Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Plazhi i Lirë”/ Lirohen dy hapësira në Currila, sekuestrohen 27 çadra e shezlongë

By: Besnik
20 June 2025 at 11:28

Në vijim të operacionit “Plazhi i Lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike në zonat bregdetare, Policia e Durrësit ka liruar 2 hapësira në plazhin e Currilave, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme me çadra dhe shezlongë.

Policia njpofton se gjatë kontrolleve, në lagjen nr. 1, në dy hapësira publike në plazhin e Currilave, u hoqën dhe u sekuestruan 27 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga dy shtetas nga Durrësi, konkretisht S. H., 45 vjeç, dhe E. Sh., 33 vjeç, të cilët u proceduan në gjendje të lirë

 

Njoftimi i plotë i policisë

“Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Lirohen 2 hapësira në plazhin e Currilave, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen 27 komplete me çadra dhe shezlongë.

Procedohen penalisht 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

Gjatë kontrolleve, në lagjen nr. 1, në dy hapësira publike në plazhin e Currilave, u hoqën dhe u sekuestruan 27 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga 2 shtetas.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. H., 45 vjeç, dhe E. Sh., 33 vjeç, të dy banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Plazhi i Lirë”/ Lirohen dy hapësira në Currila, sekuestrohen 27 çadra e shezlongë appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Lirohen 3 hapësira në plazhin e Kallmit, sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë

By: Besnik
19 June 2025 at 12:49

Policia e Durrësit ka vijuar edhe këtë të enjte kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike në bregdet.

Sipas njoftimit të saj, sot janë liruar 3 hapësira në plazhin e Kallmit, ku tre  shtetas nga Durrësi kishin vendosur në mënyrë të paligjshme rreth 70 komplete me çadra dhe shezlongë.

Policia ka referuar materialet në Prokurori për këta tre persona, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për A. H., 61 vjeç; E. S., 36 vjeç; dhe F. H., 64 vjeçe, të tre banues në Durrës ndërsa janë sekuestruar çadrat dhe shezlongët.

Njoftimi i policisë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

Gjatë kontrolleve, në lagjen nr. 15, në tri hapësira publike në plazhin e Kallmit, u hoqën dhe u sekuestruan 70 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga 3 shtetas.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. H., 61 vjeç, E. S., 36 vjeç dhe F. H., 64 vjeçe, të tre banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Lirohen 3 hapësira në plazhin e Kallmit, sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë appeared first on Euronews Albania.

Vdekja e turistit në det, arrestohet pronari i Jet-ski që u përdor në aksident

2 June 2025 at 17:36

Policia e Durrësit arrestoi të hënën Luis Xhumarin, operator turistik, nën akuzën për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, pas ngjarjes së ndodhur me dy turistë anglezë, ku humbi jetën drejtuesi 34-vjeçar i një Jet-ski (motorr uji). “Nga veprimet hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, përballë […]

The post Vdekja e turistit në det, arrestohet pronari i Jet-ski që u përdor në aksident appeared first on Reporter.al.

Ranë në det pas manovrave me Jet Ski, vdes turisti anglez në Durrës, plagoset 31-vjeçarja

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Një shtetas anglez, 34 vjeç ka humbur jetën dhe një 31-vjeçare është plagosur, pasi kanë humbur kontrollin dhe kanë rënë në ujë gjatë manovrave me Jet Ski në det në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Policia njoftoi se “rreth orës 11:15, të datës 01.06.2025, shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës janë njoftuar se, në zonën përballë Shkëmbit të Kavajës, dy shtetas që lundronin me një mjet lundrues Jet Ski, dyshohet se gjatë manovrave kanë humbur kontrollin mbi mjetin lundrues dhe kanë rënë në ujë”.

Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë Kufitare, kanë shkuar me mjet lundrues menjëherë në ndihmë të dy shtetasve që kishin rënë në ujë, duke bërë transportimin e tyre për në port, me qëllim transportimin drejt spitalit.

