Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Chris Brown deklarohet i pafajshëm për sulmin në Londër

By: user 10
11 July 2025 at 17:38

Këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown, është deklaruar i pafajshëm për dy akuza të reja në lidhje me një sulm të dyshuar në një klub nate në Londër në vitin 2023. Ai u paraqit në Gjykatën e Kurorës në Southwark të premten, më 11 korrik, për seancën më të fundit gjyqësore.

Sipas BBC, 36-vjeçari u deklarua i pafajshëm për shkaktim të dëmtimit të vërtetë trupor ndaj producentit muzikor Abe Diaw, si dhe për mbajtje të një arme të rrezikshme, në këtë rast një shishe tekile, gjatë incidentit të dyshuar.

Prokuroria e përshkroi sulmin si të “paprovokuar”, ndërsa gjatë daljes nga gjykata, Brown – përshëndeti shkurtimisht fansat që kishin ardhur ta mbështesnin. Më herët, më 20 qershor, autori i hitit “Forever” ishte deklaruar po ashtu i pafajshëm për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore lidhur me të njëjtin incident.

Chris Brown u arrestua më 15 maj 2025 nga Policia Metropolitane e Londrës në një hotel në Manchester. Sipas deklaratës zyrtare:

“Një 36-vjeçar u arrestua rreth orës 02:00 në lidhje me një sulm të dyshuar më 19 shkurt 2023 në një lokal në Hanover Square.”

Më 21 maj, ai u lirua me garanci prej 6.7 milionë dollarësh, duke paguar menjëherë 4.5 milionë dhe pjesën tjetër brenda një jave. Atij iu kërkua të dorëzojë pasaportën nëse nuk është në udhëtim për turne, dhe të njoftojë gjykatën për adresën e banimit.

Derisa të nisë gjyqi më 24 tetor 2026, Brown nuk lejohet të largohet nga Mbretëria e Bashkuar, nuk mund të kontaktojë me akuzuesin dhe nuk mund të vizitojë klubin ku ndodhi incidenti.

Në nëntor 2023, Abe Diaw e paditi Brown në një gjykatë civile në Los Angeles, duke pretenduar se ishte goditur në kokë  dhe kishte pësuar lëndime të përhershme, përfshirë çarje në kokë, dëmtime në këmbë dhe shqetësim të madh emocional. Si armë u përmend një shishe tekile Don Julio 1942.

Sidoqoftë, më 27 qershor 2025, Diaw kërkoi të tërhiqte padinë civile, me vendim që e ndalon atë të rihapë çështjen në të ardhmen. Megjithatë, procesi penal në Mbretërinë e Bashkuar mbetet aktiv dhe Brown përballet ende me akuzat penale.

The post Chris Brown deklarohet i pafajshëm për sulmin në Londër appeared first on Lapsi.al.

Kanye West përballet me akuza të reja tronditëse për sulm seksual nga ish-asistentja

By: gaze tare
11 July 2025 at 14:14

Lauren Pisciotta, ish-asistentja personale e Kanye West, ka dorëzuar një padi të zgjeruar kundër reperit, duke e akuzuar për sulm seksual dhe detyrim.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga revista PEOPLE, Pisciotta deklaron se ngjarjet ndodhën gjatë periudhës kur ajo punonte për West, nga viti 2021 deri në 2022. Ndër akuzat përfshihen raste të ngacmimeve të përsëritura, përfshirë një episod të konsideruar si përdhunim oral, dhe situata ku ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Kjo padi e re vjen më shumë se një vit pas asaj fillestare, ku Pisciotta kishte ngritur akuza për sjellje të papërshtatshme seksuale, mesazhe eksplicite dhe video të pahijshme.

Ndërkohë, artisti i njohur ligjërisht si “Ye” nuk ka reaguar ende publikisht ndaj akuzave të reja. Rasti pritet të shqyrtohet në gjykatë në muajt në vijim.

The post Kanye West përballet me akuza të reja tronditëse për sulm seksual nga ish-asistentja appeared first on iconstyle.al.

“PD kasolle dhe çetë e kryetarit”/ Reagon ashpër ish-deputeti: Berisha me viruse të Gërdecit e 21 janarit…

11 July 2025 at 15:30

Ish-deputeti i PD-së i ftuar në një studio televizive tha  se ndërsa duhet të ishte një solidaritet, ata u fshehën të gjithë dhe heshtën, sepse i tremben atij për aktin që bëri. Ai thekson se PD i përket një çete të zgjedhir nga Berisha, i cili e ka kthyer partinë në një kasolle për interesa personale, e si kapiten i saj po e fundos anijen.

Një ditë të trishtueshme dhe turpi e cilësoi Ferdinand Xhaferraj braktisjen e Ervin Salianjit nga liderët e partisë ditën që doli nga burgu dhe shkoi në seli.

