Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Njerëzit e Putinit drejtojnë mikrokreditë IUTE e CREDITAL dhe një vendim i Gjykatës së Gjirokastrës

By: Ardit
9 July 2025 at 12:23

ute dhe Kredo, tentakulat e oligarkut rus të listës së zezë Oleg Boyko, i sanksionuar nga SHBA, Australia, Kanadaja dhe Ukraina si pjesë e rrethit të besuar të Putinit, për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera, lidhje me krimin e organizuar dhe pastrim parash, kanë marrë vetë drejtimin e bandës së […]

The post Njerëzit e Putinit drejtojnë mikrokreditë IUTE e CREDITAL dhe një vendim i Gjykatës së Gjirokastrës appeared first on BoldNews.al.

Kalaja protestë në KQZ, kërkon rinumërim të plotë të të gjitha kutive

7 July 2025 at 11:53

Kandidati i PD në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, ka protestuar para ambienteve të KQZ-së me pretendimin se nuk është zhvilluar rinumërim i plotë i kutive, konkretisht sipas tij Tirana dhe Fieri u numëruan plotësisht ndërsa Durrësi pjesërisht.

Kalaja shton se do të hapë një çështje e cila do të kalojë deri në Prokurorinë e Posaçme SPAK në mënyrë që ky institucion të zhvillojë hetimin.

“Do ndjek të gjitha mjetet ligjore. Kam shkuar në KAS për legjitimitet, në Kolegj Zgjedhor. Jam në një betejë në Gjykatën Kushtetuese. Do hap çështje tjetër tani, do i drejtohem SPAK-ut dhe do jetë po SPAK-u që nk duhet ta shkelë ligjin. Prokuroria do sekuestrojë kutitë e votimit. Jam në një betejë që do ti shkoj deri në fund. Unë akoma nuk e di sa vota kam. E kam të drejtë të di sa vota kam”, tha Kalaja.

I pyetur nëse ndihet i zhgënjyer nga Partia Demokratike, Kalaja thekson se “PD duhet të kërkonte hapjen e gjithë kutive”.

The post Kalaja protestë në KQZ, kërkon rinumërim të plotë të të gjitha kutive appeared first on Sot News | Lajme.

Gjykata e Lartë rrëzon 2 rekurse të “bosit” të mikrokredive Arben Meskuti

By: fra nc
2 July 2025 at 11:32

Gjykata e Lartë rrëzoi sërish kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë dhe heqjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e Arben Meskutit, i arrestuar lidhur me dosjen e “Mikrokredive”, duke e lënë këtë të fundit në qeli.

Meskuti mbahet në paraburgim nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes mikrokredive. Ai rezulton pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale.

Procedimi penal për skemën e mashtrimit me mikrokredinë nisi në shkurt të vitit 2020 nga prokuroria e Tiranës, pas një kallëzimi që u bë nga Ministria e Drejtësisë, ku organi i akuzës zbuloi se 5 shoqëritë Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro.

Në dhjetor të vitit të kaluar, prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë për dosjen e mikrokredive duke e referuar atë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjykata e Lartë rrëzon 2 rekurse të “bosit” të mikrokredive Arben Meskuti appeared first on Euronews Albania.

Rinumërimi në Tiranë/ Mbi 60% e kutive të verifikuara, nuk ndryshon shpërndarja e mandateve, kush mori vota të padrejta

25 June 2025 at 11:39

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës vijon me intensitet, ndërsa deri më tani janë rinumëruar 793 kuti votimi, mbi gjysma e totalit të kutive në këtë qark. Sipas të dhënave paraprake, procesi nuk ka ndikuar në shpërndarjen e mandateve të fituara nga partitë në rezultatin paraprak, megjithatë ka nxjerrë në pah një numër të konsiderueshëm votash të regjistruara gabimisht.

Partia Demokratike rezulton të ketë fituar më shumë vota në mënyrë të padrejtë nga numërimi i parë, me +411 vota, e ndjekur nga Partia Socialiste me +307 vota. Edhe subjekte të tjera më të vogla si Nisma Shqipëria Bëhet (+37 vota), Mundësia (+30) dhe PSD (+29) rezultojnë me vota të shtuara gabimisht.