Siç njoftoi policia “nga verifikimet paraprake të ekipit të urgjencës së spitalit, që ishte në pritje në port, rezultoi se njëri prej shtetasve që lundronin me Jet Ski, konkretisht shtetasi S. O., 34 vjeç, banues në Angli, kishte humbur jetën, ndërsa shtetasja V. B., 31 vjeçe, banuese në Angli, u transportua menjëherë për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore”.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. /j.p/

The post Ranë në det pas manovrave me Jet Ski, vdes turisti anglez në Durrës, plagoset 31-vjeçarja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRI/ Iu gjet në makinë kokainë e ndarë në doza gati për shitje, pranga 22-vjeçarit në Durrës

By: Rovena
1 June 2025 at 10:26

Policia e Durrësit arrestoi, 22-vjeçarin Leonard Limani pasi në automjetin e tij gjeti kokainë të ndarë në doza gati për shitje.

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si rezultat i hetimeve të bazuara në informacionet policore, shërbimet e DVP Durrës kanë finalizuar një tjetër operacion policor, të koduar “Porcione”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: L. L., 22 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Atentat me armë në Durrës/ Një person i plagosur shkon në spital

By: user 6
30 May 2025 at 20:36

Një person është plagosur me armë zjarri në zonën e Fllakës mbrëmjen e sotme, teksa ishte në lëvizje e sipër.

I plagosuri është identifikuar nga mediat me inicialet A.G. ndodhet aktualisht në Spitalin e Durrësit, nën mbikqyrjen e mjekëve.

Sipas të njëjtave burime ai ka shkuar vetë për të kërkuar mjekim në spital. Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

/Lajmi po përditësohet…

 

The post Atentat me armë në Durrës/ Një person i plagosur shkon në spital appeared first on Lapsi.al.

Aksidentoi këmbësorin dhe u largua, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

By: Rovena
26 May 2025 at 13:26

Një 42-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ditën e djeshme aksdientoi një këmbësor në Sukth dhe u largua.

Policia arrestoi 42-vjeçarin D. M., banues në Sukth, i cili dyshohet se më datë 25.05.2025, rreth orës 20:45, në aksin rrugor “Sukth-Vadardhë”, ka aksidentuar shtetasin B. D., 54 vjeç, dhe është larguar.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, automjetin me të cilin dyshohet se shtetasi D. M. ka aksidentuar 54-vjeçarin.

54-vjeçari i dëmtuar ndodhet në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Policia: Shtatë të arrestuar në Durrës, sekuestrohen armë zjarri e para

TIRANË, 23 maj /ATSH/ Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtatë persona, tre prej tyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim më parë për vepra penale në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Në një konferencë për shtyp drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Vilson Bala, njoftoi finalizimin e operacionit policor të koduar “Enigma”. Sipas Balës operacioni policor ishte me rrezikshmëri të lartë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të cilat këta shtetas i mbanin me vete, me fishekë në fole gati për qitje.

“Më konkretisht, ditën e djeshme, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë siguruar  informacione në rrugë operative, se disa shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ishin në ambientet e një restoranti në gjirin e Lalzit dhe dyshohej se kishin armë zjarri me vete.   Bazuar në këto informacione dhe në analizën e riskut, lindi nevoja për përfshirjen në operacion, dhe të Drejtorisë së Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit.  Në kuadër të operacionit, në masa të larta sigurie, shërbimet policore ndërhynë në mënyrë të befasishme në ambientet e restorantit ku ndodheshin këta shtetas”, njoftoi Bala.

Sipas Balës “nga verifikimet paraprake rezultoi se në një tavolinë ishin ulur 7 shtetas, ndërmjet tyre 3 të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:

Xhevdet Plaku alias Kiss, 45 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ky shtetas është arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;

Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;

Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet, rezident në Holandë,  pasi në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit E. Rr., ndodhur në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishkë në fole gati për qitje;

Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

H., 38 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

Q., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

H., 45 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit.””.