Duke paralajmëruar ndryshime dhe zgjedhje të reja brenda PD-së në vjeshtë, ai nënvizoi se nëse nuk do bëhen këto ndryshime me alternativa të reja si Salianji, atëherë në zgjedhjet lokale humbja do jetë edhe më e thellë. Pëer Xhaferrajn koha e Berishës ka mbaruar, ai është kthyer si një kompjuter me Windows të vitit 1995 të Microsoft-it, që është mbushur me viruse të gërdecit apo 21 janarit.

“Ishte ditë e trishtueshme. Në vend të kthehej në një ditë solidariteti në PD, u kthye në një ditë të rrënimit të madh të saj, në një ditë turpi. Kjo tregoi se partia nuk është ngritur dhe nuk shërben si një alternativë për të rrëzuar Edi Ramën, por është kthyer në një kasolle, që i shërben vetëm interesave personale të kryetarit dhe ndokujt tjetër aty. Salianji u burgos, ai u burgos për denoncim, nuk mund ta them politik, dhe partia e priti me heshtje. Edhe ajo fshehje dhe heshtje tregon se kujt realisht i takon PD-ja. Heshtja dhe fshehja mendoj se tregoi frikë. Po për çfarë? Jo pë Salianjin, por për aktin e tij, se ishte një denoncim ndaj korrupsionit. Dhe tregon se kujt i takon partia, një çete që janë blerë nga Berisha, ato 50 mandate një herë për të shkuar te ballkoni e njëherë te SPAK. Demokratët janë te Salianji, duan alternativë”, tha Xhaferaj.

Ai këmbënguli për reformim të PD-së dhe për spostimin e Berishës, sepse koha e tij kishte mbarruar dhe qëndrimi në krye vetëm e rrënon më shumë partinë dhe është kthyer në një kapiten që po e fundos anijen. Ai kërkoi lënien e hapësirave për alternativat e reja si Ervin Salianji.

“Kjo vjeshtë duhet të ketë zgjedhje për PD-në. I shikoni urdhrat për shkarkim drejtorësh, ky është rrëznim i qeverisë dhe institucional, kanë dështuar të gjitha, kush i la ndërtimet. Edhe këto veprime antiinstitucionale të kryeministrit tregojnë opozitën e dobët. Nuk abuzon pushteti në këtë mënyrë kur opozita është e fortë. Ku ka degraduar përfaqësimi jonë? Vetëm në shprehjen e hallit personal të kryetarit të partisë, që është kthyer në kapiten që po fundos anijen”, vijoi ish-deputeti demokrat.

Në analogji krahasimore, ai e cilësoi Berishën me programin kompjuterik Windows të vitit 1995.

“Ju mendoni se fryma krijohet me post, alternativa krijohet me post? E kundërta është e vërtetë, kur postet uzurpohen, do ishte mirë që ai grup të mos ekspozohej si ata që shkojnë te ballkoni dhe SPAK-u. Nuk kam asgjë me ta, por realiteti është ky. Berisha i 2025 është kthyer si Windows-i i 1995 i Microsoftit. Ai i vjetër është mbushur me viruse, me 21 janarit, me Gërdecin dhe të tjera. Jemi në krah të Berishës të gjithë për kohën e bashkëpunimit, por kjo s’na pengon të themi të vërtetën. E kam thënë se Berisha ka kontribut, por vjen një kohë që nuk je më vagon i rëndësishëm”, tha ish-ligjvënësi i PD.

Xhaferraj tregon se ambienti në PD pas daljes së Salianjit po zien dhe veprimi i tij është i duhuri për ta ringritur partinë, duke i dhënë mbështetjen.

“Veprimi i Salianjit është i duhuri, për të ringritur Partinë Demokratike. Unë do mbështes si zotin Salianji, ashtu edhe të tjerët që mbështetet në këto parime dhe alternativa, kundër pushtetit, patjetër do ketë mbështetjen time personale. Nuk e paralajmëroj unë, është ambienti që zien, një drejtues i lartë i PD i dënuar se ka denoncuar, del dhe shkon në seli, të tjerët fshihen. Nuk respektohet statuti atje, funksionon si çetë. Po të funksiononte statuti, i pari që duhet të ikte është Berisha. S’e bën Salianji, do e bëjë një tjetër, s’do lindi alternativa në vjeshtë, do nisi në pranverë”, nënvizoi ai.

Ish-deputeti la të kuptohej se edhe rezultati i zgjedhjeve ishte i paravendosur, teksa kryeministri e ka kapur Berishën, nëpërmjet drejtësisë dhe vulës së partisë.

“Rezultati ishte i paravendosur, ndeshja e trukuar, ishin ndeshje të turpshme, e kam thënë. Edhe kjo e Salianjit këtë tregon. Ndaj kreu i opozitës thotë se zgjedhjet ishin vjedhur, se atë duhet që të thotë, ndryshe duhet të largohej. Ndaj edhe raporti i OSBE-ODIHR u bë në atë mënyrë sipas informacioneve të mia, qeverisë i intereson pak kritikë brenda raportit, që Berisha të jetë në krye të PD-së, e të pretendojë manipulimin e zgjedhjeve, të ketë atë përballë. Do që ta ketë aty, e ka kapur, edhe me sistemin e drejtësisë, edhe me dhënien e vulës”, theksoi Xhaferraj.

