Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Berisha: Firmat tek zarfet e dorëzuara nga DHL-ja, janë vetëm disa viza

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi akuzat për atë që ai e cilëson si një farsë elektorale.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se “Firmat tek zarfet e dorëzuara nga DHL-ja e qeverisë janë vetëm disa viza”

“Jemi përsëri në fazën e procesit me të cilin DHL-ja e qeverisë u ka dorëzuar votuesve zarfet sepse kthimin ata po përpiqen ta fshehin. Sepse kthimi është edhe më i rëndë ose kaq i rëndë sa ky. Këtu keni një gjë që nuk do ta besoni.

Duke ndarë pamje, Berisha thekson se “të gjitha këto përfaqësojnë zarfet e adresuara Vangjelit, Adriatikut, Beharit… Tani, u lutem, shikoni firmat që ka vendosur Vangjeli, firma është një drejtëz. Firma, sikur gjoja e ka marrë Vangjeli këtë. Firma tjetër dy viza që kryqëzohen në fund. Firma tjetër, një vizë e shtrirë. Firma tjetër kjo, firma tjetër një zhgarravinë… Këto janë të tjera, vizë, kjo është firmë e DHL-së”, tha Berisha.

Berisha tha se “zarfet nuk u dorëzuan tek qytetarët, por në mënyrë kriminale u grumbulluan në një qendër, e cila i përdori ato për të plotësuar votat për PS-në. Ky është një proces që nuk do pranohet kurrë dhe shqiptarët, çfarëdo që të bëjë Edi Rama, i cili përpiqet me të gjithë mënyra të largojë vëmendjen nga demonstrimi i këtij krimi të shëmtuar, ai nuk do mund të shpëtojë.

“Këto zgjedhje nuk njihen dhe kjo farsë elektorale, ky krim madhor elektoral ka një autor dhe ai është Edi Rama. Ka një mbrojtës kryesor të saj dhe ai është Altin Troplini, i cili me qëndrimet që ka mbajtur ndaj krimit kushtetues elektoral dëshmon se nuk ka ligj, nuk ka moral, por është thjesht një skllav dhe bashkëpunëtor i krimit”, përfundoi Berisha.

/a.f/

The post Berisha: Firmat tek zarfet e dorëzuara nga DHL-ja, janë vetëm disa viza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Përçahen opozitarët e rinj/ Daja i Shabanit do mandatin e Lapajt

By: xhir jeta
10 July 2025 at 15:18

“Nëse marrim një mandat unë nuk hyj në parlament”

Karma po i kthehet shume shpejt Adriatik Lapajt. Endrit Shabani po tenton ta lërë jashtë parlamentit.

Daja i Shabanit, Zeqir Kordhoni, kandidat i koalicionit në listën e mbyllur të Tiranës, i ka kërkuar në KQZ ti japin mandatin e deputetit.

Në formularin e deklarimit, ai rezulton një punëtor ndërtimi dhe invalid, por emri i tij ishte vetëm pjesë e skemës së Lapajt e Shabanit për të mbushur listat e mbyllura me familjarë, qe vete te benin gare ne te hapur.

Në këtë letër dërguar Celibashit, Kordhoni shkruan se dorëheqjen nga mandati fiks në datën 11 maj, nuk e ka dhënë ai personalisht, por ia ka bërë partia e Lapajt, ndaj dhe KQZ i ka hequr emrin.

Ndersa kishin rene dakord per listen e mbyllur me familjare, në garën e Tiranës në listën e hapur, Lapaj e mposhti Shabanin me vota. Por mesa duket, edhe koalicioni i të rinjve, i ngjan shumë atyre të vjetërve. Me një ndryshim, shumë më banal.

Meqenëse nipi nuk i fitoi mandatin, le ta marrë dajoja.

Këto krisma i paralajmëroi Dashnor Sula prej marsit, kur kaloi ylberin e PD dhe besoi se Shqipëria Bëhet, por më pas mori vesh se Shqipëria edhe mund të bëhet, por Dashi deputet pak vështirë. Sepse Lapaj nuk i dha garancinë e dorëheqjeve nga lista e mbyllur.

Adriatik Lapaj që synonte fillimisht 71 mandate, por përfundoi me 1 mandat, ka vetëm një gur të fundit në dorë. E para në listën e mbyllur të Tiranës, mbetet  kandidatja e tij Ana Dajko. Ajo ka shansin të marrë mandatin, e për të lënë pas mosmarrëveshjes kokë mënjanë, si Lapajn dhe Shabanin me dajon e tij tashmë në mes. Të dy rrugëve, jashtë parlamentit.

