Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Njihuni me fituesen e talent showt “Yjet Shqiptarë të Diasporës”

By: V K
30 June 2025 at 07:59

Këngëtarja 20-vjeçare Herva Novaku, me votat e jurisë është shpallur fituesja e edicionit të parë të talent showt “Yjet Shqiptarë të Diasporës”.

Tre konkurrentët finalistë që zgjodhi juria pas përballjeve me njëri-tjetrin, ishin Andi Ismaili balerin, Erika Shalla balerinë  dhe Herva Novaku këngëtare.

Herva ka lindur dhe jeton në Gjermani. Ajo u prezantua në fazën e parë të konkurrimit në Dortmund, ku zgjodhi të interpretojë një material operistik.

Në gjysmëfinale ajo zgjodhi të sfidojë veten dhe jurinë me këngën e Nemo – The Code, një këngë teknikish e vështirë që kalon në shumë regjistra vokali.

Në natën finale, ajo intepretoi një nga këngët më të bukura dhe më emocionale “S.O.S” remake nga Dimash.

Duket që edhe Herva ka patur suksesin dhe fatin si Dimash, pasi edhe ai ka triumfuar me këtë material muzikor që konsiderohet një simfoni 4 minutëshe.

Herva është këngëtare, aktore, si dhe ka pasion akrobacinë, kjo u duk qartë në sfidën që i bëri në skenë Ilir Shaqirit, ku edhe pse me taka të larta dhe me fustan ajo bëri sparaktën në skenë.

Një nga synimet e saj në të ardhmen, është të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

“Yjet Shqiptarë të Diasporës”një projekt i Fondacionit Dritan Hoxha me ide të Shaqirit, i cili ishte dhe kryetari i jurisë. Autore dhe Producente Ledja Liku, në regji Redi Treni dhe në juri Vikena Kamenica, Alban Male, Ines Memisharaj. Moderimi i dy gjysmëfinaleve dhe finales iu besua Danja Kokës.

The post Njihuni me fituesen e talent showt “Yjet Shqiptarë të Diasporës” appeared first on Albeu.com.

“Shtetëzim i procesit të votimit”/ Vota e diasporës shqiptare, reagon me akuza Berisha: Manipulim i paprecedent…

20 June 2025 at 12:57

Sipas Berishës, u bë shtetëzimi i procesit të votimit të diasporës, nëpërmjet akteve më madhore korruptive të njohura ndonjëherë. Ky manipulim është i paprecedent në historinë e votimeve të Diasporës.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në daljen e radhës në konferencë për shtyp me gazetarët, solli në vëmendje votën e diasporës shqiptare, e cila ishte e fundit në Europë që mori të drejtën për të votuar.

Sali Berisha:

Dokumente të pakundërshtueshme faktojnë krimin e shëmtuar kushtetues elektoral të Edi Ramës, manipulimin e tij ekstrem, shtetëzimin e procesit të votimit të diasporës nëpërmjet akteve më madhore korruptive të njohura ndonjëherë.

Shtetëzimi dhe manipulimi i votës së shumicës së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, që kësaj here me një përfaqësi prej 340 mijë vetësh zgjodhën të votojnë, është një goditje e rëndë e idealeve të lirisë së shqiptarëve, e përpjekjeve të tyre madhore për të qenë së bashku, pavarësisht se ku jetojnë, për të gëzuar të drejtat kushtetuese të vendit të origjinës.

Ky manipulim është i paprecedent në historinë e votimeve të diasporës dhe mund t’u them këtu se në dijeninë timë, diaspora shqiptare është e fundit që fitoi të drejtën e votës.

Shqipëria kishte mbetur i vetmi vend në të cilin njëlloj si në ditët e zeza të diktaturës komuniste, nuk u lejohej të votonin, pavarësisht se ata në Kushtetutë dhe në dokumente zyrtare kishin të drejtën e votës dhe ishin të listuar në listat e votimit.

Ky akt hakmarrës primitiv poshtërues për çdo qytetar shqiptar, ky akt shkelmues i idealeve të lirisë të shqiptarëve, de facto shndërroi procesin e;elektoral të diasporës në një instrument të shëmtuar të narkoshtetit shqiptar, narkodiktaturës në Shqipëri.

PD në betejën e saj, në luftën e saj për votën e lirë të shqiptarëe, ka besimin më të madh se diaspora shqiptare do të mobilizohet dhe angazhohet me të gjithë forcën, potencialin e saj, kundër narkodiktaturës së Edi Ramës në Shqipëri dhe do japë kontributin e madh në rivendosjen e të drejtës së votës qytetarëve shqiptarë në Shqipëri dhe kudo që janë.

