Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Për rastin ‘salmonela’, Piraj: Asgjë s’ka hyrë në treg, po sulmojnë imazhin tonë dhe të prodhimeve vendore

26 June 2025 at 11:36

Ditët e fundit në media u raportua për praninë e salmonelës në mish pule të ngrirë, të importuar nga Rumania nga kompania përpunuese vendore, “Meka Halal Food”.

Pronari i kompanisë, Burim Piraj, ka reaguar publikisht duke sqaruar se rasti ka ndodhur vitin e kaluar dhe se mishi nuk ka hyrë kurrë për qarkullim në treg.

Në një deklaratë për Telegrafin, Piraj theksoi se importi ishte kryer sipas të gjitha rregullave ligjore, por pas analizave laboratorike rezultoi se ngarkesa përmbante salmonelë.

Ai theksoi se, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ngarkesa u kthye në vendin e origjinës dhe nuk është përpunuar apo shpërndarë në Kosovë.

“Ka qenë një import normal, domethënë krejt i rregullt. Nuk ka diçka kontestuese në atë rast dhe nuk ka pas as atëherë, as sot. Ka qenë import i rregullt, ka dalë të jetë me salmonelë. Kur del një produkt në import me salmonelë, ai duhet të shkatërrohet ose të kthehet në vendin e origjinës. I kemi përcjellë të gjitha procedurat ligjore në kuadër të ligjeve dhe rregulloreve të Republikës së Kosovës. Në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit të Veterinës i kemi zbatuar dhe malli është kthyer në vendin e origjinës. Kjo ka qenë e tëra”, tha ai.

Ai i cilësoi raportimet e fundit si një “shtrembërim të qëllimshëm të situatës” dhe tentativë për njollosje të reputacionit të kompanisë së tij dhe emrit të tij personal.

Piraj përmendi se nuk e përjashton mundësinë që ky sulm mediatik të jetë i lidhur me angazhimin e tij publik në mbrojtje të prodhimit vendor dhe fushatat kundër produkteve serbe, duke thënë po ashtu se do të ndjekë rrugën ligjore për të mbrojtur të drejtën dhe integritetin e kompanisë.

“Krejt ka qenë një tentim i njollosjes së kompanisë ‘Meka Halal Food’, edhe emrit tim personal, ku janë përdorë edhe fotografitë e mia, për të më njollosur sa më shumë që të mundin për arsye të panjohur…Ndoshta është aktiviteti im për mbrojtjen e prodhimit vendor, ndoshta është aktiviteti im për bojkotimin e produkteve serbe. Ndoshta ka gjëra të tjera të cilat ne nuk i dimë, po ka pas diçka që kjo punë domethënë, pas një viti deshi të shtrembërohej dhe u paraqit si e tillë. Normal, patjetër më duhet, jam i obliguar t’i përdor të gjitha të drejtave e mia ligjore për ta vënë të drejtën në vend. Po, ky është mashtrim i hapët i opinionit publik për të krijuar një antipati për të njollosur imazhin e kompanisë time, po edhe të gjithë prodhuesit vendorë, se këtu nuk është sulmuar vetëm kompania ime, por prodhimet vendore…”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu theksoi se AUV konfirmoi publikisht të mërkurën se ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar dhe se nuk ka pasur asnjë shkelje të procedurave ligjore.

“Deklarata e AUV-së ka qenë pikë për pikë ajo që kam thënë edhe unë. Mishi ka qenë i izoluar në depo nën mbikëqyrje të AUV, dhe është kthyer në origjinë”.

Piraj tha se kompania e tij importon ekskluzivisht nga Gjermania, përveç rasteve të rralla kur ndalohen eksportet nga vende të caktuara për shkak të sëmundjeve si gripi i shpezëve.

“Aktualisht gjithë mishin e pulës e importojmë nga një kompani gjermane e certifikuar dhe me reputacion të lartë. Kurrë nuk kam lëshuar në treg një produkt që nuk do ta konsumoja në familjen time”, theksoi ai.

Ndryshe në disa media është raportuar se mishi ishte futur në tregun kosovar dhe përbënte rrezik për konsumatorët.

