Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 July 2025Main stream

Rivlerësimi i pronave me 5 përqind/ Ministria hedh draftin për konsultim publik, zbatimi nga 1 janari 2026

By: Re Nato
23 July 2025 at 23:14

Nga 1 janari i vitit te ardhshem nis rivleresimi i pronave. Ministria e Financave ka hedhur per konsultim publik draftin, nisme qe u jep mundesine qytetareve dhe bizneseve te perafrojne vleren e prones se tyre me ate te tregut.

Sipas projektligjit, norma e tatimit do te jete 5% nga 15% qe eshte aktualisht dhe qytetaret do te kene kene mundesi te kryejne kete proces deri me 30 shtator 2026.

Amnistia perfshin edhe rivleresimin e pasurive qe jane ne proces regjistrimi. Nisma ishte propozuar qe prej vitit te kaluar, por konkretizimi zgjati ne kohe edhe per shkak te vendosjes se ccmimeve te references per banesat argumentojne financat. sipas Ministrisë rritja e ccmimeve te banesave nga rivleresimi i fundit e ben dosmosdoshmeri perditesimin e vleres se prones me ate te trefur.

Nga viti 2011 e deri ne vitin 2022 jane zbatuar ne vend tre procese per rivleresimin e pronave, nje nismë qe ka nxitur interes te lartë nga qytetaret dhe bizneset për te përfituar prej saj për shkak te normës së tatimit të reduktuar që duhet te paguajne. Vecc qytetareve, perfituese do te jete edhe vete qeveria pasi permes kesaj nisme rriten te ardhurat tatimore per arken e shtetit./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Rivlerësimi i pronës në 2026-n me tatim 5%, procedura që duhet ndjekur

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Qeveria ka propozuar një projektligj të ri “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, i cili parashikon një periudhë të re për rivlerësimin e pronave nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, me tatim të reduktuar 5% mbi vlerën e rivlerësuar.

Kjo përqindje është më e ulët se normat standarde të tatimit që aplikohen në mungesë të rivlerësimit, dhe ka si qëllim të nxisë formalizimin e tregut dhe deklarimin real të vlerave gjatë shitblerjes së pronave.

Përmes këtij procesi, qytetarët dhe subjektet juridike do të kenë mundësinë të përshtatin vlerën e pronave të tyre me çmimet aktuale të tregut, duke shmangur kështu ndryshimet e mëdha midis vlerës së regjistruar dhe asaj reale.

“Përfitues janë qytetarët që posedojnë pasuri të regjistruara ose në proces regjistrimi, subjektet juridike që duan të përshtasin pasqyrat financiare me vlerat reale të pasurive të tyre, si dhe pronarët që planifikojnë shitjen e pronës dhe duan të reduktojnë barrën tatimore”, thuhet në relacionin shoqërues të projektligjit.

Procesi i rivlerësimit do të jetë i thjeshtuar dhe do të zhvillohet pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Pronarët do të duhet të dorëzojnë kërkesën për rivlerësim brenda afatit të përcaktuar, të sigurojnë një vlerësim të pronës bazuar në çmimet referuese ose nga ekspertë të licencuar, dhe më pas të kryejnë pagesën e tatimit prej 5% mbi diferencën e krijuar nga rivlerësimi. Vetëm pas pagesës, vlera e re do të regjistrohet zyrtarisht.

Kjo nismë synon të përmirësojë ndjeshëm saktësinë e regjistrave të pasurive të paluajtshme, të rrisë transparencën në transaksionet e pasurive, dhe të shmangë fenomenin e deklarimeve fiktive të vlerave të ulëta në momentin e shitblerjes.

Sipas Ministrisë së Financave, përvoja e mëparshme nga aplikimi i ligjeve të ngjashme, ka treguar se ekziston një interes i lartë nga qytetarët për të përfituar nga mundësia e rivlerësimit të pasurisë, çka është reflektuar në rritjen e ndjeshme të numrit të aplikimeve dhe transaksioneve të regjistruara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Ndërkohë, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se çmimet e banesave, në rang vendi, kanë shënuar rritje të konsiderueshme. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, indeksi Fischer i çmimit të banesave u rrit me 16,9%, ndërsa në gjashtëmujorin e dytë me 23,6%.

“Kjo tendencë rritëse, krahasuar me periudhën e fundit të rivlerësimeve në vitin 2022, e bën të domosdoshëm një përditësim të vlerës së pasurive të paluajtshme në përputhje me realitetin e tregut”, thuhet në relacion.

