Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Berisha paralajmëron protesta në shtator: Shqiptarët s’kanë rrugë tjetër

By: fra nc
9 July 2025 at 13:26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar nisjen e protestave me hapjen e sesionit të ri parlamentar në shtator.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se protesta është e vetmja rrugë përballë asaj që ai e cilëson si “narkoshtet”, me qëllim rikthimin e votës së lirë për qytetarët shqiptarë.

“Protestat janë të vonuara. Shqiptarët kanë vetëm një rrugë, atë të protestave dhe përballjes me narkoshtetin për të fituar votën e lirë. Pa diskutim, do të nisim protesta, s’ka asnjë rrugë tjetër”, u shpreh ish-kryeministri.

Paralajmërimi i Berishës vjen në një kohë kur opozita po përgatitet për organizimin e aksionit të saj politik pas përfundimit të pushimeve verore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha paralajmëron protesta në shtator: Shqiptarët s’kanë rrugë tjetër appeared first on Euronews Albania.

Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier

2 July 2025 at 19:15

Rinumërimi i votave në qarkun e Fierit zbuloi qindra vota të tjetërsuara dhe prodhoi ndryshim rezultati brenda listës së hapur të Partisë Socialiste, ku Zegjine Çaushi humbi vendin e deputes ndaj kandidates tjetër socialiste, Maldrita Bardho. Por numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, njëherazi drejtuese politike e qarkut të Fierit e konsideron këtë si “produkt […]

The post Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier appeared first on Reporter.al.

Gjyqtarja e kallëzoi në SPAK për shpifje, Berisha: Irena Gjoka është mashtruese

10 June 2025 at 11:12

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte këtë të martë në SPAK pasi vajza e tij Argita Berisha është kallëzuar nga gjyqtarja Irena Gjoka për shpifje, ajo ka pretenduar se gjyqtarja ka marrë 500 mijë euro nga një eksponent i PS.

Berisha i cili ishte thirrur në SPAK në cilësinë e personit në dijeni, tha para mediave se ai kurrë nuk ka shpifur për të vetëm se i ka bërë pyetje të cilat ajo i ka cilësuar shpifje.

“I shqetësuar gjer në palcë, Altin Troplini, për fyerjen e gjyqtares, Irena Gjoka në detyrë pranë gjykatës, kur unë e pyes nëse ke një bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro apo me Mirel Mërtirin, pyetje i kam bërë dhe gjykatësja, e cila ka lidhje familjare me Edi Ramën, ajo këtë pyetje e ka marrë si fyerje.

Pra ushtrimin e funksionit publik tim si kryetar i partisë më të madhe opozitare, të cilën ajo nëse do ishte e pafajshme do e refuzonte, por Irena me 5 mbiemra, një mashtruese ordinere, delikuente klasike, person që e ka vendin në burg, e nxitur nga Rama dhe Troplini ngre padi ndaj meje për fyerje e nxitur nga Edi Rama dhe Altin Troplini ngre padi ndaj meje për fyerje. Irena me 5 mbiemra, ka këtë kurrikul: Në datë 26 tetor 2003 avokatët e mi kërkuan të japë dorëheqjen për konflikt interesi meqenëse ajo ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996 me firmën e Sali Berishës. Ajo nuk pranoi të japë dorëheqjen sepse tha nuk keni dokument për këtë gjë”,-tha Berisha.

The post Gjyqtarja e kallëzoi në SPAK për shpifje, Berisha: Irena Gjoka është mashtruese appeared first on Euronews Albania.

Pas perdes së fushatës: Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

6 June 2025 at 08:45

Gjatë garës elektorale për një vend në Kuvendin e Shqipërisë, Ina Majko, përfaqësuesja e vetme nga komuniteti rom në listën e Partisë Socialiste, postoi në faqen e vet në Facebook një video satirike të mikut të saj, aktorit Alex Seitaj. Në videon mbështetëse, Seitaj luan rolin e nënës së tij dhe në një moment i […]

The post Pas perdes së fushatës: Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese appeared first on Reporter.al.

KAS rrëzon Berishën/ Hapen 4 kuti të Vlorës, fletët e papërdorura ishin brenda

4 June 2025 at 18:09

Bie pretendimi i Partisë Demokratike për zhdukjen e fletëve të votimit të papërdorura.

Pas hapjes së katër kutive të qarkut të Vlorës rezultoi se fletët e votimit ndodheshin bashkë me pjesën tjetër të materialit zgjedhor.

Në këtë rast nuk kishim të bënim me një manipulim por me një gabim njerëzor pasi komisionerët në vendin ku duhet të shkruanin sesa fletë votimi nuk u përdorën në 11 maj kishin vendosur numrin 0 në procesverbal.   Por për kjo sipas anëtareve të KAS, nuk është provë për rinumërimin e fletëve.