Lëvizjet më të ndjeshme janë konstatuar në listat e hapura të kandidatëve për deputetë. Nga PD, emra si Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku, Ilir Meta dhe Myslym Murrizi kanë përfituar vota të padrejta, ndërsa nga PS janë evidentuar raste të ngjashme për Ervin Hoxhën, Fatmir Xhafajn, Xhemal Qefalian dhe Erion Braçen.

The post Rinumërimi në Tiranë/ Mbi 60% e kutive të verifikuara, nuk ndryshon shpërndarja e mandateve, kush mori vota të padrejta appeared first on Sot News | Lajme.

“Gatitu!” para gjenerales shqiptare/ Gruaja e parë në detyrën e zëvendëskomandantes së Forcës Tokësore

22 June 2025 at 12:38

SHQIPËRI- “Ditën që më është vënë grada mbi supe jam betuar që do jem zëri i të gjitha grave në uniformë.” Ky motiv e ka ndjekur gjatë gjithë karrierës së saj ushtarake, gjeneral brigade Vehbije Kuti. Tashmë ajo është gruaja e parë në historinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë e emëruar në detyrën e Zëvendëskomandant të Forcës Tokësore.

Ndjesitë për drejtimi e komandës më të madhe operacionale i ka të ndara mes peshës se rëndë mbi supe dhe emocionit.

” E vlerësuar, e besuar, por dhe një përgjegjësi shumë e madhe në të njëjtën kohë. Përgjegjësi për vetë kompleksitetin që ka kjo strukturë operacionale, komanduese. Një strukturë shumë e rëndësishme në zinxhirin e komandimit të FA, por edhe një përgjegjësi tjetër ajo e përcjelljes së shembullit personal, duke qenë si grua për brezat që vinë. Përgjegjësia e imja dhe hapi që do hedh që do ndiqet nga të tjerët që do vinë pas.”

Objektivat mbeten të pandryshuar për zëvendëskomandanten, që ditën që veshi uniformën.

“Atdheu, nderi detyra më kanë shoqëruar në çdo detyrë që kam shërbyer. Objektivat e mi lidhen me objektivat e strukturës dhe misionit që ndikojnë dhe ndihmojnë në realizimin e misionit”

Gjeneral Brigade, Vehbije Kurti nuk mori thjeshtë një detyrë, emërimi i saj shënon një hap përpara një epoke të re të Forcave të Armatosura, duke u bërë gjithashtu edhe shembull frymëzimi. Këshilla e gjenerales për çdo grua në uniformë që ka ambicie për rritjen në karrierë është kjo.

“Të jenë të përkushtuara, me integritet, dinjitet që të jenë shembull i mirë frymëzimi për brezat që vijnë”

Ëndrra e çdo ushtaraku është që një ditë të bëhet gjeneral. Këtë emocion e përjetoi pak kohë më parë, kur mori gradën madhore. Gjeneral Brigade Vehbije Kuti është aktualisht e vetmja grua që mban një yll mbi supe.

“Një vlerësim që më ka peshuar mbi supet e mia dhe më ka bërë krenare”

Gjenerale Kuti e nisi rrugëtimin në Forcat e Armatosura 36 vite më parë.

“Në ‘89, fillova studimet në shkollën e bashkuar. Në 93 jam titulluar oficere me gradën nëntoger dhe e bukura ka qenë se jam emëruar në akademinë ushtarake në institucionin ku unë u arsimova dhe edukova”, tha ajo.

Ndryshe nga shumica e ushtarakëve, nuk kishte asnjë paraardhës në Forcat e Armatosura.

“Ajo që e përforcoi më shumë këtë ishte im atë duke ditur dëshirën që unë kisha me FA dhe më prezanton me dy miqtë e tij ushtarakë. Takimi me atë korrektësinë që ata shpalosën tek unë, e përforcuan më shumë bindjen që unë pata për tu bërë pjesë e këtij profesioni”, tha ajo.

