Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 July 2025Main stream

Kryebashkiakë, deputetë, artistë dhe investitorë, SPAK “kopsiti” dosjen e Veliajt me 97 deklarime personash

By: V K
24 July 2025 at 11:27

Hetimi për korrupsionin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nga ana e Prokurorisë së Posaçme do të vijojë deri më 24 shtator, ku edhe në këtë datë SPAK do të vendosë nëse do ta çojë dosjen për gjyq.

Nga 6 dhjetori i vitit 2024 e deri më 17 korrik të këtij viti, Prokuroria e Posaçme, ka administruar 97 deklarime të personave që kanë dijeni mbi veprat penale që prokuroria ia ka atribuuar Erjon Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe personat e tjerë të përfshirë në këto hetime.

Mes personave që ka dhënë deponime në SPAK ka qenë kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi, pasi është zbuluar një tender i dhënë nga kjo bashki për një nga OFJ-të e Ajola Xoxës.

Prokuroria e Posaçme, ka marrë dëshminë edhe të investitorit strategjik, Gazmend Paja, ky i fundit një lidhje e ngushtë e Veliajt.

Më 14 shkurt të këtij viti për t’u dëgjuar si person që ka dijeni mbi hetimet në dosjen “Veliaj” ishte edhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca.

Ilriana Basha, bashkëshortja e ish-drejtorit të Teatrit Kombëtar Altin Bashës, po ashtu ka dhënë në dëshmi në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas dosjes, Altin Basha, bashkë me bashkëshorten kanë përfituar 9 projekte, afro 320 mijë euro nga bashkia Tiranë.

Por jo vetëm kryetarë bashkie, për dosjen Veliaj në Prokurorinë e Posaçme, është paraqitur edhe ish-deputeti demokrat Myslym Murrizi.

Në atë kohë i pyetur nga mediat ai deklaronte se nuk ka lidhje me të si person, por me hetime për persona të tjerë ku mund të jetë përmendur edhe emri i tij.

Prokuroria e Posaçme, ka pyetur edhe ish-drejtoreshën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Abigelia Voshtina.

Sipas të dhënave, është zbuluar një kontratë “Kontratë qiraje” me palë: Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit e Ansamblit Popullor, përfaqësuar ligjërisht nga drejtoresha e Përgjithshme znj. Abigeila Voshtina, dhe “RAMETAL”, kompani kjo e Elman Abules.

Sipas kontratës, TKOBAP angazhohet t’i paguajë “Rametal” sh.p.k., shumën totale prej 1.213.380 lekësh pa TVSH.

Pjesë tjetër e personave që i janë marrë deklarime vijnë nga bota e biznesit, si dhe drejtues të disa OFJ-ve, të cilët besohet sipas SPAK-ut se kanë qenë përfitues të parave publike./ Ora News

The post Kryebashkiakë, deputetë, artistë dhe investitorë, SPAK “kopsiti” dosjen e Veliajt me 97 deklarime personash appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Dosja “Veliaj”/ SPAK i komunikon akuzën Klotilda Bushkës! I pandehur edhe daja i Ajola Xoxës

By: Oldi
23 July 2025 at 17:44

Hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë sjellë zhvillime të reja. Përveç Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe 30 persona të tjerë, përfshirë individë dhe shoqëri fizike. Mes të pandehurve është edhe deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës […]

The post Dosja “Veliaj”/ SPAK i komunikon akuzën Klotilda Bushkës! I pandehur edhe daja i Ajola Xoxës appeared first on BoldNews.al.

GJKKO dërgon për gjykim dosjen e Asllan Dogjanit

23 July 2025 at 11:37

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, i cili akuzohet për fshehje apo mosdeklarim pasurie. Ky vendim është marrë nga GJKKO rreth 8 muaj nga dërgimi fillestar nga SPAK i dosjes për gjykim dhe pasi gjykata ja ka kthyer dy herë dosjen SPAK-ut për mangësi hetimesh. Sipas […]

The post GJKKO dërgon për gjykim dosjen e Asllan Dogjanit appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Partizani”/ Mbahet sot në GJKKO seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin

By: V K
21 July 2025 at 08:25

Këtë të hënë, zhvillohet në Gjykatën e Posaçme, seanca e radhës për çështjen “Partizani”. Seanca pritet të nisë në orën 10:30, ndërkohë që ajo paraardhëse u shty për shkak se kreu i PD Sali Berisha nuk ishte i pranishëm.