Në fund edhe një koment për partitë e reja, ku evidentoi përçarjen e partive të vogla dhe sjelljen e tyre me mentalitet të vjetër, duke mos e maksimalizuar votën në mandate fatkeqësisht.

“Populli e dha mesazhin, kërkon ndryshimin, votoi partitë e reja edhe pse ekspozuan praktika të një politike të vjetëruar edhe pse ishin të reja. Fatkeqësisht votat e partive të vogla nuk u përkthyen në mandate për shkak të sistemit. Ndaj e rithem se PD duhet ribërë, duhen ndryshime në vjeshtë, nëse PD-ja do jetë e kapur nga Berisha, në zgjedhjet lokale do shohësh që do rrënohet edhe më tej”, përfundoi ai komentin e tij.

The post “PD kasolle dhe çetë e kryetarit”/ Reagon ashpër ish-deputeti: Berisha me viruse të Gërdecit e 21 janarit… appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha: Firmat tek zarfet e dorëzuara nga DHL-ja, janë vetëm disa viza

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi akuzat për atë që ai e cilëson si një farsë elektorale.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se “Firmat tek zarfet e dorëzuara nga DHL-ja e qeverisë janë vetëm disa viza”

“Jemi përsëri në fazën e procesit me të cilin DHL-ja e qeverisë u ka dorëzuar votuesve zarfet sepse kthimin ata po përpiqen ta fshehin. Sepse kthimi është edhe më i rëndë ose kaq i rëndë sa ky. Këtu keni një gjë që nuk do ta besoni.

Duke ndarë pamje, Berisha thekson se “të gjitha këto përfaqësojnë zarfet e adresuara Vangjelit, Adriatikut, Beharit… Tani, u lutem, shikoni firmat që ka vendosur Vangjeli, firma është një drejtëz. Firma, sikur gjoja e ka marrë Vangjeli këtë. Firma tjetër dy viza që kryqëzohen në fund. Firma tjetër, një vizë e shtrirë. Firma tjetër kjo, firma tjetër një zhgarravinë… Këto janë të tjera, vizë, kjo është firmë e DHL-së”, tha Berisha.

Berisha tha se “zarfet nuk u dorëzuan tek qytetarët, por në mënyrë kriminale u grumbulluan në një qendër, e cila i përdori ato për të plotësuar votat për PS-në. Ky është një proces që nuk do pranohet kurrë dhe shqiptarët, çfarëdo që të bëjë Edi Rama, i cili përpiqet me të gjithë mënyra të largojë vëmendjen nga demonstrimi i këtij krimi të shëmtuar, ai nuk do mund të shpëtojë.

“Këto zgjedhje nuk njihen dhe kjo farsë elektorale, ky krim madhor elektoral ka një autor dhe ai është Edi Rama. Ka një mbrojtës kryesor të saj dhe ai është Altin Troplini, i cili me qëndrimet që ka mbajtur ndaj krimit kushtetues elektoral dëshmon se nuk ka ligj, nuk ka moral, por është thjesht një skllav dhe bashkëpunëtor i krimit”, përfundoi Berisha.

/a.f/

The post Berisha: Firmat tek zarfet e dorëzuara nga DHL-ja, janë vetëm disa viza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Zarfat u përdorën në mënyrë kriminale”/ Shpërthen në akuza, Berisha: Vota e diasporës është manipuluar

11 July 2025 at 13:36

“Duhet të them se kapitulli i diasporës apo qëndrimi i Edi Ramës apo i Ramaduros ndaj votës së diasporës kalon çdo qëndrim të cilitdo diktatori tjetër në histori. Por shtypja që i ka bërë shqiptarëve në diasporë me manipulimin masiv të votave të tyre, tregon se është një armik i egër i shqiptarëve”- tha Berisha.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën se si është trajtuar procesi i votimit nga diaspora. Në një deklaratë për shtyp, Berisha e cilësoi kryeministrin Edi Rama si “armik të egër të shqiptarëve jashtë vendit”, duke e krahasuar qëndrimin e tij ndaj votës së emigrantëve me sjelljet e diktatorëve në histori.

Ai njoftoi se tashmë është në një fazë të re të këtij procesi, duke akuzuar qeverinë për manipulim të drejtpërdrejtë të zarfeve që u dërguan përmes DHL.

“Tani jemi përsëri në fazën ku DHL e qeverisë ka dorëzuar zarfat. Këtu kemi të bëjmë me zarfa që i adresohen një personi të caktuar”- tha ai.

“Shikoni firmat që ka vendosur personi V., sikur gjoja e ka marrë personi V. Zarfat e diasporës kanë firma, zhgarravina të manipuluara. Siç e shihni, zarfet nuk u dorëzuan te qytetarët, por në mënyrë kriminale u grumbulluan në një qendër që i përdori ato për PS-në”-vijoi kreu i PD-së.