Nga ana tjetër, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sqaroi se rasti i raportuar në media është i vitit të kaluar. Ngarkesa ishte kontrolluar në pikën kufitare në Han të Elezit, dhe pas rezultateve të testimeve laboratorike, ishte ndaluar përpunimi dhe u vendos që produkti të kthehej në vendin e origjinës, gjë që edhe u realizua. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

The post Për rastin ‘salmonela’, Piraj: Asgjë s’ka hyrë në treg, po sulmojnë imazhin tonë dhe të prodhimeve vendore appeared first on Telegrafi.

Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë

By: Ardit
6 June 2025 at 21:57

Në mesin e muajit maj, qyteti i Gramshit u përball me një ngjarje shqetësuese: dhjetëra fëmijë të një kopshti publik përfunduan në spital me simptoma të forta helmimi – temperaturë, të vjella, diarre dhe shqetësime të forta të tretjes. Fillimisht, zyrtarët vendorë tentuan ta minimizonin ngjarjen, duke e paraqitur si “virus stinor”. Por analiza laboratorike […]

The post Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë appeared first on BoldNews.al.

“Ajazi fsheh të vërtetën”/ Skandali salmonelës, PD: Tenderin e fitoi kompania e përfshirë në korrupsion

By: Ardit
1 June 2025 at 11:35

Pasi skandali i infektimit të fëmijëve me bakterin salmonela në një kopsht publik në qytetin e Gramshit, tronditi opinionin publik, Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta ndaj kryebashkiakut socialist Besion Ajazi, për fshehje të të vërtetës dhe shpërdorim të fondeve publike. Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat, deklaroi […]

The post “Ajazi fsheh të vërtetën”/ Skandali salmonelës, PD: Tenderin e fitoi kompania e përfshirë në korrupsion appeared first on BoldNews.al.

Infektimi i fëmijëve me salmonelë në Gramsh/ PD: Bashkia nuk mban përgjegjësi, kompania e përfshirë në korrupsion vazhdon të fitojë ende tendera

By: V K
1 June 2025 at 11:21

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, ka reaguar lidhur me skandalin e infektimit të fëmijëve me bakterin salmonela në çerdhet dhe kopshtet e qytetit të Gramshit, duke akuzuar drejtpërdrejt kryetarin e bashkisë, Besion Ajazi, për fshehje të të vërtetës dhe shpërdorim të fondeve publike.

Genta Vangjeli, theksoi se kryebashkiaku ka mashtruar opinionin publik kur tha se; “nuk kishte dijeni për emrin e kontraktorit”, “nuk dinte vlerën e tenderit” dhe se “nuk mund të dinte gjithçka për një kontratë të prokurimit”.

PD thekson se kompania fituese, ‘Nelsa shpk’, ka një të kaluar problematike. Sipas saj, në vitin 2018 kjo kompani ishte pjesë e një çështjeje të njohur për korrupsion në tenderat publikë dhe u përfshi në një vendim penal të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda.

Deklarata e Vangjelit:

Kur gazetarët e pyetën për kontraktorin që zbatonte kontratën lidhur me fenomemin e infektimit të fëmijëve me bakterin salmonella në Gramsh, kryetari i kësaj bashkie ndër të tjera tha se … nuk e kishte idenë të thoshte emrin, por ishte një kompani që rezultoi fituese nga procedura e prokurimit … nuk mund të dinte kryetari i bashkisë sa është vlera e tenderit… dhe se ndonjë prind po shfrytëzonte rastin e fëmijës së tij për të bërë politikë….

E vërteta është që në zbatim të nenit 73 të VKM nr.281/2021 i ndryshuar për miratimin e rregullave të PP, në cilësinë e titullarit të AK , Kryetari i Bashkisë e di mirë vlerën e tenderit sepse ka firmosur Urdhërin e Prokurimit, miraton raportin pёrmbledhёs të procedurës së prokurimit dhe adresimin e çështjeve apo problematikave që mund të dalin nga ky raport, e di mirë se kush është kontraktori sepse ekziston një kontratë e nënshkruar për këtë qëllim në datën 12 Dhjetor 2023 ndërmjet Bashkisë Gramsh dhe kontraktorit ‘Nelsa shpk’ me objekt Blerje mallra ushqimore për plotësimin e nevojave të çerdheve, kopshteve dhe konviktit të shkollës së mesme me afat 24 muaj.

