Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Shenjë e keqe për demokracinë”: Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve

8 July 2025 at 06:51

Kuvendi i Shqipërisë mbylli të enjten punimet e legjislaturës së 10-të parlamentare duke votuar një dyzinë me ligje të propozuara nga qeveria, por duke lënë mënjanë raportimin e institucioneve të pavarura – kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj – një proces mbikëqyrës parlamentar që duhej të kryhej brenda muajit qershor, sipas detyrimit ligjor në […]

The post “Shenjë e keqe për demokracinë”: Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve appeared first on Reporter.al.

“Rama firmosi 200 mln € falje gjobash për vota”, Berisha denoncon parregullsitë në zgjedhje: Fletë pa firma, votime..

7 July 2025 at 21:06

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se masakra elektorale ka ndodhur edhe në ditën e zgjedhjeve, jo vetëm përpara saj.

“Do merrem me farsën elektorale më të shëmtuar në historinë e këtij vendi. Sigurisht në përputhje me ligjet, do merrem me farsën gjyqësore, një piramidë fund e krye mashtrimi, e ndërtuar me porositë e Edi Ramës politikisht.

Por primarisht do merrem me farsën zgjedhore, e cila tejkalon çdo lloj imagjinate.

Në ç’kuptim? Një njeri që cakton gjysmë miliardë euro prokurime për vota; një njeri që dhuron 76 milionë euro, 48 përqind të votuesve që janë pensionistë; një njeri që fal në kundërshtim me ligjin 200 milionë euro gjobë dhe kamata 2 ditë para zgjedhjeve; një njeri që organizon 4500 evente; një njeri i cili firmos mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis nga 200 që parashikon ligji; një njeri që ka mobilizuar me dhjetëra mijëra punonjës si operativë elektoralë në kundërshtim me ligjin dhe i ka armatosur me të dhënat personale të qytetarëve në kundërshtim me ligjin; një njeri i cili punëson me dhjetëra mijëra me punësime të përkohshme për të marrë vota; përdor fuqinë ekzekutive për të firmosur me mijëra e mijëra legalizime, leje ndërtimi, certifikata për të marrë vota, mund të mendosh me të drejtë se ky njeri me këto i ka mbyllur hesapet dhe atë ditën e votimit e ka lënë të qetë.

Një njeri që ka mobilizuar kartelet ku secili prej tyre është më i fuqishëm se çdo ministri për të mbështetur kandidatët që kanë porositur, nuk është marrë më me votat ditën e votimit.

Por ajo që konstatojmë ne në ditën e votimit tejkalon çdo lloj imagjinate.

Ne jemi përqendruar në zonat e dominuara nga kartelet. Në zonat e dominuara nga kartelet nuk ka komisionerë. Aty është ultimatumi që të ikën koka po lëvize. Sot unë demonstrova se votuesit vinin kot sepse votonte komisioneri. E filmuar. Ai vetëm paloste votën dhe e fuste në qendra. E keni në FB sot.

Aty shkon kot votuesi.

Në dhjetëra e qindra raste të tjera është karuseli, Treni Bullgar, i hapur fare. E merr fletën e votimit, e fut në xhep dhe del jashtë se e dorëzon.

Tjetra, një njeri që voton 3 herë, 5 herë.

Të gjitha në zonën e kartelit të drogës.

Po të shihni, kemi shenja shumë të qarta të kutive që nuk mund të jenë kuti. Kuti votimi në të cilën nuk ekzistojnë firmat e komisionerëve. Kuti votimi në të cilat diskordancat midis fletëve të dorëzuara dhe të votuara janë të tilla që nuk kanë lidhje me qendrat e votimit.

Tani po analizojmë vota e diasporës. Çfarë del në dorëzime? Me qindra dorëzime pa asnjë firmë. Nuk dihet se kujt iu dorëzua fare. Pa asnjë firmë. Në qindra dorëzime ekziston si firmë një vizë. Në qindra të tjera është bërë si firmë një flutur, por identike.

Pra, i tëri një proces i stisur.

Ne po i mbledhim këto të gjitha. Po u demonstrojmë qytetarëve shqiptarë, por do ia paraqesim edhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe pastaj do jetë dialogu me shqiptarët që ne kemi humbur në mënyrë përfundimtare votën dhe çfarë do bëjmë,” tha Berisha.

 

 

 

The post “Rama firmosi 200 mln € falje gjobash për vota”, Berisha denoncon parregullsitë në zgjedhje: Fletë pa firma, votime.. appeared first on Sot News | Lajme.

KAS rrëzon kërkesën e PD-ASHM për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në 4 qarqe

By: Besnik
7 July 2025 at 19:00

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi këtë të hënët, me shumicë votash, rrëzimin e kërkesës ankimore të Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve të 11 majit në qarqet Elbasan, Fier, Durrës dhe Tiranë.

Kërkesa u vlerësua si e pambështetur në ligj dhe në prova e për rrjedhojë, nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në këto katër qarqe.

Ndërkohë, javën e kaluar përfundoi rinumërimi i votave në disa prej qarqeve, përfshirë Tiranën dhe Fierin, pa sjellë ndryshime në rezultatin e shpallur për zgjedhjet e 11 majit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post KAS rrëzon kërkesën e PD-ASHM për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në 4 qarqe appeared first on Euronews Albania.

