Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Skema “Celibashi”/ 439 mijë euro tender për IT-në e KQZ-së, ja kush e përfiton

By: Ela
4 July 2025 at 11:56

Në heshtje të plotë dhe larg syrit të publikut, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nën drejtimin e Ilirian Celibashit, ka shpallur një tender me vlerë 42,972,173 lekë pa TVSH, ose rreth 439 mijë euro, për “mirëmbajtjen e moduleve ekzistuese të sistemit informatik të KQZ-së”. Por ajo që bie në sy nuk është vetëm fondi i lartë […]

The post Skema “Celibashi”/ 439 mijë euro tender për IT-në e KQZ-së, ja kush e përfiton appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan mandatet për deputetët katër qarqeve

27 June 2025 at 11:46

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër.

Vendimi erdhi pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimin e PD-së për këto qarqe dhe konsiderohet e ezauruar në çdo hallkë ankimimi për rezultatin.

Sipas kreut të  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shpërndahen mandatet për çdo deputetë të zgjedhur nga 4 qarqet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan mandatet për deputetët katër qarqeve appeared first on Euronews Albania.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shpërndan mandatet në 4 qarqe

By: user7
27 June 2025 at 11:40

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në katër qarqe të tjera, Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër. KQZ ka shpërndarë mandatet për deputetët e zgjedhur në këto katër qarqe.

Vendimi i bërë publik nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, vjen pas vendimit të marrë nga Kolegji Zgjedhor për rrëzimin e ankimimit të bërë nga Partia Demokratike.

The post Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shpërndan mandatet në 4 qarqe appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet, Celibashi: Nuk jam që partitë politike të përjashtohen tërësisht nga procesi i administrimit, por mos kenë ekskluzivitet

By: Re Nato
26 June 2025 at 21:11

Kryekomisioneri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se administrata zgjedhore nuk është ende gati për administrimin e procesit zgjedhor.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Celibashi u shpreh se partitë politike nuk duhet të përjashtohen tërësisht nga proces.

“Besoj që ka ardhur koha që administrimi i procesit zgjedhor dhe në nivelin e dyutë dhe të tretë, të mos jetë vetëm ekskluzivitet i partive politike. Nuk jam që partitë politike të përjashtohen tërësisht nga ky proces. Mendoj që nuk jemi akoma të përgatitur që administrimin e procesit zgjedhor në nivelet më të ulëta, ta bëjë administrata publike. Sa kohë që konfliktualiteti politik është kaq i ashpër te ne dhe shkalla e mosbesimit mes kaheve të politikës është kaq e madhe, nuk mund ta lësh këtë proces në dorë të një pale. Por edhe KQZ, do duhet të ketë më shumë zë në këtë proces.”, theksoi ai./abcnews.al

“Vota e diasporës, sukses”/ Celibashi në “Real Story”: Jo perfekt, por u realizua shumë mirë. Akuzat? Çdo gjë është relative

By: Re Nato
26 June 2025 at 20:47

Kryekomisioneri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se procesi i votimit nga diaspora, ishte një sukses.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Celibashi u shpreh se procesi nuk ishte perfekt, por u realizua shumë mirë.

Lidhur me akuzat e opozitës, Celibashi deklaroi se çdo gjë është relative.

“Me bindje të thellë dhe jo shtyrë nga ndonjë lloj delirimi, po pranoj që është krenaria ime profesionale në këtë funksion. Që prej 2001, kur jam marrë me zgjedhjet e deri më sot, është kulmi i arritjes sime profesionale në çështjen e zgjedhjeve. Ky proces u realizua shumë mirë. Jo perfekt, por u realizua shumë mirë. Edhe nëse vota e diasporës do kishte rezultat tjetër, kam të njëjtin gjykim dhe mendim për votimin  nga jashtë. Ishte një sukses, thuajse nga çdo pikëpamje, duke përllogatirur edhe ato problematika. Ka një fakt, që tregon sesi është bërë ky proces. Kemi vetëm 196 zgjedhës që kanë paraqitur pretendime nga ky proces. Nga 202 mijë zgjedhjes, vetëm 196 prej tyre. Çdo gjë është relative. Nëse, në 220 mijë vota, të janë kthyer 96 përqind dhe nga këto, kemi vetëm 200 me pretendime. Votim online mund të ishte bërë dhe kam qenë mbështetës, por partitë politike pranuan të ishte me postë.”, theksoi ai./abcnews.al