Në këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë që votuan, të përgatiten për një luftë pa kompromis kundër këtij narkoshteti si një ndëshkim i merituar për krimin monstruoz që kreu ndaj atyre dhe vendit dhe për rikthimin e të drejtës së votës qytetarëve shqiptarë.”

The post “Shtetëzim i procesit të votimit”/ Vota e diasporës shqiptare, reagon me akuza Berisha: Manipulim i paprecedent… appeared first on Sot News | Lajme.

Vota e diaspores/ PD denoncon skandalin: Zarfet u tërhoqën në dyqane duhani në Greqi

By: V K
14 June 2025 at 12:50

Partia Demokratike, vazhdon të denoncojë skandalet e farsës elektorale. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaron se zarfet për votën e diasporës u shpërndanë në dyqane duhani në Greqi.

PD solli edhe pamjet për të provuar këtë skandal:

“Zoti Celibashi duhet të jetë me dije se përgjegjësia e KQZ-së fillon me procedurën e prokurimit, zbatimin e saj, lidhjen dhe implementimin e plotë e të suksesshëm të kontratës përfshirë mirëmenaxhimin e fondeve publike.

E meqenëse kontrata është ende në fazë zbatimi të marri masat e parashikuara në aktet ligjore dhe në kontratën respektive kundrejt përgjegjësve të dështimit të përmbushjes së detyrimeve kontraktuale”,– thekson Vangjeli.

Deklarata e plotë:

Në konferencën për shtyp të datës 10 Qershor Kreu i KQZ z. Ilirjan Celibashi u prononcua pa asnjë lloj droje se procesi i votimit nga jashtë është zhvilluar në mënyrë model … dhe shpërndarja e zarfeve në shtetin grek nuk cenoi procesin për mënyrën si u organizua si dhe për integritetin e tij…

Zbatimi i kontratës nr.1358/20 datë 4 prill 2025 së lidhur ndërmjet KQZ dhe kontraktorit DHL kërkon zbatimin e kushteve tërësisht të ndryshme nga sa paraqitet në pamjet në vijim…

Fotot e sapondjekura kanë mbërritur në adresën tonë nga qytetarë që jetojnë në Greqi dhe votuan në këtë vend, të cilët deklarojnë se tërhoqën dhe dorëzuan zarfet me fletët e votimit në magazina ku shiten cigare e jo vetëm….

Ky ishte procesi model sipas z. Celibashi, ku adresat e qytetarëve janë nëpër “tabachino”, dhe zarfet tërhiqen e dorëzohen në këto ambiente.

Këto sa i takon votimit në Greqi, ndërkohë akoma nuk kremi një përgjigje përse DHL nuk paraqet provat e dorëzimit të zarfit tek çdo votues në diasporë, në Itali, Shtetet e Bashkuara apo Mbretërinë e Bashkuar…

Sipas z. Celibashi përgjegjësia e KQZ përfundon te përzgjedhja e operatorit me reputacion sa më të mirë me sa më pak para, si dhe ndërtimi i një kontrate të mirë e cila është ende në zbatim.

Zoti Celibashi duhet të jetë me dije se përgjegjësia e KQZ-së fillon me procedurën e prokurimit, zbatimin e saj, lidhjen dhe implementimin e plotë e të suksesshëm të kontratës përfshirë mirëmenaxhimin e fondeve publike.

E meqenëse kontrata është ende në fazë zbatimi të marri masat e parashikuara në aktet ligjore dhe në kontratën respektive kundrejt përgjegjësve të dështimit të përmbushjes së detyrimeve kontraktuale …

The post Vota e diaspores/ PD denoncon skandalin: Zarfet u tërhoqën në dyqane duhani në Greqi appeared first on Albeu.com.

Beleri: Manipulimi i votës së emigrantëve në Greqi, me skemë të organizuar nga administrata

By: Ela
12 June 2025 at 11:13

Eurodeputeti Fredi Beleri ka hedhur dritë mbi një skemë të dyshimtë që, sipas tij, është përdorur për të manipuluar votën e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Në emisonin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, ai tha se një numër i konsiderueshëm punonjësish të administratës shqiptare ishin dërguar në Greqi për një periudhë dy mujore me qëllim regjistrimin […]

The post Beleri: Manipulimi i votës së emigrantëve në Greqi, me skemë të organizuar nga administrata appeared first on BoldNews.al.

