Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Main stream

Greqia përgatitet për temperatura ekstreme, termometri pritet të arrijë në 43 gradë Celsius

16 July 2025 at 20:28

Greqia po përgatitet për një valë të re dhe më intensive të të nxehtit, e cila pritet të sjellë temperatura ekstreme dhe rrezik të shtuar nga zjarret.

Sipas gazetës ditore ‘To Vima’, parashikimet tregojnë se temperaturat nga e diela deri të paktën të martën mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius, me mundësi të zgjatjes deri të mërkurën.

Meteorologu Giorgos Tsatrafilia tha se temperaturat prej 39-40 gradë Celsius priten në ditët para fundjavës, para se vala e të nxehtit të arrijë kulmin.

Ai gjithashtu paralajmëroi se popullatat vulnerabël, veçanërisht në zonat urbane me ventilim të dobët dhe mungesë të mjeteve për freskim, mund të përjetojnë vështirësi të mëdha gjatë kësaj vale e të nxehtit ekstrem.

Dënohet Imamoglu/ Rivali i Erdogan akuzohet për fyerje dhe kërcënime të zyrtarëve

16 July 2025 at 20:16

Ish kryenashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu u dënua me një vit e 8 muaj burg nga një gjykatë turke, e cila nuk vendosi asnjë kufizim në aktivitetin e tij politik.

Rivali i presidentit turk Recep Tajip Erdogan do të vuajë një dënim një vit, 5 muaj e 15 ditë burg për “fyerje publike të një zyrtari publik” dhe dy muaj e 15 ditë për “kërcënime”.

Megjithatë Gjykata rrëzoi akuzën për shënjestërimin e individëve që kanë shërbyer në luftën kundër terrorizmit.

Imamolgu përballej me një dënim maksimal me burgim prej 7 vitesh e katër muajsh.

Hetimi i prokurorisë kundër tij në këtë rast u urdhërua më 20 janar për deklaratat që ai bëri në një intervistë televizive në lidhje me kreun e Prokurorisë Publike të Stambollit, Akin Gürlek, dhe familjen e tij.

Gurlek, 43 vjeç, fillimisht si gjyqtar dhe më pas si prokuror, luajti një rol të rëndësishëm në gjyqe të mëdha që përfshinin ndjekje penale të figurave të opozitës, përfshirë dënimin e bashkëkryetarit të Partisë së Drejtësisë Popullore dhe ndjekjet penale të kryetarëve të bashkive të partisë opozitare. Ai më parë kishte shërbyer si zëvendësministër i drejtësisë.

Imamoglu i ka mohuar akuzat duke e quajtur procesin një ndëshkim dhe jo drejtësi, dhe ka akuzuar gjykatën se vepron nën presionin e qeverisë. / abcnews.al

Tiranë/ Gjendet i vdekur brenda automjetit 29-vjeçari

16 July 2025 at 20:12

Tiranë- Një 29-vjeçar është gjetur pa shenja jete. I riu është gjetur nga familjarët e tij në parkimin e pallatit ku banonte, në Astir.

Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

/abcnews.al/

Thirrje për sanksione ndaj Izraelit/ Raportuesja për Gazën në OKB: SHBA bashkëpunëtore e Tel Avivit

16 July 2025 at 19:59

Teksa palestinezët e dëshpëruar janë në kërkim të ushqimit, thirjet ndërkombëtare për sanksione ndaj Izraelit janë rritur.

Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për Gazën dhe Bregun Perëndimor Francesca Albanese tha se është koha që kombet në mbarë botën të ndërmarrin veprime konkrete për të ndaluar atë që ajo e quajti gjenocid në Gaza.

Ajo theksoi se ccdo shtet duhet të rishikojë dhe pezullojë menjëherë të gjitha lidhjet me Shtetin e Izraelit, duke filluar nga marrëdhëniet ushtarake, diplomatike dhe ato ekonomike.

Albanese shprehu bindjen e saj se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht bashkëpunëtore në atë që po bën Izraeli, duke furnizuar me armë.

Ministrja e jashtme sllovene Tanja Fajon u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mbështesin sanksione më të ashpra kundër Izraelit për shkak të situatës humanitare në Gaza.

Fajon tha se unioni duhet të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të ushtruar presion mbi Izraelin dhe për të parandaluar vdekjet e civilëve.

Sllovenia ka qenë ndër kritikët më të fortë të Izraelit që nga fillimi i luftës në Gaza, duke u bërë thirrje anëtarëve të tjerë të BE të bashkojnë forcat në sanksionet tregtare dhe të vendosin një embargo armësh.