Berisha tha se përpjekjet e Ramës për të shmangur vëmendjen publike nga kjo çështje janë të kota, pasi sipas tij, opozita nuk do ta njohë këtë proces.

“Rama, sado të mundohet ta largojë vëmendjen nga kjo farsë, kjo s’do të thotë që ne do t’i njohim. Ai ka vetëm një mbrojtës, që quhet Altin Troplini”- përfundoi Berisha.

The post “Zarfat u përdorën në mënyrë kriminale”/ Shpërthen në akuza, Berisha: Vota e diasporës është manipuluar appeared first on Sot News | Lajme.

Before yesterdayMain stream

Gjykata cakton datën e dënimit për Diddy

By: user 10
9 July 2025 at 20:13

Reperi  Sean “Diddy” Combs do të dëgjojë vendimin përfundimtar të gjykatës më 3 tetor 2025, pasi gjyqtari Arun Subramanian ka miratuar këtë datë pas një marrëveshjeje mes avokatëve mbrojtës dhe prokurorisë federale.

Diddy u shpall fajtor javën e kaluar për dy akuza për transport për qëllime prostitucioni, pas një gjyqi që zgjati gati shtatë javë në Manhattan.

Ai u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda, përfshirë trafikimin seksual dhe komplotin kriminal (racketeering), që mund ta kishin dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas udhëzimeve federale për dënimet, secila nga akuzat për të cilat u shpall fajtor mund të sjellë deri në 10 vite burg, ose 20 vite në total.

Fjala e fundit i takon gjykatësit Subramanian, i cili do të udhëhiqet edhe nga raporti i hetimit para dënimit dhe nga deklaratat me shkrim të të dyja palëve, që do të dorëzohen në shtator.

Aktualisht, Combs ndodhet në paraburgim në Metropolitan Detention Center në Brooklyn dhe nuk ka marrë garanci, për shkak të rrezikut për arratisje dhe mundësisë së frikësimit të dëshmitarëve – veçanërisht pas dëshmive të ish-partneres së tij Cassie Ventura dhe disa personave të tjerë.

Ai ka kaluar gati 10 muaj në paraburgim, të cilat do të llogariten si pjesë e dënimit total.

 

 

The post Gjykata cakton datën e dënimit për Diddy appeared first on Lapsi.al.

“Asnjë shtet në botë nuk ndërhyn në mes të sezonit”/ Reagon ashpër Berisha: Qeveria ka zgjedhur hakmarrjen ndaj Thethit

9 July 2025 at 12:51

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha e quajti aksionin një hakmarrje të qeverisë kundër Thethit, ndërsa shtoi se asnjë shtet në botë nuk do të ndërhynte në mes të sezonit veror, ku turizmi është e vetmja mënyrë për të fituar të ardhura. Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar në lidhje atë që po ndodh në Theth, me prishjen e kabinave që shërbenin për akomodimin e turistëve.

Sali Berisha:

“Rama në mes të sezonit turistik ka zgjedhur hakmarrjen ndaj Thethit për të larguar edhe ato pak të paardhura që vijnë në atë komunitet nga turistët. Asnjë pëllëmbë tokë nuk është “tokë e xaxun”, çdo pëllëmbë tokë është e trashëguar prej bëzash.

Nëse ata vërtetë në mos zbatim të ligjeve në tokë të tyre kanë vendosur kabina, kanë bërë një shkelje por jo të ligjit për urbanistikën, sepse ai ndërtimet pa themel nuk i konsideron ndërtime pa leje, por ndërtime me deklarim.

Cilado të ishte situata e tyre, në kulmin e sezonin turistik, kanë ardhur vizitorë nga Australia, kanë prenotuar nga Izraeli, Egjipti, Franca, Italia Gjermania, kanë prenotuar pushimet dhe ky u dërgon banda me uniformë për t’ua çmontuar kabinat e për të zhvilluar një betejë ku banorë e turistë janë bërë së bashku.

Nuk ka shtet në botë që ndërhyn në mes të sezonit sepse ata kanë prenotime. Zgjidhet mesi i sezonit si hakmarrje dhe ky është i tëri një shpirt kërmë”.

The post “Asnjë shtet në botë nuk ndërhyn në mes të sezonit”/ Reagon ashpër Berisha: Qeveria ka zgjedhur hakmarrjen ndaj Thethit appeared first on Sot News | Lajme.

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi, ja dyshimet e autoriteteve

4 July 2025 at 16:38

Sipas autoriteteve, dy akuza për përdhunim kanë lidhje me një grua, tre akuza të tjera lidhen me një grua të dytë, ndërsa akuza për sulm seksual i atribuohet një rasti me një grua të tretë.

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar nga Policia britanike për pesë raste të përdhunimit dhe një rast të sulmit seksual. Ngjarjet dyshohet të kenë ndodhur në periudhën midis viteve 2021 dhe 2022 dhe përfshijnë tre gra të ndryshme.

