Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Rruga e “Hidallarëve” në Muriqan, investim për zhvillimin rural të Elbasanit

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Ka përfunduar ndërhyrja në rrugën e “Hidallarëve” në fshatin Muriqan, njësia administrative Gjergjan, një segment i rëndësishëm i unazës bujqësore që lidh tokat bujqësore me rrugët kryesore të qarkullimit.

Ky investim vjen si përgjigje ndaj nevojave të banorëve dhe fermerëve të zonës, duke lehtësuar ndjeshëm transportin e prodhimeve bujqësore drejt qytetit dhe pikave të shitjes.

“Investimet në infrastrukturë nuk janë përqendruar vetëm në qytet, por edhe në fshat, aty ku puna dhe prodhimi nuk ndalen asnjëherë. Bujqësia ka qenë dhe mbetet prioritet i bashkisë Elbasan, ndaj dhe përmirësimi i infrastrukturës për fermerët është pjesë e planit tonë afatgjatë”, tha kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.

Ai shtoi se investimet në zonat rurale do të vijojnë, duke forcuar lidhjen e drejtpërdrejtë mes qytetit dhe fshatit dhe duke ndihmuar zhvillimin ekonomik lokal. /j.p/

The post Rruga e “Hidallarëve” në Muriqan, investim për zhvillimin rural të Elbasanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

SPAK godet grupin e trafikut të narkotikëve, 7 të arrestuar

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi një operacion të gjerë në qarqet Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë ndaj personave nën hetim për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE.

Ky operacion u krye në kuadër të procedimit penal të vitit 2023 dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, datë 10.07.2025.

Nga 13 personat e identifikuar deri tani të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal, janë arrestuar 7 persona, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim.

13 personat nën hetim: M. Gj., A. A., K. M., S. M., D. H., J. (alias I.) M., A. Gj., L., (alias A.,) Ç., (alias H., I., Ç.,), L. L., S. L., E. D., V. R., dhe E (alias M.) R., të cilët, dyshohet se kanë marrë pjesë në aktivitete të paligjshme kriminale respektivisht në 11 episode.

7 personat ndaj të cilëve u ekzekutuan masat e sigurisë (parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale): A. Gj., V. R., A. A., M. Gj., J. (alias I) M., S. L dhe E. D.

6 personat në kërkim: : K. M., D. H., E. R., L. L., S. M., L. Ç.

Për 6 personat e tjerë, shumica e të cilëve ndodhen jashtë vendit, nuk është bërë ende i mundur arrestimi, janë lëshuar urdhër-arreste kombëtare dhe ndërkombëtare.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe Europol, po punon për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

SPAK bën të ditur se, nga hetimet e deritanishme ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat e dyshuar, në funksion të aktivitetit të paligjshëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së, me qëllim përfitimi monetar si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kanë komunikuar mes tyre edhe me anë të aplikacionit të platformës së enkriptuar, “Sky ECC”¸ komunikime të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim M. Gj., K. M., S. M., J. (alias I.) M., A.A., D. H., A. Gj., L.,(alias A.,) Ç., (alias H., I., Ç.,), L. L., S. L., në 7 (shtatë) episode, gjatë viteve 2020-2021 kanë konsumuar elementët e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal.

Sasia e lëndëve narkotike të sekuestruara në këto 7 (shtatë) episode: 3585 kg kokainë; 701 kg canabis sattiva; 4.2 kg heroinë.

Gjithashtu, i hetuari S. M., në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se ka konsumuar edhe elementët e veprave penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, lidhur me episodin e datës 8.1.2021, gjatë të cilit janë ndaluar nga policia në ujërat detare, 55 shtetasve sirianë, të cilët kanë patur destinacion Italinë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim M. Gj., K. M., S. M., E. D., V. R., dhe E.(alias M.) R., gjatë vitit 2020 kanë konsumuar në 3 (tre) episode, elementët e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.

