Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nuk u rizgjodhën, por nuk heshtën, fjalët që lanë gjurmë në seancën e fundit

3 July 2025 at 18:43

Më 11 Maj të shumtë ishin deputetët aktualë që nuk arritën të fitonin votat e nevojshme për të fituar një mandat tjetër e kështu në shtator të rikthehen në Parlament.

Të pozicionuar në listat e hapura të kandidatëve për deputetë, fati nuk u buzëqeshi ligjvënësve socialistë dhe demokratë.

“Kam qenë e lidhur me ligjin e drejtësinë, kështu që nuk ka arsye të përfundojë. Peng? Nuk kam. Unë nuk jam shkëputur nga puna me ligjin, akademinë, etj. Nëse do më lejohet hapësira në politikë, nuk do ketë hezitim nga ana ime”, u shpreh Ermonela Felaj.

“Ndihem i privilegjuar, ka qenë një përvojë e mrekullueshme në jetën time profesionale dhe gjithashtu i pvirilegjuar që të kem qenë pjesë e këtij grupi që kemi cuar përpara anëtarësimin evropian. Do më mungojë jeta parlamentare, do mbetem qytetar aktiv”, u shpreh Toni Gogu i PS.

 

 

“Ndihem krenare për punën që kam bërë, falënderuese PD-së që kam përfaqësues, falënderuese medias që kemi pasur një komunikim shumë të mirë. Kam punuar 20 vite në administratën publike dhe politika kthehet edhe në pasion. Besoj se nga shtatori do kthehem në profesionin tim. Do më marrë malli për kauzat që kam mbrojtur”, tha Dhurata Çupi e PD.

“Unë jam dielli që po perëndon në politikë, shikoni diellin e mëngjesit. Kam një licencë avokati, mund të rikthehem shumë shpejt, pse jo edhe në sallat e gjyqit, këtë profesion kam zgjedhur”, u shpreh shkurtimisht Nasip Naço, i cili nuk do të jetë më pjesë e PS në parlament.

82 deputetë aktualë në shtator nuk do kthehen në Kuvendin e Shqipërisë. Megjithatë ata thotë se jetën nuk e kanë të lidhur përgjithmonë me një mandat deputeti. Jeta vazhdon e bashkë me të edhe sfidat e reja.

 

 

The post Nuk u rizgjodhën, por nuk heshtën, fjalët që lanë gjurmë në seancën e fundit appeared first on Sot News | Lajme.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shpërndan mandatet në 4 qarqe

By: user7
27 June 2025 at 11:40

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në katër qarqe të tjera, Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër. KQZ ka shpërndarë mandatet për deputetët e zgjedhur në këto katër qarqe.

Vendimi i bërë publik nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, vjen pas vendimit të marrë nga Kolegji Zgjedhor për rrëzimin e ankimimit të bërë nga Partia Demokratike.

The post Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shpërndan mandatet në 4 qarqe appeared first on Lapsi.al.

KQZ u jep mandatin deputetëve të qarqeve Kukës, Korçë, Lezhë e Gjirokastër

By: user7
25 June 2025 at 14:50

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka dhënë mandatet e deputetëve sot kandidatëve të zgjedhur më 11 maj në qarqet Kukës, Korçë, Lezhë e Gjirokastër. Kjo lëvizje vjen pasi Kolegji Zgjedhor certifikoi zgjedhjet në këto 4 qarqe.

Partia Socialiste në Kukës ka fituar 1 mandat, në Korçë 6, në Lezhë 3 dhe Gjirokastër 3 mandate. Partia Demokratike-ASHM në Kukës ka fituar 2 mandate, në Korçë 4, në Lezhë 4 dhe Gjirokastër 1 mandat.