Mes misionit që bëri betimin për t’ju përkushtuar atdheut dhe nënës së dy fëmijëve thotë se nuk ka qenë e lehtë.

Shumë e vështirë. Me suportin e familjes dhe bashkëshortit, veçanërisht të bashkëshortit kam arritur t’ja dal, duke qenë se edhe bashkëshorti im vjen nga e njëjta fushë. Por sigurisht pesha e gruas, kur t’i merr detyrën një pjesë e mendjes qëndron tek familja, ç’bën fëmija, ç’bëjnë të tjerët”, shtoi gjeneralja.

Profesionin që zgjodhi i ka shënjuar jetën.

” Nëse ka një kostum që mua më ka rënë më mirë në trup është kjo uniform. Nuk do ta ndërroja me asgjë”

Një mesazh, gjeneralja ka për të rinjtë shqiptarë.

“Atdheu, forcat tona të armatosura kenë nevojë për vizionin dhe guximin e tyre.” /abcnews.al

Rinumërim votave të pavlefshme/ Kërkesa e PS: Shenja të konsiderohet edhe kur ndodhet përbri kutisë së fletës

By: xhir jeta
20 June 2025 at 15:07

Socialistët i kërkojnë KAS që gjatë procesit të rinumerimit të llogariten si vota të vlefshme edhe rastet kur shenja x ose + nuk është vendosur brenda kuadratit ne fletë, por përbri saj.

Sipas PS, kjo është provë e dallueshme se cilën preferencë ka patur votuesi, dhe e mjaftushme për tu toleruar si një gabim njerëzor.

Megjithatë, një kërkesë e tillë do të rivendostë sërish në lëvizje KAS, e të rishqyrtonte edhe një herë këto fletë votimi të cilat kanë sjellë rritjen e numrit të votave të pavlefshme.

Por në total, nga 100 mijë vota te rinumëruara ne Tirane, kanë dalë vetëm 161 vota të pavlefshme më shumë.

Pra kjo kerkese nuk ndryshon asgje si ne shifra, mandate apo rezultate përfundimtare, qoftë për subjektet, qoftë për kandidatët.

Rinumërohen 200 kuti në Tiranë, shikoni si kanë ndryshuar votat e 11 majit

By: user 6
19 June 2025 at 21:46

Ka shkuar në 200 numri i kutive të hapura dhe të rinumëruara të qarkut të Tiranës nga 1282 që janë gjithsej. Rinumërimi ka nxjerrë disa parregullsi.

Kështu PS rezulton të ketë marrë padrejtësisht në 11 maj 96 vota më shumë nga sa i takonin. Edhe PD-së i janë hequr nga rinuëmrimi 66 vota që i ka marrë më shumë në numërimin e parë pas zgjedhjeve. “Lëvizja Bashkë” ka marrë 11 vota më shumë, koalicioni “Shqipëria Bëhet” 10 vota dhe PSD ka 4 vota më shumë nga sa i takojnë.

Nga ata që “u është ngrënë haku” deri tani zbulohet se “Koalicionit Euroatlantik” të Lulzim Bashës i janë hequr 8 vota dhe koalicionit “Djathtas për zhvillim” të Dash Shehit dhe Enkelejd Alibeajt me 3 vota.

Sa i takon garës mes kandidatëve brenda partive duket se tek të dy kampet ka lëvizje të votash që deri tani nuk i lëkundin mandatet. Ilir Alimehmeti që kërkoi t’i hapen kutitë rezulton se i janë dhënë padrejtësisht 19 vota më shumë ndërsa “rivales” së tij Jorida Tabaku po ashtu i janë dhënë 2 vota më tepër.

Lëvizje ka edhe në kampin e socialistëve. Diferenca mes Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylametit mbetet pak a shumë e njëjtë. Nga rinumërimi shihet se Xhaçka ka marrë në 11 maj ka marrë 12 vota më shumë ndërsa Gjylametit i janë hequr padrejtësisht 4 vota. ©LAPSI.al

The post Rinumërohen 200 kuti në Tiranë, shikoni si kanë ndryshuar votat e 11 majit appeared first on Lapsi.al.

