Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 August 2025Main stream

Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Kristo: Mbështetje modernizimit të fermave dhe rritjes së prodhimit

TIRANË, 16 gusht /ATSH/ Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo dhe drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi zhvilluan një takim sot me fermerë të qarkut Vlorë, ku prezantuan mundësitë që sjell për ta Skema Kombëtare e Investimeve 2025.

Kjo skemë, përmes granteve dhe instrumenteve financiare, mbështet modernizimin e fermave dhe rritjen e prodhimit.

Gjatë takimit fermerët u informuan mbi procedurat e aplikimit dhe masat mbështetëse, ku përmes kombinimit të 50% grant nga skema me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane për 70% të kolateralit, fermerët kanë mundësinë të sigurojnë financim të plotë për realizimin e investimeve të tyre.

Aplikimet për këtë mbështetje duhet të dorëzohen pranë zyrave qendrore të AZHBR deri më 30 shtator. Skema përfshin gjithsej nëntë masa mbështetëse për investime në sektorin bujqësor.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur disa ditë më parë se në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, ofrohet një grant prej 50% të vlerës totale të faturave tatimore për çdo subjekt, me një kufi maksimal prej 7,5 milionë lekësh.

/k.s/r.e/

The post Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Kristo: Mbështetje modernizimit të fermave dhe rritjes së prodhimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Kampusi i ri i Akademisë së FA, Rama: Infrastrukturë ushtarake e bazuar në standardet e NATO-s

11 August 2025 at 14:43

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje investimet në modernizimin e infrastrukturës ushtarake, bazuar në standardet e NATO-s.

Rama ndau në rrjetet sociale fotografi nga projekti shumëfunksional i Akademisë së Forcave të Armatosura, i konceptuar nga kompania me famë botërore “Bofill Taller de Arquitectura”, që reflekton një frymë të re arkitekturore ku shkrihen mes tyre zonat akademike, stërvitore, sportive, logjistike dhe komanduese, për ta zhvendosur kampusin akademik drejt konceptit bashkëkohor të NATO-s.

“Modernizimi i infrastrukturës ushtarake nëpërmjet investimeve të qeverisë shqiptare po prek çdo qelizë të Forcave të Armatosura, bazuar në standardet më moderne të Aleancës”, u shpreh kryeministri.

Investimi në kapitalin njerëzor, sipas tij, “mbetet në fokusin e qeverisë dhe kjo reflektohet në rritjen e ndjeshme të numrit të aplikimeve për sezonin e ri, me 1634 të rinj të interesuar për programet Bachelor”.

Kampusi i ri i Akademisë së Forcave të Armatosura shtrihet në një hapësirë prej 10 hektarësh.

Kampusi do të ofrojë godinë mësimore, konvikti, qendra shëndetësore, kinemaja, palestra, pishina e mbyllur, terrenet sportive dhe ato të stërvitjes ushtarake në natyrë, si poligonet, pista e vrapit, kulla e alpinizmit, etj.

Akademia e re do të ketë si fillim 300 studentë dhe degë të reja, përfshirë dhe inteligjencën artificiale, ku do të ketë diploma të përbashkëta me Universitetin Politeknik në degë të caktuara, por dhe binjakëzime me Akademitë e vendeve aleate të NATO-s.

/m.m//a.f/

The post Kampusi i ri i Akademisë së FA, Rama: Infrastrukturë ushtarake e bazuar në standardet e NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FSHF investime në sistemin e teknologjisë VAR, risitë e edicionit të ri

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Futbolli shqiptar po bëhet gati të ngrejë siparin e edicionit të ri. Më 19 gusht nis kampionati “Abissnet Superiore” ndërsa më 26 gusht fillon sezoni i ri i “Kategorisë së Parë”. Përgatitjet kanë nisur jo vetëm nga klubet pjesëmarrëse, por edhe nga arbitrat që do të vendosin drejtësinë në fushë.

Në një intervistë për fshf.org, shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci foli për përgatitjet intensive që po bëhen në prag të nisjes së sezonit. “Jemi në metrat e fundit të garës, që do të fillojë më 15 gusht ku ne do të nisim me testimet fizike të Kategorisë së Parë. Gjithashtu do të bëjmë prezantim me të gjithë klubet e Kategorisë së Parë dhe “Abissnet Superiore” ndryshimet e rregullores së lojës dhe disa nga problematikat që ka pasur sezoni i kaluar në lidhje me vendimmarrjet e arbitrave dhe sistemit VAR”.

Risi e këtij sezoni është investimi më i fundit i FSHF-së, ndërtimi i qendrës së re të sistemit VAR në Shtëpinë e Futbollit. “Qershia mbi tortë e këtij sezoni të ri është investimi më i ri i FSHF-së, që do t’i vijë gjithmonë në ndihmë klubeve, ndërtimi i qendrës së re të sistemit VAR që është në ambientet e FSHF-së. Me këtë investim të ri, FSHF rreshtohet krah federatave më të mira në Europë, që implementimin e sistemit VAR e kanë në ambientet e Federatave të tyre” – thotë Sokol Jareci për FSHF.org.

Shefi i Sektorit të Arbitrimit tregon se trajnimi i arbitrave nis javën e ardhshme ndërsa ka edhe një ftesë për të gjithë djemtë e vajzat për t’iu bashkuar kësaj fushe. “Javës tjetër ne nisim procesin e trajnimit të arbitrave të Kategorisë “Abissnet Superiore” dhe të Parë. Do të nisë testimi në ambientet e reja sepse infrastruktura është e gjitha e re.

Gjithmonë shfrytëzojmë rastin për të bërë thirrje të gjithë vajzave dhe djemve të rinj që janë pjesë e futbollit të ndjekin Akademinë e Arbitrimit. Me numrat nuk jemi shumë të kënaqur, sidomos në kolegjiumet e rretheve. Tirana mban rekordin, për shkak edhe të popullsisë. Duhet t’i arrijmë numrat që të mbulojmë të gjithë aktivitetin futbollistik që ofron FSHF”,  nënvizoi Jareci.

Prej disa vitesh tashmë, nuk mungon bilbili shqiptar në arenën ndërkombëtare. Edhe në takimet kualifikuese për djem e vajza në kompeticionet europiane, kanë gjykuar ndeshje disa arbitra. Risi ishte Albert Doda në rolin e AVAR-it për herë të parë në një ndeshje europiane.

“Kanë filluar të gjithë aktivitetet e UEFA-s për djem e vajza. Florian Lata ishte pjesë e turit të parë. Edhe te vajzat, ishim prezentë në turin e parë të Champions League me Eglantina Pjetrushajn. Për vajzat këtë vit shtohet edhe një aktivitet i ri, siç është Liga e Europës që do të thotë që rritet edhe numri i pjesëmarrjes për arbitret tona.