Ndërkohë kryeministri britanik Keir Starmer tha se ishte i tmerruar nga raportet për civilë të vrarë në Gaza, ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihmë humanitare.

“Izraeli duhet të marrë masa që mbrojnë siç duhet civilët në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ne gjithashtu duam të shohim, një armëpushim të menjëhershëm”, tha Starmer.

Më shumë se 2 milionë palestinezë të Gazës po jetojnë një krizë katastrofike humanitare. Që prej fillimit të luftës 21 mujore, Izraeli ka bombarduar dhe rrethuar Rripin e Gazës, duke e lënë enklavën në prag të urisë.

Itali, mbi tetë milionë persona nuk presin të shkojnë me pushime

16 July 2025 at 19:54

Këtë verë, 8.4 milionë italianë do të anashkalojnë pushimet, dhe 69% e tyre po zgjedhin ta bëjnë këtë për arsye ekonomike, shkruan fanityfair.it.

Çmimet marramendëse, inflacioni dhe vështirësia për të kursyer janë shkaqet kryesore të këtij vendim, sipas një sondazhi të porositur nga facile.it dhe Emg Different.

Të dhënat pasqyrojnë ato të një studimi më të gjerë nga ETUC, Konfederata Evropiane e Sindikatave, bazuar në të dhënat e Eurostat.

I kryer duke përdorur të dhënat e vitit 2023, ai nxori në pah se si numri i punëtorëve evropianë që nuk mund të përballojnë pushimet është rritur në 41 milionë (një milion më shumë se një vit më parë), përfshirë 7 milionë italianë.

“Kjo është rritja e tretë radhazi e fenomenit të ‘varfërisë së pushimeve’, dhe do të thotë se sot 15% e të gjithë punëtorëve në Evropë po heqin dorë nga koha e lirë me familjet e tyre, ndërsa drejtuesit ekzekutivë, të cilët fitojnë mbi 100 herë më shumë se paga mesatare , po pushojnë në vendpushime luksoze”, thekson konfederata e sindikatave.

‘Në kërkim’ të sendeve të ndaluara dhe celularëve/ Tiranë, kontrolle ‘Blic’ në burgjet 313 dhe 302

16 July 2025 at 19:47

Policia e Burgjeve ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli në institucionet e vuajtjes së dënimit 313 dhe 302 në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se kontrollet janë zhvilluar në mënyrë të befasishme (blic), me qëllim identifikimin dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara, përfshirë telefonat celularë, që mund të jenë futur në mënyrë të paligjshme në ambientet e burgjeve. / abcnews.al

BE dështon për herë të dytë në miratimin e sanksioneve të reja ndaj Rusisë

16 July 2025 at 19:43

Bashkimi Evropian dështoi për të dytën ditë me radhë në miratimin e paketës së 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa Sllovakia vazhdon të kërkojë garanci të reja lidhur me furnizimin me gaz pas vitit 2027, raportojnë diplomatë të BE-së.

Sipas katër diplomatëve të BE-së, vetoja e Sllovakisë gjatë një takimi të ambasadorëve të vendeve anëtare ka bllokuar përkohësisht miratimin e paketës së re të sanksioneve. Dy prej diplomatëve thanë gjithashtu se edhe Malta ka pasur kundërshtime.

Qeveria sllovake, e udhëhequr nga kryeministri Robert Fico, ka deklaruar se nuk do ta miratojë paketën e re pa marrë garanci të qarta që vendi nuk do të preket nga plani paralel i BE-së për të hequr dorë nga gazi rus deri në fund të vitit 2027.

“E konsiderojmë propozimin për braktisjen e energjisë ruse si një formë sanksioni dhe për këtë arsye e lidhim atë drejtpërdrejt me paketën e 18-të të sanksioneve,” shkroi Fico në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Fico theksoi se votimi për paketën e re të sanksioneve duhet të ndodhë vetëm pasi të jenë zgjidhur në mënyrë substanciale rreziqet lidhur me furnizimin me gaz pas vitit 2028.

Komisioni Evropian i kishte dërguar një letër Sllovakisë të martën, duke u përpjekur të bindte Bratislavën për tërheqjen e vetos, por përgjigjja e Ficos konfirmoi se nevojiten më shumë bisedime për të qartësuar angazhimet e BE-së ndaj vendit të tij.