‘GPS në zarfet e votimit…’, Balla përplaset me Nokën: Kjo që thua ti është vepër penale

By: Ela
5 June 2025 at 10:54

Nga Kuvendi, Flamur Noka hodhi akuza ndaj PS se e ka kthyer 11 majin në një treg votash. Ai foli edhe për prezencë të GPS nëpër zarfe zgjedhore të diasporës, që sipas tij, sipas vendndodhjes tregon se zarfet nuk janë nisur për në Shqipëri dhe janë manipuluar. “Meqë Tao yaris po flet nga pas, shqiptarët […]

The post ‘GPS në zarfet e votimit…’, Balla përplaset me Nokën: Kjo që thua ti është vepër penale appeared first on BoldNews.al.

“Njerëzit e mi në Londër futën GPS në zarf”, Noka: Fleta ndodhet në Angli, vota u numërua nga Balla në Tiranë

By: Ela
31 May 2025 at 22:09

Flamur Noka thotë se Partia Socialiste mori atë rezultat nga vota e Diasporës më 11 maj, për shkak se ka manipuluar procesin. Sipas tij, ka prova që vërtetojnë këtë. “Disa njerëz të mi në Britani të Madhe kanë nisur votat dhe u kanë vendosur GPS. Votat sot e kësaj dite janë në Londër, por në […]

The post “Njerëzit e mi në Londër futën GPS në zarf”, Noka: Fleta ndodhet në Angli, vota u numërua nga Balla në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Murrizi paralajmëroi arrestime në PD, Berisha: Të flasë me fakte

By: user 6
29 May 2025 at 23:08

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar së fundmi deklaratat e Myslym Murrizit, i cili u shpreh se priten arrestime brenda listës së PD-së në Tiranë. Berisha në një intervistë në emisioni “Debat” në A2 CNN u shpreh se nuk ka asnjë të inkriminuar nga kandidatët e PD-së.

Sipas tij Murrizi duhet të flasë me fakte dhe jo me dëshira apo hamendje. Ai theksoi që “çdo person që flet, duhet të flasë me fakte”.

Berisha ngriti akuza edhe ndaj Olsi Ramës vëllait të kryeministrit, Edi Rama se ka përdorur makinën e drejtuesve të klanit të Xibrakës.

“Olsi me ta dhe ky mendon se mund ta fshehë”, theksoi kreu i PD-së.

Berisha tha se opozita nuk do t’i njohë këto zgjedhje. I pyetur nëse opozita do të braktisë 50 mandatet, kreu demokrat tha se vendimet do të merren në kohën e duhur.

“Zgjedhjet ne nuk i njohim dhe do të bëjmë çdo përpjekje për një qeveri teknike dhe zgjedhje të reja. Deri tani nuk kemi vendosur asgjë, do të ketë diskutime. Por, nëse krijohet qeveri teknike, do të krijohet me objektiva të caktuara”, – tha Berisha.

Ai theksoi se duhet krijuar qeveri teknike dhe tha se këtë do ta bëjnë të mundur shqiptarët me revoltën dhe protestën e tyre. Më tej shtoi se një mirëkuptim i gjerë për qeverinë nga ndërkombëtarët, do të ishte i dobishëm për PD.

“Natyrisht që një mirëkuptim i gjerë ndërkombëtar për ne do të ishte i dobishëm. Mirëkuptimin për qeveri teknike e kemi nga të gjitha partitë e spektrit tonë dhe do të punojmë me të gjitha partitë e tjera, edhe me liberalët dhe socialdemokratët”, – shtoi Berisha. ©LAPSI.al

The post Murrizi paralajmëroi arrestime në PD, Berisha: Të flasë me fakte appeared first on Lapsi.al.

Noka: Demokratë në Angli e Greqi futën GPS në zarfe, votat janë atje këtu u numëruan

By: user 6
29 May 2025 at 22:13

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka treguar një tjetër provë që sipas tij tregon se si vota e diasporës është manipuluar. Noka pohoi se mbështetës të Partisë Demokratike në Angli dhe Greqi kanë futur GPS në zarfet ku kanë qenë votat e tyre, por sipas asaj që tregon GPS, akoma ndodhen në këto vende, pa ardhur në Shqipëri.

“Ne kemi paraqitur fakte pa fund. Disa mbështetës tanët kanë votuar në seri në grup në Angli, kemi degë të organizuar atje. Këto zarfe i kanë nisur me GPS. E konfirmoj këtë, prandaj kam një person në Britani. Konfirmoj që gjithë votat e tyre sot e kësaj dite janë në Londër, asnjë nuk ka ardhur në Shqipëri, Taulanti i ka numër këto vota këtu.

E njëjta situatë është në Selanik. Minimalisht 500 votues kanë futur GPS brenda zarfit dhe sot e kësaj dite, të konfirmuar, vazhdojnë të mbeten atje, ska ardhur asnjë në Shqipëri. Ndërkohë, gjatë numërimit, si psh në një grup zarfesh të Beratit për votat e Diasporës, kishim 99% për PS. As në kohën e Enver Hoxhës nuk ndodhte kështu” – tha Noka. /LAPSI.al

The post Noka: Demokratë në Angli e Greqi futën GPS në zarfe, votat janë atje këtu u numëruan appeared first on Lapsi.al.

