Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Një shtëpi për një votë? Kredi të buta për administratën para zgjedhjeve

13 May 2025 at 17:10

Autore: Vjolanda Peca | Citizens.al | Tiranë

Në marsin e këtij viti, ndërsa vendi hynte në ethet e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, qeveria shpalli një program “lehtësues” për të punësuarit në administratën publike. Një kredi me 0% interes, me kusht që përfituesit të mos dorëhiqen për pesë vitet e ardhshme.

1980 aplikime u regjistruan për këtë skemë nga punonjës të 12 institucioneve publike, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në letër, një politikë sociale për përmirësimin e aksesit në strehim. Në realitet, një ndërhyrje e dyshimtë në mes të fushatës, me elementë të presionit elektoral.

Kjo “dhuratë” në prag zgjedhjesh përbën një subvencion të drejtpërdrejtë që krijon një avantazh financiar të menjëhershëm për punonjësit e administratës.

Përgjatë vitit 2025, nga buxheti i shtetit do të shpenzohen rreth 50 milionë lekë për të financuar këtë program, llogari kjo e bërë duke pasur parasysh mesataren e pagesave për subvencionimin e interesave të kredive të kaluara. Ajo ç’ka e bën të dyshimtë interesin real të qeverisë ndaj administratës shtetërore, është fakti që kjo thirrje është shpallur vetëm 2 muaj para zgjedhjeve parlamentare, më 11 mars, duke shtuar dyshimet që mund të jetë bërë për të ndikuar në grupin e punonjësve të sektorit publik, të cilët janë një segment me peshë zgjedhore.

Kjo kredi “lehtësuese” e përfituar nga punonjësit e administratës publike e detyron këtë të fundit të mos kërkojë dorëheqjen për pesë vitet e ardhshme, sepse kredia kthehet në tregtare duke e rritur kështu përqindjen e interesit. Mekanizmi i kthimit të kredisë në tregtare krijon një varësi financiare të drejtpërdrejtë, që kufizon lirinë ekonomike dhe mobilitetin në tregun e punës.

“Kjo përbën një barrierë ekonomike strukturore që pengon autonominë profesionale dhe i mban punonjësit të lidhur me institucionin. Në terma afatgjatë, kjo ul produktivitetin dhe konkurrencën e tregut të punës, dhe potencialisht rrit informalitetin për shkak të detyrimit për të qëndruar në pozita joefektive”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj.

Kriteret kryesore që një punonjës të përfitojë kredinë e lehtësuar janë: të mos kenë banesë në emër të tij apo familjarëve, të mos kenë pasuri të paluajtshme apo të mos jetë aktualisht përfitues nga programet e strehimit social, sipas pikës 15/1, të nenit 2, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar.

Në kushte tregu, interesi real për kredi të tilla është zakonisht 4–8% në Shqipëri, çka do të thotë se punonjësit përfitojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë mijëra euro kursim për çdo kredi. Kjo përbën diferencim të privilegjuar ekonomik të një grupi zgjedhësish të lidhur me sektorin publik, që ka potencial të ndikojë në sjelljen e tyre elektorale.” – shprehet z.Gjokutaj.

Këshilli i Ministrave në vendimin Nr. 468, datë 26.7.2023 përcaktoi të gjitha kriteret që punonjësi i aministratës publike duhet të përmbushë që të përfitojë kredinë lehtësuese, e nëse i punësuari i plotëson mund t’i humbasë e drejta nëse brenda një viti nuk e gjen banesën.

Punonjësi, përfitues i administratës publike, që nuk ka gjetur banesën brenda afatit 1- vjeçar nga dita e publikimit të listës fituese apo kur nuk është kualifikuar nga institucioni financiar si i përshtatshëm për të lidhur kontratën e kredisë, humb të drejtën e përfitimit të kredisë së lehtësuar”, thuhet ndër të tjera në VKM.

Me anë të një kërkese për informacion drejtuar Ministrisë së Ekonomisë lidhur me këtë thirrje, ky institucion u përgjigj se programi i kredisë së lehtësuar për administratën publike, pra ata që mbajnë statusin e nëpunësit civil, apo kanë kontratë pune pa afat të përcaktuar.

Numri total i aplikimeve në mbyllje të procesit të aplikimit ishte rreth 1980 për 12 institucione përfituese” – u shpreh MEKI në përgjigjen zyrtare.

Kodi zgjedhor në nenin 91 pika 4 thotë: “Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë… mbështetje ekonomike apo sociale.”

Programi u shpall më 11 mars, pra brenda afatit të ndaluar, por ligjet si shpeshherë shkelen me të dyja këmbët duke i servirur programet si ‘‘të mira sociale’’.

“Kemi të bëjmë me deformim të sjelljes korrekte të shtetit në fushatë elektorale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes strukturave të veta monitoruese duhet t’i kishte identifikuar, verifikuar dhe duhet të kishte marrë vendimet përkatëse që parashikon kodi zgjedhor.” – shprehet Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike.

Ky program mund t’iu ishte prezantuar punonjësve të administratës publike muaj më parë, ose disa muaj pas zgjedhjeve, por prezantimi në këtë periudhë vjen si një mesazh i qartë presioni indirekt për elektoratin e administratës publike.

The post Një shtëpi për një votë? Kredi të buta për administratën para zgjedhjeve appeared first on Citizens.al.

Qeveria do rritë buxhetin për pensionet e mbrojtjen, do reduktojë shpenzimet në SPAK

By: fra nc
10 July 2025 at 14:12

Buxheti i viteve 2026-2028 do të fokusohet tek mbrojtja dhe pensionet. Programi afatmesëm i botuar në Fletoren Zyrtare projekton rritje progresive të fondeve që do të jepen për Ministrinë e Ekonomisë për politikat e pensioneve dhe Ministrinë e Mbrojtjes për angazhimet në rritje për buxhetin e NATO-s.

Në vitin 2026 vjen buxheti për insititucionet do të jëtë 4.8 miliardë dhe Ministria e Ekonomisë do të marrë afro 700 mln euro nga 570 që menaxhon këtë vit, ndërsa buxheti i mbrojtjes nga 520 milionë euro do të rritet në 607 milionë euro deri në vitin 2028.

Ministria e Shëndetësisë, e cila ka edhe pjesën kryesore të buxhetit, do të ketë një rritje të lehtë, nga 800 milionë euro në 820 milionë euro në 2028.

Ndërsa buxheti i infrastrukturës do të organizohet me planin e projekteve, pasi nga 690 milionë euro, fillimisht do të rritet në 760 milionë euro dhe më pas të ulet në 715 milionë euro në vitin 2028.