Sllovakia vazhdon të mbështetet në gazin rus dhe shpesh ka mbajtur qëndrime pro-ruse në lidhje me luftën në Ukrainë. Sipas qeverisë sllovake, ndërprerja e menjëhershme e kontratës ekzistuese me kompaninë ruse Gazprom – e cila është e vlefshme deri në vitin 2034 – mund të shkaktonte mungesa të energjisë, rritje të çmimeve dhe pasoja financiare për shtetin.

Për dallim nga plani për fazën e largimit nga energjia ruse, që mund të miratohet me shumicë të përforcuar në BE, sanksionet kërkojnë unanimitet, duke i dhënë Sllovakisë mundësinë e bllokimit të tyre.

Paketa e 18-të e sanksioneve do të ishte përgjigje ndaj agresionit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë, pas pushtimit të vitit 2022, por për momentin ajo mbetet pezull për shkak të kundërshtimeve të brendshme brenda bllokut.

Situata me zjarret në vend, shuhen tetë vatra, katër të tjera ende aktive

16 July 2025 at 19:41

Deri më tani janë raportuar 12 vatra zjarri, prej të cilave janë shuar tetë ndërsa katër të tjera janë aktive.

Ministria e Mbrojtjes sqaron se pas ndërhyrjeve është bërë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

Në fshatin Fushë Milot, njësia administrative Milot, bashkia Lezhë.

Në vendgrumbullimin e mbetjeve, Gërhot, njësia administrative Qytet, bashkia Gjirokastër.

Në fshatin Gëziq, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.

Në fshatin Kallarat, njësia administrative Horë Vranisht, bashkia Himarë.

Në fshatin Borizane, njësia administrative Thumanë, bashkia Krujë.

Në fshatin Mesopotam, njësia administrative Mesopotam, bashkia Finiq.

Në fshatin Zenisht, njësia administrative Lis, bashkia Mat.

Në fshatin Kutal, njësia administrative Qendër Piskovë, bashkia Përmet.

Ndërsa aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Dibër

Vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ku ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Në operacionin e shuarjes së zjarrit u angazhuan 30 forca operacionale, por terreni shkëmbor dhe era e fortë e ka vështirësuar punën e tyre. Në ndihmë të situatës erdhi edhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura. Si pasojë, deri tani është përshkuar një sipërfaqe rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu.

Vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit i cili ishte riaktivizuar. Zjarri është aktiv në 2 vatra me zhvillim të ngadaltë, ku njëra zhvillohet në drejtim të fshatit Vlashaj dhe tjetra në drejtim të fshatit Krajkë. Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan 6 forca zjarrfikëse nga MZSH të bashkisë Bulqizë, 6 forca të shërbimit pyjor, 12 forca bashkiake dhe 8 forca vullnetare. Si pasojë, deri tani, është përshkuar një sipërfaqe rreth 30 ha me shkurre dhe barishte.

Qarku Shkodër

Vendin e quajtur “Qafa e Lacit”, bashkia Vau-Dejës, prej ditës së djeshme ka një vatër zjarri në një sipërfaqe me lis, dushk shkurre dhe barishte. Ne terren për shuarjen e zjarrit ndodhen 8 efektivë zjarrfikës dhe 5 forca nga shërbimi pyjor. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri deri tani, është rreth 12 ha.

Qarku Fier

Fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, i cili ishte riaktivizuar në datë 14.07.2025. Në vendngjarje punuan shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Mallakastër me 2 automjete zjarrfikëse me 13 efektivë, 15 forca bashkiake, 3 forca policore dhe 5 forca vullnetare. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Sipërfaqja e djegur dhe e përshkuar në total llogaritet rreth 110 ha shkurre dhe pyll me pisha. Gjithashtu, janë djegur mbi 1000 rrënjë ullinj.

Sakaq në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 21 automjete zjarrfikëse dhe 277 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së sotme mori pjesë edhe helikopteri Cougar nga Forcat e Armatosura.

Ngërçi për mandatin e deputetit/ Shabani i përgjigjet Lapajt: Tiku bëhu burrë!

16 July 2025 at 19:16

TIRANË- Bëhet zyrtar divorci mes Lapajt dhe Shabanit, pasi daja i kreut të Nismës “Thurje” paralajmëron KQZ se mandati i deputetit i takon atij. Lapaj akuzon ashpër Endri Shabanin dhe thotë se mandati do qëndroje brenda fisit te vet.

Formalisht në listën e mbyllur mandati i shkon vajzës së tezes së Lapajt, por ky i fundit djeg përfundimisht mundësinë për të hyrë në shtator në Kuvend.