Vokshi: Ka ngecur integrimi i Shqipërisë në BE, shkak mungesa e zgjedhjeve të lira

By: Oldi
9 July 2025 at 20:05

Deputetja e PD, Albana Vokshi deklaroi se socialistët në Parlamentin Europian nuk kanë mundur të mbrojnë farsën elektorale të projektuar nga Edi Rama. Vokshi theksoi se integrimi i Shqipërisë në BE ka ngecur, për shkak të mungesës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “PE është një nga institucionet më të rëndësishme, sidomos për vende […]

The post Vokshi: Ka ngecur integrimi i Shqipërisë në BE, shkak mungesa e zgjedhjeve të lira appeared first on BoldNews.al.

Berisha grindet me DHL: U ble nga Edi Rama, tani protesta

By: xhir jeta
9 July 2025 at 15:20

Njëri në terren, tjetri në seli. Për doktorin çfarë bën Rama nga Vlora në Theth jashtë, ka lidhje me farsën e tij brenda.

“Ka hall të madh. Është zënë në çark, i ka ngecur farsa. Nuk shpëton dot. Ndaj bën këto ai. Qëllimi i tij është hakmarrja elektorale dhe të mbulojë të vetat”

Në denoncimin e ri për farsën e tij, doktori nuk kurseu kompaninë DHL, si të blerë nga PS. Për ta bërë më të besueshme, i shtoi ca doza humori.

“Edi Rama, PS, ka korruptuar gjer në rrënjë DHL-në, sepse DHL për reputacionin e saj botëror nuk mund të bënte kurrë akte të tilla. Urdhëroni çfarë shërbimi. I mban fletët e votimit 3 javë pa ia dorëzuar të zotit. Ia dorëzon në ditët që nuk ka vlerë më. Ja, firma e Edi Ramës, kanë kopjuar firmën e Ramës, janë të pafytyrë. Kjo duket si firma e Taulantit, sdi gjë është apo jo. Ja Eliza kjo”

Pati vetëm një sqarim, më tepër si amnistim.

“Ja, kjo duket si firma e Veliajt, po sthem dot që është e tija, se ai është në burg, sështë e tija”

Për doktorin, prioritet mbetet farsa. Edhe kur duhet të lërë Salianjin në plan të dytë. Ai thotë se ish-deputeti pas lirimit ka me kë të merret.

“Se çfarë posti do të marrë Salianji e cakton anëtarësia, do e merrni vesh. Ccështja Salianji nuk ka mbaruar, vetëm sa ka filluar, do e merrni vesh ju. I shtynë 1 muaj seancën, e dini pse, I kërkonin të deklarojë se nuk do vrasë Fatmir Xhafën ose Geron Xhafën.”

Megjithatë, Berisha në këto ditë të nxehta, vendosi t’ua prishë pak qejfin të vetëve.

“U bëj thirrje të gjithëve, të ngrihen në protesta, brenda dhe jashtë vendit. Pa diskutim do të mbahen, janë të vonuara”

Një sqarim, doktori nuk e kishte seriozisht. Bëhet fjalë pas pushimeve të gushtit, në shtator, kur do të rikthehet dhe vetë./abcnews.al

Berisha: Parlamenti Europian deklaroi se zgjedhjet nuk ishin të ndershme

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, “dje në Parlamentin Europian u deklarua nga dy përfaqësues kryesorë të këtij parlamenti se zgjedhjet nuk ishin të ndershme”.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se, “zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të ndershme”.

Duke folur për votën e diasporës më 11 maj, Berisha tha se, DHL ka vonuar zarfet për votuesit demokratë.

Berisha tregoi historinë e Hazirit, një postieri të ri në Tropojë në vitet ’20 të shekullit të kaluar, kur u vendos për herë të parë shërbimi postar në Tropojë apo në Malësinë e Gjakovës, i cili nuk i dërgonte të gjitha letrat.

“Tani çfarë ka ndodhur me DHL-në, si përsëritet historia. Edhe DHL, ky zarf, filani, votues demokrat, të mos ia çojmë. Filani, ta mbajmë në magazinë. Urdhëroni, çfarë ka bërë? Si postë e shpejtë e supozuar, i ka vonuar me 2 javë dhe 3 javë pasi ka marrë zarfet, për t’ua dorëzuar votuesve. Ka edhe më keq. E dorëzon me 13 maj zarfin tjetër Spiros, votuesit të PD. Ka mbajtur fletët e votimit pafundësisht. Mijëra fletë votimi shpërndahen një ditë para zgjedhjeve”, tha Berisha.

Kreu i PD tregoi disa raste kur fletët e votimit janë mbajtur nga posta edhe 25 ditë. Berisha shtoi se, “filiali shqiptar i DHL-së është i korruptuar, kanë ndarë milionat me PS-në”.