Këta të hetuar, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim tek funksionarë të drejtësisë, me qëllim lehtësimin e masës së sigurimit personal apo zbutjen e masës së dënimit në episodet respektive, kundrejt përfitimit të shumave monetare prej 7,500 euro, 4000 euro dhe 4000 euro.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se i hetuari E. D., në periudhën objekt hetimi ka ushtruar funksionin e Shefit të Policisë Kriminale, njëkohësisht dhe Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i cili, të dhënat e administruara në sistemin TIMS, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë vënë në dispozicion të personit nën hetim (K. M.,), duke konsumuar edhe elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. U., banues në Tiranë, si i dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet lidhur me këtë shtetas i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 12 (dymbëdhjetë) vendimet e Gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Sekuestrimet e kryera deri tani janë 5 automjete të markave të ndryshme si (Maserati, Porche, Audi RS6, Audi E TRON, Volksëagen golf 8, motor Honda XADV ), 38.970 Euro, 200 dollarë, 8 telefona celularë (disa të enkriptuar), 1 armë sportive, 40 fishekë të kalibrit 7.62 mm,   lëndë narkotike e dyshuar “kokainë”,  dokumente të ndryshme.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave për persona të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale.

SPAK falënderon për mbështetjen dhe ndihmën autoritetet e drejtësisë franceze, ekuadoriane, italiane, serbe, Eurojust dhe Europol.

/gj.m/j.p/

The post SPAK godet grupin e trafikut të narkotikëve, 7 të arrestuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës

11 July 2025 at 17:04

Prej dy ditësh, minatorët e Bulqizës kanë nisur një protestë, duke kërkuar rritje page dhe përmirësim të kushteve të punës. Ata shprehen se po kërkojnë zbatimin e një premtimi të dhënë nga kompania Albchrome që në muajin mars, për një rritje page prej 10%. Jetmir Ahmeti një nga minatorët protestues tha se janë ngritur në […]

The post Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës appeared first on Reporter.al.

Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve në bashkitë e Elbasanit dhe Lushnjës

By: fra nc
11 July 2025 at 10:55

 

Rama shënjestroi kryebashkiakun e Elbasanit Gledian Llatja, për të cilin kërkoi më shumë angazhim në kryerjen e detyrës.

Ai mori si shembull barin e paprerë në varrezat e Elbasanit, si një tregues se drejtuesit e bashkisë janë në gjumë.

Rama kërkoi nga bashkia e Elbasanit dhe e Lushnjës shkarkimin e të gjithë drejtuesve lokalë dhe hapjen e garës për caktimin e drejtuesve të rinj.

“Është e pakonceptueshme të ndodhin këto gjëra. Mos të jetë kryetari i bashkisë i informuar mbi çdo tullë që ndodh në qytet. Patjetër që nëse kryetari i bashkisë i ka sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur, ata që janë nën të i kanë të mbyllur. Siç i kishin ata në Vlorë. Pastaj edhe në bashkinë e Elbasanit dhe të Lushnjës duhet bërë pezullimi i plotë dhe shkarkimi i të gjithë drejtorëve me dorëheqje, për t’i dhënë mundësinë që të provojnë që janë njerëzit e duhur për atë pozicion. Duhet shkundur e gjithë kjo pemë, pasi 10 mandate në Elbasan kryetar janë një barrë që mua personalisht bashkë me 12 mandatet e Fierit, bashkë me 9 mandatet e Vlorës më kanë marrë dhe ato orë që flija gjumë. Duhet të të lëmë pa gjumë ty, jo të flesh më shumë. E kam vënë re se për disa morëm 83 mandate dhe presin të tregojnë sa të fortë jemi, në fakt nuk jemi më të fortë, jemi më të ekspozuar ndaj njerëzve të cilët duan 10-fishin nga ne. Çfarë 10-fishi mund t’i japësh ti Elbasanit nëse e lë barin në varreza ashtu? Justifikime mund të japësh sa të duash, por nuk ka asnjë justifikim, zero”, tha Rama.

Gjithashtu shefi i qeverisë kërkoi më shumë angazhim nga bashkitë në marrjen e kredive të buta si bashkëaksionere me fermerët e zonës.

“Sot kemi një instrument domethënës ku patjetër bashkitë duhet të marrin përgjegjësinë dhe pjesën e tyre që është linja e kredisë të Bankës së Shqipërisë 250 mln euro. Një kredi e butë ku bashkitë duhet të jenë forcë udhëheqëse, bashkitë duhet t’i bëjnë bashkë fermerët dhe të bëhen aksionerë për të bërë një linjë përpunimi të ullirit dhe për të prodhuar vajin e ullirit. Sigurisht duke qenë bashkitë pjesë bëhet shumë më e thjeshtë për bankat të mbështesin fermerët me kredi të buta. Duke u bërë bashkitë pjesë e kësaj edhe qeveria mund të futet dhe të rrisë mbështetjen”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve në bashkitë e Elbasanit dhe Lushnjës appeared first on Euronews Albania.