Ky projektligj do të ketë gjithashtu ndikim pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit, përmes rritjes së të ardhurave nga tatimi mbi rivlerësimin i cili propozohet të jetë në normën 5%, pa patur nevojë për ndryshime të normave tatimore ekzistuese. Kjo e bën atë një instrument efikas dhe të qëndrueshëm për politikën fiskale.

Kjo është hera e katërt që po zbatohet rivlerësimi i pronave me norma të reduktuara.

1 nga 2

/r.e/

The post Rivlerësimi i pronës në 2026-n me tatim 5%, procedura që duhet ndjekur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kërkoi heqjen e sekuestros mbi apartamentin, Apeli i GJKKO “rrëzon” Jorgo Goron, urdhëron konfiskimin e apartamentit

By: V K
22 July 2025 at 13:34

Ditën e sotme, Apeli i GJKKO ,ka vendosur rrëzimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, mbi heqjen e sekuestros së vendosur ndaj një apartamenti.

Gjykata ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme, me ndryshimin që ka urdhëruar konfiskimin e pronës.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare), më datë 22.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 44 akti, datë 03.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe ankimet e paraqitura nga të pandehurit J.G., V.Gj. dhe J.B, ndaj vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1 – Lënien në fuqi të vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
Urdhërohet konfiskimi i pasurisë së mëposhtme:
– Apartament i regjistruar me nr. pasurie ***, volumi ***, faqe ***, zona kadastrale ***, me sipërfaqe 81,41 (tetëdhjetë e një presje dyzet e një) m2, ndodhur në ***, së bashku me sendin sekuestruar shtetasit E.V. me procesverbalin e sekuestrimit datë 03.07.2024, çelës me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin “***”, me kod “***”.

2 – Mospranimin e ankimit të ankuesit Shoqëria “***” shpk, kundër vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3 – Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen solidarisht të pandehurve.
U shpall në Tiranë, sot me datë 22.07.2025.

The post Kërkoi heqjen e sekuestros mbi apartamentin, Apeli i GJKKO “rrëzon” Jorgo Goron, urdhëron konfiskimin e apartamentit appeared first on Albeu.com.

Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon turistik, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve!

20 July 2025 at 15:36

Nga bregdeti i Jonit në jug e deri te liqeni i Ohrit në juglindje, sezoni turistik në Shqipëri këtë verë është kthyer në skenë përplasjesh, grushtesh, gjakosjesh dhe arrestimesh – dhe gjithçka ka një emër: PRONA. Në Ksamil, një konflikt mes dy biznesmenëve, Albert Pashaj dhe Agim Taraj, u përshkallëzua dhunshëm për një copëz toke […]

The post Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon turistik, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve! appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Denoncimi: Pronarë e ‘Prado Luxury Hotel’ dhunojnë dy gra për pronën në bregdet

By: Ardit
12 July 2025 at 19:22

Një qytetare ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania dhe ka denoncuar një ngjarje të rëndë që ka parë me sytë e saj në Himarë. Sipas dëshmitares okulare që ka dërguar edhe videon në redaksinë tonë, një ngjarje shqetësuese ka ndodhur pranë Prado Luxury Hotel, ku një grua ka përjetuar dhunë fizike për të mbrojtur […]

The post VIDEO/ Denoncimi: Pronarë e ‘Prado Luxury Hotel’ dhunojnë dy gra për pronën në bregdet appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrimi i pronave të Suel dhe Mario Çelës, mediat italiane japin detaje

By: user 8
4 July 2025 at 14:29

Prokuroria Publike Italiane, Guardia di Finanza dhe Byroja Kombëtare e Hetimit Shqiptare kanë zbuluar një nga rastet e para në Itali të riinvestimit të të ardhurave nga trafiku ndërkombëtar i drogës për blerjen e pasurive të paluajtshme në Verona.

Mediat italiane, edhe pse nuk përmendin emra, duke iu referuar njoftimit të sotëm të SPAK, bëhet fjalë për sekuestrimin e pronave dhe disa llogarive të Suel dhe Mario Çelës.

