Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Blenë vota për PSD/ SPAK dërgon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

By: Re Nato
27 June 2025 at 17:08

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit Pandeli Bozha e Vladimir Lushkaj.

Bozha akuzohet se bleu vota ne zgjedhjet e 11 majit për vajzën e tij qe kandidonte per siglen e PSD, Limonera Bozha në Qarkun e Fierit.

Prej datës 14 maj, Bozha ndodhet nën “arrest shtëpie” për korrupsion aktiv në zgjedhje./abcnews.al

“Korrupsion aktiv në zgjedhje”, SPAK çon për gjykim babain e kandidates së PSD-së

By: Besnik
27 June 2025 at 17:00

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka çuar për gjykim babain e kandidates së PSD-së në Fier, Limorera Bozha, Pandeli Bozhën, për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Sipas njoftimit të SPAK, më datë 8 maj, rreth orës 10:00, Pandeli Bozha është takuar me shtetasin V.L. në banesën e këtij të fundit, ku i ka kërkuar mbështetje për vajzën e tij duke i futur në xhep një kartëmonedhë dhe duke i treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, ku ishte sugjeruar kandidati për të cilin duhet të votonte.

“Pas marrjes në pyetje, Vladimir Lushkaj ka dorëzuar pranë oficerëve të policisë gjyqësore kartëmonedhën dhe fletën në fjalë, ku emri i kandidatit për deputet ishte theksuar me ngjyrë portokalli. Të dy materialet janë sekuestruar si prova në kuadër të çështjes penale”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Pas arrestimit, Pandeli Bozha është liruar dhe i është caktuar masa e arrestit në shtëpi, për shkak të moshës dhe gjendjes së tij shëndetësore.

Njoftimi i plotë i SPAK

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:

Pandeli Bozha – i akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, i parashikuar nga nenet 328 i Kodit Penal

Vladimir Lushkaj – i akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, i parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Hetimet për këtë procedim penal janë zhvilluar përmes metodave proaktive.

Gjatë procesit hetimor, nga kqyrja e pamjeve filmike dhe veprimet procedurale të autorizuara nga prokurori është dokumentuar një episod i datës 08.05.2025, rreth orës 10:00, kur shtetasi Pandeli Bozha ka shkuar në banesën e shtetasit Vladimir Lushkaj. Në këtë takim, Pandeli Bozha i ka futur në xhep një kartëmonedhë dhe i ka treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, duke i sugjeruar emrin e kandidatit për të cilin duhet të votonte.

Pas marrjes në pyetje, shtetasi Vladimir Lushkaj ka dorëzuar pranë oficerëve të policisë gjyqësore kartëmonedhën dhe një fletë të ngjashme me atë të votimit, ku emri i kandidatit për deputet ishte theksuar me ngjyrë portokalli. Këto materiale janë sekuestruar si prova në kuadër të këtij procedimi penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se veprimet e dokumentuara përmbushin elementë të veprave penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe Korrupsion pasiv në zgjedhje”, të parashikuara respektivisht nga nenet 328 dhe 328/b të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, SPAK çon për gjykim babain e kandidates së PSD-së appeared first on Euronews Albania.

Sondazhi i Telegrafit për zgjedhjet lokale, cili kandidat po preferohet deri tani për Prishtinën?

10 June 2025 at 09:42

Presidentja e Kosovës ka shpallur 12 tetorin 2025 si datën zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në të gjitha komunat e vendit. Në këtë datë, qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur udhëheqësit e rinj komunalë.

Partitë politike tashmë kanë filluar përgatitjet intensive për garën lokale, duke zyrtarizuar kandidatët e tyre nëpër komuna, transmeton Telegrafi.

Në komunën e Prishtinës, janë zyrtarizuar tri kandidatura:

Përparim Rama (LDK) – aktualisht kryetar i Prishtinës, kandidon për një mandat të dytë. Besa Shahini (PSD) ish-minstre e Arsimit në Shqipëri dhe Bekë Berisha (AAK) – deputet dhe figurë e njohur e AAK-së, kanë hyrë në garë për kryeqytetin.