Kujtojmë se në vitin 2018, një tender i ngjashëm për blerje ushqimesh ka qenë shkaku i dënimit të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për korrupsion në tenderat e zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për ish drejtorine e burgjeve dhe të tjerë biznesmenë përfshirë kompaninë Nelsa shpk e cila në atë kohë kishte pronar babain e zonjës që mban pronësinë aktuale.

Edhe pse subjekt i dënimit nga gjykata, sipas spending data, dëshmohet se autoritetet kontraktore kanë kualifikuar dhe lidhur kontrata me këtë operator në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik neni për kriretet detyruese për skualifikim pika 1/b ( LPP Nr. 9643, datë 20.11.2006 i ndryshuar neni 45 pika 1/b, dhe LPP aktual nr.162, datë 23.12.2020 i ndryshuar, neni 76 pika 1/b) .

Sipas opencorporates.al, ky operator ka regjistruar 8.5 mil euro kontrata publike përfshirë edhe periudhën pas dënimit gjyqësor të formës së prerë.

Duke kujtuar Kryetarin Besjon Ajazi se mban përgjegjësi menaxheriale përfshirë edhe përdorimin e fondeve publike sipas nenit 8 dhe 9 të ligjit NR. 10296, DATË 8.7.2010, ‘Për menaxhimin financiar dhe kontrollin’ i ndryshuar, apelojmë organet ligjzbatuese të identifikojnë dhe penalizojnë përgjegjësit konkretë të kësaj ngjarjeje.

Fëmijët nuk mund të jenë të pasigurt…. shqiptarët nuk mund të jenë të pasigurt për papërgjegjshmërinë e shtetit.

The post Infektimi i fëmijëve me salmonelë në Gramsh/ PD: Bashkia nuk mban përgjegjësi, kompania e përfshirë në korrupsion vazhdon të fitojë ende tendera appeared first on Albeu.com.

Helmimi i fëmijëve me salmonelë, AKU: Infektimi i vezëve ka ndodhur brenda ambienteve të kopshtit

By: Ela
30 May 2025 at 18:06

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar zyrtarisht me rezultatet e verifikimeve dhe analizave laboratorike në lidhje me vezët e kontaminuara me salmonelë që solli edhe helmimin e fëmijëve në kopshtin e Gramshit. Sipas AKU-së, mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve, si dhe te furnizuesi që ka shpërndarë produktin në institucionin parashkollor, kanë rezultuar […]

The post Helmimi i fëmijëve me salmonelë, AKU: Infektimi i vezëve ka ndodhur brenda ambienteve të kopshtit appeared first on BoldNews.al.

AKU: Vezët pa salmonelë, kontaminimi ndodhi në ambientet e kopshtit të Gramshit

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) sqaroi opinionin publik lidhur me situatën në kopshtin Nr. 1 në Gramsh, pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin vezë.

Sipas AKU-së, mostrat e marra nga prodhuesi i vezëve dhe subjekti furnizues, që furnizonte edhe kopshtin, kanë rezultuar negative për salmonelë spp. Gjithashtu, testimet në fermën e shpendëve gjatë muajit maj 2025 treguan se shpendët janë të shëndetshëm dhe pa praninë e salmonelozës.

Nga ana tjetër, mostrat e marra në ambientet e kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar pozitive për salmonelë spp, duke treguar se kontaminimi ka ndodhur në ambientet e kopshtit dhe jo përmes vezëve të furnizuara.

AKU thekson se postimet në disa rrjete sociale, të ndryshme nga ky njoftim zyrtar, janë të pasakta dhe përbëjnë dezinformim publik.

“Sipas ligjit “Për ushqimin” dhe VKM 760/2015, procesi i gjurmueshmërisë është i detajuar dhe përfshin gjithë hallkat e zinxhirit ushqimor, duke nisur nga subjekti i ngjarjes, furnizuesi e deri tek prodhuesi. Komente të papërgjegjshme dhe të parakohshme mbi rezultatet e analizave janë të papranueshme dhe mund të sjellin masa ligjore”, informoi AKU.

