Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Mbahet në Durrës, edicioni i parë i festivalit të artit performativ

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Amfiteatri i Durrësit u shndërrua mbrëmjen e djeshme në një ambient ku qindra artdashës dhe turistë të huaj, u bashkuan në atmosferën artistike të festivalit “Nga errësira në dritë”.

Performanca nga lëvizja artistike “Tamom”, të gërshetuara me dansin bashkëkohor, krijuan një atmosferë magjike në Amfiteatrin e Durrësit për të gjithë qytetarët dhe artdashësit që morën pjesë.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirana Sako tha se kjo “shfaqje, përgatitur nga lëvizja më e re artistike, “Tamom”, në bashkëpunim artistik me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, shënon edicionin e parë të asaj, që synohet të bëhet një festival tradicional multidisiplinar i artit performativ në Durrës”.

Lëvizjet Tamom dhe dansi bashkëkohor, erdhën si një performancë e kuruar dhe prodhuar nga Klod Dedja.

Kjo nismë shënon edicionin e parë të asaj që synohet të bëhet një festival vjetor multidisiplinar i artit performativ në Durrës një hapësirë ku lëvizja, prezenca dhe bashkëpunimi artistik bashkohen pa kufij.

Shfaqja solli një udhëtim në lëvizje me tri vepra koreografike nga emra të njohur ndërkombëtarë si Russell Maliphant (Britani e Madhe), Mauro Bigonzetti (Itali) dhe Erion Kruja (Shqipëri).

/e.i//r.e/

The post Mbahet në Durrës, edicioni i parë i festivalit të artit performativ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërron jetë në Durrës ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Ish-ambasadori i Gjermanisë, Werner Daum ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Ai është gjetur i pajetë në një hotel në Durrës.

Ish-diplomati ndodhej për një vizitë në Shqipëri, dhe dy ditë më parë, mori pjesë së bashku me Sali Berishën në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë.

Werner Daum shërbeu si ambasador në Shqipëri nga viti 1987 deri në vitin 1990, pikërisht në kohën kur nisi lëvizja kundër regjimit komunist.

Ai hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët, duke dalë kundër udhëzimeve të qeverisë së tij.

Në një intervistë të dhënë më vonë, ai pranoi se bëri këtë gjë qëllimisht, duke e ditur se eksodi masiv i shqiptarëve do sillte edhe rrëzimin e regjimit komunist.

Ish-ambasadori Daum mbërriti në Shqipëri pak ditë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në Kavajë, ku ishte i pranishëm edhe kreu i PD, Sali Berisha.

Daum u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje nga kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, për kontributin e tij në momentet historike të vitit 1990. /j.p/

The post Ndërron jetë në Durrës ish-ambasadori gjerman, Werner Daum appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërron jetë në një hotel në Kavajë ish-ambasadori gjerman Werner Daum

12 July 2025 at 13:22

Ka ndërruar jetë në një hotel në Kavajë ish-ambasadori gjerman, Werner Daum. Daum kishte mbërritur në vendin tonë para pak ditësh, ku mori pjesë së bashku me Sali Berishën në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë Werner Daum ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 82-vjeçare, teksa burime diplomati bëjnë me […]

The post Ndërron jetë në një hotel në Kavajë ish-ambasadori gjerman Werner Daum appeared first on BoldNews.al.

Kanosi me sëpatë dy persona/ Ndërhyn në kohë Policia, shmanget sulmi që mund të sillte pasoja tragjike

12 July 2025 at 11:19

DURRË- Ndërhyrja në kohë e Policisë ka ndaluar përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet disa shtetasve në lagjen nr.17 në Durrës, që mund të sillte pasoja të rënda për jetën.

Një 44-vjeçar është arrestuar pasi kanosi me sëpatë, dy shtetas për motive të dobëta.

Gjithashtu, u procedua penalisht një tjetër person, i cili kishte dijeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Sëpata në mes të lokalit: Çfarë ndodhi në Durrës?

By: gaze tare
12 July 2025 at 11:29

Një 44-vjeçar nga Shkodra është arrestuar në Durrës, pasi kërcënoi dy persona me sëpatë në një lokal, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar, ku policia ndërhyri menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe arrestuar në flagrancë shtetasin E. Dh., 44 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari u kap teksa kanoste me sëpatë shtetasit E. A. dhe E. S., banues në Durrës. Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë shmangu pasojat e mundshme për jetën e personave të përfshirë.

