte nisur drejt Izraelit dhe pranuan se kishin marrë disa anëtarë të ekuipazhit në një “vend të sigurt”. SHBA i cilësoi këto veprime si rrëmbim dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.

Ky është rasti i dytë brenda një jave që rebelët Houthi fundosin një anije tregtare në këtë zonë, në kuadër të sulmeve që pretendojnë se i kryejnë në mbështetje të palestinezëve./abcnews.al

Trump kundër Pentagonit/ Presidenti: Vetëm unë vendos nëse do dërgoj raketa në Ukrainë

By: Re Nato
9 July 2025 at 23:35

Donald Trump po shqyrton mundësinë e dërgimit të një tjetër sistemi raketash Patriot në Ukrainë.

Presidenti amerikan u tha gazëtareve në Shjtëpinë e Bardhë, gjatë një takimi me liderë afrikanë, se Ukraina po goditet rëndë dhe i do sistemet e sofistikuara amerikane për të parandaluar vdekjen.

“Sistemet Patriot janë shumë të pakëta, sepse shumë janë dërguar në Ukrainë. E di që ata e kanë bërë kërkesën. Do të duhet ta shqyrtojmë. Është sistem shumë i shtrenjtë. Është për të ardhur keq që na duhet të shpenzojmë kaq shumë para për një luftë që nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse unë do të isha president. Kjo është një luftë e tmerrshme. Kur flitet për një sistem të tillë, shumë të sofistikuar, një sasi të jashtëzakonshme parash, që ata po e kërkojnë sepse duan të parandalojnë vdekjen. Po goditen shumë rëndë. Pra, po e shqyrtojmë.”

Deklarata e Trump erdhi pasi më herët ai kishte thënë se do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë, duke rrëzuar shpejt një vendim të Pentagonit të një jave më parë që ndaloi disa dërgesa armësh në Kiev.

Megjithatë i pyetur nga gazetarët se kush e dha urdhrin, Trump nuk dha asnjë sqarim dhe tha se nuk ka menduar për këtë rast.

Por tre zyrtarë thanë për Associated Pressse  Trump shprehu privatisht zhgënjim me zyrtarët e Pentagonit për njoftimin e ndërprerjes, një veprim që ai mendonte se nuk ishte koordinuar siç duhet me Shtëpinë e Bardhë.

“Do ta di nëse merret një vendim. Do të jem i pari që do ta di. Në fakt, ka shumë të ngjarë që unë do ta jap urdhrin, por nuk e kam bërë ende.”

Sipas mediave amerikane ishte Sekretari I Mbrojtjes Pete Hegseth ai urdhëroi pezullimin e përkohshëm të ndihmave ushtarake për Ukrainën pa informuar më parë Shtëpinë e Bardhë dhe Presidentin Donald Trump për këtë vendim. Ky vendim i Hegseth shkaktoi tensione dhe përplasje brenda administratës./abcnews.al

“Salianji, viktimë e Berishës”/ Meçe: Ervini e kuptoi që ishte braktisur kur u fut në PD

By: Re Nato
9 July 2025 at 20:56

Analisti Arben Meçe thotë se Ervin Salianji është viktimë e kreut të PD, Sali Berisha.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se Salianji e kuptoi që ishte braktisur, kur u fut brenda ambienteve të PD.

“Salianji u konfigurua si figurë politike me babalen. Gjatë kohës që ishte në burg, i vinin mesazhe që Saliu e bënte hero. Ditën që doli nga burgu, intersitën e parë nga burgu, tha, falenderoj Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ihste strategji për t’iu afruar Berishës, që të futet në PD. Kur u fut në PD, kuptoi që ishte i abandonuar nga militantët e PD dhe strukturat e larta të partisë. Ai pati qendrime të ekuilibruara në favor të Berishës. Berisha tha, Salianji ka për detyrë të ndjekë çështjen në Strasburg  dhe nuk i dha vend në PD. Këtu Salianji e kuptoi që ishte viktimë e Berishës. Më pas, Salianji lëshoi deklaratë, që ishte për akt lufte. Duhet të mobilizohemi militantët e PD, që ta shpëtojmë partinë. Doli në rolin e liderit. Salianji kuptoi që luftën e ka me PD. Berishës, Salianji nuk i duhet më.”, theksoi ai./abcnews.al

Ekonomia shqiptare, e qëndrueshme/ Buxheti afatmesëm, gjatë këtij viti rritja 3.9 për qind

9 July 2025 at 17:59

Ekonomia shqiptare do të ketë një ecuri  më pozitive në vitet që vijnë.Buxheti afatmesëm 2026-2028 është publikuar në fletore zyrtare dhe parashikon që rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë 3.9% në vitin 2025.Ndërkohë që ecuria vlerësohet edhe më e kënaqshme në dy vitet që vijnë ku rritja parashikohet të  arrijë në rreth 4%.Gjatë periudhës afatmesme rritja e ekonomisë pritet të mbështet kryesisht  nga kërkesa e brendshme,konsumi privat që lidhet me rritjen e pagave,investimet  e po ashtu nga ecuria e mirë e shërbimeve që lidhet me turizmin si dhe prej sektorit të pasurivetë paluajtshme.

Ndërkohë që politika fisklae do të vijojë që të jetë e përqëndruar drejt konsolidimit fiskal ndërsa parashikohet  një reduktim i nivelit të borxhit publik në nivelin 52.1% deri në vitin 2028 nga 54.8% që është aktualisht.

Në fokus të qeverisë për vitet në vijim pertej investimeve në infrastrukturë do të jetë edhe rritja e punësimit.Synohet që të punësohen në total 10 mijë e 500 punëkërkues të rinj të moshës 16-29 vjeç deri në vitin 2026 për të arritur në 11 mijë në vitin 2028.

Ndërsa të dhënat zyrtare konfirmojnë se shkalla zyrtare e papunësisë zbriti në 8.7% duke shënuar kufirin më të ulët historik në 5 vitet e fundit. Ky është një tregues shumë optimist i cili konfirmon ecurinë pozitive të ekonomisë në vend. / abcnews.al

❌
❌