Elbasani digjet, Rama ‘përvëlon’ Llatjen: Bari te varrezat ka potencialin të bëhet kallam

11 July 2025 at 11:16

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika të forta për kryetarin e Bashkisë së Elabasnit në lidhje me zjarrin në varreza dhe problematikën e mbetjeve.

“Bari i varrezave të Elbasanit ka potencial të bëhet kallam. Nëse bari është i qethur si duhet dhe zjarri nuk merr qiellin.

Është e pakoncpetueshme të ndodhin gjëra që do t’i faleshin një kryetari të bashkisë të Shangait, jo një qyteti që mund ta përshkosh në këmbë nga cepi në cep dhe mos të dijë kryetari i bashkisë se ca ndodh mos të jetë kryetari i bashkisë i informuar për çdo tullë që i vënë në qytet, kryetari i ka sytë hapur dhe ju rri në kokë gjërave.

Nëse kryetari i ka sytë gjysmë të hapur dhe të mbyllur ata nën ta i kanë të mbyllur fare.

10 mandate janë një barrë kryetar, më ka marrë dhe ato orë që më ngelen. Duhet të lënë pa gjumë ty jo të flesh më shumë.

Justifikimet mund t’i gjejnë sa të duan por nuk kanë asnjë vlerë, njerëzit nuk na ka dhënë mundësinë për tu justifikuar.

Nuk ka asnjë justifikim zero. Mund ta di pse bashkia e Cerrikut që i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit dhe jo vetëm i përpunon po i kthen nne produkt prashitje pse nuk e kane te gjitha bashkite kete, nuk është një inovacion qe e ka Japonia është e bashkisë se Cerrikut. Pse nuk vrapon ti, që ta bësh ti në Elbasasn. Pse duhet të rrimë të presim dhe e vetmja gjë kërkojme fonde nga qeveria për cdo gjë duam fonde nga qeveria, qeveria të marrë borxh të japë lekë ndërkohë që ka mundësira të pafundme për ti vënë në funksion të komunitetit”, tha Rama.

The post Elbasani digjet, Rama ‘përvëlon’ Llatjen: Bari te varrezat ka potencialin të bëhet kallam appeared first on Sot News | Lajme.

Before yesterdayMain stream

Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Benjamin Deliana” në Elbasan

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Rruga “Benjamin Deliana” në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan  është tashmë e rikonstruktuar dhe ka marrë trajtën e një aksi funksional, që i shërben komunitetit lokal.

Ndërhyrja nga bashkia Elbasan ka përfunduar me shtresimin përfundimtar të asfaltit dhe sistemimin e infrastrukturës.

Kjo rrugicë, megjithëse me gjatësi të shkurtër, ka pasur rëndësi të veçantë për banorët, pasi lidh dy rrugë të tjera më të mëdha, “Mustafa Shashaj” dhe “Shyqyri Berisha” dhe i shërben drejtpërdrejt rreth 150 banorëve.

Për më shumë se 30 vite, rruga ka qenë e paasfaltuar, pavarësisht se kishte sistem kanalizimesh funksional.

Rikonstruksioni i saj u realizua pas një kërkese të kahershme të banorëve, si pjesë e programit të bashkisë Elbasan për përmirësimin e infrastrukturës në zonat informale, si në qytet, ashtu edhe në njësitë administrative rurale.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, thekson se “edhe një tjetër rrugë e paasfaltuar prej dekadash mori zgjidhje përfundimtare. Zona të tëra informale, si në qytet ashtu edhe në fshat, po i rikthejmë në standarde dinjitoze. Kjo është qasja jonë, të mos lëmë asnjë segment të lënë pas”.

Ai shtoi se investimet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë në të gjitha zonat informale të bashkisë, me qëllim që çdo lagje dhe komunitet të ketë infrastrukturën që meriton.

1 nga 5

/k.s//r.e//a.f/

The post Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Benjamin Deliana” në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Katastrofë mjedisore’, Kikia për zjarrin në Elbasan: Nuk është landfill, por bombë ekologjike në mes të Shqipërisë

9 July 2025 at 22:14

Analisti Mentor Kikia u shpreh ashpër lidhur me gjendjen në zonën pranë landfillit të Elbasanit.