Enea Jorgji ishte pjesë e turit të tretë të Europa League së bashku me asistentët Rexha dhe çokaj. Risi ishte që për herë të parë mori pjesë në evenimente të UEFA-s, në rolin e asistentit të VAR, Albert Doda. Përveç se arbitrave në fushë dhe asistentëve, UEFA po i beson zyrtarëve tanë edhe rolin e sistemit VAR dhe AVAR”, përfundoi Sokol Jareci.

/e.i//a.f/

The post FSHF investime në sistemin e teknologjisë VAR, risitë e edicionit të ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: 50% grant fermerëve për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Fermerët që zotërojnë ferma bujqësore apo blegtorale kanë tashmë mundësinë të përfitojnë 50% grant për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës, në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bën të ditur se, kjo mbështetje synon të ul kostot dhe kohën e prodhimit, të rrisë efikasitetin dhe cilësinë e produkteve dhe të
forcojë konkurrueshmërinë e fermerëve në treg.

Denaj thekson se “Skema Kombëtare e Investimeve 2025, ofron mbështetje financiare deri në 50% të vlerës totale të faturave tatimore dhe jo më shumë se 5 milionë lekë për subjekt”.

Ministrja vuri në dukje se për më shumë financim, fermerët mund të kombinojnë grantin me Kredi të Butë me interes vetëm 2% dhe garancinë sovrane që mbulon 70% të kolateralit.

Afati i aplikimit është deri më 30 shtator 2025.

Ky program përfshin gjithsej 9 masa mbështetëse për investime në sektorin bujqësor, duke hapur rrugën për një bujqësi më moderne, produktive dhe konkurruese.

The post Denaj: 50% grant fermerëve për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

8 August 2025 at 21:54

Pas një dekade investimesh me ndikim që kapin vlerën mbi 8.3 miliardë euro në më shumë se 120 projekte, mandati i përkohshëm i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Greqi do të përfundojë në dhjetor të vitit 2025. Banka do të vazhdojë të miratojë investime të reja në vend deri në fund të […]

The post Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit appeared first on BoldNews.al.

Durrës-Kukës, 22 mln euro nga tarifa; 45 punonjës për ta mbledhur atë, 26 për mirëmbajtjen e rrugës

6 August 2025 at 23:02

Qeveria e Shqipërisë i dha rëndësi mirëmbajtjes së Autostradës Durrës-Kukës duke kontraktuar shërbimin nëpërmjet formës koncesionare ROT (Rindërtim, operim, transferim), ku nëpërmjet tarifës 5 uro për automjetet e vogla do të sigurohet mirëmbajtja e segmentit për 30 vite duke nisur nga 2017-ta.

“Albanian Highway Concession” që ka fituar koncesionin për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës Milot–Morinë, me afat 30 vjet, zbatimi i të cilës nisi në shtator të vitit 2018, raportoi të ardhura 3.6 miliardë lekë në vitin 2024, me rritje të fortë prej 68% me bazë vjetore.

Nga kjo shumë, të ardhurat nga aktiviteti kreysor i kompanisë, mbledhja e tarifave (neto), ishin 1.85 miliardë lekë, me një zgjerim prej 16%, ndërsa “Të ardhurat e përllogaritura mbi vlerën e investimit të kryer”, pothuajse u trefishuan në 1.74 miliardë lekë (Kjo e fundit përfaqëson vlerën e tregut, të investimit të kryer i cili do t’i shlyhet kompanisë konçesionare në vitet e ardhshme nëpërmjet tarifave që do të arkëtohen nga përdorimi i rrugës në vitet në vijim).

Sipas raportit të aktivitetit, Viti 2024 është viti i tetë i operimit të Sheshit të Pagesave dhe viti i dorëzimit dhe përfundimit të marrjes në dorëzim e punimeve kapitale “Ndërtimi i Urës së re të Kukësit”.

Në dokumentet zyrtare që shoqërojnë bilancin e vitit 2024 kompania që administron koncesionin deklaroi se në fund të vitit të kaluar kompania kishte të punësuar gjithsej 85 persona.

Nga këta, 43 punonjës ishin të angazhuar me shërbimin e mbledhjes së tarifës së kalimit, ndërsa 26 të tjerë mbulonin pjesën teknike dhe operacionale të mirëmbajtjes së autostradës. Pjesa tjetër e stafit përfshinte pozicione administrative, drejtues dhe një mjek.

22 milion euro për të kaluar rrugën

Të ardhurat bruto nga tarifa e koncesionit të rrugës ishin 2.15 miliardë lekë (rreth 22 milionë euro), nga të cilat 277 milionë lekë iu kthyen qeverisë pasi është përmbushur kushti i kontratës që në rast se shuma e të ardhurave nga tarifa e përdorimit të rrugës, tejkalon limitin e parashikuar në kontratë, 60% e këtij tejkalimi do t’i kthehet autoritetit kontraktues.

Shpenzimet për operacionet e mirëmbajtës rutine dhe asaj dimërorë kushton 845 milionë lekë vitin e kaluar (rreth 8.5 milionë euro).

Sipas raportit zyrtar, këto shpenzime kanë përfshirë operimin dhe mirëmbajtjen emergjente dhe dimërore; inspektimi dhe monitorimi i vazhdueshëm i të gjithë komponentëve të infrastrukturës; (për trotuare, ura dhe elementë gjeoteknike, gardrela, sinjalistike, furnizimin me energji elektrike të Tunelit të Thirrës dhe gjithë pikave të furnizimit përgjatë autostradës, mirëmbajtjen dhe mbajtjen në funksion të vazhdueshëm të sistemit të taksimit në sheshin e mbledhjes së taksave, etj).

Shpenzimet për nënkontrktorët, kryesisht për ndërtimin e Urës së re të Kukësit ishin 1.75 miliardë lekë (rreth 18 milionë euro).

Fitimi para tatimit ishte 247 milionë lekë (rreth 2.5 milionë euro), nga 214 milionë lekë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 16% e bazë vjetore.

Vlera kumulative e investimeve në mirëmbajtjen e rrugës përfshirë edhe ndërtimin e urës së arriti në 9,1 miliardë lekë në fund të vitit 2024, sipas bilancit.

Sipas kontratës, shpërblimi i koncesionarit sigurohet nga të ardhurat e parashikuara në formën e tarifave për kalim nga përdoruesit e rrugës. Gjithashtu, kontrata parashikon garantimit nga ana e autoritetit kontraktues e një pragu të të ardhurave nga trafiku të përcaktuar në kontratë si dhe ndarjen e tyre midis koncesionarit dhe Autoritetit Kontraktues në rast të tejkalimit të këtij pragu.

Ndërkohë për realizmin e veprave të artit të përcaktuara në kontratë një pjesë e kostos së tyre mbulohet nëpërmjet subvencionimit nga buxheti i shtetit.

Rruga e Kombit është klasifikuar zgjatim i rrjetit rrugor kryesor europian, TENT, pasi Serbia po ndërton vazhdimësinë e pjesës së saj nga Nishi në Merdarë (kufiri me Kosovën).