Ndërsa, LVV dhe PDK ende nuk kanë zyrtarizuar kandidaturat, por nga LVV si emra të mundshëm janë përmendur; Glauk Konjufca, Hajrulla Çeku, Mefail Bajçinovci dhe Arben Vitia, ndërsa nga PDK kandidati Uran Ismaili.

Telegrafi ka publikuar një sondazh online, ku mbi 8 mijë qytetarë kanë marrë pjesë, duke shprehur preferencat e tyre për kandidatin që do të mbështesin në zgjedhje, dhe rezultati është si më poshtë:

Përparim Rama (LDK) 29%

Besa Shahini (PSD) 8%

Bekë Berisha (AAK) 7%

Kandidat tjetër 57%   /Telegrafi/

 

 

 

The post Sondazhi i Telegrafit për zgjedhjet lokale, cili kandidat po preferohet deri tani për Prishtinën? appeared first on Telegrafi.

“Mbështesim PS-në”/ Deklarata e ‘papritur’ e Tom Doshit: PSD bashkon votat me socialistët në Këshillin bashkiak Shkodër

31 May 2025 at 11:29

Pas thuajse dy muajsh bojkoti, këshilli bashkiak i Shkodrës, i është kthyer normalitetit. Këshilltaret e PSD, kanë bashkuar votat me socialistët, duke mbështetur projektvendimet e bashkisë të cilat kishin mbetur pezull për shkak të mungesës së tyre ne sallë.

Partia Socialdemokrate do të jetë në mbështetje të Partisë Socialiste. Këshilltarja Rrezarta Pode, konfirmoi mbështetjen edhe për zgjedhjet lokale të 2027.

Me votat e PS dhe PSD, Këshilli Bashkiak i Shkodrës, miratoi fondet për kinema republike si dhe menaxhimin e hapësirave për pushuesit në plazhin e Velipojës.

The post “Mbështesim PS-në”/ Deklarata e ‘papritur’ e Tom Doshit: PSD bashkon votat me socialistët në Këshillin bashkiak Shkodër appeared first on Sot News | Lajme.

Garuan të ndarë më 11 maj/ PSD “shkrin akujt” me PS në Shkodër: Do të jemi gjithmonë në mbështetje të mazhorancës. Jemi bashkë!

By: D Marku
30 May 2025 at 13:51

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, këshilli bashkiak i Shkodrës ka gjetur dakordësinë dhe me shumicë votash kanë kaluar rendin e ditës. PSD mbylli bojkotin dhe i dha dritën jeshile bashkëpunimit, mes të cilave më e rëndësishmja ishte dhënia e të drejtës dhe caktimi i përgjegjësisë së menaxhimit, administrimit dhe mirëmbajtjes së plazheve publike të menaxhueshme për shoqërinë aksionere në pronësi të Bashkisë Shkodër.

Anëtarja e PSD Rezarta Pode tha se PSD do të jetë në mbështetje te PS.

“PSD ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të PS. Edhe pse në 11 maj garuam të vetëm, vazhdimësia do të jetë e përbashkët. Çdo projekt vendim i mirë për Shkodrën do të jetë në mbështetje në PS.
Në zgjedhjet vendore të 2027 do të jemi në mbështetje të PS”, tha ajo.

Më pas këshilltarët kaluan një shtesë në buxhetin e vitit 2025, planin për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në fondin pyjor/kullosor në Bashkinë Shkodër për vitin 2025, Planin e përbashkët të menaxhimit të rrezikut nga zjarri, miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të Programit Buxhetor Afatmesëm 2026-2028 për Bashkinë Shkodër, miratimin e memorandumit të bashkëpunimit mbështetje për zhvillim 2023-2024 projekti “Bashki të forta”- Bashkia Shkodër etj.

The post Garuan të ndarë më 11 maj/ PSD “shkrin akujt” me PS në Shkodër: Do të jemi gjithmonë në mbështetje të mazhorancës. Jemi bashkë! appeared first on Albeu.com.