Ai pretendoi se nuk kishte marrë një njoftim zyrtar në lidhje me seancën, megjithatë në komunikime të mëparshme me gazetarët, Berisha ka deklaruar se do të jetë i pranishëm në seancën e sotme.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë” e kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, kryer në bashkëpunim.

The post Dosja “Partizani”/ Mbahet sot në GJKKO seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin appeared first on Albeu.com.

500 mijë euro dëm shtetit/ SPAK: Myzyri ndërhyri për të shpallur fitues ofertuesin më të lartë (DOSJA)

By: Oldi
19 July 2025 at 14:38

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri akuzohet nga SPAK, së bashku me vartësit e tij, se kanë ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në vendimmarrje, duke shpallur fitues të tenderit për mirëmbajtjen e rrugës Rreshën-Ura e Repsit bashkimin e operatorëve ekonomikë që kishin paraqitur ofertën më të lartë, duke shkaktuar një dëm prej afro 500 […]

The post 500 mijë euro dëm shtetit/ SPAK: Myzyri ndërhyri për të shpallur fitues ofertuesin më të lartë (DOSJA) appeared first on BoldNews.al.

Hidhet shorti, kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e Jurgis Çyrbjas

By: V K
16 July 2025 at 11:42

Këtë të mërkurë, GJKKO ka hedhur shortin elektronik për shqyrtimin e dosjes ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Ahmet Masha dhe Altin Hajri.

Nga shorti është caktuar gjyqtarja Etleva Deda, e cila do të shqyrtojë çështjen e referuar nga Prokuroria e Posaçme.

SPAK, ka përfunduar hetimet dhe dërgoi dosjen në Gjykatën e Posaçme, duke kërkuar kalimin e saj për gjykim.

Prokurori Adnan Xholi, ka ngritur tre akuza ndaj të pandehurve: “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit, kryer më shumë se një herë”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje”.

Ndërkohë, prokuroria ka vendosur ndarjen e dosjes në fraksione, me qëllim identifikimin e funksionarëve të tjerë publikë që dyshohet se kanë ndihmuar ish-deputetin, në marrjen dhe shpërndarjen e informacioneve të klasifikuara si sekret shtetëror.

The post Hidhet shorti, kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e Jurgis Çyrbjas appeared first on Albeu.com.

Dosja në SPAK/ Nga AlbControl te ARRSH, si Balluku “fryu” me tendera Alko Impex të Arbër Abazit, zbulohen lidhjet

By: V K
11 July 2025 at 09:12

Më 27 dhjetor 2017, kompania shtetërore “AlbControl” do të lidhte kontratën për “Rehabilitimi i Kullës së Kontigjencës” me kompaninë fituese “ALKO-IMPEX General Construction” sh.p.k me vlerë 371 mijë euro.

Lidhja e marrëveshjes vazhdoi më tej, duke akorduar edhe një shtesë kontrate në 2018 me vlerë 4.7 milionë lekë.

Nga dokumentet zyrtare rezulton se, ky tender është firmosur vetë personalisht në kundërshtim me ligjin asokohe nga zv.kryeministrja Balluku, me numër protokolli 2317/4, në 27 dhjetor 2017.

Në kontratë parashikohet se “ALKO-IMPEX General Construction” e administruar nga Arbër Abazi dhe në pronësi të Imer Ademit do të merrte pagesën paraprake për 70% të vlerës totale të kontratës.

