Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zjarr në fshatrat e Gramshit dhe Belshit/ Djegie masive ullinjsh, shkak mbeturinat dhe defekte elektrike

By: M C
12 July 2025 at 17:24

Mbetjet urbane dhe shkëndija elektrike i vënë zjarrin sipërfaqeve të mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme tek banorët në fshatrat Gjyralë, Lokalitet dhe Fierzë.

Të trija rastet dyshohet se kanë ndodhur në rrethana aksidentale, por hetimet janë ende aktive, teksa në një prej tyre shkak u bë defekti elektrik i një mjeti që shpërtheu në flakë ditën e djeshme, duke rrezikuar edhe anëtarët e një familjeje që udhëtonte në të.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për zjarrin e rënë në rrethana që dyshohen aksidentale në fshatin Gjyralë, ku për shkak të mbetjeve urbane të grumbulluara në këtë zonë, ra vatra e zjarrit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe toke me ullinj në pronësi të banorëve A. Ll. dhe F. B.;

Kurse në fshatin Fierzë të Belshit dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike të shkaktuar nga kontakti i pemëve me telat e energjisë elektrike, ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj, në pronësi të E. I.

Ngjarja e tretë ka ndodhur në aksin rrugor Lokalitet-Belsh, ku dyshohet se për shkak të një defekti elektrik, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin E. Ç.. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në automjet dhe nga përhapja e flakëve janë djegur disa pemë frutore në pronësi të shtetasit M. Ç.

Për të tre rastet materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Zjarr në fshatrat e Gramshit dhe Belshit/ Djegie masive ullinjsh, shkak mbeturinat dhe defekte elektrike appeared first on Albeu.com.

58-vjeçari humbi jetën nga rrëshkitja e dheut, arrestohen dy persona

By: Elva
12 July 2025 at 13:38

Një ngjarje tragjike ndodhi më 11 korrik në fshatin Tervol të Gramshit, ku një 58-vjeçar humbi jetën si pasojë e rrëshkitjes së dheut gjatë punimeve për hapjen e një pusi. Shtetasi H.D., 58 vjeç, ndodhej pranë një fadrome që po kryente punime në pronën e shtetasit S.D., kur një masiv dheu u shkëput papritur dhe […]

The post 58-vjeçari humbi jetën nga rrëshkitja e dheut, arrestohen dy persona appeared first on BoldNews.al.

58-vjeçari humb jetën gjatë punës me fadromë, e zë poshtë masivi i dheut

By: fra nc
11 July 2025 at 12:53

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Tervol të Gramshit, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës.

Sipas burimeve paraprake, shtetasi H.D., 58 vjeç, ishte duke punuar me një fadromë për hapjen e një pusi, kur një masiv dheu ka rrëshkitur dhe e ka zënë poshtë. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

The post 58-vjeçari humb jetën gjatë punës me fadromë, e zë poshtë masivi i dheut appeared first on Euronews Albania.

E rëndë në Gramsh/ Rrëshqitje dheu në fshatin Tervol, humb jetën 58-vjeçari

By: V K
11 July 2025 at 13:25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut gjatë punimeve për hapjen e një pusi.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi H. D., 58 vjeç, ndodhej pranë një fadrome që po punonte në terren, kur një masiv dheu u shkëput papritur dhe ra mbi të, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Gramshit për të dhënë dëshminë e tij mbi rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur me detaje shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme të këtij incidenti tragjik.

The post E rëndë në Gramsh/ Rrëshqitje dheu në fshatin Tervol, humb jetën 58-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Vdes tragjikisht 58-vjeçari në Gramsh, e zë poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus

11 July 2025 at 12:58

Një burrë ka humbur jetën tragjikisht këtë të premte në fshatin Tervol të Gramshit. Viktima është shtetasi H. D., 58 vjeç. Autoritetet policore raportojnë se gjatë punës me fadromë për hapjen e një pusi, dyshohet se ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi 58-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën në vend […]

The post Vdes tragjikisht 58-vjeçari në Gramsh, e zë poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus appeared first on BoldNews.al.

Rritet çmimi i ujit për qytetarët e Elbasanit, i dhanë PS 10 deputetë

By: user 4
2 July 2025 at 16:21

Enti Rregullator i Energjisë ka rritur deri në dyfish tarifat e ujit për qytetarët e qarkut të Elbasanit. Përmes një vendimi të marrë këtë të hënë, ERRU ka vendosur që tarifa e ujit për familjarët në qytetin e Elbasanit të rritet nga 40 lekë për metër kub që është aktualisht, në 60 lekë për metër kub.