Ndërkohë nga ana tjetër, bie në sy reduktimi i buxhetit për drejtësinë e në veçanti për SPAK. Për Prokurorinë e Posaçme, buxheti do të faturojë 18 mln euro në vit, nga 23 që ka dhënë gjatë viteve të fundit, pritet të reduktohet me 5 mln euro.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qeveria do rritë buxhetin për pensionet e mbrojtjen, do reduktojë shpenzimet në SPAK appeared first on Euronews Albania.

Kush do të shpenzojë më shumë para publike? Ja ‘kampionët’ e buxhetit të ri, shifrat që befasojnë!

9 July 2025 at 16:43

Për shërbime shëndetësore, për paga-pensione, për skemat e mbështetjes së familjeve në nevojë, arsim, punësim, sigurinë kombëtare, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë dhe turizmin pritet të shpenzohen 8.5 miliardë euro vitin që vjen nga 8.2 miliardë euro të planifikuara për këtë vit.

Por si planifikohet të bëhet shpërndarja e buxhetit për institucionet? Në programin buxhetor afatmesëm 2026-2028 që është publikuar në Fletoren Zyrtare, parashikohet rritje graduale e fondeve që do të jepen për 95 institucione që mbështeten me buxhet. Nëse këtë vit për institucionet shpenzimet janë të planifikuara në 4.7 miliardë euro në vitin që vjen rriten në rreth 4.8 miliardë dhe në 2028-ën kapërcejnë vlerën 4.9 miliardë euro.

Edhe pse buxhetin më të lartë do vijojë ta ketë Ministria e Shëndetësisë, rritjen më të madhe të shpenzimeve do ta kenë Ministria e Ekonomisë me fokus kryesor tek pensionet dhe Ministria e Mbrojtjes, si detyrim edhe ndaj vendimit të NATO-s për të shtuar buxhetin e mbrojtjes.

E përkthyer në shifra, Ministria e Ekonomisë që sot drejtohet nga Blendi Gonxhja nga 570 milionë euro shpenzime që ka, deri në 2028-ën ky buxhet i rritet me gati 130 milionë euro, e në total planifikohet të marrë 699 milionë euro. E gjithë kjo rritje e fondit do të shkojë për programin e sigurimeve shoqërore, duke dëshmuar nevojën që do të ketë skema e pensioneve për financim nga buxheti i shtetit për shkak të deficitit që vijon.

Për të siguruar armatime, mjete ushtarake, arsim apo mbrojtjen civile buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes në 3-vitet e ardhshme do të vijojë të rritet. Nga 520 milionë euro që është këtë vit, në 2028-ën planifikimi i bërë është që buxheti të arrij në 607 milionë euro.

Edhe pse me rritje të lehtë nga viti aktual, Ministria e Shëndetësisë, renditet e para me pjesën më të madhe të buxhetit. Nga 800 milionë euro këtë vit, buxheti do të rritet në 820 milionë euro për shëndetësinë deri në 2028-ën, për të mbuluar të gjitha nevojat në çdo hallkë të sistemit shëndetësor, duke përfshirë nga pagat deri në rikonstruksionin e qendrave shëndetësore.

Ndërsa Ministria e Infrastrukturës, që këtë vit mori 690 milionë euro buxhet, pritet të marrë 760 milionë euro vitin tjetër dhe më pas të ulet në 714 milionë euro në vitin 2028. Edhe për këtë 3-vjeçar vëmendja do të jetë tek rrugët, pasi transporti rrugor do të ketë 50% të totalit të buxhetit që merr kjo ministri.

Kurse buxheti për institucionet e drejtësisë parashikohet në të njëjtat nivele, me përjashtim të SPAK që është në rënie nga 23 milionë euro këtë vit, në 18  milionë euro për çdo vit nga 2026-ta deri në 2028-ën.

The post Kush do të shpenzojë më shumë para publike? Ja ‘kampionët’ e buxhetit të ri, shifrat që befasojnë! appeared first on Sot News | Lajme.

Ndryshimet në buxhet, shkurtohen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për infrastrukturën

7 July 2025 at 23:01

Ndryshimet e mes-vitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak ditë më parë nga parlamenti rrisin më tej financimin për projektet e infrastrukturës, teksa fondet për arsimin dhe shëndetësinë u reduktuan në krahasim me buxhetin e fillim vitit.

Shqipëria ka nevoja të mëdha për financimin e kapitalit njerëzor për të frenuar emigracionin dhe për të rritur produktivitetin nëpërmjet rritjes së cilësisë së dijes dhe shëndetit, por infrastruktura fizike vijon të mbetet prioritet i politikave publike.

Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë ka përfituar një rritje prej 2.85 miliardë lekësh në krahasim me buxhetin fillestar, me buxhet total 76.88 miliardë lekë sipas Aktit Normativ nr. 6, me rritje prej 4% në raport me buxhetin fillestar.

Financimet më të mëdha janë përqendruar në transportin rrugor, me një shtesë prej 2 miliardë lekësh ose 6.6% më shumë, që tregon prioritet ndaj projekteve rrugore.

Furnizimi me ujë dhe kanalizimet kanë rritje të buxhetit me 864 milionë lekësh ose 6.1% më shumë. Programi mbështetjen për energjinë ka rritje të financimeve me 200 milionë lekësh 6% në krahasim me buxhetin fillestar. Transporti hekurudhor ka pësuar një ulje prej 393 milionë lekësh ose 6.5%, që mund të tregojë ngadalësim të projekteve të reja në këtë sektor.

Nga ana tjetër për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, buxheti total është ulur me 100 milionë lekë në raport më buxhetin e fillim vitit. Brenda ministrisë ka lëvizje të mëdha në zërat e buxhetore. Arsimi Universitar ka pësuar një ulje prej 300 milionë lekësh ose -2%. Në të kundërt, Fondet për shkencën janë rritur me 100 milionë lekë ose me 7%, një sinjal pozitiv për kërkimin shkencor dhe inovacionin.

Gjithashtu ndryshimet buxhetore të vitit 2025 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale reflektojnë një ulje të përgjithshme të buxhetit me rreth 1 miliard lekë (-1.3%) krahasuar me buxhetin fillestar.

Sektori më i prekur është kujdesi parësor. Rënia më e madhe në përqindjeje ka ndodhur te Shërbimet e Kujdesit Parësor, me një shkurtim prej 1.3 miliardë lekësh (-19.3%). Kjo është një goditje e rëndë për hallkën e parë të kontaktit të qytetarëve me sistemin shëndetësor dhe mund të ndikojë drejtpërdrejt në shërbimet ambulatore, qendrat shëndetësore dhe diagnostikimet e hershme.