I ftuar në një emision televiziv, Kikia tha se në këtë landfill ndodhi një katastrofë e pastër mjedisore dhe e quaji si një vaskë me hirin e djegur nga zjarret.

Kikia kritikoi mungesën e masave dhe punës nga institucionet për këtë rast.

“Dy struktura janë të dënuara për t’u marrë me papërgjegjshmëritë e të tjerëve, me papërgjegjshmërinë e shtetit në rastin e landfillleve dhe me papërgjegjshmërinë e individit, kur një çoban me një shkrepse djeg gjithçka ose me papërgjegjshmërinë e një piromani që djeg për qejf. Në rastin e landfilleve, Elbasani duhej të shërbente si një pikë ndalese, ose më saktë një vizë e kuqe, që të mendoheshim mirë. Nuk ishte thjesht një zjarr, por një katastrofë e pastër mjedisore. Nuk e di si do të vijojë procesi hetimor. Ajo që di të them, është gjëma më e madhe mjedisore në Shqipëri. Ai në Elbasan nuk është landfill, por një vend sipërfaqësor. Ishte një vaskë ku do të hidhej hiri i djegur i inceratorit, që u “dogj” pa nisur. Aty është një mal ku mbetjet hidhen në natyrë me zero absolute të kritereve mjedisore. Zjarrvënia nuk është e natyrshme aty, është e qëllimshme për të eliminuar malin me mbetje se nuk kanë ku të hidhen tjerat”,-tha Kikia.

The post ‘Katastrofë mjedisore’, Kikia për zjarrin në Elbasan: Nuk është landfill, por bombë ekologjike në mes të Shqipërisë appeared first on Sot News | Lajme.

Pedagogu për zjarrin në landfillin e Elbasanit: Mund të quhet “krim mjedisor shtetëror”

By: Oldi
9 July 2025 at 22:11

Pedagogu Romeo Hanxhari ka reaguar ashpër për zjarrin në vendgrumbullimin e Elbasanit, duke e quajtur situatën një “krim mjedisor shtetëror”. Ai tha se ajo zonë nuk është landfill i mirëfilltë, por një vend-hedhje pa standarde dhe kontroll. Sipas tij, përbërja e mbetjeve dhe mungesa e menaxhimit krijojnë kushte për shpërthime të metanit dhe ndotje të […]

The post Pedagogu për zjarrin në landfillin e Elbasanit: Mund të quhet “krim mjedisor shtetëror” appeared first on BoldNews.al.

55-vjeçari në Elbasan thyen ‘arrestin e shtëpisë’ dhe tenton të përdhunojë komshien

By: Ela
9 July 2025 at 14:22

Një 55-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, pasi ka thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për veprën penale ‘dhunë në familje’ dhe dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 25-vjeçare, fqinje të tij. “Referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. F., 55 vjeç, […]

The post 55-vjeçari në Elbasan thyen ‘arrestin e shtëpisë’ dhe tenton të përdhunojë komshien appeared first on BoldNews.al.

“Të rinjtë po punojnë nën rrogoz!” Karamuço: Janë zbardhur ngjarjet kriminale deri 2021, të tjerë s’bien në sy…

7 July 2025 at 22:33

“SPAK ka ‘gjunjëzuar’ shumë banda kriminale, por ka të tjera që ende nuk njihen!” Këtë tha profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço në emisionin “360 Gradë” duke shtuar se kjo është një sfidë për Gjykatën e Posaçme.

Sipas tij janë zbardhur vetëm ngjarje, që kanë ndodhur deri në mars të 2021.

“Edhe në Shkodër ka emra të rinj, që do t’i marrim vesh kur të fillojnë bëmat e reja! Edhe për Lezhën, Kukësin, janë disa zona që nuk i kemi llogaritur, por na dalin që kanë aktivitet. Kemi Rrëshenin, Dibrën, kemi Korçën që vijnë të dhëna nga policia greke, që thotë kalojnë kokainë, kalojnë heroinë. Kush grup i ka në posedim? Janë disa grupe që kanë punuar nën rrogoz, me vitrinën e bizneseve të tyre të ligjshme! E s’kanë rënë në sy. Këtu është puna e SPAK, të luftojë dhe këta që s’bien në sy se janë të rrezikshëm,” sqaroi Ervin Karamuço.