Rinumërohen 160 kuti në Tiranë, ja si kanë dalë votat

By: redi
19 June 2025 at 16:41

160 kuti votimi të Tiranës janë rinumëruar deri më tani. Rezultatet paraprake nga ky proces tregojnë luhatje të lehta deri më tani, por jo ndonjë ndryshim rezultati. Sipas të dhënave zyrtare, Partia Socialiste ka humbur 62 vota në krahasim me numërimin fillestar, ndërsa Partia Demokratike ka humbur 59 vota. Megjithëse këto shifra nuk ndryshojnë në mënyrë drastike balancën e rezultatit…

Source

Apeli i Posaçëm lë në burg Arben Meskutin/ Pronar i një shoqërie financiare, zhvatje me mikrokreditë

17 June 2025 at 13:42

Meskuti është pronar i një shoqërie financiare, e implikuar në skandalin e mikrokredive. Apeli i Posaçëm ka lënë në burg Arben Meskutin, një ndër personat e përfshirë në skandalin e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet te ashtuquajturave mikrokredi me interesa të larta, për shlyerjen e borxheve të vjetra.

Nga hetimet ka rezultuar se 4 mijë kredi të këqija që u blenë nga një banka Prokredit me vlerë totale rreth 7.3 milionë euro u përdorën për një skemë shtrënguese duke detyruar qytetarët që kishin borxhe të vjetra në këtë bankë, të rimerrnin kredi me interesa edhe me te larta dhe më pas iu bllokonin përmes shoqërive përmbarimore rrogat, pronat, apo automjetet.

Sipas prokurorisë, tre shoqëritë përmbarimore, Zig , Star FS dhe Flash dhe dy shoqëritë Micro Credit Albania dhe Adca dyshohen se kanë vepruar së bashku duke aplikuar kamata vonese nga 2 deri në 8 për qind për debitorët.

The post Apeli i Posaçëm lë në burg Arben Meskutin/ Pronar i një shoqërie financiare, zhvatje me mikrokreditë appeared first on Sot News | Lajme.

Rinumërimi i votave në 4 qarqe/ Në total do të hapen 2240 kuti, procesi nis të martën

By: Oldi
16 June 2025 at 08:33

Procesi i rinumërimit të votave do të nisë ditën e martë nga Elbasani, më pas vijon me Tiranën, Fierin dhe Durrësin. 96 kutitë e para që do të hapen janë të Elbasanit, jo për t’u rinumëruar, por për të verifikuar nëse “treni bullgar” është ndaluar në stacionin e Gramshit dhe Peqinit me 11 maj, sipas […]

The post Rinumërimi i votave në 4 qarqe/ Në total do të hapen 2240 kuti, procesi nis të martën appeared first on BoldNews.al.

Rinumërimi nis të martën/ Hapet 2,240 kuti votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës

By: Oldi
14 June 2025 at 16:06

Të martën pallati i Sportit “Farie Hoti” do të hapë dyert jo për tifozët, por për politikën për të ndjekur rezultatin e një ndeshje që u mbyll me 11 maj, por që nuk pranohet nga Partia Demokratike. Anëtarët e propozuar nga opozita në KQZ i dhanë dritën jeshile hapjes së 2 mije e 240 kutive […]

The post Rinumërimi nis të martën/ Hapet 2,240 kuti votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës appeared first on BoldNews.al.

KAS vendos të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

By: Oldi
13 June 2025 at 12:36

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqin. Ky vendim vjen pas kërkesës së Partisë Demokratike-ASHM, e cila ka paraqitur dyshime për parregullsi të evidentuara në pamjet filmike të procesit zgjedhor. Vendimi për rinumërimin e votave u mbështet nga dy anëtarët e Partisë Demokratike në […]

The post KAS vendos të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin appeared first on BoldNews.al.