Denoncimi/ Votat e diasporën në krahët e patronazhistit Sinan Patozi

By: user 4
29 May 2025 at 17:04

Kreu i PD, Sali Berisha ka paraqitur para gazetarëve faktet që sipas tij tregojnë manipulimin me patronazhistë të votimeve të diasporës. Sipas Berishës mjafton një kërkim në profilin e Sinan Patozit, një prej patronazhistëve që merrnin pjesë në takimet e Taulant Ballës në Itali dhe kuptohet manipulimi gjigand që është bërë me votën e emigrantëve.

Berisha: Sot këtu kemi sjellë disa foto dhe video, që faktojnë se patronazhisti është personi që merr në dorë votën e diasporës. I cili drejtohet direkt nga famëziu Taulant Begojaris. Ja ku e keni. Krenar njëri me tjetrin për krimin që kryejnë. Ja ku është. Votat në duart e partisë së krimit.

Ky është vetëm një episod, ose një dëshmi, një fakt. Ekzistojnë të tjera në të cilat votat e diasporës u shtetëzuan dhe u manipuluan në shkallën që deshi, partia e krimit.

Në shkelje të plotë të kontratës, dhe sigurisht ka vetëm një konkluzion: këto zgjedhje nuk mund të njihen kurrë.

Detyra themelore e çdo demokrati dhe demokrateje është, rikthimi i të drejtës së votës së lirë, largimi i Edi Ramës nga pushteti, qeveria teknike dhe vota e lirë.

The post Denoncimi/ Votat e diasporën në krahët e patronazhistit Sinan Patozi appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Votat e diasporës u shtetëzuan dhe u manipuluan në shkallën që deshi partia

By: Ardit
29 May 2025 at 14:12

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sërish procesin zgjedhor të 11 majit 2025, duke publikuar pamjet e një patronazhisti që sipas tij, ka manipuluar me votën e diasporës. Duke e cilësuar si një farsë elektorale të bazuar në manipulim dhe falsifikim të votës së shqiptarëve, si në vend, ashtu edhe në diasporë, Berisha […]

The post Berisha: Votat e diasporës u shtetëzuan dhe u manipuluan në shkallën që deshi partia appeared first on BoldNews.al.

“Nga votat e diasporës mungojnë 60 mijë vota”/ Berisha: Fletët janë përdorur brenda vendit

28 May 2025 at 13:01

Të gjitha këtu i keni çdo faqe me një seri shënimesh dhe kundërshtimesh. Kanë qëndruar në mënyrën më të vendosur. Të gjithë, ato nuk janë pajtuar me këto. Komisionerët tanë kanë zbatuar porositë tona. Cila ka qenë porosia; të vlerësoni çdo votë mbi bazën e përputhshmërisë ligjore. Çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë se vota i është dorëzuar votuesit, se votuesi ka firmosur që e ka marrë, me një fjalë ka një procedurë. Për fat të mirë për votat e diasporës është një procedurë e miratuar me konsensus dhe ajo quhet votë e ligjshme.

Jo, këta kanë qëndruar pas çdo vote, përfaqësuesit tanë. Nuk po merrem me to se shkon shumë gjatë… Jo, nuk është ashtu. Janë dërguar nën drejtimin e Taulant Ballës dhe Belinda Ballukut, patronazhistë që kanë mbushur zarfet në vende të caktuara, në Greqi dhe Itali. Të paktën në këto dy vende e kemi të sigurtë. Janë kontraktuar ish-punonjës ambasade, dhe punonjës ambasade, janë kontraktuar ish-zyrtarë të PS-së, zyrat e tyre për të grumbulluar zarfat dhe për ti paraqitur si duhet, për të bërë këtë që kanë bërë, gatimin.

Dhe një gjë tjetër. Ka këtu shumë. Mos harroni se mungojnë 60 mijë vota. Ku janë? Fletët janë përdorur brenda vendit. Ka shumë gjëra. Ne do e zbërthejmë këtë proces. Po nuk janë dërguar fare. Ne do e zbërthejmë këtë proces, një më një.
Ky është procesi më i turpshëm, farsa më e turpshme dhe askush nuk mund të kalojë mbi të. Jo.

The post “Nga votat e diasporës mungojnë 60 mijë vota”/ Berisha: Fletët janë përdorur brenda vendit appeared first on Sot News | Lajme.