Ai shtoi se SPAK ka kapacitete dhe mjetet që të zbulojë figurat e reja të krimit.

Ndërsa gazetarja, Anduena Llabani sqaroi se teknologjia po sofistikon grupet kriminale. Shumë nga ta shtoi gazetarja, janë ndarë në nëngrupe për shkak të eliminimit të krerëve.

Ajo bëri të ditur se janë të shpërndarë në Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe se mes tyre ka konflikte të brendshme, që jo në pak raste kanë kryer ekzekutime mafioze.

“Grupet janë prekur nga SPAK, por kanë ende ndikime në zonat ku kanë vepruar. Rrënjët e tyre janë shumë të thella,” përfundon Llabani.

/abcnews.al/

Zjarri në landfillin e Elbasanit, ish-deputeti socialist: Impaktet afatgjata, kontaminohet jo vetëm ajri, por edhe toka

7 July 2025 at 19:22

Pas 7 ditë në luftë më flakët të forcave zjarrfikëse, situata në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan duket se po shkohet drejt shuarjes totale.

Por cilat janë pasojat që lë në mjedis djegia e këtyre mbetjeve? Lidhur me këtë ish- deputet i PS Besnik Bare, i ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, ai tha se impaktet do jenë afatgjata.

Sipas tij, substancat nga djegia e mbetjeve depozitohen jo vetëm në ajër, por edhe në tokë dhe në ujërat e lumenjvë.

‘Impaktet do të jenë afatgjata. Për substancat që konsiderohen më të rrezikshme kërkojnë kapacitetet e duhura për tu matur dhe nuk matet me këto aparate që shkon aty dhe të matet. Duhet që të matej edhe dioksidi i karbonit, kur ka shumë Co2 është më mirë sepse tregon se është djegia e plotë dhe s’ka ndodhur sinteza e dioksinave. Këto substanca sjellin vështirësi në frymëmarrje, është e rëndë për fëmijët dhe të moshuarit, sjell astmë. Por substancat mund të depozitohen dhe kur shuhet zjarri sepse depozitohen në tokë dhe në ujëra. Pra ndodh kontaminimi jo vetëm i ajrit por edhe i tokës, kjo lloj ndotje qarkullon dhe nuk është vetëm aty ku është vendi i zjarrit’, tha ai.

Sipas Bares, vendgrumbullimi i mbetjeve nuk duhet që të jetë pranë lumenjve, pasi sipas tij mund të kontaminojë ujin.

‘Gjëja e parë e gabuar e trajtimit të mbetjeve është se janë afër lumenjve dhe po ta shohësh lumi Shkumbin është shumë afër me landfillin dhe nuk duhet që të lejohet aty. Rrjedhja e substancave si pasojë e dekompozimit që ndodh aty, mund të bëjë që lumi mund të kontaminohet. Problem janë edhe hirat që kanë mbetur pasi kanë mërkurr dhe plumb, pra janë metale të rënda. Shpërndarja e grimcave bëhet me dhjetëra kilometra larg dhe duhen rekomandime të caktuara edhe për popullatën nga ekspertët. Por hiri që prodhohet aty ka substanca toksike dhe duhet që të depozitohen në një landfill për mbetje të rrezikshme’, tha ai.

Ai apeloi që fermerët të bëjnë kujdes dhe të mos djegin mbetjet bujqësore pasi zjarri mund të sjell pasoja të rënda për mjedisin.

‘Vera ka një anë negative, sepse nuk ka shira sepse gjatë rënies së shirave ndodh një lloj shpëlarje e tyre, por ato substanca depozitohen në tokë dhe në ujë. Fermerët duhet që të jenë të kujdesshëm kur i vënë zjarrin mbetjeve bujqësore sepse në radhë të parë dëmtojnë veten e tyre dhe të tjerët. Detyrim i institucioneve është që të bëjnë një monitorim të vazhdueshëm në Elbasan’, tha ai.

Bare tha se problemi me ndotjen në vend nuk është vetëm nga djegia e mbetjeve, por edhe nga makinat të cilat çlirojnë substanca të dëmshme.

‘Ne problemin e ndotjes së ajrit se kemi vetëm kur kemi zjarre, por edhe në qytete, sepse makinat çlirojnë substanca dhe niveli në Tiranë është mbi normën e lejuar dhe duhet që vet qytetarët ta përdorin makinën kur e kanë të domosdoshme’, tha ai.