Në informacionet e siguruara nga “Vetting” rezulton se në ditën që është firmosur kontrara, AlbControl-i ka bërë një urdhër transferte me faturë tatimore nr. 117 me seri 51770495, duke realizuar paradhënie në shumën 31,3 milionë lekë për kompaninë “ALKO-IMPEX General Construction”, gjë e cila është në shkelje të ligjit të Prokurimeve Publike sipas Dokumenteve Standarte të këtij tenderi.

Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit që do të zbulonte shkelje të tjera te kjo kontratë, pasi ka patur probleme me zbatimin, të cilat konfirmojnë indiciet për favorizim nga ministrja Belinda Balluku.

Konkretisht në kontratën e firmosur midis palëve, ka patur punime me vlerë 2.3 milionë lekë ose 23 mijë euro, të cilat bien në kundërshtim me kushtet e kontratës.

Pra, të tjera gjëra deklarohen në marrëveshje dhe të tjera gjëra janë realizuar nga kompania.

 

 

Këto shifra janë të ulëta në krahasim me ato që do të siguronte kompania e klonuar, e cila është në pronësi të Arbër Abazit, nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi.

Sipas burimeve mediatike, Arbër Abazi aksioneri i “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” dhe administratori i kompanisë “ALK0-IMPEX General Construction” rezulton të ketë lidhje të afërta me ministren e Infrastrukturës, njëkohësisht zv/kryeministren Belinda Balluku, të cilat hedhin dyshime për konflikte interesi.

Kompanitë e Abazit kanë marrë dhjetëra miliona euro tendera nga buxheti i shtetit, duke shkelur Ligjin e Prokurimeve Publike dhe Ligjin “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Sipas avokatit Arben Llangozi, rastet e denoncuara në media duhet të verifikohen nga Prokuroria e Posaçme për të hedhur dritë mbi këto ngjarje.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit realizon auditim të gjithanshëm dhe rastet e evidentuara nga ky institucion duhet të jenë objekt i hetimeve nga SPAK-u”, tha për “Vetting” avokati Llangozi.

Në listën e institucioneve që kanë furnizuar me para publike këto kompani, kryeson Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ndjekur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, institucione të cilat kanë varësi nga ministrja dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, ku drejtuesi i ARRSH-së propozohet nga vetë Balluku.

Lidhjet e dyshimta financiare të Arbër Abazit me favorizime nga zv/kryeministrja e kanë zanafillën që nga koha e AlbControlit, periudhë në të cilën u rrit ndikimi i Ballukut brenda Partisë Socialiste.

Sipas kryetarit të lëvizjes Politike “Nisma Thurje” Endrit Shabani, sot që flasim disa nga kompanitë që operojnë në fushën e prokurimeve publike kanë monopolizuar të gjithë kapitalin shtetëror me favorizime nga segmente të caktuara të klasës politike.

 


Alko Impex dhe Balluku, një sukses paralel

Historia e kompanisë Alko e ka fillesën në nëntor të vitit 2012, kur pronari i “KLEDOR ALBANIA-09”, Tabir Hysa, sot e quajtur “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” do të pezullonte aktivitetin e kompanisë, e cila kishte vetëm 3 vite që operonte në tregun shqiptar. Disa muaj pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, në dhjetor 2013, Arbër Abazi do ta blinte këtë kompani me vlerë 100 mijë lekë.

Duhet theksuar se gjenialiteti i biznesmenit të ri do të qëndronte në ndryshimin e emrit të kompanisë, duke e quajtur “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”.

Pra, kompania e re me emër do të ishte një klon i kompanisë “ALKO-IMPEX General Construction”, duke krijuar një rrëmujë informative, si në institucionet publike, por edhe në hapësirën mediatike.

Ka qenë kjo ngjashmëri me emrat, e cila ka tërhequr vëmendjen për të kontrolluar tenderat që janë fituar nga këto kompani, për të verifikuar nëse kemi shkelje ligjore.

Në janar 2018, Bashkia Devoll do të finalizonte tenderin pa garë për pastrimin e zonave të Bashkisë me ofertë fituese 98 milionë lekë ose rreth 1 milion euro. Sipas Buletinit të Prokurimeve Publike, ky tender është fituar nga “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” sh.p.k me numër nipti “K91628013D”.

