Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vilë “pa qira” për Ajolën/ Gentian Sula i “Intersig” fitoi 6 tendera pa garë në Bashkinë Tiranë

By: Ela
25 August 2025 at 11:37

Nga Boldnews.al Të thuash që çiftin Veliaj-Xoxa i ke miq prej 10 vitesh, t’i kesh dhënë Ajolës një vilë në qendër të Bllokut “pa qira”, të tentosh të fshehësh burimin e 115 mijë eurove të gjetura në kasafortën e zyrës së bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, dhe më pas t’i “shesësh” në momentin […]

The post Vilë “pa qira” për Ajolën/ Gentian Sula i “Intersig” fitoi 6 tendera pa garë në Bashkinë Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Arbër Veliaj del pas disa orësh nga SPAK: Erdha të sqaroj pozicionin tim

By: Elva
21 August 2025 at 14:41

Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës në detyrë, Erion Veliaj, ka dal nga SPAK, pas disa orësh ku u mor në pyetje si person me dijeni lidhur me hetimet ndaj vëllait të tij. Ai u shpreh për mediat se erdhi vullnetarisht për të sqaruar pozicionin e tij. “Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim […]

The post Arbër Veliaj del pas disa orësh nga SPAK: Erdha të sqaroj pozicionin tim appeared first on BoldNews.al.

“Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

By: Ardit
18 August 2025 at 10:28

Nga Boldnews.al Dosja hetimore e “çiftit të parë të Tiranës”, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, për një rastësi interesante, ka brenda saj dy personazhe të tjerë, me të njëjtin emër-Gentian Sula. Njëri prej tyre, biznesmeni i ndërtimit, i njohur edhe për ngritjen e kompleksit rezidencial “Kodra e Diellit” në Tiranë, është marrë i pandehur në […]

The post “Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj appeared first on BoldNews.al.

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK nën masën “detyrim paraqitje” 

By: Fax Web
15 August 2025 at 13:08

Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Ajo ka mbërritur në ambientet e SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurimit“detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj nga gjykata.

Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal.

Kasaforta plot euro/ Gentian Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajola Xoxën, SPAK e “mirëkuptoi”

By: V K
11 August 2025 at 11:26

“Unë nuk kam thënë të vërtetën, por kërkoj mirëkuptimin Tuaj, sepse kam qenë i turbulluar”. Në këtë mënyrë u justifikua sipërmarrësi Gentian Sula, administrator dhe ortak i kompanisë së sigurimeve, “Intersig-Viena Insurance Group” dhe i disa shoqërive të tjera, para prokurorëve që po hetojnë prej një viti “çiftin e parë të Tiranës’, kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Në dokumentat e Prokurorisë së Posaçme rezulton se Gent Sula ka mashtruar dy herë grupin hetimor, jo thjesht me verbalisht, por edhe me dokumenta zyrtarë. Ky “mashtrim”, sipas SPAK-ut, ishte tentativë për të mbuluar rreth 115 mijë euro, të cilat iu gjetën Ajola Xoxës në një kasafortë dhe nuk mbuloheshin me burime të ligjshme financiare.

Kasaforta plot me euro

Në 6 Dhjetor 2024, oficerët e Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, zhvilluan një kontroll në ambjentet ndihmëse të zyrës “Partner’s Law” të Ajola Xoxës, në ndërtesën “Sky Tower”, në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.

Gjatë kontrollit u zbulua një kasafortë, brenda së cilës gjendej një shumë e konsiderueshme parash. Nga verifikimi, rezultoi se në total ishin 115 mijë euro, të ndara në monedha: 95.350 euro, 14.900 dollarë dhe 665.000 lekë.

 


Në foto: Raporti i SPAK mbi shumën e gjetur në kasafortën e Ajola Xoxës

Në lidhje me këtë shumë, Ajola Xoxa, ka paraqitur para grupit hetimor një kontratë private (të panoterizuar) me Gentian Sulën, administratorin e “Intersig”, me shënimin “kapar”, me vlerë totale 220.000 euro, e cila pretendohet se ishte hartuar në 4 dhjetor 2024, pra vetëm dy ditë para kontrollit.

Kontrata “e panoterizuar” duket se kishte objekt shitjen në të ardhmen të një apartamenti në pronësi të Ajola Xoxas në rrugën “Brigada VIII”, po në zonën e ish-Bllokut.

Në bazë të asaj kontrate, shtetasi Gent Sula, kishte dorëzuar në datën e nënshkrimit të saj shumën prej 110.000 euro, si kapar garancie, vlerë e cila u gjet në kasafortë.

Mashtrimi i parë i Gent Sulës

Gent Sula, ka një njohje të vjetër me Ajola Xoxan, e cila, siç pranon vetë ai, daton prej vitit 2010. Në bazë të këtij raporti njohjeje, Sula ka deklaruar para grupit hetimor se i ka dhënë në huapërdorje, pa kontratë dhe pa shpërblim subjektit “Nan Gallery” të Ajola Xoxës një vilë, në zemër të ish-Bllokut. Për këtë raport “pa pagesë”, Prokuroria e Posaçme ka ngritur dyshime se është fiktive.

Në 4 dhjetor Ajola Xoxa dhe Gentian Sula i “Intersig”, kanë nënshkruar një “kontratë kapari” jashtë zyrës noteriale, për blerje apartamenti. Sipas asaj “kontrate”, Sula ka dorëzuar 110 mijë euro cash në zyrën e Xoxas.