Edhe Shërbimet e Shëndetit Publik kanë pësuar një ulje të konsiderueshme prej 334 milionë lekësh (-6.7%). Kjo mund të përfshijë ndërhyrje në fushata të vaksinimit, kontrollin e sëmundjeve infektive, apo mbikëqyrjen epidemiologjike./ B.Hoxha

The post Ndryshimet në buxhet, shkurtohen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për infrastrukturën appeared first on Revista Monitor.

Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore

18 June 2025 at 22:28

Emisioni “Plug” Sonte do t`ju tregojmë një anë tjetër të medaljes, të aferës së inceneratorëve dhe menaxhimin e plehrave në përgjithësi. Në pak vite, për tre inceneratorë inekzistent dhe për landfillin e Sherishtës në Vlorë, shqiptarët kanë paguar më shumë se 200 milionë euro nga taksat e tyre. Ta nisim nga Tirana. Plug ka siguruar […]

The post Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore appeared first on BoldNews.al.

Sufiçiti arrin në 412 mln euro/ Shqiptarët mbushin buxhetin e shtetit, por investimet në vendnumëro

17 June 2025 at 21:24

Me taksat e paguara në kohë, shqiptarët e kanë mbushur më shumë buxhetin e shtetit në 5 muajt e parë të vitit. 305.9 miliardë lekë janë arkëtuar deri në muajin maj. Një rritje me një nivel 6.5% sipas të dhënave të Ministrisë së Financave më shumë se e njëjta periudhë e një viti. Nga të […]

The post Sufiçiti arrin në 412 mln euro/ Shqiptarët mbushin buxhetin e shtetit, por investimet në vendnumëro appeared first on BoldNews.al.

Të ardhurat rriten me 6.5% për janar-maj, buxheti nuk shpenzon 90 mln euro

17 June 2025 at 15:34

Buxheti i shtetit ka mbledhur rreth 305.92 miliardë lekë për 5 mujorin e vitit 2025, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat janë rritur me 6.5%. Përmirësimi ka ardhur në pjesën më të madhe nga TVSH-ja dhe të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore. Buxheti ka mbledhur të gjitha të ardhurat e planifikuara, me një tejkalim të lehtë prej 2%.

Shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 265.52 miliardë lekë për 5 mujorin e vitit 2025, me një realizim prej 95%.

Për shkak të të ardhurave më të larta sesa shpenzimet, buxheti ka rezultuar me një suficit prej rreth 40 miliardë lekësh, nga 26.8 miliardë lekë që ishte planifikimi, që nënkupton që buxheti nuk ka shpenzuar rreth 9.2 miliardë lekë të planifikuara, ose rreth 90 milionë euro.

Financat parashikojnë sipas planit fillestar që buxheti të rezultojë me suficit deri në tetor, ndërsa pritet sërish përqendrim i shpenzimeve në nëntor e dhjetor, duke e çuar deficitin në -83 miliardë lekë.

Të ardhurat

Të ardhurat totale, për periudhën 5 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 305.92 miliardë lekë, një realizim në masën 100.2 % të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 18.7 miliardë lekë më shumë ose 6.5 % më shumë. Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 5 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 40.4% të planit vjetor.

Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për periudhën Janar – Maj 2025, janë në shumën 203.4 miliardë lekë, 1.7 miliardë lekë ose 0.8% më shumë se plani për periudhën Janar – Maj 2025. Krahasuar me Janar – Majin e vitit 2024, janë mbledhur 19.8 miliardë lekë ose 10.8% më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar – Maj 2025, u realizuan në vlerën 92.7 miliardë lekë, 3 miliardë lekë ose 3.3% më shumë se Janar – Maji i vitit 2024.

Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar – Maj 2025, janë 62.3 miliardë lekë, 514 milionë lekë ose 0.8% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar – Maj 2025, janë realizuar në shumën 25.7 miliardë lekë, 2.6 miliardë lekë ose 11.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, si dhe realizim në shumën 1.1 miliardë lekë ose 4.6% më shumë se plani i akcizës për periudhën Janar – Maj 2025.

Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar – Maj 2025, janë në shumën 1 miliard lekë, një realizim prej 81.5 % kundrejt planit të periudhës.

Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar – Maj 2025, janë arkëtuar në vlerën 3.7 miliardë lekë, 150 milionë lekë ose 4.2% më shumë se Janar – Maji i vitit 2024, si dhe realizim prej 88.6% kundrejt planit të periudhës.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar – Maj 2025, u realizuan në shumën 110.8 miliardë lekë, 16.8 miliardë lekë ose 17.9% më shumë se Janar – Maji 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 5.3 miliardë lekë ose 5% më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 30.5 miliardë lekë, 7.3 miliardë lekë ose 31.5% më shumë se periudha Janar – Maj 2024, dhe me realizim në shumën prej 3.1 miliardë lekë ose 11.5% më shumë se plani i periudhës. Rimbursimet e dhëna për periudhën Janar – Maj 2025 janë në shumën 6.8 miliardë lekë.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 28.5 miliardë lekë, 899 milionë lekë, ose 3.3% më shumë se periudha Janar – Maj 2024.

Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar – Maj 2025, janë në shumën 34.1 miliardë lekë, 7.3 milardë lekë ose 27.2% më shumë se periudha Janar – Maj 2024, si dhe 4.5 miliardë lekë ose 15.1% më shumë se plani i periudhës Janar – Maj 2025.

Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar – Maj 2025, u realizuan në shumën 17.8 miliardë lekë, 1.4 miliardë lekë ose 8.4% më shumë se Janar – Maji i vitit 2024.

Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH për periudhën Janar – Maj 2025, u realizuan në shumën 73.5 miliardë lekë, 8 miliardë lekë ose 12.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, si dhe me realizim prej 104.5% të planit të periudhës.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 5 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 265.52 miliardë lekë me një realizim në masën 95.4% e planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 12.1% më i lartë ose rreth 28.6 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 5 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 32.2% e planit vjetor.

Shpenzimet korente, për periudhën 5 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 243.42 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 12.6% më i lartë ose rreth 27.3 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet kapitale, për periudhën 5 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 21.23 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 2.2% më i lartë ose rreth 461 milionë lekë më shumë.

Niveli i suficitit, në periudhën 5 mujore të vitit 2025, rezultoi në rreth 40.41 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i suficitit ka rezultuar 19.7% më i ulët ose 9.9 miliardë lekë më pak.

The post Të ardhurat rriten me 6.5% për janar-maj, buxheti nuk shpenzon 90 mln euro appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria i ”bindet” Trump, rrit shpenzimet për mbrojtjen/ “The economist”: Mes vendeve që japin kontribut të madh

By: xhir jeta
16 June 2025 at 15:20

Shqipëria renditet si një ndër vendet që ka shpenzuar shumë për pajisje ushtarake dhe armatime në buxhetin e saj të mbrojtjes gjatë vitit 2024, duke përmbushur kriterin e alencës euroatlantike.