AKU paralajmëron se kushdo që bën deklarata të pasakta mund të jetë objekt i procedimeve penale.

Institucioni garanton angazhimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me institucionet për mbikëqyrjen e situatës dhe për informim të saktë publik. /j.p/

The post AKU: Vezët pa salmonelë, kontaminimi ndodhi në ambientet e kopshtit të Gramshit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vezët me salmonelë, kompania e gruas së deputetit të Ramës helmoi fëmijët në Gramsh

30 May 2025 at 14:45

Nga analizat e kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka rezultuar se produkti që shkaktoi helmimin e 17 fëmijëve në kopshtin shtetëror të qytetit të Gramshit ka qenë veza, e cila ka qenë e kontaminuar me salmonelë. Por, teksa AKU e mbajti emrin e fshehtë të kompanisë, por burime të “Alert.al” bëjnë me dije […]

The post Vezët me salmonelë, kompania e gruas së deputetit të Ramës helmoi fëmijët në Gramsh appeared first on BoldNews.al.

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, AKU mban të fshehtë emrin e kompanisë së vezëve me salmonelë

30 May 2025 at 13:29

Produkti që shkaktoi helmimin e 17 fëmijëve në kopshtin shtetëror të qytetit të Gramshit ka qenë veza, e cila ka qenë e kontaminuar me salmonelë. Kjo u vërtetua nga analizat e fundit të bëra nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), teksa nga analizat e mëparshme të kryera në qumësht dhe mishin e pulës, rezultatet ishin negative. […]

The post Helmimi i fëmijëve në Gramsh, AKU mban të fshehtë emrin e kompanisë së vezëve me salmonelë appeared first on BoldNews.al.

Helmimi i fëmijëve në Gramsh/ Hapet të hënën kopshti nr. 1, nuk do të ofrohet më vakti i drekës

By: Rovena
30 May 2025 at 14:52

Bashkia e Gramshit ka bërë me dije se kopshti nr.1 do të hapet ditën e hënë për të vijuar normalisht javën e fundit të vitit shkollor. Por kuzhina e kopshtit do të vijojë të qëndrojë e mbyllur dhe fëmijët nuk do të konsumojnë vaktin e drekës aty.

Ndërkohë kopshti qëndroi i mbyllur për disa ditë, pasi më parë disa fëmijë të kopshtit publik numër 1 u dërguan në spital pas shenjave të infektimit me salmonelë.

AKU bëri analizë të ushqimit dhe ditën e sotme me një njoftim zyrtar tha se produkti që ka shkaktuar infektimin tek fëmijët ka qenë veza, që ka rezultuar e kontaminuar me salmonelë./abcnews.al

“Helmimi, nga vezët me salmonelë”, AKU mbyll kopshtin në Gramsh

30 May 2025 at 14:06

Fëmijët e kopshtit publik në Gramsh u helmuan nga prania e salmonelës në vezët e konsumuara gjatë vakteve në këtë institucion.

Në këtë përfundim ka dalë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas analizave të bëra në laborator, ku prania e salmonelës tek vezët rezultoi pozitive. Nga 79 personat e testuar, 17 prej tyre rezultuan bartës të bakterit, mes tyre 16 ishin fëmijë të kopshtit bashkë me psikologen e institucionit.

Kur kanë kaluar afro 1 javë nga shpërthimi i skandalit, 6 fëmijë vijojnë të marrin mjekim në shtëpi, me gjendje shëndetësore të qëndrueshme. AKU analizoi edhe mishin e pulës dhe qumështin që përdorte kopshti, por të dy produktet rezultuan negative në analizat e kryera. AKU ka vendosur pezullimin e aktivitetit të kopshtit deri në përfundimin e procedurave të dezinfektimit dhe analizave.

Për skandalin në fjalë, Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të infektimit të fëmijëve, ndërkohë që janë marrë në pyetje personat përgjegjës për ngjarjen.

Vetë kryetari i Bashkisë së Gramshit, në një prononcim në fillim të javës, pasi sqaroi funksionimin e regjimit ushqimor në kopsht, kërkoi përkujdesen maksimale për shëndetin e fëmijëve dhe zbardhjen, se si ushqimi me përmbajtje salmonele është bërë pjesë e regjimit ushqimor të fëmijëve.