“Firmat janë 90 për qind, siç e sheh vetë, ato vetëm firma qeniesh njerëzore nuk janë, po janë kryesisht firma falsifikatorësh, mëkatarësh, njerëz të cilët kanë mbajtur zarfin 3 javë dhe kanë bërë sikur e kanë dorëzuar. Sigurisht kjo kërkon ekspertizë të shkrimit për t’u gjetur saktësisht”, theksoi ai.

“Por ne e kemi problemin se aty ka një datë që nuk mund të ndryshohet, është data e dorëzimit dhe e marrjes. Ajo është me vula dhe midis datës së dorëzimit dhe marrjes, DHL si postë e shpejtë është paguar disa miliona euro, por është manipuluar, ka ndarë paratë me PS-në duke vepruar në këtë mënyrë. Sepse nëse ti i dërgon në datën 10 dhe 9, ai mbetet pa votuar. Sepse ka një afat ligjor, jashtë të cilit votat e diasporës nuk pranoheshin. Faktikisht është përdorur ky mekanizëm. Merri dhe vonoji që të mos mund të votojnë këta”, u shpreh Berisha.

“Bëhet fjalë për mijëra e mijëra. Tani, të kontrollosh 240 mijë vota, bëhet ajo, por do një punë shumë të madhe. Ne kemi marrë një kontingjent prej 5 mijë votash. Ne më vonë mund t’i marrim të gjitha dhe t’i kontrollojmë, se kjo nuk është një çështje që mbyllet sot”, theksoi kreu i PD.

/gj.m//a.f//r.e/

The post Berisha: Parlamenti Europian deklaroi se zgjedhjet nuk ishin të ndershme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Blushi: Europa pohoi qartë, zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi sot në një dalje për mediet se, “e gjithë Europa e lirë dhe demokratike, foli sot qartë, prerë dhe shqip se “Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri nuk ishin as të ndershme, as të lira, dhe as demokratike”.

Blushi tha se përpjekjet “për të paraqitur farsën dhe terrorin elektorale të 11 majit si një proces demokratik, më në fund iu dha një shuplakë e fortë nga institucioni më autoritar i kontinentit: Parlamenti Europian”.

“Michael Gahler e tha troç: “Zgjedhjet nuk ishin të barabarta dhe qeveria abuzoi.”

David McAllister i vendosi vulën: “Zgjedhjet nuk ishin të ndershme.”

Kovatchev e zhbëri propagandën: “Nuk ka ndarje pushtetesh dhe nuk ka zbatim të shtetit të së drejtës”, vijoi Blushi.

Sipas tij, “këto nuk janë thjesht opinione. Janë akt-akuza të rënda ndërkombëtare ndaj një regjimi që ka uzurpuar shtetin, ka përdhosur çdo standard të zgjedhjeve të lira, ka kontrolluar votën me patronazhimin, kërcënimin dhe blerjen e saj, me presionin ndaj administratës, keqpërdorimin e aseteve shtetërore dhe përdorimin kriminal të burimeve publike, pa harruar angazhimin masiv të bandave dhe karteleve më të rrezikshme”.

Blushi theksoi se, “11 Maji ishte një ditë terrori elektoral, që faktoi vrasjen e votës së lirë pa hyrë në kuti. Një operacion banditesk shtetëror që faktoi edhe asgjësimin e të gjitha institucioneve garante për standardet e zgjedhjeve”, tha Blushi

/gj.m//a.f/

The post Blushi: Europa pohoi qartë, zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A do marrë pjesë PD në zgjedhjet e pjeshme lokale? Ja si përgjigjet Berisha

9 July 2025 at 14:05

Në vjeshtë pritet të mbahen zgjedhje të pjesshme lokale në Bashkinë e Matit, Beratit dhe Tepelenës, për shkak se kryebashkiakët dhanë dorëheqjen për të garuar për deputet. Me shumë mundësi, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Lartë për Erion Veliajn, zgjedhje të parakohshme pritet të kemi edhe në Tiranë. Deri më tani, zgjedhjet e […]

The post A do marrë pjesë PD në zgjedhjet e pjeshme lokale? Ja si përgjigjet Berisha appeared first on BoldNews.al.

‘Zgjedhjet ishin masakër’, denoncon Berisha: Në zonat e karteleve të drogës nuk ka pasur komisionerë

7 July 2025 at 21:24

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, i ftuar në një studio televizive, deklaroi se masakra elektorale ka ndodhur edhe në ditën e zgjedhjeve, jo vetëm përpara saj.

“Do merrem me farsën elektorale më të shëmtuar në historinë e këtij vendi. Sigurisht në përputhje me ligjet, do merrem me farsën gjyqësore, një piramidë fund e krye mashtrimi, e ndërtuar me porositë e Edi Ramës politikisht.