Kreu i Nismës “Thurje” , Endri Shabani ka reaguar duke i bërë thirrje Adriartik Lapajt të bëhet burrë.

Ai thekson se Adriatik Lapaj “mund të jetë mësuar të përvetësojë punën e të tjerëve, por pa votat e Nismës Thurje, apo pa votat e mia, ai nuk do të ishte bërë kurrë deputet”.

Më tej, Endri Shabani thekson se në vend që Lapajt ta sulmonte, do duhet ta falënderonte pasi pa ndihmën e Nisëm Thurje nuk do mund të fitonte kurrë mandatin e deputetit

Reagimi i Shabanit: 

𝐊𝐞𝐪𝐚𝐫𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐩ë𝐫 𝐓𝐢𝐤𝐮𝐧!

Ndjej keqardhje nga deklarata e nxituar e Tikut ku më shpall mua armikun e klasës. Duhet ta kisha menduar se pas Arlindit dhe Agronit, kisha mbetur vetëm unë nga fronti i të rinjve.

Gjithësesi për interes publik, dua të sqaroj tre gjëra.

𝐄 𝐩𝐚𝐫𝐚, 𝐦𝐚𝐧𝐝𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐤𝐨𝐚𝐥𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐍𝐢𝐬𝐦𝐚 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 𝐁ë𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐪ë𝐧ë 𝐤𝐮𝐫𝐫ë 𝐢 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐭𝐢𝐤𝐮𝐭. Tiku mund të jetë mësuar të përvetësojë punën e të tjerëve, por pa votat e Nismës Thurje, apo pa votat e mia, ai nuk do të ishte bërë kurrë deputet!!!

Në këto zgjedhje për të marrë një mandat në Tiranë duheshin 13500 vota. Adriatiku ka marrë 6436 vota. Kështuqë, ato 7000 votat e tjera janë marrë nga kandidatë të tjerë.

Pra nëse nuk do ishim në koalicion, Shqipëria Bëhet do ishte jashtë Parlamentit. Kështuqë në vend që të më sulmojë Tiku duhet të më falenderojë!

𝐄 𝐝𝐲𝐭𝐚, 𝐙𝐞𝐪𝐢𝐫𝐢 𝐞 𝐤𝐚 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐮𝐚𝐫 𝐓𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐭ë 𝐛ë𝐡𝐞𝐭 𝐛𝐮𝐫𝐫ë. Në këto zgjedhje ka patur vetëm një njeri që ka shpallur publikisht një angazhim përballë aktivistëve dhe votuesve, dhe ai është lideri i koalicionit.

Me zë dhe me figurë, në disa media, Adriatik Lapaj është zotuar publikisht, se nëse fitonim vetëm një mandat, ai mandat nuk do t’i takonte atij. Kjo deklaratë shërbente për të motivuar aktivistët që të punonin për interesin e përbashkët, dhe jo për të bërë Tikun deputet. Pas zgjedhjeve Adriatiku e drodhi, dhe kjo nuk u pëlqye nga shumë prej nesh, përfshi këtu edhe Zeqirin.

Duke besuar që “burri mbahet nga fjala” Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të mbajë fjalën dhe t’ia kalojë mandatin dikujt tjetër nga partia e tij.

𝐄 𝐭𝐫𝐞𝐭𝐚, 𝐧ë𝐬𝐞 𝐓𝐢𝐤𝐮 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐛𝐚𝐧 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 𝐯𝐣𝐞𝐫𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣, 𝐩ë𝐫𝐬𝐞 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭ë 𝐦𝐛𝐚𝐣 𝐮𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 𝐝𝐚𝐣ë𝐧 𝐭𝐢𝐦? Prej kohësh kemi pranuar që përgjegjësia është individuale.

Dhe në fakt, si njeriu që firmosi listat, dhe që i vonoi dëri në 12 të natës, Tiku ka përgjegjësinë totale që gabimisht e futi Zeqirin në listë të mbyllur, duke e zëvendësuar me Majlina Zikon. Tani më kërkon mua përgjegjësi për një çorbë që e gatoi vetë!

Zeqiri është 60 vjeç burrë, dhe nuk mund të përdoret as nga unë, por as nga Adriatiku. Ai ka dinjitetin e tij, dhe kur pa që Adriatiku po luante lojra, reagoi. Ndërkohë që unë përpiqesha të qetësoja situatën, Tiku zgjodhi rrugën e presionit. Dhe kur Zeqiri u përball me kërcënime ndaj fëmijëve të tij, vendosi të mos kthehej mbrapsh.