Pas zgjedhjeve, reformë zgjedhore? Celibashi: Duhet të jetë gjithëpërfshirëse, më duket e vështirë që PD të injorohet

By: Re Nato
26 June 2025 at 20:32

Kryekomisioneri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se një reformë e re zgjedhore, duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Celibashi u shpreh se duket e vështirë që PD të injorohet, pasi është partia kryesore në opozitë.

“Personalisht mendoj që nëse PD, si parti kryesore e opozitës, nuk do të përfshihet në këtë proces, e shoh të vështirë, që zgjedhjet, edhe me standardet më të mia, flasim për një garë politike. Rregullat nëse nuk gëzojnë konsensusin e gjerë, kam frikë se rezultati nuk do jetë i pranueshëm. Mbetet për t’u parë”, theksoi ai./abcnews.al

Votim elektronik? Kryekomisioneri Celibashi: Mund të bëhet, duhen parë edhe kostot

By: Re Nato
26 June 2025 at 20:27

Kryekomisioneri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se votimi elektronik mund të bëhet në vitin 2029 dhe e mbështet këtë proces.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Celibashi u shpreh se duhen parë kostot dhe të diskutohet me partitë politike.

“Sot kemi zgjedhje, në jo pak vende të BE, ku integriteti i zgjedhjeve nuk vihet kaq në diskutim sa këtu, por është i diskutueshëm. Mund të vazhdojmë ta kemi këtë problem. Jo domosdoshmërisht, por unë personalisht mendoj që votimi elektronik të zgjerohet. Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani, Korça, mund t’i nënshtrohen votimit elektronik. Ka goxha kosto, d duhet të ulemi tamam ta bëjmë këtë diskutim. Në shtator, ose tetor, për zgjedhjet e ardhshme.”, theksoi ai./abcnews.al

Procesi i rinumërimit nis nesër, Celibashi: Do të hapen 2323 kuti, përfshirë 85 nga diaspora

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Pas vendimeve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) Nesër do të zhvillohet procesi i rinumërimit i 2323 kutive të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njoftoi sot se procesi zhvillohet nga 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës (48 numërues + 15 zëvendësues).

“Rinumërimi realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia”, njoftoi Celibashi.

I gjithë procesi i rinumërimit realizohet në Pallatin e Sportit Farie Hoti në Tiranë dhe do të transmetohet live në rrjetet sociale të KQZ.

Rinumërimi do të zhvillohet për katër qarqe, Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan.

Në qarkun e Tiranës do të numërohen të gjitha kutitë e votimit brenda vendit në 18 KZAZ, në total 1282 qendra votimi.

Në qarkun e Fierit do të numërihen të gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët në 9 KZAZ, në 587 qendra votimi.

Në qarkun e Durrësit do të bëhet rinumërim i plotë për 111 QV të KZAZ nr. 21 dhe 22; 126 QV të listuara nga PD-ASHM; 60 QV të kërkuara nga PLL.

Po ashtu do të rinumërohen edhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit.

Në total sipas Celibashit janë 360 kuti për rinumërim (275 brenda vendit + 85 jashtë).

Në qarkun e Elbasanit do të rinumërohen 94 QV të KZAZ nr. 45 dhe 52 (fletë votimi dhe materiale zgjedhore).

Po ashtu Celibashi theksoi se janë shpenzuar 7.858.600 lekë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve; 8.480.000 lekë për infrastrukturën logjistike dhe 4.775.450 lekë për zarfe dhe materiale ndihmëse

“Procesi i rinumërimit është një tjetër dëshmi e përkushtimit të KQZ-së për zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse” theksoi Celibashi.

/m.q/ /a.g/

The post Procesi i rinumërimit nis nesër, Celibashi: Do të hapen 2323 kuti, përfshirë 85 nga diaspora appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rinumërimi i votave në qarkun e Tiranës dhe Fierit, Celibashi zbardh detaje

By: user7
10 June 2025 at 10:38

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka ndarë detaje mbi procesin e rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Fierit dhe Tiranës.