E cilësuar Autostrada e Paqes, pasi bashkon Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë, me një rrugë të standardit të lartë, ajo ka marrë financimet e Bashkimit Europian.

Autostrada e Paqes është gjithsej 314 kilometra e gjatë, teksa nis nga Lezha në Shqipëri dhe përfundon në Merdarë, kufiri me Bullgarinë, duke përshkruar Prishtinën dhe Nishin.

The post Durrës-Kukës, 22 mln euro nga tarifa; 45 punonjës për ta mbledhur atë, 26 për mirëmbajtjen e rrugës appeared first on Revista Monitor.

Apple, 600 miliardë dollarë investime në SHBA, përforcon zinxhirin e furnizimit vendas

By: armand
6 August 2025 at 16:12

Apple do të investojë edhe 100 miliardë dollarë të tjera për të zgjeruar operacionet e saj në Shtetet e Bashkuara, një njoftim që pritet të bëhet publik nga Presidenti Donald Trump gjatë ditës së mërkurë, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë. Ky angazhim i ri ekonomik vjen pas një zotimi të mëparshëm të Apple […]

The post Apple, 600 miliardë dollarë investime në SHBA, përforcon zinxhirin e furnizimit vendas appeared first on BoldNews.al.

Përveç burimeve njerëzore, Shqipëria ka çmime më të larta se Europa për inputet e investimeve

6 August 2025 at 14:00

Kostot e investimeve në Shqipëri në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian janë ende të lira për shkak të pagave të ulëta të burimeve njerëzore, por inputet që përdoren për investime janë shumë më shtrenjtë se në BE sipas të dhënave të Eurostat.

Sipas tabelës krahasuese të Eurostat mbi çmimet e investimeve në kategori të ndryshme (ku mesatarja e BE-së është vendosur në 100), Shqipëria ka një indeks prej vetëm 67.8 për investimet në përgjithësi, një nga më të ulëtit në EUropë, pas Maqedonisë së Veriut (66.5) dhe në linjë me Kosovën dhe Bosnjën kryesisht nga vlera e ulët e fuqisë punëtore.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për kategori si produktet metalike dhe makineritë elektrike e optike, Shqipëria shfaqet me çmime dukshëm më të larta se Europa dhe Rajoni.

Çmimet e “produkteve metalike dhe makinerive janë sa 108.7 e mesatares europiane me 2014, më i larti në Ballkan dhe ndër më të lartët në EUropë, duke kaluar edhe vende si Belgjika (100.9) dhe Holanda (100).

Gjithashtu grupi “ Pajisje elektrike dhe optike” ka çmime 111.3 më të larta se mesatarja e BE dhe gjithashtu më e larta në Rajonin e Ballkanit dhe më i lartë edhe se Gjermania (96.4) apo Franca (97.9).

Me një indeks prej 112%, Shqipëria rezulton i shtrenjtë në krahasim me Europën për mjete transporti. Ky tregues përbën një pengesë serioze për sektorët e logjistikës dhe transportit, apo për çdo industri që kërkon automjete të specializuara.

Vetëm softueri kushton pak më lirë me një indeks sa 86.6% e mesatares së BE sipas Eurostat, por më i lartë se shumica e vendeve të Ballkanit, si Maqedonia e Veriut (81.3), Serbia (79.5) apo Bosnja (82.2).

Këto disbalanca tregojnë se, ndonëse Shqipëria mbetet tërheqëse për investimet që lidhen me ndërtimin dhe infrastrukturën për shkak të kostove të ulëta, ajo përballet me barriera të konsiderueshme për investime në teknologji dhe industri prodhuese me vlerë të shtuar.

Çmimet më të larta për pajisje teknologjike të dekurajojnë investitorët që kërkojnë të zhvillojnë sektorë të avancuar si prodhimi elektronik, transporti inteligjent apo teknologjia e informacionit./ B.Hoxha

The post Përveç burimeve njerëzore, Shqipëria ka çmime më të larta se Europa për inputet e investimeve appeared first on Revista Monitor.

BERZH, 30 mln euro për modernizimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

5 August 2025 at 10:57

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bashkimi Evropian (BE) dhe Banka Evropiane e Investimeve (BEI) njoftuan se po forcojnë mbështetjen e tyre për infrastrukturën hekurudhore të Shqipërisë, përmes një investimi të rëndësishëm për rindërtimin dhe elektrifikimin e linjës hekurudhore Durrës–Rrogozhinë.

BERZH-i do të akordojë një hua sovrane deri në 30 milionë euro në favor të Shqipërisë, për llogari të ndërmarrjes shtetërore Hekurudha Shqiptare. Ky financim vjen në përputhje me një hua të barabartë prej 30 milionë eurosh nga BEI, si dhe me një paketë prej 60 milionë eurosh nga BE-ja në formën e granteve investuese dhe asistencës teknike përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, e nënshkruar më herët gjatë këtij viti.

Ky projekt strategjik parashikon rehabilitimin dhe elektrifikimin e rreth 34 kilometrave hekurudhë midis qytetit portual të Durrësit dhe Rrogozhinës në Shqipërinë e mesme, përfshirë edhe rindërtimin e stacioneve hekurudhore përgjatë këtij segmenti. Projekti përfaqëson një hap kyç në përpjekjet e vendit për të modernizuar rrjetin hekurudhor, për të forcuar lidhjet rajonale dhe për t’u përafruar me standardet evropiane të transportit dhe mjedisit.

Donald Mishaxhiu, Drejtues Rajonal për Infrastrukturën në BERZH për Ballkanin Perëndimor, Rumaninë dhe Bullgarinë, deklaroi:

“Ky investim pasqyron mbështetjen tonë të vazhdueshme për transformimin hekurudhor të Shqipërisë. Së bashku me partnerët tanë, po kontribuojmë në ndërtimin e një rrjeti transporti modern, të qëndrueshëm dhe të ndërlidhur, që do t’i shërbejë brezave të ardhshëm.”

Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh:

“Ky projekt shënon një moment transformues në zhvillimin e infrastrukturës së Shqipërisë. Ai jo vetëm që do të forcojë ndërlidhjen kombëtare dhe rajonale, por do të ketë gjithashtu një rol jetik në zhvillimin afatgjatë të vendit dhe integrimin e tij në rrjetin më të gjerë evropian të transportit. Jemi mirënjohës ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në realizimin e kësaj vizioni.”

Linja hekurudhore Durrës–Rrogozhinë bën pjesë në Korridorin VIII Pan-Evropian, një rrjet prej 1,500 kilometrash rrugë, hekurudhe dhe tragetesh që lidh Italinë e Jugut me portet në Detin e Zi të Bullgarisë. Ky projekt do të mundësojë lidhjen e parë hekurudhore të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, duke përmirësuar ndjeshëm lëvizshmërinë ndërkufitare dhe integrimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

The post BERZH, 30 mln euro për modernizimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë appeared first on Revista Monitor.