Hetimet për këtë çështje nisën në shkurt të vitit 2022, kur policia mori denoncimin e parë për përdhunim. Efektivi Andy Furphy, i cili po drejton hetimin, deklaroi se prioriteti i policisë është ofrimi i mbështetjes për gratë që kanë dalë në publik dhe kanë denoncuar.

Thomas Partey pritet të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit më 5 gusht. BBC News raportoi se ka kontaktuar klubin e Arsenalit për një koment, por deri tani nuk ka pasur ndonjë përgjigje zyrtare.

The post Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi, ja dyshimet e autoriteteve appeared first on Sot News | Lajme.

Ish-futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

By: armand
4 July 2025 at 16:47

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar nga Policia britanike për pesë raste të përdhunimit dhe një rast të sulmit seksual. Ngjarjet dyshohet të kenë ndodhur në periudhën midis viteve 2021 dhe 2022 dhe përfshijnë tre gra të ndryshme. Sipas autoriteteve, dy akuza për përdhunim kanë lidhje me një grua, tre akuza të […]

The post Ish-futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi appeared first on BoldNews.al.

Gjykata refuzon lirimin me kusht për Diddy

By: user 10
3 July 2025 at 19:50

Sean “Diddy” Combs është dënuar të qëndrojë në paraburgim pasi u shpall fajtor për akuza të lidhura me prostitucionin në gjyqin e tij të shumëpërfolur federal për krime seksuale. Ai u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim seksual dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, por gjykatësi refuzoi kërkesën për lirimin me kusht.

Gjyqtari Arun Subramanian deklaroi se vendimi për të mos dhënë garanci nuk ka ndryshuar dhe përmendi një incident të dhunshëm të dyshuar ndaj një gruaje në qershor 2024 — pas fillimit të hetimeve ndaj Combs. “Kjo tregon mungesë respekti për ligjin dhe një prirje ndaj dhunës,” tha ai.

Combs, 55 vjeç, tani përballet me një maksimum prej 20 vitesh burg për dy akuza për transportim me qëllim përfshirje në prostitucion, ku secila mbart deri në 10 vjet dënim. Seanca e dënimit është caktuar për 3 tetor.

Avokati i Combs, Marc Agnifilo, kërkoi lirimin e menjëhershëm me garanci prej 1 milion dollarësh, duke theksuar se familja e tij ishte e gatshme ta paguante menjëherë. Por prokurorët kundërshtuan dhe gjykatësi vendosi afatin e orës 13:00 të së mërkurës për dorëzimin e argumenteve ligjore.

Pas shpalljes së vendimit, Combs u pa duke rënë në gjunjë dhe duke festuar në heshtje, ndërsa mbështetësit e tij jashtë gjykatës festuan me spërkatje vajrash bebe — një referencë ndaj provave të gjetura gjatë hetimit në vilat e tij në Los Angeles dhe Miami, përfshirë më shumë se 1,000 shishe vajrash dhe lubrifikantësh, si dhe armë zjarri.

Një figurë kyçe në këtë çështje ishte ish-e dashura e tij prej më shumë se 10 vitesh, këngëtarja Cassie Ventura, e cila dëshmoi gjatë procesit ndërsa ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Ajo përshkroi përjetime traumatike gjatë të ashtuquajturave “Freak-Offs”, ku merrte pjesë në akte seksuale para Combs-it.

Avokati i saj, Doug Widor, deklaroi se: “Ky proces nisi kur Cassie Ventura pati guximin të depozitonte ankesën e saj civile në nëntor 2023. Ajo i hapi rrugën këtij gjykimi dhe drejtësisë.”

Pavarësisht lirimit nga disa akuza, Combs përballet ende me rreth 80 padi civile që pretendojnë abuzime seksuale dhe fizike.

The post Gjykata refuzon lirimin me kusht për Diddy appeared first on Lapsi.al.

Akuzat e rënda të Kryemadhit ndaj Tedi Blushit, ky i fundit jep reagimin epik: S’do harxhoj energji, prioriteti im…

3 July 2025 at 18:48

Teksa i mori me një të qeshur deklaratat e Kryemadhit, Blushi u pëpoq të mos i ‘hidhte benzinë zjarrit’, duke e ruajtur qetësinë.

Monika Kryemadhi akuzoi përsëri sot Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, për qëndrimet përçarëse të tij dhe për sjellje të dyshimta brenda partisë, në një kohë kur kreu i saj Ilir Meta, ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ai tha se nuk i ka dëgjuar akuzat që janë bërë në drejtim të tij, por nuk beson se ato janë të vërteta.

“Kam dëgjuar disa deklarata publike, disa aludime, por sinqerisht nuk dua t’i besoj. Nuk besoj se janë të vërteta, as në përmbajtje dhe as në qëllim”, tha Blushi duke qeshur.

Ai shtoi se Partia e Lirisë ndodhet në një moment të vështirë për shkak të përndjekjes politike ndaj liderit Ilir Meta dhe se çdo përçarje e brendshme i shërben vetëm kundërshtarëve politikë.