Përplasja me armë në zyrën elektorale të Tom Doshit te “Ali Demi”, arrestohet 24-vjeçari

29 May 2025 at 13:36

Policia e Tiranës ka arrestuar të riun e shpallur në kërkim për përplasjen me armë të regjistruar më 29 Prill në zyrën elektorale të PSD-së së Tom Doshit në zonën e “Ali Demit”. Në pranga është vënë shtetasi Lorenco Telhallari, 24 vjeç, i akuzuar për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e […]

The post Përplasja me armë në zyrën elektorale të Tom Doshit te “Ali Demi”, arrestohet 24-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Fenomeni/ Si PSD e Tom Doshit “kapi” në zonat rurale mbi 50% të votave

23 May 2025 at 16:13

Nga Sebi Alla “Kristian, mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta” paralajmëroi kryeministri Edi Rama më 4 maj, kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Porta i ngjau “kutisë së votimit” dhe “golat” u përkthyen në shumë vota në favor të Partisë Socialdemokrate. Në Bashkinë Vau i Dejës, […]

The post Fenomeni/ Si PSD e Tom Doshit “kapi” në zonat rurale mbi 50% të votave appeared first on BoldNews.al.

Fenomeni, si PSD “kapi” në zonat rurale mbi 50% të votave

By: FAKTOJE
23 May 2025 at 16:00

Nga Sebi Alla “Kristian, mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta” paralajmëroi kryeministri Edi Rama më 4 maj, kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Porta i ngjau “kutisë së votimit” dhe “golat” u përkthyen në shumë vota në favor të Partisë Socialdemokrate.

Në Bashkinë Vau i Dejës, (një bashki periferike e Qarkut Shkodër), PSD doli forcë e parë, me 5951 vota, më pas ndiqej nga PD me 4698 dhe PS zuri vendin e tretë me 2482 vota.

Në skajin verior të vendit, PSD e drejtuar nga biznesmeni Tom Doshi, ish-deputet, siguroi dy mandate, duke ruajtur me përpikmëri po aq mandate sa në vitin 2021. Gjithashtu edhe në Tiranë, qarkun më të madh të vendit, PSD siguroi një mandat, pa e vendosur asnjëherë në dyshim që do t’i ikte nga duart. Po ku gjeti mbështetje më shumë PSD?  

Vota

Rasti Vau i Dejës nuk kaloi lehtë. Tre ditë pas zgjedhjeve, më 14 maj, me kërkesë të SPAK, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), vendosi sekuestrimin e telefonit të kryebashkiakut, i cili konfirmoi rastin, por nuk dha shpjegime mbi çfarë dyshimesh i ishte sekuestruar. Dyshohet se ka të dhëna se në këtë bashki mund të ketë elementë të përfshirjes në krime zgjedhore, por raste flagrante nuk janë shënuar.

Në Qarkun Shkodër, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së (Komisionit Qendror Zgjedhor), PSD mori 15 842 vota, ndërsa me votat e Diasporës për këtë qark, PSD siguroi 964. Nga analizimi i rezultatit (bazuar në të dhënat e KQZ) Faktoje.al konstatoi se në zonën urbane (Shkodër qytet), PSD bindi vetëm 2645 votues dhe pjesa më e madhe e “hambarit” të saj i përket bashkive të vogla, ose njësive të thella administrative.

Në Tiranë

Në Qarkun Tiranë, të dhënat zyrtare të KQZ-së afishojnë 14 451 vota për subjektin PSD dhe vetëm 330 vota nga Diaspora. Prej këtij totali, 4944 vota i ka siguruar në zonat rurale të Tiranës dhe 2833 në bashkitë Kavajë, Vorë, Rrogozhinë dhe Kamëz. Rreth 52 për qind të votave, ose 7777 të tilla, janë marrë nga PSD në zonat rurale duke përfshirë edhe Njësinë 1, e cila shtrihet në një territor të gjerë me zona informale (kryesisht shtëpi banimi private dhe biznese të vogla).

Dominim ndaj të rejave

Tre partitë e reja, “Mundësia”; “Shqipëria Bëhet” dhe “Lëvizja Bashkë”, në numër votash të secilës prej tyre dalin më lart se PSD, por dëmin e patën pikërisht në zonat rurale, aty ku nuk mundën në asnjë qendër votimi të dilnin mbi Partinë Socialdemokrate. Pjesa rurale është e përqendruar kryesisht në bujqësi dhe njësi të vogla shërbimi.