Vota e diasporës, Rama ironizon Topallin: Ne punonim, ajo shihte fatin në filxhan

By: Besnik
26 May 2025 at 18:57

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Pallatin e Brigadave ekipin që garoi për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, për të festuar fitoren.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te procesi i votës së diasporës, ku theksoi se puna e ekipit të Beratit ka qenë shembull në mobilizimin e shqiptarëve jashtë vendit.

Sipas Ramës, ata punuan duke mbledhur vullnetarë kudo ku kishte shqiptarë, të cilët përgatitën terrenin për suksesin e PS-së në votën e diasporës.

Ai thumboi edhe drejtuesen e PD për diasporën, Jozefina Topalli, duke thënë se, ndërsa PS punonte, ajo “qemtonte në filxhanin e fatit”.

“E rikthyer si një Doruntinë, mbi samarin e listës së mbyllur, të mushkës gërmuqe të partisë, Jozefina vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke, me disa zarfa nga Berati, ku PS kishte marrë 90 përqind të votave.”Vdiq, vdiq pluralizmi,” thoshte. “Na e vranë pluralizmin, dhe vdiq… ku, ku e mjera unë!”Pra, ne qenkemi vrasësit e pluralizmit se ajo dhe ata nuk e kanë haberin sesi punohet me diasporën. Berati është skuadra që ka shkëlqyer në mobilizimin e shqiptarëve jashtë vendit. Ne e nisëm kohë më parë, krijuam një bord kombëtar të diasporës dhe mblidheshim në orën tetë të mëngjesit çdo të hënë në Zoom me 100 vetë, ku ndiqnim bashki për bashki ngritjen e një rrjeti vullnetarësh të PS-së në të gjithë Greqinë dhe përtej, kudo ku ka shqiptarë. Dhe kur ne bënim këto, Jozefina ishte ende në humbëtirat e syrgjynit politik, duke qëmtuar në filxhan fatin, që në fund doli fati lum si i rikthimit të Doruntinës. Janë 10 përqind për ata, apo 90 përqind për ne, në një grup zarfash që vijnë nga një pikë e caktuar – kjo varet nga sa zgjedhës janë regjistruar dhe kush i ka motivuar të regjistrohen. Të tjerat janë broçkulla. Se ç’faj kemi ne, kur ata zgjohen nga gjumi dhe thonë ‘rrush’, ne i kemi mbushur koshat, sepse kemi nisur punën për zgjedhjet e reja sapo ka rënë dielli i zgjedhjeve të kryera”, tha Rama.

Rama ironizoi edhe kundërshtarin e tij në zgjedhjet e 11 majit, Sali Berishën, duke thënë se PD u ofroi shqiptarëve për kryeministër “një kufomë ambulante me kapelen e Donald Trump”.

“Ata u ofruan shqiptarëve për kryeministër një kufomë ambulante me kapelen e Donald Trump, dhe na treguan përrallën ‘Fluturon, fluturon gomari’ dhe në fund, gomari nuk fluturoi,” tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vota e diasporës, Rama ironizon Topallin: Ne punonim, ajo shihte fatin në filxhan appeared first on Euronews Albania.

PD: Celibashi përgjegjës për dështimin e procesit të votimit nga jashtë

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Zëdhënësja për anti-korrupsion në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli deklaroi sot se kontrata që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte me kompaninë postare ndërkombëtare DHL për votimin e diasporës u shkel, pasi nënkontraktorët operuan në kundërshtim me ligjin.

Sipas saj, KQZ dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi janë përgjegjës për dështimin e procesit të votimit nga jashtë.

“KQZ vetë ka deklaruar se DHL International Albania nuk do të lejohet të nënkontraktojë subjekte të tjerë dhe as subjekte mbështetës në zbatimin e kësaj kontrate”, tha Vangjeli.

Sipas saj, “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shkelur Kodin Zgjedhor pasi nuk mund t’ia besonte shërbimin asnjë operatori lokal dhe ky detyrim ligjor nuk është një zgjedhje alternative”.

Në këto kushte, shton Vangjeli, “Ilirjan Celibashi, si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve dhe drejtues ekzekutiv i këtij institucioni, kishte detyrimin të sigurohej që: Kontrata e lidhur me operatorin e përzgjedhur (në këtë rast DHL) të ishte në përputhje të plotë me kriteret e sipërcituara ligjore dhe nënligjore; Të merrte masa imediate në momentin që lajmi se DHL po operonte me nënkontraktorë; Të monitoronte zbatimin e këtyre detyrimeve ligjore dhe detyrimeve kontraktuale në çdo moment; Të garantonte shpërndarjen individuale dhe të gjurmueshme të dokumentacionit tek çdo votues i regjistruar në Diasporë”.

Vangjeli nënvizon se, “PD do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore lidhur me  dëmin financiar dhe elektoral që erdhi si pasojë”.