“Disave ju dhemb, e disa kënaqen”, Murrizi ironizon hapjen e kutive: Kjo punë do kujdes se ku duhet mbështetur “dyfeku”

11 June 2025 at 09:45

I njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta, Myslym Murrizi, ish-deputete dhe kandidat më 11 maj, ka ironizuar vendimet e KAS për hapjen e kutive në disa qarqe. Sipas tij, të hapen kutitë të të gjithë vendin dhe të bien rehat të gjithë ata që garuan në listë të hapur, pasi sipas tij, ata që ishin te lista e mbyllur nuk e vrasin mendjen.

“Po “zhgënjehem” shumë që anëtarët e KAS nuk po vendosin hapjen e të 5200 kutive të votimit në të gjithë Shqipërinë që të bjerë rehat e gjithë politika dhe të gjithë kandidatët e listave të hapura, se ato të listave të mbyllura as jua ndjen fare çfarë bëhet, jo me kutitë por as për partitë e qytetarët.

Kjo është një “betejë e madhe” që kërkon mbështetje “logjistike, përgatitje për luftë dhe armatim të rëndë”, por do paaaak kujdes se ku duhet mbështetur “dyfeku”, se ka disa që ju dhemb e disa që kënaqen kur jua mbështet dyfekun në vend delikat. Në fund të fundit, kur je i “bashkuar në diversitet”, do ta pranosh kudo që ta mbështesin dyfekun “diversitet””, shkruan ai.

The post “Disave ju dhemb, e disa kënaqen”, Murrizi ironizon hapjen e kutive: Kjo punë do kujdes se ku duhet mbështetur “dyfeku” appeared first on Sot News | Lajme.

Bumerangu ndodhet brenda kutive

10 June 2025 at 16:32

Nga Skënder Minxhozi

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi se ka anulluar pushimet verore pas kalimit në rinumërim të disa qarqeve kryesore. Kryekomisioneri Ilirian Celibashi tha gjithashtu se nuk nevojiten fonde shtesë për të rinumëruar votat në Tiranë, Fier e Dibër pasi janë kursyer 3 milion euro nga procesi i votimit në diasporë. Në këtë mënyrë mesi i gushtit do e gjejë KQZ në procesin e rinumërimit, duke e shtyrë drejt fundit të verës certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Shqipëria s’do të njohë rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura në pranverë deri në fund të verës. Tipike shqiptare kjo dukuri e shëmtuar më shumë se 30 vjeçare!

Opozita po turret drejt rinumërimit të votave në disa qarqe kryesore, në abuzim me të drejtën përkatëse që i jep Kodi Zgjedhor. Ashtu siç sugjeronte me të drejtë një koleg së fundi, kjo taktikë bllokimi e shtyrjeje duhet të ketë edhe një përgjegjësi të caktuar nga pas. Nëse kontestohet vetëm për të kontestuar, ndërkohë që shifrat nuk lëvizin, duhet të ketë një penalitet për atë palë që e abuzon këtë të drejtë. Zgjedhjet kombëtare nuk mund të mbahen peng për arsye grupi apo paneli politik.

Strategjia e opozitës synon në këto kushte të arrijë disa objektiva të brendshme, kuptohet duke shpërfilur gjithçka që mund të konsiderohet si interes publik apo kombëtar. Së pari Berisha kërkon që përmes mbajtjes “gjallë” të debatit për standartin e zgjedhjeve, të anashkalojë dhe anullojë çdo tendencë diskutimi e debati brenda PD në lidhje me përgjegjësinë e tij personale në rezultatet e 11 majit. “Neni Basha” i cili e nxjerr jashtë zyrës së kryetarit Doktorin, është një çengel procedural që përflitet se do të përdoret nga zyrtarë të caktuar në PD sapo rezultati zgjedhor të jetë shpallur zyrtarisht nga KQZ. Berisha nuk do të donte kurrsesi që kjo andrallë statutore apo edhe debate e pakënaqësi të individëve të ndryshëm në parti, të vendosin sadopak në rrezik pozitën e tij dominuese në PD. Jo më kot avokati i tij kërcënonte pak ditë më parë me përplasje fizike ata që do t’i binin në qafë “shpëtimtarit të partisë”!