Kurti: Investime në infrastrukturën kritike të Kosovës

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se po bëhen investime jetike për infrastrukturën kritike të vendit.

Kurti në një postim në Facebook tha se kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurtë.

Ndërsa, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka shkruar se projekti për rehabilitimin e kanalit (në vlerë 13 milionë euro) është afër përfundimit.

“Për këtë projekt, Ibër Lepenci e kishte trashëguar një kontratë problematike që kishte zbatim për vetëm 10% për vite të tëra. Ndërsa, pas shkëputjes dhe rishpalljes, në dy vitet e fundit realizimi ka arritur rreth 90% dhe pritet të përfundojë gjatë muajve në vijim. Kanali prej 49km është me rëndësi jetike për furnizim me energji, ujë të pijshëm e ujitje për bujqësi. Nga 20km të pjesës së hapur të kanalit, 10km ku kishte më shumë nevojë tashmë po rehabilitohen përmes projektit të Ibër Lepencit me Bankën Botërore, përkrahur nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Rehabilitimi përfshin: Riparimin e akuadukteve (2,586 m), Rezervuarin Bufer me kapacitet 30,000 m³, rindërtimin e kanaleve trapezoidale e drejtkëndore, ndërtimin e kutive shpërndarëse të ujit, rrjeta mbrojtëse, mure mbajtëse, dhe sisteme të mbrojtjes mjedisore. Me këto investime rritet siguria e ujit të vendit tonë dhe funksionaliteti afatgjatë i kanalit, dhe njëkohësisht reduktohen humbjet e ujit”, ka shkruar ajo.

Sipas Rizvanollit, ky kanal nuk është vetëm infrastrukturë, por garanci për jetë, zhvillim dhe siguri. /KosovaPress/

The post Kurti: Investime në infrastrukturën kritike të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Investimet në hotele arrijnë 792 milionë euro, 65% marka ndërkombëtare me 5 yje

1 August 2025 at 12:00

Investimet në struktura hoteliere marka ndërkombëtare kapën vlerën 792 milionë euro. Të paktën ky është bilanci që bën qeveria në dokumentin e strategjisë së turizmit 2024-2030 miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë.

Bilanci i këtyre zhvillimeve vjen si një parashtrim i piketave që vendosen për mënyrën sesi do të zhvillohet turizmi një sektor që edhe pse strategjik dhe me numra rekord vizitorësh në vend ka pasur luhatjet e tij.

Paketa e vitit 2018 që synonte nxitjen e investimeve në struktura me katër dhe pesë yje marka ndërkombëtare duket se ka tërhequr disa emra në vend të cilat kanë investuar drejtpërdrejt në të dy kategoritë e strukturave. Po kështu ka nxitur bashkëpunimet mes partnerëve shqiptarë dhe markave ndërkombëtare duke marrë kundrejt pagesës emrin dhe duke zbatuar standardet që imponon ai.

Por ku kanë shkuar realisht investimet e markave ndërkombëtare dhe cilat janë disa nga shifrat që tregojnë mënyrën sesi është zhvilluar ky sektor? Strategjia vëren:

  • Investimet kryesohen nga hotelet e markës Melia, me 669 dhoma të projektuara, ndërsa vendin e dytë e mbajnë hotelet e markës Accor, me 616 dhoma të planifikuara, pasuar nga Hyatt me 447 dhoma;
  • Për sa u përket investimeve totale për dhomë, kryesojnë investimet në hotelet e markës Marriott, me një investim mesatar prej 322 581 euro për dhomë, pasuar nga hotelet Hilton, me 201 149 euro për dhomë, dhe Melia me 122 571 euro investim për dhomë;
  • Në lidhje me shifrat totale të investimeve, kryeson Açor me një vlerë totale investimi prej 122 milionë euro, pasuar nga Marriott me 100 milionë euro dhe Melia me 82 milionë euro;
  • Nga një vlerë totale investimesh prej 792 milionë euro, 65% janë projekte të kategorisë me 5 yje, me një investim total prej 615 milionë euro, ndërsa projektet me 4 yje përfaqësojnë 35% të totalit, me 177 milionë euro investime.

Çfarë sjell strategjia e re

Strategjia e turizmit 2024-2030 ndan vendin në të paktën 6 klastera turistikë duke grupuar disa rajone sipas karakteristikave të përbashkëta duke synuar që në vijim të zhvillohen një sërë produktesh, aktivitetesh, eksperiencash, atraksionesh dhe infrastrukturash turistike të krahasueshme ose të ngjashme. Konkretisht këto klastera janë:

1.Klasteri i bregdetit të Adriatikut 2. Klasteri verior i brendshëm 3. Klasteri i qytetit të Tiranës 4. Klasteri qendror 5. Klasteri i bregdetit të Jonit 6. Klasteri jugor i brendshëm.

Lidhur me menaxhimin e plazheve strategjia parashikon që së pari që të bëhet klasifikim dhe tematizim i plazheve, së dyti menaxhimi të jetë më i gjerë duke kaluar në nivel rajonal dhe së treti sillen sërish në vëmendje koncesionet. Këta të fundit nuk sqarohen shumë në detaj se në cilin aspekt do të angazhohen, pra nëse do të përfshirjen direkt edhe plazhet apo do të jenë në shërbime të tjera të lidhura me të si infrastruktura, menaxhimi i mbetjeve apo shërbime mbështetëse turistike.

Një tjetër element që prek strategjia ka të bëjë me zhvillimin e bregdetit ku kryesisht në të kaluarën janë dhënë leje për zhvillimin e fshatrave turistikë që në fakt kanë si synim rezidencat.

“Aktualisht, projektet e investimeve në shkallë të gjerë po e bazojnë fizibilitetin e tyre financiar kryesisht në shitjet e pasurive të paluajtshme/rezidencave, ose në kapitalin e tyre, pasi kushtet e financimit tregtar në këtë fazë nuk ofrojnë një burim të përshtatshëm financimi për projekte të tilla, si në aspektin e periudhave të shlyerjes po ashtu edhe të normave të interesit” thuhet në strategji.

Në këtë kontekst është parashikuar që të adresohet mungesa e efikasitetit të tregut nëpërmjet skemave të përshtatura të nxitjes që mundësojnë ngritjen e resorteve të shfrytëzimit të miksuar dhe të projekteve private në shkallë të vogël në sektorin e hotelerisë, plotësisht funksionale dhe të zhvilluara në mënyrë profesionale.

“Duke rregulluar zhvillimin e projekteve të “shfrytëzimit të miksuar”, objektivi është të thjeshtohet cikli i investimit për të mbështetur qëndrueshmërinë afatgjatë dhe në kushtet aktuale të tregut, qeveria duhet të ofrojë stimuj të synuar për të mundësuar zhvillimin e balancuar të dhomave të hoteleve, rezidencave të markës dhe jo të markës, ndryshe nga ç’ndodh aktualisht”, thuhet në dokument.