Policia njoftoi se gjatë operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma parash, euro dhe sende të tjera.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve.   Theksojmë faktin se ky operacion është organizuar dhe zhvilluar në një kohë rekord, me profesionalizëm, duke u finalizuar me sukses pavarësisht shkallës së lartë të rrezikshmërisë siç e citova dhe më lart, pasi 3 prej tyre i kishin armët e zjarrit me fishekë në fole gati për qitje”, njoftoi drejtori i Policisë në Durrës.

/a.f/

The post Policia: Shtatë të arrestuar në Durrës, sekuestrohen armë zjarri e para appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Minë me celular në sheshin ‘Veliera’ në Durrës

21 May 2025 at 11:32

Mbrëmjen e së martës, Policia e Durrësit u njoftua për një pako të dyshimtë të vendosur në shkallët lindore të sheshit “Veliera”, në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit. Ajo që rezultoi nga inspektimi ishte lëndë plasëse e lidhur me një celular të ngjitur me natriban, e gatshme për të shpërthyer përmes komandimit […]

The post Minë me celular në sheshin ‘Veliera’ në Durrës appeared first on Reporter.al.

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

20 May 2025 at 22:40

Kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë në Durrës se kanë konstatuar një sasi eksplozivi. Sipas inforamcioneve paraprake, sasia e eksplozivit është pikasur në rrugë, në zonën e njohur si “Veliera”.

Gjithashtu bëhet me dije se momentalisht policia ka rrethuar të gjithë zonën tek Veliera, ndërsa pritet edhe mbërritja e forcave xhiniere.

 

The post Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën appeared first on Sot News | Lajme.

“Giro d’Italia”/ Policia e Durrësit njoftim zyrtar: Ja rrugët ku ndalohet parkimi dhe qarkullimi në datat 8-9 Maj

By: V K
7 May 2025 at 09:30

Në kuadër të nisjes së garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025” nga qyteti i Durrësit më 9 maj, Policia e Shtetit ka bërë publike masat që do të merren për të garantuar zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të aktivitetit.

Policia njoftoi kufizime të përkohshme në parkim dhe qarkullim për disa segmente rrugore në qytet, si dhe ndalimin e lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve në zona të caktuara gjatë orareve të përcaktuara nga autoritetet.

NJOFTIMI

Në zbatim të urdhrit nr. 104, datë 23.04.2025, “Mbi organizimin e planit të lëvizjes së automjeteve në qytetin e Durrësit në kuadër të aktivitetit Giro d’Italia 2025”, njoftojmë qytetarët se:

Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të nisë nga qyteti i Durrësit më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm:

Datë 08.05.2025, ora 08:00 – 09.05.2025, ora 15:00

Rruga “Mars 91” (nga rr. Ligurnika deri te rr. e Kishës Ortodokse)

Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)

Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)

Rruga e Kalasë (nga “Mulliri i Vjetër” deri te rruga “Sotir Noka”)

Parkimi publik i shëtitores “Taulantia” (mbrapa restorant “Piazza”)

Rruga “Aleksandër Goga”(nga Prefektura deri te Muzeu Dëshmorëve)

Rruga “Dëshmorëve” (nga Muzeu deri te Stacioni i Trenit)

Rruga “Adria”(nga Stacioni i Trenit deri te Ura e Dajlanit)

Rruga “Pavarsia”(deri në Plepa)

Ndalim qarkullimi dhe parkimi

Datë 09.05.2025, ora 11:00 – 14:00

Rruga “Egnatia” (nga rr. e Kishës Ortodokse deri te “Taulantia” – hotel “Arvi”)

Segmenti: Torra Veneciane – Bulevardi Epidamn – Sheshi “Liria” – Rr. “Aleksandër Goga” – Mauzoleumi i Dëshmorëve

Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit ????Rruga “Pavarësia”

Ndalohet qarrkullimi i automjeteve më datën 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.

Autostrada “Plepa-Bishti i Zhurit-Elbasan”.