Por primarisht do merrem me farsën zgjedhore, e cila tejkalon çdo lloj imagjinate.

Në ç’kuptim? Një njeri që cakton gjysmë miliardë euro prokurime për vota; një njeri që dhuron 76 milionë euro, 48 përqind të votuesve që janë pensionistë; një njeri që fal në kundërshtim me ligjin 200 milionë euro gjobë dhe kamata 2 ditë para zgjedhjeve; një njeri që organizon 4500 evente; një njeri i cili firmos mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis nga 200 që parashikon ligji; një njeri që ka mobilizuar me dhjetëra mijëra punonjës si operativë elektoralë në kundërshtim me ligjin dhe i ka armatosur me të dhënat personale të qytetarëve në kundërshtim me ligjin; një njeri i cili punëson me dhjetëra mijëra me punësime të përkohshme për të marrë vota; përdor fuqinë ekzekutive për të firmosur me mijëra e mijëra legalizime, leje ndërtimi, certifikata për të marrë vota, mund të mendosh me të drejtë se ky njeri me këto i ka mbyllur hesapet dhe atë ditën e votimit e ka lënë të qetë.

Një njeri që ka mobilizuar kartelet ku secili prej tyre është më i fuqishëm se çdo ministri për të mbështetur kandidatët që kanë porositur, nuk është marrë më me votat ditën e votimit.

Por ajo që konstatojmë ne në ditën e votimit tejkalon çdo lloj imagjinate.

Ne jemi përqendruar në zonat e dominuara nga kartelet. Në zonat e dominuara nga kartelet nuk ka komisionerë. Aty është ultimatumi që të ikën koka po lëvize. Sot unë demonstrova se votuesit vinin kot sepse votonte komisioneri. E filmuar. Ai vetëm paloste votën dhe e fuste në qendra. E keni në FB sot.

Aty shkon kot votuesi.

Në dhjetëra e qindra raste të tjera është karuseli, Treni Bullgar, i hapur fare. E merr fletën e votimit, e fut në xhep dhe del jashtë se e dorëzon.

Tjetra, një njeri që voton 3 herë, 5 herë.

Të gjitha në zonën e kartelit të drogës.

Po të shihni, kemi shenja shumë të qarta të kutive që nuk mund të jenë kuti. Kuti votimi në të cilën nuk ekzistojnë firmat e komisionerëve. Kuti votimi në të cilat diskordancat midis fletëve të dorëzuara dhe të votuara janë të tilla që nuk kanë lidhje me qendrat e votimit.

Tani po analizojmë vota e diasporës. Çfarë del në dorëzime? Me qindra dorëzime pa asnjë firmë. Nuk dihet se kujt iu dorëzua fare. Pa asnjë firmë. Në qindra dorëzime ekziston si firmë një vizë. Në qindra të tjera është bërë si firmë një flutur, por identike.

Pra, i tëri një proces i stisur.

Ne po i mbledhim këto të gjitha. Po u demonstrojmë qytetarëve shqiptarë, por do ia paraqesim edhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe pastaj do jetë dialogu me shqiptarët që ne kemi humbur në mënyrë përfundimtare votën dhe çfarë do bëjmë,” tha Berisha.

The post ‘Zgjedhjet ishin masakër’, denoncon Berisha: Në zonat e karteleve të drogës nuk ka pasur komisionerë appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha: Narkodiktatura nuk përmbyset me votë

By: Oldi
7 July 2025 at 19:18

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se narko-diktaturat nuk përmbysen me votë. Në një intervistë të zhvilluar me Unionin e Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës, Berisha i cilësoi zgjedhjet të 11 majit si një farsë elektorale. Berisha theksoi se opozita është e pafuqishme përballë një regjimi që e quan “narko-shtet”, i cili kontrollon drejtësinë, […]

The post Berisha: Narkodiktatura nuk përmbyset me votë appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet drejt finalizimit/ KAS ‘vulos’ 11 majin, gati certifikimi i 140 deputetëve të rinj

6 July 2025 at 17:12

E hëna do të mbyllë përfundimisht punën e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për zgjedhjet e 11 majit.

Trupa me pesë anëtarë do të marrë vendimet për katër qarqet e mbetura dhe që iu nënshtruan rinumërimit, përkatësisht Elbasanin, Tiranën, Fierin dhe Vlorën.

Nga verifikimi I fletëve nuk pati ndryshime në mandate por dha sinjale për të hapur hetim për shkak të numrit të lartë të votave preferenciale në qarkun Fier dhe Durrës.

Nëse KAS rrëzon kërkesat për rivotim të këto katër qarqe, hallka e fundit ligjore për ankimimet e opozitës mbetet Kolegji Zgjedhor, e cila deri më tani ka rrëzuar çdo ankimim të depozituar nga të djathtët.