The post Zjarri në landfillin e Elbasanit, ish-deputeti socialist: Impaktet afatgjata, kontaminohet jo vetëm ajri, por edhe toka appeared first on Sot News | Lajme.

Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

By: Oldi
7 July 2025 at 19:43

Nga Lutfi Dervishi 7 korrik 2025. Sot në Elbasan nuk ka tym, por ajri ende mban erën e asaj që ndodhi. Për gjashtë ditë me radhë, fusha e mbetjeve u dogj pa ndërprerje. Një mal me plehra, 20 mijë metra katrorë, 40 metra i lartë, ushqeu me helme mushkëritë e qytetit. Ndërsa tymi mbulonte qytetin, […]

The post Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja appeared first on BoldNews.al.

Flakët përfshinë varrezat pasi dogji shkurret te varri nënës, procedohet 33-vjeçari

By: Besnik
7 July 2025 at 16:53

Një pjesë e varrezave të Elbasanit u përfshi nga flakët pasditen e së dielës, duke shkaktuar shqetësim dhe ngarkesë të madhe emocionale për familjarët që kanë të afërmit e tyre të prehur aty.

Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 33-vjeçari, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin disa shkurreve pranë varrit të nënës së tij.

Flakët u përhapën më pas me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe më të gjerë.

Zjarri ka përfshirë disa varreza të reja dhe një pjesë të varrezave të vjetra të fëmijëve.

Në një reagim zyrtar, Bashkia e Elbasanit u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, duke theksuar se edhe pakujdesitë më të vogla mund të sjellin pasoja të rënda.

Elbasani po përballet prej ditësh me disa vatra zjarri, ndërsa ky i fundit në varreza ka prekur ndjeshëm ndjenjat e dhimbjes dhe respektit të familjeve që kujdesen për të afërmit e tyre të ndjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Flakët përfshinë varrezat pasi dogji shkurret te varri nënës, procedohet 33-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Zjarri në varrezat e Elbasanit, procedohet 33-vjeçari

By: Ardit
7 July 2025 at 12:51

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e zjarrvënies në varrezat e fshatit Shënkoll në datën 2 korrik. U raportua se i dyshuar për ngjarjen ishte një 33-vjeçar që u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe që dëshmoi se po përpiqej të digjte barishtet që kishin mbuluar varrin e nënës së tij, por situata ka […]

The post Zjarri në varrezat e Elbasanit, procedohet 33-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Izolohen tri vatra zjarresh në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në Finiq, Poliçan dhe Elbasan situata e stabilizuar

6 July 2025 at 22:02

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile finalizuan me sukses një ditë të vështirë në betejë me zjarret, në territorin e vendit.

Në Bashkinë Finiq, Forcat Ajrore Shqiptare, në bashkëpunim me dy avionë zjarrfikës të ardhur nga Greqia, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile arritën të vënë nën kontroll zjarrin në masivin malor të Shtugarit dhe në zonën ndërkufitare.

Koordinimi i ngushtë ndërmjet Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (AKMC) dhe Agjencisë Greke të Mbrojtjes Civile bëri të mundur hyrjen nga pika kufitare të mjeteve ajrore greke dhe realizimin me efikasitet të misionit. Aktualisht, situata në Finiq është nën kontroll dhe e stabilizuar.

Ndërkohë, një tjetër ndërhyrje ajrore u realizua me sukses në Poliçan, ku flakët rrezikonin zona të pyllëzuara të paarritshme nga toka. Edhe në Elbasan, përpjekjet e vazhdueshme të Drejtoria Rajonale e Mbrojtjes nga Zjarri, Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore bënë të mundur izolimin e vatrës, duke shmangur dëme të mëdha mjedisore dhe materiale.

Në këto ditë të nxehta, me rrezik të lartë zjarresh në të gjithë rajonin e Mesdheut, siç paralajmërohet edhe nga harta zyrtare e shërbimit Copernicus EMS kërkohet kujdes maksimal nga qytetarët.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në natyrë, dhe të njoftojnë menjëherë strukturat përkatëse në rast rreziku.
Të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë, në çdo rast nevoje.

The post Izolohen tri vatra zjarresh në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në Finiq, Poliçan dhe Elbasan situata e stabilizuar appeared first on Sot News | Lajme.