Pavarësisht pretendimeve, KAS certifikon zgjedhjet në katër qarqe kyçe

7 July 2025 at 18:46

KAS ka rrëzuar kërkesën ankimore të PD-ASHM lidhur me pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Elbasanit, Tiranës, Durrësit dhe Fierit. Përmes vendimit të sotëm, KAS bëri me dije se nuk do të ketë rinumërim për këtë qark duke cerfitikuar njekohesisht zgjedhjet e 11 majit.

Ndërkohë pak ditë më parë përfundoi rinumërimi i votave për qarqe si Fieri, Durrësi, Tirana, Kukësi por pa ndryshime sinjifikative në rezultatin e 11 majit.

 

 

The post Pavarësisht pretendimeve, KAS certifikon zgjedhjet në katër qarqe kyçe appeared first on Sot News | Lajme.

Certifikimi i zgjedhjeve, drejt fundit/ KAS vendos sot për katër qarqet e mbetura

By: Rovena
7 July 2025 at 10:20

Certifikimit të zgjedhjeve të 11 majit duket se është drejt fundit. Ndërkohë që KAS pritet të vendosë sot për katër qarqet e vendit. Bëhet fjalë konkretisht për qarkun e Elbasanit, Tiranës, Durrësit dhe Fierit.

Ishte pikërisht qarku i Elbasanit, ku PD ngriti për herë të parë pretendimet për trenin bullgar. Ndërkohë që nga rinumërimi i votave nuk pati ndryshim në rezultat./abcnews.al

Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier

2 July 2025 at 19:15

Rinumërimi i votave në qarkun e Fierit zbuloi qindra vota të tjetërsuara dhe prodhoi ndryshim rezultati brenda listës së hapur të Partisë Socialiste, ku Zegjine Çaushi humbi vendin e deputes ndaj kandidates tjetër socialiste, Maldrita Bardho. Por numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, njëherazi drejtuese politike e qarkut të Fierit e konsideron këtë si “produkt […]

The post Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier appeared first on Reporter.al.

Rinumërimi në Fier zbulon trafikim votash brenda listave të hapura të PS dhe PD

2 July 2025 at 14:53

Rihapja e kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun Fier ka zbuluar tjetërsim të votave brenda listave të hapura të subjekteve zgjedhore, duke kaluar me qindra vota në favor të kandidatëve të caktuar të Partisë Socialiste dhe koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike. Përfituesi kryesor i kësaj skeme rezulton të jetë […]

The post Rinumërimi në Fier zbulon trafikim votash brenda listave të hapura të PS dhe PD appeared first on Reporter.al.

Berisha, verë ankesash/ Certifikimi i zgjedhjeve drejt fundit, por doktori nuk do ta pranojë

By: Rovena
1 July 2025 at 19:35

Në këtë kohë vape Portugalia po digjet, por zjarrin e vërtetë e çoi atje Sali Berisha. Mungesa dy ditore në konferenca, me nisjen e gjyqit, krijoi përshtypjen se doktori kishte marrë pushimet. Vërtet ai zgjodhi Portugalinë, por jo për plazh, po për farsën e tij të 11 majit.

“Dita e zgjedhjeve ishte edhe më keq. Kartelet e drogës diktuan rezultatin për 28 deputetë, disa prej këtyre deputetëve ishin më të votuarit. Kemi vërejtur në shumë e shumë raste trenin bullgar, votim në grup, komisionerë që votojnë për zgjedhësit etj. Ka aq shumë parregullsi.”

Por, doktori në Asamblenë e Parlamentare të OSBE kishte vetëm një kërkesë.

“Unë kam vetëm një kërkesë: të ndihmoni që Kombi im të votojë i lirë. Së pari, të mbështesni raportin paraprak të ODIHR. Momentalisht, po shqyrtojmë dhe analizojmë pamjet zyrtare (të siguruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve)”

Në fakt, doktori po i kërkon OSBE të mbështesin raportin e parë që njohu dhe certifikoi zyrtarisht 11 majin.

Por meqenëse vetë Berisha po sheh pamjet filmike, si e shpjegon ai që gjatë rinumërimit, po rezulton se komisionerët e vet i kanë shtuar padrejtësisht vota PD, ndërsa në Fier, komisionerët e Gaz Bardhit jo vetëm i kanë shtuar vota PD, por i kanë hequr vota PS-së me në krye Zegjinenë?

Po presim që këto pyetje, të marrin përgjigje pasi doktori të kthehet nga Portugalia, qe mbetet vendi i fundit nga ku ai mund të shohë oqeanin atlantik, të cilin ai nuk e kalon dot as me avion, as me anije, dhe për shkak të moshës, as edhe me not./abcnews.al

“Një turp kombëtar”, Nesho ‘shpërthen’ ashpër: Shqipëria nën sundimin e Ramës është një skandal politik pa precedent

1 July 2025 at 18:43

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar situatën politike në vend si skandaloze dhe larg çdo standardi evropian.

I ftuar në një studio televizive, Nesho e konsideron sistemin zgjedhor në Shqipëri si të manipuluar në bashkëpunim me institucionet shtetërore, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e tyre. Sipas tij, Rama po krijon një realitet virtual për të huajt, ndërsa në vend kontrollon çdo pushtet dhe po tenton të shuajë përfundimisht zërin e opozitës dhe të opinionit publik.