Shpërndarja e mandateve:

Kukës

PD-ASHM – 2 mandate

Flamur Hoxha
Isuf Çelaj

PS – 1 mandat

Eduard Shalsi

Korçë

PS – 6 mandate

Niko Peleshi
Romina Kuko
Genti Lakollari
Ilirian Pendavinji
Bledi Çomo
Besa Spaho
PD-ASHM – 4 mandate

Ivi Kaso
Ledina Alolli
Bledjon Nallbati
Fidel Kreka

Lezhë

PD-ASHM – 4 mandate

Agron Gjekmarkaj
Elda Hoti
Gjin Gjoni
Kastriot Piroli

PS –  3 mandate

Ulsi Manja
Ermal Pacaj
Marjeta Neli

Gjirokastër

PS – 3 mandate

Mirela Furxhi
Termet Peci
Piro Dhima

PD-ASHM -1 mandat

Tritan Shehu

The post KQZ u jep mandatin deputetëve të qarqeve Kukës, Korçë, Lezhë e Gjirokastër appeared first on Lapsi.al.

Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha/ Si do të ndaheshin mandatet me “mazhoritar kombëtar”

21 May 2025 at 22:50

Mandatet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit u ndanë në 83 për Partinë Socialiste dhe 50 për demokratët, 3 për Partinë Social-Demokrate, 2 për Partinë Mundësia dhe 1 mandat për Nisma Shqipëria Bëhet dhe 1 për Lëvizjen Bashkë. Në 2013 grupi parlamentar i PD ka patur 49 deputetë, 52 bashkë me aleatët, në 2017-ën, 43 […]

The post Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha/ Si do të ndaheshin mandatet me “mazhoritar kombëtar” appeared first on BoldNews.al.

Berati me 98% për PS, por përfaqësuesit e PD-së nuk duken shumë të shqetësuar

18 May 2025 at 19:57

Hipokrizia e Partisë Demokratike për rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit është shumë e qartë dhe qesharake.

Ndonëse më herët u ankuan se Partia Socialiste ka arritur të manipulojë votat e diasporës, drejtuesi politik i Korçës, Ivi Kaso, dhe ai i Beratit, Eno Bozdo, duket se nuk janë realisht aq të trishtuar dhe në merak për “manipulimin” e votave të shqiptarëve.

Pasi para kamerave recitojnë poezinë e vjedhjes së votave (vetëm për qarqet ku humbin), ata shihen të enden nëpër sallën e Parkut Olimpik ‘Feti Borova” të qeshur dhe në humor mjaft të mirë duke shkëmbyer batuta me njëri-tjerin, ndoshta sepse vetë e kanë siguruar ulësen në parlament për 4 vitet e ardhshme.
Ironia është se në të njëjtën kohë, përfaqësues të PD-së kanë denoncuar faktin se në Berat, një nga qarqet më të përfolura për ndikim elektoral, Partia Socialiste ka arritur të marrë një rezultat që i kalon 98%.

The post Berati me 98% për PS, por përfaqësuesit e PD-së nuk duken shumë të shqetësuar appeared first on Sot News | Lajme.

Përfundon numërimi i votave të diasporës në Lezhë: PD ruan 4 mandatet

17 May 2025 at 18:38

Ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga diaspora, kryesisht nga Greqia. Rezultati final konfirmon ndarjen e mandateve në favor të Partisë Demokratike, e cila siguron 4 mandate në Kuvend, ndërsa Partia Socialiste mbetet me 3 mandate.

PS e humbi për 73 vota mandatin e katërt në qarkun Lezhë.

Lezha ishte një nga qarqet ku gara u ndoq me interes dhe tension të lartë nga të dyja palët, për shkak të diferencës së ngushtë në vota. Procesi i numërimit u krye nga Parku Olimpik me përfaqësues të forcave politike dhe vëzhgues, të gjithë të përqendruar në momentet e fundit të procesit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përfundon numërimi i votave të diasporës në Lezhë: PD ruan 4 mandatet appeared first on Euronews Albania.

Cilët janë 45 deputetët e rinj të listave të hapura

By: user 5
17 May 2025 at 14:05

Pas përfundimit të numërimit të votave brenda vendit, 45 kandidatë nga lista e hapur do të jenë pjesë e Parlamentit në shtator.

Nga këta 37 janë kandidatë nga listat e Partisë Socialiste, 7 nga listat e Partisë Demokratike dhe 1 nga lista e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.