Pra, kompania që nuk ka qenë aktive ka fituar tenderin për pastrimin.

Por a kemi të bëjmë me një gabim njerëzor apo të qëllimshëm?

Dy indicie, përbëjnë një provë thonë italianët. Bashkia Devoll nuk është e vetmja, që ka shpallur fituese një kompani, e cila ka qenë e pezulluar, por kësaj liste i bashkohet edhe Ministria e Mirëqënies dhe Sipërmarrjes së Lirë.

Në maj 2017, kjo Ministri do të shpallte fitues për tenderin “Rikonstruksion i shkollës “Ali Myftiu Elbasan” me ofertë 81 milionë lekë “ALKO IMPEX” sh.p.k, pa specifikuar numrin e niptit.

Gara u shënua me flamur të kuq sepse dy kompanitë e tjera, që kishin bërë ofertë më të ulët u skualifikuan nga institucioni, duke shfaqur indicie për favorizim fituesi. Dy muaj më pas në buletinin zyrtar, kompania që kishte lidhur kontratën do të shfaqej përsëri “ALKO IMPEX” shpk, me numrin e niptit të “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”.

Në të paktën, dy raste kompania e cila ka qenë me status të pezulluar, ka fituar dy tendera nga dy institucione të ndryshme. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania do të rifillonte aktivitetin në 14 korrik 2018.

Sipas avokatit Llangozi, nëse këto raste janë të vërteta, edhe titullarët e institucioneve duhet të hetohen dhe të ndiqen penalisht.

“Sipas Ligjit të Prokurimeve Publike, ekstraktet e kompanive duhet të verifikohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe është e habitshme se si mund të shpallen fituese kompani që nuk janë funksionale”, u shpreh avokati Llangozi./ Emisioni investigativ Vetting, News24

The post Dosja në SPAK/ Nga AlbControl te ARRSH, si Balluku “fryu” me tendera Alko Impex të Arbër Abazit, zbulohen lidhjet appeared first on Albeu.com.

“Nuk do dëgjoj idiotësirat e këtij…”/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, tension dhe fyerje mes palëve, dështon sërish marrja e…

10 July 2025 at 14:04

Përplasja nisi pas refuzimit nga ana e trupit gjykues për të pranuar kërkesën e mbrojtjes që të vihej në dispozicion i plotë procesverbali i deklarimeve të një tjetër të penduari, Erion Alibej, nga viti 2022.

Seanca gjyqësore për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë” u ndërpre sërish, për të katërtën herë radhazi, pasi nuk u arrit të merrej dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Skerdi Tasi. Seanca u zhvillua mes tensioneve të forta, debateve dhe fyerjeve mes prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës.

Avokatët e Henrik Hoxhajt dhe Altin Ndocit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, duke i cilësuar anëtarët e saj si të njëanshëm. Situata në sallën e gjyqit precipitoi më tej kur prokurori Behar Dibra ndërhyri me tone të ashpra.

“A mund ta ndërprisni se nuk do të dëgjojmë idiotësirat e këtij idioti!”, u shpreh prokurori Dibra, duke iu drejtuar avokatit Gentian Rumano, i cili këmbëngulte në kërkesën për përjashtim të trupës gjykuese.

Rumano reagoi menjëherë, duke theksuar: “Ju sapo konsumuat një vepër penale”. Më pas ai braktisi sallën, ndërsa gjykata ndërhyri për të qetësuar situatën. Për shkak të mungesës së mbrojtësit ligjor për të pandehurin Henrik Hoxhaj, seanca u ndërpre dhe u shty për ditën e martë.

The post “Nuk do dëgjoj idiotësirat e këtij…”/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, tension dhe fyerje mes palëve, dështon sërish marrja e… appeared first on Sot News | Lajme.

Dosja “Partizani”/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin

7 July 2025 at 12:37

TIRANË- Gjykata e Posaçme vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin. Ai u lirua nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” kundrejt garancisë pasurore.