Agim Nesho: Të dy palët luajnë në fushat e tyre. Dihet që situata në Shqipëri është gjithashtu siç e shpjegon lideri i opozitës. Kemi një fenomen skandaloz të zgjedhjeve farsë, të manipulimit komplet me gjithë institucionet e shtetit, gjë që e bën të pamundur brenda standardeve evropiane që të bëhet legjitimiteti i institucioneve dhe vazhdimësia e punës. Kjo është alfa, gjë pa të cilën, Rama nuk merr të drejtën që të mbyllë kapitullin e parë që ka të bëjë me shtetin e së drejtës e kështu me radhë.

Rama punon sigurisht për interesat e tij. Dihet dhe këtu vetë nga zonja Zhulali u tha që ai punon duke krijuar një botë tjetër virtuale për të huajt. Kemi një KE që është administrata burokratike që janë mësuar për inkurajim, por jo se mbajnë përgjegjësi. Përgjegjësi mbajnë vendet anëtare, Këshilli i Evropës që është forumi më i madh që do të marrë vendimmarrje. Gjatë kësaj periudhe, sigurisht që Rama i ka hipur kalit të Evropës, i vetmi kal i betejës së tij ku dihet që ai është një figurë e diskredituar, duke larguar njerëzit nga Shqipëria, mbi 1 milion e ca. Duke abuzuar me pronat publike dhe financat e vendit, duke bërë pastrimin e parasë, duke bashkëpunuar me krimin e organizuar, të gjitha…

Ky është një realitet. Rama po punon që në mandatin e katërt të shuajë dhe atë zë sado të vogël të opinionit publik, të opozitës shqiptare, duke ditur që deri tani ka kapur të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, duke përfshirë edhe drejtësinë që e përdor si një armë për të goditur kundërshtarët e tij.

The post “Një turp kombëtar”, Nesho ‘shpërthen’ ashpër: Shqipëria nën sundimin e Ramës është një skandal politik pa precedent appeared first on Sot News | Lajme.

“Autokraci, jo demokraci”, Mediu paralajmëron ndërkombëtarët për krizën politike në Shqipëri:Arrestimet ndaj opozitës..

30 June 2025 at 19:15

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi sot se shqiptarët po përballen me një situatë shumë kritike, sepse nuk ka më sistem parlamentar.

Në fjalën e tij në takimin e Asamblesë Parlamentare të OSCE-së, Mediu u shpreh se në vend ka autokraci, që nuk zhvillon kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Të gjithë flasin për drejtësi të pavarur dhe ne jemi pro drejtësisë së pavarur, por përdorimi i saj si armë politike kundër opozitës, arrestimet, ndjekjet penale dhe përpjekja për të futur të gjithë liderët e opozitës në gjykatë para zgjedhjeve nuk më bind që Shqipëria është ndryshe nga Gjeorgjia. Dhe këtu po flasim për një vend anëtar të NATO-s, një vend me perspektivë drejt BE-së. Por duket se nuk i përmbushim as standardet minimale të NATO-s, as ato të BE-së. Duhet të hapim sytë dhe të flasim hapur. Nuk dua që disa njerëz të lexojnë vetëm gjysmën e fjalisë nga njëra anë, dhe të tjerët gjysmën tjetër nga ana tjetër. Disa lexojnë nga e majta në të djathtë si latinët, e disa nga e djathta në të majtë si arabët. Le ta themi të vërtetën siç është: këto zgjedhje ishin një farsë. Dhe ne po përballemi me një situatë shumë kritike në Shqipëri, sepse nuk kemi më sistem parlamentar. Kemi një autokraci. Dhe një autokraci nuk zhvillon kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme”,-tha Mediu.

 

 

 

The post “Autokraci, jo demokraci”, Mediu paralajmëron ndërkombëtarët për krizën politike në Shqipëri:Arrestimet ndaj opozitës.. appeared first on Sot News | Lajme.

“Partia e ndarë në tre pjesë”, Sula zbulon përçarjen në PD: Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet”

29 June 2025 at 20:52

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në  një emision televiziv, foli për situatën brenda opozitës pas përfundimit të rinumërimit të votave, duke theksuar se në PD tashmë janë kristalizuar tre grupime kryesore.

Sipas Sulës, ish-kryeministri Sali Berisha mbetet i përjashtuar nga çdo përgjegjësi për pretendimet për shit-blerje votash, duke theksuar se ai ka pasur gjithmonë një qasje të qartë dhe nuhatje politike.

“Jam i bindur se Berisha me këtë rinumërim i bëri një sfidë në heshtje atyre që pretendonin se u janë marrë votat, por edhe atyre që kanë lobime brenda PD. Ai e ka të qartë kush janë personat që lëvizin fijet në parti,” u shpreh Sula.

Ai zbuloi se, sipas bisedave me kolegët e tij, brenda Partisë Demokratike janë formuar tre grupe: grupi i Gazment Bardhit, grupi i atyre që kanë qenë tradicionalisht me zotin Berisha dhe një grup i tretë i të rinjve që tashmë ka një bazë të konsiderueshme votash.