Ja çfarë shkruan njëra prej mediave italiane:

Prokuroria Publike e Veronës i ka dhënë një goditje të rëndë trafikut të drogës që përfshinte një klan shqiptar. Gjatë hetimeve të kryera nga Guardia di Finanza e Veronës, doli në pah një nga rastet e para të riinvestimit në Itali të të ardhurave nga trafiku ndërkombëtar i drogës nga mafia shqiptare, për blerjen e pasurive të paluajtshme në provincën e Veronës. Konkretisht, u gjetën prova të rëndësishme në lidhje me një familje të njohur shqiptare të trafikut të drogës (familja Çela), të cilat demonstrojnë se si investimet në pasuri të paluajtshme në zonën e Veronës përbënin riinvestim, pas operacioneve të sofistikuara ndërkombëtare të pastrimit të parave, të të ardhurave të trafikut të tyre të drogës.

Detajet e hetimit kompleks u ilustruan nga Kryeprokurori Raffaele Tito. Prokuroria Publike e Veronës dhe Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e Shqipërisë kanë koordinuar hetimet e kryera nga Policia Financiare e Komandës Provinciale të Veronës dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) të Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), me qëllim identifikimin e riinvestimit në ekonominë e Veronës të fitimeve nga trafikimi i drogës i një familjeje të njohur kriminale shqiptare nga Elbasani, përgjegjëse për importimin nga Amerika e Jugut të sasive të mëdha të kokainës të destinuara për “tregun” evropian.

U krye sekuestrimi parandalues, i urdhëruar nga Gjykata e Veronës, i aseteve financiare, aksioneve të kompanive, aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme për mbi 4 milionë euro, të ardhura nga praktikat e riinvestimit dhe vetëpastrimit.

Kontrollet “ekonomike-financiare” u kryen nga specialistë të Seksioneve të Pastrimit të Parave të Njësisë së Policisë Ekonomike-Financiare të Veronës, në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Special SPAK në Shqipëri, në sinergji me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Ambasadën Italiane në Tiranë, dhe lejuan, ndër të tjera, sekuestrimin e një kompleksi pasurish të patundshme në Nogarole Rocca dhe një ndërtese të rëndësishme në Verona (me vlerë afërsisht 3 milionë euro), të përbërë nga mbi 30 njësi pasurish të patundshme (zyra dhe dyqane), kryesisht të bëra fitimprurëse përmes lidhjes së kontratave të qirasë me qiramarrës, njerëz të thjeshtë që nuk kanë lidhje me aktivitete të paligjshme.

Pronat tani menaxhohen nga një kujdestar gjyqësor, i cili do të marrë qiranë në vend të organizatës kriminale, e cila e kishte transferuar atë në llogari rrjedhëse të huaja të identifikuara gjithashtu falë hetimeve të kryera në bashkëpunim të ngushtë me SPAK. Vëmendja është përqendruar në një kompani pasurish të patundshme nga Verona, marrëse e flukseve të mëdha dhe anormale bankare nga Shqipëria të përdorura për investime në “pasuri të patundshme” në territorin italian, rinovime ndërtesash, më pas, pjesërisht, të dhëna me qira palëve të treta.

Këto fonde vinin nga një kompani me kapital shqiptar, që i atribuohet dy vëllezërve në krye të grupit kriminal të lartpërmendur: i pari është një person i kërkuar ndërkombëtarisht; i dyti, pronar i aksioneve të kompanisë veroneze, aktualisht mbahet në një burg në Belgjikë, pas arrestimit në Verona më 24 qershor në ekzekutim të një urdhër-arresti në mungesë të lëshuar nga Autoriteti Gjyqësor Belg, sepse ai konsiderohej, së bashku me vëllain e tij të arratisur, nxitës i një vrasjeje që ndodhi në Antverp (Belgjikë) kundër një anëtari të një klani rival në mosmarrëveshje për trafik droge.

Ky i fundit, për më tepër, ishte marrësi i një Urdhërese të lëshuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të Tiranës, e lëshuar në bazë të hetimeve të kryera nga Zyra e Prokurorit të Posaçëm SPAK për krime kundër personit (vrasje me paramendim), mbajtje dhe prodhim të paligjshëm të armëve, trafik ndërkombëtar droge, korrupsion dhe pastrim parash.
Guardia di Finanza, me mbështetjen teknike të Shërbimit Qendror për Hetimin e Krimit të Organizuar të Korpusit (SCICO), Itali, kreu përgjime të synuara dhe analizoi dokumente dhe raporte financiare të marra në territorin shqiptar falë krijimit të një Ekipi të Përbashkët Hetimor me Zyrën e Prokurorit Special të Shqipërisë – SPAK.