Por as kjo nuk I bindi demokratët të cilët vijojnë sagën e ankimimeve. Me kërkesë të dy përfaqësuesve të tyre në Kas, Ledio Braho dhe Elvis Çefa u ngrit një grup pune, për hapjen 233 kutive me matëriale zgjedhor për të verifikuar fletët e papërdorura.

“Këqyrja të bëhet atje ku janë kutitë e materialeve zgjedhore, i njëjti proces si këtu, subjekti ankues ka të drejtë të sjellë vëzhgues, procesi do të vazhdojë nga administrata e KQZ. Në secilën nga këto kuti të dalë numri i fletëve të papërdorura”, është shprehur anëtari i KAS, Ledio Braho.

Verifikimi i fletëve të votimit të papërdorura do të behet në magazinat e KQZ në Vaqarr.

/abcnews.al/

Opozita kërkon përjashtimin e Rusmalit nga KAS, Logu: Është i njëanshëm

By: Oldi
2 June 2025 at 13:55

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka depozituar në Komisionin Qëndror të zgjedhjeve një kërkesë me objekt, përjashtimin nga shqyrtimi i kërkesës ankimore nr.4933 të datës 27.05 2025 të anëtarit të Komisionit të Anikimeve dhe Sanksioneve Ilirjan Rusmali. Prania e tij, thuhet në shkresën e firmosur nga avokati i opozitës Marash Logu nuk garanton […]

The post Opozita kërkon përjashtimin e Rusmalit nga KAS, Logu: Është i njëanshëm appeared first on BoldNews.al.

“Berisha është makinë e vjetër politike”-Dashnor Sula: Unë s’e kaloj më atë prag

31 May 2025 at 21:10

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ishe këtë të shtunë i ftuar në “Now” në Euronews Albania ku ka folur rreth zhvilimeve të fundit politike në vend.

Ai ka bërë një analizë të arsyes së përse PD-ja doli e humbur nga zgjedhjet e 11 majit.

“Lideri ka peshë specifike të madhe. Ai e ka provuar 3-4 herë, tani u bë Rama politikan i vjetër nuk mund ta zëvendësosh me një makinë më të vjetër akoma”,-tha ai.

Dashnor Sula u la jashtë listave të Partisë Demokratike për kandidatë për deputet, e që prej atij momenti zoti Sula është larguar edhe nga partia. I pyetur nëse do donte të rikthehej në Partinë Demokratike, ish-deputeti u përgjigj:

“Unë atë prag nuk e kaloj. Sa të jetë Berisha nuk shkoj. S’ka vend për mua aty! Ma ka mbyll derën baba. Në nëj vend kur nuk të dëgjojnë dhe nuk të pranojnë, unë nuk trokas në derë, prandaj jam jasht”,-tha zoti Sula.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Berisha është makinë e vjetër politike”-Dashnor Sula: Unë s’e kaloj më atë prag appeared first on Euronews Albania.

“Rama drejton një ‘makineri lufte'”/ Topi paralajmëron “pasojat” e super-mazhorancës

31 May 2025 at 17:57

Ish-presidenti Bamir Topi nuk heziton ta quajë PS-në një “makineri lufte”, duke iu referuar peshës së saj elektorale dhe se si Edi Rama, sipas tij, ka forcuar lidhjet përmes interesave dhe përdorimit të strukturave që ai i sheh si trashëgimi nga Partia e Punës. Mazhorancën socialiste në Kuvendin e ardhshëm, Topi e sheh të konsoliduar me 84 mandate.

“Rama do të ketë 84 deputetë në Kuvend. E ka treguar se, kur i duhen 2 ose 3 vota shtesë, i merr pa problem”, u shpreh Topi.

Ish-kreu i shtetit paralajmëroi megjithatë se rreziku nuk qëndron më tek numrat në Kuvend, por tek ndikimi që kjo super-mazhorancë ka mbi institucionet e tjera shtetërore të cilat sipas tij do të jenë të intimiduara.