Sula theksoi gjithashtu se në PD ka edhe figura të cilat nuk kanë pasur kurrë ambicie për të dalë kundër Berishës, ndërsa nënvizoi se jo të gjithë elementët brenda partisë angazhohen në prapaskena.

“Ka elementë brenda PD-së që nuk bëjnë kulisa. Kjo është e vërteta,” përfundoi deputeti i PD-së.

 

 

 

The post “Partia e ndarë në tre pjesë”, Sula zbulon përçarjen në PD: Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet” appeared first on Sot News | Lajme.

“Në PD do plasë mes 3 grupeve”, Sula zbulon skenarin: Në shtator do nisë ndarja e madhe

27 June 2025 at 19:23

Pas nëntë ditësh rinumërim të 1207 kutive të votimit në qarkun e Tiranës, procesi u mbyll pa prodhuar asnjë surprizë. Rezultati përfundimtar mbeti i pandryshuar, Partia Socialiste konfirmon 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike mbetet me 13, duke përforcuar humbjen e thellë të kësaj të fundit.

Rinumërimi shërbeu për të evidentuar disa pasaktësi në administrimin e votave, por pa ndikim në ndarjen e mandateve.

Lidhur me këtë zhvillim ka folur për një emision televiziv deputeti i PD-së, Dashnor Sula. Ai tha se Partia Demokratike bëri gabim që përdori strategjinë e të bërit pis të procesit.

“Unë nuk mendoj se ka marrëveshje midis PS dhe PD-së dhe nuk dyshoj për një gjë të tillë dhe për këtë duhet të më besoni. Unë mendoj që më shumë janë te gabimet njerëzore, por taktika, po themi, e Partisë Demokratike dhe opozitës ishte e gabuar, e kanë trajtuar në këndvështrimin që të bëjmë pis procesin, të gjejmë problematika. Këtu mendoj që ishte problematika.” -tha Sula

Nga ana tjetër, ai tha se asnjë numërues apo komisioner nuk ka marrë direktivë për deformim, me përjashtim të ndonjë rasti shumë sporadik, që ia kanë dhënë individë të caktuar.

“Unë mendoj që asnjë komisioner dhe asnjë numërues të ketë trafikuar, shitur as blerë vota, por thjesht edhe për shkak të një gabimi njerëzor. Por thjesht, edhe nëse ka pasur, ka pasur për shkak të një urdhri politik, i cili mund të ketë qenë nga një individ politik i PD-së.”-tha Sula.

Më tej, Sula tha se ky proces vërtetoi se alibia e Berishës, se i janë vjedhur zgjedhjet, nuk qëndron.

“Kjo ishte një gjë e mirë sepse verifikoi të vërtetën e procesit zgjedhor, përsa i përket gjithmonë kutisë, ditës së votimit, procesit të numërimit, të identifikimit të votës dhe për partitë politike dhe për individët, sepse nëse nuk ishte hapur, do kishim problematika të mëdha sepse do ngelte si një enigmë dhe do të keqpërdorej. Do thoshin aty ishin votat që ishin të verifikuara. Flas kështu sepse shoh që PD vazhdon ta transferojë problemin vetëm te kundërshtari. Kundërshtari atë punë ka, atë qëllim ka që ta deformojë rezultatin, po ti vetë sa i fortë je që mos ta lejosh të bëjë manipulime të tilla.”- tha Sula.

Nga ana tjetër, Sula ironizoi edhe përfaqësuesit e PD-së duke thënë se askush nuk do të mbajë përgjegjësi.

“Po mos të ishte për të njohur zgjedhjet, ata nuk hynin në zgjedhje fare dhe nuk kishin shkuar në parlament tani. Vijnë në parlament tani dhe disa ‘kokrra‘ i fusin nga një të qeshme dhe në normalitet situata. Po ta shikoje dhe dje, i vetmi njeri, nuk është çështje mburrje, por i përgjegjshëm në përmbushje të detyrës kushtetuese që qëndrova deri në fund isha unë. Ata qëndruan dje sa foli Berisha, u bë ajo rrëmujë gjysmë ore dhe shkuan te kafja, ca për drekë, ca nëpër shtëpi dhe ca, sikur thonë shkodranët, një gjumë zheg.” – tha Sula

Në fund, Sula thotë se do të prezantojë një platformë për të ndihmuar PD-në dhe jep sugjerimet e tij në lidhje me të ardhmen e PD-së.

“Tani po të jetë i zgjuar Berisha, për mua ka një mënyrë ta zgjidhë problemin. Nga sekretari i përgjithshëm, nën/kryetarët dhe poshtë do duhet të ketë një skanim total dhe do duhet që patjetër t’u japë të rinjve dhe të rejave mundësi. Unë po përgatis një platformë se çfarë do të ishte sipas meje e mirë për PD-në. Të rinjtë që prodhuan vota në listën e hapur dhe kanë pëlqyeshmërinë e elektoratit janë ata që duhen mbështetur. Tani nuk ka më dy pole, se ishte më parë grupi i Gaz Bardhit dhe grupi i Berishës, tani për mua janë bërë tre. Një është grupi që përfaqëson Berishën që nuk mendon fare, një janë ata që mendojnë ndryshe në darkë dhe e kthejnë në mëngjes, dhe një grup tjetër i të rinjve dhe të rejave që mendoj unë, që luftojnë për t’u futur.” – përfundoi Sula.