Kështu, u konstatua se përdorimi në ekonominë italiane i burimeve të mëdha financiare që vinin nga Shqipëria përfaqësonte lidhjen përfundimtare të praktikave të mëparshme të pastrimit të parave të kryera, në territor të huaj, përmes një kompanie frutash dhe perimesh shqiptare që i atribuohet shoqatës kriminale. Në fakt, transaksione anormale të pasurive të paluajtshme u kryen në Shqipëri, me qëllime fshehjeje, që synonin pengimin e gjurmueshmërisë së origjinës së paligjshme të parave; në këtë mënyrë klani përfitoi shërbime të “pastra” me fitim për t’u riinvestuar në pasuri të paluajtshme në territorin italian.

Asetet e paluajtshme dhe burimet financiare që i atribuohen pronarit së kompanisë së pasurive të paluajtshme në Verona, një shtetas shqiptar, dhe bashkëshortes së tij – një bashkatdhetare e përfshirë në krime të lidhura me drogën në të kaluarën dhe një person i besuar i ngushtë i vëllezërve që drejtonin grupin kriminal – u sekuestruan gjithashtu, pasi hetimet e kryera i konsideruan ata si “në listën e pagave” të klanit kriminal shqiptar.

Në të njëjtën kohë me sekuestrimin, u kryen kërkime provash mbi subjektet kryesore dhe mbështetësit italianë, me qëllim gjetjen e provave të mëtejshme për të mbështetur më tej hipotezat hetimore.

The post Sekuestrimi i pronave të Suel dhe Mario Çelës, mediat italiane japin detaje appeared first on Lapsi.al.

SPAK sekuestroi prona me vlerë 4 mln euro në Verona, reagon babai i Suel Çelës: Pasuria e ligjshme, kam 3 vendime gjykatash në Itali

By: V K
3 July 2025 at 15:57

Pas njoftimit të SPAK se ka sekuestruar pasuri me vlerë 4 mln euro në Verona të Italisë që rrjedhin nga burime të paligjshme, kryesisht nga trafiku i kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, ka reaguar babai i Suel Çelës Petrit Çela,

Përmes një bisede telefonike me gazetaren Klodiana Lala, Petrit Çela, ka deklaruar se ka filluar biznesin 34 vite me parë dhe se pasuria e tij është e ligjshme.

Ai deklaron se pasuria në Itali është hetuar dhe se zotëron 3 vendime gjykatash.

Çela ka reaguar ashpër dhe ndaj medias që sipas tij, po “I nxin jetën”.

Ai thotë se betejën me SPAK do ta vijojë dhe do të bëjë dokumentat publike.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Prokuroria e Veronës, kanë zhvilluar një operacion të përbashkët kundër një organizate kriminale me origjinë nga Elbasani, e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika e Jugut drejt tregut europian.

Në qendër të hetimeve kanë qenë Suel Çela dhe Mario Çela, të dyshuar si drejtues të grupit që operonte në Verona, Itali.

Sipas autoriteteve, organizata kriminale ishte përgjegjëse për transportin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës në disa vende europiane.

Si rezultat i hetimeve të thelluara nga SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Guardia di Finanza e Veronës, u arrit në sekuestrimin preventiv të një sërë pasurish të paluajtshme dhe të luajtshme, llogarive bankare dhe aksioneve në një shoqëri tregtare, që kapnin një vlerë mbi 4 milionë euro.

Sekuestrimi u ekzekutua sot, më 3 korrik 2025, pas vendimit të Gjykatës së Veronës, si pjesë e masave parandaluese në kuadër të hetimeve që janë ende në zhvillim.

Autoritetet theksojnë se operacioni është një hap i rëndësishëm në çmontimin e rrjeteve të trafikimit të drogës me origjinë shqiptare në Europë.

“Për Prokurorinë e Veronës ky është rasti i parë i një organizate kriminale shqiptare, e cila investon në pasuri të paluajtshme në territorin e një shteti të Bashkimit Europian, në këtë rast, Italisë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Pasuritë e sekuestruara janë:

Një ndërtesë, pasuri e paluajtshme në Nogarole Rocca (Verona)

Një ndërtesë, në vlerë rreth 3 milionë euro, e përbërë nga 30 njësi (zyra dhe dyqane) (Verona)

Një llogari bankare ku depozitoheshin qiratë e zyrave dhe dyqaneve (rreth 400 mijë euro në vit)

Një shoqëri tregtare që operonte në fushën e ndërtimit, me kuota 100% në Itali.