Nisida Tufa: Çfarë do të thotë një mandat i 4-ët i Edi Ramës dhe PS-së në raport me elektoratin?
Bamir Topi: Rama, e para ka shfrytëzuar një histori politike të PPSH. Asgjë nuk ka humbur. Nuk e them këtë në kontekstin e një anatemimi që i bëhet një politike të caktuar, strukturat janë. Por ai nuk qëndroi aty, shfrytëzoi eksperiencën e asaj partie të mirëorganizuar dhe rinovoi linjat e angazhimit të të rinjve duke i afruar tek interesi dhe tek një program që ishte tërheqës për të rinjtë që vinin nga familje të majta. Ai që nuk merr listën dhe për të bërë vlerësimin statistikor, kot që merret me politikë. Ky vend, në të gjitha zgjedhjet, përjashto ato të 1992, ka një mazhorancë të lehtë të majtë, Edi Rama e ka forcuar përmes lidhjeve të interesit. Ai ka një makineri lufte dhe këtë do të vazhdojë ta ketë. Frika nuk është më tek PS për të ruajtur këtë elektorat, frikën e kemi ne të tjerët. Janë 83 vota, praktikisht 84 e ka treguar se për 2-3 vota kur i duhen e merr, frika është tek institucionet e shtetit të cilat po shkojnë në një lloj pozicionin ndaj partisë politike si një herë e një kohë. Kur ai forcon numrat në Parlament, ai shton intimidimin e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore sepse thotë s’keni më punë me Parlamentin në tërësi, por keni punë me mua personalisht. Gjithçka është në dorë të kryeministrit dhe përforcohet teza që kemi thënë, Republika nuk është më Parlamentare, por Kryeministrore…

The post “Rama drejton një ‘makineri lufte'”/ Topi paralajmëron “pasojat” e super-mazhorancës appeared first on Sot News | Lajme.

“Rezultati i përcaktuar në tavolinë”/ Topi: Berisha nuk heq dorë nga PD, Rama ka “në xhep” edhe 2029-ën

31 May 2025 at 17:44

Bamir Topi parashikon se PD do të drejtohet nga Sali Berisha për një kohë të pacaktuar. Në “Kjo Javë” me Nisida Tufën, ish-kreu i shtetit tha se Berisha nuk do të heqë dorë nga PD-ja. Këtë tezë të tij Topi e argumenton me mënyrën se si u ndërtuan listat e mbyllura të PD-së, duke shkelur rregullin që ishin primaret ato që përcaktonin.

Topi tha se Berisha e dinte që do të ishte në opozitë edhe pas 11 majit.

“Këta njerëz janë zgjedhur (në listën e mbyllur) për të garantuar opozitë të qëndrueshme në Parlament. Ai (Berisha) ka qenë i bindur që do të ishte në opozitë”, tha ai.

Ish-Presidenti i Republikws shkoi edhe mw tej kur tha se Edi Rama i konsideron tw fituara edhe zgjedhjet e 2029-ës, konstatim të cilin ai e mbështet në një argument të vetëm. “E kemi bërë këtë analizë për situatën e Shqipërisë në vitin 2030. Këtu kam qenë kur të kam thënë zgjedhjet janë në 2025, ku është 2029-a që ai nuk e përmend? Ai tregon që e ka në xhep. Pse e ka në xhep? Sepse e ka të thjeshtë, rezultati përcaktohet në tavolinë sepse i tillë është sistemi. A ka anomali më të madhe që ti merr vota të duash dhe përkthehen në një mandat ose nuk përkthehen fare. Është anomali”, vijoi Topi.

 

 

Intervista në “Kjo Javë”

Nisida Tufa: Ju tha që Berisha nuk është i dëshpëruar por ka një vetëkënaqësi. A shihni ju ndonjë gjasë të afërt apo pak më larg që Berisha mund ta lërë kryetarin e PD dhe dikush tjetër të marrë drejtimin?
Bamir Topi:
 Jo. Me aq sa e njoh unë kjo nuk ndodh.

Nisida Tufa: Çfarë mund t’i sjellë Berisha PD-së nëse nuk ndodh?
Bamir Topi:
 Unë nuk shkoj me hipoteza në gjëra kaq të rëndësishme. Do më çosh në krahasime që edhe unë do të pendohem pas emisionit nëse do t’i them. Krahasimin do ta bëja me çfarë ndodh në botën biologjike të njeriut sepse aty i kam krahasimet ndoshta më të vërteta të cilat transkriptohen pastaj në botën politike. Është një e keqe e madhe e demokracisë. Për mua janë të dy, duhet të jem ekuivalent në përcaktim, për mua janë të dy. Tani, njëri nuk gjykohet sepse ai vazhdon dhe vazhdon të fitojë.

Nisida Tufa: Kështu i bie që Rama të jetë gjithnjë në pushtet pas 2025-ës edhe në 2029 e përtej?
Bamir Topi
: E kemi bërë këtë analizë për situatën e Shqipërisë në vitin 2030. Këtu kam qenë kur të kam thënë zgjedhjet janë në 2025, ku është 2029-a që ai nuk e përmend? Ai tregon që e ka në xhep. Pse e ka në xhep? Sepse e ka të thjeshtë, rezultati përcaktohet në tavolinë sepse i tillë është sistemi. A ka anomali më të madhe që ti merr vota të duash dhe përkthehen në një mandat ose nuk përkthehen fare. Është anomali.

