Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shtim në peshë, aromë e keqe e gojës dhe… Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish

4 July 2025 at 09:29
Siç dihet proteinat janë të pazëvendësueshme dhe shumë të rëndësishme për një organizëm të balancuar.   Proteinat gjenden me shumicë tek mishi dhe sidomos tek ai i kuqi, i cili preferohet edhe më shumë se të tjerët. Gjithsesi pavarësisht këtyre vlerave sipas ekspertëve konsumimi i tepërt i këtij ushqimi mund të kthehet në një problem

Çmimet në rritje për produktet e bulmetit dhe të mishit!

9 June 2025 at 12:38

Çmimet e produkteve me origjinë shtazore po rriten ndjeshëm, duke rënduar gjithnjë e më shumë buxhetin e qytetarëve shqiptarë. Krahasuar me vitin 2013, një kilogram djathë lope kushton sot 133% më shumë, djathi i deles është shtrenjtuar me 136%, ndërsa çmimi i gjalpit të freskët është dyfishuar, me një rritje prej 100%.

“Në vitin 2013 djathin e lopës e gjenim me 300 lekë\kg, ndërsa sot kushton 700 lekë\kg. Djathi i deles ka qenë 550lekë\kg ndërsa sot kushton 1200-1300 lekë\kg. Djathi i freskët ka qenë 500 lekë\kg, tani kushton 1100 lekë\kg”-, shprehet Artan Hazizaj, tregtar.

Të mbarështosh gjë të gjallë në Shqipëri është e mundimshme dhe aspak fitimprurëse, në mungesë të produkti vendas industria e përpunimit të qumështit dhe bizneset e mishit furnizohen me produkte importi. Nëse qumështi vjen nga Serbia, mishi ka si origjinë nga Rumaninë dhe Bullgarinë. E gjithë kjo ka bërë që një kg mishi viçi për konsumatorin vendas të kushtojë 71% më tepër. Edhe pse mishi i derrit vazhdon të jetë më i liri në treg, ai ka pësuar ndryshimin më të madhe të çmimit përgjatë këtij dhjetëvjeçari, duke shkuar 128% më shumë.
“Mishi në 2013 ka qenë me 700 lekë\kg , tani ka arritur 1100-1200. Mishi I gicit dikur kushtonte 350 lekë\kg, por sot kushton 800 lekë kg”-, shton më tej tregtari.

Tregtarë e qytetarë, të gjithë janë në kërkim të shijes shqiptare, por për ta siguruar këtë është tepër e vështirë.
“Ne mundohemi që t’i gjejmë të gjithë këtu produktet por është shumë e vështirë. Imagjino në një fshat mund të gjesh vetëm një viç”-, përfundoi Artan Hazizaj, tregtar.

Nëse i referohemi të dhënave nga INSTAT, në këtë 10 vjeçar të fundit numri i lopëve, deleve dhe dhive është përgjysmuar. Në vitin 2013 kishim mijë gjedhë, ndërsa në 2013 263 mijë. Të imta në 2013 kishim 2.725.000 nga 1.846.000 që janë regjistruar në 2023.

The post Çmimet në rritje për produktet e bulmetit dhe të mishit! appeared first on Sot News | Lajme.

Argjentina merr autorizimin për të eksportuar mish viçi në Shqipëri

By: Mirgen
27 May 2025 at 22:07

Shërbimi Kombëtar për Shëndetin dhe Cilësinë Agro-Ushqimore (Senasa) konfirmoi se Departamenti i Mjekësisë Veterinare dhe Mirëqenies së Kafshëve i Republikës së Shqipërisë njoftoi zyrtarisht hapjen e tregut të tij për mishin e viçit argjentinas. Vendimi përfshin miratimin e Certifikatës Ndërkombëtare Veterinare që do të shoqërojë çdo dërgesë. Autorizimi shtrihet në të gjitha prerjet e mishit […]

The post Argjentina merr autorizimin për të eksportuar mish viçi në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Mishi i ardhur nga Brazili shitej në fshehtësi? AKU: Janë asgjësuar mbi 4.5 ton në prani të autoriteteve

By: redi
27 May 2025 at 18:51

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi. Ky institucion i quan të pavërteta këto lajme dhe sqaron se bëhet fjalë për 4,516.75 kg fileto mish derri, të cilat u bllokuan që më 28 janar 2025 pas konstatimit të kontaminimit me salmonella spp përmes analizave laboratorike. Sipas AKU-së, sasia e mishit qëndroi e…