Në një artikull The Economist ka bërë një analizë të detajuar, për rolin e vendeve anëtare të NATO-s dhe se çfarë e bën një aleat të mirë apo të besueshëm, duke iu referuar kontributit për aleancën ushtarake dhe ku shkojnë paratë që shpenzohen.

Shqipëria ka rritur vitet e fundit investimet për Forcat e Armatosura, ndërsa synohet modernizimi i tyre.

Sipas grafikut të revistës prestigjoze, në vitin 2014 vendi ynë ishte nën objektivin e aleances, pasi shpenzonte pak më shume se 10% për investime në logjistikën ushtarake, ndërsa objektivi minimal i NATO-s është 20%. Pra Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm në dekadën e fundit investimet në pajisje dhe armatim modern, si një nga kushtet themelore të aleancës.

Por vitin e kaluar, Shqipëria ka shtuar investimet për armatimet, duke shpenzuar mbi 40% nga totali i buxhetit të mbrojtjes, ndërsa renditet në mesin e vendeve me përqindjen më të lartë të shpenzimeve në këtë drejtim, në një trend të ngjashëm me Poloninë dhe Hungarinë, ku rreziku lindor është shumë pranë tyre.

NATO kërkon që të paktën 20% e buxhetit të mbrojtjes të shkojë për pajisje ushtarake, një prag që thuajse të gjithë anëtarët e kanë arritur. Por siç tregon rasti i Greqisë, që shpenzoi 36% të buxhetit të saj për pajisje vitin e kaluar, rëndësi ka edhe destinacioni i investimeve: në këtë rast, shumica e tyre ishin të orientuara ndaj rivalitetit me Turqinë, një tjetër anëtare e NATO-s, dhe jo ndaj kërcënimit të përbashkët nga Rusia.

Procesi i Planifikimit të Mbrojtjes i NATO-s ka për qëllim të sigurojë që pajisjet e blera të përmbushin nevojat operacionale të aleancës.

Sipas The Economist, NATO duhet të gjejë kurajo edhe në fushën e angazhimit operativ. Edhe vendet që shpenzojnë më pak kontribuojnë në mënyrë konkrete.

Në analizë përmendet e roli i vendeve të vogëla anëtare. Kroacia, Shqipëria dhe Sllovenia që kanë dislokuar trupa në krahun lindor të aleancës. Në këtë pikë Shqipëria rezulton aleat që që jep kontribut në operacionet e përbashkëta të NATO-s, ku ka nevojë për prezencë ushtarake.

Sipas prestigjozes pyetja më e rëndësishme është nëse këto angazhime të kufizuara do të shtohen. Në rast të një lufte të madhe në lindje, NATO dëshiron të mund të dislokojë rreth 100 mijë trupa brenda dhjetë ditësh, një rritje e madhe nga 40 mijë që ka në dispozicion sot.

Pa trupat amerikane, evropianët do ta kenë shumë të vështirë të arrijnë këto objektiva, përveç nëse shpenzojnë ndjeshëm më shumë për rekrutime. The Economist e mbyll artikullin e saj edhe pse një aleat duhet të tregojë angazhim, në fund të fundit “paratë mund të jenë mbreti”./abcnews.al

Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të ulet përsëri në tremujorin e tretë

16 June 2025 at 11:00

Huamarrja e qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar do të ulet përsëri në tremujorin e tretë të vitit.

Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, shuma e përgjithshme e huamarrjes e planifikuar për tu siguruar nëpërmjet emetimit të instrumenteve financiarë do të jetë 67.2 miliardë lekë, duke përfshirë këtu edhe rifinancimin e borxhit të maturuar.

Vlera e huamarrjes së qeverisë pritet të jetë 10% më e ulët krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Ky është viti i katërt radhazi që huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm ulet për tremujorin e tretë të vitit.

Ndërkohë, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, rënia e huamarrjes do të jetë edhe më e ndjeshme, me 33% më pak.

Kalendari i emetimeve tregon se huamarrja e brendshëm do të vazhdojë të dominohet nga instrumentet afatgjata. Nga 18 emetime gjithsej, vetëm katër prej tyre do të ofrojnë bono thesari 12-mujore, ndërsa nuk parashikohen ankande për instrumente me maturim 3-mujor dhe 6-mujor.

Mes 14 ankandeve të obligacioneve, investitorëve do t’u ofrohen sërish mundësia për të investuar në instrumente afatgjata 10-vjeçare, 15 vjeçare dhe 20 vjeçare.

Pas rezultateve inkurajuese në ankandin e parë për testimin e tregut, në janar, Ministria e Financave duket se do të vazhdojë të organizojë rregullisht ankande të instrumenteve 20 vjeçare.

Në vitet e fundit, Ministria e Financave po ndjek një tendencë të zgjatjes së maturitetit mesatar të borxhit, me qëllim për të përfituar nga normat e ulëta të interesit dhe për të ulur rrezikun e rifinancimit të shpeshtë.

Në fund të marsit 2025 maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm arriti në 1026 ditë, nga 923 ditë që kishte qenë në fund të vitit 2024.

Ulja e kërkesës për financim nga qeveria është një nga faktorët që ka ndikuar në uljen e yield-eve të borxhit të brendshëm. Një tendencë e tillë është ka vazhduar edhe gjatë muajve të parë të këtij viti. Yield-et e bonove të thesarit kanë zbritur poshtë nivelit të normës bazë të interesit, ndërsa obligacionet e të gjitha maturiteve kanë prekur nivelet më të ulëta historike.

Përveç një kërkese më të ulët të qeverisë për borxh, rënia e fortë e yield-eve është ndikuar edhe nga shtimi i pjesëmarrjes në ankandet e titujve, veçanërisht për shkak të një pjesëmarrjeje në rritje nga investitorët jorezidentë. Kjo pjesëmarrje e ka shtuar më shumë likuiditetin në tregun e titujve dhe ka ushtruar një trysni rënëse mbi kthimet./ E.Shehu

Burimi: Ministria e Financave

The post Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të ulet përsëri në tremujorin e tretë appeared first on Revista Monitor.

400 mln euro në vit për rrugët, por pse Shqipëria u rendit e fundit në rajon për infrastrukturën

12 June 2025 at 23:01

Buxheti i shtetit ka shpenzuar rreth 40 miliardë lekë në vit (400 milionë euro) për infrastrukturën rrugore në 2024-n dhe rreth 38 miliardë lekë në 2023, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Ndërsa për shërbimet dixhitale (e-qeverisjen) në vitin 2024 ishte i programuar një buxhet prej 14 miliardë lekësh.