Izolohen tri vatra zjarresh në vend, Ministria e Mbrojtjes: Në Finiq, Poliçan dhe Elbasan situata e stabilizuar

6 July 2025 at 21:41

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile finalizuan me sukses një ditë të vështirë në betejë me zjarret, në territorin e vendit, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Në Bashkinë Finiq, Forcat Ajrore Shqiptare, në bashkëpunim me dy avionë zjarrfikës të ardhur nga Greqia, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile arritën të vënë nën kontroll zjarrin në masivin malor të Shtugarit dhe në zonën ndërkufitare.

Koordinimi i ngushtë ndërmjet Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (AKMC) dhe Agjencisë Greke të Mbrojtjes Civile bëri të mundur hyrjen nga pika kufitare të mjeteve ajrore greke dhe realizimin me efikasitet të misionit. Aktualisht, situata në Finiq është nën kontroll dhe e stabilizuar.

Ndërkohë, një tjetër ndërhyrje ajrore u realizua me sukses në Poliçan, ku flakët rrezikonin zona të pyllëzuara të paarritshme nga toka. Edhe në Elbasan, përpjekjet e vazhdueshme të Drejtoria Rajonale e Mbrojtjes nga Zjarri, Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore bënë të mundur izolimin e vatrës, duke shmangur dëme të mëdha mjedisore dhe materiale.

“Në këto ditë të nxehta, me rrezik të lartë zjarresh në të gjithë rajonin e Mesdheut, siç paralajmërohet edhe nga harta zyrtare e shërbimit Copernicus EMS kërkohet kujdes maksimal nga qytetarët. Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në natyrë, dhe të njoftojnë menjëherë strukturat përkatëse në rast rreziku. Të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë, në çdo rast nevoje”, thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

/abcnews.al/

Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit

6 July 2025 at 21:19

Një person në kërkim, që zgjedh të jetojë në arrati, ka vetëm një synim. Të triumfojë mbi drejtësinë. Do provojë me çdo kusht të tregojë që është i pafajshëm, edhe atëherë kur nuk është. Në mënyra të ligjshme apo të paligjshme, liria është synimi i tij i vetëm. Por arratia ka kostot e saj, qoftë […]

The post Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit appeared first on BoldNews.al.

Dy automjetet po lëviznin me shpejtësi “skëterrë”, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, ka të plagosur

By: M C
6 July 2025 at 18:54

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.

Burime për mediat bëjnë me dije se dy automjete kamë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur dy persona të plagosur, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi vetëm 200 metra larg vendit ku një ditë më parë u përplasën sërish dy automjete dhe pati të plagosur.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e Policisë dhe zjarrfikësit, ndërkohë deri më tani dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë një parakalim i gabuar pasi dy automjetet po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara.

The post Dy automjetet po lëviznin me shpejtësi “skëterrë”, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, ka të plagosur appeared first on Albeu.com.

Llatja: Zjarri në landfillin e Elbasanit, drejt shuarjes totale

TIRANË, 6 korrik /ATSH/ Pas gjashtë ditësh me përballje intensive me flakët në landfillin e qytetit, situata është thuajse nën kontroll të plotë. Sipas autoriteteve, 95% e zjarrit është shuar, ndërsa pjesa e mbetur përbëhet kryesisht nga avuj dhe gazra të mbetura nga materialet e djegura dhe uji i përdorur për fikje.

Në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm çdo ditë kryetari i Bashkisë Elbasan, si edhe drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara. Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, u shpreh se “kjo është një betejë që po e fitojmë bashkërisht”, ndërsa theksoi se angazhimi i strukturave vendore dhe qendrore ka qenë maksimal.

“Është dita e gjashtë e luftës që bëjmë bashkërisht, bashkë me zjarrfikësit e Elbasanit, zjarrfikësit kombëtarë, emergjencat civile, forcat e ushtrisë, si edhe me kompanitë private që operojnë në Elbasan, të cilat kanë dhënë një dorë të mirë në fikjen e zjarrit,” deklaroi Llatja për mediet.

Më tej, ai shtoi se është bërë një punë kolosale dhe vatra fillestare tashmë është e izoluar: “Ne mendojmë se e kemi vënë në kontroll. Është akoma vatra fillestare, e cila, siç shihet pas nesh, vazhdon dhe shkrin. Besoj se do të vazhdojë edhe dy ditë, por gjithçka është e izoluar. Ka vetëm gaz dhe avull, për shkak të ujit të tepërt që është hedhur në landfill”.