Nisida Tufa: Për listat e hapura çfarë solli kjo fushatë? Kanë dalë në pah emrat e caktuar më të votuarit si për opozitën dhe mazhorancën. Çfarë sollën këto lista të hapura?
Bamir Topi
: Unë para se të dal te listat e hapura, do të qëndroj shumë pak te listat e mbyllura. Listat e mbyllura ishin pjesë e një pazari tjetër dhe vinte nga një koshiencë e brendshme e atyre që bënë pazarin. Janë njerëz të diskredituar në publik dhe dalja e tyre në një terren të hapur, në shkallëzimin sipas votave të marra do të ishin të diskredituar sepse njerëzit nuk i duan. Historia e listave të hapura është historia e njerëzve të cilët nuk kanë bekimin e kryetarëve të partisë. Ata ishin të votuar në primare, u thye një rregull i brendshëm i partisë.

Nisida Tufa: Alimehmeti e ka me sa duket bekimin e Berishës… Berisha po e mbështet që të marrë mandatin…
Bamir Topi:
 Ky është momenti post factum. Unë po flas për momentin kur bëhen listat dhe vendosen rregullat e lojës. Ai ishte ndër më të votuarit e primareve dhe duhet të ishte në listë të mbyllur, jo për të garantuar vendin e tij në Parlament, por për të garantuar rregullin që e ke vendosur vetë. Nëse thyen rregullin dhe bën sikur e mbështet është post factum. Primaret që zhvillon PD janë gjithmonë autogol. Primaret zhvillohen në një subjekt politik që ka demokraci, ku vota e anëtarëve apo simpatizantëve, përkthehet në një rezultat. Por nëse këtë e kontrollon besniku i kryetarit, çfarë sensi kanë primaret? Vazhdon të na ndjekë ai rregulli i hipokrizisë që vendosim në fillim të emisionit.

Nisida Tufa: Çfarë përfaqësojnë sot besnikët e Berishës të listës së mbyllur?
Bamir Topi:
 Këta njerëz janë zgjedhur (në listën e mbyllur) për të garantuar opozitë të qëndrueshme në Parlament. Ai (Berisha) ka qenë i bindur që do të ishte në opozitë. Mënyra se si u luajt, për mua ka nxjerrë nga lista e kompeticionit politik në Shqipëri, pothuajse të gjitha partitë që morën pjesë në koalicionin humbës të Sali Berishës. Për më tepër 2-3 kryetarë partish zgjodhën të ishin në listën e hapur dhe morën një rezultat dramatik, që do të thotë se nuk u lejon atyre moralisht që të rikthehen politikisht në krye të partive. Ka një anomali gati totale të opozitës e cila sot përkthehet në një anomali institucionale të opozitës, sepse janë atje bashkërisht.

Nisida Tufa: Berisha tha nuk do të heq dorë deri në shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve dhe do t’ia dal. Po këto deklarata, sipas jush në kuadrin e hipokrizisë janë?
Bamir Topi
: Absolutisht që po. Unë e kam vendosur tashmë diagnozën, nuk ndryshon. Niveli i hipokrizisë duhet të vlerësohet, për mua është kthyer në poshtërsi. Unë e kam mbyllur diskutimin për këtë pjesë. Ai mban këtë lloj linje për të garantuar ata njerëz që nuk janë në gjendje të kenë një ndërgjegje politike për të parë, “ore çfarë dua unë me këtë njeri”, “me këtë subjekt politik”, që në mënyrë konstante na mashtron dhe në fund ja ku jemi.

The post “Rezultati i përcaktuar në tavolinë”/ Topi: Berisha nuk heq dorë nga PD, Rama ka “në xhep” edhe 2029-ën appeared first on Sot News | Lajme.

“Pazari vazhdon”/ Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD

31 May 2025 at 17:32

“Pazari vazhdon”! Kështu shprehet ish-Presidenti Bamir Topi teksa analizon zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke ngritur dyshime për një pakt të heshtur mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ai solli në vëmendje bashkimin e votave të përfaqësuesve të PS dhe PD në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ku u rrëzuan kërkesat e 4 kandidatëve të PD për rinumërimin e votave nominale. Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja, Mimoza Hajdarmataj dhe Lisandër Hoxha pretenduan për parregullsi dhe vota të devijuara tek kandidatët e tjerë. Vendimin e KAS, ish-kreu i shtetit Bamir Topi e quan si vijim të pazarit mes Ramës dhe Berishës.