Hetimet konstatuan se këto pasuri janë krijuar dhe financuar me përfitimet nga trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në tregjet europiane. Vëmendja u përqëndrua tek një shoqëri e pasurive të paluajtshme në Itali, të cilës i dërgoheshin shifra të mëdha parash, përmes sistemit bankar. Ka rezultuar se paratë vinin nga Shqipëria, pasi organizata kriminale i transferonte të ardhurat nga një shoqëri tregtare në Shqipëri, në pronësi të dy vëllëzerve shqiptarë dhe këto shuma investoheshin në Itali në ndërtim, rikonstruksionin e ndërtesave, të cilat, më pas jepeshin me qira.

Njëri prej dy vëllezëve është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa tjetri ndodhet në një burg në Belgjikë. Ky i fundit u arrestua në Verona, në qershor të vitit 2024, pas ekzekutimit të një urdhër-arresti, të lëshuar nga autoritetet belge, mbi dyshimet për përfshirje në një vrasje mafioze në Antëerp, si pasojë e konflikteve mes grupeve rivale të trafikut të drogës.

Për këtë të fundit ka gjithashtu një vendim të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pas hetimeve të kryera nga SPAK, për veprat penale: “Vrasje me paramendim”, “Mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve”, “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Falë skuadrës së përbashkët hetimore mes Prokurorisë së Veronës dhe SPAK u konstatua se përdorimi i burimeve të mëdha financiare që derdheshin nga Shqipëria në ekonominë italiane, përfaqësonte edhe hallkën përfundimtare të pastrimit të parave, të kryera nga jashtë vendit përmes një shoqërie tregtare në Shqipëri, në pronësi të organizatës kriminale. Në Shqipëri, janë kryer transaksione të dyshimta të pasurive të paluajtshme, me qëllim pengimin e gjurmueshmërisë së origjinës së paligjshme të parave dhe në këtë mënyrë organizata përfitonte shërbime të “pastruara”, me fitimin e përftuar nga transaksionet e dyshuara, të cilat mund të ripërdoreshin në investime në prona të paluajtshme, në territorin italian.

Gjithashtu janë sekuestruar pasuritë e paluajtshme dhe burimet financiare që i përkasin administratorit të një shoqërie të pasurive të paluajtshme në Verona, në pronësi të një çifti shqiptarësh, të përfshirë në të kaluarën në trafikun e lëndëve narkotike. Ata konsideroheshin si njerëzit e besuar të dy vëllezërve dhe rezultuan të figuronin në listën e pagesave të organizatës kriminale. Kontrolle janë kryer edhe ndaj subjekteve kryesore dhe ndihmësve të tyre italianë, me qëllim gjetjen e provave të mëtejshme.

Procedimi penal ndodhet në fazën e hetimeve paraprake. Për Prokurorinë e Veronës ky është rasti i parë i një organizate kriminale shqiptare, e cila investon në pasuri të paluajtshme në territorin e një shteti të Bashkimit Europian, në këtë rast, Italisë. Operacioni i kryer konfirmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar mes SPAK dhe autoriteteve italiane, në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

The post SPAK sekuestroi prona me vlerë 4 mln euro në Verona, reagon babai i Suel Çelës: Pasuria e ligjshme, kam 3 vendime gjykatash në Itali appeared first on Albeu.com.

Kreditë për shtëpi/ Jo më financim 100% të vlerës së pronës! Banka e Shqipërisë shpjegon “ligjin” e ri

By: Oldi
1 July 2025 at 12:16

Nga sot nis zbatimi i masave të marra nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë për vendosjen e kufizime për marrjen e një kredie nga qytetarët për të blerë një pronë. Por si do të ndikojë në kreditim dhe pse u mor ky vendim, detajet i shpjegon në një intervistë për ‘News24’ drejtori i Stabilitetit […]

The post Kreditë për shtëpi/ Jo më financim 100% të vlerës së pronës! Banka e Shqipërisë shpjegon “ligjin” e ri appeared first on BoldNews.al.