Gazetari Ermal Vija, raporton se dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u lirua në këmbim të garancisë pasurore, në vlerën prej 3 milionë lekësh.

Vendimi për heqjen e masës së Malltezit u dha nga treshja e gjyqtarëve me kryesues Elsa Ullirin dhe dy anëtarët, Bib Ndreca e Rudina Palloi.

Prokuroria e Posaçme ka qenë kundër ndryshimit te masës së caktuar ndaj Malltezit. Po ashtu, kërkesa e gjyqtares, Elsa Ulliri për t’u larguar nga çështja e Sali Berishës për dosjen Partizani është rrezuar nga kryetari i gjykatës, Erion Bani/abcnews.al

Dosja “Partizani”, Gjykata Kushtetuese konstaton shkelje

2 July 2025 at 12:34

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e paraqitur nga “Studio Pustina”, duke konstatuar shkelje të të drejtës për paprekshmërinë e banesës gjatë hetimeve për dosjen e njohur si “Partizani”.

Padia kishte si objekt shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Apelit të Posaçëm dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën, duke konstatuar se gjatë sekuestrimeve të kryera nga SPAK ndaj “Studio Pustina” është cënuar një e drejtë.

SPAK ka kryer sekuestrime të dokumentave shkresore dhe të kompjuterave të “Studio Pustina” gjatë hetimeve për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, si dhe shtetasit Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja. Ata akuzohen për aferë të dyshuar korruptive të lidhur me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.

Çështja tashmë ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa seanca e parë u shty për shkak të mungesës së njoftimit të palëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dosja “Partizani”, Gjykata Kushtetuese konstaton shkelje appeared first on Euronews Albania.

Drogë nga Amerika Latine në Zvicër, SPAK çon për gjykim grupin kriminal

By: user 5
1 July 2025 at 18:47

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen penale nr. 108 të vitit 2024 ndaj dy të pandehurve kryesorë të një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen Gëzim Bakalli (i njohur edhe me identitetin Shkëmbim Cërmanji) dhe Erjon Loci, të cilët, sipas SPAK, kanë qenë pjesë aktive e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës që operonte mes Amerikës Latine, Gjermanisë dhe Zvicrës, përmes Shqipërisë.

Akuzat ndaj Gëzim Bakallit:

Sipas hetimeve, Bakalli ka qenë drejtues dhe financues i aktivitetit kriminal në 15 episode të ndryshme të trafikimit të drogës, të kryera nga një grup i strukturuar kriminal. Ai akuzohet për:

Trafikim të lëndëve narkotike në formë të përsëritur dhe në bashkëpunim (nenet 283/a/2, 28/4, 334/1)
Drejtim të grupit të strukturuar kriminal (neni 333/a/1)
Falsifikim të dokumenteve zyrtare: pasaportë, patentë dhe kartë identiteti kosovare
Akuzat ndaj Erjon Locit:

Loci akuzohet për pjesëmarrje në grupin kriminal dhe përfshirje në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në të paktën 6 episode. Ai dyshohet se ka ndihmuar në transportimin dhe shpërndarjen e drogës në territorin zviceran.

Hetimi ndërkombëtar dhe sekuestrimet:

Procedimi penal është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet zvicerane, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Policinë e Shtetit. Hetimet janë kryer përmes metodave speciale, përfshirë përgjimet në aplikacionet e enkriptuara “Sky ECC”, “Threema” dhe “Signal”.

Si rezultat i operacionit të përbashkët janë sekuestruar:

345.4 kg kokainë (pastërti nga 86.9% në 44.2%)

22.25 kg heroinë (pastërti nga 62% në 30.7%)

1 kg kokainë (në tentativë)

2 kg marijuanë

10,000 tableta ecstasy

2 armë zjarri (SIG 210 dhe SIG 220), municion luftarak

Aksesorë luksi: një orë “Rolex” dhe një “Hublot”

6 telefona celularë, pajisje regjistruese, kapuçë maskimi

Dokumente pasurish dhe kontrata të dyshimta

Hetimet vijojnë për persona të tjerë

Me qëllim zbardhjen e plotë të rrjetit kriminal dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, SPAK ka vendosur të ndajë një pjesë të hetimeve në një procedim të ri penal nr. 108/1 i vitit 2025, për të cilin hetimet janë ende në vijim.