“Unë nuk jam këtu për të hyrë në përplasje personale. Qëndrimi im është i qartë: prioriteti ynë është mbrojtja e zotit Meta dhe denoncimi i padrejtësive. Nuk do të harxhoj energji për të nxitur përçarje në këtë moment kaq kritik”, theksoi ai.

Kryemadhi i kujtoi sot përfitimet e Blushit si ato personale, duke u bërë deputet, ashtu edhe familjare me punësimet në shtet të gruas dhe vjehrrit. Gjithashtu e ka akuzuar se ka futur përçarjet në parti dhe mes saj e ish-bashkëshortit. Ilir Meta qëndron i paraburgosur që prej 21 tetorit 2024 me akuzat për lobimin e LSI në SHBA, pasurinë dhe CEZ-DIA.

The post Akuzat e rënda të Kryemadhit ndaj Tedi Blushit, ky i fundit jep reagimin epik: S’do harxhoj energji, prioriteti im… appeared first on Sot News | Lajme.

Kryemadhi akuza ndaj Tedi Blushit: Po e manipulon Metën, e largoi nga shtëpia

By: fra nc
3 July 2025 at 13:03

Monika Kryemadhi nuk do të jetë më në palrmanet legjislaturën e ardhshme, duke bërë që kjo e enjte të ishte dhe seanca e fundit në Kuvend për të.

Në një prononcim të gjatë për media nga ambientet e jashtme të parlamentit, Kryemadhi hodhi akuza të rënda ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushit.

Kryemadhi tha se Blushi po e manipulon Metën gjatë kohës që ai është në izolim. Ajo shtoi se Blushi i djeg takimet që Meta mund të mbante në qeli me fëmijët, pasi takohet vetëm me të.

Gjithashtu e akuzoi për largimin nga Partia e Lirisë të të gjithë bashkëpunëtorëve dhe miqve të Ilir Metës.

“Do t’i përgjigjem atyre që e izolojnë dhe e manipulojnë zotin Meta. Tedi Blushi mori ça kishte për të marrë. Ia largoi të gjithë këshilltarët në presidencë kur ishte Meta, ia largoi nga Partia të gjithë kontribuuesit dhe themeluesit Ilir Metës. E gënjeu, i tha që ia kanë hequr vjehrrin nga puna, por e ka akoma vjehrrin nëndrejtor te spitali i burgut. Nuk e di ç’a do më Tedi Blushi. Deputet u bë! Nga shtëpia e largoi Ilir Metën, takimet e kalamajve ua djeg në burg. Nëse do edhe një fustan apo një palë këpucë me taka të miat ia jap me qejf mo vlla dhe të bie rehat. Të dalë e të flasë njëherë për Ergys Agasin, për Ulsi Manjën, apo nuk guxon dot se ka gruan në punë aty. Meta është një nga të burgosurit më të izoluar në burg, edhe dje nuk e lanë djalin për të hyrë. Pra ky zotëria përpara se të dalë të lexojë deklaratat e SPAK, ato që shkruan Dumani dhe Kllapi për Kryemadhin, le të dalë të bëjë një deklarata për drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve për ministrin e Drejtësisë”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo vijoi duke akuzuar Blushin për gënjeshtra dhe ndërhyrje të forta në jetën politike dhe personale të ish-presidentit, ndërsa kritikoi edhe institucionet e drejtësisë për veprimet e tyre në këtë kontekst.

E pyetur nëse i vjen keq që do të zëvendësohet në Parlament nga Blushi, Kryemadhi u shpreh: “Nuk më vjen keq fare. Fusha që po merrem është më emocionuese dhe me njerëz që aspirojnë të bëjnë diçka të bukur, jo me ata që kërkojnë përfitime personale.”

Gjithashtu, Kryemadhi deklaroi se arrestimi i Ilir Metës është i motivuar politikisht dhe me urdhër të Yuri Kim dhe Aleksandër Soros, për të justifikuar fondet e hedhura nga USAID për reformën në drejtësi. Ajo akuzoi SPAK-un për manipulim dhe linçim politik.

“Zoti Meta është i burgosur politik dhe ky është një proces i orkestruar për interesa të caktuara. Çdo fjalë e shkruar për të është denigrim dhe manipulim,” përfundoi Kryemadhi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kryemadhi akuza ndaj Tedi Blushit: Po e manipulon Metën, e largoi nga shtëpia appeared first on Euronews Albania.

Diddy shpallet fajtor për akuzat për prostitucion

By: user 10
2 July 2025 at 16:50

Sean “Diddy” Combs u shpall fajtor për akuzën e transportimit për qëllime prostitucioni, por u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikimit seksual dhe bashkëpunimit në një organizatë kriminale (RICO).

Kjo akuzë përfshin transportimin me vetëdije të një individi përtej kufijve shtetërorë ose ndërkombëtarë për qëllime prostitucioni, dhe mban një dënim maksimal deri në 20 vjet burg. Data e dënimit të Combs do të caktohet më vonë.