Po ashtu, është proceduar penalisht edhe shtetasi B. K., pasi kishte dijeni për konfliktin dhe nuk njoftoi autoritetet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Sëpata në mes të lokalit: Çfarë ndodhi në Durrës? appeared first on iconstyle.al.

“Do t’iu vras”/ Shkodrani futet në një lokal në Durrës me sëpatë dhe kërcënon dy persona (EMRI)

12 July 2025 at 11:50

Policia e Durrësit ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili ka kanosur me sëpatë në ambientet e një loakli dy persona, pas një konlikti për motive të dobëta. Në pranga është vënë shtatasi Ermal Dhampiraj, banues në Shkodër. “Menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 17, Durrës, një shtetas po kanoste dy shtetas të tjerë me […]

The post “Do t’iu vras”/ Shkodrani futet në një lokal në Durrës me sëpatë dhe kërcënon dy persona (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ Humb jetën 19-vjeçari, pamje nga vendi i ngjarjes

By: V K
12 July 2025 at 08:32

Në orët e para të mëngjesit rreth orës 00:40, një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Tiranë–Durrës, në afërsi të zonës së Marikajt, ku ka humbur jetën një 19-vjeçar dhe kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë.

Tiranë/Informacion paraprak:

Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, një 18-vjeçar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, një 19-vjeçar, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave.

 

The post Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ Humb jetën 19-vjeçari, pamje nga vendi i ngjarjes appeared first on Albeu.com.

Tragjike/ “Audi” përplaset me karburantin në Vorë, vdes një 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë

12 July 2025 at 08:37

Një aksident tragjik është regjistruar pas mesnatës së kaluar, rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj” në Vorë. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, makina ka dalë nga rruga. Siç shihet edhe në foton e mësipërme, […]

The post Tragjike/ “Audi” përplaset me karburantin në Vorë, vdes një 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive: Janë të lodhur dhe të konsumuar

11 July 2025 at 23:29

Pas drejtorëve të bashkive dhe kryetarëve të njësive administrative, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar edhe shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive në të gjithë vendin.

Gjatë një takimi me kryebashkiakët në Durrës, kreu i qeverisë deklaroi se nënkryetarët janë të konsumuar dhe duhet një rifreskim i tyre, duke theksuar se ata nuk po performojnë siç duhet.

“Nënkryetarët i shoh të rraskapitur. Ju qeshni, por edhe dy vjet keni (i drejtohet kryetarëve). I shoh shumë të lodhur, Pjerin, nënkryetarët. Bëni mirë t’i shkarkoni të gjithë dhe të bëni një rifreskim të madh. Nënkryetarët që merren me çështjet urbane dhe rurale duhet të jenë më energjikë. Departamentet e bujqësisë duhet të jenë shumë më të artikuluara,” u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi më tej se është e rëndësishme që bashkitë të kenë struktura drejtuese më dinamike dhe të përkushtuara për të realizuar projektet e qeverisë.

“Kush e di se në çfarë ore gjumi janë nënkryetarët tuaj teksa ju jeni këtu. Në nderin tënd, Pjerin, është që t’i shkarkosh dhe t’i rifreskoni të gjithë,” tha Rama.

Deklaratat e Ramës vjen pak orë pasi ai vendosi ultimatum deri ditën e hënë që të shkarkohen drejtuesit e të gjithë Njësive Administrative në vend./Euronews Albania

The post Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive: Janë të lodhur dhe të konsumuar appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

“Nautica” ankorohet në Durrës/ 676 turistë nga SHBA e Australia mbërrijnë në portin shqiptar

By: xhir jeta
11 July 2025 at 14:30

Anija turistike “Nautica”, pjesë e flotës prestigjioze oshienia kruizis ka mbërritur këtë të premte në Portin e Durrësit, duke e shënuar kështu ndalesën e saj të parë për sezonin veror 2025.

Kroçiera luksoze është ankoruar në kalatën numër 5 rreth orës 10 të paradites, pas një ndalese në ishullin Zakinthos të Greqisë. Në bord udhëtonin 676 turistë, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia dhe vende të tjera të botës.

Vizitorët kanë në plan të eksplorojnë sitet arkeologjike dhe atraksionet turistike të Durrësit, si dhe destinacionet përreth qytetit, duke përjetuar nga afër kulturën, historinë dhe mikpritjen shqiptare.