Pas vendimit të Kolegjit, kryekomisionerit Ilirian Celibashi i hapet rruga për certifikimit e mandateve të fituara në 11 maj ç’ka vulos përfundimisht 140 deputetët e legjislaturës së 11 që nis në shtator.

Nga zgjedhjet e pranverës, PS fitoi me 83 mandate ndërsa PD së bashku me aleatët fituan 50 mandate. Ndërkaq 7 mandate të tjera arritën t’i rrëmbejnë partitë e vogla.

The post Zgjedhjet drejt finalizimit/ KAS ‘vulos’ 11 majin, gati certifikimi i 140 deputetëve të rinj appeared first on Sot News | Lajme.

PD kërkesë në KQZ: Nuk na janë dhënë pamjet nga qendrat e votimit dhe zarfet e diasporës

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i kërkon KQZ-së që t’u vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend.

Gjithashtu PD kërkon edhe informacionin për kthimin e zarfeve të votave të diasporës, nëse janë bërë dorazi apo jashtë kanaleve të DHL-së.

Kjo kërkesë, që mban datën 4 korrik në protokoll, mes të tjerash vë në dijeni edhe faktorin ndërkombëtar të OSBE-ODIHR dhe përmban edhe ankesën ndaj Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, se jo vetëm nuk i vë në dispozicion materialet e kërkuara, por edhe në shumë prej tyre pamjet filmike kanë prerje, ku pretendohet qëllimisht, si pjesa e procesit të votimit.

Report tv ka publikuar kërkesën që është dorëzuar nga përfaqësuesi ligjor i PD, Franc Nuri dhe pritet të shqyrtohet nga ana e KQZ-së.

Kryetari i PD, Sali Berisha, që pas ditës së zgjedhjeve ka theksuar se “zgjedhjet e 11 majit ishin farsë elektorale”.

/r.e//a.f/

The post PD kërkesë në KQZ: Nuk na janë dhënë pamjet nga qendrat e votimit dhe zarfet e diasporës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Duam pamjet filmike të zgjedhjeve”/ PD kërkesë KQZ, akuza Celibashit: Ka prerë imazhet

By: Ardit
4 July 2025 at 18:10

Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i ka kërkuar KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të kërkuara prej saj në mënyrë të përsëritur dhe informacionin për kthimin e zarfeve të votave të diasporës, nëse janë bërë dorazi apo jashtë kanaleve të DHL-së. Në kërkesën e publikuar […]

The post “Duam pamjet filmike të zgjedhjeve”/ PD kërkesë KQZ, akuza Celibashit: Ka prerë imazhet appeared first on BoldNews.al.

PD nuk e pranon 11 Majin, kërkesë KQZ-së për materialet filmike për të gjitha qendrat e votimit dhe zarfet nga diaspora

By: redi
4 July 2025 at 17:48

Partia Demokratike vijon të mos e pranojë atë që mori nga zgjedhjet e 11 Majit. Tani i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të kërkuara prej saj në mënyrë të përsëritur dhe informacionin për kthimin e zarfeve të votave të diasporës, nëse janë bërë dorazi apo jashtë kanaleve të DHL-së. Kjo kërkesë që mban datën 4 korrik në protokoll…

Source

Berisha i fundosur, por ‘krenar’/ Doktori: Zgjedhjet e 11 majit nuk do t’i njoh kurrë

By: xhir jeta
4 July 2025 at 15:25

Trump nuk ia var, por Berisha nuk dorëzohet. Këtë 4 korrik, doktori vendosi tia urojë posaccërisht Presidentit ditën e pavarësisë së SHBA.

“Një urim për qytetarët, qeverinë dhe presidentin Donald Trump, të këtij vendi.

SHBA-të kremtojnë këtë përvjetor pas një fitoreje epike, të jashtëzakonshme, mbi regjimin obskurantist të Ajetollahëve.

Ata të cilët nuk kanë kuptuar përmasat e kësaj fitoreje, nuk janë në nivelin e duhur politik, për të mos thënë që kanë ndienja pro-obskurantizmit.”

Por doktori e kupton vetë se Tramp ka 6 muaj në zyrë, dhe non gratën e tij ende spo e nxjerr nga sirtari. Ndryshe nga Tramp, në këtë 4 korrik Berishës i mungoi një urim për ditëlindjen e 61-ë të Edi Ramës. Vështirë të mendohet se doktori nuk e ka ditur, sepse doktorit zakonisht nuk i shpëton asnjë lëvizje e tij. Ndaj dhe nuk kaloi pa vëmendje as mobilizimi i socialistëve për Tiranën.

“Së pari, qëndrimet e tij janë dëshmi flagrante e asaj që ne e kemi denoncuar, jo vetëm ne, por edhe bota, të partisë-shtet në Shqipëri.