Megjithatë Shqipëria renditet e fundit ndër gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor sa i përket infrastrukturës dhe lidhshmërisë, sipas raportit të OECD-së “Treguesi i Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2025”. Pavarësisht disa investimeve të kryera në rrjetin rrugor dhe sektorin energjetik, infrastruktura rrugore dhe hekurudhore e vendit vazhdon të mbetet e pazhvilluar dhe joefikase në krahasim me standardet rajonale.

Sipas raportit, Shqipëria ka treguesit më të ulët në lidhje me transportin hekurudhor, një sektor pothuajse jashtë funksioni, si dhe me shpejtësinë dhe përhapjen e internetit, veçanërisht në zonat jashtë qendrave urbane. Për më tepër, mungesa e një strategjie të qëndrueshme investimi dhe kapacitetet e kufizuara institucionale për të menaxhuar projektet e infrastrukturës janë përmendur si pengesa kyçe në përparimin e vendit.

Pse Shqipëria renditet dobët:

  • Transporti hekurudhor është thuajse jashtë funksioni, me investime të pakta dhe përdorim minimal.
  • Rrjetet rrugore kanë mbetur prapa standardeve të rajonit, sidomos në zonat rurale.
  • Cilësia e infrastrukturës digjitale është e ulët, gjë që ndikon negativisht në lidhjen teknologjike dhe qasjen në shërbime moderne.
  • Mungesa e koordinimit të projekteve të mëdha dhe kapaciteti i kufizuar institucional për të menaxhuar fonde e projekte investimi ka ngadalësuar përparimin.

Në kontrast, Serbia dhe Mali i Zi janë vlerësuar në raport për investimet strategjike në rrjetet hekurudhore dhe rrugore, duke arritur përmirësime të ndjeshme në lidhjet ndërkombëtare dhe në logjistikën e brendshme. Serbia veçanërisht ka përfituar nga përfshirja në korridoret evropiane dhe ndërtimi i autostradave moderne.

Maqedonia e Veriut renditet në pozicion të ndërmjetëm, me progres të kufizuar në hekurudha dhe lidhje ndërkufitare. Ndërkohë, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova ndajnë fundin e klasifikimit me Shqipërinë, por kanë treguar përmirësime më të qëndrueshme në rrjetin rrugor dhe në efikasitetin e transportit.

Sipas OECD-së, përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës është kusht i domosdoshëm për të nxitur zhvillimin ekonomik, për të rritur integrimin tregtar dhe për të përshpejtuar afrimin e Shqipërisë me standardet e BE-së. Rekomandohet një qasje më e koordinuar në planifikim, më shumë investime në transportin hekurudhor dhe zgjidhje për boshllëqet digjitale në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve.

Infrastruktura e dobët pengon arritjen e standardeve të BE-së

Raporti i OECD-së e renditi Shqipërinë të tretën ndër ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në lidhje me përparimin e përgjithshëm ndaj Bashkimit Europian. Raporti i vitit 2025 analizon 35 tregues të ndarë në pesë klasterë të politikave: Infrastruktura dhe lidhshmëria; Aftësitë; Mjedisi i biznesit; Transformimi digjital; Ekonomia e gjelbër.

https://monitor.al/shqiperia-ben-hapa-pas-ne-arritjen-e-standardeve-te-be-se-penalizohet-nga-infrastruktura-e-dobet/

Raporti thekson se klasteri më i dobët i Shqipërisë është ai i Infrastrukturës dhe Lidhshmërisë, si për sa i përket pikëve ashtu edhe për renditjen, duke qenë e fundit në rajon. Infrastrukturat e transportit mbeten të pazhvilluara, me rrugë dhe hekurudha të kufizuara. Infrastrukturat digjitale gjithashtu mbeten të pamjaftueshme, duke reflektuar shpejtësitë e ulëta të internetit në ekonomi.

Raporti rekomandon se për të mbështetur zgjerimin e bizneseve dhe për të rritur integrimin në treg, kërkohet më shumë investim në infrastrukturë dhe transport, me theks të veçantë te transporti hekurudhor, ku sasia e mallrave të transportuara për kilometër hekurudhe në Ballkanin Perëndimor është aktualisht pak mbi 4% të mesatares së BE-së.

The post 400 mln euro në vit për rrugët, por pse Shqipëria u rendit e fundit në rajon për infrastrukturën appeared first on Revista Monitor.

Miratohen ndryshimet në buxhet, rriten me 1 miliard lekë të ardhurat dhe shpenzimet

By: M C
2 June 2025 at 17:58

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi sot Aktin Normativ “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për buxhetin e vitit 2025””, i cili parashikon rritjen me 1 miliardë lekë të të ardhurave dhe shpenzimeve. Akti normativ nuk prek deficitin buxhetor.

Akti Normativ u prezantua nga Florian Semani, zëvendësministër i Financave dhe u relatua nga deputeti Eduard Ndreca.

Semani sqaroi se Akti Normativ parashikon reflektimin me rritjen rreth 1 miliard lekë të të ardhurave dhe shpenzimeve të përgjithshme, pa prekur deficitin buxhetor.

Komisioni miratoi po ashtu edhe programin dhe kalendarin e punimeve, si dhe draft-kalendarin e raportimeve vjetore të disa organeve Kushtetuese, atyre të ngritura me ligj, si dhe institucioneve të varësisë për veprimtarinë e tyre për vitin 2024 dhe ushtrimin e kontrollit parlamentar të Komisioneve për vitin 2025 të cilat janë hedhur për konsultim publik.

Në vijim komisioni mori në shqyrtim projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO) Hagë, më 23 qershor 1993, të ndryshuar në Kopenhagë, më 9 prill 2002”.

Projektligji u prezantua nga Enkelejda Muçaj, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila në fjalën e saj sqaroi qëllimin dhe përfitimet e aderimit në Konventë, duke nënvizuar se përmes këtij procesi rritet mundësia e përfitimit nga praktikat më të mira të vendeve anëtare të BE për avancimin e zhvillimit të infrastrukturës së telekomunikacionit, si dhe rritjen e kapaciteteve në këtë sektor.

Deputeti Denis Deliu në cilësinë e relatorit duke u ndalur tek kushtetutshmëria dhe përputhshmëria me aktet ligjore në fuqi, ftoi kolegët ta miratojnë projektligjin.

Mbledhja vijoi me shqyrtimin e projektligjeve: “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabi-t, për financimin e “Mbështetjes për buxhetin e përgjithshëm mbi përpjekjet për zhvillim”’ dhe “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Doganat”, për bashkëpunim në fushën e doganave”.