Pjesë nga intervista

Nisida Tufa: A ishte inspirues programi i PD, për të thithur elektorat dhe për të marrë votë?
Bamir Topi: Dëshiroj ta shpjegoj, por kam frikë se nuk do të kuptohem. Disa e kuptojnë. Këtu është çështja e një dominanti. Kush është dominanti? Pra, cili është dominanti, programi, jeta politike e një partie, apo dominanti se çfarë këta të dy kanë gatuar? Zgjidh ti emrin e një personaliteti me famë botërore, sille në Shqipëri të futet në zgjedhje me këtë kod elektoral, të jesh i sigurt që do të largohet i turpëruar. Pra, jo këta të dy, Edi Rama dhe Sali Berisha janë koshientë për çfarë kanë bërë. E pe çfarë ndodhi dje për ta bërë më konkrete historinë, disa zëra që vijnë nga PD që kërkojnë të rilexohet rezultati, praktikisht u rrëzuan me vota të përbashkuara të PS dhe PD në KAS. Pra, pazari vazhdon. Në rast se do të ishte titulli i një editoriali për të dhënë fizionominë e zgjedhjeve do të ishte: “Pazari vazhdon”! Dhe kur pazari vazhdon dhe dikush është në mandatin e 4-ët dhe dikush në disfatën e radhës, unë them që ky i dyti që është në disfatë e mirëpret sepse ka marrë monopolin e opozitës. Ju mendoni se është i dëshpëruar? Prandaj them unë që ka hipokrizi.

Nisida Tufa: Konferenca për shtyp çdo ditë, rreth mesditë, për zotin Berisha dhe nxjerrë të denoncimeve me zë dhe figurë se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj fushate dhe procesit zgjedhor. Si i lexoni këto denoncime zoti Topi?
Bamir Topi: Hipokrizi. I gjithë lajtmotivi i kësaj bisede kur flasim për opozitën, është hipokrizi e liderit të PD. Nëse do të ishte i vërtetë do të ishte inkurajuar dje në KAS që t’i jepte zë deputetëve që ankohen për vjedhje votash. Fenomeni i vjedhjes nuk vjen vetëm nga partia tjetër, por edhe brenda për brenda. Hipokrizia duhet të përfundojë. Këto zëra publikë që dalin i japin mundësi që njerëzit të vijnë në vete, të vijnë në terezi. Por nuk shkon në çdo lloj analize që të bësh, në 35 vjet vazhdimisht duke u ankuar pas çdo zgjedhje dhe para zgjedhjeve thotë që ne do të garantojmë votën. Kë të besojmë? Është ndonjë aktivitet promocional ky, tregtar që i bën reklamë një malli dhe pastaj ikën dhe zhduken? Jo, nuk shkon më kjo histori.

The post “Pazari vazhdon”/ Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD appeared first on Sot News | Lajme.

Albana Vokshi: Në Shqipëri u rrëzua demokracia, zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin të lira

31 May 2025 at 15:30

Në një fjalim të fuqishëm në Asamblenë e IDC-CDI, deputetja demokrate Albana Vokshi denoncoi me ashpërsi zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke i cilësuar ato si një goditje të rëndë për demokracinë dhe sundimin e ligjit në vend. Ajo kërkoi mbështetjen e ndërkombëtarëve për të dënuar procesin zgjedhor dhe për të vendosur kushte të forta ndaj Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Voshi tha se “për fat të keq, nuk arritëm të fitojmë. Përballë nuk kishim një parti politike-kishim një Parti-Shtet.”

Ajo gjithashtu i bëri thirrje asamblesë të dënojë zgjedhjet e 11 majit si të manipuluara dhe të pavlefshme, të kushtëzojë anëtarësimin në BE me rikthimin e demokracisë dhe të dërgojë një mision verifikimi të CDI në Shqipëri, për të dëshmuar, dokumentuar dhe përballur të vërtetën.

“Ne nuk po kërkojmë mëshirë, po kërkojmë solidaritet. Le të qëndrojmë së bashku, na ndihmoni të rikthejmë demokracinë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të organizuara nga një qeveri e re teknike. Populli shqiptar nuk meriton më pak se kaq,” u shpreh deputetja demokrate.

Pa votë, nuk ka demokraci

Më lejoni edhe një herë të falënderoj z. President Pastrana, sekretarin e përgjithshëm Antoni, z. Brok, i cili ka qenë gjithmonë pranë nesh, edhe në ditët e tij të rëndësishme (ditëlindjet).

I dashur Luis, Teresa, Mary, Jessica, ministrja Objulend nga Kroacia, dhe të gjithë miqtë brenda dhe jashtë Shqipërisë që na mbështetën para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve-ju faleminderit.

Për fat të keq, nuk arritëm të fitojmë. Përballë nuk kishim një parti politike-kishim një Parti-Shtet. Për më tepër, të lidhur me kartelet e drogës dhe grupet kriminale më të rrezikshme në Europë dhe në Amerika tashmë.

Të nderuar kolegë,

Sot qëndroj përpara jush si një dëshmitare e rrëzimit të demokracisë në vendin tim. Jam këtu për të ndarë me ju historinë time, që të kuptoni se çfarë ka ndodhur atje gjatë zgjedhjeve.