Kjo “kontratë”, siç do të rezultojë më vonë gjatë hetimeve të SPAK-ut, ishte tërësisht fiktive dhe, siç deklaron Prokuroria e Posaçme, është një manovër për të justifikuar shumën e pambuluar me të ardhura të ligjshme financiare nga ana e bashkëshortes së kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Kjo “kontratë”, e cila mban firmën e Gent Sulës, është “mashtrimi” i tij i parë për Prokurorinë e Posaçme.

Mashtrimi i dytë i Gent Sulës

Në 9 janar 2025, grupi hetimor, ka pyetur fillimisht sipërmarrësin Gentian Sula, lidhur me shumën 115 mijë euro, të gjetur në kasafortën e Ajola Xoxas.

“Në lidhje me shumën 115 mijë euro, të gjendur në ambjentet e ‘Partner’s Laë’, shtetasi Gentian Sula deklaron se ajo vlerë i është dhënë si kapar shtetases Ajola Xoxa. Ai sqaron se kartmonedhat kanë qenë kryesisht euro, por edhe dollarë dhe lekë. Shumat i ka tërhequr në kohë të ndryshme nga llogaritë bankare dhe i ka mbajtur në shtëpi”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

 

Në foto: Gentian Sula, administrator dhe ortak i “Intersig-Viena Insurance Group”

Gentian Sula i “Intersig”, ka deklaruar se shumën prej 115 mijë euro e ka dorëzuar në 4 dhjetor 2024 në zyrën e Ajola Xoxës dhe në atë moment nuk ka pasur persona të tjerë.

Ai deklaron gjithashtu se, këtë “kontratë kapari” kishte pasur ndërmend që ta formalizonte me akt noterial, por nuk kishte pasur kohë ta formalizonte, për shkak të një udhëtimi jashtë Shqipërisë.

Ky deklarim, siç do të rezultonte më vonë, ishte një “mashtrim”.

“Pendimi” i Gent Sulës: Më mirëkuptoni

Prokuroria e Posaçme, ka krijuar bindjen se “kontrata e kaparit” ndërmjet Ajola Xoxas dhe Gentian Sulës është tërësisht fiktive. Sipas SPAK-ut, ka shumë elementë dyshues në këtë raport mes të dyve.

Kontrata e nënshkruar është e panoterizuar dhe është firmosur vetëm 2 ditë para kontrollit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ndërkohë, pagesat, megjithëse në një shumë të lartë, është kryer në cash dhe jo me transaksion banker, siç është praktika normale mbi këto marrëdhënie.

 


Në foto: Gentian Sula i “Intersig” pranoi fillimisht “kontratën e kaparit” me Ajola Xoxën

Mbi bazën e këtyre dyshimeve, Prokuroria e Posaçme ka ri-pyetur shtetasin Gentian Sula, në 5 qershor 2025. Ishte koha kur Erion Veliaj ishte arrestuar dhe, në publik, kishin dalë shumë detaje mbi veprimtarinë e dyshuar korruptive dhe “pastrimi parash” të Ajola Xoxas.

Këto zhvillime duket se kanë bërë që Gentian Sula i “Intersig”, të “reflektojë” dhe ndryshoi tërësisht thëniet e tij të mëparshme përballë grupit hetimor.

Kur u thirr për herë të dytë, Gentian Sula pranoi se “nuk është e vërtetë që kam porositur apartament apo ka paguar cash shumën që u sekuestrua në kasafortën e Ajola Xoxas në dhjetor 2024”.

Ai deklaroi se nënshkrimin e “kontratës së kaparit” ia kishte kërkuar si favor Ajola Xoxa dhe nuk e dinte se ai dokument do të paraqitej prej saj në Gjykatën e Posaçme.

 

Në foto: Gentian Sula i “Intersig” pendohet para SPAK dhe ndryshon deklarimet e para

 

Në lidhje me vendin dhe momentin e nënshkrimit të “kontratës së kaparit”, ai kujton se ka qenë jashtë Shqipërisë dhe është kthyer në 6 dhjetor, pikërisht në ditën kur BKH-ja kreu kontroll në zyrën e Ajola Xoxas.

Sipas Gent Sulës, ai është kontaktuar nga Xoxa dhe ka shkuar në zyrën e saj. E kishte parë të tronditur dhe ajo i kishte kërkuar si nder që të nënshkruanin një kontratë kapari.

Pasi ka dhënë detajet, të cilat ishin tërësisht të ndryshme nga deklarimi i tij i parë në Prokurori, dhënë në janar 2025, Gentian Sula i “Intersig” ka kërkuar “mirëkuptimin e Prokurorisë për sjelljen e tij”.

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, nuk rezulton asnjë e dhënë që ai të ketë marrë statusin e “bashkëpunëtorit të drejtësisë”. Kjo do të thotë që, përsa kohë sipërmarrësi Gentian Sula i kompanisë së sigurimeve, nuk është marrë i pandehur, atëherë kuptohet se ai ka gjetur “mirëkuptimin” e SPAK-ut, pavarësisht se, me vetëdije ka kryer dy lëvizje mashtruese për hetimin./ Nga Boldnews.al

The post Kasaforta plot euro/ Gentian Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajola Xoxën, SPAK e “mirëkuptoi” appeared first on Albeu.com.