Lista e PS

BERAT

Hysen Buzali 8209 vota

Fadil Nasufi 6327 vota

Hatixhe Konomi 3372 vota

DIBËR

Agron Malaj 12616 vota

DURRËS

Arkend Balla 18715 vota

Ani Dyrmishi 11588 vota

Etleva Budini 4047 vota

ELBASAN

Sara Mila 18626 vota

Saimir Hasalla 9361 vota

Olsi Komici 9020 vota

Aulona Bylykbashi 8315 vota

Agron Gaxho 5969 vota

FIER

Ceno Klosi 16638 vota

Klevis Jahaj 12696 vota

Asfloral Haxhiu 11622 vota

Antoneta Dhima 6860 vota

Elton Korreshi 5966 vota

Zegjine Çaushi 4074 vota

Dhimitër Kruti 3629 vota

GJIROKASTËR

Tërmet Peçi 9468 vota

Piro Dhima 6902 vota

KORÇË

Ilirian Pendavinji 10133 vota

Bledi Çomo 9478 vota

Besa Spaho 6691 vota

LEZHË

Marjeta Neli 6745 vota

TIRANË

Blendi Gonxhja 22016 vota

Erion Braçe 20846 vota

Ervin Hoxha 18940 vota

Fatmir Xhafaj 12530 vota

Ornaldo Rakipi 9552 vota

Anila Denaj 8731 vota

Blerina Gjylameti 5751 vota

VLORË

Damian Gjiknuri 10031 vota

Vullnet Sinaj 8757 vota

Ardit Bido 7360 vota

Vasil Llajo 4894 vota

Brunilda Mersini 4892 vota

LISTA E PD

DURRËS

Arian Ndoja 8232 vota

KORÇË

Fidel Kreka 6523 vota

KUKËS

Shkelqim Shehu 7493 vota

LEZHË

Gjin Gjoni 8873 vota

Kastriot Piroli 5632 vota

SHKODËR

Bardh Spahia 9466 vota

TIRANË

Jorida Tabaku 19025 vota

Lista e Nisma Shqipëria Bëhet

TIRANË

Adriatik Lapaj 4554 vota

The post Cilët janë 45 deputetët e rinj të listave të hapura appeared first on Lapsi.al.

Projeksioni/ Kandidatët që kanë siguruar mandatin nga votat e numëruara deri më tani

By: Besnik
15 May 2025 at 20:51

Me vetëm 11 kuti të mbetura për t’u numëruar, rezultati në rang kombëtar ka pësuar disa ndryshime të vogla.

Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50 mandate.

Ndërkohë, Partia Mundësia ka siguruar mandatin e saj të dytë.

Partia Socialdemokrate ka arritur në tre mandate, ndërsa Nisma “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit kanë fituar nga një mandat secila.

Më poshtë paraqiten emrat e deputetëve të rinj sipas projeksioneve, bazuar në votat e numëruara deri në këto momente – konkretisht, janë numëruar 5,214 nga 5,225 kuti në total dhe 137,706 vota të diasporës nga 194,889 gjithsej.

Partia Socialiste – 83 mandate

Qarku Tiranë

  1. Edi Rama
  2. Ogerta Manastirliu
  3. Elisa Spiropali
  4. Lindita Nikolla
  5. Taulant Balla
  6. Adea Pirdeni
  7. Albana Koçiu
  8. Igli Hasani
  9. Delina Ibrahimaj
  10. Ilva Gjuzi
  11. Iris Luarasi
  12. Erion Malaj
  13. Blendi Gonxhja – 20,009 vota
  14. Erion Braçe – 17,102 vota
  15. Ervin Hoxha – 16,727 vota
  16. Fatmir Xhafaj – 11,365 vota
  17. Xhemal Qefalia – 8,415 vota
  18. Anila Denaj – 6,647 vota
  19. Blerina Gjylameti – 5,296 vota

Qarku Berat

  1. Ervin Demo
  2. Enriketa Jaho
  3. Hysen Buzali – 8,209 vota
  4. Fadil Nasufi – 6,327 vota
  5. Hatixhe Konomi – 3,372 vota