Natyrisht, ai e konstaton se, farsa elektorale e ka fundosur përfundimisht para shqiptarëve dhe ka frike e tmerr nga revolta e tyre, e cila do të vijë.

Zgjedhjet në Tiranë dhe kudo që të zhvillohen janë farsë elektorale, vetëm farsë.”

Por ndërkohë vetë PD në Tiranë është me pushime, i vetmi në punë është djali i Fahri Balliut, por dhe ai ka cuar mendimet me pushime.

“Në një ambient në katin e parë të një ndërtese, i maskuar me letra të bardha dhe i mbyllur nga sytë e publikut, ndodheshin persona të lidhur me strukturat e Partisë Socialiste.

Skandali thellohet kur Prokuroria e Tiranës më njofton me një vendim absurd: mosfillimin e hetimeve për këtë shkelje të rëndë të ligjit zgjedhor.”

Me këtë njoftim që Balliut junior i kishte ardhur me vonesë, u mbyll dhe një tjetër javë. Doktori iu drejtua Lalzit, ndërsa djali i Fahri Balliut, barit bosh të hotel Rogner./abcnews.al

Zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës? Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me socialistët në selinë rozë

4 July 2025 at 11:47

Edi Rama mbërriti paraditen e kësaj të enjteje, në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq për 61 vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje e gjeti kreun e PS në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë. Ky takim është vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më 11 Maj.

Shumica e deputetëve aktualë ishin dje në sallën e Parlamentit dhe e patën të pamundur pjesëmarrjen në mbledhjen me drejtorët e bashkisë. Gazetari i TCH Muhamed Veliu, mëson se Rama ka kërkuar angazhim të deputetëve aktualë të Tiranës në mbledhjen e problemeve në çdo njësi të Tiranës. Burime nga kjo mbledhje tregojnë se Rama ka prekur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Tiranë.

“Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë”, citohet të ketë thënë Rama.

Kjo pikëpyetje e ngritur nga Rama për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë lidhjet edhe me një zhvillim të pritshëm se çfarë do të vendosë Gjykata e Lartë për apelin e kërkuar nga Erion Veliaj. Rama dje në takimin e drejtorët e bashkisë, kërkoi bashkim forcash mes tyre dhe deputetëve të rinj e të vjetër të cilët do të ndahen me grupe pune në terren për të observuar e mbledhur problematikat e qytetarëve.

The post Zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës? Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me socialistët në selinë rozë appeared first on Sot News | Lajme.

“PD nuk i njeh zgjedhjet, Klosi është hajdut me çizme”/ Berisha: Kthyen Zegjinenë dhe dolën lakuriq…

3 July 2025 at 14:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për gazetarët lidhur me zgjedhjet e 11 majit si edhe rinumërimin e votave të kandidatëve në disa qarqe të vendit.

Beerisha u ndal të rinumërimi i qarkut Fier, nga ku kandidatja Zegjine Çaushi humbi mandatin për 10 vota, duke i dhënë mandatin kandidates Maldrita Bardho. Por kjo e fundit nuk e pranoi mandatin duke ia rikthyer sërish Zegjinesë.

Lidhur me këtë Berisha u shpreh: “Për këtë narko-regjim, mandatet janë letra pa vlerë. I duhej Zeqineja dhe e futën në parlament, qytetarët votuan për zonjën tjetër dhe ajo nuk hyri në Kuvend. E kthyen te Zegjineja, e kthyen dhe dolën lakuriq para botës”.

Gjithashtu Berisha tha se PD nuk i njeh zgjedhjet e 11 Majit, teksa akuzoi Ceno Klosin si “hajdut me çizme” dhe produkt të narko-regjimit që manipulon vullnetin e qytetarëve.

“PD nuk njeh zgjedhjet. Ceno Klosi, hajdut me çizme. Ceno Klosi është lubi Balluku”, tha Berisha.

The post “PD nuk i njeh zgjedhjet, Klosi është hajdut me çizme”/ Berisha: Kthyen Zegjinenë dhe dolën lakuriq… appeared first on Sot News | Lajme.

Gratë që fituan zemrat e qytetarëve, por humbën vendin në Kuvend

By: redi
2 July 2025 at 21:02

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve, nuk gjetën vend në Kuvend. Një nga këto është Edona Bilali në Shkodër, e cila mbeti jashtë kuvendit për shkak se partia nuk arriti të merrte mandat pertej listës së sigurt, pavarësisht se ishte kandidatja më e votuar e Partisë Socialiste në Shkodër dhe…

Source

(Mal)drite në tunelin e Gazit/ Zegjine Çaushi humbet mandatin e deputetit në Fier

2 July 2025 at 15:50

Zegjine Çaushi e pati të shkurtër fatin në politikë. Rinumërimi në Fier i hoqi asaj mandatin dhe e dërgoi sërish në Roskovec. Me vetëm 10 vota më shumë në parlament pritet të shkojë kandidatja tjetër e PS, Maldrita Bardho, duke i dhënë kështu fund rinumërimit në Fier.