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi”

By: Ardit
11 August 2025 at 10:55

Nga Boldnews.al “Unë nuk kam thënë të vërtetën, por kërkoj mirëkuptimin Tuaj, sepse kam qenë i turbulluar”. Në këtë mënyrë u justifikua sipërmarrësi Gentian Sula, administrator dhe ortak i kompanisë së sigurimeve, “Intersig-Viena Insurance Group” dhe i disa shoqërive të tjera, para prokurorëve që po hetojnë prej një viti “çiftin e parë të Tiranës’, kryebashkiakun […]

The post Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi” appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

By: Ela
9 August 2025 at 17:30

Nga Boldnews.al Prokuroria e Posaçme është e bindur se Gentian Sula, administrator dhe një prej ortakëve të shoqërisë shqiptare të sigurimeve “Intersig-Viena Insurance Group”, ka ndihmuar Ajola Xoxan, bashkëshorten e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që të kryejë “pastrim parash”. Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut duket se janë treguar tejet tolerantë me […]

The post Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig” appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gentian Sulën e “Intersig”

By: V K
8 August 2025 at 11:17

Prokuroria e Posaçme, është e bindur se Gentian Sula, administrator dhe një prej ortakëve të shoqërisë shqiptare të sigurimeve “Intersig-Viena Insurance Group”, ka ndihmuar Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që të kryejë “pastrim parash”.

Megjithatë, Prokurorët e SPAK-ut, duket se janë treguar tejet tolerantë me sipërmarrësin e sigurimeve, pasi emri i tij nuk gjendet në listën e episodeve korruptive të renditura për Xoxën, në aktin e marrjes së saj të pandehur, miratuar më 23 Korrik 2025.

Vilë falas në Bllok për OJQ-të e Ajolës

Gjatë një hetimi më shumë se një-vjeçar, Prokuroria e Posaçme, ka siguruar të dhëna, në bazë të të cilave ka forcuar bindjen se Ajola Xoxa, ishte pronare dhe drejtuese “faktike” e disa kompanive dhe organizatave-joqeveritare, të cilat formalisht ishin regjistruar në emër të personave të tjerë.

 

Thuajse të gjithë këto shoqëri kanë siguruar fonde publike nga Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Erion Veliajt dhe paratë, nëpërmjet transferimeve simultane, kanë përfunduar në llogaritë e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Të paktën, ky është thelbi i akt-akuzës të formuluar nga Prokurorët e SPAK-ut.

Ndër organizatat që kontrolloheshin nga Ajola Xoxa ishte edhe “Nan Gallery”. Qendra artistike është themeluar në Korrik 2023 nga Driant Zeneli.

Disa muaj më pas, në korrik 2023, ai ia dhuron shoqërinë “Nan Gallery” organizatës jo-fitimprurëse “Harabel” të Ajola Xoxës.

Qendra “Nan Gallery”, pasi kaloi në drejtimin e Xoxas, nisi ushtrimin e aktivitetit të saj në një vilë, në zemër të ish-Bllokut.

Vila dy-katëshe, me sipërfaqe rreth 270 m2, rezulton në pronësi të administratorit të ‘Intersig Viena Insurance Group”, Gent Sula dhe bashkëjetueses së tij, B.A.

 


Në foto: Gentian Sula, administrator dhe aksioner i “Intersig-Viena Insurance Group”

Nga të dhënat e siguruara nga Prokuroria e Posaçme, rezulton se Gent Sula, ia ka dhënë vilën Ajola Xoxës për përdorim dhe pa qira, në formën e ‘sponsorizimit” për qendrën “Nan Gallery”.

Gentian Sula, i pyetur në Prokurori për këtë favorizim ndaj bashkëshortes së kryebashkiakut, ka deklaruar se “Intersig Viena Insurance Group”, ka një politikë mbështetëse ndaj artit dhe kulturës, e, në këtë kuadër, ka mbështetur edhe qendrën “Nan Gallery”.

Por, ky qëndrim i është dukur i pabesueshëm grupit hetimor, pasi vila ishte në pronësi të Gent Sulës dhe bashkëjetueses së tij dhe jo të kompanisë së sigurimeve.

Pikëpyetjet mbi Gent Sulën

Raporti “falas” mes Gent Sulës së ‘Intersig” dhe Ajola Xoxës, ka ngritur shumë pikëpyetje për Prokurorët e Posaçëm.

Sipërmarrësi është pyetur në Prokurori dhe duket se nuk ka qenë i sinqertë për pjesën më të madhe të gjërave, që ka deklaruar fillimisht mbi raportet e tij pronësore me bashkëshorten e kryebashkiakut Veliaj.

Në materialin hetimor, ky raport përshkruhet me nota dyshuese.

“Në përmbledhje të deklarimeve të bëra nga shtetasi Gentian S. Sula, rezulton se pjesa më e madhe e tyre nuk mbështet në rrethanat e faktit të dokumentuara nga aktet e administruara në fashikullin penal. Një pjesë tjetër e tyre provojnë marrëdhënien e krijuar mes këtij shtetasi dhe shtetases Ajola Xoxa, kur bëhet fjalë për dhënien pa shpërblim të një vile”, thuhet në dosjen penale të Prokurorisë së Posaçme.

Në lidhje me këtë vilë, Gent Sula, në cilësinë e deklaruesit, është shprehur se ka qenë ai që i ka propozuar shtetases Xoxa, përdorimin e një vile pa qira për shfrytëzimin e saj për interesa të artit.