 

 

 

The post Investimet në hotele arrijnë 792 milionë euro, 65% marka ndërkombëtare me 5 yje appeared first on Revista Monitor.

Korrektësia me buxhetin 2024, Financat ngjiten në krye, Infrastruktura bie me 7 vende në renditje

31 July 2025 at 23:00

Ministria e Financave kryesoi renditjen për korrektësinë e përdorimit të fondeve buxhetore sipas ligjeve dhe rregullave në vitin 2024 duke u rritur me 4 pikë në krahasim me vitin e mëparshëm.

Në të kundërt Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përjetuar rënien më të madhe në renditje me gati 7 pozicione në vitin 2024 në krahasim me 2023.

Por dobësitë më të mëdha në treguesit e përformancës së përdorimit të buxhetit i ka Ministria për Europën me vetëm 44.5 pikë nga 72 të mundshme në 2024.

Raporti Vjetor për Funksionimin e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik për vitin 2024 dha një vlerësim të performancës financiare të ministrive të linjës për vitin 2024, Ministria e Financave kryeson renditjen me 63.

Pas saj renditet Ministria e Mbrojtjes, e cila ka bërë një përmirësim të ndjeshëm prej nëntë vendesh, duke arritur në vendin e dytë me 61.5 pikë ne krahasim me 2023.

Në vendin e tretë vjen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, e cila ka fituar dy pozicione dhe është vlerësuar me 61 pikë. E katërta renditet Ministria e Drejtësisë me 59.5 pikë, duke shënuar gjithashtu një përmirësim prej katër vendesh.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila ka rënë me tre pozicione, dhe Ministria e Brendshme që ka humbur dy vende, të dyja me nga 56 pikë. Më pas vjen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në vendin e shtatë, me 55.5 pikë, duke pësuar një rënie me tre vende.

Në vendin e nëntë ndodhet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me 54 pikë, një rënie me dy pozicione nga viti i kaluar. Ndërsa Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe inovacionit zë vendin e dhjetë me 50 pikë, duke rënë me një pozicion. Në fund të listës renditet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ka zbritur me një vend dhe ka marrë vetëm 44.5 pikë në total.

Vlerësimi i performancës  u bazua në 18 treguesit që lidhen me planifikimin dhe ekzekutimin e buxhetit si dhe  treguesit mbi zbatimin e kërkesave ligjore të kontrollit dhe auditimit të brendshëm.

Performanca financiare e enteve buxhetore bazohet në 17 drejtime që kanë qëllim evidentimin e progresit të sistemit të kontrollit të brendshëm në tërësi dhe adresimin e problematikave.

Në themel të përformancës janë treguesi “Realizimi i shpenzimeve buxhetore”, “Realizimi i shpenzimeve buxhetore sipas klasifikimit ekonomik”, “Reduktimi i nivelit të detyrimeve të prapambetura”,  “Realizimi i shpenzimeve kapitale”, treguesi “Të gjitha faturat janë dërguar në kohë për pagesë pranë degës përkatëse të thesarit” etj./ B.Hoxha

The post Korrektësia me buxhetin 2024, Financat ngjiten në krye, Infrastruktura bie me 7 vende në renditje appeared first on Revista Monitor.

Laboratorët e teknologjisë në UPT, Manastirliu: Fuqizojmë urat e bashkëpunimit akademi-biznes

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Investimet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në laboratorët e teknologjisë së avancuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, kanë krijuar kushte të reja për kërkimin shkencor për studentët dhe stafet akademike të këtij universiteti.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në një nga laboratorët e teknologjisë, e shoqëruar edhe nga rektori i UPT-së, Akli Fundo, stafi akademik si edhe përfaqësues të industrisë së teknologjisë së informacionit, panë nga afër laboratorët e teknologjisë në këtë universitet.

Ministrja Manastirliu tha se ky investim është një tjetër qasje për të “fuqizuar urat e bashkëpunimit akademi-biznes”.

“Ky është një hap drejt zgjerimit të bashkëpunimit, me qëllim krijimin e zgjidhjeve të reja SMART për industrinë, duke krijuar partneritete të qëndrueshme për të rritur kapacitetet në pjesëmarrjen e projekteve për inovacionin të Bashkimit Evropian”, tha Manastirliu.

Më herët, Manastirliu nënvizoi rëndësinë e laboratorëve për zhvillimin akademik dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve.

“Ne duhet të kemi mundësi që të zhvillohemi edhe për sa i përket aspekteve akademike dhe kërkimit shkencor duke krijuar mundësinë e ndërkombëtarizmit. Shqipëria ka mundësi që të zhvillohet në fushën e inovacionit dhe këtu rol të rëndësishëm luajnë universitetet si dhe bashkëpunimi që universitet kanë më institucionet ndërkombëtare partnere”, u shpreh Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në një nga laboratorët e t...
1 nga 20

/e.i/r.e/

The post Laboratorët e teknologjisë në UPT, Manastirliu: Fuqizojmë urat e bashkëpunimit akademi-biznes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

29 July 2025 at 12:00

Të paktën pesë kompani kanë kaluar fazën e parë të tenderit që lidhet me mbikëqyrjen e punimeve dhe të gjitha kontratave të furnizimit dhe instalimeve elektro-mekanike (E&M).

Në faqen e prokurimeve të BERZH u renditën edhe emrat e kompanive të cilat do të vijojnë tani me fazën e dytë.

Tenderi është pjesë e projektit rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit dhe konkretisht për procedurën “Konsulencë për mbikëqyrjen e punimeve dhe të gjitha kontratave të furnizimit dhe instalimeve elektro-mekanike (E&M)”.

Aplikimet u dorëzuan në 10 qershor teksa njoftimi për emrat e kompanive u bënë në datë 28 korrik 2025.

Lista e kompanive që kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes, ndër të cilat janë disa konsorciume ndërkombëtare si:

  1. ALTINOK – DMEC – IPSA Joint Venture Turkey
  2. DB E&C – Typsa – Abkons Germany
  3. Hill International N.V. – TUMAS Turkısh Engıneerıng Consultıng & Contractıng Co. – PLANET S.A. – SYSTEMA Consulting S.A.  Netherlands (the)
  4. JV SUEZ Consulting (SAFEGE) and Eptisa Servicios de Ingenieria S.L.,  France
  5. SYSTRA – ARDANUY

Projekti Vorë-Hani i Hotit

Kosto totale e projektit është rreth 356 milionë euro, teksa do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare.

Kështu 98.7 milionë euro janë hua nga BERZH dhe 100 milionë euro të tjera nga Banka Europiane e Investimeve.

Kësaj i shtohen edhe 133 milionë euro grant investimi nga Bashkimi Europian por edhe fonde te buxhetit. Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore.

Projekti është pjesë e zgjatimit të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe europiane përmes Korridorit X pan-Europian.

Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.

Ajo kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit (km 140). Sipas ndarjes administrative, hekurudha përshkon territoret e shtatë bashkive (Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe).