Projektligjet u prezantuan nga Florian Semani, zëvendësministër i Financave, i cili u ndal në thelbin e marrëveshjeve dhe përfitimet e mundshme prej tyre. Semani nënvizoi se marrëveshja e huasë me Abu Dhabi-n synon mbështetjen e ekonomisë së vendit. Ndërkohë që për marrëveshjen për Programin “Doganat” i BE, ai sqaroi se është një iniciativë që synon të forcojë bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet autoriteteve doganore të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse dhe do të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve të administratës doganore, etj.

Relatorët e projektligjeve, deputetët Eduard Ndreca dhe Denis Deliu, duke u ndalur tek kushtetutshmëria dhe përputhshmëria me aktet ligjore në fuqi për marrëveshjet ndërkombëtare, ftuan kolegët ti miratojnë.

Mbledhja vijoi me shqyrtimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar”.

Gjatë prezantimit, Sofjan Jaupaj, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, theksoi se projektligji propozohet në funksion të vlerësimit të kuadrit ligjor dhe institucional për ruajtjen e biodiversitetit bregdetar e detar dhe krijimin e zonave të mbrojtura detare.

Ai sqaroi po ashtu përfitimet e palëve për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar.

Deputeti Denis Deliu në cilësinë e relatorit vlerësoi rëndësinë e marrëveshjes, kushtetutshmërinë dhe përputhshmërinë me Rregulloren e Kuvendit.

Mbledhja vijoi me shqyrtimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”, i cili u prezantua nga .Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe u relatua nga deputeti Denis Deliu.

Yzeiraj sqaroi ndër të tjera se kjo marrëveshje synon që brenda kapaciteteve të saj, Republika e Shqipërisë të ofrojë mbështetje politike, ushtarake, teknike, mbrojtëse dhe humanitare për Ukrainën, si pjesë e bashkëpunimit dypalësh dhe ndërkombëtar.

The post Miratohen ndryshimet në buxhet, rriten me 1 miliard lekë të ardhurat dhe shpenzimet appeared first on Albeu.com.

Shtohen dinamikat në fermë, përplasje mes konkurrentëve, vështirësi për menaxhimin e buxhetit

26 May 2025 at 15:20

Jo pak e zhurmshme ka qenë edhe kjo fundjavë në “Fermën Vip”. Hajmalia e fatit, e cila iu besua Andreas ndryshoi rrjedhën e lojës. Kalimi i Frederik Ndocit në një nominim të përhershëm ka detyruar atë të rishikojë strategjinë, duke synuar që të arrijë me çdo kusht finalen.

Ester Allushi vijon të mbajë për të dytën herë titullin e kryefermeres, por shpesh organizimi dhe ndarja e punëve prej saj nuk ka qenë dhe aq e lehtë, duke sjellë herë pas here tensione në fermë.

Ndërsa situata duket e qëndrueshme, nuk kanë munguar prapaskenat, sfidat e vendosura nga Agai dhe angazhimet e përditshme në stalla.

Përtej rivaliteteve, janë krijuar lidhje të forta jo vetëm mes fermerëve, por edhe me kafshët, ku kujdesi dhe dashuria për to kanë dhuruar emocione të veçanta.

Gjatë këtyre ditëve ka patur edhe momente epike, humor si dhe batuta. Ndarja në dy grupe, fermerë dhe fakirë, ka sjellë jo pak përplasje dhe diskutime të nxehta mes konkurrentëve, duke nxjerrë në pah tensionet e bashkëjetesës.

Buxheti i ulët i javës ka sjellë vështirësi në menaxhimin e shpenzimeve, duke krijuar situata tensionuese mes fermerëve. Konkurrentët janë përballur me sfida që testojnë aftësitë e tyre, duke dëshmuar dhe njëherë që çdo ditë në fermë është një sprovë, teksa që prej ditës së premte është hapur dhe një televotim, për fermerin e preferuar të publikut.

The post Shtohen dinamikat në fermë, përplasje mes konkurrentëve, vështirësi për menaxhimin e buxhetit appeared first on Sot News | Lajme.

Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

By: Mirgen
22 May 2025 at 09:28

Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të mëdha për të mbuluar hendekun e standardeve me BE, Shqipëria po shfaq problematikë kronike në drejtim të planifikimit dhe ekzekutimit të fondeve publike për investime. Të dhënat zyrtare të katërmujorit të parë të vitit 2025 tregojnë se investimet kapitale arritën rreth 14 miliardë […]

The post Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a appeared first on BoldNews.al.

Prizreni përmbyll buxhetimin me pjesëmarrje, banorët e Malësisë së Re vendosin për terrenin sportiv

22 May 2025 at 09:25

Komuna e Prizrenit ka përmbyllur ciklin e takimeve të buxhetimit me pjesëmarrje, me procesin e votimit të komunitetit për projektin prioritar në fshatin Malësi e Re.

Banorët e këtij fshati me shumicë votash janë përcaktuar për ndërtimin e një terreni sportiv.

“Në kuadër të takimeve për “Buxhetim me Pjesëmarrje”, banorët e fshatit Malësi e Re votuan për projektin “Terren sportiv në oborrin e shkollës ose në Bokë”. Ky projekt, që u propozua dhe u votua nga vet banorët, do të financohet nga Komuna e Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Buxhetimi me pjesëmarrje sivjet është realizuar në shtatë lokalitete të Komunës së Prizrenit.

Shtatë projektet e përzgjedhura do të financohen nga Komuna e Prizrenit me nga 100 mijë euro me buxhetin e vitit 2026.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka bërë të ditur se ky është viti i tretë që organet komunale e zbatojnë këtë praktikë në kuadër të nismës “Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë”.

Sipas tij, qëllimi i kësaj nisme është përfshirja e qytetarëve të Komunës së Prizrenit në vendimmarrje.

Nisma në fjalë ka lindur si rezultat i bashkëpunimit të mëhershëm me USAID-in.

Ndërkaq në muajin gusht do të vijojnë edhe dëgjimet me publikun për buxhetin e vitit 2026. /Telegrafi/

The post Prizreni përmbyll buxhetimin me pjesëmarrje, banorët e Malësisë së Re vendosin për terrenin sportiv appeared first on Telegrafi.

Mashtrimet/ Buxheti nuk mjafton as për gjysmat, premtime e Ramës me faturë mbi 29 mld euro

19 May 2025 at 17:34

Premtimet elektorale të Partisë Socialiste për mandatin e katërt kapin një faturë financiare shumë më të lartë se mundësitë e buxhetit shqiptar? Programi i socialistëve kërkon mbi 29 miliardë euro, ndërsa buxheti i shtetit nuk mjafton as për gjysmën e tij. Një analizë e qendrës ALTAX zbërthen faturën e lartë të investimeve të premtuara duke […]

The post Mashtrimet/ Buxheti nuk mjafton as për gjysmat, premtime e Ramës me faturë mbi 29 mld euro appeared first on BoldNews.al.