“Megjithëse deklaruesi shprehet se kompania ku ai është aksioner (Intersig Viena Insurance Group) është promovuese e artit, konstatohet se në rastin e vilës, ky objekt nuk i përket shoqërisë private, por disa individëve, në cilësinë e bashkëpronarëve. Këta të fundit, para dhënies së vilës pa pagesë në përdorim të Ajola Xoxas, e kishin dhënë atë me qira, nga ku përfitonin shuma të konsiderueshme. Kjo, edhe për shkak të pozicionit mjaft të mirë të ndërtesës, në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës (ish-Bllokut)”, thotë SPAK, duke lënë të kuptohet se nuk e beson variantin e raportet Sula-Xoxa pa pagesë.

 


Në foto: Pjesë nga dosja hetimore “Veliaj-Xoxa”

Më tej, grupi hetimor shprehet: “Këta individë (bashkëpronarët e vilës), mes të cilëve edhe bashkëshortja e Gentian Sulës (aksionerit të “Intersig”), sipas deklaruesit, kanë dhënë dakordësinë për dhënien e godinës në huapërdorim pa pagesë, pa asnjë akt të shkruar”.

Momenti që ka bindur Prokurorinë e Posaçme se, dhënia në huapërdorim pa kundërshpërblim e vilës në favor të Ajola Xoxës ishte “fiktive”, ishte pikërisht momenti kur organi hetimor kreu një kontroll në këto vilë.

“Pas kontrolleve nga Prokuroria e Posaçme, e drejta e përdorimit pa shpërblim, e dhënë me gojë, është revokuar me një akt të shkruar”.

Pra, sipas asaj që ka zbuluar SPAK-u, Gent Sula, i ka dhënë në përdorim vilën pa asnjë kontratë Ajola Xoxës, por, kur është detyruar që të ndërpresë këtë marrëdhënie për shkak të kontrolleve nga Byroja Kombëtare e Hetimit, e ka formalizuar ndërprerjet e raporteve me bashkëshorten e kryetarit të Bashkisë me një dokument të shkruar.

Ky është vetëm njëri nga disa episode që e lidhin në mënyrë të dyshimtë administratorin e ‘Intersig-Viena Insurance Group”, Gentian Sula, me interesat financiare të Ajola Xoxas.

Megjithatë, Prokuroria e Posaçme, të paktën deri më tani, nuk ka vlerësuar ta ngarkojë me përgjegjësi ligjore sipërmarrësin, pavarësisht se veprimet e tij nuk janë shumë të ndryshme në thelb nga ato të disa biznesmenëve të tjerë, të cilët janë të pandehur në dosjen “Veliaj-Xoxa”./ Boldnews.al

The post Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gentian Sulën e “Intersig” appeared first on Albeu.com.

Hetimi/ Pushtet për shoqet e Ajolës. Bushka te Ligjet, Llagami e KLGJ drejt Kushtetuteses, Deliu te Taksat

By: Ela
4 August 2025 at 12:07

Nga Boldnews.al “Unë Ajolën e kam shoqe që nga koha e gjimnazit dhe bashkë na ka lidhur aktiviteti personal e profesional”, ka deklaruar para prokurorëve të SPAK-ut kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila është marrë e pandehur për “pengim të drejtësisë”, pasi ka tentuar të manipulojë një dëshmitare në çështjen hetimore për […]

The post Hetimi/ Pushtet për shoqet e Ajolës. Bushka te Ligjet, Llagami e KLGJ drejt Kushtetuteses, Deliu te Taksat appeared first on BoldNews.al.

Hetimi/ Pushtet për shoqet e Ajolës, Bushka te Ligjet, Llagami e KLGJ drejt Kushtetuteses, Deliu te Taksat

By: V K
4 August 2025 at 12:37

Nga; Boldnews.al

“Unë Ajolën e kam shoqe që nga koha e gjimnazit dhe bashkë na ka lidhur aktiviteti personal e profesional”, ka deklaruar para prokurorëve të SPAK-ut kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila është marrë e pandehur për “pengim të drejtësisë”, pasi ka tentuar të manipulojë një dëshmitare në çështjen hetimore për “korrupsion” e “pastrim parash” ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa”.

Bushka është një prej mikeshave të Ajola Xoxes, e cila ka përfituar nga hija e pushtetit të saj, si bashkëshortja e njeriut numër një të Tiranës që prej vitit 2015.

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme, përmenden edhe disa shoqe të tjera të Ajolës, të cilat kanë marrë poste të rëndësishme në administratën shtetërore, pasi ajo u bë “Zonja e Parë” e kryeqytetit.

 


Në foto: Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa

Krahas Bushkës, në aktet e prokurorisë renditen si “shoqe të Ajolës” edhe Naureda Llagami, e cila mbajti për 5 vjet postin e kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Laura Deliu, e cila u emërua në vitin 2024 si drejtoreshë e Taksave në Bashkinë e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj, apo edhe arkitektja private Albana Koçollari, e cila rezulton përfituese fondesh publike në bashkinë e kryeqytetit.

Bushka, kryetare e komisionit të Ligjeve

Klotilda Bushka, është një njohje e hershme e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxes, siç e ka pranuar edhe vetë para prokurorëve të SPAK-ut. Ata të tre kanë qenë pjesë e lëvizjes “Mjaft”, para se organizata të shkrihej me Partinë Socialiste të Edi Ramës.

Bushka ishte ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë, kur, në vitin 2017, Edi Rama, e vendosi në listën e kandidatëve fitues për zgjedhjet parlamentare.