Më 11 maj 2025, në Shqipëri u mbajtën ato që u quajtën ‘zgjedhje.’ Por ato nuk ishin as të lira, as të ndershme, as demokratike. Në fakt, nuk ishin zgjedhje fare. Shqiptarëve nuk iu dha mundësia të zgjedhin, ata u detyruan të votojnë. Më vjen keq ta them: zgjedhjet ishin një farsë, një operacion i orkestruar nga një narco-shtet.

Kriteret e Kopenhagenit: demokracia, shteti i së drejtës, të drejtat e njeriut dhe stabiliteti institucional, jo vetëm që u injoruan, ato u shtypën.

Por unë nuk flas vetëm me letra, flas nga përvoja. Dua të ndaj me ju atë që kam përjetuar.

Në Vorë, ku isha kandidate dhe Drejtuese Politike, qendrat e votimit u pushtuan nga kriminelë: të dënuar për vrasje dhe trafik droge në Shqipëri dhe vende të tjera europiane. Anëtarë të grupeve kriminale mbanin distinktivë fallco dhe kërcënonin hapur votuesit. Njerëz të armatosur bashkëpunonin me ministra dhe zyrtarë të shtetit.

Unë u fyeva, u intimidova dhe u kërcënova vazhdimisht. Familja ime, vajza ime, u kërcënuan nga të njëjtët persona që unë i kisha raportuar te mekanizmi u posaçëm i ngritur për të parandaluar dhunën, krimin elektoral. Por jo vetëm që ata nuk arritën të më mbrojnë mua dhe familjen time, ata nuk arritën të parandalonin asnjë krim zgjedhor, sepse rrjeti i patronazhit dhe kartelet e drogës ishin ata që vendosnin për votën. Policia nuk bëri asgjë. SPAK nuk bëri asgjë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri sikur nuk pa asgjë.

A është kjo demokracia për të cilën po flasim? A është ky një vend gati për të hyrë në Europë?

Votuesit u blenë me bonuse pensionesh prej 100 euro dhe para të përfituara nga 138 licenca kanabisi. Drogë për vota.

500 milionë euro nga paratë e taksapaguesve, të përdorura në tendera dhe prokurime të paligjshme, u përdorën për të blerë vota.

30 kandidatë, në 10 qarqe, në mbi 20 bashki u mbështetën nga kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. Më shumë se 20 deputetë do të ulen tani në Parlament falë parave të mafias dhe karteleve. Ata do të përfaqësojnë interesat e krimit, jo të shqiptarëve.

Nëpunësit publikë u shantazhuan përmes rrjeteve të patronazhit. Shteti, partia dhe mafia u bënë një.

Dhe ja e vërteta e dhimbshme: nëse një qytetar nuk mund të votojë i lirë, atëherë ai nuk ka asnjë të drejtë. Çdo liri tjetër bëhet iluzion.

Prandaj duhet të ngremë zërin! Siç thanë presidenti dhe sekretari i përgjithshëm: heshtja tashmë nuk është një opsion!

Nëse lejojmë një kryeministër dhe një qeveri të mbështetur nga kartelet e drogës të rrëmbejnë demokracinë në Shqipëri, atëherë i hapim derën autokracisë në gjithë Europën.

Shikoni rrugët e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt porteve europiane, ato kontrollohen nga të njëjtat rrjete kriminale që Edi Rama i ka mbështetur dhe fuqizuar bë mënyrë që ta ndihmojnë atë për të fituar zgjedhjet.

Prandaj i bëj thirrje kësaj Asambleje që të:

Mbështesë rezolutën tonë

Dënojë zgjedhjet e 11 majit si të manipuluara dhe të pavlefshme

Kushtëzojë anëtarësimin në BE me rikthimin e demokracisë

Dhe më e rëndësishmja: të dërgojë një mision verifikimi të CDI në Shqipëri, për të dëshmuar, dokumentuar dhe përballur të vërtetën

Ne nuk po kërkojmë mëshirë, po kërkojmë solidaritet.

Le të qëndrojmë së bashku, na ndihmoni të rikthejmë demokracinë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të organizuara nga një qeveri e re teknike.

Populli shqiptar nuk meriton më pak se kaq.

Faleminderit.

The post Albana Vokshi: Në Shqipëri u rrëzua demokracia, zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin të lira appeared first on Sot News | Lajme.

Nard Ndoka: S`jam më me Partinë Demokratike sepse na goditën pas shpine, Noka dhe Topalli xhelozë me mua

By: V K
31 May 2025 at 14:57

Pas humbjes në zgjedhje e 11 majit, Nard Ndoka largohet nga Partia Demokratike. Ndoka teksa ishte i ftuar në Euronews Albania, u shpreh se PDK nuk mund të bashkëveprojë më me PD-në, pasi nuk ndjehen të vlerësuar nga ajo forcë politike në aspektin e peshës politike dhe se i ka goditur pas shpine.