Të jem i sinqertë, unë nuk kam qënë dakord me sjelljen e Zeqirit, por kur shoh se si akoma pa pushtet këta janë të gatshëm të të kërcënojnë fëmijët nuk di çfarë të them.

Në fund të ditës, ne nuk po luftojmë që të zëvendësojmë ujqërit e vjetër me këlyshë të rinj që të vrasin për pushtet. Po luftojmë që politika të ketë një tjetër fytyrë: të ndershmërisë dhe fjalës së mbajtur. Dhe kjo betejë nuk do të ndalet nga ata që duan të kapin karrige, por do të fitohet nga ata që mbajnë fjalën edhe kur karrigia u kalon pranë/ abcnews.al

Fillon “ngujimi” i korrikut?/ Si çdo verë Rama mbyllet në vilën qeveritare, del me kabinetin e ri

16 July 2025 at 19:16

Edi Rama u rikthye sërish Vlorë.

Helikopteri që po transportonte shefin e qeverisë u pa të ulej në ish-fushën e aviacionit të qytetit bregdetar. Burime thonë se kryeministri u drejtua menjëherë drejt vilave qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë.

Kjo e mërkurë shënon edhe vizitën e tretë të Edi Ramës në Vlorë në pak ditë, por ende është e paqartë arsyeja e kësaj ndalese.

Nëse rikthimi në qytetin bregdetar vjen pas aksionit të ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike, problematikat përgjatë këtij sezoni veror, apo Rama do ta shfrytëzojë qëndrimin në vilën qeveritare për të konceptuar riformatimin e skuadrës Rama 4, që në këtë mandat të ri, mban barrën por edhe privilegjin e 83 mandateve.

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

By: b b
16 July 2025 at 20:44

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha se nuk ka informacione për ndonjë përshkallëzim ushtarak të situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo i bëri komentet në pyetjen e Radios Evropa e Lirë nëse është në dijeni për ndonjë kërcënim të tillë që ka ekzistuar së voni.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha javën e kaluar se presidenti amerikan, Donald Trump, e ka parandaluar mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë, duke theksuar se bëhet fjalë “për zhvillime shumë, shumë të vona”.

Deklarata e saj nxiti reagimin e të dërguarit të Trumpit për misione speciale, Richard Grenell, i cili e akuzoi atë për manipulim të fjalëve të presidentit.

“Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij për paqe dhe normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020, përmes Marrëveshjes së Uashingtonit. Osmani nuk ka qenë pjesë e asaj marrëveshjeje. Pretendimi se ka ndodhur diçka e re është absurd,” shkroi Grenell në X.

Deklaratat e Osmanit i hodhi poshtë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Radio Evropa e Lirë kontaktoi Shtëpinë e Bardhë për sqarime shtesë, por nuk mori përgjigje. Ekipi i Osmanit paralajmëroi se presidentja do të mbajë një konferencë për media, por nuk saktësoi më shumë.

Qeveria në detyrë e Kosovës dhe Ministria në detyrë e Punëve të Brendshme nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhej fjalë.

Gjendet i pajetë brenda automjetit të tij 29-vjeçari në Astir

By: b b
16 July 2025 at 20:25

Një 29-vjeçar është gjetur pa jetë pasditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë.

Sipas  njoftimit të policisë i riu u gjet nga familjarët brenda automjetit të tij, në parkimin e pallatit ku banonte

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për gjetjen e shkakut të vdekjes së 29-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç.

Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive

By: b b
16 July 2025 at 19:59

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije situatën e zjarreve në vendin tonë për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të Ministrisë, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 19:20, janë raportuar 12 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 8 dhe 4 janë aktive.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

-Në fshatin Fushë Milot, njësia administrative Milot, bashkia Lezhë.

-Në vendgrumbullimin e mbetjeve, Gërhot, njësia administrative Qytet, bashkia Gjirokastër.

-Në fshatin Gëziq, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.

-Në fshatin Kallarat, njësia administrative Horë Vranisht, bashkia Himarë.

-Në fshatin Borizane, njësia administrative Thumanë, bashkia Krujë.

-Në fshatin Mesopotam, njësia administrative Mesopotam, bashkia Finiq.

-Në fshatin Zenisht, njësia administrative Lis, bashkia Mat.