Qarku Dibër

  1. Blendi Klosi
  2. Alma Selami
  3. Agron Malaj – 12,616 vota

Qarku Durrës

  1. Klodiana Spahiu
  2. Milva Ekonomi
  3. Loer Kume
  4. Skënder Pashaj
  5. Aurora Mara
  6. Arkend Balla – 18,649 vota
  7. Ani Dyrmishi – 11,574 vota
  8. Etleva Budini – 4,031 vota

Qarku Elbasan

  1. Arbjan Mazniku
  2. Bora Muzhaqi
  3. Ermal Elezi
  4. Adi Qose
  5. Evis Kushi
  6. Sara Mila – 18,626 vota
  7. Saimir Hasalla – 9,361 vota
  8. Olsi Komici – 9,020 vota
  9. Aulona Bylykbashi – 8,315 vota
  10. Agron Gaxho – 5,969 vota

Qarku Fier

  1. Belinda Balluku
  2. Petrit Malaj
  3. Kiduina Zaka
  4. Erjo Mile
  5. Ana Nako
  6. Ceno Klosi – 16,638 vota
  7. Klevis Jahaj – 12,696 vota
  8. Asfloral Haxhiu – 11,622 vota
  9. Antoneta Dhima – 6,860 vota
  10. Elton Korreshi – 5,966 vota
  11. Zegjine Caushi – 4,074 vota
  12. Dhimitër Kruti – 3,629 vota

Qarku Gjirokastër

  1. Mirela Furxhi
  2. Termet Peçi – 9,468 vota
  3. Piro Dhima – 6,902 vota

Qarku Korçë

  1. Niko Peleshi
  2. Romina Kuko
  3. Genti Lakollari
  4. Ilirian Pendavinji – 10,133 vota
  5. Bledi Como – 9,478 vota
  6. Besa Spaho – 6,691 vota

Qarku Kukës

  1. Eduard Shalsi

Qarku Lezhë

  1. Ulsi Manja
  2. Ermal Pacaj
  3. Marjeta Neli – 6,745 vota

Qarku Shkodër

  1. Marjana Koceku
  2. Onid Bejleri
  3. Xhenis Cela
  4. Bujar Rexha

Qarku Vlorë

  1. Bledar Çuçi
  2. Zamira Sinaj
  3. Erjona Ismaili
  4. Pirro Vengu
  5. Damian Gjiknuri – 10,031 vota
  6. Vullnet Sinaj – 8,757 vota
  7. Ardit Bido – 7,360 vota
  8. Vasil Llajo – 4,894 vota
  9. Brunilda Mersini – 4,892 vota

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 50 mandate

Qarku Tiranë

  1. Sali Berisha
  2. Flamur Noka
  3. Albana Vokshi
  4. Belind Këlliçi
  5. Tedi Blushi
  6. Jozefina Topalli
  7. Fatmir Mediu
  8. Edi Paloka
  9. Erisa Xhixho
  10. Mesila Doda
  11. Klevis Balliu
  12. Besart Xhaferi
  13. Jorida Tabaku – 16,467 vota