The post Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen appeared first on Revista Monitor.

Investitorë nga Izraeli shfaqin interes për të hyrë në tregun bankar shqiptar

27 July 2025 at 23:01

Sektori bankar në Shqipëri këtë vit ka shfaqur interes nga investitorë të rinj. Pas aplikimit nga banka turke Ziraat, që pritet të miratohet së shpejti, një tjetër subjekt i huaj ka paraqitur interesin për të hyrë në tregun shqiptar.

Sipas burimeve nga tregu, bëhet fjalë për investitorë nga Izraeli, të përfaqësuar nga Gal Bar Dea, që deri para pak muajsh mbante detyrën e drejtorit të përgjithshëm One Zero Digital Bank.

Burime nga Banka e Shqipërisë shprehen se investitorët izraelitë kanë shprehur interes për të ngritur një bankë në vendin tonë, por ende nuk ka një aplikim zyrtar prej tyre për të marrë licencë për aktivitet bankar në Shqipëri.

One Zero është një bankë relativisht e re, e themeluar në vitin 2019, si e para bankë dixhitale në Izrael, por shumë shpejt ka shfaqur plane ambicioze zgjerimi edhe në tregje të tjera, duke përfshirë edhe një projekt të përbashkët për ngritjen e një banke dixhitale në Itali, në bashkëpunim me bankën italiane, Banca Generali.

Megjithatë, mjedisi i pafavorshëm gjeopolitik dhe tensionet e larta në Lindjen e Mesme, kanë bërë që për momentin banka izraelite t’i pezullojë planet e zgjerimit në tregjet e huaja.

Ish-drejtori i përgjithshëm, Gal Bar Dea, u largua pikërisht për shkak të tërheqjes së One Zero nga strategjia e zgjerimit ndërkombëtar dhe nuk përjashtohet që interesi në Shqipëri të jetë pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar një model të ngjashëm të bankingut dixhital në vende të tjera, por në mënyrë të pavarur nga One Zero.

Duke filluar nga viti 2015, tregu bankar shqiptar ka hyrë në një cikël përqendrimi, që solli uljen e numrit të bankave tregtare nga 16 në 11 të tilla.

Me përjashtim të Bankës së Kreditit të Shqipërisë, që doli nga tregu nëpërmjet likuidimit, zvogëlimi i numrit të bankave ka ardhur nëpërmjet blerjes dhe përthithjes nga bankat konkurrente në treg. Etapa e fundit në këtë proces u zhvillua në vitin 2022, kur Alpha Bank Albania u ble dhe u përthith nga Banka OTP Albania.

Por, pas më pak se një dekade nga nisja e ciklit të përqendrimit, sektori bankar shqiptar duket se mund të fillojë një zgjerim të ri të numrit të subjekteve në treg. Rritja e shpejtë e sektorit në vitet e fundit dhe përmirësimi i treguesve të përfitueshmërisë duket se e ka bërë atë tërheqës edhe për hyrjen e aktorëve të rinj.

Interes për të hyrë në tregun bankar në parim ka shfaqur disa vite më parë dhe grupi estonez Iute, i pranishëm në Shqipëri dhe disa vende të Europës Lindore me institucione të mikrofinancës.

Megjithatë, interesi i Iute nuk shkoi shumë larg, edhe për shkak të politikës së ndryshuar licencuese të Bankës së Shqipërisë, që nuk krijon shumë hapësira për hyrjen e investitorëve pa përvojë dhe reputacion të konsoliduar në tregun bankar. E.Shehu

 

The post Investitorë nga Izraeli shfaqin interes për të hyrë në tregun bankar shqiptar appeared first on Revista Monitor.

QKB: 541 biznese të huaja u regjistruan në 3-mujorin e parë

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Shqipëria po konsolidohet si një destinacion tërheqës për investitorët ndërkombëtarë, duke shënuar një rritje të ndjeshme në regjistrimin e bizneseve me pronësi të huaj dhe partneritete shqiptaro-të huaja.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Biznesit (QKB), në vetëm 3 muajt e parë të vitit janë regjistruar 541 biznese me pronësi të huaj, një rritje prej 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjithashtu, janë regjistruar 94 biznese me pronësi të përbashkët shqiptaro-të huaj, që përfaqësojnë një rritje prej 42% në të njëjtën krahasim vjetor.

“Në total, regjistrimi i bizneseve me element të huaj ka shënuar një rritje prej 44%, një tregues i qartë i rritjes së besimit në tregun shqiptar dhe i interesit të shtuar nga investitorët globalë. Shqipëria po shndërrohet në një pikë kyçe për nisma me vizion ndërkombëtar, duke ofruar një klimë gjithnjë e më të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe investimeve afatgjata”, bën të ditur QKB.

Investimet e huaja direkte në Shqipëri arritën një rekord prej 1.58 miliard eurosh në vitin 2024, duke shënuar rritje veçanërisht në sektorët e ndërtimit dhe energjisë. /j.p/

The post QKB: 541 biznese të huaja u regjistruan në 3-mujorin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kapitali në hije: A është Shqipëria në shënjestër të financimit rus?

24 July 2025 at 16:00

Në dukje, Shqipëria qëndron larg rrjedhave të errëta të kapitalit rus. Në praktikë, ekspertët paralajmërojnë se ky mund të jetë vetëm një iluzion i rehatshëm. Ndonëse investimet ruse në territor janë minimale dhe të padukshme në sipërfaqe, struktura të cunguara mbikëqyrjeje, tregje të pambrojtura dhe një mjedis i lartë informaliteti krijojnë hapësira të rrezikshme për depërtimin e kapitalit të padëshiruar — përfshirë atë me origjinë nga Moska.

Nga Jona Plumbi

Në korrik 2025 komisioni i posaçëm parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja miratoi stratëgjinë në bazë të të cilës do të zbatojë punën e tij. Kryetari i Komisionit, Erion Braçe, e quajti luftën ndaj dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj keqdashëse një prioritet kombëtar që kërkon vëmendje në nivelin më të lartë legjislativ. Ndërsa grupi i ekspertëve pranë këtij komisioni përgatiti disa propozime për mbrojtjen ndaj ndikimeve të huaja, ku përfshihet ngritja e një platforme bashkëpunimi ndërmjet bankave si dhe komunikimin mes institucioneve financiare.

Këtë shqetësim e kanë edhe ekspertët e ekonomisë me të cilët Faktoje bisedoi lidhur me rrezikun e mundshëm që i kanoset Shqipërisë për ndërhyrjen e parasë “së pisët” nga vende keqdashëse si Rusia. Edhe pse sot për sot Shqipëria duket se nuk është shumë e ekspozuar ndaj kapitalit rus, rreziku qëndron.