The post “Në PD do plasë mes 3 grupeve”, Sula zbulon skenarin: Në shtator do nisë ndarja e madhe appeared first on Sot News | Lajme.

“KAS nuk hetoi, por legjitimoi manipulimin”, Dogjani: PS ka bashkëpunuar me bandat për të marrë 83 deputetë, s’ka…

27 June 2025 at 17:38

Deputeti i PD, Asllan Dogjani shprehet se zgjedhjet e 11 majit, treguan një vullnet të deformuar të qytetarëve shqiptarë, të cilin sipas tij e legjitimoi si vjedhje edhe vetë Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Në një intervistë për një emision televiziv, Dogjani tha se KAS ka përdorur dy standarde gjatë procesit të rinumërimit të votave, duke favorizuar Partinë Socialiste.

Për Dogjanin, standardet e dyfishta të KAS u përdorën me qëllimin e vetëm, legjitimimin e votës dhe presionit, si për të thënë që në këtë proces jemi të gjithë të barabartë.

Partia Demokratike, theksoi Dogjani, nuk do ta ndalë betejën e saj të së vërtetës, duke bërë të mundur nxjerrjen e çdo prove, kundër asaj që e cilëson si ‘fillimi i fundit të PS’.

Ligjvënësi demokrat u ndal edhe te përfshirja e grupeve kriminale në parlamentaret e 11 majit, që sipas tij, ndikuan në rritjëen e numrit të deputetëve të PS, në një vend si Shqipëria, ku varfëria dhe ikja masive e popullatës së saj, tregon gjithë ‘punën e mirë’ që PS ka bërë në 12 vite pushtet.

Dogjani ngriti edhe alarmin për një nismë të PS, atë për ‘dezinformimin’, që sipas tij u kalua në Komisionin e Sigurisë dhe që do të përfshihet në Kodin Penal, për agjitacion e propagandë.

Shohim një vullnet të deformuar të qytetarëve. Gjatë rinumërimit të 11 majit, u legjitimua vjedhja nga KAS. Unë jam një nga personat që ka ankimuar procesin, për të parë pasojat e asaj fushate elektorale. Kam parë se si kryqi ishte vendosur nga e njëjta dorë në fletë votimi, kam parë trenin bullgar. Gjatë rinumërimit, unë bëra një analizë të pamjeve filmike, pashë që vota ishte deformuar. Në këto kushte të deformimit të votës, që është lejimi, ishte bërë në shumë raste që votat e PD kishin kaluar te PS, kam bërë ankimimin.

Gjatë rinumërimit, një votë që ishte shprehur vullneti qartë nuk mund ta quash të pavlefshme, dhe këtë e bëri KAS, që  shpalli pavlefshmërinë. Të gjitha votat që sot KAS me mbylljen e rinumërimit, rezulton që votat i qenkan shtuar PD më 11 maj, në mënyrë kategorike jo. Këto ishin konsideruar të pavlefshme nga komisionerët më 11 maj.

Me të njëjtat standarde kur ne kontestonim votat e PS, ata e konsideronin votën tonë të pavlefshme. Përdoren dy standarde për të legjitimuar votën e 11 majit. Mund të ketë gabime njerëzore, por KAS kishte për detyrë të hetojë e të vendosë sanksione. E jo të marrë vendime të pavlefshme në kundërshtim me ato që ishin trajnuar numëruesit. U përdorën këto standarde për të legjitimuar votën, presionin e për të thënë që këtu jemi njëlloj.

Edhe pse sot kanë mbyllur një rinumërim votash, kjo betejë për të vërtetën s’do ndalet,. PD do të nxjerrë çdo provë, e beteja do vazhdojë. S’do dorëzohemi, është fillimi i fundit të PS. Pas 12 vitesh të  arrish të manipulosh votat, në një vend si Shqipëria ku shqiptarët kanë ikur pa marrë të drejtën e votës, drejtësisë apo atë që u takon, sepse ne jemi në diktaturë.

Në komisionin e sigurisë, kaloi një nismë për ligjshmërinë e ‘dezinformimit’ për agjitacion e propagandë. Po mundohet që këtë diktaturë, s’mund të ndryshojnë, këtë metodë kanë. S’janë votat e qytetarëve të Tiranës, s’janë përfaqësuesit e tyre. Çdo parti përballë një partie korrupsioni, çfarë duhet të bëjë opozita?!

Është modeli dhe filozofia e Ramës, e s’mund të shkëputet nga kjo filozofi. Që më 2013 kishte ardhur. Berisha e lëshoi pushtetin, dhe Rama organizoi aleancën e krimit. Të njëjtën formë ka përdorur Rama, por duke ndryshuar stilin, duke organizuar në forma të ndryshme.

Dimë bandat që dolën publikisht, Troplini e Xhabafta, por cfarë grupesh kriminale kanë dalë. Fieri, Vlora, Shkodra. Goditja e grupeve kriminale në Shkodër ndikoi pak pozitivisht. Kemi gr.kriminale të Tiranës, janë përdorur të gjitha sepse s’ka asnjë lloj mundësie që në një vend si Shqipqëria, kam info se çfarë bëhet me buxhetin e  shtettit, me padrejtësi ndaj qytetarëve, dhe ky arrin të marrë 83 deputetë, s’ka asnjë lloj logjike politike e njerëzore. I ka marrë përmes parave, janë hedh aq shumë, është çmenduri e madhe, me shifra marramendëse. Janë paguar në të gjithë Shqipërinë.