/gj.m/ /a.g/

The post PD: Celibashi përgjegjës për dështimin e procesit të votimit nga jashtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vota e diasporës/ KQZ jep detaje: 339.893 persona krijuan profil në PER, votues nga 85 shtete të botës

By: V K
23 May 2025 at 13:53

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar të dhëna të detajuara mbi procesin e votimit nga jashtë vendit, ku 339,893 shtetas shqiptarë krijuan profil në Platformën e Regjistrimit Elektronik (PER).

Nga këta, 245,935 aplikime janë miratuar, dhe 202,309 zarfe votimi kanë mbërritur në KQZ, duke përfaqësuar një pjesëmarrje të konsiderueshme të diasporës nga 85 shtete të botës.

Procesi është shoqëruar me masa të larta sigurie kibernetike dhe një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi në rrjete sociale dhe platforma online.

Njoftimi:

VOTIMI NGA JASHTË!

Të dhëna dhe statistika mbi procesin e votimit nga jashtë:

Të dhëna kyçe:

339,893 krijuan profil në PER

245,935 aplikime të miratuara

227,097 zarfe të marra nga votuesit (92%)

202,309 zarfe të mbërritura në KSHZ (82.2%)

Votues nga 85 shtete të botës

 

 

Procesi logjistik:

680 persona të angazhuar në 6 muaj

14 kuti të posaçme për votat nga jashtë

Monitorim me kamera 24/7

Fushata ndërgjegjësuese:

7.1 mln klikime në Facebook & Instagram

9.5 mln klikime në Google Ads

Fokusi: Itali, Greqi, Gjermani, SHBA, MB

Siguria kibernetike:

192 mln kërkesa në 7 ditë

Mbi 5,700 kërkesa/sek

Sulme të organizuara, të krahasueshme me rastet në Estoni, Francë, Gjermani

The post Vota e diasporës/ KQZ jep detaje: 339.893 persona krijuan profil në PER, votues nga 85 shtete të botës appeared first on Albeu.com.

Berisha: Zarfet e diasporës u mbushën nga Posta Shqiptare

By: user 6
22 May 2025 at 23:48

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një akuzë sa i takon votës së diasporës. Në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Berisha është shprehur se zarfet e votës nga jashtë janë mbushur në Shqipëri.

Kreu i demokratëve ka akuzuar Postën Shqiptare si të përfshirë në këtë proces. Berisha ndër të tjera theksoi se vota e diasporës është një e drejtë kushtetuese, por kjo u shkel nga kryeministri, Edi Rama. Lideri demokrat thotë se kompania postare ndërkombëtare DHL shkeli garancinë në mënyrë të prerë.

“Diaspora është farsa më e turpshme në historinë e një vendi. Ka pasur një kontratë me DHL, një kompani me reputacion ndërkombëtar private. Kompania ka pasur një kusht nga ne, në kontratë, asnjë nënkontraktor. Tani, të lutem një minutë sepse kanë ardhur të gjitha janë mbushur nga e para 90% e tyre.

Këtu. Sigurisht këtu. Në zyrat e Postës Shqiptare, e ke marrë vesh që ka marrë pjesë Posta Shqiptare. E ka deklaruar vetë Ilirjan Celibashi. Kush ja dha? Partia nënë. Posta Shqiptare është segment i Partisë Socialiste. Prandaj po flasim për shtetin ne.

A më the këtu, të numëruara 12 mijë e 219 zarfe. Totali që duhet të ishin 11 mijë e 800, pra shtohen nja 400 e ca. Garancia u shkel. Garancia kryesore ishte një, dorëzimi i zarfeve në dorë. Dy, posta DHL dhe asnjë tjetër nënkontrakorë të gjitha këto u shkelën në mënyrë të prerë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

The post Berisha: Zarfet e diasporës u mbushën nga Posta Shqiptare appeared first on Lapsi.al.

Celibashi i përgjigjet akuzave të opozitës: S’ka fletë të shtuara dhe as vota të trafikuara

By: Ela
22 May 2025 at 13:24

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i është përgjigjur akuzave të opozitës për manipulim të votave të diasporës. Celibashi deklaroi se i gjithë procesi ka qenë i monitoruar nga përfaqësuesit e partive politike dhe nga kamerat 24/7. Celibashi tha se nuk ka pasur fletë të shtuara dhe as vota të trafikuara. “Është me rëndësi ta theksoj, […]

The post Celibashi i përgjigjet akuzave të opozitës: S’ka fletë të shtuara dhe as vota të trafikuara appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon “masakrën” me votat e diasporës: E implikuar është edhe…

21 May 2025 at 13:23

Berisha denoncon “masakrën” me votat e diasporës: E implikuar është edhe Posta Shqiptare!