Celibashi është shprehur se procesi do të nisë të hënën ose të martën e javës së ardhshme. Ai theksoi se është dashur kohë për t’u përgatitur, për shkak të angazhimit të madh që kërkon ky proces.

Rinumërimi i votave do të zhvillohet tek Pallati i Sportit “Fahrie Hoti”, sepse te Parku Olimpik është planifikuar të zhvillohet kampionat europian i volejbollit.

“Është dashur kohë për t’u përgatitur pasi ky proces kërkon një angazhim të madh, si në aspektin logjistik ashtu edhe njerëzor. Në një kohë rekord ia kemi dalë ta kemi gati infrastrukturën dhe kapacitete njerëzore për ta nisur këtë proces të hënën ose të martën e javës që vjen.

Do zhvillohet tek Pallati i Sportit Farie Hoti. Nuk mund të zhvillohet te Parku Olimpik për shkak të rrethanave objektive aty është parashikuar të zhvillohet kampionat europian i volejbollit dhe kemi qenë të detyruar të shikojmë një opsion tjetër. 99.9% procesi do zhvillohet tek Pallati i Sportit Farie Hoti.

Për Tiranën, procesi i rinumërimit ka angazhuar 208 grupe numërimi ose 104 tavolina, për Fierin 46 tavolina ose 92 grupe numërimi. Shkojnë gati 150 tavolina. Kemi rreth 6 herë më pak tavolina, do na duhet 6 herë më shumë kohë, për të numëruar dhe vlerësuar votat dhe për të bërë tabelimin e rezultatit. Kompetencë e plotë e KAS, do jetë KAS që do të vendosë mbi çdo elementë të këtij procesi, përfshirë edhe vlerësime mbi fletë të caktuara votimi.”, tha Celibashi.

The post Rinumërimi i votave në qarkun e Tiranës dhe Fierit, Celibashi zbardh detaje appeared first on Lapsi.al.

Celibashi: Votimi nga jashtë ishte model, kursyem rreth 2 milion euro nga kontrata me shërbimin postar

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha sot se procesi i votimit nga jashtë ka qenë model, ndërsa nga kontrata me shërbimin postar DHL ka kursyer 1.5 deri 2 milionë euro.

“Procesi i votimit nga jashtë, pa asnjë lloj droje e hezitimi them se ka shkuar shumë mirë. I kuptoj pretendimet e kujtdo subjekti zgjedhor, ka pasur problematika por duke i kalkuluar dhe efektin e këtyre problematikave, mendoj se procesi i votimit nga jashtë është zhvilluar në mënyrë model. Episodet, veçanërisht ato të shpërndarjes së zarfeve në Greqi, me bindje për mua nuk e cenojnë këtë proces. Për mënyrën se si u organizua procesi dhe për integritetin e këtij procesi. Jam i ndërgjegjshëm që për opozitën kjo gjë nuk qëndron kështu, por jam i bindur për këtë gjë. Kursimi i parave në lidhje me votimin nga jashtë, s’e ka cenuar standardin e këtij procesi. Nëse nuk gaboj janë tek rreth 1.5-2 milionë euro të kursyera vetëm për pagesën e shërbimit postar. Sikurse thashë kemi kursime edhe nga aspekte të tjera të procesit të votimit dhe brenda vendit”, tha Celibashi.

Kryekomisionieri tha se puna në KQZ do të vazhdojë pa ndërprerje, ndërsa janë anuluar edhe lejet e verës për punonjësit e KQZ-së, pasi do të ketë angazhim të administratës së këtij institucioni në rinumërimin e votave për qarkun e Tiranës dhe Fierit.