Source

Mishi me salmonelë po shitet në fshehtësi? Publikohet dokumentin që “gropos”AKU! “Frigo ALBA” hesht

By: Ardit
27 May 2025 at 13:04

Televizioni “Ora News” ka denoncuar faktin se ne Shqiperi ka hyrë 4516.75 kg fileto derri me salmomelë. Subjekti importues i mishit është “Frigo ALBA”me administrator Z. Luan Jazexhiu dhe Ledio Koka. Skandali i publikuar “u tentua të zbutet” nga AKU me arsyetimin se ky mish do të asgjësohet. Por çfarë ka ndodhur konkretisht? Kanë kaluar […]

The post Mishi me salmonelë po shitet në fshehtësi? Publikohet dokumentin që “gropos”AKU! “Frigo ALBA” hesht appeared first on BoldNews.al.

SKANDALI/ Helmohen nga salmonela fëmijët e kopshtit shtetëror, autoritetet heshtin

By: Ardit
24 May 2025 at 17:24

Pas zbulimit të skandalit se tonelata mish të infektuar me salmonelë janë futur në vendin tonë, duket se ky produkt i rrezikshëm për jetën e konsumatorëve është futur në treg dhe po konsumohet nga shqiptarët. Fëmijë të një kopshti shtetëror në Gramsh dyshohet se janë helmuar nga ushqimi me salmonelë që kanë konsumuar. Ngjarja ka […]

The post SKANDALI/ Helmohen nga salmonela fëmijët e kopshtit shtetëror, autoritetet heshtin appeared first on BoldNews.al.

Kosova ndalon mishin e pulës nga Brazili pas rasteve me gripin e shpendëve

By: D Marku
20 May 2025 at 13:13

Kosova ka vendosur ta ndalojë përkohësisht mishin e pulës dhe produktet e tjera të shpendëve nga Brazili, ka bërë të ditur të martën Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Masa është marrë pasi Brazili konfirmoi të premten shpërthimin e gripit të shpendëve në një fermë, ndërsa tha se po heton raste të tjera të dyshuara.

Autoritetet kosovare kanë thënë se vendimi për ndalimin e mishit të pulës nga Brazili “synon të mbrojë shëndetin publik dhe të parandalojë përhapjen e mundshme të sëmundjes në territorin e Kosovës”.

 Bashkimi Evropian njoftoi një ditë më parë se Brazilit, eksportuesit më të madh të shpendëve në botë dhe eksportuesi kryesor të mishit të shpendëve në BE, ia ka ndaluar të dërgojë produkte shpendësh dhe mishi në vendet e bllokut.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se masa “do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë, gjithmonë bazuar në situatën epidemiologjike në Brazil dhe rivlerësimit të rrezikut nga AUV”.

Gripi i shpendëve është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek shpendët dhe, në raste të rralla, mund të transmetohet edhe te njerëzit.

“Megjithëse nuk ka prova që konsumimi i mishit apo vezëve të shpendëve mund të shkaktojë infeksion, mirëpo ndalimi i importit është një masë paraprake për të garantuar sigurinë ushqimore të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e AUV-së./REL

The post Kosova ndalon mishin e pulës nga Brazili pas rasteve me gripin e shpendëve appeared first on Albeu.com.

BE-ja ndalon importin e mishit nga Brazili për shkak të gripit të shpendëve

By: Ardit
19 May 2025 at 17:04

Brazili, eksportuesi më i madh i shpendëve në botë dhe eksportuesi kryesor i mishit të shpendëve në Bashkimin Evropian, e ka të ndaluar nga tani të dërgojë produkte shpendësh dhe mishi në BE, për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve, tha të hënën Komisioni Evropian. Të premten, Brazili konfirmoi shpërthimin e gripit të shpendëve […]

The post BE-ja ndalon importin e mishit nga Brazili për shkak të gripit të shpendëve appeared first on BoldNews.al.

Komuniteti Amish në ShBA i prekur gjithashtu nga autizmi

23 April 2025 at 11:49

Pretendimi: Komuniteti Amish në ShBA nuk kanë fëmijë autikë sepse nuk vaksinohen

Verdikti: E pavërtetë

————————————————-

Në rrjetet konspiracioniste po riqarkullon si pjesë e narrativave anti-vaksinë pretendimi se në komunitetet Amish në ShBA nuk ka raste fëmijësh me autizëm sepse ky komunitet nuk i vaksinon fëmijët.