Ndalohet kalimi i këmbësorëve më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri në orën 14:00.

Rruga “Taulantia”(nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)

Rruga “Anastas Durrsaku”(nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)

Ndalohen hyrje-daljet nga Porti Durrës më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.
Ftojmë qytetarët të tregojnë mirëkuptim dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtij eventi të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke respektuar ndalesat e përkohshme të parkimit dhe qarkullimit. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një organizim dinjitoz dhe për të treguar mikpritjen që na karakterizon”, thuhet në njoftim.

The post “Giro d’Italia”/ Policia e Durrësit njoftim zyrtar: Ja rrugët ku ndalohet parkimi dhe qarkullimi në datat 8-9 Maj appeared first on Albeu.com.

Giro d’Italia, rrugët ku devijohet trafiku të premten e 9 majit në Durrës

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Në kuadër të zhvillimit të garës çiklistike “Giro d’Italia” që përfshin tri etapa brenda territorit të vendit tonë, më datat 9, 10 dhe 11 maj 2025, në qytetet Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Vlorë, Policia e Durrësit ka bërë publike sot planin e detajuar të masave për menaxhimin, sigurimin e qarkullimit rrugor, garantimin e rendit publik, si dhe për mbarëvajtjen e aktivitetit sportive në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të nisë nga qyteti i Durrësit më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve.

Ndryshimet në qarkullim:

Ndalim parkimi

Datë 08.05.2025, ora 08:00 – 09.05.2025, ora 15:00

Segmentet e rrugëve:

Rruga “Mars 91” (nga rr. Ligurnika deri te rr. e Kishës Ortodokse)

Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)

Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)

Rruga e Kalasë (nga “Mulliri i Vjetër” deri te rruga “Sotir Noka”)

Parkimi publik i shëtitores “Taulantia” (mbrapa restorant “Piazza”)

Rruga e Re e Portit

Rruga “Aleksandër Goga”(nga Prefektura deri te Muzeu Dëshmorëve)

Rruga “Dëshmorëve” (nga Muzeu deri te Stacioni i Trenit)

Rruga “Adria”(nga Stacioni i Trenit deri te Ura e Dajlanit)

Rruga “Pavarsia”(deri në Plepa)

Ndalim qarkullimi dhe parkimi

Datë 09.05.2025, ora 11:00 – 14:00

Rruga “Mars 91”

Rruga “Egnatia” (nga rr. e Kishës Ortodokse deri te “Taulantia” – hotel “Arvi”)

Segmenti: Torra Veneciane – Bulevardi Epidamn – Sheshi “Liria” – Rr. “Aleksandër Goga” – Mauzoleumi i Dëshmorëve

Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit 📍Rruga “Pavarësia”

Ndalohet qarrkullimi i automjeteve më datën 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.

Autostrada “Plepa-Bishti i Zhurit-Elbasan”.

Ndalohet kalimi i këmbësorëve më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri në orën 14:00.

Rruga “Taulantia”(nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)

Rruga “Anastas Durrsaku”(nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)

Rruga e Re e Portit

Ndalohen hyrje-daljet nga Porti Durrës më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.

Policia e Durrësit ftoi qytetarët të tregojnë mirëkuptim dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtij eventi të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke respektuar ndalesat e përkohshme të parkimit dhe qarkullimit. “Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një organizim dinjitoz dhe për të treguar mikpritjen që na karakterizon”, apeloi Policia. /j.p/

The post Giro d’Italia, rrugët ku devijohet trafiku të premten e 9 majit në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident në Durrës, përplasen dy makina, raportohet për të plagosur

5 April 2025 at 16:05

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Vllazërimi”, në lagjen 17 të Durrësit, një nga segmentet më problematike për aksidente.

Në përplasje kanë qenë dy automjete, një “Ford Fiesta” dhe një “Audi”.

Si pasojë e përplasjes, një nga drejtuesit e mjeteve ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit për trajtim, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Ka pasur gjithashtu dëme materiale të konsiderueshme.