Llatja gjithashtu falënderoi të gjitha strukturat për angazhimin dhe përpjekjet e pandërprera

“Unë dua të falënderoj zjarrfikësit, forcat e mbrojtjes, ushtrinë, të gjithë ata që kanë kontribuar në vënien nën kontroll të situatës në landfillin e Elbasanit. Kemi bërë përpjekje maksimale. I gjithë stafi i emergjencave civile ka qenë këtu që në momentin e parë dhe deri më sot jemi në dispozicion pa orare, në bashkëpunim edhe me ASHP-në, ndërmarrjen publike të Bashkisë së Elbasanit, por edhe me zjarrfikësit e qarqeve të tjera Fier, Berat, Kamzë, Tiranë, të cilët na janë vënë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Zjarrfikësve”, tha ai.

Duke folur për gjendjen aktuale në terren, kreu i bashkisë bëri të ditur se nuk ka më vatra të reja dhe as përhapje të vatrave ekzistuese. Ai theksoi se punimet për kapsulimin e mbetjeve të ekspozuara ndaj agjentëve natyrorë do të vijojnë deri në eliminimin e plotë të rrezikut.

Në fund, Llatja bëri edhe një apel publik dhe një ndjesë për qytetarët.

“Duam t’i bëjmë apel të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Elbasanit por të gjithë Shqipërisë, zjarret zakonisht vijnë ose nga pakujdesia, ose nga zjarrvënia e qëllimshme. Edhe një zjarr i vogël për nevoja bujqësore mund të sjellë një katastrofë. Ndërkohë, dua të kërkoj ndjesë për ndotjen dhe tymin që është përhapur ditët e fundit. Kemi qenë në terren pa ndalim dhe do të qëndrojmë këtu deri në përfundimin e plotë të operacioni”, u shpreh Llatja.

Ndërkohë, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, e cilësoi këtë si një nga operacionet më sfiduese të dekadës së fundit. I ndodhur gjithashtu në vendin e ngjarjes, Cara u shpreh se përballja me materialet plastike dhe komponime të tjera ndotëse e bëri zjarrin jashtëzakonisht të vështirë për t’u shuar.

“Ka qenë një nga operacionet më të vështira të viteve të fundit, pasi kemi pasur të bëjmë me një zjarr mbytës në vetvete, me disa lloj komponentësh si plastika dhe shumë materiale të tjera. Është dashur të përdorim qindra kilogramë shkumë dhe tonelata inerte për të mbuluar zjarrin dhe për ta mbajtur të izoluar”, tha ai.

Ai vlerësoi bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme dhe bashkitë e tjera, të cilat vunë në dispozicion mjete dhe forca zjarrfikëse nga Berati, Tirana, Kamza dhe më gjerë.

“Tashmë 95% e vatrës së zjarrit është totalisht e izoluar. 5% e mbetur përbëhet nga avuj dhe gazra, por pa prani flakësh. Mund të themi me bindje që ky zjarr është i menaxhueshëm dhe do të mbahet nën kontroll edhe në ditët në vijim”, u shpreh Cara.

Ai theksoi se situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe çdo zjarr i ri do të trajtohet me reagim të menjëhershëm. Ndër të tjera, ai i bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë, të njoftojnë menjëherë për çdo vatër të re dhe aty ku është e sigurt të ndihmojnë në fikjen e saj.

“Çdo vatër zjarri nis e vogël dhe kthehet në një vatër masive. Ndaj ndërhyrja në momentin e parë është vendimtare,” theksoi drejtori i zjarrfikësve. /j.p/

The post Llatja: Zjarri në landfillin e Elbasanit, drejt shuarjes totale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfshihet nga zjarri një zonë varrezash në Elbasan, digjen disa varre, ja për çfarë dyshohet

6 July 2025 at 19:40

Një zonë varrezash në Elbasan është përfshiurë nga flakët ditën e sotme. Sipas informacioneve, zjarri dyshohet se është ndezur qëllimisht.

Flakët kanë djegur disa varre, kryesisht të vjetra ku dyshohet se prehen fëmijë. Ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij rasti të parecedentë, apo kush janë persona që kanë djegur varret.

The post Përfshihet nga zjarri një zonë varrezash në Elbasan, digjen disa varre, ja për çfarë dyshohet appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