Rritja do të jetë edhe më e fortë për qytetarët e Gramshit dhe Librazhit. Për familjet e Gramshit, çmimi shkon nga 32 lekë për metër kub në 60 lekë, ndërsa për ata të Librazhdit nga 42 lekë në 60 lekë.

Rritje do të ketë edhe për shërbimin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Sipas vendimit për qytetarët e Elbasanit çmimi rritet nga 9 lekë në 15 lekë, ndërsa për ata të Gramshit nga zero në 30 lekë për metër kub.

Rëndimi i ndjeshëm i tarifave në Elbasan është në vazhdën e rritjes së tyre në të gjithë Shqipërinë. Shërbimi i Ujësjellësave kaloi nga njësitë lokale në varësi të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo e fundit vendosi që të reduktojë ndërmarrjet e ujësjellësave duke i bashkuar ato në rang qarqesh me argumentin se kjo do të rriste efiçencën e menaxhimit të tyre.

Por deri më tani, pasoja më e dukshme e reformës së Belinda Ballukut ka qenë dyfishimi i çmimit të ujit për qytetarët në pjesën dërrmuese të vendit./kapitali.al

The post Rritet çmimi i ujit për qytetarët e Elbasanit, i dhanë PS 10 deputetë appeared first on Lapsi.al.

Gramshi tërheq turistët/ Ujëvara e Sotires dhe kanionet e Holtës vizitohen nga të huajt

By: xhir jeta
27 June 2025 at 15:51

Fshatrat e Gramshit kanë zgjuar interesin e të huajve.  Në grupe të organizuara  turistë nga Europa, Kina, Vietnami,  por dhe nga Australia e largët  kanë zbuluar bukuritë e zonës.  Ujëvara e Sotirës,  kanionet e Holtës, liqeni I zambakëve janë ndër pikat më të vizituara.

Për të mirëpritur vizitorët, vendas dhe të huaj,  bashkia ka organizuar një sërë aktivitetesh.

Rreth 120 mijë turistë sipas bashkisë vizituan Gramshin vitin e shkuar.

 

U kap duke kultivuar kanabis në pyll, arrestohet 63-vjeçari në Gramsh, shpallet në kërkim i biri

24 June 2025 at 13:44

Policia e Gramshit ka finalizuar operacionin “Survejimi”, pjesë e planit kombëtar antikanabis “Koordinata”. Si rezultat, u arrestua një 63-vjeçar M. H., që u kap në flagrancë duke u kujdesur për 35 bimë kanabisi të mbjella në pyllin e fshatit Grazhdan.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan dy armë gjahu, dy radio të ngjashme me ato të Policisë dhe municion luftarak, të gjitha pa leje. Në kërkim u shpall edhe djali i tij, 33 vjeç, i dyshuar për bashkëpunim në kultivim të bimëve narkotike. Bimët u asgjësuan, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale të lidhura me drogën dhe armëmbajtjen pa leje.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/Vijon plani operacional policor, antikanabis, i koduar “Koordinata”. Në kuadër të tij, si rezultat i një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, u finalizua operacioni policor i koduar “Survejimi”. Arrestohet një shtetas që u kap duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit Grazhdan Në banesën e tij, në afërsi të sipërfaqes së mbjellë, ai mbante pa leje, 2 armë gjahu, 2 radio si të Policisë dhe fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm.

Shpallet në kërkim djali i të arrestuarit, mbi dyshime për përfshirje në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen bimët narkotike dhe sekuestrohen armët, radiot dhe municioni. Si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh finalizuan operacionin policor të koduar “Survejimi”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, teksa kujdesej për 35 bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit ku banonte, shtetasi M. H., 63 vjeç. Më tej, gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën 2 armë gjahu, 2 radio si të Policisë dhe 60 fishekë të kalibrave të ndryshëm, që posedoheshin pa leje. Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga hetimet dyshohet se ka bashkëpunuar me babanë e tij, shtetasin M. H., për kultivimin e bimëve narkotike. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

The post U kap duke kultivuar kanabis në pyll, arrestohet 63-vjeçari në Gramsh, shpallet në kërkim i biri appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ Kultivonte kanabis, arrestohet 63-vjeçari në Gramsh, në kërkim djali i tij

24 June 2025 at 13:32

Pas një hetimi një mujor është finalizuar operacioni “Survejimi”. Policia ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanabis në pyllin e fshatit Grazhdan në Gramsh.