Belinda Balluku regjistroi kështu një humbje të vogël brenda fitores më të madhe që ajo firmosi në Fier për Partinë Socialiste. Por Gazmend Bardhi nuk mund ta quajë këtë fitore. Numri dy i demokratëve duhet të kenaqet se të paktën 4 vjet nuk do ketë mbi shpinë turpërimin e gjithë demokratëve dhe romuzet pa kripë të Zegjine Çaushit.

Berisha doli duar bosh nga rinumërimi, duke mbetur në rezultatin humbës vetëm me 4 mandate në Fier. Edhe partia e Lapajt nuk arriti të merrte mandatin e 12 të socialistëve. /abcnews.al

Emanuel Makron ka një problem

By: user 8
2 July 2025 at 15:03

Gara presidenciale e Francës për vitin 2027 është plotësisht e hapur.

Pesë apo gjashtë zgjedhjet e fundit në vend kanë sjellë surpriza dhe kthesa të papritura, por megjithatë, struktura bazë e garës ka qenë e parashikueshme dy vite përpara. Këtë herë nuk është kështu.

Ka disa arsye për këtë: një ndjenjë e përgjithshme pakënaqësie ndaj politikës; përmbysja e ndarjes së vjetër të majtë-djathtë; dobësia e presidentit aktual, i cili nuk mund të kandidojë sërish dhe nuk ka fuqi reale për të ndikuar në përzgjedhjen e pasuesit të tij; si dhe pasiguritë globale, ekonomike dhe politike të shkaktuara nga administrata e Presidentit amerikan Donald Trump.

Për më tepër, përzgjedhja e kandidatëve është veçanërisht e pasigurt këtë herë, pasi qendra e Presidentit Emmanuel Macron është thellësisht e fragmentuar.

Deri muajin e kaluar, gara për të pasuar Macron-in ishte e kufizuar në dy ish-kryeministrat e tij: liderin e partisë qendrore të djathtë Horizons, Edouard Philippe, dhe liderin e partisë së Macron-it, Renaissance, Gabriel Attal. Por tani, të dy janë përplasur me presidentin dhe po përpiqen t’i drejtohen elektoratit të tij me prirje sociale progresiste, pro-evropiane dhe pro-biznesit, ndërkohë që distancohen nga një president jopopullor me një bilanc të lëkundur.

Sondazhet tregojnë se Philippe është udhëheqësi i qartë në këtë betejë për qendrën, me 21 deri në 24 për qind mbështetje në raundin e parë të zgjedhjeve, ndërsa Attal ka mbështetje rreth 14 deri në 15 për qind. Ndërkohë, kandidatura e ashpër e Ministrit të Brendshëm Bruno Retailleau kërcënon ta shndërrojë “luftën civile të qendrës” në një përballje treshe.

Si drejtues i partisë republikane të qendrës së djathtë, ish-gaullistëve tashmë të dobësuar, Retailleau duket i sigurt për t’u bërë kandidati i partisë së tij, çka e vendos atë përballë me dy nga tre aleatët e tij të koalicionit qeverisës, një situatë shpërthyese në thelb.

Presidenti francez ka humbur thuajse të gjithë ndikimin e tij të brendshëm që nga zgjedhjet e parakohshme të dështuara vitin e kaluar, dhe ka shumë pak fuqi për të ndikuar këtë garë vendimtare. Për më tepër, as Philippe dhe as Retailleau nuk pritet të kandidojnë për të “shpëtuar makronizmin”, por përkundrazi për ta varrosur atë dhe për të rikthyer diçka më të afërt me qendrën e djathtë socialisht konservatore, ekonomikisht liberale dhe më pak entuziaste ndaj Europës, siç ishin presidentët e mëparshëm Jacques Chirac apo Nicolas Sarkozy.

Në të majtën politike, skena është edhe më e mbipopulluar. Kandidati i përhershëm i së majtës radikale, Jean-Luc Mélenchon, po rezulton me 13 deri në 15 për qind në sondazhet e hershme të raundit të parë, pavarësisht se është figura më e papëlqyer në politikën franceze, me mbi 70 për qind mendime negative. Si gjithmonë, prania e tij e pashpallur por e pritshme në garë do ta bëjë të vështirë daljen në pah të një kandidati të përbashkët të së majtës së gjerë.