Bushka u rizgjodh deputete në zgjedhjet e vitit 2021 dhe menjëherë ajo mori postin e kryetares së Komisionit të Ligjeve.

Njeriu që duhet të ishte garanti kryesor për zbatimin e ligjeve, tashmë rezulton se ka shkelur legjislacionin penal, duke tentuar të ndërhyjë dhunshëm në hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj miqve të saj, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Aktet e Prokurorisë së Posaçme zbulojnë se Bushka ka tentuar të manipulojë dëshmitaren Ina Goxhaj, kjo e fundit një vartëse e Ajola Xoxes në zyrën ligjore “Partner’s Law”.

 


Në foto: Deputetja Klotilda Bushka në ambjentet e SPAK

Bushka, në bashkëpunim me Ajolën, i kanë ndryshuar telefonin dëshmitares Goxhaj, me qëllim që SPAK-u të mos siguronte informacione të vlefshme, në rast se do t’i sekuestronte telefonin.

Ina Goxhaj ka pranuar vetë para grupit hetimor se është gjendur nën presion e Bushkës dhe Ajolës që të mos tregonte para prokurorëve për detajet e aktivitetit finaciar që zhvillohej në zyrën ligjore dhe rrjetin e organizatave joqeveritare të kontrolluara nga bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës.

Bushka i ka mohuar këto pretendime, megjithatë ajo është marrë e pandehur për “pengim të drejtësisë”.

Llagami, nga KLGJ, kandidate për Kushtetuese

Naureda Llagami, kryetarja e mandatit të parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në periudhën 2018-2023, rezulton gjithashtu një lidhje e ngushtë shoqërore e Ajola Xoxes.

Adela Kondakçiu, financierja e kompanive të Ajola Xoxes, e cila ka pranuar të bëhet bashkëpunëtore e drejtësisë në çështjen e SPAK-ut kundër ish-shefes së saj dhe Erion Veliajt, kujton ditët e para të punës në zyrën ligjore “Partner’s law”.

Unë kam pranuar të punoj për Ajola Xoxen në vitin 2017. Mu tha që do të mbaja bilancet finaciare të katër subjekteve private: Qendra ‘Harabel’, ‘Benussi’, ‘Ajola Xoxa-Person Fizik’ dhe ‘Eris Consulting’”, ka deklaruar Kondakçiu para prokurorëve.

Por, ajo kuptoi shumë shpejt që detyra e saj ishte të mbante bilancet edhe të disa subjekteve të tjera tregtare të lidhura me Ajolën.

Mes tyre, ajo deklaron se, si pjesë e punës në vartësi të Ajola Xoxas, ajo ka pasur detyrë për të mbajtur bilancet “edhe për subjektin tregtar ‘Naureda Llagami’, që ishte avokate pranë zyrës, por që nuk e mbaj mend saktësisht se kur e ka mbyllur NIPT-in”.

Ky detaj është një dëshmi e pastër se, në vitin 2017, Ajola Xoxe dhe Naureda Llagami ishin aq të lidhura ngushtësisht, sa bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës ngarkonte financieren e saj që të mbante bilancet e Nauredës.

Historia më pas është e njohur. Naureda Llagami u emërua në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në vijim të një procedure përzgjedhëse të kryer nga Parlamenti, i kontrolluar në shumicë nga Partia Socialiste, pjesë e së cilës është edhe Erion Veliaj.

Disa komunikime telefonike të publikuara rreth një vit më parë, tregonin bisedat mes Naureda Llagamit e Klotilda Bushkës, ku kryetarja e KLGJ-së shprehte dëshirën që të emërohej në Gjykatën Kushtetuese pas përfundimit të mandatit në krye të “qeverisë së gjyqtarëve”.

Llagami i mohoi publikisht ato komunikime në një deklaratë publike në fillim të vitit 2024. Por, ajo aktualisht është kandidate për një pozicion vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë, një institucion që drejtohet nga Sokol Sadushi, i njohur gjerësisht si anëtar i klanit “Fatmir Xhafaj-Erion Veliaj”.

 


Në foto: Naureda Llagami, ish-drejtuese e KLGJ dhe kandidate për në Gjykatën Kushtetuese

Llagami ishte pjesë e listës prej 10 kandidatësh për plotësimin e vakancës së krijuar nga përfundimi i mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Në mes të Qershorit 2025, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i drejtuar po nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, vendosi lejimin e kandidimit të Llagamit për në Gjykatën Kushtetuese, pas një verifikimi tejet sipërfaqësor të integritetit personal dhe aftësive profesionale, duke përjashtuar tërësisht kontrollin e pasurisë.

Laura Deliu, e prerë për drejtore Bashkie

Në listën e “shoqeve të Ajolës”, që duket se kanë përfituar nga pushteti i bashkëshortit të saj, është edhe Laura Deliu.

Bashkëpunëtorja e drejtësisë, Adela Kondakçiu, në deklarimet para prokurorëve, ka përmendur ndër të tjera edhe për mënyrën e punësimit të juristes Greta Domi. Kjo e fundit, në dokumentat e SPAK-ut, rezulton herë pas here si “presta nome” për aktivitetet, të cilat gjeneronin të ardhura për Ajola Xoxen.

“Greta Domi ka përfaqësuar qendrën ‘Harabel’ të Ajola Xoxes që prej vitit 2020. Në dijeninë time, Greta është emëruar në zyrë përmes një shoqeje të përbashkët me Ajolën, që quhet Laura Deliu”, citohet të jetë shprehur Adela Kondakçiu para grupit hetimor.