-Në fshatin Kutal, njësia administrative Qendër Piskovë, bashkia Përmet.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Dibër

Vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ku ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Në operacionin e shuarjes së zjarrit u angazhuan 30 forca operacionale, por terreni shkëmbor dhe era e fortë e ka vështirësuar punën e tyre. Në ndihmë të situatës erdhi edhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura. Si pasojë, deri tani është përshkuar një sipërfaqe rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu.

Vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit i cili ishte riaktivizuar. Zjarri është aktiv në 2 vatra me zhvillim të ngadaltë, ku njëra zhvillohet në drejtim të fshatit Vlashaj dhe tjetra në drejtim të fshatit Krajkë. Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan 6 forca zjarrfikëse nga MZSH të bashkisë Bulqizë, 6 forca të shërbimit pyjor, 12 forca bashkiake dhe 8 forca vullnetare. Si pasojë, deri tani, është përshkuar një sipërfaqe rreth 30 ha me shkurre dhe barishte.

Qarku Shkodër

Vendin e quajtur “Qafa e Lacit”, bashkia Vau-Dejës, prej ditës së djeshme ka një vatër zjarri në një sipërfaqe me lis, dushk shkurre dhe barishte. Ne terren për shuarjen e zjarrit ndodhen 8 efektivë zjarrfikës dhe 5 forca nga shërbimi pyjor. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri deri tani, është rreth 12 ha.

Qarku Fier

Fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, i cili ishte riaktivizuar në datë 14.07.2025. Në vendngjarje punuan shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Mallakastër me 2 automjete zjarrfikëse me 13 efektivë, 15 forca bashkiake, 3 forca policore dhe 5 forca vullnetare. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Sipërfaqja e djegur dhe e përshkuar në total llogaritet rreth 110 ha shkurre dhe pyll me pisha. Gjithashtu, janë djegur mbi 1000 rrënjë ullinj.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 21 automjete zjarrfikëse dhe 277 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së sotme mori pjesë edhe helikopteri Cougar nga Forcat e Armatosura.

Kontrolle blic në paraburgimet 302 dhe 313

By: b b
16 July 2025 at 19:55

Pas kontrolleve blic të bëra nëpër burgjet e vendit ditën e sotme, në këto momente po bëhet kontroll tek paraburgimet 302 dhe 313.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Klan News, Glidona Daci.

Deri më tani nuk dihet arsyeja e këtyre kontrolleve, por dyshohet për gjetjen e sendeve të ndaluara.

Kujtojmë se në qelinë e 313-ës, ndodhet dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit, u dënua dhe iu ndalua të kryejë ushtrime në ambiente të përbashkëta për 2 javë, që prej datës 10 korrik 2025.

Vendimi i qeverisë/ Ish-zyrtarët mund të mbrohen nga Garda, nëse u rrezikohet jeta

By: b b
16 July 2025 at 19:27

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një vendim të ri që u jep të drejtë ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë të përfitojnë mbrojtje nga Garda e Republikës, nëse janë të rrezikuar pas përfundimit të detyrës së tyre.

Sipas vendimit, mbrojtja jepet vetëm nëse rreziku lidhet drejtpërdrejt me funksionin e mëparshëm dhe kërkesa duhet të paraqitet brenda 6 muajve nga largimi nga detyra.

Njoftimi i plotë:

V E N D I M

PËR
PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE, TË PROCEDURAVE DHE TË KOHËZGJATJES SË MBROJTJES PERSONALE DHE BANESËS SË PERSONALITETEVE TË TJERA PAS PËRFUNDIMIT TË DETYRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, pika 4, e 14, pika 3, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
I. KUSHTET PËR TË PËRFITUAR MBROJTJEN E VEÇANTË
1. Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron, pas përfundimit të detyrës, personalitetet apo banesën e tyre, kur u rrezikohet jeta, shëndeti apo familja, për shkak të detyrës që kanë kryer.
2. Kushtet për të përfituar ruajtjen fizike dhe mbrojtjen e banesës janë:
a) prania e rrethanave serioze, që rrezikojnë jetën, shëndetin apo familjen e personalitetit apo banesën e tij, brenda gjashtë muajve nga përfundimi i detyrës;
b) prania e lidhjes shkakësore ndërmjet rrethanave serioze dhe ushtrimit të funksionit të mëparshëm nga personaliteti.
II. PROCEDURA PËR DHËNIEN E MBROJTJES SË VEÇANTË
1. Kërkesa për mbrojtjen, sipas pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi, i paraqitet me shkrim ministrit të Brendshëm nga vetë personaliteti i rrezikuar.
2. Kërkesa për mbrojtje përmban:
a) gjenealitetet e plota të kërkuesit;
b) një përmbledhje të fakteve dhe të rrethanave, që përbëjnë rrezik serioz për personalitetin apo banesën e tij, të cilat e detyrojnë të kërkojë mbrojtje edhe pas përfundimit të detyrës.
3. Ministri i Brendshëm urdhëron menjëherë, por jo më vonë se 24 (njëzet e katër) orë, mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për të bërë vlerësimin e kërkesës.
4. Komisioni i Posaçëm vlerëson kërkesën e paraqitur, si autoriteti vendimmarrës për mbrojtjen e veçantë.
5. Pas shqyrtimit të kërkesës për nevojën e mbrojtjes së personalitetit apo të banesës së tij, komisioni merr vendim brenda 48 (dyzet e tetë) orëve. Vendimi u njoftohet ministrit të Brendshëm dhe personalitetit të rrezikuar.
6. Komisioni, në procesin e shqyrtimit të kërkesës për mbrojtje, sipas këtij vendimi, mund të kërkojë informacione nga institucione të tjera.
7. Vendimi përmban nivelin e sigurisë dhe masat e mbrojtjes, numrin e truprojave apo të rojeve për banesën, afatin e mbrojtjes, si dhe masa të tjera, që lidhen me këtë mbrojtje.
8. Mbrojtja e personalitetit apo e banesës zgjat për aq kohë sa janë të pranishme rrethanat e rrezikut, por jo më shumë se një vit.
9. Me përfundimin e afatit maksimal të mbrojtjes, sipas pikës 8, të këtij kreu, Komisioni i Posaçëm vendos për:
a) vijimin e mbrojtjes me të njëjtat masa;
b) përfundimin e mbrojtjes;
c) ndryshimin e masave të sigurisë.
10. Pas vendimit të komisionit, Garda e Republikës merr menjëherë në mbrojtje personalitetin apo banesën e rrezikuar, duke zbatuar masat e përcaktuara në vendim.
III. PËRBËRJA DHE FUNKSIONIMI I KOMISIONIT TË POSAÇËM
1. Komisioni i Posaçëm përbëhet nga:
a) zëvendësministri i Brendshëm;
b) zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit;
c) zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës;
ç) një përfaqësues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
d) një përfaqësues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;
dh) një përfaqësues nga Shërbimi Informativ i Shtetit, në nivel drejtor drejtorie;
e) një përfaqësues nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, në nivel drejtor drejtorie.
2. Kryetar i Komisionit të Posaçëm, të përcaktuar në pikën 1, të këtij kreu, është zëvendësministri i Brendshëm.
3. Pjesëmarrja në mbledhjet e komisionit është e detyrueshme. Mbledhjet e komisionit janë të vlefshme kur janë të pranishëm jo më pak se 5 (pesë) anëtarë me të drejtë vote.
4. Vendimet e komisionit janë të vlefshme kur miratohen nga më shumë se gjysma e anëtarëve të pranishëm në mbledhje.
5. Kryetari i komisionit cakton një sekretariat teknik, i cili mbështet organizimin, funksionimin dhe mban procesverbalin e zhvillimit të mbledhjes.
IV. DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Përplasja për mandatin, Shabani i përgjigjet Lapajt: Mandati s’ka qenë kurrë i joti!

By: b b
16 July 2025 at 19:15

Përplasjet për mandatin e Koalicionit Shqipëri Bëhet po vijojnë në rrjetet sociale mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.

Në një postim të fundit, Shabani thekson se ai mandat nuk do të ishte fituar pa ndihmën e Nismës Thurje.

Po ashtu, Shabani ngre akuza të rënda ndaj Lapajt duke u shprehur se ai ka kërcënuar fëmijët e Zeqir Kordhonit.

Postimi i plotë i Endri Shabanit:

Keqardhje për Tikun!

Ndjej keqardhje nga deklarata e nxituar e Tikut ku më shpall mua armikun e klasës. Duhet ta kisha menduar se pas Arlindit dhe Agronit, kisha mbetur vetëm unë nga fronti i të rinjve.

Gjithësesi për interes publik, dua të sqaroj tre gjëra.

E para, mandati i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk ka qënë kurrë i Adriatikut. Tiku mund të jetë mësuar të përvetësojë punën e të tjerëve, por pa votat e Nismës Thurje, apo pa votat e mia, ai nuk do të ishte bërë kurrë deputet!!!

Në këto zgjedhje për të marrë një mandat në Tiranë duheshin 13500 vota. Adriatiku ka marrë 6436 vota. Kështuqë, ato 7000 votat e tjera janë marrë nga kandidatë të tjerë.