Aq vulgar dhe aq banal, saqë u doli tërësisht jashtë çdo kontrolli dhe tani, ndër të tjera, dora e zezë e Postës Shqiptare, është një nga faktorët e tjerë që u shtri mbi votën e diasporës. Imagjinoni ju magazinat e Postës Shqiptare, se si lukunia e patronazhistëve ribëri nga e para votat siç deshi. Ky është një proces i kriminalizuar në shkallën më të lartë, që kurrë nuk do njihet dhe nuk do pranohet. Për të ilustruar këto që them, kemi sjellë vetëm disa shembuj. Kemi sjellë këtu disa shembuj, ku në Lezhë vota të numëruara janë 12.290, kurse të dërguara janë 11.872.

Kjo sepse ata që kanë plotësuar zarfet, ata nuk kanë pasur të ndalur, kanë tejkaluar edhe këtë të dhënë. Këtu në Dibër, nga 7733 zarfe të numëruar, janë dërguar vetëm 7547 zarfe në total. Edhe këtu janë shtuar 200 zarfe për të ndihmuar partinë. Në Durrës janë shtuar 560 zarfe më shumë.

Në Fier, 27.191 zarfe janë numëruar, në fakt kanë qenë gjithsej 26.212, pra pothuajse 1 mijë zarfe më shumë. Në Kukës, 3003 zarfe, kanë gjithsej 2917 në total.

Në Shkodër, janë numëruar 13.959 zarfe, kanë qenë gjithsej 13.533 zarfe në total. Në Tiranë, janë numëruar 43.773 zarfe nga 42.400 në total, pra 1300 më shumë. E shihni pra që nuk janë ngopur së futuri zarfe në kutitë që kanë ardhur, në postë, në magazinë apo kudo. Tani kemi sjellë disa shembuj të votimit si në Korenë e Veriut ose si në vitet ’80 në Shqipëri, ku 97 përqind i ka PS, 3 përqind i ka ASHM. Rikthehen rekordet e Koresë së Veriut në Shqipëri.

93.8 përqind, rezultat rus e quan këtë një demokrate e vendosur. Tjetër. 28 vota me 371 vota, rreth 90 përqind. Këtu 16 vota me 272 vota, nuk ngopen patronazhistët, ata kanë një urrejtje të tmerrshme për armikun, për kundërshtarin, saqë nuk dinë se ç’bëjnë. Kjo pra është fytyra e vërtetë e votës së diasporës.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon “masakrën” me votat e diasporës: E implikuar është edhe… appeared first on Sot News | Lajme.

“Manipulim masiv, zarfet u mbushën nga patronazhistët”/ Kreu i PD, Berisha konteston sërish votën e diasporës

21 May 2025 at 13:16

Kryedemokrati Sali Berisha, ka reaguar në një konferencë për mediat , për zgjedhjet e 11 majit, duke mos njohur rezultatin e votës së Diasporës.

Sali Berisha:

“Farsa erlektorale maj 2000 maj 11 2025, ka pasur një nga faqet më të shëmtuara, historitë më të turpshme, votën e diasporës apo qëndrimin kriminal të narkomaxhorancës ndaj votës së diasporës. Kjo votë ka pësuar manipulimin më masiv, më të paskrupullt dhe më të hapur. Mish mashi që shpalli Rama me votat e diasporës në Greqi është akti më kriminal i manipulimit ndonjëherë të votave. Por ky mish mash sipas të dhënave tona s’ka ndodhur vetëm në Greqi, edhe në Itali dhe ndonjë vend tjetër. Ky mishmash, për ta realizuar, DHL me urhdër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë që kanë bashkëpunuar ngushtë me PS, ndonëse kontrata parashikonte asnjë lloj nënkontraktimi nuk mund të bëhej se DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL funksionoi sipas urdhërave dhe porosive të qeverisë dhe Ramës.

Zarfet, votat, nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar por me mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistët të dërguar nga Tiranë, nga punonjës apo ish punonjës të ambasadave dhe solli një manipulim të dalë jashtë kontrolli, aë vulgar dhe aq banal saqë u doli tërësisht jashtë çdo kontrolli dhe tani ndër të tjera dora e zezë e postës shqiptare është një nga faktorët e tjerë që u shtri mbi votën e diasporës. Imagjinoni magazinat e postës shqiptare se si lukunia e patronazhistëve ribëri nga e para votat siç deshi. Proces i kriminalizuar në shkallën më të lartë që nuk do të njihet dhe pranohet kurrë.”

The post “Manipulim masiv, zarfet u mbushën nga patronazhistët”/ Kreu i PD, Berisha konteston sërish votën e diasporës appeared first on Sot News | Lajme.