Qarku Berat

  1. Enno Bozdo
  2. Zija Ismaili

Qarku Dibër

  1. Xhelal Mziu
  2. Denisa Vata

Qarku Durrës

  1. Oerd Bylykbashi
  2. Artan Luku
  3. Manjola Luku
  4. Gent Strazimiri
  5. Igli Cara
  6. Arian Ndoja – 8,209 vota

Qarku Elbasan

  1. Tomor Alizoti
  2. Edmond Haxhinasto
  3. Klodiana Çapja
  4. Blendi Himci

Qarku Fier

  1. Gazment Bardhi
  2. Luan Baçi
  3. Brunilda Haxhiu
  4. Saimir Korreshi

Qarku Gjirokastër

  1. Tritan Shehu

Qarku Korçë

  1. Ivi Kaso
  2. Ledina Alolli
  3. Bledjon Nallbati
  4. Fidel Kreka – 6,523 vota

Qarku Kukës

  1. Flamur Hoxha
  2. Shkëlqim Shehu – 7,493 vota

Qarku Lezhë

  1. Agron Gjekmarkaj
  2. Elda Hoti
  3. Gjin Gjoni – 8,873 vota
  4. Kastriot Piroli – 5,632 vota

Qarku Shkodër

  1. Luciano Boçi
  2. Kliti Hoti
  3. Greta Bardeli
  4. Ramadan Likaj
  5. Bardh Spahia – 9,414 vota

Qarku Vlorë

  1. Bujar Leskaj
  2. Vangjel Dule
  3. Ina Zhupa

Partia Socialdemokrate (PSD) – 3 mandate

Qarku Shkodër

  1. Tom Doshi
  2. Sabina Jorgo

Qarku Tiranë

  1. Albana Pellumbi

Partia Mundësia – 2 mandate

Qarku Tiranë

  1. Agron Shehaj
  2. Erald Kapri

Lëvizja Bashkë – 1 mandat

Qarku Tiranë

  1. Redi Muçi

Nisma “Shqipëria Bëhet” – 1 mandat

Qarku Tiranë

  1. Ana Dajko

LEXONI GJITHASHTU:

The post Projeksioni/ Kandidatët që kanë siguruar mandatin nga votat e numëruara deri më tani appeared first on Euronews Albania.

EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend

15 May 2025 at 09:41

Partia Demokratike ka arritur të marrë vetëm në 6 Qarqe dhe vetëm nga një kandidat nga listat e hapura mandate për në Kuvend nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Qarqet e vetme ku demokratët kanë shkuar përtej listës së mbyllur janë Tirana, Durrësi, Shkodra, Korça, Lezha dhe Kukësi, pa përjashtuar ndonjë surprizë që mund të […]

The post EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Gara e ngushtë për mandatin e 14-të, Partia Mundësia ia kalon PD-së

13 May 2025 at 21:40

Në Tiranë, po vijon numërimi i votave për zgjedhjet e 11 majit, ku deri tani janë numëruar 1250 kuti nga gjithsej 1282 që ka qarku.

Nga përllogaritjet e votave deri tani, Partia Socialiste ka siguruar 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka fituar vetëm 13 mandate, duke humbur një mandat që kishte më parë.

Po ashtu, Partia Mundësia ka arritur të sigurojë dy mandate të siguruara.

Mandatet për Tiranën shpërndahen si më poshtë:

  • Partia Socialiste (PS): 19 mandate

  • Partia Demokratike (PD): 13 mandate

  • Partia Mundësia: 2 mandate

  • Lëvizja BashkëShqipëria Bëhet, dhe Partia Socialdemokrate (PSD) secila nga një mandat.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 147,580 vota, ose 35.01%. Ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 201,960 vota, që përbëjnë 47.91% të votave të numëruara. Partia Mundësia ka marrë 21,132 vota, ose 5.01%.

Deri më tani, përqindjet dhe numri i mandateve janë si më poshtë: 1250 kuti të numëruara nga 1282 në total

  • Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 147,580 (35.01%)

  • Lëvizja Bashkë (BASHKE): 11,393 (2.70%)

  • Lëvizja Atdheu (LA): 736 (0.17%)

  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 8,187 (1.94%)

  • Partia Socialiste e Shqipërisë (PS): 201,960 (47.91%)

  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 13,006 (3.09%)

  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 1,028 (0.24%)

  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 515 (0.12%)

  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 1,844 (0.44%)

  • Partia Mundësia (MUNDESIA): 21,132 (5.01%)

  • Partia Socialdemokrate (PSD): 14,132 (3.35%

The post Gara e ngushtë për mandatin e 14-të, Partia Mundësia ia kalon PD-së appeared first on Sot News | Lajme.

Votat e diasporës ndryshojnë ndarjen e mandateve, PD i ikin 2 deputetë

By: user 6
13 May 2025 at 20:48

Në rezultatet e përditësuara të KQZ-së, kutitë e fundit në Tiranë dhe votat e ardhura nga diaspora kanë ndryshuar rezultatet për ndarjen e mandateve. Partia Socialiste numëron tashmë 83 mandate duke marrë një madat të PD-së në Vlorë ku ndarja tashmë është 9-3 për partinë në pushtet.