Në pranga është vënë një 63-vjeçar, në banesë në afërsi të sipërfaqes së mbjellë mbante dy armë gjahu pa leje, dhe janë gjetur dy radio të policisë dhe fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm.

Ndërkohë në kërkim është shpallur djali i 63-vjeçarit, pasi sipas policisë ka dyshime se është i përfshirë në veprimtari kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Bimët narkotike janë asgjësuar nga policia dhe armët janë sekuestruar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

U kap duke vaditur bimët narkotike, arrestohet 63-vjeçari në Gramsh

24 June 2025 at 13:35

Policia në Gramsh ka arrestuar në flagrancë një person që u kap duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit Grazhdan.

Në kuadër të operacionit policor i koduar “Survejimi” u vu në pranga teksa kujdesej për 35 bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit ku banonte, shtetasi M. H., 63 vjeç.

Më tej, gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën 2 armë gjahu, 2 radio si të Policisë dhe 60 fishekë të kalibrave të ndryshëm, që posedoheshin pa leje.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga hetimet dyshohet se ka bashkëpunuar me babanë e tij, shtetasin M. H., për kultivimin e bimëve narkotike. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

The post U kap duke vaditur bimët narkotike, arrestohet 63-vjeçari në Gramsh appeared first on Euronews Albania.

Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet një banesë në Gramsh

By: user7
23 June 2025 at 08:47

Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar një zjarr në një banesë në orët e para të mëngjesit në lagjen “Xhile Lici” të qytetit të Gramshit.

Mësohet se për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale janë të mëdha, pasi banesa është djegur plotësisht.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe efektivë të policisë, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe sigurimin e zonës.

The post Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet një banesë në Gramsh appeared first on Lapsi.al.

Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, digjet plotësisht banesa

By: V K
23 June 2025 at 08:28

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Xhile Lici” të qytetit të Gramshit, ku një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar një zjarr të madh që ka përfshirë gjithë ndërtesën.

Sipas informacioneve, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Megjithatë, dëmet materiale janë të mëdha, pasi banesa është djegur plotësisht, shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa ka tmerruar edhe banorët përreth

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe efektivë të policisë, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe sigurimin e zonës.

Banesa është në pronësi të shtetasit Ahmet Kokonozi.

Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit

The post Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, digjet plotësisht banesa appeared first on Albeu.com.

Qeveria i hap rrugë shlyerjes së detyrimeve financiare për ndërmarrjet ushtarake

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shlyerjen e detyrimeve financiare të ndërmarrjeve shtetërore ushtarake

Vendimi përfshin shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj të tretëve në shumës 244 541 460 lekë, të ndërmarrjeve shtetërore Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës Elbasan, Uzina Mekanike Gramsh dhe Kombinati Mekanik Poliçan.

Efektet financiare të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025, për Ministrinë e Mbrojtjes, në programin buxhetor “Mbështetja e luftimit”.

Shlyerja e detyrimeve të prapambetura, përfundon brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e tij.

Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/m.q/a.f/

The post Qeveria i hap rrugë shlyerjes së detyrimeve financiare për ndërmarrjet ushtarake appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fenonemi i “trenit bullgar”/ Konstatohen problematika nga verifikimi i votave të Peqinit dhe Gramshit

17 June 2025 at 17:25

Ka përfunduar procesi i verifikimit të votave për 94 kutitë e Peqinit dhe Gramshit në Qarkun e Elbasanit, të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Hapje e kutive për këto dy bashki u bë vetëm për materialet zgjedhore dhe jo për efekt rezultati, për të vërtetuar fletët e votimit, pasi Partia Demokratike për manipulim të procesit […]

The post Fenonemi i “trenit bullgar”/ Konstatohen problematika nga verifikimi i votave të Peqinit dhe Gramshit appeared first on BoldNews.al.