Konspiracionistët anti-vaksinë kanë përdorur, të paktën që nga fillimi i viteve 2000, komunitetin Amish, një grup individësh të izoluar me prejardhje nga emigrantët anabaptistë zviceranë në ShBA, të cilët shmangin teknologjinë moderne, si një provë që lidh autizmin me vaksinat.

Kjo ide fitoi vëmendje në 2005, kur gazetari Dan Olmstead kreu një anketë joshkencore në Lancaster County, Pennsylvania (rajon, i cili ka një nga popullsitë më të mëdha të Amish) për të gjetur raste të autizmit. Ai pretendoi se mundi të gjente vetëm tre raste, dhe se dy nga këto tre fëmijë ishin vaksinuar. 

Argumenti se rastet pothuajse inekzistente të autizmit tek komuniteti Amish lidhen me mosvaksinimin mbështetet në dy supozime. I pari që Amish nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre dhe i dyti se Amish nuk preken nga autizmi. Të dy supozimet janë të rreme.

Një studim i vitit 2011 i botuar në revistën Pediatrics anketoi 1000 prindër Amish rreth praktikave të tyre të vaksinimit. Nga 359 personat që u përgjigjën, “68% deklaruan se të gjithë fëmijët e tyre kishin marrë të paktën 1 vaksinë dhe 17% raportuan se disa nga fëmijët e tyre kishin marrë të paktën 1 vaksinë.”

Këto norma janë më të ulëta se mesatarja kombëtare e ShBA, por pretendimi se Amish nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre është i gabuar, pasi shumica e tyre vaksinojnë deri në një farë mase.

Për më tepër, studiuesit kanë dokumentuar shumë raste të autizmit në komunitetin Amish. Studiuesit nga Universiteti i Miami dhe Universiteti Vanderbilt intervistuan 1899 fëmijë Amish nga dy komunitete në Holmes County, Ohio dhe Elkhart-Lagrange County, Indiana. Në një prezantim të vitit 2010 në Shoqatën Ndërkombëtare të Studimit të Autizmit, ata deklaruan:

Të dhënat paraprake kanë identifikuar praninë e ASD [çrregullimi i spektrit autik] në komunitetin Amish në një shkallë prej afërsisht 1 në 271 fëmijë duke përdorur mjete standarde të shqyrtimit dhe diagnostikimit të ASD, megjithëse mund të duhen disa modifikime. Studime të mëtejshme janë duke u zhvilluar për të adresuar normat dhe zakonet kulturore që mund të luajnë një rol në stilin e raportimit të kujdestarëve, siç vërrehet nga ADI. Përcaktimi i saktë i fenotipit të ASD tek Amish është një hap i parë në hartimin e studimeve gjenetike të ASD në këtë popullatë.

Për më tepër, ekziston një klinikë (Klinika për Fëmijë të Veçantë) e përkushtuar hulumtimit të sëmundjeve zhvillimore te fëmijët Amish dhe kjo klinikë, ndër të tjera, studion në mënyrë aktive shfaqjen e autizmit në komunitetet Amish dhe Mennonite. Kjo qendër ndodhet në Lancaster, Pennsylvania, i njëjti vend ku Dan Olmstead kërkoi për raste të autizmit në 2005.

Pretendimet se Amish nuk vaksinojnë fëmijët dhe nuk preken nga autizmi bien ndesh me faktet që shumica e Amish i vaksinojnë fëmijët e tyre dhe se Amish janë diagnostikuar në fakt me autizëm. Megjithëse është e vërtetë që normat e tyre të vaksinimit janë më të ulëta se mesatarja dhe se, të paktën sipas studimeve paraprake, shkalla e shfaqjes së autizmit është gjithashtu më e ulët se mesatarja, kjo në asnjë mënyrë nuk provon idenë se vaksinat shkaktojnë autizëm.

Ka shumë faktorë që mund të shpjegojnë dallimet midis popullsisë Amish dhe Shteteve të Bashkuara në tërësi. Këto përfshijnë një tendencë të mundshme për të rritur diagnozat në komunitetet jo-Amish, ose faktin që diversiteti gjenetik i ulët, diçka unike e popullsisë Amish, luan një rol.