“Do vazhdojmë pa ndërprerje, gjithë administrata do jetë në punë, kemi anuluar dhe lejet vjetore për gjithë stafin, për të qenë në punë edhe gjatë korrikun edhe gushtit. Me siguri që sikurse e thashë vetëm për këto dy qarqe do duhen 18-20 ditë, për të përfunduar procesin e rinumërimit, shto edhe ditët që do mund të duhen për ankimet në Kolegj. Edhe gjysma e parë e muajit gusht do na gjejë të angazhuar me procesin zgjedhor të 11 majit. Të dyja qarqet për 18 deri në 20 ditë”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Celibashi nënvizoi faktin se KQZ nuk do të kërkojë fonde shtesë për procesin e rinumërimit të votave për qarkun Fier dhe Tiranë. “KQZ s’do kërkojë fonde shestë për këtë proces, kemi kursyer fonde nga procesi i votimit nga jashtë, nga kontrata që kemi me operatorin e shërbimit postar dhe aspekte të tjera të këtij procesi dhe procesit zgjedhor më tërësi. Nga një vlerësim paraprak, s’do kemi nevojë për fonde shtesë për këtë proces”, tha Celibashi.

/a.f/

The post Celibashi: Votimi nga jashtë ishte model, kursyem rreth 2 milion euro nga kontrata me shërbimin postar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin bullgar”

TIRANË, 30 maj /ATSH/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike për “trenin bullgar” të pretenduar për ngjarjen e Peqinit, ku opozita deklaroi se kishte kapur fletë votimi në një lokal dhe që përdoreshin nga Partia Socialiste për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i ka kthyer përgjigjet sot përfaqësuesit ligjor të koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Franc Nuri, mbi kërkesën për ekspertim të datës 23 maj.

Sipas përgjigjet së KQZ-së nuk është evidentuar ndonjë rast ku fletë votimi të papërdorura të jenë administruar jashtë kutive të materialeve zgjedhore.

“Në përgjigje të shkresës suaj, administruar me tonën nr. 4865 prot., datë 23.5.2025, me lëndë “Kërkesë për informacion dhe ekspertim të pavarur mbi materialet zgjedhore të kapura në Peqin, Qarku Elbasan, më datë 22.05.2025”, ju bëjmë me dije sa më poshtë: Gjatë procesit të marrjes në dorëzim të bazës materiale të dërguar nga KZAZ.com nr. 45, Peqin, nuk është evidentuar ndonjë rast ku fletë votimi të papërdorura të jenë administruar jashtë kutive të materialeve zgjedhore të kësaj KZAZ-je””, thuhet në përgjigjen e Celibashit.

Partia Demokratike pretendonte se fletët e votimit që janë gjetur në një lokal në Peqin janë përdorur për fenomenin e “trenit bullgar”.

/a.f/

The post KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin bullgar” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook

23 May 2025 at 08:04

Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nxorri një urdhër të prerë për partitë politike: ‘ndaloni fushatën’. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale,” shkroi KQZ në […]

The post Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook appeared first on Reporter.al.

Certifikimi i rezultateve zgjedhore, KQZ miraton tabelat përmbledhëse për Shkodrën, Beratin, Korçën dhe Dibrën

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi sot procesin e certifikimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke miratuar tabelat përmbledhëse për qarqet Shkodër, Dibër, Korçë dhe Berat.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi miratoi në seancën publike të ditës së sotme Tabelat Përmbledhëse të Rezultatit për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në katër zona zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Tabela përmbledhëse për rezultatin e votimit në qarkun Shkodër:

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 43.025 vota

Lëvizja Bashkë ka marrë 665 vota

Lëvizja Atdheu ka marrë 68 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik  ka marrë 1.827 vota

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 40.421 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 2.128 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 119 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 28 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 116 vota

Partia Mundësia 1.398 vota ka marrë

Partia Socialdemokrate 16.806 vota

Tabela përmbledhëse për rezultatin e votimit në qarkun Berat:

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 20.895 vota

Lëvizja Bashkë ka marrë 932 vota

Lëvizja Atdheu ka marrë 134 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik  ka marrë 431 vota

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 46.523 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 5.533 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 198 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 69 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 52 vota

Partia Mundësia ka marrë 1.639 vota

Partia Socialdemokrate ka marrë 265 vota

Tabela përmbledhëse për rezultatin e votimit në qarkun Korçë:

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 39.794 vota

Lëvizja Bashkë ka marrë 1.111 vota

Lëvizja Atdheu ka marrë 139 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik  ka marrë 1.091 vota

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 68.189 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 5.827 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 252 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 76 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 226 vota