Po çfarë thotë për bujqësinë programi i PSD-së, që tërhoqi pas vetes shumë votues?! “Misioni vazhdon” shkruhet në një sfond të gjelbër të faqes zyrtare të subjektit politik, ndërsa përbri në pamje të madhe është fotografia e kryetarit të saj Tom Doshi.

Në programin për bujqësinë i kanë rënë shkurt, por përmbledhtas në pikat e saj. “Kompensim TVSH-je 8%. Subvencionim për çdo njësi prodhimi dhe krerë bagëtish. Çmim minimal i garantuar për qumështin dhe mishin. 50 qendra të reja grumbullimi të produkteve bujqësore”.

PSD 2021

PSD nuk është më befasi në zgjedhje. Në zgjedhjet parlamentare 2021, PSD arriti të marrë shumë më pak vota se LSI, por siguroi tre mandate deputeti. PSD mori 35.475 vota ose 2.25% përkthyer në tre mandate. Zgjedhjet e 11 Majit, PSD fitoi 47.561 vota ose 3.38% sërish 3 mandate. Kandidati më i votuar i PSD në zgjedhjet e 11 Majit, Besnik Brahimi, mori 3509 vota, ç’ka do të thotë se strategjia e kësaj force politike ka qënë e qartë: votë për PSD, s’ka rëndësi kandidati.

Në faqen e historikut të partisë shkruhet se ka 116 të zgjedhur në Këshillat Bashkiakë në të gjithë vendin. “Misioni vazhdon…” është dyfjalëshi që të shfaqet në çdo klikim të faqes zyrtare të PSD-së.  

4 arrestime, 3 të PSD-së

Nga katër të arrestuar për përfshirjen në shitblerje votash, tre raste SPAK dyshon se të ndaluarit po punonin në favor të PSD-së, dy të ndaluar në Kukës dhe një në Fier, ky i fundit është babai i kandidates së PSD-së në këtë qark.

The post Fenomeni, si PSD “kapi” në zonat rurale mbi 50% të votave appeared first on Faktoje.al.

PSD fitoi 3 mandate, Doshi falenderon votuesit

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij të cilët e votuan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga ku partia që drejton fitoi tre mandate deputetësh.

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, Doshi shkruan se “sot dua të falenderoj nga zemra 50 mijë shqiptarët, nga gjithë qarqet e vendit, Shkodër, Kukës, Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Elbasan, Lezhë, Dibër, Vlorë, Berat, Gjirokastër e Diasporë të cilët na besuan dhe votuan. Ju jeni forca jonë dhe arsyeja pse vazhdojmë të ecim përpara, mbi të gjitha për të ba ma t’mirën për ju”.

Doshi nënvizoi më tej se “pavarësisht një lufte të ashpër nga të gjitha forcat politike, pavarësisht shumicës së mediave e portaleve kundër, ne ia dolëm!”.

“Ne ia dolëm me 50 mijë vota, me një numër të jashtëzakonshëm anëtarësh dhe aktivistësh vullnetarë, dhe me 3 deputetë të legjislaturës së ardhshme, të cilët do jenë zëri juaj në Parlament!”, shkruan Dodhi.

Sipas Doshit “Partia Socialdemokrate dhe unë do punojmë pa u lodhun e pa u ndalun për ta bërë realitet kontratën tonë socialdemokrate, kontratën tonë me votuesit, me shtresat në nevojë, me njerëzit e vujtun, me ata që kanë nevojë të dëgjohen e të përkrahen!”.

“Një falenderim i veçantë i shkon votuesve të mi besnikë në Shkodër, Vaun e Dejës, Malësinë e Madhe, Pukë e Fushë Arrëz”, shkruan Doshi në rrjetet sociale.

I zgjedhur deputet në qarkun e Shkodrës, Doshi e përmbyll reagimin duke nënvizuar se “Shkodra, Malësia e Madhe, veriu do jenë tan jetën shtëpia jeme. E gjithë Shqipëria ashtë shtëpia jonë, ku socialdemokratët kanë gjetun jo vetëm përkrahje, por kanë marrë respektin që meritojnë”.