Së dyti, edhe kjo e lidhur me fatin e Berishës, PD po kërkon që përmes rinumërimeve të largojë edhe debatin tjetër më të gjerë, atë të forumeve drejtuese partiake për humbjen madhështore ku e futën opozitën shqiptare. Listat e mbyllura qenë produkti i një vizioni të bunkerizuar që Berisha ka për forumet drejtuese të partisë. Përgjegjësia e këtyre forumeve për lënien rrugëve të mbi 200 mijë votave, është një temë që normalisht duhet të kishte provokuar një debat të fuqishëm të brendshëm të cilin në PD po mundohen ta bllokojnë me çdo kusht. Dhe karta më e përdorur në këto raste dihet cila është: Na vodhën!

Së treti, ndërtimi i një teoreme për trukimin e zgjedhjeve do të shërbente si karburant për të rianimuar sadopak votuesin opozitar, i cili ndodhet tashmë i demotivuar, në një depresion psikologjik të cilit nuk i shihet fundi. Gjetja e ndonjë parregullsie brenda kutive të rinumëruara do t’i jepte një grimë shpresë dhe fuqi tezës se zgjedhjet u fituan, por Rama përvetësoi fitoren!

Ka një kundër-argument megjithatë në gjithë këtë strategji “tërhiq e mos e këput”. Është bumerangu që krijohet objektivisht kur paditë dhe ankimimet verifikohen dhe rezultati nuk ndryshon. Gjatë këtyre javëve pas 11 majit Berisha dhe zyrtarët më të lartë të PD kanë shpenzuar shumë kohë dhe energji për të artikuluar akuza të rënda dhe skualifikuese për procesin elektoral. Treni bullgar është një togëfjalësh i përdorur gjerësisht në kriticizmin e opozitës ndaj zgjedhjeve. Megjithatë asnjë provë konkrete nuk ka filtruar deri më sot nga mbi 5000 kutitë e votimit në të gjithë territorin në lidhje me këtë akuzë, edhe pse me mundësitë që ofron sot teknologjia celularët dhe kamerat e çdo tipi e formati filmojnë gjithçka që ka të bëjë me jetën tonë të përditshme.

Edhe akuza tjetër, ajo e mungesës së 130 mijë fletëve të votimit, u pa nga hapja e kutive të Vlorës se kishte qenë një boshllëk procedural, e jo një vakuum i vërtetë që nënkupton manipulim dhe modifikim të rezultatit.

Sali Berisha e di fort mirë se duke kërkuar rihapjen e procesit në qarqet e mëdha, thjesht po shtyn certifikimin final të zgjedhjeve. Ai e di se po kërkon në vendin e gabuar për provat e manipulimit. Prej kohësh që tashmë s’mbahen mend, zgjedhjet shqiptare nuk e kanë të keqen brenda kutive të votimit. Zgjedhjet tona nuk blihen ose shiten ditën e zgjedhjeve, as kutitë nuk hapen dhunshëm për t’u mbushur me fletë votimi. Gjithçka ndodh shumë më herët. Atëhere kur palët dalin e blejnë nëpër fshatra e qytete me para në dorë, vende pune apo oferta të tjera ekonomike. Dhe në këtë pikë opozita ka qenë e paaftë të krijojë me vota konkrete e të qarta mozaikun e vjedhjes së zgjedhjeve në 11 maj.

Rezultati elektoral i radhës nuk le shumë vend për të manovruar me akuzat e vjedhjes e manipulimit. 33 mandate distancë mes palëve kryesore janë një greminë që nuk mund ta mbushë asnjë akuzë apo listë akuzash. Vullneti i votuesit ka qenë i qartë, detajet dhe ngjarjet sporadike nuk mund ta tjetërsojnë një humbje të rëndë dhe të pakthyeshme politike e elektorale. Duke rihapur kutitë pa gjetur në to atë që do të dëshëronte të gjente (përveç firmave të komisionerëve të vet) Berisha do të kishte në fund të sezonit veror një argument më pak për vjedhjen e zgjedhjeve. Një argument me pak, por një bumerang më shumë…

Hapja e kutive në Fier, Leka: Berisha ka dështuar, beteja e tij në funksion të karriges

9 June 2025 at 14:59

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave vendosi këtë të hënë për rinumërimin e të gjitha votave në qarkun e Fierit. Analisti Martin Leka u shpreh se kreu i PD, Sali Berisha e trajton partinë si një pronë private. Në një intervistë, analisti komentoi vendimin për rinumërim të votave në Fier, duke thënë se kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Leka i ka cilësuar si veprime të shëmtuara dhe të dështuara të Berishës.