Juria prej 12 anëtarësh (tetë burra dhe katër gra) i dorëzoi gjyqtarit një vendim unanim për shumicën e akuzave, përveç akuzës për organizatë kriminale (RICO), për të cilën nuk mundën të arrinin një dakordësi.

Combs ishte i pranishëm në gjykatën federale të Manhatanit së bashku me anëtarë të familjes së tij kur u shpall verdikti.

Avokati i tij kërkoi një lirimin me kusht me garanci 1 milion dollarë, dhe kërkoi leje që klienti i tij të mund të udhëtonte në Florida, New York dhe Los Angeles. Prokurorët kundërshtuan këtë kërkesë, dhe gjykatësi ende nuk ka dhënë vendimin përfundimtar për këtë çështje.

 

The post Diddy shpallet fajtor për akuzat për prostitucion appeared first on Lapsi.al.

Lizzo pas akuzave për ngacmim: “Të gjithë më urrenin

By: user 10
1 July 2025 at 18:47

Këngëtarja Lizzo, ka treguar së fundmi për një periudhë shumë të vështirë që përjetoi pas padive për ngacmim seksual dhe sulm nga disa prej balerinave të saj të mëparshme në gusht të vitit 2023.

“U bëra shumë paranojake dhe e izoluar,” tha Lizzo, në një intervistë për kopertinën e revistës Women’s Health.

“Dikur hyja në dhomën e grimit dhe thoja: ‘Dëgjoni çfarë më ndodhi mbrëmë!’ Por nuk mund ta bëja më këtë. E shtyva çdo njeri larg vetes. As me terapisten time nuk flisja më. Nuk isha e pranishme. Nuk isha e hapur. Nuk isha më vetvetja.”

Këngëtarja shtoi se kishte arritur në një pikë ku ishte “lodhur nga jeta.”

“Arrita në atë pikë ku thashë: ‘Mund të vdes.’ Nuk tentova kurrë vetëvrasje dhe nuk e mendova seriozisht, por e pyeta veten: Nëse të gjithë të urrejnë dhe mendojnë se je një njeri i tmerrshëm, cili është kuptimi?”, tha ajo.

Pas muajsh të tërë vetmie dhe reflektimi, Lizzo vendosi të marrë pjesë në turneun Renaissance të Beyoncé-s.

“Isha shumë nervoze,” rrëfeu ajo, duke menduar se njerëzit do ta përbuznin. Por ndodhi e kundërta: ajo u prit me përkrahje dhe dashuri nga publiku.

“Më bëri të ndihesha sikur, wow, ndoshta nuk dua të vdes. Jeta ia vlen të jetohet. Ajo ishte pika e kthesës për mua që të thoja: ‘Okay, mblidhe veten dhe merr jetën tënde në dorë.’”

Tre prej balerinave të saj — Crystal Williams, Arianna Davis dhe Noelle Rodriguez — e paditën Lizzo-n në gusht 2023, duke e akuzuar për: ngacmim seksual dhe racial, krijimin e një ambienti pune toksik dhe trajtim të pabarabartë ndaj balerinave me ngjyrë

Në një postim në Instagram, Lizzo mohoi akuzat, duke i quajtur të pavërteta.

Në qershor 2025, këngëtarja apeloi një vendim të mëparshëm që lejonte vazhdimin e procesit gjyqësor, duke thënë se padia ishte një “sulm” ndaj të drejtës së saj të shprehjes dhe përkrahjes për pozitivitetin trupor.

Sipas Billboard, disa prej pretendimeve janë hedhur poshtë nga gjykata. Megjithatë, shumica e akuzave janë ende në proces.

 

 

The post Lizzo pas akuzave për ngacmim: “Të gjithë më urrenin appeared first on Lapsi.al.

Akuzohen se furnizonin me drogë shitësit e lëndëve narkotike, arrestohen 2 persona, sekuestrohen…(Emrat)

1 July 2025 at 09:52

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen se furnizonin me drogë shitësit e lëndëve narkotike në kryeqytet. Policia bën me dije se droga iu jepej shtetasve të tjerë, për ta ndarë dhe shitur në doza në Tiranë të Re, Kombinat dhe Selitë. Mësohet se furnitorët e drogës, , u kapën në flagrancë, teksa lëviznin me automjet, në aksin rrugor “Ura e Beshirit – Pezë”.

Gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesa, atyre iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë, që dyshohet se do t’iu jepej shtetasve të tjerë, me qëllim shpërndarjen në doza në zonat “Tiranë e Re”, “Kombinat” dhe në Selitë. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor, antidrogë, i koduar “Furnitorët”. Operacioni, në vazhdën e aksioneve të Policisë së Tiranës, kundër shitjes në doza/sasi të lëndëve narkotike. Siguronin lëndë narkotike Kokainë, e cila iu jepej shtetasve të tjerë, për ta ndarë dhe shitur në doza në Tiranë të Re, Kombinat dhe Selitë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Gjatë kontolleve, iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë.