/a.f/

The post PSD fitoi 3 mandate, Doshi falenderon votuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“U sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit”/ Lala shpjegon ‘goditjen’ e SPAK ndaj njerëzve të PSD-së

16 May 2025 at 12:07

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në nje emision ka dhënë detaje nga hetimet e SPAK ndaj njerëzve të PSD për krime zgjedhore. Lala tha se është sekuestruar edhe telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit, ndërkohë që bëri një pasqyrë të veprimeve që SPAK ka bërë kryer deri tani ndaj njerëzve të PSD.

“Në Shkodër ka patur kryesisht hetim ndaj PSD. Në kuadër të këtij hetimi, të cilin zoti Doshi e ka kundërshtuar, ka patur tre aksione paralele. Aksioni ka qenë para zgjedhjeve, që u mor celulari i kryetarit të partisë PSD në Malësinë e Madhe dhe 5 personave të tjerë.

Pastaj kandidati për deputet në Tiranë. I treti në rradhë që ndodhi dje dhe sot, është kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, që deri tani nuk është person nën hetim, por është person që i është nënshtruar kontrollit personal dhe të automjetit.

Në të njëjtën kohë, në një hotel të njohur në Tiranë, është sekuestruar celulari i një prej shoqëruesve të kreut të PSD, Tom Doshi. Zoti Kristian Shkreli nuk është person nën hetim, por nga vëzhgimet ka dyshime se mund të gjenden prova për shitblerje. Rama gjatë takimit i tha “Kristian mos luaj me dy porta”, tha Lala.

The post “U sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit”/ Lala shpjegon ‘goditjen’ e SPAK ndaj njerëzve të PSD-së appeared first on Sot News | Lajme.

“U sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit”/ Lala shpjegon “goditjen” e SPAK ndaj njerëzve të PSD

15 May 2025 at 21:42

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në  një emision televiziv ka dhënë detaje nga hetimet e SPAK ndaj njerëzve të PSD për krime zgjedhore.

Lala tha se është sekuestruar edhe telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit, ndërkohë që bëri një pasqyrë të veprimeve që SPAK ka bërë kryer deri tani ndaj njerëzve të PSD.

“Në Shkodër ka patur kryesisht hetim ndaj PSD. Në kuadër të këtij hetimi, të cilin zoti Doshi e ka kundërshtuar, ka patur tre aksione paralele. Aksioni ka qenë para zgjedhjeve, që u mor celulari i kryetarit të partisë PSD në Malësinë e Madhe dhe 5 personave të tjerë.

Pastaj kandidati për deputet në Tiranë. I treti në rradhë që ndodhi dje dhe sot, është kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, që deri tani nuk është person nën hetim, por është person që i është nënshtruar kontrollit personal dhe të automjetit.

Në te njëjtën kohë, në një hotel të njohur në Tiranë, është sekuestruar celulari i një prej shoqëruesve të kreut të PSD, Tom Doshi.

Zoti Kristian Shkreli nuk është person nën hetim, por nga vëzhgimet ka dyshime se mund të gjenden prova për shitblerje. Rama gjatë takimit i tha “Kristian mos luaj me dy porta”, tha Lala.

The post “U sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit”/ Lala shpjegon “goditjen” e SPAK ndaj njerëzve të PSD appeared first on Sot News | Lajme.

“U sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit”/ Lala shpjegon “goditjen” e SPAK ndaj njerëzve të PSD

By: M C
15 May 2025 at 22:06

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga hetimet e SPAK ndaj njerëzve të PSD për krime zgjedhore.

Lala tha se është sekuestruar edhe telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit, ndërkohë që bëri një pasqyrë të veprimeve që SPAK ka bërë kryer deri tani ndaj njerëzve të PSD.

“Në Shkodër ka patur kryesisht hetim ndaj PSD. Në kuadër të këtij hetimi, të cilin zoti Doshi e ka kundërshtuar, ka patur tre aksione paralele. Aksioni ka qenë para zgjedhjeve, që u mor celulari i kryetarit të partisë PSD në Malësinë e Madhe dhe 5 personave të tjerë.