Në kërkim të gjurmëve të padukshme

Shqipëria është më pak e ekspozuar ndaj kapitalit rus se vendet e tjera të rajonit,” thotë Ilir Brasha, ekspert ekonomie për Faktoje. Ai thekson se për momentin nuk ka të dhëna konkrete për investime direkte të fshehura nga Rusia. Një kërkim në databazën Open Corporates tregon vetëm 43 biznese me origjinë ruse të regjistruara në vend, dy prej të cilave themeluar në vitin 2023. Por kjo nuk do të thotë se gjithçka është në rregull.

Problemi qëndron pikërisht tek mungesa e gjurmimit të përfituesve përfundimtarë të investimeve,” shpjegon Brasha. Paratë ruse mund të vijnë jo në mënyrë direkte, por përmes kompanive të ndërmjetme, juridiksioneve offshore, apo partnerëve që operojnë nga parajsa fiskale.

Eduart Gjokutaj shpjegon për Faktoje se sektorët më të rrezikuar për infiltrimin e kapitalit rus janë ndërtimi, tregu i pasurive të paluajtshme, energjia, minierat dhe turizmi rural. “Pikërisht aty ku ka informalitet të lartë dhe mbikëqyrje të dobët, aty mund të penetrojë kapitali i huaj me interesa të errëta,” analizon Gjokutaj.

Sipas tij tregu i pasurive të paluajtshme është tejet i pambrojtur dhe veçanërisht zonat turistike si Saranda, Vlora, Lezha, Shkodra apo Tirana shihen si mënyra idelae për të legalizuar fonde të dyshimta.

Arben Malaj, një nga ekspertët që dha propozime në komisionin për dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja në kuvendin e Shqipërisë, thekson edhe nevojën për të “skanuar” të gjithë ato biznese që në dukje e kanë një problem.

“Bizneset aktuale që janë në fushën e lojërave të fatit dhe në ndërtim aty ku ka, se nuk duhet t’i biem në qafë askujt kot, aty ku ka flamuj të kuq të ngritur, duhet të skanohen dhe ta mbrojmë ekonominë tonë nga paratë kriminale”, tha Malaj.

Pikat e dobëta të shtetit

Edhe pse Shqipëria ka përditësuar legjislacionin për të qenë në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian, institucionet e saj mbeten të papërgatitura për të ndaluar kapitalin e kamufluar. Gjokutaj gjykon se Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) funksionon me kapacitete të kufizuara dhe nuk disponon mjete të avancuara të analizës. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ushtron mbikëqyrje kryesisht formale, ndërsa Drejtoria e Tatimeve nuk ka akses të plotë mbi të dhënat e transaksioneve ndërkombëtare.

Ekspertët vlerësojnë se në mungesë të një sistemi për verifikimin e përfituesve fundorë të kapitalit, gjurmimi bëhet gati i pamundur. Mekanizmi i vetëm që duhet të funksionojë për të identifikuar lidhjet me vendet e sanksionuara si Rusia, është ai i pronësisë përfundimtare – dhe ai mungon.

Njëkohësisht “Shqipëria nuk aplikon kontrolle të forta për kapitalin që vjen nga juridiksione offshore, si Qipro, Malta apo Ishujt Virgjër, ku fshihet shpesh pronësia”, vlerëson Gjokutaj.

Një tjetër portë që Shqipëria ka lënë hapur për ndërhyrje të tilla është Ligji për Investimet Strategjike, vlerëson Gjokutajt. Ligji ofron përjashtime dhe përfitime të mëdha, pa hetim të thelluar mbi origjinën e fondeve, duke krijuar hapësirë për kapitalin që kërkon të fshehë gjurmët e veta.

Sot, ndikimi rus në ekonominë shqiptare duket i vogël dhe periferik. Por ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk duhet të mashtrohet nga kjo qetësi relative.

Kapitali është si uji – kërkon të rrjedhë aty ku ka më pak pengesa,” thotë Artan Gjergji, studiues i kapitalit dhe tregjeve financiare. Ai përmend faktin se shumë investime që shfaqen si evropiane apo nga Lindja e Mesme shpesh rezultojnë me struktura pronësie që çojnë tek kompani guackë offshore, ku identiteti i investitorëve është praktikisht i pakapshëm.

Kjo mund të përbëjë një kërcënim serioz nëse flukset financiare nga Rusia fillojnë të devijojnë nga shtetet më të kontrolluara drejt vendeve si Shqipëria, ku kontrolli është më i brishtë.

Çfarë duhet bërë?

Shqipëria e ka shmangur ekspozimin e drejtpërdrejtë, pavarësisht përpjekjeve për hyrje të kapitalit kinez dhe rus në disa raste – përfshirë blerjen e Albpetrol nga Gazprom në vitin 2012 apo zotërimin e përkohshëm të Aeroportit “Nënë Tereza” nga një kompani kineze.

Ekspertët bien dakord për disa hapa urgjentë që duhet të ndërmarrë Shqipëria. Krijimi i një regjistri të detyrueshëm dhe publik të përfituesve përfundimtarë të çdo investimi të huaj është ai që i bën bashkë të gjithë ekspertët. Gjithashtu shkëmbimi në kohë reale i të dhënave mes institucioneve si AIF, Banka e Shqipërisë, AMF, DPT dhe SHISH është kyç në kndvështrimin e Eduart Gjokutajt.

Ligji për Investimet Strategjike – i miratuar si ligj i përkohshëm por që ka pësuar shtyrje të njëpasnjëshme të afatit për përfundimin e tij – duhet të vendosë filtra të fortë mbi origjinën e kapitalit. Themelimi i një task-force të përhershme për hetimin e flukseve financiare të dyshimta nga vendet e sanksionuara dhe forcimi i rolit të bankave në raportimin dhe analizimin e transfertave ndërkombëtare të dyshimta është një tjetër hap që duhet ndërmarrë sipas ekspertëve.

Përfundim

Ndërkohë që flukset financiare nga Rusia në dukje janë minimale në Shqipëri, ekspertët paralajmërojnë se nuk është çështja “nëse”, por “kur” do të tentohet një formë më agresive e depërtimit. Pa një arkitekturë mbrojtëse të mirëfilltë, Shqipëria rrezikon të shndërrohet në hallkën e dobët të sigurisë ekonomike në Ballkan.

Në një botë ku luftërat nuk bëhen më vetëm me armë, por me para, mosvëmendja ndaj kapitalit të padukshëm është një luks që Shqipëria nuk mund ta përballojë.

The post Kapitali në hije: A është Shqipëria në shënjestër të financimit rus? appeared first on Faktoje.al.

Me qira për 20 vjet, ambientet që do t’i jepen privatit në Kalanë e Lëkurësit dhe Rozafës

22 July 2025 at 23:00

Në Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe atë të Lëkurësit në Sarandë është parashikuar që të kalojnë tek privati për një shfrytëzim me qira 20 vjeçare dy ambiente shërbimi.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka bërë të ditur se kjo procedurë që parashikon dhënien në përdorim të pasurisë kulturore publike bën pjesë në atë që njihet si rijetësim.