 

 

 

The post “KAS nuk hetoi, por legjitimoi manipulimin”, Dogjani: PS ka bashkëpunuar me bandat për të marrë 83 deputetë, s’ka… appeared first on Sot News | Lajme.

Dy të pandehur për një votë, SPAK çon çështjen në gjykatë

27 June 2025 at 17:27

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 27 qershor përfundimin e hetimeve ndaj dy personave të akuzuar për korrupsion në zgjedhje, gjatë periudhës kur po zhvillohej fushata për zgjedhjet parlamentare në muajin maj. I pandehuri Pandeli Bozha akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje” ndërsa i pandehuri […]

The post Dy të pandehur për një votë, SPAK çon çështjen në gjykatë appeared first on Reporter.al.

“Farsa e 11 Majit po vazhdon”, Alimehmeti denoncon manipulimin e rinumërimit në Tiranë: KAS thelloi vjedhjen e votave

26 June 2025 at 17:26

Procesi i rinumërimit të fletëve të votimit të qarkut të Tiranës konsiderohet për Ilir Alimehmetin si vjedhje e dytë e votave.

Në një intervistë televizive, kandidati demokrat për deputet në zgjedhjet e 11 majit shprehu kritika të forta për vendimmarrjen e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili duke mos lejuar hapjen e videove për numërimin e parë, lejoi të ndodhë, sipas tij, vijimin e “farsës së 11 majit”.

“Videot nuk u administruan. E vërteta është në video. Prova është në video. Pra, në metodologji ato rihapin këto prova që tashmë i kishim parë qartë se janë ndryshe nga videot. Duke hapur të njëjtën gjë, do të gjesh po këtë që ke bërë herën e parë dhe herën e dytë. Duke qenë se KAS-i nuk heq dorë nga vjedhjet, mbas farsës që bëri me rinumërimin e 11 Majit shkon dhe e thellon vjedhjen,” u shpreh Alimehmeti.

Ai preferon të mos komentojë nëse votat e tij preferenciale janë kalkuluar për ndonjë kandidat tjetër të listës së hapur, qoftë edhe të të njëjtit formacion politik. Megjithatë ai pranon se në procesin e numërimit ka pasur shtim votash.

“Metoda më e përdorur ka qenë metoda kur votuesi nuk ka votuar asnjë kandidat, por ka votuar vetëm subjektin zgjedhor. Pra, ne e quajmë këtë skedë të bardhë për sa i përket kandidatëve. Këtu janë shtuar vota pastaj,” thotë Alimehmeti.

Në këto kushte, rinumërimi i qarkut të Tiranës duket se nuk do të sjellë surprizë për Ilir Alimehmetin, i cili do të duhet të mbetet jashtë parlamentit. Por votat preferenciale të marra konsiderohen inkurajuese nga ai për të vijuar angazhimin politik në Partinë Demokratike.

The post “Farsa e 11 Majit po vazhdon”, Alimehmeti denoncon manipulimin e rinumërimit në Tiranë: KAS thelloi vjedhjen e votave appeared first on Sot News | Lajme.

Dumani thotë se 43 procedime për krime zgjedhore janë ende në hetim

26 June 2025 at 11:43

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani deklaroi të enjten se hetimi i krimeve zgjedhore ka prevaluar mbi çdo vepër penale në periudhën para dhe gjatë zgjedhjeve. Nga tryeza “Përtej monitorimit: Drejt një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”, Dumani bëri me dije se çdo denoncim që ka shkuar në adresë të […]

The post Dumani thotë se 43 procedime për krime zgjedhore janë ende në hetim appeared first on Reporter.al.

“Kemi parë persona që votojnë 4 herë”, Këlliçi akuzon për manipulim:KQZ i shërben Ramës me mënyrë ushtarake, si shtet..

25 June 2025 at 17:30

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, njëkohësisht deputet i zgjedhur i kësaj force politike nga procesi zgjedhor i 11 majit, e cilësoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një aneks në paradhomën e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në  një emision televiziv, Këlliçi tha se partia-shtet e Ramës ka shkelur rëndë Kodin Zgjedhor që para nisjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, dhe si e tillë, ligjvënësi i dalë nga ky proces zgjedhor theksoi se KQZ duhet ta kishte ndaluar këtë farsë elektorale të procesit.

Sipas Këlliçit, PD ka si detyrë themelore, ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për shtetin e drejtuar nga Ramaduro, i cili e përdor shtetin në shërbim të tij për të ndikuar qoftë kur mbahen zgjedhje parlamentare, qoftë dhe ato vendore.

Këlliçi u ndal gjithashtu edhe te përfshirja e bandave dhe krimit të organizuar më 11 maj, të cilët sipas tij, kanë nxjerrë ‘grupin e tyre parlamentar’, duke e kushtëzuar kryesocialistin Edi Rama në kërkesat që mund të parashtrojë në Kuvend.