Trump propozon shkurtim prej 163 miliardë dollarësh në buxhetin federal

By: Mirgen
3 May 2025 at 22:35

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump propozoi një shkurtim prej 163 miliardë dollarësh të shpenzimeve federale vitin e ardhshëm – gjë që do të eliminonte më shumë se një të pestën e shpenzimeve jo-ushtarake, duke përjashtuar programet e detyrueshme, sipas “Reuters”. Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB) në Shtëpinë e Bardhë, tha se buxheti […]

The post Trump propozon shkurtim prej 163 miliardë dollarësh në buxhetin federal appeared first on BoldNews.al.

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës lë tri komuna pa buxhet – rrezikohen disa projekte dhe pagat

29 April 2025 at 21:23

Për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës tri komunave ende nuk u është ndarë buxheti i këtij viti. Si rrjedhojë, thuhet se realizimi i projekteve të parapara për sivjet po rrezikohet, njëkohësisht edhe pagat e komunarëve.

Komunës së Prishtinës, asaj të Gjilanit dhe të Zubin Potokut nuk u është alokuar ende buxheti i këtij viti. Kjo pasi këto tri komuna kishin votuar me vonesë buxhetet komunale, tek pasi Kuvendi kishte miratuar buxhetin e Republikës për sivjet.

Në mungesë të buxhetit, asnjë nga këto komuna nuk po mund të nisin realizimin e projekteve të parapara për sivjet.

Për këtë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është drejtuar me një letër Ministrisë së Financave.

Ai ka kërkuar një zgjidhje të shpejtë në mënyrë që të parandalohet një krizë e thellë financiare e ekonomike.

Për mosalokimin e buxhetit, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ia ka lënë fajin kuvendit komunal.

Kjo pasi, sipas Hysenit, në kuvendin komunal buxheti ka kaluar me vonesë.

“Nuk ka qenë rastësi që buxheti i komunës tonë për vitin 2025 është votuar pas zgjedhjeve nacionale. Sepse ata që kanë përvojë në institucionet tona e dinë një gjë, se kur votohet një ligj në kuvendin e Republikës të Kosovës siç është ligji i buxhetit, ai është i barazvlefshëm me të gjitha ligjet tjera, praktikisht është i vlefshëm për një periudhë të caktuar. Për shkak të mos votimit të buxhetit në Gjilan, në tetor apo nëntor kur është votuar buxheti i Republikës së Kosovës, në ligjin e buxhetit komuna ynë figuron me buxhetin e vitit 2024. Edhe kodet, projektet tona janë të gjitha të vitit 2024. Ne e kemi votuar buxhetin në vitin 2025, që i bie për plotësim dhe ndryshim të ligjeve, duhet procedura e njëjtë sikur e aprovimit”, ka theksuar Hyseni, raporton RTK.

E në rast se nuk u alokohet buxheti sa më shpejt, kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, thotë se zyrtarët komunalë rrezikojnë të mbesin pa paga.

Ai deklaroi se janë duke funksionuar me 1/12-ën e buxhetit të vitit 2024.

RTK ka kërkuar informacione edhe nga Ministria e Financave, por nga e njëjta nuk janë përgjigjur.

Ndërkaq pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë kornizën afatmesme të shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill.

Po ashtu, Murati u shpreh se mungesa e një kuvendi funksional e vonon edhe ndarjen e granteve komunale.

The post Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës lë tri komuna pa buxhet – rrezikohen disa projekte dhe pagat appeared first on Telegrafi.

100 ditë, 48 miliard lekë. Buxheti nuk i mban dot tre premtimet e PD

25 April 2025 at 16:52

Partia Demokratike ende nuk e ka publikuar zyrtarisht programin në faqen e saj zyrtare, por kryetari i kësaj force politike, Sali Berisha, në kohë të ndryshme, ka paraqitur një plan sfidues ekonomik për katër vitet e ardhshme nëse fiton zgjedhjet.

Faktoje.al i është referuar tre premtimeve kryesore të PD-së për 100 ditët e para, (ato që janë edhe më të prekshme për qytetarin), për të kuptuar se sa është fatura dhe mbi të gjitha sa e mundur është të realizohen në një kohë aq të shkurtër.   

Premtimet përfshijnë vendosjen e një minimumi jetik prej 200 eurosh dhe rritjen me 20% të çdo pensioni mbi këtë shumë, ulje drastike të çmimit të energjisë elektrike në 7 lekë për kilovat për qytetarin dhe 6 për biznesin e vogël si dhe përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën.

Faktoje.al, në bashkëpunim me ekspertin e ekonomisë, Ilir Brasha, i është referuar dy periudhave; 100 ditë (koha e premtuar) dhe brenda një viti për të parë kostot. 

Përgjysmimi i naftës   

Referuar përllogaritjeve, eksperti Ilir Brasha, sqaron se nëse zbatohen premtimet për përgjysmimin e taksave mbi karburantin, buxheti i shtetit do të përballet me një mungesë të ardhurash prej rreth 22.6 miliard lekësh në vit. Vetëm për 100 ditët e para të qeverisjes, kostoja e kësaj mase (që janë 27% vitit), do të arrijë në afro 6.2 miliard lekë

 Niveli Lekë* TR 2024 (Lekë) TR – Premtime PD  Diferenca Lekë
Karburant i importuar        657,562,722             657,562,722                            –  
Akciza Lekë38.8  25,513,433,631       12,756,716,816   (12,756,716,816)
Taksa e Karbonit Lekë3    1,972,688,167             986,344,084         (986,344,084)
Taksa e Qarkullimit Lekë27  17,754,193,506         8,877,096,753     (8,877,096,753)
TTL pa TVSH   45,240,315,305       22,620,157,653   (22,620,157,653)
TVSH     9,048,063,061         4,524,031,531     (4,524,031,531)
TTL me TVSH Viti   54,288,378,366       27,144,189,183  (27,144,189,183)
TTL me TVSH 100 ditë   14,873,528,319         7,436,764,160    (7,436,764,160)
     
Burimi: Ministria e Financave & Drejtoria e Doganave

Por jo vetëm. Nëse zbatohet edhe përgjysmimi i TVSH-së për naftën, humbjet për arkën e shtetit do të thellohen edhe më tej, duke kapur një vlerë shtesë prej 4.5 miliard lekësh në vit. Në total, ulja e përgjithshme e taksave mbi karburantin pritet t’i kushtojë buxhetit rreth 27 miliard lekë në vit dhe afro 7.4 miliard lekë vetëm në 100 ditët e para të qeverisë së re.