“Është një strategji në vazhdën e zgjedhjeve, një metodë për të shtyrë sa të mundemi në kohë, apo për të bërë të mundur që militantët e PD për të krijuar idenë se zgjedhjet ishin farsë. Apo për të s’fumuar zërat e PD që kërkojnë që Berisha të zbatojë nenin e famshëm “Basha”.

Pra gjithë kjo është një metodë për ta shtyrë në kohë dhe të gjitha rrugës, do jenë beteja që zoti Berisha i ka në funksion të karriges së vet. Ne e kemi thënë që Berisha nuk largohet sepse ai gjithmonë nuk i njeh zgjedhjet”, tha ai.

Më tej nënvizoi se rinumërimi nuk do të sjellë asnjë ndryshim.

“Zgjedhjet nuk vidhen në qendrat e votimit, apo gjatë numërimit. Nëse ka probleme janë shumë përpara zgjedhjeve dhe nëse deri ditën e zgjedhjeve Berisha thoshte që do t’i fitojë, pra tregon diçka tjetër.

Unë mendoj që komisionerët i kanë firmosur të gjitha procesverbalet dhe janë edhe komisionerët e PD. Pra rinumërimi nuk ka asnjë vlerë reale, por ne këto do t’i shohim”, tha ai. Këtë lëvizje, Leka e sheh si një lëvizje të Berishës për të mbajtur karrigen e tij.

“Kjo strategji nuk e ndihmon PD, por vetëm një njeri që është Berisha. Partia Demokratike është në nivele më të ulëta elektorale dhe të besimit. PD nëse nuk ndryshon kulturën e saj, të ashpërsisë, forcës, mungesës së debatit, të zbatimit të ligjeve të veta, nuk do sjellë asnjë ndryshim për PD.

Po institucionet brenda dhe jashtë vendit, KQZ, kolegjet nuk e kanë quajtur farsë. Por OSBE-ODHIR e thotë qartë edhe deklarata e DASH i ka përshëndetur këto zgjedhje”, tha mes të tjerash ai.

The post Hapja e kutive në Fier, Leka: Berisha ka dështuar, beteja e tij në funksion të karriges appeared first on Sot News | Lajme.

Pas hapjes së kutive në Tiranë, KAS vendos rinumërim të votave të PD në Dibër

5 June 2025 at 14:54

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur të hapë 44 qendra votimi në Qarkun e Dibrës, me qëllim rinumërimin e votave të Koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Rinumërimi do të kryhet në ambientet e KQZ-së ditën e mërkurë.

Vendimi është marrë pas një kërkese ankimore të bërë nga kandidati i Partisë Demorkatike, Xhemal Gjunkshi, i cili ishte renditur i treti dhe nuk mundi të siguronte një vend në parlament. Objekt i kërkesës së Gjunkshit është verifikimi i votave preferenciale të kandidatëve brenda listës së PD-ASHM, për të parë nëse ka pasur mospërputhje apo gabime në administrimin e rezultatit. Ky vendim i KAS për rinumërim në Dibër vjen pas një vendimi të marrë më herët këtë të enjte, ku Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi rinumërimin e plotë të të gjitha qendrave të votimit në kryeyqtet.

The post Pas hapjes së kutive në Tiranë, KAS vendos rinumërim të votave të PD në Dibër appeared first on Sot News | Lajme.

Pretendimi i PD për fletët e votimit, KAS do hapë nesër 4 kuti në qarkun Vlorë

3 June 2025 at 16:25

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi sot që të hapen dhe të këqyren 4 kuti votimi të qarkut të Vlorës, nga një për secilën bashki, Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Finiq.