KQZ është një aneks në paradhomën e kryeministrit. Do t’i shërbejë në mënyrë ushtarake, me mënyrë të hekurt në ndihmë të tij. Me rreth 6 mijë leje legalizimi në periudhën para zgjedhjeve, është e ndaluar në Kodin Zgjedhor. Mjaftonin këto shkelje të kodit zgjedhor për të mos mbajtur këtë farsë elektorale të procesit. Puna e PD qëndron në ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar, në shtetin e drejtuar nga Ramaduro, është një shtet që vihet në shërbim të pushtetit si në zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore.

Ne kemi detyrë, që çdo ditë të jemi prezent në media, në raportet e ndërkombëtarëve në PE, duhet të jemi prezent me fakte e prova me denoncimet tona. Kemi parë me zë e figurë, persona që votojnë 4 herë, persona që intimidojnë komisionerët, trenin bullgar, edhe nga diaspora. Kemi parë që me tren bullgar kanë shkuar vota në QV e qytetarëve shqiptarë.

Ndaj s’na është dhënë akses në materialet e administrimit të materialeve zgjedhore, do të shihni mospërputhje të tabelave për hapjen e procesit dhe mbylljes së votimit. Të gjitha këto prova kanë çuar në raportin paraprak të zgjedhjeve, që është më kritiku në spektrin e raporteve paraprake që ka lëshuar ndonjëherë OSBE-ODIHR jo vetëm për Shqipërinë, por as në rajon.

Rama kërkon ‘status quo’ përmes bandave, trafikut e krimit të organizuar. Bandat janë jo vetëm, në qarqe por edhe me deputetë. Koorporata kriminale në Shqipëri, krimi organizuar ka një grup parlamentar brenda PS, edhe nëse Rama s’dëshiron të përmbushë një kërkese, edhe pse janë bashkëaksionerë, me grupin parlamentar që ka krimi i organizuar që drejton kartelet më të rrezikshme në kontinent, kanë pakicë bllokuese në parlament. Sistemin e patronazhimit e ka njëjtë si me diktatorin e Venezuelës,. Ky është standardi ku Rama qe e ka çuar Shqipërinë. Sot ke një kryeministër, që e sheh vetën si një aktor hollivudi.

 

 

 

The post “Kemi parë persona që votojnë 4 herë”, Këlliçi akuzon për manipulim:KQZ i shërben Ramës me mënyrë ushtarake, si shtet.. appeared first on Sot News | Lajme.

“Rama e ndryshoi vullnetin e qytetarëve para votimit”, Baçi: Vota u ble jashtë kutisë, shteti u vu në funksion të PS

25 June 2025 at 17:16

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi tha në  një emision televiziv se Rama e ka ndryshuar vullnetin e qytetarëve para datës së zgjedhjeve dhe nuk ka pritur ta bëjë këtë në kutinë e votimit, paçka se ka pasur shtrembërim dhe problematika të shumta më 11 maj.

Duke vijuar Baçi tha se numëruesit e komisionerët kanë qenë në lartësinë e detyrës pavarësisht indimidimeve dhe presioneve që i janë bërë.

Rama dhe kjo mazhorancë me gjithë shtetin e kanë ndryshuar vullnetin e qytetarëve para datës së zgjedhjeve dhe nuk ka pritur në kutinë e votimit. Por në kutinë e votimit gjatë ditës së votimit ka pasur shtrembërim të theksuar të mënyrës si është votuar.  Ky rinumërim nxjerr në pah, gjithë problematikat që kanë qenë  ditën e votimit. Kanë qenë të shumta, por jo përcaktuese për rezultatin dita e votimit. Ka qenë shtrembërim i madh që në mëngjes. 

Për mua numëruesit dhe komisionerët e PD kanë qenë në lartësinë e detyrës. Flas për numëruesit e PD se kanë qenë në presion. Kanë qenë të intimiduar në shumë raste. 

Kjo qe dhe arsyeja pse nxorën urdhrin që asnjë deputet të mos afrohet pranë qendrës së votimit. 

Baçi tha se drejtuesit politikë në qarqe duhet të mbajnë përgjegjësi dhe se analiza për humbjen me shumë gjasa do nisë në shtator. 

Drejtuesi politik të gjithë qarqeve kanë përgjegjësinë kryesore, e përsëris sa herë të më pyesin. Drejtuesit politik kishin kompetencat dhe për të bërë listat, dhe për të drejtuar dhe për të ndarë zona. Duke qenë njerëzit kompetencat që, nëse ne do ishim fitues, do të ishin ata që ishte qeveria e ardhshme. Siç do kishe privilegjet duhet të kesh përgjegjësi. Këtu nuk dalloj asnjë ,as Bardhin, as Boçin në Shkodër, as Bylykbashin në Durrës. Performanca në Shkodër e Durrës ishte më e mirë se në qarqet e tjera. Ishim dobët. Ishte rezultat që dhe unë jam skandalizuar. Arsyet janë nga më të shumta. 

Sido të ishte organizmi, kushdo të ishte nën drejtimin nuk mendoj se do të kishte diferencë të madhe. Nëse u morën 4 deputetë mund të merrnin 5 apo 6 kjo nuk e e zgjidhte problemin. Vota është blerë jashtë kutisë së votimit. 

6 muaj më parë Balluku në Fier solli 400 punonjës administrate që ishin në Fier pavarësisht s paguheshin me paratë e shtetit. Kanë transferuar dhe gjendjen civile. Flas për punonjës administrate që mbulonin zona të caktuara në qarkun e Fierit.