Skandali i pranisë së salmonelës në ushqimet që konsumojnë fëmijët e kopshtit në Gramsh u zbulua 1 javë më parë, kur disa prej fëmijëve shfaqën simptoma të njëjta, si të vjella, diarre dhe temperaturë. Këto shenja nxitën dyshimet tek mjekët të cilët kërkuan analiza të hollësishme nga ISHP, ndërsa vetë prindërit protestuan para godinës së Bashkisë së Gramshit, duke kërkuar masa të rrepta për cilësinë e ushqimeve që konsumojnë të vegjlit e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Helmimi, nga vezët me salmonelë”, AKU mbyll kopshtin në Gramsh appeared first on Euronews Albania.

Infektimi i fëmijëve në kopshtin në Gramsh, rezultatet e analizave: Vezët të kontaminuara me salmonelë

30 May 2025 at 11:39

Disa ditë më parë disa fëmijë në kopshtin publik në qytetin e në Gramshit, u dërguan në spital pas shenjave të infektimit me salmonelë.

Gazetarja Edisona Skënderi konfirmoi për ABC News se nga rezultatet e analizave ka rezultuar se që produkti që ka shkaktuar infektimin ka qenë veza, që ka rezultuar e kontaminuar me salmonelë.

Ndërkohë në një komunikim zyrtar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar se ka ndjekur rastin në fjalë dhe se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.

Reagimi i plotë;

Në kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr .1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë, të cilat u dërguan për analizim për treguesin Salmonella spp pranë Laboratorit të Referencës në ISUV.

Informojmë se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.

/abcnews.al/

Dalin analizat: Fëmijët në Gramsh u infektuan nga vezët me salmonelë

By: lindita
30 May 2025 at 11:38

Duket se më në fund është zbardhur rasti i infektimit të fëmijëve në kopshtin publik në qytetin e Gramshit. Rezultatet e analizave tregojnë se produkti që ka shkaktuar infektimin ka qenë veza, e cila ka qenë e kontaminuar me salmonelë. Nga analizat e mëparshme të kryera në qumësht dhe mishin e pulës, rezultatet ishin negative. Ndërkohë në një komunikim zyrtar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit…

Source

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit,vezët dyshohen të kontaminuara me salmonelë

By: user 11
30 May 2025 at 11:09

Helmimi i të miturve në një kopsht në Gramsh mësohet ka ndodhur për shkak të vezëve me salmonelë. Burime thonë se vezët e përdorura në kopshtin nr 1 në Gramsh kanë qenë të kontaminuara. Analizat e AKU-së nxorën se mishi i pulës dhe qumështi rezultuan negativ.

Skandali i salmonelës në kopshtin e fëmijëve në Gramsh u identifikua kur disa fëmijë shfaqën simptoma të njëjta të sëmundjes duke nxitur dyshime te mjekët të cilët kërkuan analiza të mëtejshme.

ISHP kreu analizat për 79 persona të këtij kopshti, ku 17 prej tyre rezultuan pozitiv me virusin e rrezikshëm, 16 fëmijë dhe psikologia e kopshtit. AKU ka marrë masën e pezullimit të aktivitetit të Kopshtit nr.1 në Gramsh deri në përfundimit e të gjithë analizave dhe dezinfektimeve të mëtejshme. Ndaj këtij rasti tashmë ka nisur dhe një hetim nga prokuroria e Elbasanit për zbardhjen e rrethanave të infektimit.

 

The post Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit,vezët dyshohen të kontaminuara me salmonelë appeared first on Lapsi.al.

Infektimi me salmonelë i 17 fëmijëve në Gramsh, dalin përgjigjet e analizave: Vezët ishin të kontaminuara

By: D Marku
30 May 2025 at 12:15

Duket se më në fund është zbardhur rasti i infektimit të fëmijëve në kopshtin publik në qytetin e në Gramshit.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb rezultatet e analizave, nga ku ka dalë se produkti që ka shkaktuar infektimin ka qenë veza, e cila ka qenë e kontaminuar me salmonelë.

Nga analizat e mëparshme të kryera në qumësht dhe mishin e pulës, rezultatet ishin negative.