 


Në foto: Laura Deliu, drejtore në Bashkinë e Tiranës

Laura Deliu, e cila në vitin 2020 njihej si “mikeshë e Ajolës”, është një personazh që duket se ka lindur për “drejtore bashkie”. Ajo ka mbajtur për disa vite postin e drejtoreshës juridike në Bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj. Në vitin 2024, ajo emërohet Drejtoreshë e Drejtorisë së Taksave në Bashkinë e Tiranës.

Deliu zuri vendin e ish-drejtorit jetëgjatë të kësaj Drejtorie, Arli Naska, i cili u përfshi në valën e ‘spastrimeve’ që ndërmori Veliaj, në tentativë për të zbutur sadopak efektet e skandalit korruptiv “5D”, në të cilin ishin të përfshirë disa prej vartësve të tij më të rëndësishëm në Bashkinë e kryeqytetit.

Tenderat për arkitekten Albana Koçollari

Arkitektja Albana Koçollari, drejtuese e zyrës projektuese “ANK Architecture” dhe motra e Drejtoreshës së Promovimit në Bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari, rezulton gjithashtu një “mikeshë e ngushtë” e Ajola Xoxes.

Koçollari shfaqet në episode të ndryshme, përfshirë komunikimet për pagesat që do të kryenin në formë “sponsorizimesh” në favor të Ajolës kompanitë e ndërtimit që merrnin leje ndërtimi tek Bashkia e Tiranës së Erion Veliaj.

 


Në foto: Arkitektja Albana Koçollari

Bashkëpunëtorja e drejtësisë, Adela Kondakçiu, deklaron ndër të tjera në rrëfimet e saj para prokurorëve të SPAK-ut mbi përfitimet e arkitektes Koçollari nga fondet e Bashkisë së Tiranës.

“Kompania ANK e Albana Koçollarit ka marrë fonde nga Bashkia për projekte si rindërtimi i gjimnazit ‘Sami Frashëri’, rivlerësime për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, projektim rruge dhe, së fundmi, projektin e një pjese të kampusit të Qytetit Studenti”, deklaron Kondakçiu.

Të dhënat e konsultuara nga “Boldnews.al” në portalin “spending.data Albania” tregojnë se “ANK Architecture” e Albana Koçollarit ka përfituar prej vitit 2020 rreth 200 mijë euro pagesa për shërbime të kryera në favor të Bashkisë së Tiranës.

 


Godina e “Palushi shpk”, projektuar nga “ANK Architecture”

Gjithashtu, studioja e Albana Koçollarit rezulton si projektuese e të paktën një godine 10-katëshe që po ndërtohet nga kompania “Palushi” shpk në zonën e Unazës, pranë Maternitetit të Ri.

Shoqëria ndërtuese “Palushi” shpk e Meriman Palushit rezulton se ka dhënë 50 mijë euro ‘sponsorizime” për rrjetin e OJQ-ve të Ajola Xoxas, pasi bashkëshorti i saj, kryebashkiaku Erion Veliaj, i miratoi lejen e ndërtimit.

The post Hetimi/ Pushtet për shoqet e Ajolës, Bushka te Ligjet, Llagami e KLGJ drejt Kushtetuteses, Deliu te Taksat appeared first on Albeu.com.

Ajola Xoxa përdori trashëgiminë e babait për “lavatriçe parash”, kontrata fiktive për shitje pronash

1 August 2025 at 15:45

Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Ajola Xoxa, e ka shndërruar trashëgiminë financiare të babait të ndjerë në një mekanizëm për pastrimin e parave. Një pjesë të pronave të trashëguara pas vdekjes së të atit, Arben Xoxa, ajo i ka përfshirë në një skemë të dyshuar pastrimi parash, përmes kontratave fiktive të shitjes së […]

The post Ajola Xoxa përdori trashëgiminë e babait për “lavatriçe parash”, kontrata fiktive për shitje pronash appeared first on BoldNews.al.

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK (VIDEO)

By: V K
1 August 2025 at 12:10

Këtë të premte,  Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,  është paraqitur në ambientet e SPAK-ut.

Ajo u paraqit në SPAK, në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

 

The post Ajola Xoxa paraqitet në SPAK (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ajola Xoxa shpërdoroi 18 mijë dollarë të Ambasadës Amerikane

31 July 2025 at 17:23

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se një fond prej 18 mijë dollarësh, i dhënë nga Ambasada Amerikane për një projekt social-kulturor organizatave jo qeveritare te Ajola Xoxës, është përdorur për një darkë luksoze në një hotel ne Tirane, ndërsa pjesa tjetër e parave mbetet e pajustifikuar. Në dosjen zyrtare të SPAK, përmenden fatura fiktive dhe […]

The post Ajola Xoxa shpërdoroi 18 mijë dollarë të Ambasadës Amerikane appeared first on BoldNews.al.

Ajola Xoxa shpërdoroi 18 mijë USD të Ambasadës së SHBA

By: M C
31 July 2025 at 17:33

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se një fond prej 18 mijë dollarësh, i dhënë nga Ambasada Amerikane për një projekt social-kulturor organizatave jo qeveritare te Ajola Xoxës, është përdorur për një darkë luksoze në një hotel ne Tirane, ndërsa pjesa tjetër e parave mbetet e pajustifikuar. Në dosjen zyrtare të SPAK, përmenden fatura fiktive dhe komunikime të brendshme të stafit të Ajola Xoxës, që ngjallin dyshime serioze për keqpërdorim dhe mashtrim.