Ilir Meta kërkoi lirinë, GJKKO shtyn seancën! Avokati: Ish-presidenti nuk ka asnjë pasuri

By: Oldi
20 June 2025 at 12:36

Gjykata e Posaçme (GJKKO) shtyu seancen e Ilir Metës per ne 26 qershor. Presidenti i PL-se i kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë. Ndërkohë në seancën e sotme gjyqësore Ilir Meta nuk mori pjesë personalisht, por do të përfaqësohet nga avokati i tij, Kujtim Cakrani. […]

The post Ilir Meta kërkoi lirinë, GJKKO shtyn seancën! Avokati: Ish-presidenti nuk ka asnjë pasuri appeared first on BoldNews.al.

Dyshohet se i përket Veliajt dhe Xoxës, Apeli lë në fuqi sekuestron për apartamentin te Kodra e Diellit

By: Oldi
17 June 2025 at 11:14

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin e sekuestros së apartamentit në “Kodrën e Diellit” në pronësi të kompanisë ndërtuese “Agikons”, por hetimet e autoriteteve dyshojnë se apartamenti është një pasuri e fshehur dhe në fakt është përdorur nga çifti i bashkëshortëve Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe bashkëshortja e tij, […]

The post Dyshohet se i përket Veliajt dhe Xoxës, Apeli lë në fuqi sekuestron për apartamentin te Kodra e Diellit appeared first on BoldNews.al.

Tjetërsimi i pronave te ‘Rana e Hedhun’, 83-vjeçari merr 5 vite burg

By: user 8
16 June 2025 at 16:13

Policia e Lezhës ka vënë në pranga topografin Luigji Paloka, i cili ishte shpallur në kërkim në lidhje me tjetërsimin e 234 mijë m2 tokë te ‘Rana e Hedhun’.

Ai ishte dënuar me pesë vite burgim nga Apeli i GJKKO për “Shpërdorimi i tokës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ku bënte pjesë ish-kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin L. P., 83 vjeç, banues në fshatin Balldre, të cilin kjo Gjykatë e ka dënuar me 5 vjet burgim, në kuadër të një procedimi për veprat penale “shpërdorimi i tokës”, “falsifikimi i dokumenteve” dhe “falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, tha policia në një njoftim.

The post Tjetërsimi i pronave te ‘Rana e Hedhun’, 83-vjeçari merr 5 vite burg appeared first on Lapsi.al.

Hap i ri për transparencën e pronës, ASHK prezanton “Udhërrëfyesin e Digjitalizimit”

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës prezantoi sot, në mbledhjen e Komitetit Drejtues të projektit “EU for Property Rights”, dokumentin strategjik “Udhërrëfyesi i Digjitalizimit”, një hap thelbësor drejt transformimit të sistemit kadastral në Shqipëri.

Ky dokument vjen si rezultat i një analize të thelluar për modernizimin e shërbimeve të regjistrimit të pasurive, duke përcaktuar hapat konkretë proceduralë dhe teknikë, si dhe angazhimet institucionale të nevojshme për përmbushjen e objektivave të projektit.

Paralelisht, projekti fokusohet edhe në përmbylljen me sukses të procesit të regjistrimit fillestar në të gjithë territorin e Shqipërisë, një proces jetik për sigurinë juridike të pronësisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Jemi të përkushtuar për digjitalizimin e plotë të të dhënave kadastrale dhe për përmbylljen me sukses të Regjistrimit Fillestar në të gjithë territorin e vendit”, siguroi Goxhobelli. /j.p/

The post Hap i ri për transparencën e pronës, ASHK prezanton “Udhërrëfyesin e Digjitalizimit” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

By: Mirgen
6 June 2025 at 08:54

Kredia e biznesit për investime ka pësuar rënie në muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për periudhën janar-prill kredia e re për investime kishte vlerën e 24.3 miliardë lekëve, në rënie me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia ka ardhur e gjitha […]

The post Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen appeared first on BoldNews.al.