Komunitetet Amish kanë përjetuar një efekt ‘themeluesi gjenetik’, i cili mund të luajë një rol të rëndësishëm në dallimet shëndetësore. Efekti themelues çon në një ndryshueshmëri të reduktuar gjenetike, e cila mund të mbrojë kundër disa çrregullimeve dhe të japë një ndjeshmëri më të lartë ndaj disa çrregullimeve recesive që janë më pak të përhapura në popullatën e përgjithshme. Tre qendra të vendosura në Ohio dhe Pennsylvania specializohen në studimin e çrregullimeve të rralla gjenetike që janë jashtëzakonisht të përhapura tek Amish, duke përfshirë sindromën Troyer, sëmundjen e urinës me shurup panje dhe sindromën Cohen. Këto qendra ofrojnë shërbime trajtimi dhe edukimi për pacientët Amish dhe jo Amish me sëmundje të trashëguara.

Në 2014, imunizimi i ulët i tufës në komunitetet Amish çoi në shpërthimin më të madh të fruthit në ShBA në atë kohë, duke treguar rëndësinë e vaksinimit.

Studimet kanë treguar në mënyrë të vazhdueshme që vaksinat janë të sigurta dhe nuk kanë asnjë lidhje me autizmin.

The post Komuniteti Amish në ShBA i prekur gjithashtu nga autizmi appeared first on Faktoje.al.

“Rama hëngri pulë me salmonelë, u sëmur”/ Berisha: Biznesmeni që i solli, eksponent i PS!

20 April 2025 at 22:09

Sali Berisha, gjatë një takimi me fermerët e Elbasanit në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit, ka komentuar edhe skandalin me tonelata mish pule me salmonelë të importuara në vendin tonë nga Brazili. Berisha hodhi akuza se biznesmeni Mondi Goxha, pronari i dy kompanive “AMG” dhe “diMal” të cilat importuan dhe shpërndanë në […]

The post “Rama hëngri pulë me salmonelë, u sëmur”/ Berisha: Biznesmeni që i solli, eksponent i PS! appeared first on BoldNews.al.

A kemi siguri dhe cilësi ushqimore

By: Ela
13 April 2025 at 15:01

Në një kohë që duhet të jemi të fokusuar te cilësia ushqimore, konsumatorët shqiptar ende janë në dilemën nëse kanë apo jo ushqime të sigurta, dhe kjo nga skandalet e ditëve të fundit të cilët ngrenë një pikëpyetje të madhe për sigurinë e tyre. Sipas ekspertes së sigurisë ushqimore, Renata Kongoli, pedadoge dhe në Fakultetin […]

The post A kemi siguri dhe cilësi ushqimore appeared first on BoldNews.al.

Salmonela, shenja si virozat/ Mjekët: Simptomat shfaqen brenda 3 ditësh, organizmi e njeh

By: xhir jeta
3 April 2025 at 15:38

Nëse keni konsumuar mish pule me salmonelë, nuk është nevoja për panik, pasi ky bakter sipas specialistëve nuk është i panjohur për organizmin tonë.Simptomat  sipas specialistëve shfaqen brenda 72 orëve pas  kontaktit me ushqimet e kontaminuara me salmonelë.

“Nga momenti që ne konsumojmë një produktë që është i kontaminuar me salmonelë, ku jo domosdoshmërishtë e hasim vetëm tek mishi i pulës, por, është veza, qumështi apo krudot e peshku dhe sushi, janë produkte që nëse ne nuk kemi kujdes mund të kontaminohemi, na duhen 6-72 orë për të shfaqur simptomat, nëse ne këto simptoma nuk i kemi shfaqur nuk ka vend për panik”.

 Simptomat janë të ngjashme me atë të virozave. Ndaj specialistët këshillojnë mos ngelizhencë të gjendjes disa ditore, por këshillojnë konsultë me mjekun specialist

“Simptomat janë të natyrës gastroiterninale, vjellje, diarre dhe temperaturë mbi 39. Nëse këto zgjadin më shumë sesa 3-4 ditë, mund të ngatërrohen edhe me ndonjë virozë, ndaj e mira është të shkojnë tek ndonjë mjek specialistë për të bërë dallimin, nëse është virozë apo salmonelë”.”