Rinumërimi i kutive në Gramsh dhe Peqin, Himçi: Ka parregullsi, do të ndjekim hapat procedurialë

By: redi
17 June 2025 at 14:58

94 kuti po rinumërohen në Gramsh dhe Peqin, ndërsa Partia Demokratike vijon me akuzat e saj se ka pasur manipulim të procesit zgjedhor. Deputeti i zgjedhur i PD-së, Blendi Himçi, ngriti përsëri pretendime për parregullsi në proces, mosrakordim te materialet zgjedhore dhe fletët e votimit, duke i qëndruar edhe kauzës së selisë blu për “tren bullgar”, edhe pse zyrtarisht KQZ dhe Policia ia kanë…

Source

KAS vendos të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

By: Oldi
13 June 2025 at 12:36

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqin. Ky vendim vjen pas kërkesës së Partisë Demokratike-ASHM, e cila ka paraqitur dyshime për parregullsi të evidentuara në pamjet filmike të procesit zgjedhor. Vendimi për rinumërimin e votave u mbështet nga dy anëtarët e Partisë Demokratike në […]

The post KAS vendos të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin appeared first on BoldNews.al.

Hapen kutitë e votimit në Gramsh dhe në Peqin

By: user 4
13 June 2025 at 12:39

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqin, pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila ka paraqitur dyshime për parregullsi të evidentuara në pamjet filmike të procesit zgjedhor.

Vendimi për rinumërimin e votave u mbështet nga dy anëtarët e PD në KAS, të cilët argumentuan se ka indicie që kërkojnë verifikim të mëtejshëm të rezultatit zgjedhor në këto zona.

Sipas përfaqësuesit të PD-së në KAS, Çefa, në pamjet filmike të siguruara nga procesi i numërimit janë konstatuar momente që ngrenë dyshime të forta për manipulim apo mosrespektim të procedurave zgjedhore, çka ka çuar në vendimin për rihapjen e kutive dhe rinumërimin e votave.

The post Hapen kutitë e votimit në Gramsh dhe në Peqin appeared first on Lapsi.al.

KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

By: V K
13 June 2025 at 12:41

KAS, ka vendosur hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe në Gramsh. Gazetarja Elda Menga, raporton se me kërkesë, të dy anëtarët e KAS Ledio Braho dhe Elvis Çefa, vendoset hapja e të gjitha kutive të votimit te KZAZ 52 Gramsh dhe KZAZ 45 Peqin.

Në total, janë 96 kuti votimi.

Koalicioni opozitar PD-ASHM, paraqiti provat për ‘trenin bullgar’, votim familjar.

“Duke qenë se nga vëzhgimi i videove ka dyshime që ka eventualisht parregullsi në procesin e votimit, shfrytëzuam të drejtën që na jep Kodi, vendosëm të pranojmë hapjen e kutive të materialeve zgjedhore dhe votimit për KZAZ-të e Peqinit dhe Gramshit”, u shpreh Elvis Cefa.

The post KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh appeared first on Albeu.com.

KAS vendos për rinumërimin e votave në Gramsh dhe Peqin

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi sot që të hapë kutitë e votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqin, pas kërkesës së Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, e cila ka paraqitur dyshime për parregullsi të evidentuara në pamjet filmike të procesit zgjedhor.

Vendimi për rinumërimin e votave u mbështet nga dy anëtarët e Partisë Demokratike në KAS, të cilët argumentuan se ka indicie që kërkojnë verifikim të mëtejshëm të rezultatit zgjedhor në këto zona.

Sipas përfaqësuesit të PD-së në KAS, Elvis Çefa, në pamjet filmike të siguruara nga procesi i numërimit janë konstatuar momente që ngrenë dyshime të forta për manipulim apo mosrespektim të procedurave zgjedhore, çka ka çuar në vendimin për rihapjen e kutive dhe rinumërimin e votave.

“Të hapen të gjitha kutive e materialeve zgjedhore për KZAZ-të 45 dhe 52 dhe eventualisht të gjitha kutitë e votimit për efekt të rakordimit të gjetjeve në kutitë e materialeve zgjedhore”, tha Çefa.

Procesi për hapjen e kutive u kërkua nga KAS që të zhvillohet të hënën.

/m.q/ /a.g/

The post KAS vendos për rinumërimin e votave në Gramsh dhe Peqin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendimi i KAS: Do rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

13 June 2025 at 12:35

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqin.

Vendimi erdhi pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila ka paraqitur dyshime për parregullsi të evidentuara në pamjet filmike të procesit zgjedhor.

Me kërkesë të dy anëtareve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa, u vendos hapja e të gjitha kutive te materiale zgjedhore dhe kutive të votave për KZAZ të Peqinit dhe Gramshit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vendimi i KAS: Do rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin appeared first on Euronews Albania.

❌
❌