Prokuroria e Posaçme ka siguruar prova që dëshmojnë se grupi i organizatave jo-qeveritare të drejtuara faktikisht nga Ajola Xoxa, ka përdorur një fond 18 mijë dollarë të siguruar nga Ambasada Amerikane në Tiranë për një darkë mes tyre, megjithëse shuma e parave ishte përfituar për një projekt social-kulturor.

“Nga i gjithë projekti i Ambasadës Amerikane, finanuar me 18 mijë dollarë, konstatohet se të vetmet shpenzime reale mund të kenë qenë pagesat për një darkë me 70 persona në hotel ‘Dajti’, ku është paguar 6600 lekë të reja për një person”, thotë SPAK-u në dosjen që ka dërguar në gjyq kundër kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe disa personave të tjerë.

Sipas llogarive, kjo darkë me paratë e Ambasadës Amerikane ka kushtuar rreth 460 mijë lekë të reja, ndërsa diferenca, rreth 14 mijë USD, nuk provohet se ku ka përfunduar. “Duke pasur parasysh numrin 70 të personave që kanë qenë në atë darkë, mund të arrihet lehtë në konkluzionin se diferenca e mbetur nga shuma prej 18 mijë dollarë është mjaft e madhe”, shkruan më tej Prokuroria e Posaçme në dosjen që i ka paraqitur së fundmi gjykatës.

The post Ajola Xoxa shpërdoroi 18 mijë USD të Ambasadës së SHBA appeared first on Albeu.com.

Ajola Xoxën e tradhëtojnë të gjitha punonjëset/ Zbardhen dëshmitë: Unë vetëm emrin kam aty, firmosja shpejt se…

By: V K
29 July 2025 at 11:16

Të gjithë punonjëset e zyrës së Ajola Xoxës, kanë tradhtuar këtë të fundit, kur janë marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, duke treguar se veprimet që kanë kryer përmes faturave, kanë qenë të shtyra dhe ndikuara nga Ajola Xoxa.

Thëniet e punonjëseve që dikur shërbenin pranë zyrave të Ajola Xoxës, si Ines Dani, Adela Kondakçiu dhe Greta Domi, kanë kryqëzuar gruan e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e nxjerrë atë në një rrjet OJF-të, që kishin si synim kapjen e projekteve përmes fondeve publike.

Ajola Xoxa, përmes lidhjeve të saj me kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi, arrin të fitojë një tender në bashkinë e Fierit me vlerë prej 24 mijë e 650 euro.

Kjo sasi parash do jepej nga programi “IPA”, i bashkimit Ndërkufitar Itali-Shqipëri, Mali i Zi 2014-2020.

Projekti u fitua me letrat e Ines Danit, e cila ishte një punonjëse e zyrës së Ajola Xoxws dhe kishte hapur nipt si “Person Fizik”.

Dokumenti është firmosur edhe nga shtetasi Armando Subashi, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Fier, i cili ka miratuar edhe procedurën.

Më datë 12 dhjetor 2019, është lidhur kontrata midis Bashkisë Fier, të përfaqësuar nga Armando Subashi, në cilësinë e kryetarit të Autoritetit Kontraktor, dhe “Ines Dani” si Person Fizik.

Në datën 2 qershor 2021, grupi i punës ka bërë relacion me titull: “Mbi dorëzimin e punës së ekspertizës së jashtme për propozimin ligji për projektin 3C4SME”.

Gjithashtu, nga grupi i punës pasqyrohen dhe dorëzimi i punës së kryer në bazë të termave të referencës ku përcaktohen detyrat e përmbushura nga kontraktori Ines Dani dhe stafit të Bashkisë Fier.

Nga komunikimet e administruara ndërmjet Ines Dani dhe financieres Adela Kondakçiu, si dhe nga mesazhet me Ajola Xoxën, e cila kontrollonte faktikisht aktivitetin e Ines Dani si Person Fizik dhe Greta Domi si Person Fizik, rezulton se vetë Ines Dani nuk kishte asnjë dijeni mbi përmbajtjen e kontratës, aktivitetet e projektit apo faturat përkatëse.

Përkundrazi, ajo e konsideronte veten të painformuar dhe deklaronte se…vetëm emrin ka aty…”, duke i lënë të gjitha vendimmarrjet për menaxhimin e shumave dhe përgatitjen e dokumentacionit, gruas së Erjon Veliaj, Ajola Xoxa.

Ines Dani, ka deklaruar se kontratën e kishte firmosur “…shpejt e shpejt…”, gjatë kohës që ishte me leje lindje dhe nuk mbante mënd detaje.

Ajo ka sqaruar se nuk ka marrë pjesë në asnjë takim për projektin, nuk ka përgatitur asnjë raport dhe nuk ka ndjekur zbatimin e kontratës.

Nga ana tjetër, Greta Domi, e cila është e regjistruar si person fizik me të njëjtin objekt veprimtarie si Ines Dani, ka deklaruar se ka kryer fatura për llogari të “Partners Law” (firma e Ajola Xoxës) dhe është udhëzuar prej saj për çdo veprim financiar.

Ajo ka pranuar se marrëdhënia me Ajola Xoxën, ishte e ngushtë dhe se për shumë transaksione nuk kishte dijeni për burimin ose destinacionin final të shumave.