Socialistët fitojnë votat e diasporës, duke mposhtur aspiratat e opozitës

21 May 2025 at 09:51

Vitin e kaluar, kur Edi Rama nisi të udhëtonte nëpër botë për t’iu drejtuar emigrantëve shqiptarë, ishte tashmë e qartë se kryeministri shqiptar po e merrte seriozisht votën e diasporës. Shqipëria kishte menduar për vite me radhë nëse do t’u jepte shqiptarëve jashtë vendit të drejtën për të votuar me postë; opsioni më në fund […]

The post Socialistët fitojnë votat e diasporës, duke mposhtur aspiratat e opozitës appeared first on Reporter.al.

PD-KQZ: Mos certifikoni rezultatin/ Humbja “madhështore”, Berisha kërkon auditim të votës së diasporës

By: Rovena
20 May 2025 at 18:42

Partia Demokratike nuk ka njohur rezultatet e dala nga votat e diasporës. Prandaj PD dhe “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me në krye Sali Berishën i ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos njohjen e tyre.

Kërkesa e plotë:

I nderuar Z. Celibashi,

Në emër të Partisë Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), përfaqësuar nga Z. Franci Nuri, në cilësinë e përfaqësuesit pranë KQZ-së, ju drejtohemi me këtë shkresë zyrtare lidhur me procesin e votimit nga diaspora dhe pasojat e rënda të tij mbi integritetin e zgjedhjeve të datës 11 maj 2025.

Teksa po vijon procesi i numërimit të votave të fundit të diasporës, ky proces jo vetëm që po humbet çdo besueshmëri në sytë e publikut, por ka dalë plotësisht jashtë kontrollit administrativ dhe ligjor. Dështimet janë të shumta dhe tashmë të dokumentuara publikisht, duke filluar nga:

Zarfa që kanë mbërritur bosh, pa fletë votimi, si dhe raste të zarfeve të shpërndara nga individë të lidhur me struktura patronazhi;

Mospërputhje të rënda në numrin e zarfeve të ardhura dhe fletëve të numëruara;

Raste si ai i zarfeve të dërguar për në qarkun Durrës që përmbanin fletë votimi për qarkun Gjirokastër,

Mungesë totale transparence mbi numrin e fletëve të votimit të prodhuara dhe vulosura për diasporën;

Rrjedhje të të dhënave të zgjedhësve, shpërndarje jozyrtare e zarfeve dhe anomali të theksuara në administrimin dhe numërimin e fletëve të ardhura nga jashtë vendit.

Të gjitha këto përbëjnë jo vetëm shkelje të rënda procedurale, por edhe elemente që vënë në dyshim të thellë legjitimitetin e rezultatit zgjedhor për votën e diasporës.

Për rrjedhojë, në emër të Partisë Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore, kërkojmë zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që:

Të mos certifikojë rezultatin për asnjë qark zgjedhor, përfshirë dhe rezultatin e votimit nga diaspora për atë qark, derisa të përfundojë një auditim i plotë dhe i pavarur mbi të gjithë procesin.

Të ndërmarrë menjëherë një auditim të thelluar të gjithë procesit të votimit të diasporës, duke përfshirë:

Planifikimin dhe përgatitjen paraprake të procesit;

Prodhimin dhe shpërndarjen e fletëve të votimit;

Dërgimin, marrjen dhe protokollimin e zarfeve;

Procesin e administrimit, hapjes dhe numërimit të tyre;

Si dhe çdo akt tjetër i lidhur me këtë proces, që nga regjistrimi i votuesve e deri te shpallja e rezultateve për çdo qark.

Kërkojmë që ky auditim të realizohet nga ekspertë të pavarur, të paangazhuar me ndonjë institucion shtetëror apo politik, dhe që rezultatet e tij të bëhen publike në mënyrë të plotë.

Pa përfunduar ky auditim dhe pa u bërë transparencë e plotë mbi procesin, shpallja e çdo rezultati për votën e diasporës dhe për rrjedhojë për çdo qark do të ishte një veprim i nxituar dhe në kundërshtim me frymën e ligjit dhe kërkesat minimale të integritetit zgjedhor.

E konsiderojmë të domosdoshme që KQZ të ndërmarrë këto hapa urgjentë, jo vetëm për të adresuar dështimin katastrofik të këtij procesi, veçanërisht në shtete si Greqia, por edhe për të ruajtur legjitimitetin institucional dhe besimin e qytetarëve në funksionimin demokratik të zgjedhjeve.

Me respekt,

Franci NURI

Përfaqësues i Partisë Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore pranë KQZ.

/abcnews.al

❌
❌