Pra nëse nuk do ishim në koalicion, Shqipëria Bëhet do ishte jashtë Parlamentit. Kështuqë në vend që të më sulmojë Tiku duhet të më falenderojë!

E dyta, Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të bëhet burrë. Në këto zgjedhje ka patur vetëm një njeri që ka shpallur publikisht një angazhim përballë aktivistëve dhe votuesve, dhe ai është lideri i koalicionit.

Me zë dhe me figurë, në disa media, Adriatik Lapaj është zotuar publikisht, se nëse fitonim vetëm një mandat, ai mandat nuk do t’i takonte atij. Kjo deklaratë shërbente për të motivuar aktivistët që të punonin për interesin e përbashkët, dhe jo për të bërë Tikun deputet. Pas zgjedhjeve Adriatiku e drodhi, dhe kjo nuk u pëlqye nga shumë prej nesh, përfshi këtu edhe Zeqirin.

Duke besuar që “burri mbahet nga fjala” Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të mbajë fjalën dhe t’ia kalojë mandatin dikujt tjetër nga partia e tij.

E treta, nëse Tiku nuk mban përgjegjësi për vjerrin e tij, përse duhet të mbaj unë përgjegjësi për dajën tim? Prej kohësh kemi pranuar që përgjegjësia është individuale.

Dhe në fakt, si njeriu që firmosi listat, dhe që i vonoi dëri në 12 të natës, Tiku ka përgjegjësinë totale që gabimisht e futi Zeqirin në listë të mbyllur, duke e zëvendësuar me Majlina Zikon. Tani më kërkon mua përgjegjësi për një çorbë që e gatoi vetë!

Zeqiri është 60 vjeç burrë, dhe nuk mund të përdoret as nga unë, por as nga Adriatiku. Ai ka dinjitetin e tij, dhe kur pa që Adriatiku po luante lojra, reagoi. Ndërkohë që unë përpiqesha të qetësoja situatën, Tiku zgjodhi rrugën e presionit. Dhe kur Zeqiri

kur u përball me kërcenime ndaj fëmijëve të tij, ai vendosi të mos kthehej mbrapsh.

Të jem i sinqertë, unë nuk kam qënë dakord me sjelljen e Zeqirit, por kur shoh se si akoma pa pushtet këta janë të gatshëm të të kërcënojnë fëmijët nuk di çfarë të them.

Në fund të ditës, ne nuk po luftojmë që të zëvendësojmë ujqërit e vjetër me këlyshë të rinj që të vrasin për pushtet. Po luftojmë që politika të ketë një tjetër fytyrë: të ndershmërisë dhe fjalës së mbajtur. Dhe kjo betejë nuk do të ndalet nga ata që duan të kapin karrige, por do të fitohet nga ata që mbajnë fjalën edhe kur karrigia u kalon pranë.

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

16 July 2025 at 20:06

Qeveria ka autorizuar ministrin e Pushtetit Lokal, Arbjan Mazniku për të negociuar dhe nënshkruar me bashkitë e vendit marrëveshjen sipas të cilës do të emërohen më pas drejtuesit e rinj të njësive administrative nëpër bashkitë e vendit, të dorëhequr masivisht pas ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama. Sipas autorizimit, Mazniku do të jetë në krye të […]

The post Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

By: E.K
16 July 2025 at 20:45

Zjarri në fshatin Drenovë, në njësinë administrative Qendër Dukas të bashkisë Mallakastër, është përhapur në një sipërfaqe të gjerë, duke marrë përmasa serioze. Sipas raportimeve zyrtare, flakët po i afrohen një nënstacioni elektrik, duke rritur ndjeshëm rrezikun për dëme në infrastrukturën energjetike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet e emergjencës, të cilat janë përqendruar […]

The post Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë appeared first on FaxWeb.

💾

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

By: E.K
16 July 2025 at 20:22

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 29/2023, datë 12.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 659, datë 12.05.2023. Në […]

The post KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar appeared first on FaxWeb.

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

By: E.K
16 July 2025 at 20:12

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në zonën e Astirit në kryeqytet, ku një shtetas rreth 29 vjeç është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij. Identifikohet i riu 29 vjeç nga uniformat blu, Enea Dine. Sipas informacioneve paraprake nga policia, trupi i pajetë i të riut, identifikuar si E. D., është konstatuar […]

The post Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI) appeared first on FaxWeb.

❌
❌