Pastaj kandidati për deputet në Tiranë. I treti në rradhë që ndodhi dje dhe sot, është kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, që deri tani nuk është person nën hetim, por është person që i është nënshtruar kontrollit personal dhe të automjetit.

Në te njëjtën kohë, në një hotel të njohur në Tiranë, është sekuestruar celulari i një prej shoqëruesve të kreut të PSD, Tom Doshi.

Zoti Kristian Shkreli nuk është person nën hetim, por nga vëzhgimet ka dyshime se mund të gjenden prova për shitblerje. Rama gjatë takimit i tha “Kristian mos luaj me dy porta”, tha Lala.

The post “U sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit”/ Lala shpjegon “goditjen” e SPAK ndaj njerëzve të PSD appeared first on Albeu.com.

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

By: Ardit
15 May 2025 at 13:19

Shumë prej votuesve mund të mos i njohin dot nga fytyra tre deputetët e rinj të Partisë SocialDemokrate. Por kjo nuk e ka penguar “nëndetësen” e Tom Doshit të dalë sërish në sipërfaqe me sukses në zgjedhjet e 11 majit. Pa bujë, pa zhurmë, por me një teknologji elektorale që i garantoi më shumë vota […]

The post Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë appeared first on BoldNews.al.

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit del në sipërfaqe me 3 deputetë

By: user 4
15 May 2025 at 13:04

Shumë prej votuesve mund të mos i njohin dot nga fytyra tre deputetët e rinj të Partisë SocialDemokrate. Por kjo nuk e ka penguar “nëndetësen” e Tom Doshit të dalë sërish në sipërfaqe me sukses në zgjedhjet e 11 majit.

Pa bujë, pa zhurmë, por me një teknologji elektorale që i garantoi më shumë vota se zgjedhjet e kaluara, Partia SocialDemokrate e Tom Doshit ka krijuar profilin e saj në terren, si një faktor atipik në zgjedhje, me plot pikëpyetje, pasi lundron në thellësi, ruan komunikimin e thjeshtë me njerëzit, nuk diktohet kurrë nga radarët e sondazheve, nuk luan me sloganet dhe imazhin në media, por në fund del me një rezultat të mirë që e përmirëson vit pas viti; 47 mijë e 513 vota dhe 3 mandate deputetësh – 1 në Tiranë dhe 2 në Shkodër.

Në qarkun Shkodër, PSD mori mbi 15 mijë vota, por surpriza e vërtetë doli në bashkinë e Vaut të Dejës, ku kjo parti rezultoi e para me mbi 5900 vota. Fitore që me gjasë i la një shije të hidhur kryeministrit Edi Rama, i cili vetëm pak ditë para zgjedhjeve i dërgonte sinjale të qarta kryebashkiakut Kristian Shkreli, kur ia përsëriti dy herë gjatë një takimi “Kristian, mos luaj me dy porta! Kristian, mos luaj me dy porta!”

Për shqetësimin e Ramës, në të njëjtën zonë u paraqit me një vizitë të pazakontë edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, për të mbikëqyrur nga afër fushën e minuar që siç duket ia kërcënonte rezultatin e Partisë Socialiste. Por, me gjithë presionin dhe dyshimet, PSD arriti të përparojë, duke futur dy deputetë nga ky qark.

Presioni nga SPAK nuk mungoi për Tom Doshin në këto zgjedhje. Në ditët e fundit të fushatës u arrestua kreu i PSD-së në Malësinë e Madhe, me akuza për përfshirje në krime zgjedhore. Pas votimeve, SPAK sekuestroi celularit të Kristian Shkrelit dhe shoqëroi disa anëtarë të PSD-së. Më herët, Tom Doshi kishte folur pa dorashka.

Doshi: Rama është marrë peng nga korrupsioni dhe krimi i organizuar

Në fjalën përmbyllëse të fushatës në Shkodër, ai shpërtheu në akuza kundër Edi Ramës, duke e cilësuar atë si të lidhur me krimin: “Edi Rama tallet me shqiptarët, thotë marr 88 mandate. Nëse i merr 88 mandate, pse bën presione? Pse i heq njerëzit nga puna, pse fut policinë e shtetit duke bllokuar qytetarët për të mos votuar PSD? Po e çojnë vendin në një kolaps që ndërkombëtarët jo të na japin pasaportën europiane, por të mos njohin zgjedhjet prej krimit zgjedhor që po bëhet në Shqipëri. Është çuar i madh e i vogël për të blerë vota, policia e lidhur me krimin e organizuar. Më vjen keq që Rama është marrë peng nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kemi një drejtues politik në Shkodër i cili i ka orët e numëruara.”