Partia Mundësia ka marrë 2.623 vota

Partia Socialdemokrate ka marrë 2.687 vota

Tabela përmbledhëse për rezultatin e votimit në qarkun Dibër: 

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 24.081 vota

Lëvizja Bashkë ka marrë 327 vota

Lëvizja Atdheu ka marrë 64 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik  ka marrë 667 vota

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 36.791 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1.039 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 53 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 29 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 21 vota

Partia Mundësia ka marrë 433 vota

Partia Socialdemokrate ka marrë 1.380 vota

/r.e/

The post Certifikimi i rezultateve zgjedhore, KQZ miraton tabelat përmbledhëse për Shkodrën, Beratin, Korçën dhe Dibrën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën sulme kibernetike.

Në një konferencë për mediet, teksa foli për procesin e votimit nga jashtë Celibashi tha se “mund të bëj publike sot që platformat e KQZ-së duke filluar nga ajo e regjistrimit të votuesve nga jashtë, janë gjendur nën sulme kibernetike. Kemi komunikuar me institucionet përkatëse si ato të sigurisë kibernetike po ashtu dhe me ato që lidhen me ndjekje ligjore të këtyre rasteve, sa herë që janë evidentuar”.

Celibashi theksoi se “na të dhënat që kemi një pjesë e madhe e këtyre sulmeve nuk kanë qenë sulme diletantësh, por të organizuara dhe të sofistikuara dhe jo rastësore”.

Sipas Celibashi sulmet kanë ndodhur “të gjitha nga jashtë”.

“Kanë qenë të krahasueshme me sulmet që kanë patur edhe vend të tjera për situata të ngjashme në vend si Franca, Gjermania apo edhe Estonia”, tha Celibashi.

I pyetur në lidhje me pretendimet e opozitës për parregullsi në lidhje me procesin e votimit nga jashtë, Celibashi tha se votimi nga jashtë ka qenë një model suksesi për sa i përket punës së administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Administrimi këtij procesi nga KQZ është model nga çdo pikëpamje. Duke thënë këtë nuk dekurajoj askënd dhe njoh të drejtën e gjithkujt për ta kontestuar dhe për të prezantuar çfarë është mbështetëse e pretendimeve, për çfarë mendon se subjekti nuk është zhvilluar siç duhet.

“Kemi të gjithë dokumentacionin apo elementët të tjera që konfirmojnë atë që unë thash që ky proces është zhvilluar model dhe çfarë është zhvilluar nën përgjegjësinë e KQZ-së jap garanci të plotë që standardi, integriteti i asaj që është administruar nga KQZ, është i plotë. Jemi në gjendje tu japim përgjigje çdo lloj pretendimi për atë që KQZ ka pasur nën përgjegjësinë e vet”, tha Celibashi.

Sa i përket punës së kryer nga shërbimi postar DHL, Celibashi u shpreh se “i kemi kërkuar që të na vërë në dispozicion DHL-së gjithë dokumentacionin i cili besohet, mendohet se tregon sesi është bërë operacioni i shpërndarjes së fletëve të votimit, të dokumentacionit zgjedhor kudo në botë përfshirë edhe Greqinë. Do t’ja vëmë në dispozicion subjekteve politike”.

/a.f/

The post Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Celibashi i përgjigjet akuzave të opozitës: S’ka fletë të shtuara dhe as vota të trafikuara

By: Ela
22 May 2025 at 13:24

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i është përgjigjur akuzave të opozitës për manipulim të votave të diasporës. Celibashi deklaroi se i gjithë procesi ka qenë i monitoruar nga përfaqësuesit e partive politike dhe nga kamerat 24/7. Celibashi tha se nuk ka pasur fletë të shtuara dhe as vota të trafikuara. “Është me rëndësi ta theksoj, […]

The post Celibashi i përgjigjet akuzave të opozitës: S’ka fletë të shtuara dhe as vota të trafikuara appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet/ Dumani, Çela dhe Celibashi zhvillojnë takim me ambasadorët ndërkombëtarë

By: user7
20 May 2025 at 14:25

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela dhe kreu i SPAK, Altin Dumani kanë zhvilluar sot një takim të rëndësishëm në ambientet e Ambasadës së Francës në Tiranë.