Anija “Nautica” lundron nën flamurin e Ishujve Marshall dhe ka përmasa prej 182 metrash gjatësi me kapacitet për të akomoduar deri në 684 pasagjerë. E njohur për dizajnin elegant dhe shërbimin cilësor, ajo është ndër kroçierat më të preferuara për udhëtime në Mesdhe.

Pas vizitës në Shqipëri, “Nautica” do të vijojë itinerarin e saj drejt Malit të Zi, me ndalesën e radhës në qytetin bregdetar të Kotorrit./abcnews.al

Ultimatumi i Ramës/ “Furtuna” në Durrës: Dorëhiqen krerët e 5 njësive administrative, largohen disa drejtorë të Bashkisë e të drejtorive rajonale

By: V K
11 July 2025 at 12:43

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama, ka dhënë sot nga Durrësi një mesazh të prerë për drejtuesit vendorë në të gjithë vendin, duke kërkuar shkarkimin e të gjithë kryetarëve të njësive administrative, me afat deri të hënën.

Ndërkohë, në Durrës, lëvizjet kanë nisur një ditë më parë. Në përputhje me kërkesat e takimit të zhvilluar tri ditë më parë në Bashkinë e Durrësit nga Rama, dorëheqjen e kanë paraqitur tashmë administratorët e pesë njësive administrative të bashkisë së Durrësit: Ishëm, Sukth, Manëz, Katund i Ri dhe Rrashbull. Bëhet fjalë për Kadri Gjylin, Edlir Cërrin, Muharrem Sulën, Eltion Prenin dhe Albert Bukaçin.

Po ashtu, janë larguar nga detyra edhe administratorët e gjashtë rajoneve të qytetit bregdetar, përkatësisht Roland Çobani, Ilir Ngresi, Myslym Hasanaj, Davide Ndoi, Jurgen Tabaku dhe Jetmir Pupla. Lajmi konfirmohet për gazetaren e Top Channel, Vali Qyrfyçi nga bashkia e Durrësit.

Ndërkaq, dorëheqjet kanë përfshirë edhe drejtorët e Bashkisë Durrës dhe ata të drejtorive rajonale, të cilët do t’i nënshtrohen një procesi vlerësimi nga komision i posaçëm i drejtuar nga kryebashkiakja Emiriana Sako.

Ndër kandidaturat për drejtuesit e rinj pritet të jenë jo vetëm emra të rinj, por edhe disa prej drejtorëve të dorëhequr që mund të rikthehen.

Gjithashtu, burime nga PS e Durrësit bëjnë me dije se mund të përfshihen edhe kandidatë që nuk arritën të siguronin një mandat deputeti në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit.

The post Ultimatumi i Ramës/ “Furtuna” në Durrës: Dorëhiqen krerët e 5 njësive administrative, largohen disa drejtorë të Bashkisë e të drejtorive rajonale appeared first on Albeu.com.

“Taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e madhe”, Rama: Punë ditësh ose javësh do dalin çmimet e reja të referencës

11 July 2025 at 11:26

DURRËS– Gjatë diskutimit me kryebashkiakët në Durrës, kryeministri i vendit, Edi Rama, paralajmëroi se punë ditësh ose javësh do të dalin çmimet e reja të referencës për pronat.

Ai theksoi se nga ky proces prona e dytë do taksohet më shumë. Sipas Ramës, kjo do t’ju vijë në ndihmë bashkive, që të kenë më shumë të ardhura.

“Ndërkohë kam një gjë për të shtuar dhe ministri mbase mund të më plotësojë. Punë ditësh ose javësh, do dalin çmimet e reja të referencës, Ato do kenë dhe një element tjetër të ri, që taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Kështu që, bashkitë, sidomos ato të bregdetit , do ketë një të ardhur të shtuar nga ky proces pasi shumë njerëz në bregdet kanë shtëpitë e dyta.

Por, nga ana tjetër, duke marrë parasysh që çmimet e referencës rritën në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë se kush do ta menaxhojë taksën e pasurisë mirë do ketë të ardhura shumë më tepër, sepse ajo është baza kryesore në të gjithë bashkitë e botës.