Më herët nuk kishte kursyer as Benet Becin, kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, që sipas tij drejton fushatën e PS ndërsa është nën hetim. “Rasti tjetër, kryetari i bashkisë Shkodër është i pandehur, si mund të drejtojë fushatën një njeri që ka vjedhur qytetarët?!”

Prishen ekuilibrat në Shkodër/ SPAK kontroll njerëzve të Tom Doshit

Në krahasim me 4 vite më parë, PSD ka njohur rritje në rezultatin zgjedhor me 12 mijë vota. Edhe atëherë pati të njëjtin konfigurim, nxorri 3 mandate, 1 në Tiranë dhe 2 në Shkodër, ndërkohë që kishte gjithsej 35 mijë e 475 vota.

Vetëm se në zgjedhjet e kaluara parlamentare marrëdhënia me Ramën ishte një tjetër. Të dy ndanë administratën në Shkodër, në Tiranë dhe në qytete të tjera dhe ndërsa biznesi u shkonte mirë Tom Doshi duket se ka menduar edhe për ditën kur Ramën do ta kishte kundër./Lapsi.al

The post Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit del në sipërfaqe me 3 deputetë appeared first on Lapsi.al.

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

By: Ardit
15 May 2025 at 11:11

Disa dityë pasi Rama e kërcënoi pas një takimi elektoral në Shkodër, ‘që të mos luante me dy porta’, SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Nuk dihet ende arsyeja përse Prokuroria e Posaçme sekuestroi ceularin e kryebashkiakut të PS-së. Kujtojmë që ditën e djeshme agjentët e BKH-së, forcat operacionale […]

The post “Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Qarku Shkodër blu/ Hyn në Kuvend edhe Bardh Spahia i PD-së, mbetet jashtë Edona Bilali e PS-së, PSD-ja siguron…

15 May 2025 at 10:37

Në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka fituar zgjedhjet duke siguruar 5 mandate, në këtë mënyrë në Kuvend do të hyjnë 5 kandidatë, Luciano Boci, Kliti Hoti, Greta Bardeli, Ramadan Likaj dhe Bardh Spahia, i cili është nga lista e hapur dhe nga numërimi i votave preferenciale ka marrë 9414 vota.

Forcë e dytë në këtë qark, është renditur Partia Socialiste, e cila ka marrë 4 mandate duke futur në Kuvend vetëm listën e mbyllur që përbëhej nga Marjana Koceku, Onid Bejleri, Xhenis Cela dhe Bujar Rexha. Jashtë Kuvendit ka mbetur kandidatja e listës së hapur, Edona Bilali dhe Shkëlqim Sterkaj, pavarësisht se kanë marrë goxha mbështetje nga votat preferenciale.

Ndërkohë forcë e tretë është renditur Partia Social Demokrate, duke siguruar dy mandate. Konkretisht deputetë të PSD-së nga ky qark, do të jenë Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.

The post Qarku Shkodër blu/ Hyn në Kuvend edhe Bardh Spahia i PD-së, mbetet jashtë Edona Bilali e PS-së, PSD-ja siguron… appeared first on Sot News | Lajme.

SPAK e BKH aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona të dyshuar për krime zgjedhore

By: user 8
14 May 2025 at 14:14

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë ndërmarrë sot një tjetër aksion të gjerë në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, duke u fokusuar në qytetin e Shkodrës.

Sipas burimeve paraprake, në Shkodër janë shoqëruar disa persona që dyshohen për përfshirje në veprime të paligjshme gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Të njëjtat burime sqarojnë se të shoqëruarit janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate (PSD). Aksioni është zhvilluar me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe ka përfshirë kontrolle personale dhe të automjeteve.