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka bërë me dije se nga analizat e kryera, nuk kanë rezultuar me përmbajtje salmonelë për të paktë dy produkte.

Komunikim për publikun i AKU

Në kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr .1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë, të cilat u dërguan për analizim për treguesin Salmonella spp pranë Laboratorit të Referencës në ISUV.

Informojmë se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.

Ndërsa për produktin vezë kampionuar nga DRAKU Elbasan dhe kofshë pule kampionuar nga DRAKU Tiranë, analizimi është ende në proces.

Sapo të kemi këtë informacion, AKU do të vijojë me informimin e mëtejshëm të publikut.

The post Infektimi me salmonelë i 17 fëmijëve në Gramsh, dalin përgjigjet e analizave: Vezët ishin të kontaminuara appeared first on Albeu.com.

Fëmijët e infektuar me salmonelë, reagon AKU

By: gaze tare
28 May 2025 at 19:01

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka përfunduar një pjesë të analizave të kampionëve ushqimorë të marrë në kopshtin nr.1 në Gramsh, ku rezultuan të prekur me salmonelë 17 fëmijë. AKU bën me dije se nga rezultatet e deritanishme, mishi i pulës dhe qumështi rezultojnë negativ ndërsa ende priten përgjigjet për kampionet e vezëve. Skandali i salmonelës në kopshtin e fëmijëve në Gramsh u identifikua një javë më parë kur disa fëmijë shfaqën simptoma të njëjta të sëmundjes duke nxitur dyshime tek mjekët të cilët kërkuan analiza të mëtejshme.

Reagimi i AKU

Në kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr .1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë, të cilat u dërguan për analizim për treguesin Salmonella spp pranë Laboratorit të Referencës në ISUV.

Informojmë se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.

Ndërsa për produktin vezë kampionuar nga DRAKU Elbasan dhe kofshë pule kampionuar nga DRAKU Tiranë, analizimi është ende në proces. Sapo të kemi këtë informacion, AKU do të vijojë me informimin e mëtejshëm të publikut. 

Agjencia e Kontrollimit Ushqimor nën drejtimin e Olsi Komicit vazhdon të heshtë. Ky institucion ka një histori të gjatë skandalesh që janë raportuar vazhdimisht, fatkeqësisht pa asnjë masë konkrete. (Lexoji rastet këtu) Ky është një krim i organizuar kundër shëndetit të qytetarëve dhe kërkon veprim të menjëhershëm. Ndërsa qeveria fal gjobat për të fituar vota, fëmijët tanë paguajnë me shëndetin e tyre!

The post Fëmijët e infektuar me salmonelë, reagon AKU appeared first on iconstyle.al.

17 fëmijë të infektuar me salmonelë, AKU: Përgjigjet e analizave dolën të pastra

By: Ela
28 May 2025 at 17:21

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë me një komunikim lidhur me helmimin e disa fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit. AKU, e cila vijon të dëshmojë çdo ditë e më shumë se ka dështuar të na ofrojë siguri ushqimore, thotë se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht […]

The post 17 fëmijë të infektuar me salmonelë, AKU: Përgjigjet e analizave dolën të pastra appeared first on BoldNews.al.

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, AKU thotë se nuk kishte salmonelë

By: user 8
28 May 2025 at 17:40

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë me një komunikim zyrtar lidhur me analizat e produkteve ushqimore të marra në kopshtin Nr. 1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë.

Në kuadër të transparencës me publikun, AKU sqaron se një pjesë e kampionëve të analizuar për praninë e bakterit Salmonella spp kanë rezultuar të pastër, ndërsa për pjesën tjetër analizat janë ende në proces.

Njoftimi:: 

Në kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr. 1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë, të cilat u dërguan për analizim për treguesin Salmonella spp pranë Laboratorit të Referencës në ISUV. 

Informojmë se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.

Ndërsa për produktin vezë kampionuar nga DRAKU Elbasan dhe kofshë pule kampionuar nga DRAKU Tiranë, analizimi është ende në proces.

Sapo të kemi këtë informacion, AKU do të vijojë me informimin e mëtejshëm të publikut.