Në disa bashki kemi taksa  lokale eksesive në disa, gjë që nuk na bën sens. Ne e kemi bërë zero taksën e biznesit të vogël, ndërsa në disa bashki taksa e tavolinë, taksa e tabelës. Kush ka shtëpi në bregdet, do duhet të paguajnë më shumë”, tha Rama.

Kjo u konfirmua edhe nga ministri i Financave, Petrit Malaj.

“Jemi drejt finalizimit të çmimit të referencës”, tha ministri./abcnews.al

Rama: Të gjithë kryetarët e njësive administrative në Shqipëri duhet të shkarkohen

By: Besnik
11 July 2025 at 11:00

Gjatë takimit me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama u tha se të gjithë kryetarët e njësive administrative në Shqipëri duhet të shkarkohen.

Rama tha se shqiptarët na votuan për t’i përmirësuar gjërat dhe këtë gjë duhet ta bëjmë pa përsëritur asnjë gabim.

Shpresoj që të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar.

“Përsa i përket kryetarëve të PS, të gjithë kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë, të gjithë duhet të shkarkohen dhe t’u rijepet mundësia, por t’u jepet edhe të tjerëve kjo mundësi që të tregohen të zotë. Votat që kemi marrë kanë rritur diferencën mes atyre që jemi anëtarë partie dhe atyre që e duan këtë parti në krye. Duhet ta rrisim këtë hapësirë dhe për ata të tjerët që nuk na njihnin dhe s’janë me ne, na e kanë dhënë votën që ne të bëjmë më mirë. Dhe nga ana tjetër, Shqipërinë në BE në 2030 nuk e bëjmë dot duke përsëritur të njëjtat gabime. Gabime mund të bëjmë, por të reja – jo të njëjtat gabime. Dhe një nga gjërat kryesore është t’u japim një mundësi të re njerëzve që kontribuojnë në këtë vend. Edhe drejtorët dhe kryetarët nuk i fus gjithë në një thes, se me siguri ka edhe kryetarë njësish si ai i Novoselës që është 30 vjet aty, ditë e natë në krye të punës. Nuk i fus gjithë në thes se nuk ka nevojë të thuash se e sheh që tek barërat e këqija nuk funksionojnë. Kryetari i njësisë që ka në ngarkim varrezat në Elbasan duhet shkarkuar pa kthim,” – tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama: Të gjithë kryetarët e njësive administrative në Shqipëri duhet të shkarkohen appeared first on Euronews Albania.

Edi Rama: Çudira! Një drejtor UKT-je me 30 këshilltarë, ka ardhur koha për një Operator Kombëtar të Shpërndarjes së ujit, departamentet e bujqësisë qesharake dhe të krijuara për qoka

By: V K
11 July 2025 at 11:18

Gjatë një takimi me krerët e bashkive, kryeministri Edi Rama, ka propozuar krijimin e një operatori kombëtar për shpërndarjen e ujit, të ngjashëm me modelin e përdorur në sektorin e energjisë.

Rama theksoi gjithashtu se, është koha për konsolidimin e këtij shërbimi në një strukturë të centralizuar, duke denoncuar abuzimet e ndodhura në nivel lokal.

“Është koha për një operator kombëtar të shpërndarjes së ujit, njësoj siç kemi për energjinë. Mund të përfytyroni një zyrë drejtori të një ujësjellësi me 30 këshilltarë staf, këshilltarë, sekretarë? Nuk ka zyra ime as çerekun, as zyrat tuaja. Ndodhte në UKT Tiranë”, u shpreh kryeministri.

Ai i cilësoi këto raste si “çudira”, duke shtuar se edhe pse situata ka ndryshuar në krahasim me të kaluarën, problematikat mbeten të shumta për një vend si Shqipëria që nuk ka luksin të vonojë reformat.

Rama theksoi se, ashtu si në sektorin e energjisë, ku ndërmarrjet dikur humbëse janë transformuar në struktura të qëndrueshme financiarisht që bashkëpunojnë me bankat, edhe sektori i ujit duhet të ndjekë të njëjtin model për t’u bërë më efikas dhe i qëndrueshëm.