Berisha nuk hyn tek drejtuesit që disa i ka afër dhe disa larg. Është i baraslarguar, shtetar. Komunikimin e kam, por nuk e quaj veten njeri shumë të afërt. I sheh të gjithë në të njëjtin pozicion. PD do të hyjë në një analizë. Besoj në shtator, pasi të mbarojë denoncimi i kësaj farse. Do të jenë strukturat që do mblidhen dhe do marrin vendime.

Sipas Baçit, po të mos ishte Berisha në krye të kësaj fushate PD nuk merrte as 10 deputetë.

Po të mos ishte Berisha në krye të kësaj fushate ne nuk do të kishim as 10 deputetë. PD shkrihej. 

 

 

The post “Rama e ndryshoi vullnetin e qytetarëve para votimit”, Baçi: Vota u ble jashtë kutisë, shteti u vu në funksion të PS appeared first on Sot News | Lajme.

“Rama dhe Berisha janë bashkëautorë të sistemit”, Bamir Topi ‘shuplakë’ opozitës: E dinë që s’fiton dot me këtë sistem

24 June 2025 at 22:37

Ish-Presidenti Bamir Topi vlerëson se aktorët kryesorë të politikës shqiptare, përfshirë Edi Ramën dhe Sali Berishën, janë të vetëdijshëm për sistemin dhe rregullat që përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Në një intervistë për një emision televiziv, Topi theksoi se Berisha e ka pranuar realitetin e pamundësisë së një fitoreje ndaj Ramës në sistemin aktual.

“Nuk ka gjë më të keqe për një njeri që përfaqëson 500 mijë votues, siç ndodhi me Sali Berishën në zgjedhjet e fundit,” tha ai, duke nënvizuar se kjo është një shifër e jashtëzakonshme në kushtet e popullsisë së Shqipërisë. Sipas tij, opozita mori një humbje në total, por vetë Berisha arriti një fitore personale.

Bamir Topi: Mendoj që ata që merren me politikë nuk kanë asnjë ndryshim në perceptimin e situatës. Nuk është se unë bëj përjashtim nga ata që janë në lojë. Ata e dinë shumë mirë, kanë ndërtuar një sistem dhe ca rregulla loje që të çojnë në këtë lloj rezultati. Kur them ata e dinë, e di Edi Rama dhe Sali Berisha. Nuk ka gjë më të keqe për një njeri që përfaqëson 500 mijë njerëz. Së paku në votimet e fundit u dëshmua që Berisha me koalicionin përfaqëson 500 mijë votues. Është një shifër e jashtëzakonshme në kushtet e popullsisë së Shqipërisë. Nuk ka gjë më të keqe kur ti i fut këta njerëz në një lloj sugjestioni, që ejani ne betejë se ne do të fitojmë. Ka pasur deklarata të qarta që lidheshin me sigurinë e votës, me programin që do ti çojë drejt fitores, me mbështëtjen ndërkombëtare. Pra nga e gjithë kjo retorikë politike opozita mori një humbje, por vetë Sali Berisha mori një fitore. Berisha e dinte shumë  mirë që fitore me Ramën përballë nuk mund të realizojë. Kështu siç është ndërtuar sistemi nuk mund të realizohet. Por ajo ka marrë përsipër dy gjera, ka ndërtuar sistemin bashkë me Ramën dhe është rikthyer në krye të opozitës për ti dhënë shpresë për rotacion politik.

 

 

The post “Rama dhe Berisha janë bashkëautorë të sistemit”, Bamir Topi ‘shuplakë’ opozitës: E dinë që s’fiton dot me këtë sistem appeared first on Sot News | Lajme.

“PD do të publikojë analizën e zgjedhjeve”, Alimehmeti tregon çfarë pritet pas rinumërimit: Do të zbulojmë…

24 June 2025 at 20:59

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ishte i ftuar këtë të martë në një studio televizive.

Teksa e konsideroi procesin zgjedhor një farsë elektorale, tha se pas rinumërimit për Tiranën, Partia Demokratike do bëjë analizën e saj pikërisht për 11 majin.

“Pas rinumërimit, do të bëjmë analizën tonë ndaj farsës elektorale. Duhet të krahasojmë reagimet e ambasadës amerikane 2021, 2025. Këtë herë reagimi vonoi shumë, vonesa është një mesazh. Në këtë rast, urimi nuk i shkon kryeministrit, por Shqipërisë. Ne do jemi këtu kur të dalë dhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it. Raporti paraprak flet qartë, për garë jo të drejtë dhe jo të ndershme, ne jemi pjesë active e plotësimit të këtij raporti. Notën në fund fare ta japin njerëzit, një shtet kur bëhet më keq, njerëzit ikin. 39 mijë shqiptarë ikën vetëm në 2024-ën!”, deklaroi Alimehmeti.

I pyetur se a ka ndonjë ambicie për të kandiduar për bashkinë e Tiranës, tha se fokusin kryesor tani e ka te procesi i rinumërimit të votave për kryeqytetin.

The post “PD do të publikojë analizën e zgjedhjeve”, Alimehmeti tregon çfarë pritet pas rinumërimit: Do të zbulojmë… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