Bëhet me dije se të pranishëm në takim ishin ambasadori Francës, Gjermanisë, Holandës, Austrisë, Italisë, Zvicrës, Britanisë së Madhe dhe e dërguara me Punë e SHBA. Gjithashtu në takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian si dhe kreu i Misionit të Vëzhguesve të ODIHR-it, Lamberto Zannier.

Sipas raportimeve, fokusi i diskutimeve në takim ka qenë procesi zgjedhor në Shqipëri dhe masat për të garantuar integritetin e tij, si dhe forcimi i përpjekjeve për të luftuar krimin elektoral. Gjithashtu u theksua domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për të parandaluar dhe ndëshkuar çdo formë të manipulimit të votës apo intimidimit të votuesve.

The post Zgjedhjet/ Dumani, Çela dhe Celibashi zhvillojnë takim me ambasadorët ndërkombëtarë appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet e 11 Majit/ Dumani, Çela dhe Celibashi takohen me ambasadorët ndërkombëtarë

By: Ela
20 May 2025 at 14:42

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela dhe kreu i SPAK, Altin Dumani kanë zhvilluar sot një takim të rëndësishëm në ambientet e Ambasadës së Francës në Tiranë. Bëhet me dije se të pranishëm në takim ishin ambasadori Francës, Gjermanisë, Holandës, Austrisë, Italisë, Zvicrës, Britanisë së Madhe dhe e dërguara me Punë […]

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Dumani, Çela dhe Celibashi takohen me ambasadorët ndërkombëtarë appeared first on BoldNews.al.

Celibashi: Përfundon numërimi i votave nga jashtë

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri me dije sot se ka përfunduar, procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial në listë të hapur në 12 qarqet e vendit.

Sipas Celibashit, numërimi për kandidatët preferencial në votimin nga jashtë ka përfunduar në Kukës, Shkodër, Dibër, Durrës, Fier, Tiranë, Berat, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, Korçë dhe Elbasan.

Numërimi i votave të diasporës ka përfunduar po ashtu edhe për subjektet politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Nga 246 mijë votues të regjistruar në platformën elektronike PER, më shumë se 200 mijë votues kthyen zarfet me fletët e votimit për subjektet politike dhe kandidatët e votimit preferencial.

/a.f/

The post Celibashi: Përfundon numërimi i votave nga jashtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ miraton rezultatin zgjedhor për qarkun e Kukësit, PD kundër

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi miratoi sot tabelën përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Kukës, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Në total sipas Celibashit “janë 40 276 fletë votimi të gjetura në kuti, nga të cilat 38 825 vota të vlefshme dhe 1 551 vota të pavlefshme”.

Nga këto koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 20 769 vota, ndërsa forcë e dytë është renditur Partia Socialiste me 11 770 vota.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu tha se “janë kundër miratimit të rezultatit të zgjedhjeve”, pasi sipas tij procesi nuk ka garantuar “standardin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

“Ne jemi të vendosur mos të pranojmë asnjënjëlloj rezultati, asnjë lloj procesi, që nuk garanton standardin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Këtë e tregojnë faktet që nuk ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ishim në një garë elektorale ku subjekte politike u përballën më programet politike, por përballë një makinerie kriminale, e cila kishte marrë si angazhim deformimin vullnetit të zgjedhësve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Pamë se blerja e votave nuk u krye vetëm nëpërmjet parave të krimit dhe korrupsionit, por edhe me paratë e buxhetit të shtetit”, u shpreh Logu.

Logu tha se “taskforca nuk arriti t’i parandalojë krimet zgjedhore të cilat ishin faktor përcaktues në këto zgjedhje”, ndërsa shtoi se “edhe vota e diasporës pati parregullsi”.

Kryekomisioneri Celibashi theksoi se “pretendimet në lidhje me legjitimitetin e procesit zgjedhor, evidentimin e paligjshmërisë, janë objekt i një shqyrtimi tjetër në një moment tjetër, në një instancë tjetër”.

Rezultati për qarkun e Kukësit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit

/r.e/a.f/

The post KQZ miraton rezultatin zgjedhor për qarkun e Kukësit, PD kundër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