Si rezultat i një hetimi tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin “Furnitorët”. Në kuadër të tij, u kapën në flagrancë, teksa lëviznin me automjet, në aksin rrugor “Ura e Beshirit – Pezë”, dhe u vunë në pranga shtetasit B. A., 27 vjeç dhe R. S., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesa, atyre iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë, që dyshohet se do t’iu jepej shtetasve të tjerë, me qëllim shpërndarjen në doza në zonat “Tiranë e Re”, “Kombinat” dhe në Selitë.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Akuzohen se furnizonin me drogë shitësit e lëndëve narkotike, arrestohen 2 persona, sekuestrohen…(Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

“U shkelën të drejtat e studentëve hebrenj”/ Administrata Trump akuzon Harvardin, dhe kërcënon hapur për…

30 June 2025 at 22:30

Kjo vjen pas një hetimi të një task force federale mbi protestat në kampus për shkak të luftës së Izraelit në Gaza. Administrata Trump ka akuzuar Universitetin e Harvardit për shkelje të të drejtave civile të studentëve të tij hebrenj, ndërsa ka kërcënuar të shkurtojë fondet federale.

Task forca pretendoi se Harvardi ishte “qëllimisht indiferent” ose edhe “pjesëmarrës me dashje” në ngacmimet antisemite kundër popullit hebre gjatë protestave kundër luftës.

Harvardi i kundërshtoi me forcë gjetjet, duke thënë se ka ndërmarrë “hapa thelbësorë dhe proaktivë” për të luftuar antisemitizmin.

Mosmarrëveshja përshkallëzon një betejë të vazhdueshme, me administratën Trump që përpiqet gjithashtu ta heqë Harvardin nga një regjistër i imigracionit të studentëve dhe duke i kërkuar ambasadave amerikane t’u mohojnë vizat studentëve të ardhshëm ndërkombëtarë.

The post “U shkelën të drejtat e studentëve hebrenj”/ Administrata Trump akuzon Harvardin, dhe kërcënon hapur për… appeared first on Sot News | Lajme.

Shkelje e barazisë në tendera, kreut të KPP i komunikohet akuza në SPAK

By: user 11
30 June 2025 at 11:09

Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri është paraqitur sot në SPAK një javë pasi u mor i pandehur, për t’u njohur me akuzat. Myzyri u mor i pandehur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” pas pesë vitesh hetime.

Hetimi ndaj tij, sipas një burimi në SPAK, ka filluar në vitin 2020, kohë kur ai ka marrë detyrën, pas dyshimeve se ai kishte diktuar veprimet e anëtarëve të tjerë të KPP në rastet e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave të prokurimit.

Çështja penale ndaj Myzyrit është transferuar në SPAK prej ish-Prokurorisë për Krime të Rënda. Myzyri është gjetur përgjegjës për veprimet e tij në procedurën e prokurimit të vitit 2020 i shpallur atëherë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga Rreshen (U.Fanit)- Shpal, Shpal- Q.Bene- K.Hadroj, Shpal-Ura e Repsit”, me fond limit 219.8 milionë lekë. Po ashtu, Myzyri është duke u hetuar dhe për procedura të tjera prokurimi.

The post Shkelje e barazisë në tendera, kreut të KPP i komunikohet akuza në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Dosja “Partizani”, sot mbahet seanca e parë në GJKKO ndaj Berishës dhe Malltezit

By: Oldi
30 June 2025 at 08:42

Sot, në Gjykatën e Posaçme nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për dosjen “Partizani”. Kjo është seanca e parë, pasi më 19 Maj gjyqtarja e GJKKO, Flojera Davidhi pranoi kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Sali Berisha, i akuzuar për […]

The post Dosja “Partizani”, sot mbahet seanca e parë në GJKKO ndaj Berishës dhe Malltezit appeared first on BoldNews.al.

Akuzohet nga Italia për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete, pritet esktradimi

28 June 2025 at 11:47

Në bashkëpunim me partnerët italianë dhe me koordinimin e rrjetit ENFAST, Drejtoria e Forcëa së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 50”. Akuzohet se ka trafikuar në Itali, lëndë narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.

Gjatë operacionit “Operacionalja 50”, si rezultat i koordinimit të punës, nëpërmjet rrjetit ENFAST, me Policinë italiane, Drejtoria e Forcëa së Posaçme Operacionale kapi në Dibër, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi. 40 vjeç.

Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim. Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 40-vjeçarit, në Itali

The post Akuzohet nga Italia për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete, pritet esktradimi appeared first on Sot News | Lajme.

Abuzimet me tenderat e UBT-së/ SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë, ja akuzat e ngritura ndaj tyre

28 June 2025 at 11:25

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 pedagogë, staf akademik, si edhe biznesmenë, të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Sipas gazetares Klodiana Lala, dosja po bëhet gati nga prokurorët e posaçëm për t’u dërguar për gjykim.

The post Abuzimet me tenderat e UBT-së/ SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë, ja akuzat e ngritura ndaj tyre appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