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

By: user 11
6 June 2025 at 08:18

Kredia e biznesit për investime ka pësuar rënie në muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për periudhën janar-prill kredia e re për investime kishte vlerën e 24.3 miliardë lekëve, në rënie me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia ka ardhur e gjitha nga kredia për investim në makineri dhe pajisje, ndërkohë që kredia me qëllim investimin në pasuri të paluajtshme ka vazhduar të rritet. Kredia për blerjen e makinerive dhe pajisjeve kishte vlerën e 7 miliardë lekëve, në rënie me 56% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa kredia e re për pasuri të paluajtshme për bizneset në katër muajt e parë të vitit arriti në 17.2 miliardë lekë, në rritje vjetore me 19%. Në tërësi, kredia për biznesin në muajt e parë të këtij viti paraqitet në stanjacion, me një vlerë të përafërt me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pavarësisht rënies së flukseve të reja, kredia e biznesit me qëllim financimin e investimeve ngelet në rritje dyshifrore, e shprehur si tepricë portofoli. Në fund të prillit, portofoli i kredisë për investime arriti në 285.2 miliardë lekë, në rritje vjetore me 15.5%. Duke qenë se kredia për investime në përgjithësi ka afate më të gjata shlyerjeje dhe amortizimi, ngadalësimi i kredisë së re reflektohet më ngadalë në ritmet e rritjes së portofolit total. Kredia për investime përbën afërsisht 59% të vlerës totale të kredisë për bizneset, ndërsa kredia për pasuri të paluajtshme përbën rreth 40% të portofolit.

Gjallërimi i kredisë për biznesin, sidomos asaj për investime, i dha shtysën kryesore rritjes së kreditimit të ekonomisë vitin e kaluar. Shtysa kryesore edhe vitin e kaluar ishte kredia për pasuri të paluajtshme. Kjo ka rritur edhe ekspozimin e sektorit bankar kundrejt ecurisë së tregut të pasurive të paluajtshme. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, në fund të 2024 46% e tepricës së kredisë për ekonominë ishte e siguruara me prona.

Banka e Shqipërisë reagoi duke aplikuar për herë të parë një shtesë kundërciklike të kapitalit për bankat tregtare, me qëllim kryesor ngadalësimin e rritjes së kredisë për prona.

Të dhënat paraprake të INSTAT treguan se vitin e kaluar ecuria e investimeve në ekonomi ishte pozitive. Formimi bruto i kapitalit fiks u rrit mesatarisht me 4.5% për katër tremujorit të vitit të kaluar, me ritme më të larta se mesatarja e rritjes ekonomike. Kredia bankare duket se ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zgjerimin e investimeve në ekonomi./ Monitor

The post Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen appeared first on Lapsi.al.

Sekustrimi i pronës te “Kodra e Diellit”, reagojnë avokatët e çiftit Veliaj-Xoxa

By: user 5
22 May 2025 at 19:38

Avokatët e çiftit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, kanë reaguar lidhur me vendimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila njoftoi sot sekuestrimin e një prone të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, e cila ndodhet me masë sigurie “detyrim paraqitje”.

Screenshot_19Avokatët sqarojnë se Veliaj dhe Xoxa nuk kanë asnjë lidhje pasurore apo ligjore me subjektin tregtar “A.K.” shpk, e as me pasurinë që është objekt i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”.

“As Z. Erion Veliaj dhe as Znj. Ajola Xoxa nuk janë pronarë të kesaj pasurie të sekuestruar dhe nuk kanë asnjë lidhje pasurore apo ligjore me subjektin tregtar “A.K.” shpk, e as me pasurinë që është objekt i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”.

Pasuria e paluajtshme në pronësi të Z. Xoxa është apartamenti ku ata banojnë, në zonën e Selitës, krijuar para marteses dhe ky apartament nuk është dhe nuk ka qenë në asnjë moment objekt hetimi apo sekuestrimi nga ndonjë autoritet ligjzbatues”, deklarojnë avokatët.

Gjithashtu avokatët theksojnë se dyshimet e ngritura duhet të bazohen në fakte konkrete dhe prova të verifikueshme, në respekt të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe të drejtave themelore të individit.

“Veliaj dhe Znj. Xoxa kanë deklaruar pasuritë e tyre, si para dhe pas martesës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe kanë qenë gjithmonë bashkëpunues me institucionet përgjegjëse”, thuhet në deklaratën e avokatëve.

Deklaratë e avokatëve të z. Erion Veliaj dhe znj. Ajola Xoxa:

“Në vijim të raportimeve mediatike dhe interesit të shtuar publik lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 27 të vitit 2024, sqarojmë si më poshtë:

As Z. Erion Veliaj dhe as Znj. Ajola Xoxa nuk janë pronarë të kesaj pasurie të sekuestruar dhe nuk kanë asnjë lidhje pasurore apo ligjore me subjektin tregtar “A.K.” shpk, e as me pasurinë që është objekt i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”.