Nard Ndoka, sulmoi drejtpërdrejt Flamur Nokën dhe Jozefina Topallin, që sipas kreut të PDK-së, janë shumë xhelozë kundrejt tij dhe se e kanë sulmuar në mënyrë të turpshme.

“I vetmi njeri që mobilizonte opozitën, ishte Sali Berisha dhe arriti ta bëjë një gjë të tillë, por PD nuk mund te jetë më një aleatë e Partisë Demokristiane, nuk ndjehemi të vlerësuar nga ajo forcë politike në aspektin e peshës politike, të kontributit, të historisë tonë. Nuk janë vendimet e mia personale, ato do merren në vazhdimësi.

E shof si një parti të ngurtësuar, sidomos në raport me Partinë Demokristiane. I kemi qëndruar sa herë që ata kanë pasur nevojë, na kanë goditur pas shpine. E njof mirë PD-në me detaje. Kam pasur dhe shumë xhelozë kundrejt meje, me intriga siç është Flamur Noka, Jozefina Topalli, xhelozi politike që Partia Demokristiane të mos rritet. Berisha është ndikuar me presion dhe skema të gatshme, por të gjitha këto me firmën e tij. Ata kanë sulmuar partinë tonë në mënyrë të turpshme”, u shpreh Nard Ndoka.

The post Nard Ndoka: S`jam më me Partinë Demokratike sepse na goditën pas shpine, Noka dhe Topalli xhelozë me mua appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Nëse ka patur njerëz të pandërgjegjshëm ata do të…

30 May 2025 at 12:44

Kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur gjatë konferencës së sotme me gazetarët në lidhje me kandidatët demokratë që kanë kërkuar rinumërim të votave preferenciale të zgjedhjeve të 11 majit.

Berisha u shpreh se nuk ka dijeni se sa kandidatë kanë kërkuar rinumërim, por u shpreh se kushdo që kërkon ta bëjë këtë është i lirë dhe PD nuk do të bllokojë askënd.

Ai theksoi se nëse ka patur njerëz të pandërgjegjshëm ata do të identifikohen dhe ndaj tyre do të mbahet një qëndrim ligjor.

“Farsa elektorale është realitet i pamohueshëm, i padiskutueshëm dhe kjo që thoni ju, 2 3 4 verifikime, parregullsi, këto nuk hedhin asnjë gjë poshtë nga këto që themi.
Sa u përket kandidatëve nuk e di sa kanë kërkuar rinumërim, por cilido që dëshiron është i lirë ta bëjë. Ne nuk bllokojmë asnjë që të bëjë transparencën. Fare. Nëse ka patur njerëz të pandërgjegjshëm ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor. Padiskutim kjo. Këtu nuk kemi dy standarde, por nuk kemi standardin e Edi Ramës që ndalon transparencën”, tha Berisha.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Nëse ka patur njerëz të pandërgjegjshëm ata do të… appeared first on Sot News | Lajme.

Kandidatja e PD kërkon rinumërimin e votave në Tiranë

By: user 4
30 May 2025 at 12:14

Pas Ilir Alimehmetit dhe Lisandër Hoxhës, një tjetër kandidate nga Partia Demokratike ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, në Qarkun e Tiranës.

Mimoza Hajdarmataj ka kërkuar rinumërim ose rivlerësim të votave për qarkun e Tiranës. Sipas saj, një kërkesë e tillë vjen pasi, në bazë të këqyrjes së deritanishme, rezulton një parregullsi në masën mbi 1000 vota, në të paktën 6 KZAZ.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me vendimin nr. 1326 datë 24.05.2025, ka miratuar tabelat përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë. Bashkëngjitur këtij vendimi, në tabelën përmbledhëse të rezultatit për subjektin tonë zgjedhor, rezulton se unë, Mimoza Hajdarmataj, kam marrë 5233 vota si kandidate e listës së hapur.

Gjatë procesit të verifikimit nga ana ime, kam vërejtur disa parregullsi të cilat mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit në mënyrë tejet të ndjeshme, për sa i përket renditjes sime në tabelën e kandidatëve.

Në këto kushte, po paraqes këtë ankim pranë KAS, bazuar në dispozitat e mëposhtme të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë:

Neni 124, pika 1: Çdo kandidat ka të drejtë të paraqesë kërkesë ankimore për veprimet ose mosveprimet e KZAZ-së.

Neni 125: Kërkesa ankimore duhet të përmbajë faktet, provat dhe argumentet ligjore për të justifikuar kërkesën për ndryshim ose shfuqizim të vendimit të ankimuar…

…Qendrat e Votimit të mësipërme, por edhe shumë të tjera, krijojnë bindjen se numërimi ka pasur problematika në të gjithë qarkun e Tiranës, duke krijuar shkak për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit.

Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme, përfundimisht:

KËRKOJ:
Rinumerimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit të Qarkut Tiranë;

Ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse sipas rinumerimit dhe/ose rivlerësimit të votave,” thuhet në kërkesën e saj drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

The post Kandidatja e PD kërkon rinumërimin e votave në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

29 May 2025 at 16:15

Ambasada e SHBA në Tiranë reagoi për herë të parë të martën, më 27 maj, plot 16 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri që i dhanë kryeministrit Edi Rama një supermazhorancë, ndërkohë që opozita e konteston procesin. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, reagimi këtë herë ishte lakonik. “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet […]

The post Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje appeared first on Reporter.al.

Rama u shfaq krah mikut të tij në Gjermani, Berisha: Urimi i Elmar Brok për të është ironi

29 May 2025 at 14:21

Kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur gjatë një konference me gazetarët në lidhje me një foto të publikuar nga kryeministri Edi Rama me një nga miqtë e hershëm të kryedemokratit, Elmar Brok.

Berisha u shpreh se Brok mbetet një mik i shqiptarëve, por tha se urimi i Brok për Ramën është një ironi.

“Ai mbetet një mik dhe urimi i tij është një ironi. Mos e pyet, ai është mik i shqiptarëve dhe votës së tyre të lirë. Urimi është ironi”, tha Berisha.

The post Rama u shfaq krah mikut të tij në Gjermani, Berisha: Urimi i Elmar Brok për të është ironi appeared first on Sot News | Lajme.

Tone të ashpra në Kuvend, mbyllet vetëm pas 15 minutash seanca plenare

29 May 2025 at 12:38

Ka përfunduar pas 15 minutash seanca plenare në Kuvend .

Seanca u karakterizua nga tone të ashpra dhe akuza të ndërsjellta mes kreut të PD Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

Berisha akuzoi maxhorancën se ka manipuluar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit me ndihmën e karteleve të drogës dhe parave të ardhura nga bota e krimit.

 

 

The post Tone të ashpra në Kuvend, mbyllet vetëm pas 15 minutash seanca plenare appeared first on Sot News | Lajme.

“PD ka arritur fundin”/ Xhaferraj: Opozita pësoi një humbje turpëruese

29 May 2025 at 12:14

Në pritje të nisjes së seancës plenare, Ferdinand Xhaferri në një prononcim për mediat ka deklaruar se PD tashmë ka arritur fundin dhe zgjidhja do të vijë në vjeshtë ose maksimumi në pranverë.

Ai gjithsesi vuri në dyshim nëse zgjidhja vinte nga kreu i PD Sali Berisha.“Opozita pësoi një humbje turpëruese.

Keqardhje që flasim për vjedhje të zgjedhjeve por jo për zgjidhje si mund të dalim nga kjo situatë. I bashkohem Berishës në akuzat por a është Berisha zgjidhja?

PD do të ketë zgjidhje, por tani është fundi.

Vjeshta që vjen maksimumi pranvera do të prodhojë zgjidhje”, tha ai.

The post “PD ka arritur fundin”/ Xhaferraj: Opozita pësoi një humbje turpëruese appeared first on Sot News | Lajme.

Pas zgjedhjeve në Shqipëri: Partia Demokratike ka nevojë për “njerëz të rinj”

27 May 2025 at 12:22

Fitorja e socialistëve në zgjedhjet e majit në Shqipëri nuk ishte aspak surprizë; megjithatë, pak veta mund ta imagjinonin se demokratët do të humbisnin kaq keq. Partia Demokratike fitoi 50 nga 140 vendet e parlamentit, shumë larg socialistëve të kryeministrit Edi Rama, të cilit me 83 vende, i duhet vetëm një shumicë e madhe për […]

The post Pas zgjedhjeve në Shqipëri: Partia Demokratike ka nevojë për “njerëz të rinj” appeared first on Reporter.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ Kandidati për deputet i PD-së, bën kallëzim në Prokurorinë e Posaçme

27 May 2025 at 11:54

Aulon Kalaja, kandidat për deputet i koalicionit PD-ASHM, është paraqitur sot paradite në SPAK.

Ai kishte paralajmëruar më parë se do të dorëzonte një kallëzim nëse KQZ do t’i refuzonte kërkesën për hapjen e kutive të votimit.

Kalaja kërkon që SPAK të marrë nën hetim procesin e sekuestrimit të kutive. Në zgjedhjet e 11 majit, ai nuk arriti të sigurojë mandatin e deputetit në Qarkun Durrës.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Kandidati për deputet i PD-së, bën kallëzim në Prokurorinë e Posaçme appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