(Kandidati më i fortë në fillim të së majtës së moderuar dhe pro-evropiane është Raphaël Glucksmann)

Megjithatë, pretendenti më i fortë nga e majta e moderuar, pro-evropiane, është Raphaël Glucksmann, anëtar i Parlamentit Evropian, i cili pati një performancë befasuese në zgjedhjet evropiane të vitit 2024 dhe aktualisht rezulton me 10 deri në 11 për qind në sondazhe. Si Glucksmann ashtu edhe Mélenchon e kanë përjashtuar pjesëmarrjen në një garë të përbashkët primare të së majtës.

Ndërkohë, Partia Socialiste, dikur një forcë e fuqishme e qendrës së majtë, mbetet e përçarë mes krahut të saj radikal dhe atij reformist pro-evropian. Sekretari i Parë i saj, Olivier Faure, me prirje të majta, arriti të ruajë mandatin për herë të katërt dhe shpreson të jetë kandidati presidencial për vitin 2027. Megjithatë, të paktën dy figura në ngritje nga krahu i moderuar i partisë, Carole Dega, presidente e rajonit jugperëndimor Occitanie, dhe Karim Boumrane, kryetar bashkie i Saint-Ouen në periferinë e Parisit, planifikojnë ta sfidojnë atë.

Në përgjithësi, duket se deri në fund të vitit të ardhshëm mund të ketë deri në tetë kandidatë nga e majta në garën presidenciale.

Nga ana tjetër, për ekstremistët e djathtë, të vendosurit si favoritë nuk përkthehet domosdoshmërisht në fitore. Shifrat në sondazhe mbeten të forta për partinë Tubimi Kombëtar pavarësisht vendimit gjyqësor të marsit që e ndaloi lidershipin opozitar Marine Le Pen të kandidojë për pesë vjet. Të gjitha sondazhet e fundit tregojnë se Le Pen dhe zëvendësi i saj, Jordan Bardella, gëzojnë mbi 30 për qind të mbështetjes në raundin e parë. Dhe nëse kjo konfirmohet në prill 2027, cilido prej tyre do të ishte në pozicion të favorshëm për të fituar balotazhin muajin pasues, por as kjo nuk është një garanci.

Lexo më tej: Drejtësia franceze ekzekuton politikisht shefen e opozitës, Marine Le Pen 

Si Le Pen ashtu edhe Bardella kanë një nivel shumë të lartë të papëlqyeshmërisë, në intervalin 47 deri në 49 për qind, çka do ta bënte jashtëzakonisht të vështirë për ta të arrinin 50 për qind të votave të nevojshme për të fituar.

Marrëdhëniet mes të dyve janë përkeqësuar që prej vendimit të gjykatës. Le Pen, e cila ende e konsideron veten si kandidate zyrtare e Tubimit Kombëtar deri në apelimin e vitit të ardhshëm, është irrituar nga sugjerimet, si nga kampi i Bardella-s ashtu edhe nga mediat, se ai është tani pretendenti i vërtetë për presidencën, duke vënë në dukje disa herë moshën e tij të re dhe mungesën e përvojës. Megjithatë, deri më tani, këto tensione nuk e kanë ulur popullaritetin e tyre të përbashkët në sondazhe.

Sigurisht, ka ende shumë kohë deri në zgjedhjet e vitit 2027 dhe sondazhet për raundin e dytë janë të rralla; gjithsesi, disa anketime të fundit nga Ifop dhe Odoxa sugjerojnë se Edouard Philippe do të mundte si Le Pen-in ashtu edhe Bardella-n, ndërkohë që ata mund të mposhtin Retailleau-n ose Attal-in. Rezultati do të varet, pra, nga kush siguron vendin e dytë në raundin e parë, diçka që mund të vendoset nga një diferencë e vogël prej vetëm disa mijëra votash nëse kandidatët e qendrës dhe të së majtës vazhdojnë të qëndrojnë kokë më kokë deri në fund.

Thjesht fare: Macron ka një problem pasuesi dhe nuk i ka mbetur shumë kohë për ta zgjidhur.

Politico, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post Emanuel Makron ka një problem appeared first on Lapsi.al.

“Dhurata” pas fitores/ Rama ia “merr shpirtin” qytetarëve, rrit tarifat e ujit të pijshëm në Elbasan

By: Oldi
2 July 2025 at 14:19

Pas fitores së 10 mandateve të Partisë Socialiste në Elbasan, qeveria e Edi Ramës ka menduar që “ia marrë shpirtin” qytetarëve duke rritur ndjeshëm çmimet e ujit të pijshëm. Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar këtë të hënë që çmimi për një metër kub ujë për familjarët në qytetin e Elbasanit do të rritet […]

The post “Dhurata” pas fitores/ Rama ia “merr shpirtin” qytetarëve, rrit tarifat e ujit të pijshëm në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

❌
❌