Të 4 kutitë e votimi u përzgjodhën si kampion nga vetë përfaqësuesit e PD-së.

Opozita pretendon se në të gjithë vendin mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura.

Kutitë hapen vetëm për të verifikuar se sa fletë votimi janë të papërdorura, kur në sistem janë deklaruar 0 fletë të tilla nga komisionerët.

KQZ sqaroi një ditë më parë se gjithçka ishte burim i pasaktësive në procesverbalet e Qendrave të Votimit, por sipas  PD, diferenca mes fletëve të prodhuara dhe atyre të raportuara si të votuara, të papërdorura apo të dëmtuara nuk përputhet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pretendimi i PD për fletët e votimit, KAS do hapë nesër 4 kuti në qarkun Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Hapen nesër në KQZ 6 kutitë “e parregullta” të Durrësit dhe Elbasanit

By: user 6
19 May 2025 at 21:03

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka urdhëruar pasditen e kësaj të hëne numërimin fillestar të votave të panumëruara për qendrat e votimit nr. 1352/01, KZAZ nr. 21 të qarkut Durrës dhe nr. 2777/00, KZAZ nr. 54, qarku Elbasan.

“Procesi i numërimit do të kryhet më datë 20.05.2025, ora 12:00, në ambientet e KQZ-së. Rezultatet e këtyre qendrave të votimit do të përfshihen në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore përkatëse” – thuhet në njoftim. 

Në Durrës janë 4 kuti për t’u vlerësuar ndërsa në Elbasan janë 2 kuti “me probleme”.

Këto kuti ishin marrë si të rregullta nga KZAZ-të në momentin e dorëzimit nga qendrat e votimit, por gjatë numërimit janë konstatuar parregullsi. Në bazë të ligjit këto kuti duhet të vlerësohen nga KQZ përpara se të shpallet rezultati. ©LAPSI.al

The post Hapen nesër në KQZ 6 kutitë “e parregullta” të Durrësit dhe Elbasanit appeared first on Lapsi.al.

“Shko numëroji ti votat”/ Tensione në Lezhë, PD i kërkon Celibashit rinumërim e dy kutive

17 May 2025 at 14:39

Gara në Lezhë është bërë mjaft e nxehtë në zarfet e fundit që po numërohen me votat e Greqisë. Teksa kanë mbetur edhe 566 vota pa u numëruar, PD-ja kryeson me 406 vota më shumë se PS-ja. Demokratët kanë kërkuar rinumërimin e dy kutive të votimit, gjë që është kundërshtuar nga socialistët. Sipas demokratëve, tabela përfundimtare ka tre vota më pak nga sa kanë mbajtur shënim vëzhguesit.

Pranë grupeve të numërimit ka shkuar edhe kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ndërkohë që Ulsi Manja dhe Taulant Balla po ndjekin procesin nga shkallët e Parkut Olimpik. Këta të fundit i kanë kërkuar Celibashit që nëse do të pranojë kërkesën e PD-së për rinumërimin e dy kutive të votimit, numërimin do të duhet ta bëjë pikërisht ai. Celibashi vendosi të rinumërojë kutitë, pasi ishte i pranishëm në proces.

“Shko numëroji ti votat”, dëgjohet t’i thotë Manja-Celibashit.

The post “Shko numëroji ti votat”/ Tensione në Lezhë, PD i kërkon Celibashit rinumërim e dy kutive appeared first on Sot News | Lajme.

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

By: Oldi
13 May 2025 at 22:35

Një tjetër rast ku janë gjetur më shumë fletë votimi se numri i votuesve është shënuar në fshatin Pishkash, Bashkia Prrenjas. Mësohet se patronazhistët e PS në KZAZ kanë tentuar të kalojnë në numërim fletët e votimit, por opozitarët nuk kanë pranuar dhe kutia është bllokuar me procesverbal. Ky nuk është rast i parë i […]

The post Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia appeared first on BoldNews.al.

❌
❌