Dyshohet se shkaku kryesor ka qenë shpejtësia dhe mosfunksionimi i semaforit në një nga kryqëzimet e rëndësishme të këtij aksi që lidh Durrësin me autostradën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit.

The post Aksident në Durrës, përplasen dy makina, raportohet për të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Procedohen 2 kineze për prostitucion në Durrës dhe 6 shqiptarët që u gjetën me to

By: Besnik
5 April 2025 at 11:20

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Storm 3”, ku është zbuluar një ambient i marrë me qira dhe i përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Si rezultat, u proceduan penalisht dy shtetase kineze dhe gjashtë shqiptarë.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi dy-javor me metoda proaktive, kanë proceduar dy shtetaset kineze, R. W., 54 vjeçe dhe X. X., 41 vjeçe, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Trafikimi i personave të rritur”.

Po ashtu, gjatë operacionit, u proceduan edhe gjashtë shtetas shqiptarë nga Durrësi dhe Kruja, të cilët u gjetën në ambientin e përshtatur për prostitucion.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar dy pasaporta të shtetaseve kineze, shumën prej 86,400 lekë dhe 440 euro, si dhe 3 aparate celularë, disa karta telefoni dhe disa karta banke.

Hetimet kanë treguar se shtetaset kineze kishin marrë me qira një ambient në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, të cilin e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Një grup kriminal i strukturuar, i përbërë nga shtetas kinezë, rekruton shtetase kineze në Kinë dhe më pas i transporton në Shqipëri për të ushtruar këtë aktivitet ilegal. Shtetasit kinezë sigurojnë apartamente për të strehuar prostitutat dhe përdorin faqe online për të siguruar klientët.

Hetimet janë duke vazhduar në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin dhe kapjen e anëtarëve të grupit kriminal që janë ende në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Procedohen 2 kineze për prostitucion në Durrës dhe 6 shqiptarët që u gjetën me to appeared first on Euronews Albania.

Rasti “Apetit”/ Çfarë po fsheh Gent Gazheli, evazionin me mish “kosovar” apo trafikun e kokainës?

By: Oldi
28 March 2025 at 11:58

Nga Boldnews.al Në 15 Qershor 2022, Policia e Durrësit dhe Dogana e Portit, zbuluan një ngarkesë prej 45 kilogramë lëndë narktotike, e cila ishte paketuar në një ngarkesë mishi që vinte nga Brazili, për llogari të kompanisë me seli në Kosovë, “Apetit Group”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë agjenti doganor, Egert […]

The post Rasti “Apetit”/ Çfarë po fsheh Gent Gazheli, evazionin me mish “kosovar” apo trafikun e kokainës? appeared first on BoldNews.al.

Një 36-vjeçar gjendet i pajetë në një banesë të braktisur në Durrës, dyshimet e para

18 January 2025 at 13:47

Trupi i pajetë i një 36-vjeçari, Flogert Koni, është gjetur në një banesë të braktisur në lagjen nr. 17 të Durrësit, e njohur nga vendasit si “shtëpia e baterive”. Policia dyshon se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e mbidozës nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Familja e tij kishte raportuar zhdukjen që më 27 dhjetor 2024, pasi i riu kishte humbur kontaktet për disa ditë. Megjithatë, nuk është përcaktuar ende koha e saktë e vdekjes, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat.

Policia e Durrësit nuk ka publikuar një deklaratë zyrtare mbi ngjarjen, ndërsa mbetet e paqartë nëse viktima kishte një histori të njohur me përdorimin e lëndëve narkotike. Autoritetet po punojnë për të hedhur dritë mbi detajet dhe shkaqet e kësaj tragjedie.

The post Një 36-vjeçar gjendet i pajetë në një banesë të braktisur në Durrës, dyshimet e para appeared first on Sot News | Lajme.

Durrës, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me armë, arrestohet 35-vjeçari

By: Besnik
7 January 2025 at 08:51

Gjatë patrullimeve rutinë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Policisë së Durrësit kanë konstatuar një përplasje mes disa shtetasve në një lokal të zonës.