Si në çdo sëmundje apo gjendje virale, më të riskuar për tu prekur janë fëmijët e të moshuarit, kjo për shkak të imunitetit më të dobët. Në çdo rast, specialistët këshillojnë një higjienë dhe kujdes të shtuar në gatimin e produkteve të mishit

“Normalishtë që këshillohet mos të konsumohet asnjë lloj qumështi apo derivatet e tij, por, bukë të thekur, oriz dhe ndonjë frutë. Ai kujdesi për sigurinë ushqimore duhet të jetë gjithnjë në momentin që ne gatuajm apo pastrojmë, duhet të bëhet me ujë të nxehtë se edhe salmonela luftohet me temperaturë mbi 70 gradë, mos të përdoret e njëjta dërrasë apo thikë ku ndahet mishi, apo frutat që ne konsumojmë.”/abcnews.al

Thirrje për bojkot pas skandalit të salmonelës

By: gaze tare
2 April 2025 at 15:20

Analisti i njohur Mentor Kikia ka bërë thirrje për bojkot masiv ndaj kompanisë që importoi mishin e kontaminuar me salmonelë, duke theksuar se ndëshkimi më i fortë duhet të vijë nga vetë konsumatorët. Deklarata e tij vjen pas zbulimit të 27 tonëve mish pule të kontaminuar nga Brazili, të importuar nga kompania AMGFood, e cila tashmë është në qendër të një hetimi të gjerë.

Duke marrë shkas nga thirrja e Mentor Kikisë, ne gjithashtu i bëjmë thirrje të fortë të gjithë qytetarëve të bojkotojnë kompanitë që rrezikojnë shëndetin publik. Është e papranueshme që në një kohë kur indiferenca qeveritare ndaj qytetarëve ka arritur majat, institucionet heshtin e spitalet vuajnë nga mungesa e ilaçeve, kompani të papërgjegjshme hedhin në treg produkte që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Dështimi i institucioneve përgjegjëse është tashmë i plotë. Tre inspektorë të AKU-së, të cilët lejuan qarkullimin e këtij mishi të rrezikshëm, po hetohen për shpërdorim detyre. Ndërkohë, pronari i kompanisë AMGFood, Arben Goxha, është shpallur në kërkim nga policia. Në vend që të bashkëpunojë me autoritetet dhe të marrë përgjegjësi për veprimet e veta, ai ka zgjedhur të fshihet.

Ky rast nxjerr në pah dështimin total të sistemit të kontrollit të ushqimit në vend. Institucionet përgjegjëse kanë dëshmuar se nuk janë në gjendje të mbrojnë shëndetin e qytetarëve. Mungesa e transparencës institucionale vetëm e përkeqëson situatën, duke krijuar një tymnajë të dendur rreth skandalit.

Përballë këtij realiteti të hidhur, ku organet shtetërore nuk ushtrojnë kontrollet e duhura dhe janë të gatshme të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, zgjidhja e vetme mbetet revolta qytetare. Pa një reagim të fortë nga konsumatorët, nuk mund të presim ndryshim nga një sistem që dështon çdo ditë në mbrojtjen e interesit publik.

Bojkoti i kompanive që shkelin rregullat dhe rrezikojnë shëndetin publik është hapi i parë drejt ndryshimit. Vetëm përmes një veprimi të organizuar qytetar mund të detyrojmë bizneset të respektojnë standardet e sigurisë ushqimore dhe institucionet të kryejnë detyrat e tyre.

Të mos harrojmë se bëhet fjalë për 27 tonë mish të kontaminuar, një sasi që mund të kishte shkaktuar probleme serioze shëndetësore për mijëra qytetarë. Është koha që qytetarët të ngrihen dhe të refuzojnë produktet e kompanive që i trajtojnë si viktima të një sistemi të korruptuar dhe jofunksional./REFORMA

The post Thirrje për bojkot pas skandalit të salmonelës appeared first on iconstyle.al.

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për mishin e pulës me salmonelë

By: Oldi
1 April 2025 at 15:53

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me mishin e pulës që u konstatua me salmonele. Hetimet po vijnë për dy vepra penale atë të shpërdorimit të detyrës dhe importimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Hetuesit janë duke verifikuar mbi procedurën që kanë ndjekur punonjës të AKU, nga […]

The post Prokuroria e Tiranës nis hetimet për mishin e pulës me salmonelë appeared first on BoldNews.al.