Grupi, sipas SPAK, ka operuar në mënyrë të organizuar ndër vite (2018–2024) duke trafikuar dhe tregtuar sasira të mëdha droge në Zvicër dhe vende të tjera europiane.

The post Drogë nga Amerika Latine në Zvicër, SPAK çon për gjykim grupin kriminal appeared first on Lapsi.al.

Xama: Dosja “Partizani”, mjaft e dobët dhe pa fakte!

By: Oldi
1 July 2025 at 08:42

Gazetarja Ola Xama ka komentuar nisjen e gjyqit ndaj Sali Berishës. Gjatë fjalës së saj gazetarja theksoi se ligji kolegjial i qeverisë Berisha nuk është ligj personal, por ligj që kanë përfituar mijëra familje ish-pronare. Xama tha gjithshtu se dosja ndaj Berishës është e dobët dhe pa fakte. “Dy akuzat janë korrupsion dhe pastrim parash. […]

The post Xama: Dosja “Partizani”, mjaft e dobët dhe pa fakte! appeared first on BoldNews.al.

“Berisha përdori PD për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes”/ Reagon ashpër Prençi: Cikli politik i ka përfunduar

30 June 2025 at 22:36

Ai theksoi se Berisha nuk mund t’i bëjë moral demokratëve, pasi aktet e tij treguan se nuk janë në një rreze veprime me të demokratëve.

Sali Berisha e përdori Partinë Demokratike jo për të adresuar shqetësimet e popullit opozitar, por për hallet e tij personale dhe të familjes së tij. Ai theksoi e Berisha e ka mbyllur tashmë ciklin e tij politik.

Shemsi Prençi:

“Rikthimi “i fuqishëm” i Berishës, e them në në thonjëza, që ishte trumbetuar me të madhe me sloganin me të cilin erdhi në krye të PD ishte një rikthim për të mbrojtur kokën e tij dhe të familjes, por jo për të forcuar pozitat e PD, sepse diferenca prej 300 mijë votash nga rezultati i 2021 në 2025, është minus 300 mijë vota.

Kjo tregon se nuk mund të ketë një rikthim të suksesshëm të një lidershipi që ka humbur të drejtën për t’i dhënë moral PD, pasi ai vetë e keqpërdori PD për interesat personale dhe të familjes. Cikli politik i Berishës ka përfunduar”.

The post “Berisha përdori PD për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes”/ Reagon ashpër Prençi: Cikli politik i ka përfunduar appeared first on Sot News | Lajme.

“Berisha i trembet vendimit”/ Dosja ‘Partizani’, reagon analisti: Të dy po e shtyjnë çështjen, SPAK e ka betejë…

30 June 2025 at 22:18

Sipas Vangjelit, edhe Prokuroria e Posaçme, edhe vetë Berisha, po e zvarrisin çështjen. Ai parashikoi se në fund Berisha do të shpallet fajtor, ndaj po tenton ta shtyjë sa më shumë gjykimin.

Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në një studio televizive analizoi  gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, seanca për të cilin u shty sërish sot në GJKKO, pasi kryedemokrati pretendoi se nuk ishte njoftuar.

Lorenc Vangjeli:

“Kanë zgjedhur të pranojnë më mirë një tmerr pa fund se sa fundin e tmerrshëm. Sado që tingëllon paradoks, të dyja palët në këtë proces, qoftë pjesa e akuzës publike, qoftë pjesa e zotit Berisha, apo arbitri mbi ta, gjykata… secili mezi pret që kjo çështje të shtyhet, sepse secila i trembet asaj që do ndodhë. Berisha i trembet atij që mund të jetë vendim i pritshëm, ka pak gjasa që të fitojë pafajësinë. Çështja e Berishës është beteja kryesore e SPAK. Sepse nëse Berisha do të fitonte pafajësinë, ngrihen një sërë pikëpyetjesh mbi rolin e SPAK, mbi mënyrën se si ka vepruar.