Pasuria e paluajtshme në pronësi të Z. Xoxa është apartamenti ku ata banojnë, në zonën e Selitës, krijuar para marteses dhe ky apartament nuk është dhe nuk ka qenë në asnjë moment objekt hetimi apo sekuestrimi nga ndonjë autoritet ligjzbatues.

Theksojmë se është në të drejtën ligjore të organit të akuzës të kryejë hetime, por dyshimet e ngritura duhet të bazohen në fakte konkrete dhe prova të verifikueshme, në respekt të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe të drejtave themelore të individit.

Veliaj dhe Znj. Xoxa kanë deklaruar pasuritë e tyre, si para dhe pas martesës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe kanë qenë gjithmonë bashkëpunues me institucionet përgjegjëse.

Çdo përpjekje për të deformuar realitetin dhe për të lidhur emrin e tyre me çështje që nuk kanë asnjë bazë ligjore përbën keqinformim të opinionit publik dhe sulm ndaj figurës publike të Z. Veliaj, për cka do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e reputacionit dhe zbardhjen deri në fund të së vërtetës.”

The post Sekustrimi i pronës te “Kodra e Diellit”, reagojnë avokatët e çiftit Veliaj-Xoxa appeared first on Lapsi.al.

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

By: Ela
15 May 2025 at 22:45

Disa ditë më parë qytetarja B.L denoncoi në “Stop” shtetasin nga Ksamili Agron Lile, pasi ky i fundit i ka zaptuar shtëpinë. Zonja tha se i ati, që punon e jeton në emigracion, i ka blerë një shtëpi në Ksamil 25 metra katrorë godinë një-katëshe dhe truall. Prona u ble në një ankand bankar, pasi […]

The post Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu

By: Oldi
15 May 2025 at 20:44

Emisioni “Vetting” ka zbardhur detaje të reja nga tragjedia e 7 majit 2025, në fshatin Pla të Hasit që tronditi opinionin publik, ku Reshit Sallahu, 34 vjeç, u vra nga fqinji i tij, Ylber Jaku, 41 vjeç. Kjo nuk ishte thjesht një vrasje mes komshinjsh, por fundi i një konflikti për pronën që kishte zgjatur […]

The post Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu appeared first on BoldNews.al.

Tor Mezini me të shkuar kriminale u shpall investitor strategjik në pronë të vjedhur

8 May 2025 at 09:53

Nga uzurpimi i tokës në Lukovë, manipulimi i drejtësisë, tek shpallja e biznesmenit me të kaluar kriminale si ‘investitor strategjik’ në Dhërmi, një histori vjedhjeje, ndikimi dhe heshtjeje shtetërore. Në brigjet e arta të Lukovës, ku deti përplaset qetësisht në breg dhe pronat kanë vlerën e arit, një hotel luksoz u ndërtua mbi një pronë […]

The post Tor Mezini me të shkuar kriminale u shpall investitor strategjik në pronë të vjedhur appeared first on BoldNews.al.

Kulla e heshtjes, ndërtimi 16-katësh që sfidon ligjin dhe komunitetin në zemër të Tiranës

7 May 2025 at 17:15

Ndërsa mbante postin e Ministres së Kulturës dhe më herët si Këshilltare për Çështjet e Territorit në Kryeministri, Elva Margariti nuk deklaroi asnjëherë pronësinë mbi truallin ku sot ndërtohet “The Prime Tower”. Kjo pronë i përket familjes së saj dhe është bërë objekt lejeje ndërtimi gjatë kohës që ajo ishte në detyrë. Në një nga […]

The post Kulla e heshtjes, ndërtimi 16-katësh që sfidon ligjin dhe komunitetin në zemër të Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Berisha tek familja e vjetër Kazani në Tiranë: Çështja e pronës, një mision. Nuk do tërhiqemi

By: redi
2 May 2025 at 17:31

Sali Berisha zgjodhi këtë të premte pasdite një familje tiranase në kryeqytet, për t’u dhënë garancinë jo vetëm atyre, por të gjithë qytetarëve, se PD-ja nuk tërhiqet derisa të përmbushë misionin e zgjidhjes së çështjes së pronësisë, një mision të domosdoshëm për paqen dhe drejtësinë. Gjatë bashkëbisedimit me familjen Kazani, ai tha se prona është bazë e ndërtimit të prosperitetit të një…

Source

❌
❌