Greta Domi, ka shtuar se ajo vetëm faturonte dhe firmoste sipas kërkesës së Ajola Xoxës, pa ushtruar ndonjë rol real në aktivitetin për të cilin përfitoheshin fondet.

Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për ecurinë e detajuar të projektit pas nënshkrimit të kontratës dhe se procedurat e tenderit dhe përzgjedhjes i janë deleguar plotësisht grupit të ngritur me urdhrin përkatës.

Ai ka thënë se nënshkrimi i kontratës me Ines Danin, është bërë bazuar në rekomandimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe në dokumentacionin që i është paraqitur zyrtarisht.

Ndërkohë dy punonjëset e bashkisë Fier, Erinda Jovani dhe Sibora Kadriu, gjatë marrjes në pyetje në SPAK, kanë deklaruar se nuk kanë qenë të përfshira aktivisht në procedurat e shpalljes së thirrjes apo vlerësimit të ofertave, pasi dokumentet i kanë gjetur të përgatitura dhe të paraqitura në zyrë pa kaluar nga protokolli i bashkisë.

Ato kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për mënyrën e përzgjedhjes së fituesit dhe nuk kanë pasur kontakte me subjektet konkurruese.

Shtetasja Romina Tafaj, e thirrur për të dhënë shpjegime në kuadër të procedimit penal nr. 27 të vitit 2024, deklaroi ndër të tjera se se është themeluese dhe drejtuese ekzekutive e një organizate jofitimprurëse të quajtur “Gjenerata e Re”, e krijuar në vitin 2015, e cila angazhohet në organizimin e aktiviteteve kulturore, sportive, sociale dhe të tjera me natyrë komunitare./OraNews

 

The post Ajola Xoxën e tradhëtojnë të gjitha punonjëset/ Zbardhen dëshmitë: Unë vetëm emrin kam aty, firmosja shpejt se… appeared first on Albeu.com.

Bushka, presion dëshmitares së “Ajolës” në zyrën e Avokates së Popullit, Ballanca: S’di gjë

27 July 2025 at 17:11

Nga Boldnews.al Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka mohuar që të ketë shërbyer si “kumbare” e një takimi në zyrën e saj, ku kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka tentuar të manipulojë Ina Goxhajn, një dshmitare e Prokurorisë ës Posaçme në çështjen në ngarkim të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes […]

The post Bushka, presion dëshmitares së “Ajolës” në zyrën e Avokates së Popullit, Ballanca: S’di gjë appeared first on BoldNews.al.

Si ra alibia e 115 mijë eurove që u gjetën në kasaforën e Ajola Xoxës

By: Ardit
27 July 2025 at 14:54

Një nga scoop-et që u shpërnda me shpejtësinë e dritës, pasi SPAK mori urdhër të godasë çiftin Erion Veliaj,- Ajola Xoxa ishte edhe ai se hetuesit që kontrolluan në zyrën e saj, kishin gjetur në kasafortë, rreth 115 mijë euro të pa deklaruara, në prerje të mëdha. Jemi ende në fillim të dhjetorit 2024, kryebashkiaku […]

The post Si ra alibia e 115 mijë eurove që u gjetën në kasaforën e Ajola Xoxës appeared first on BoldNews.al.

Gentian Sula i NOA-s ‘pret në besë’ Ajola Xoxën: Kontrata për 220 mijë euro ishte fiktive

By: Ardit
25 July 2025 at 16:50

Gjatë kontrollit që SPAK ushtroi në kompanitë e Ajola Xoxës në dhjetor të 2024 u gjet në kasafortën e studios ligjore Partners Law, një shumë e konsiderueshme parash. Me gjasë, në pamundësi për t’i justifikuar, Xoxa kërkon ndihmë tek i njohuri i saj, Gentian Sula me të cilin lidh një kontratë shitblerje prone. Për këtë […]

The post Gentian Sula i NOA-s ‘pret në besë’ Ajola Xoxën: Kontrata për 220 mijë euro ishte fiktive appeared first on BoldNews.al.

Vizita me Alban Pezën te “Met Building”, si e la Ajola Xoxa pa blerë apartamentin se nuk i pëlqeu ndriçimi

25 July 2025 at 09:02

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, ka shfaqur interesin për të blerë një apartament në kompleksin luksoz “Met Building”, që po ndërtohet në qëndër të Tiranës, prapa ish-hotel Dajtit. Godina është investim i shoqërisë tregtare “Met Invest”, që zotërohet nga familja Malo. Në këtë objek që shihni në foto, Ajola Xoxa […]

The post Vizita me Alban Pezën te “Met Building”, si e la Ajola Xoxa pa blerë apartamentin se nuk i pëlqeu ndriçimi appeared first on BoldNews.al.

“Veliaj”/ SPAK ka një të penduar, kush është bashkëpunëtorja e Ajola Xoxës që zbërtheu skemën e korrupsionit

By: Oldi
24 July 2025 at 15:51

SPAK ka marrë për herë të parë dëshminë e një bashkëpunëtoreje të drejtësisë në një hetim që prek zyrtarë të lartë të shtetit. Në qendër të çështjes ndodhet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të Xoxës, Adela Kondakçiu, ka pranuar të bashkëpunojë […]

The post “Veliaj”/ SPAK ka një të penduar, kush është bashkëpunëtorja e Ajola Xoxës që zbërtheu skemën e korrupsionit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