Dosja edhe me probleme të ndryshme proceduriale që janë vënë re gjatë gjithë kësaj periudhe, janë të gjitha shkaqe që edhe në instancën e fundit, në Strasburg do ishin një kartë në favor të Berishës. Ndaj, edhe SPAK e ka me qejf që të jetë i pafundëm tmerri, të zgjasë në kohë.

Me stilin e zakonshëm që kemi parë në procedura të rëndomta, kjo punë do të zgjatet, 4 – 5 vite më duket minimale, do të zgjatet shumë herë më tepër. Për gjëra të rëndësishme, sistemi nuk funksionin, nuk ka sistem freni dhe gazi. Berisha nuk mund të gënjejë të thotë nuk e dija”.

Sali Berisha duhej të niste sot maratonën e gjykimit në GJKKO për dosjen “Partizani”. Prokurori i SPAK, Arben Kraja, mbylli hetimet dhe dërgoi në gjyq, kreun e Partisë Demokratike dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin.

Ish-kryeministri i vendit nuk u paraqit para trupës gjykuese, pasi pretendon se nuk është lajmëruar. Fletëthirrja e GJKKO është dorëzuar ditën e premte dhe është pranuar nga Malltezi, por ky i fundit dhe pala mbrojtëse e Berishës argumentuan se nuk ishin njoftuar në kohë. Në kushte të tilla, prokurori Kraja kërkoi shtyrjen e seancës e cila do të mbahet më 21 korrik.

The post “Berisha i trembet vendimit”/ Dosja ‘Partizani’, reagon analisti: Të dy po e shtyjnë çështjen, SPAK e ka betejë… appeared first on Sot News | Lajme.

“Beteja fillon tani”/ Gjyqi ndaj Sali Berishës, flet avokati: Përballja do të jetë shumë e fortë, dinamike

30 June 2025 at 21:52

Sipas Petrajt, procesi gjyqësor ndaj Sali Berishës do të zgjasë shumë, do të jetë një gjyq maratonë, pasi ka shumë volum si çështje, por edhe faktin se avokatëve shumë kërkesa të tyre u janë mohuar nga gjyqtari paraprak.

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në një studio televizive deklaroi në lidhje me gjyqin e Sali Berishës, ku u shpreh se tani fillon strategjia e vërtetë e avokatëve, të cilët do të kenë një përballje të fortë dhe dinamike në proces.

Edmond Petraj:

“Beteja fillon tani. Do të fillojë një hetim i gjithanshëm, tani fillon strategjia e avokatit. Përballja do të jetë shumë e fortë, dinamike. Do të zgjasë si proces gjyqësor, mendoj se do të jetë një gjyq maratonë. Dinamika e përballjes nuk do të jetë si në seancat paraprake, që i ka të limituara. Gjyqtari paraprak ka fatin kyç të dosjes, sepse merr vendim të fortë, mund ta pushojë çështjen dhe është i paankimueshëm.

Ndërkohë, në rastin në fjalë, kërkesat e mbrojtjes te gjyqtari paraprak janë refuzuar dhe prandaj them që të gjitha ato kërkesa që nuk janë shqyrtuar, do të jenë pjesë e gjykimit tani e tutje.”

The post “Beteja fillon tani”/ Gjyqi ndaj Sali Berishës, flet avokati: Përballja do të jetë shumë e fortë, dinamike appeared first on Sot News | Lajme.

“Deri në fund të jetës, në gjyq”/ Afera ‘Partizani’, flet bindshëm analisti: SPAK do dënojë Berishën

30 June 2025 at 21:47

Fletëthirrja e GJKKO është dorëzuar ditën e premte dhe është pranuar nga Malltezi, por ky i fundit dhe pala mbrojtëse e Berishës argumentuan se nuk ishin njoftuar në kohë.