Edi Rama: Te gjitha llojet e eksperiencave, kalkulimeve na nxjerrin në konkluzionin që është koha për një operator kombëtar të shpërndarjes së ujit, njëjte siç kemi për energjinë. Mund të përfytyroni një zyrë drejtori të një ujësjellësi me 30 këshilltarë staf, këshilltarë sekretarë? Nuk ka zyra ime as çerekun, as zyrat tuaja. Ndodhte në UKT Tiranë. Çudira ka pasur shumë, ka më pak në tërësi por ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk ka luksin të presë. Duhet të konsolidojmë këtë strukturë, duhet të ndërtojmë një tjetër ndërmarrje si ajo që kemi në fushën e energjisë, që nga gropat më të mëdha thithëse të buxhetit janë kthyer në ndërmarrje që janë në gjendje të hyjnë në marrëdhënie me bankat.

Departamentet e bujqësisë

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër bashkitë dhe kryetarët e tyre për mungesën e angazhimit konkret në zhvillimin ekonomik të zonave rurale, veçanërisht në sektorin e bujqësisë.

Gjatë një aktiviteti publik, Rama theksoi se bashkitë po mbeten pas në krijimin e ndërmarrjeve fitimprurëse dhe po trajtojnë rolin e tyre ende me logjikën komunale.

Sipas Ramës, edhe pas Reformës Territoriale, ku bashkitë përfshijnë edhe zonat që më parë ishin komuna, koncepti i punës së bashkisë mbetet i kufizuar në rrugë, ujësjellës dhe kanale vaditëse, ndërkohë që nuk përfshihen në zinxhirin bujqësor të prodhimit, grumbullimit, përpunimit dhe eksportit.

Ai përmendi linjën e kredisë prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë si një mundësi konkrete që bashkitë duhet ta përdorin për të ndihmuar fermerët, duke bashkëpunuar për të ngritur linja përpunimi.

Edi Rama: Dua të ngre një problem tjetër. Që është qasja dhe filozofia e të marrit lekë nga buxheti për rroga dhe investime. Ende nuk po krijohen ndërmarrje fitimprurëse të bashkive.

Ka disa tentativa të para por shumë minimale dhe të pamjaftueshme. Ndërkohë që me reformën Territoriale, nuk kemi më bashki dhe komuna por bashki që merren edhe me komunat. Ende sot mentaliteti dhe qasja është që puna e bashkisë është puna komunale në fshat.

Pra rrugë, Ujësjellësi, kanalet vaditëse, por jo toka, prodhimi, grumbullimi, përpunimi, eksporti. Këto janë në dorë të atyre që punojnë tokën dhe të Ministrisë së Bujqësisë. Ndërkohë që nëse shkoni në Greqi e Itali, apo kudo tjetër në BE dhe jo vetëm, do të shihni që bashkitë janë pjesë e jetës së fshatit si sipërmarrëse.

Janë pjesë e strukturave të grumbullimit, linjave të eksportit, përpunimit. Sot kemi një instrument shumë më domethënës se sa kishim dje që është linja e kredisë së BSH, 250 mln euro, një kredi e butë ku bashkitë duhet të jenë forcë udhëheqëse. Duhet të bëjnë bashkë fermerët e t’u thotë bëhemi bashkë për një linjë përpunimi të ullirit dhe ta bëjmë vaj, përpunimi i domates për ta bërë salcë etj.

Duke qenë bashkia pjesë është shumë më e lehtë për bankat të mbështesin fermerët. Departamentet e bujqësisë në bashki, janë komike, qesharake, të krijuara për të bërë qoka, jo njerëz që merren me tokën. Duhet rol proaktiv

The post Edi Rama: Çudira! Një drejtor UKT-je me 30 këshilltarë, ka ardhur koha për një Operator Kombëtar të Shpërndarjes së ujit, departamentet e bujqësisë qesharake dhe të krijuara për qoka appeared first on Albeu.com.

Rama: Në Theth ka pasur bum ndërtimesh pa leje gjatë periudhës së zgjedhjeve, prokurorja refuzoi të shohë, bëri ese filozofike mbi pafajësinë

By: V K
11 July 2025 at 10:49

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama, në një mbledhje me kryebashkiakët në Durrës, ka folur lidhur me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Thethit.

Gjithashtu, Rama u shpreh se gjatë periudhës së zgjedhjeve ka pasur boom ndërtimesh, duke u shprehur se policia bëri 40 denoncime, por theksoi se, “një prokurore ka vendosur mosfillimin e hetimeve”.

“Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, ka bërë ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimeve pa leje. Në Shqipëri ndërtimet pa leje janë vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është vepër penale edhe më e rëndë”, theksoi Kreu i qeverisë.

Edi Rama: Gjatë periudhës së zgjedhjeve, ose në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve në Teth ka pasur bum ndërtimesh pa leje si rezultat i përgatitjes së sezonit turistik. Policia e Shtetit ka bërë 40 denoncime, policia ka funksionuar, i ka denoncuar ndërtimet pa leje në Prokurori.

Siç është bërë e ditur, në një flagrancë spektakolare ku është ndërtuar një fshat i tërë turistik në mes të Thethit, një prokurore ka vendosur mosfillimin e hetimeve.

Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, ka bërë ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimeve pa leje. Në Shqipëri ndërtimet pa leje janë vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është vepër penale edhe më e rëndë.

IKMT, ka filluar të veprojë. për të gjithë ata që u thonë pse u kujtuan tani dhe pse i lanë? Nëse nuk funksionojnë të gjitha hallkat dhe struktura e pavarur e drejtësisë nuk është në dispozicion të kësaj përpjekje, por përkundrazi është si kullose makaronash ku gjërat rrjedhin dhe pastaj faktet e kryera mbeten në territor, është një përpjekje që natyrshëm do të duhet të shfaqet në këtë formë.

Në Theth kemi bërë një plan të tërë pune në Bashkinë Shkodër, kemi legalizuar ndërtimet e vjetra, kemi vendosur financime.

The post Rama: Në Theth ka pasur bum ndërtimesh pa leje gjatë periudhës së zgjedhjeve, prokurorja refuzoi të shohë, bëri ese filozofike mbi pafajësinë appeared first on Albeu.com.

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, zbulohet axhenda e diskutimeve

By: V K
11 July 2025 at 10:03

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë këtë të premte një takim me kryetarët e bashkive të vendit në qytetin e Durrësit.

Ky takim, do të fokusohet në një sërë temash kyçe që prekin drejtpërdrejt zhvillimin e territorit dhe mirëqenien e qytetarëve:

Granti i Performancës dhe treguesit e financave vendore, si instrument për të lidhur performancën me financimin.

Paketa e Maleve – një ligj i ri për nxitjen e investimeve në zonat malore dhe agroturizëm.

Legalizimet dhe regjistrimi fillestar i pronave – përshpejtimi i proceseve në bashkëpunim me bashkitë.

Ligji për Administrimin e Bashkëpronësisë – sfida dhe detyra për garantimin e cilësisë së jetës në hapësirat e përbashkëta.

Roli i bashkive në procesin e integrimit evropian – ngritja e kapaciteteve dhe aksesi në fondet e BE-së.

Bujqësia 2030 – politikat e reja të mbështetjes për sipërmarrjet bujqësore në nivel vendor.

Takimi vjen në një moment kur vendi ndodhet në kulmin e sezonit veror, me një rritje të ndjeshme të fluksit turistik dhe sfida të shtuara për menaxhimin e territorit, shërbimeve publike dhe infrastrukturës vendore.

Gjatë ditëve të fundit, Rama ka kërkuar ndryshime në menaxhimin e qeverisjes vendore, duke kritikuar problematikat në disa qytete si Tirana, Vlora, Fieri apo Shkodra.

The post Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, zbulohet axhenda e diskutimeve appeared first on Albeu.com.

Kryetarët e bashkive takim informal me Ramën në Durrës, për çfarë do diskutohet

By: Besnik
11 July 2025 at 09:28

Ka nisur mbërritja e kryetarëve të bashkive në rezidencën qeveritare në Durrës, ku do të zhvillohet sot një retreat informal me kryeministrin Edi Rama dhe disa prej ministrave të kabinetit.

Takimi pritet të nisë këtë të premte në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orët e pasdites.

Në qendër të diskutimeve do të jenë temat: financat vendore, paketa e maleve, legalizimet dhe regjistrimi i tokave bujqësore, bashkëpronësia, roli i bashkive në procesin e negociatave dhe integrimit në BE, bujqësia si dhe kontrolli i territorit.

Të ftuar në këtë takim janë të gjithë kryebashkiakët, përfshirë edhe ata të spektrit të djathtë politik që drejtojnë bashkitë e Kavajës, Pukës, Hasit, Fushë-Arrëzit, Mirditës dhe Memaliajt.