PD humbet edhe një mandat nga lista e sigurt. Koalicioni i PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50 mandate pasi përveç një mandati të humbur në Vlorë i ka ikur edhe 1 në Tiranë që i ka kaluar Partisë “Mundësia”. Kështu forca e drejtuar nga Agron Shehaj shkon në 2 mandate.

PSD ka 3 mandate, dhe nga një mandat mbeten “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe “Lëvizja Bashkë”. Në Tiranë kanë mbetur edhe 36 kuti për t’u numëruar. Ndërsa nga votat e diaporës janë numëruar 67 834 vota nga 194 838 zarva që kanë ardhur nga jashtë. ©LAPSI.al

The post Votat e diasporës ndryshojnë ndarjen e mandateve, PD i ikin 2 deputetë appeared first on Lapsi.al.

PD përmbys rezultatin në qarkun e Lezhës

By: user 6
12 May 2025 at 21:13

Partia Demokratike ka përmbysur rezultatin në qarkun e Lezhës mbrëmjen e kësaj të hëne. Sipas rezultatit paraprak të KQZ-së, 16 764 vota ose 44.14 %.

Ndjek me PS me 16378 vota ose 43.12%. Në bazë të këtyre rezultateve PD merr 4 mandate ndërsa PS 3 ulëse në Kuvend.

Deri tani janë numëruar 145 kuti nga 245 gjithsej dhe gjithçka mund të ndryshojë sërish. Forcat e tjera politike nuk kanë siguruar mandate.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 6.09 % të votave, Partia Socialdemokrate 2.82%, Partia Koalicioni Euroatlantik 1.93 %, Partia Mundësia 1.13 %, Lëvizja Bashkë 0.46 %. ©LAPSI.al

The post PD përmbys rezultatin në qarkun e Lezhës appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Merr formë Parlamenti i ri i Shqipërisë, ja si ndahen mandatet mes PS dhe PD! Partitë e reja sigurojnë ulëse

By: M C
12 May 2025 at 21:46

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri.

Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 82 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 52 mandate deputeti.

E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon 3 mandate.

Më pas, vijnë Nisma Shqipëria Bëhet, Lëvizja Bashkë dhe Partia Mundësia me nga 1 mandat.

The post FOTO/ Merr formë Parlamenti i ri i Shqipërisë, ja si ndahen mandatet mes PS dhe PD! Partitë e reja sigurojnë ulëse appeared first on Albeu.com.

Garë e fortë në Lezhë, si bëhet ndarja e mandateve

By: fra nc
12 May 2025 at 16:51

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Lezhës po vijon me ritme të qëndrueshme. Deri më tani janë numëruar 96 nga 245 qendra votimi, ose rreth 39% e kutive. Të dhënat paraprake tregojnë për një garë të fortë midis Partisë Socialiste dhe koalicionit PD-ASHM, me një avantazh të lehtë për socialistët.

Sipas rezultateve të deritanishme:

  • Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 11,139 vota, që përbëjnë 45.29% të totalit të deritanishëm.
  • Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek nga afër me 10,629 vota, ose 43.22%.
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 1,230 vota (5.00%), ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) ka arritur në 712 vota (2.90%).
  • Forcat e tjera politike rezultojnë me përqindje më të ulëta.

Bazuar në këto rezultate dhe projeksionet aktuale, ndarja e mandateve në këtë fazë të numërimit parashikohet të jetë:

  • 4 mandate për Partinë Socialiste
  • 3 mandate për Koalicionin PD-ASHM

Gara mbetet e hapur ndërsa numërimi vazhdon, dhe përqindjet mund të lëvizin në varësi të rezultatit në qendrat e mbetura.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Garë e fortë në Lezhë, si bëhet ndarja e mandateve appeared first on Euronews Albania.

Elbasan: PS kryeson me 61.12% të votave, si bëhet ndarja e mandateve

By: fra nc
12 May 2025 at 15:28

Procesi i numërimit në qarkun e Elbasanit po ecën me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë përpunuar 298 nga 508 qendra votimi. Të dhënat paraprake tregojnë një avantazh të dukshëm për Partinë Socialiste të Shqipërisë, e cila ka siguruar 46,439 vota, që përbëjnë 61.12% të totalit të votave të numëruara.

Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 22,038 vota, që përbëjnë 29.00% të votave. Ky rezultat përkthehet në një ndarje mandatesh 10 për PS dhe 4 për PD-ASHM, bazuar në projeksionet aktuale.

Pjesa tjetër e partive politike ka marrë rezultatet si më poshtë:

  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 2,661 vota – 3.50%
  • Partia Mundësia: 1,500 vota – 1.97%
  • Partia Socialdemokrate (PSD): 1,003 vota – 1.32%
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 1,313 vota – 1.73%
  • Lëvizja Bashkë: 596 vota – 0.78%
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 125 vota – 0.16%
  • Lëvizja Atdheu (LA): 82 vota – 0.11%
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 186 vota – 0.24%

LEXONI GJITHASHTU:

The post Elbasan: PS kryeson me 61.12% të votave, si bëhet ndarja e mandateve appeared first on Euronews Albania.

Berat: PS kryeson me mbi 58% të votave, si bëhet ndarja e mandateve

By: fra nc
12 May 2025 at 15:11

Në qarkun e Beratit, procesi i numërimit të votave vijon me ritme të qëndrueshme, ku aktualisht janë përpunuar 154 nga 275 qendra votimi. Partia Socialiste kryeson bindshëm me 58.92% të votave, ndërsa Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” renditet i dyti me 30.05%.

Të dhënat paraprake tregojnë se PS ka marrë 21,477 vota nga kutitë e numëruara, duke e përforcuar pozicionin e saj si forca politike dominuese në Berat. Në krahun tjetër, PD-ASHM ka siguruar deri tani 10,953 vota, ndërsa në vend të tretë renditet Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” me 2,464 vota ose 6.76%.

Forcat e tjera politike kanë marrë mbështetje më të kufizuar. Partia “Mundësia” ka grumbulluar 665 vota (1.82%), “Lëvizja Bashkë” ka marrë 369 vota (1.01%), ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) ka siguruar vetëm 137 vota. Pjesa tjetër e subjekteve të vogla politike kanë marrë më pak se 1% të votave secila, duke mos ndikuar në ndarjen e mandateve.

Bazuar në projeksionet aktuale, ndarja e mandateve për këtë qark është 5 për Partinë Socialiste dhe 2 për koalicionin e drejtuar nga Partia Demokratike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berat: PS kryeson me mbi 58% të votave, si bëhet ndarja e mandateve appeared first on Euronews Albania.

Projeksioni| Si ndahen mandatet mes forcave politike në Elbasan, Durrës e Fier

12 May 2025 at 12:46

Pas Tiranës Fieri është qarku i dytë më i madh në vend. Beteja në këtë qark është për 16 mandate. Nga numërimi i 188 nga 578 QV projeksioni i ndarjes së mandateve në këtë qark është: 12 mandate PS, dhe 4 mandate PD-ASHM.

Qarku i tretë për nga pesha elektorale është Durrësi, që çon 14 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Nga numërimi i 161 nga 493 qendra votimi në këtë qark projeksioni i ndarjes së mandateve është: 8 mandate PD dhe 6 mandate PD-ASHM.

Të njëjtin numër mandatesh për Parlamentin si Durrësi prodhon edhe qarku i Elbasanit. Gara mes 11 subjekteve në këtë qark është për 14 deputetë. Nga numërimi i 230 qendrave të votimit nga 508 në këtë qark projeksioni i ndarjes së mandateve është: 10 mandate PS dhe 4 mandate PD-ASHM.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Projeksioni| Si ndahen mandatet mes forcave politike në Elbasan, Durrës e Fier appeared first on Euronews Albania.

Numërohen 431 kuti në Tiranë: Si ndahen mandatet mes forcave politike

By: fra nc
12 May 2025 at 12:34

Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 431 nga 1,282 qendra votimi, ku Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 67,140 vota që përbëjnë 48.77% të totalit.