I ftuar në një studio televizive analisti Arjan Curri, tha se është një taktikë e Berishës për të zgjatur sa më shumë gjyqin. Curri u shpreh se ky gjyq do të përfundojë me dënim për Sali Berishën.

Sali Berisha duhej të niste sot maratonën e gjykimit në GJKKO për dosjen “Partizani”. Ish-kryeministri nuk u paraqit para trupës gjykuese, pasi pretendon se nuk është lajmëruar.

Arjan Curri:

“Mendoj që ky gjyq do përfundojë me një dënim për Sali Berishën se nuk është hapur kot. Gjkko nuk ka nxjerrë ndonjë të pafajshëm, dënimi penal të heq nga politika përfundimisht, Duke ditur këtë e vetmja gjë që i mbetet, është çdo lloj manovre që ta shtyjë sa më shumë, shkalla e parë dhe e dytë të shkonte disa vite. Nëse do shkonte këtu, i bie të shtyjë jetën e tij në politikë.

Nëse avokatët sëmuren me rrallë ka shumë manovra, mund të sëmuret vetë Berisha, mund të shkojë deri në 4 vjet,. Nuk është vetëm Berisha, është dhe ndërtuesi dhe financieri, mjafton një nga ata të mos jetë dhe seanca shtyhet. Është një strategji e zgjuar. Fitorja e kohës në këtë rast, është veprimi i zgjuar. Kjo është një betejë që mund të zgjasë disa vite nga Sali Berisha dhe mbrojtja e tij”.

The post “Deri në fund të jetës, në gjyq”/ Afera ‘Partizani’, flet bindshëm analisti: SPAK do dënojë Berishën appeared first on Sot News | Lajme.

Privatizimi i drejtësisë/ Hapet tenderi, shpallet fituesi!

By: Oldi
30 June 2025 at 15:25

Nga Basir Çollaku Tender gjyqësor me objekt – Dosja “Partizani” Ofertues -Këshilli Ministrave Prokurues -Edi Rama Fondi limit -Bindje absolute nga çdo prokuror, gjykatës e agjent i BKH Financim nga buxheti i shtetit dhe donatorët “soros” Afati -Nga themelimi deri në përhershmëri Specifikime teknike: -Irena të marrë të gjitha vendimet për pranim ofertash -Zgjatja e […]

The post Privatizimi i drejtësisë/ Hapet tenderi, shpallet fituesi! appeared first on BoldNews.al.

Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen, GJKKO shtyn seancën për dosjen “Partizani”

By: Oldi
30 June 2025 at 10:48

Shtyhet seanca gjyqësore për dosjen Partizani në GJKKO. Në seancë nuk u paraqit Sali Berisha dhe Fatmir Bektashi (arsye shëndetësore), ndërsa shoqëria “Homeplan shpk” nuk pati përfaqësues ligjor. Fillimisht GJKKO ka shtyrë për më datën 7 korrik kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” të Jamarbër Malltezit. Seanca është shtyrë pasi ende […]

The post Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen, GJKKO shtyn seancën për dosjen “Partizani” appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Partizani”, sot mbahet seanca e parë në GJKKO ndaj Berishës dhe Malltezit

By: Oldi
30 June 2025 at 08:42

Sot, në Gjykatën e Posaçme nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për dosjen “Partizani”. Kjo është seanca e parë, pasi më 19 Maj gjyqtarja e GJKKO, Flojera Davidhi pranoi kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Sali Berisha, i akuzuar për […]

The post Dosja “Partizani”, sot mbahet seanca e parë në GJKKO ndaj Berishës dhe Malltezit appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Grei Bihucit/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dy autoret e dyshuar të krimit, njëri i mitur

By: Oldi
18 June 2025 at 09:56

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq, dy autorët e dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Grei Bihucit, ngjarje e ndodhur rreth një vit më parë pas një sherri që nisi në rrjetet sociale. Autorët e dyshuar Florian Muka dhe i mituri K. Muka akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe […]

The post Vrasja e Grei Bihucit/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dy autoret e dyshuar të krimit, njëri i mitur appeared first on BoldNews.al.

❌
❌