Analizat u janë marrë 72 personave,  53 fëmijë dhe 19 anëtarëve të stafit të kopshtit dhe të gjithë janë në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Përfundimet do të mund të zbardhin se sa prej tyre janë prekur nga salmonela. Nga analizat e kryera në spitalin e Gramshit rezultuan 3 fëmijë të prekur. Burime thonë se një fëmijë ka qenë i shtruar i pari, ai është trajtuar dhe më pas është çuar në shtëpi. Pas tij kanë shkuar edhe 5 të tjerë me simptomat më të lehta.

Episodi i helmimit masiv ka ndodhur të martën e 20 majit, por ngjarja është mbajtur e fshehtë nga institucionet shëndetësore dhe vendore. Ngjarja u bë publike mesditën e së shtunës nga një familjar, i cili denoncoi publikisht helmimin e nipit të tij.

The post Helmimi i fëmijëve në Gramsh, AKU thotë se nuk kishte salmonelë appeared first on Lapsi.al.

Mishi i derrit nga Brazili/ AKU: Sasia me salmonelë u asgjesua

By: Mirgen
27 May 2025 at 19:30

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ky institucion i quan të pavërteta këto lajme dhe sqaron se bëhet fjalë për 4,516.75 kg fileto mish derri, të cilat u bllokuan që më 28 […]

The post Mishi i derrit nga Brazili/ AKU: Sasia me salmonelë u asgjesua appeared first on BoldNews.al.

AKU mohon lajmet për mish derri me salmonelë në treg: Sasia u bllokua dhe u asgjësua

By: user 8
27 May 2025 at 19:07

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ky institucion i quan të pavërteta këto lajme dhe sqaron se bëhet fjalë për 4,516.75 kg fileto mish derri, të cilat u bllokuan që më 28 janar 2025 pas konstatimit të kontaminimit me salmonella spp përmes analizave laboratorike.

Sipas AKU-së, sasia e mishit qëndroi e bllokuar në magazinat e subjektit importues deri më 16 prill, kur kompania kërkoi zyrtarisht asgjësimin e saj pranë autoriteteve kompetente, përfshirë Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe Drejtorinë Rajonale AKU Tiranë.

Komunikim për publikun i AKU:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të informimit të publikut dhe transparencës, shpreh shqetësimin për përhapjen e lajmeve të pavërteta të publikuara në disa media dhe portale në lidhje me sigurinë ushqimore.

AKU sqaron opinionin publik se sasia prej 4516, 75 kg fileto mish derri e importuar nga Brazili, është bllokuar nga ky Autoritet më datë 28.1.2025, pas raport analizave të kryera, ku ka rezultuar i kontaminuar me salmonella spp.

Nisur nga ky fakt, sasia e mishit fileto derri ka qëndruar e bllokuar në magazinat e subjektit importues, deri më datë 16.4.2025, kohë kur subjekti importues ka bërë kërkesë për asgjësim, autoriteteve kompetente si: Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit (Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit të Ujërave), Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe Drejtorisë Rajonale AKU Tiranë.

Sigurojmë konsumatorët se sasia prej 4516, 75 kg fileto mish derri është asgjësuar në prani të të gjithë përfaqësuesve të autoriteteve kompetente të lartpërmenduara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në gatishmëri të plotë për garantimin e sigurisë ushqimore, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorit.

The post AKU mohon lajmet për mish derri me salmonelë në treg: Sasia u bllokua dhe u asgjësua appeared first on Lapsi.al.

Mishi me salmonelë po shitet në fshehtësi? Publikohet dokumentin që “gropos”AKU! “Frigo ALBA” hesht

By: Ardit
27 May 2025 at 13:04

Televizioni “Ora News” ka denoncuar faktin se ne Shqiperi ka hyrë 4516.75 kg fileto derri me salmomelë. Subjekti importues i mishit është “Frigo ALBA”me administrator Z. Luan Jazexhiu dhe Ledio Koka. Skandali i publikuar “u tentua të zbutet” nga AKU me arsyetimin se ky mish do të asgjësohet. Por çfarë ka ndodhur konkretisht? Kanë kaluar […]

The post Mishi me salmonelë po shitet në fshehtësi? Publikohet dokumentin që “gropos”AKU! “Frigo ALBA” hesht appeared first on BoldNews.al.

❌
❌