Në vend të dytë renditet Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 47,760 vota ose 34.70%, ndërsa forcat e tjera politike ndjekin me përqindje më të ulëta si më poshtë:

  • Partia Mundësia (MUNDESIA): 6,622 vota – 4.81%
  • Partia Socialdemokrate (PSD): 4,708 vota – 3.42%
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 4,114 vota – 2.99%
  • Lëvizja Bashkë (BASHKE): 3,683 vota – 2.68%
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 2,196 vota – 1.60%
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 670 vota – 0.49%
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 346 vota – 0.25%
  • Lëvizja Atdheu (LA): 246 vota – 0.18%
  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 169 vota – 0.12%

Mandatet në Tiranë, sipas projeksioneve nga rezultatet paraprake:

  • Partia Socialiste (PS): 19 mandate
  • Koalicioni PD-ASHM: 15 mandate
  • Nisma Shqipëria Bëhet: 1 mandat
  • Partia Mundësia: 1 mandat
  • Lëvizja Bashkë: 1 mandat
  • Partia Socialdemokrate (PSD): 1 mandat

The post Numërohen 431 kuti në Tiranë: Si ndahen mandatet mes forcave politike appeared first on Euronews Albania.

Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, si ndahen votat deri më tani

By: V K
12 May 2025 at 09:42

Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, teksa janë numëruar 297 qendra votimi nga 1282 në total. Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste, dominon me 19 mandate, e ndjekur nga Partia Demokratike me 14 mandate

Më konkretisht, rezultati i deritanishëm, PS vazhdon të jetë e para me 47.80 %, ku ka arritur të marrë 43 792 vota deri tani.

E dyta renditet PD me 35.11 %, e cila ka arritur të marrë 32 165 vota deri tani.

Forcë e tretë rezulton Partia Mundësia me 4.94 %, ku deri më tani rezulton me 4527, e cila ndiqet nga PSD dhe Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë, ku secila me këtë tren marrin vetëm nga 1 mandat secila.

REZULTATI

Partia Socialiste – 47.80 % – 43 792 vota (19 mandate)

Partia Demokratike – 35.11 % – 32 165 vota (14 mandate)

Partia Mundësia – 4.94 % – 4 527 vota (1 mandat)

Partia Social-Demokrate – 3.59 % – 3 286 vota (1 mandat)

Nisma Shqipëria Bëhet – 3.13 % – 2 870 vota (1 mandat)

Lëvizja Bashkë – 2.79 % – 2 552 vota (1 mandat)

Koalicioni Euroatlantik – 1.61 % – 1 475 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 0.48 % – 442 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 0.27 % – 247 vota

Lëvizja Atdheu – 0.17 % – 154 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re – 0.12 % – 108 vota

The post Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, si ndahen votat deri më tani appeared first on Albeu.com.

Lapaj zbulon pritshmëritë: Presim të marrim minimalisht 4 mandate në Tiranë

By: fra nc
11 May 2025 at 23:11

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ishte mbrëmjen e së dielës në Parkun Olimpik në Tiranë, ku pritet të nisë procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora.

Në një prononcim për Euronews Albania, Lapaj u shpreh optimist për rezultatin që pritet të marrë forca e tij politike, duke theksuar se ata duhet të jenë koalicioni më i votuar nga emigrantët shqiptarë, për shkak të rolit kyç që kanë pasur në miratimin e ligjit për votën e diasporës.

“Pritshmëria jonë është ajo e atyre që imponuan votën e diasporës dhe detyruan të gjithë këta të tjerët të dalin në diasporë. Me një logjikë të thjeshtë, do të duhet të ishim forca më e votuar, pasi ai ligj është shkruar dhe çuar nga ne,” tha Lapaj.

Duke u ndalur te gara në kryeqytet, ai u shpreh se koalicioni i tij pret një rezultat që do të përkthehej minimalisht në 4 mandate.

“Do të jetë një rezultat impresionues, në çdo rast mbi 10% të votave. Në Tiranë presim minimalisht mbi 4 mandate,” deklaroi kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lapaj zbulon pritshmëritë: Presim të marrim minimalisht 4 mandate në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