Lidhur me kalanë e Lëkurësit në Sarandë njoftimi saktëson se bëhet fjalë për një sipërfaqe 862 m2.

“Ambient shërbimi në Kalanë e Lëkurësit, Sarandë, me sipërfaqe prej 862 m2. Kalaja e Lëkurësit ndodhet midis rrënojave të fshatit Lëkurës të braktisur në vitin 1878, mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet në formën e një piramide.

Kalaja gëzon statusin “pasuri kulturore” rikonfirmuar me urdhër nr. 482, datë 1.8.2023 të ministrit të Kulturës, si dhe VKM-së nr. 730, datë 13.12.2023, “Për deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme e zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Sarandës, Kalasë së Lëkurësit e Manastirit të 40 Shenjtorëve, dhe miratimin e zonimit e të planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre” thuhet në dokument.

Lidhur me sipërfaqen në kalanë e Rozafës përcaktohet se bëhet fjalë për një ambient shërbimi në oborrin e tretë të Kalasë me sipërfaqe prej 196.2 m2.

Kalaja gëzon statusin “pasuri kulturore” shpallur nga vendimi i Institutit i Shkencave (botuar në Gazetën Zyrtare nr. 95, datë 16.10.1948), Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës nr. 6, datë 15.1.1963, Ministria e Arsimit dhe Kulturës me nr. 1886, datë 10.6.1973, si dhe objekt i VKM-së nr. 788, datë 18.12.2024, “Për deklarimin “pasuri kulturore e paluajtshme” të zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Shkodrës, miratimin e zonifikimit dhe të planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre”.

Njoftimet përcaktojnë kriteret që duhet të plotësojnë subjektet që janë të interesuar për këto procedura si për personat fizikë edhe për ata juridikë të lidhura me element si kapacitetet tekniko-ligjore, gjendja financiare, ajo gjyqësore.

Ndërkohë që dokumentacioni duhet të përfshijë edhe : i propozimin për marrjen në përdorim të pasurisë kulturore; i. projektin e rijetësimit, sipas nenit 185, të ligjit nr. 27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, i ndryshuarit. analizën e detajuar të projektit; iv. planin e zhvillimit të territorit; v. dokumentacionin për pjesëmarrje në projekte të mëparshme; vi. garancinë për miradministrimin e pronës, në formën e një vërtetimi bankar, të 3 (tre) muajve të fundit nga data e dorëzimit të dokumentacionit, në vlerën jo më pak se 10 (dhjetë) % të projektit të propozuar; vii. vërtetim për xhiron mesatare vjetore të 3 (tre) vjetëve të fundit, në vlerën prej minimalisht 50 (pesëdhjetë) % të vlerës së investimit të parashikuar në projektin e propozuar./N.Maho

 

The post Me qira për 20 vjet, ambientet që do t’i jepen privatit në Kalanë e Lëkurësit dhe Rozafës appeared first on Revista Monitor.

Energjia, OSSH investim 6 milionë euro për linjën e re 35kv në nënstacionin Elbasan

21 July 2025 at 12:59

Një linjë e re tensioni 35 kilovolt që nis nga nënstacioni 220 në Elbasan si dhe rikonstruksioni i disa nënstacioneve të tjera të këtij rajoni pritet të zënë vend së shpejti.

Ky investim synon që të përshtate rrjetin me zhvillimet në terren që lidhen me projektet e burimeve të reja gjeneruese si në hidro edhe fotovoltaikë.

Një procedurë e hapur këtë të hënë në Agjencinë e Prokurimit Publik që ka në objekt kontrate këtë projekt parashikon një fond limit prej 599 milionë lekë apo 6 milionë euro.

“Ky projekt ka si qëllim idenë e ndërtimit të linjës së re 35kV me shtylla 110kV, me dy qarqe dhe do të fillojë nga N.Stacioni Radio – Elbasan, Banjë – Cerrujë – Gramsh dhe përfundon në Mjekës – Elbasan dhe fuqizimi rikonstruksion në N.Stacionet Gramsh, Cërruje Banjë.

Ideja dhe qëllimi i kësaj linje të është gjithashtu edhe mundësia në perspektivë për kalimin e një qarku me nivel tensioni 110kV duke u përshtatur me zhvillimet dhe rritjen e prodhimit të energjisë elektrike si nga HEC ashtu edhe nga impiantet fotovoltaik në këtë zonë. Ndërsa N.stacionet do të rikonstruktohen dhe fuqizohen me trakteve 35kV ne N.Stacionet Gramsh, Cërruje, Banje”

Linja do të ndërtohet në trasë të re, do te jetë me dy qarqe 35kV, me shtylla 110kV” thuhet në relacionin teknik të projektit. I njëjti nënvizon se qarku i parë 35kV do të jetë me përcjellës ACSR 120/20mm2 , dhe qarku i dytë me përcjellës ACSR 1×240/40mm2

Kështu qarku i parë 35kV nga N.Stacioni 35kV Radio në drejtim te N.Stacionit Banjë – N.Stacionit Cërruje dhe do të përfundojë në N.Stacionin Gramsh. Qarku i dyte i ri 1×240/40mm2, nga Gramshi deri në afersi të N.Stacionit Banjë do të jetë në shtylla 110 kV dhe do të vazhdojë me tek qark deri ne N.Stacioni Mjekes Elbasan.

“Traktet 35kV ne N.Stacionet Gramsh dhe Cerruje do të jenë të rinj, hyrje dalje, me cela të brendshme 35kV dhe ne N.Stacionin Banjë do të ndërtohet një portal i ri 35kV dhe ndarës i ri 35kV.

Qarku i dytë 1x 240mm2, në N.Stacioni 35/6kV Mjekes – Elbasan do të lidhet aty ku hyn linja ekzistuese nga N.Stacioni i Banjës” thuhet në relacion.

 

The post Energjia, OSSH investim 6 milionë euro për linjën e re 35kv në nënstacionin Elbasan appeared first on Revista Monitor.

68 milionë lekë investime për përmirësimin e kushteve të jetesës në zona informale në Shkodër

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit, në bashkinë Shkodër do të nisë së shpejti projekti për përmirësimin e infrastrukturës, me një investim prej 68 milionë lekësh.

Ky projekt ka si qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës, kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi dhe në lagje banimi që kanë mungesë shërbimesh bazë, si ujësjellësi dhe kanalizimet, ose ku këto shërbime janë të papërshtatshme.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi se projekti përfshin rikonstruksionin e rrugës “Roza Lejn” dhe degëzimeve të saj, duke siguruar kushte më të sigurta, qasje më të lehtë dhe një mjedis më të denjë për 157 familje që përfitojnë drejtpërdrejt nga ky investim.

Përveç kësaj, punimet do të vazhdojnë në çdo cep të Shqipërisë për të garantuar që asnjë familje të mos mbetet pas, duke siguruar qasje në infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme për çdo komunitet. /j.p/

The post 68 milionë lekë investime për përmirësimin e kushteve të jetesës në zona informale në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