Edhe qendra ALTAX në një analizë të pavarur të saj vëren se taksa mbi karburantet sipas premtimit të PD mund të sjellë një humbje të mundshme të të ardhurave diku mes 20 deri në 30 mln euro.

Energjia

Partia Demokratike, përmes kryetarit Sali Berisha, ka premtuar një ulje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike: 7 lekë për kilovat për konsumatorët familjarë dhe 6 lekë për bizneset. Por sa do t’i kushtojë kjo buxhetit të shtetit?

Duke supozuar (shifër konkrete nuk ka) se 90% e familjeve konsumojnë më pak se 700 kWh në muaj (dhe paguajnë aktualisht një tarifë prej 8.5 lekësh), si dhe duke llogaritur një çmim mesatar prej 9.5 lekësh për bizneset, (në rastin më të mirë pasi dhe nga arkëtimet e 2024 rezulton çmim i përafërt), ulja e çmimit në nivelet e premtuara do të krijonte mungesë të ardhurash, që sipas Brashës, do të kapte shifrën e rreth 20 miliard lekëve në vit.

Pjesa më e madhe e kësaj humbjeje buxhetore do të vinte nga ulja e cmimit për biznesin, që kanë konsumin më të lartë dhe tarifat më të larta. Nëse ulja do të zbatohej vetëm për konsumatorët familjarë,  kostoja për buxhetin do të ishte rreth 6.5 miliard lekë në vit.

Humbja totale për 100 ditët e para nga ulja e çmimit të energjisë elektrike do të ishte në masën e 5.4 miliard lekë.

“Ky premtim duket joshës për konsumatorët, por pas vetes tërheq një faturë të rëndë për financat publike, që do të kërkonte ose subvencione shtesë nga buxheti, ose kosto të mbuluara përmes borxhit, taksave të tjera, ose shkurtimeve buxhetore në sektorë të tjerë”, thotë eksperti i ekonomisë, Ilir Brasha.

Pensionet

Është premtuar gjithashtu që të gjitha pagesat e marra nga një individ apo familje të jenë më të larta se 200 euro. Berisha ka premtuar njëkohësisht edhe rritje të pensioneve mbi këtë vlerë. Nëse futet ligji i minimumit jetik nuk ndryshojnë vetëm pensionet poshtë vlerës së tij, por gjithashtu edhe ato me vlerë më të lartë.

Deri me 30 shtator 2024, rezultojnë 624’689 pensionistë nga zonat urbane me masë mesatare pensioni 18’568 lekë si dhe 92’541 pensionistë nga zonat rurale me masë mesatare pensioni 11’089 lekë.  Ndërsa nuk ka të dhëna të detajuara për pensionet sipas fashave, përllogaritjet në këtë rast janë bërë mbi mesataren dhe bazuar në raportin zyrtar të ISSH për vitin 2023.

Eksperti Ilir Brasha në këtë rast ka përllogaritur dy skenarë të mundshëm: a) Rritje proporcionale, ku të gjitha pensionet rriten duke ruajtur dallimet mes tyre. b) Rritje gjysmë proporcionale, ku pensionet rriten, por diferencat aktuale mes tyre ruhen vetëm pjesërisht. Kostoja sërish rezulton e madhe. Vetëm për 100 ditët e para do të kapte vlerën e rreth 35.5 miliard lekëve.

Përfundim

Analiza në total, sipas ekspertit Ilir Brasha, tregon se është e pamundur nga ana buxhetore që të arrihet realizimi i premtimeve për të paktën tre aspektet kryesore. Kostoja buxhetore në këtë rast është relativisht e lartë në masën e 1/5-s së totalit të të ardhurave buxhetore për një vit.

Sipas tij, për realizimin e premtimeve duhet të rritet defiçiti buxhetor e për pasojë edhe borxhi publik, për arsye se buxheti i shtetit e ka të pamundur që të amortizojë të gjithë vlerën prej rreth 48 miliard lekë për 100 ditë dhe rreth 163 miliard lekë për vitin e plotë (për të tre premtimet).

“Kjo mund të realizohet në një periudhë më të gjatë dhe jo në mënyrë të menjëhershme, por në formë graduale duke rregulluar edhe zërat e tjerë të buxhetit”, thotë Brasha.

The post 100 ditë, 48 miliard lekë. Buxheti nuk i mban dot tre premtimet e PD appeared first on Faktoje.al.

Paratë nuk prodhojnë demokraci

11 April 2025 at 17:53

Një nga makthet më të forta të demokracisë në ato pak vende të botës ku ajo ekziston në forma dhe cilësi të ndryshme, një shqetësim që në fakt është dhënë që nga koha e Greqisë së lashtë dhe është popullarizuar nga studimet e Etërve Themelues të Shteteve të Bashkuara, është rrëshqitja e demokracisë drejt plutokracisë […]

The post Paratë nuk prodhojnë demokraci appeared first on Reporter.al.

PDK në Gjilan: Komuna pagoi mbi 6 milionë euro për vendime gjyqësore në vitin 2024

6 April 2025 at 00:13

Kryetari i PDK-së, dega në Gjilan, Riad Rashiti, ka mbajtur një konferencë për media ku ka ngritur shqetësime rreth menaxhimit financiar të Komunës së Gjilanit për vitin 2024.

Ai theksoi se mbi 6.2 milionë euro Komuna e Gjilanit ka paguar për vendime të Gjykatave gjatë vitit 2024, dhe kjo sipas tij ka rrjedhur nga planifikimi dhe menaxhimi i keq i buxhetit.

“Nga kjo shumë, rreth 1.3 milionë euro janë paguar për shpronësime, 690 mijë euro për operatorët ekonomikë, ndërsa 1.27 milionë euro janë shpenzuar për kompensimin e mësimdhënësve, përmes kategorisë së investimeve kapitale”, tha ai.

Po ashtu, 3 milionë euro të tjera, sipas tij, janë paguar për vendime gjyqësore përmes kategorisë së pagave, përfshirë edhe 374 mijë euro për kompensimin e shërbyesve civil.

Rashiti shtoi se viti 2025 ka nisur me 2.9 milionë euro borxhe të bartura, përfshirë shpronësimet, mallrat e shërbimet dhe subvencionet – për të cilat ai thotë se nuk janë planifikuar mjetet në buxhetin e këtij viti.

Ai përfundoi duke theksuar se kjo është një nga arsyet kryesore pse PDK nuk e ka votuar buxhetin për vitin 2025, të cilin e cilëson si të papërgjegjshëm dhe të ndërtuar mbi supozime paushalle që po e rëndojnë edhe më shumë gjendjen financiare të Komunës së Gjilanit. /Telegrafi/

The post PDK në Gjilan: Komuna pagoi mbi 6 milionë euro për vendime gjyqësore në vitin 2024 appeared first on Telegrafi.

❌
❌