Mishi me lëndë helmuese, ministrja Denaj e papërgjegjshme: Nuk flas për sasinë

By: Oldi
31 March 2025 at 22:35

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me sasinë e madhe të mishit të pulës së evidentuar me salmonelë. Denaj tha se për këtë rast vijojnë hetimet dhe për personat përgjegjës do të merren masa ligjore. Pa pikë përgjegjësie, ministrja nuk tha një shifër të saktë të […]

The post Mishi me lëndë helmuese, ministrja Denaj e papërgjegjshme: Nuk flas për sasinë appeared first on BoldNews.al.

Mishi i pulës me salmonelë/ Zyrtari i AKU: Kompania “diMal” nuk bashkëpunoi me ne, s’na dha faturat

28 March 2025 at 19:52

Një skandal është regjistruar në vendin tonë, me përgjegjës Ministrinë e Bujqësisë dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, teksa një sasie prej mbi 18 ton filetosh pule me salmonelë është futur përmes Portit të Durrësit dhe vinte nga Brazili, teksa 13.1 ton kompania “AMG FOOD“, ose e njohur me emrin tregtar si “diMal“ e ka hedhur në treg […]

The post Mishi i pulës me salmonelë/ Zyrtari i AKU: Kompania “diMal” nuk bashkëpunoi me ne, s’na dha faturat appeared first on BoldNews.al.

Rasti “Apetit”/ Çfarë po fsheh Gent Gazheli, evazionin me mish “kosovar” apo trafikun e kokainës?

By: Oldi
28 March 2025 at 11:58

Nga Boldnews.al Në 15 Qershor 2022, Policia e Durrësit dhe Dogana e Portit, zbuluan një ngarkesë prej 45 kilogramë lëndë narktotike, e cila ishte paketuar në një ngarkesë mishi që vinte nga Brazili, për llogari të kompanisë me seli në Kosovë, “Apetit Group”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë agjenti doganor, Egert […]

The post Rasti “Apetit”/ Çfarë po fsheh Gent Gazheli, evazionin me mish “kosovar” apo trafikun e kokainës? appeared first on BoldNews.al.

Alarm ushqimor! Në Shqipëri është futur peshk me parazit dhe mish me salmonelë

By: Ela
14 March 2025 at 11:36

Në vendin tonë është futur 985 kg acuge e kriposur me prezence të parazitit L3 Anisakis me risk serioz për shëndetin e njeriut. Ky parazit mund të infektojë fëmijë e të rritur nëse konsumojnë peshkun krudo. Përveç inflamacionit të traktit gastrointestinal në disa raste, larvat mund të depërtojnë në mukozën e stomakut ose zorrëve, duke […]

The post Alarm ushqimor! Në Shqipëri është futur peshk me parazit dhe mish me salmonelë appeared first on BoldNews.al.

Merr fund “saga” e Kimimich, lojtari gjerman vendos për të ardhmen pas 10 vitesh te Bayerni

By: armand
7 March 2025 at 17:11

Pritjes duket se i ka ardhur fundi. Pas disa muajsh negociata, tashmë mund të konsiderohet zyrtare: Joshua Kimmich do të vijojë të mbajë veshur fanellën e Bayernit të Mynihut. Skuadra bavareze po rinovon kontratat me disa nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Pas Alphonso Davies dhe Jamal Musiala, rekordmenët e Gjermanisë kanë gjetur gjuhën […]

The post Merr fund “saga” e Kimimich, lojtari gjerman vendos për të ardhmen pas 10 vitesh te Bayerni appeared first on BoldNews.al.

Doganat/ Gent Gazheli fsheh skandalin e 600 ton mish Brazili që u importua nga Kosova

By: Ardit
3 March 2025 at 09:46

Nga Boldnews.al Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka kryer asnjë verifikim për një skemë të dyshuar kontrabandimi të qindra mijëra kilogramë mish të Brazilit në Shqipëri, nëpërmjet falsifikimit të vendit të origjinës në Kosovë. Disa muaj më parë, një emision investigativ shqiptar, ngriti dyshime të forta se shoqëria “Apetit Group” në Kosovë importonte mish […]

The post Doganat/ Gent Gazheli fsheh skandalin e 600 ton mish Brazili që u importua nga Kosova appeared first on BoldNews.al.

❌
❌