Për të parandaluar agravimin e situatës, ka ndërhyrë menjëherë Patrulla e Përgjithshme, e cila ka arrestuar 35-vjeçarin, Geront Vrioni, banues në lagjen nr. 13, Durrës ku pas kontrollit, atij iu gjet një armë zjarri kallashnikov.

“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të Patrullës së Përgjithshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Momentum”, është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti të mundshëm me armë zjarri në Durrës. Policia ka arrestuar në flagrancë një 35-vjeçarin G.V. i cili u kap me armë zjarri kallashnikov pas një konflikti të nisur për motive të dobëta në ambientet e një lokali në lagjen nr. 13″, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Durrës, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me armë, arrestohet 35-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Tragjike në Durrës, një i moshuar gjendet i masakruar me thikë në banesë, zbulohet emri

30 December 2024 at 22:40

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Durrës, ku një 82-vjeçar, Paulin Gina, është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen 16.

Viktima ka pasur disa plagë thike në pjesën e fytyrës, dhe dyshohet për një vrasje. Gina jetonte i vetëm, pasi familjarët e tij ndodheshin në Itali.

Pasi 82-vjeçari nuk u përgjigj në telefonatën e dërguar nga të afërmit, ata alarmuan policinë. Kur forcat e rendit mbërritën në banesën e tij, ata e gjetën të pajetë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar shkaqet dhe rrethanat e krimit.

The post Tragjike në Durrës, një i moshuar gjendet i masakruar me thikë në banesë, zbulohet emri appeared first on Sot News | Lajme.

Dogjën dy automjete qëllimisht në Durrës, arrestohen dy autorët – një në kërkim

29 December 2024 at 10:15

Policia e Durrësit ka zbardhur djegien e qëllimshme të dy automjeteve në lagjen nr. 13 dhe ka vënë në pranga dy autorët, Albjon Golemi dhe Ertin Hoxha. Ngjarja ka ndodhur në datë 23 shtator 2024, kur dy automjete janë djegur në mënyrë të qëllimshme.

Një tjetër bashkëpunëtor, Eridjon Rubener është shpallur në kërkim dhe një i mitur është proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë Durrës:

Pas një hetimi intensiv nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, u bë e mundur zbulimi i ngjarjes së ndodhur më 23 shtator 2024, kur dy automjete, njëra plotësisht dhe tjetra pjesërisht, u dogjën qëllimisht.

Si rezultat i hetimeve dhe informacionit të siguruar në rrugë operative, u identifikuan dhe u arrestuan shtetasit me iniciale E. H. dhe A. G., të dy 18 vjeç dhe banues në Durrës. Ndërkohë, shtetasi me iniciale E. R., 32 vjeç, është shpallur në kërkim për përfshirje në këtë ngjarje, dhe shtetasi i mitur me iniciale A. Gj. është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia vijon punën për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./euronews/

The post Dogjën dy automjete qëllimisht në Durrës, arrestohen dy autorët – një në kërkim appeared first on Telegrafi.

PAMJET/ Grabiti një banesë në Durrës, përfundon në pranga 41-vjeçari

By: user 6
2 December 2024 at 21:52

Policia e Durrësit ka arrestuar sot shtetasin B. N., 41 vjeç, i dyshuar për një vjedhje në banesën e shtetases M. T. Pas hetimeve dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u zbulua se i arrestuari kishte kryer vjedhjen, dhe sendet e vjedhura u sekuestruan si prova materiale.

“Falë veprimeve të shpejta profesionale e hetimore bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit B. N., 41 vjeç, Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e pamjeve filmike, rezultoi se ky shtetas ka vjedhur në banesën e shtetases M. T.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e vjedhura në banesën e shtetases M. T. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas” – thuhet në njoftimin e policisë.

The post PAMJET/ Grabiti një banesë në Durrës, përfundon në pranga 41-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

❌
❌