Kësaj ftese i janë përgjigjur pozitivisht dhe po marrin pjesë në takimin me Ramë kryebashkiakët e PD-së të qyteteve të Kavajës, Fushë-Arrëzit, Memaliajt dhe Mirditës.

Ministrat që do të mbajnë fjalën e tyre në këtë takim janë:

  • Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku

  • Ministri i Financave, Petrit Malaj

  • Ministri i Inovacionit, Kulturës dhe Ekonomisë, Blendi Gonxhja

  • Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj

  • Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatore, Majlinda Dhuka

  • Drejtuesja e Kadastres, Lorena Goxhobelli

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kryetarët e bashkive takim informal me Ramën në Durrës, për çfarë do diskutohet appeared first on Euronews Albania.

Takimi informal në Durrës, Rama mbledh kryetarët e bashkive

By: Ardit
11 July 2025 at 09:43

Kryetarët e bashkive të vendit, kanë mbrritur në rezidencën qeveritare në Durrës, ku do të zhvillohet sot një mbledhje me kryeministrin Edi Rama dhe disa prej ministrave të kabinetit. Takimi pritet të nisë këtë të premte në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orët e pasdites. Në qendër të diskutimeve do të jenë […]

The post Takimi informal në Durrës, Rama mbledh kryetarët e bashkive appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Sekuestrohen 120 komplete me çadra dhe shezlongë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, Policia e Durrësit njoftoi sot se kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

“Gjatë kontrolleve, në hapësira publike, në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, u hoqën dhe u sekuestruan në total 120 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 1 shtetase”, njoftoi Policia.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. Sh., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

/m.q//r.e//a.f/

The post Sekuestrohen 120 komplete me çadra dhe shezlongë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ultimatumi i Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Durrësit

By: Besnik
10 July 2025 at 12:10

Pas dorëheqjeve të drejtorëve të Bashkisë së Vlorës, në lidhje me aksionin e iniciuar nga Kryeministri Edi Rama për lirimin e hapësirave publike, ka qenë radha e drejtorëve të Bashkisë së Durrësit për të ndërmarrë të njëjtin hap.

Burime nga Bashkia e Durrësit bëjnë me dije se të gjithë drejtorët e bashkisë kanë dorëzuar dorëheqjet pranë kryetares Emiriana Sako.

Përveç tyre, dorëheqje kanë dhënë edhe drejtuesit e ndërmarrjeve në varësi të bashkisë, si dhe kryetarët e njësive administrative në territorin e Durrësit.

Sipas të njëjtave burime, është ngritur një komision i përbërë nga kryetarja e Bashkisë dhe disa deputetë të qarkut, të cilët do të shqyrtojnë rast pas rasti për të vendosur se cilët drejtues do të vijojnë në detyrë dhe cilët jo.

Pas kësaj faze, pritet të nisë edhe procesi i ristrukturimit për drejtorët rajonalë dhe institucionet e tjera në varësi të pushtetit vendor.

Lista e drejorëve të Bashkisë së Durrësit që kanë dhënë dorëheqjen:

  • Roni Shqiopa – Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore

  • Meme Xhaferaj – Drejtoria e Shërbimit Social

  • Ardian Gurra – Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Sportit, Rinisë dhe Komuniteteve Fetare

  • Dorian Mema – Kryeinspektor i Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Vendor
  • Oneda Deliallisi – Drejtoria e Auditit të Brendshëm

  • Ermal Lufo – Drejtoria Ekonomike

  • Ardian Iljazaj – Drejtoria e Shërbimeve

  • Valbona Qiriako – Drejtoria e Buxhetit

  • Lorenc Facja – Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike

  • Lorenc Smajli – Drejtoria e Turizmit

  • Dhurata Gjoka – Drejtoria e Burimeve Njerëzore

  • Robert Dervishi – Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit

  • Alneida Rroshi – Drejtoria Ligjore

  • Mirela Ylli – Biblioteka e Qytetit 
  • Leonard Haka Ndërmarrja e Pastrimit dhe Gjelbërimit 
  • Kreshnik Leka – Klubi Shumësportësh “Teuta”Kreshnik Leka 
  • Alion Hysko – Ndërmarrja Rruga 
  • Alketa Tragaj – Qendra Kulturore “Aleksandër Moisiu” Alketa Tragaj

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ultimatumi i Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Durrësit appeared first on Euronews Albania.

❌
❌