Në të njëjtën kohë, veprime të ngjashme janë kryer edhe në Fier, në bashkëpunim me Policinë Vendore, lidhur me një tjetër procedim penal në hetim për veprimtari të dyshuar kriminale në kuadër të procesit zgjedhor.

The post SPAK e BKH aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona të dyshuar për krime zgjedhore appeared first on Lapsi.al.

SPAK dhe BKH tjetër aksion në Shkodër, shoqërohen disa mbështetës të PSD

By: Ela
14 May 2025 at 13:50

SPAK e BKH kanë zhvilluar këtë të mërkurë një tjetër aksion në Shkodër. Mësohet se janë shoqëruar disa persona te dyshuar për krime zgjedhore, sipas burimeve paraprake, mbështetës të PSD. Aksioni për kontroll personal dhe të automjeteve është bërë me vendim të GJKKO. Veprime ditën e sotme janë kryer edhe në Fier në bashkëpunim me […]

The post SPAK dhe BKH tjetër aksion në Shkodër, shoqërohen disa mbështetës të PSD appeared first on BoldNews.al.

“Nuk jemi përfshirë në gjëra të tilla”/ Reagon kandidatja e PSD-së, Bozha pas arrestimit të të atit: Koha do ta provojë

14 May 2025 at 11:06

I akuzuar për blerje votash në zgjedhjet e 11 majit në Fier, vendimi i GJKKO-së vendos arrest në shtëpi ndaj Pandeli Bozhës. Pas këtij vendimi të GJKKO-s, ka ardhur reagimi i vajzës së tij, Limonera Bozha, e cila kandidonte në zgjedhje nën siglën e Partisë Socialdemokrate (PSD).

Deklarata e saj vjen në një kohë kur babai i saj, Pandeli Bozha, është nën hetim për korrupsion aktiv në zgjedhje, pasi dyshohet se ka përdorur mjete financiare dhe lidhje personale për të ndikuar tek votuesit në favor të saj. Arrestimi i tij u bë në kuadër të një operacioni të zgjeruar për parregullsi zgjedhore në disa qarqe të vendit.

“Nuk jemi përfshirë kurrë në gjëra të tilla. Koha do ta provojë edhe faktin”, tha ajo për mediat nga ambjentet e jashtme.

Ndërkohë, SPAK dhe autoritetet hetimore po vijojnë punën për të verifikuar të gjitha pistat e mundshme dhe për të dokumentuar rolin e personave të përfshirë.

The post “Nuk jemi përfshirë në gjëra të tilla”/ Reagon kandidatja e PSD-së, Bozha pas arrestimit të të atit: Koha do ta provojë appeared first on Sot News | Lajme.

GJKKO cakton masën ‘arrest në shtëpi’ për babain e kandidates së PSD në Fier/ U ndalua për shit-blerje vote…

14 May 2025 at 10:46

I arrestuar disa ditë më parë nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për Pandeli Bozhën. Masa e dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar erdhi për shkak të moshës së shtyrë dhe gjendjes së rënduar shëndetësore të Bozhës.

70-vjeçari dyshohet se ka blerë vota në qytetin e Fierit për vajzën e tij, Limonera Bozha, e cila kandidoi në zgjedhjet vendore nën siglën e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria, ngjarja ka ndodhur më 8 maj, kur Bozha i ka ofruar një shtetasi një shumë parash dhe një fletë votimi të ngjashme me atë zyrtaren, ku ishte theksuar me ngjyrë portokalli emri i së bijës, duke i kërkuar mbështetje në zgjedhje.

Ndaj personit me të cilin ka komunikuar Bozha është marrë masa e procedimit në gjendje të lirë, ndërsa organi i akuzës po heton nëse kemi të bëjmë me një rast të mirëorganizuar të shitblerjes së votës. Nga ana tjetër, vetë kandidatja e PSD-së, Limonera Bozha, ka mohuar çdo përfshirje në veprimtari të paligjshme, duke e cilësuar rastin si një sulm të qëllimshëm ndaj saj.

The post GJKKO cakton masën ‘arrest në shtëpi’ për babain e kandidates së PSD në Fier/ U ndalua për shit-blerje vote… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