Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Çfarë ndodhi në Sarandë? Policia jep dinamikën, tre të rinjtë tentuan të sfidojnë efektivët. Sekuestrohet makina luksoze

12 July 2025 at 09:20

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë, operacioni policor i koduar “Diving”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma.

Vihen në pranga 3 shtetas, mes tyre edhe një person në kërkim për vepra të rënda penale.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 16 fishekë dhe automjeti tip “Porsche”.

Në vijim të kontrolleve të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lidhur me një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje që cenonte sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Diving”.

Si rezultat, në lagjen nr. 1, rruga “Butrinti”, Sarandë, u ndalua për kontroll automjeti luksoz tip “Porsche”, me të cilin udhëtonin 3 shtetas. Gjatë veprimeve, njëri prej tyre, shtetasi E. D., tentoi të largohej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma e zjarrit, me qëllim humbjen e provave. Por falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë, me mbështetjen e Policisë Kufitare që ndodhej në patrullim në afërsi me mjetin e tyre lundrues, u bë e mundur kapja në flagrancë e këtij shtetasi.

Gjithashtu, nga punonjësit e Policisë Sarandë u bë e mundur, brenda një kohe shumë të shkurtër, gjetja e çantës me armën që ky shtetas tentoi të fshihte duke e hedhur në det.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Një 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;

• Një 21 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

• Një  27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, i cili rezultoi edhe person i shpallur në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.

Arma e zjarrit (pistoletë), municioni luftarak dhe automjeti tip “Porsche” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

Rama publikon pamje nga lumi i Bunës: Pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet

12 July 2025 at 09:13

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga lumi Buna teksa njoftoi se ka përfunduar me sukses të faza e dytë e pastrimit në zonën e Dajlanit, në Shkodër.

Shefi i qeverisë shprehet se pas shumë vitesh, lumi tashmë rrjedh i lirë në shtratin e tij natyral, si rezultat i ndërhyrjeve të realizuara në dy faza të ndryshme.

“Mirëmëngjes dhe me lumin Buna, që pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet, pas mbylljes me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin e çlirimin e shumëpritur të zonës së Dajlanit në Shkodër, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

Projekti i pastrimit të shtratit të lumit Buna nisi me një fazë të parë që përfshinte heqjen e rrjetave dhe pinarëve elementë që pengonin rrjedhën natyrore të ujit dhe dëmtonin ekosistemin lokal.

Kurse faza e dytë, e përfunduar së fundmi, u përqendrua në largimin e strukturave metalike dhe objekteve të tjera të mëdha/ abcnews.al

Franca nis hetim ndaj rrjetit social X për manipulim të algoritmeve

12 July 2025 at 08:57

Autoritetet franceze kanë nisur sot një hetim ndaj rrjetit të medias sociale X me akuza se ka manipuluar algoritmet për të lehtësuar “ndërhyrjen e huaj”.

Prokurorja Publike e Parisit, Laure Beccuau, ka konfirmuar se hetimi është hapur më 9 korrik pas ankesave të paraqitura në janar 2025 nga një ligjvënës francez dhe një zyrtar i lartë nga një institucion publik, thonë mediat franceze, të cilat citojnë një deklaratë nga zyra e prokurorit.

Ankesat akuzojnë X-in për manipulimin e algoritmit të tij për qëllime të ndërhyrjes së huaj, si dhe për të përhapur përmbajtje politike urrejtëse dhe raciste që synojnë shtrembërimin e debatit demokratik në Francë.

Beccuau ka thënë se Xhandarmëria Kombëtare është ngarkuar me hetimin e rrjetit X si një entitet ligjor, si dhe të “individëve” që e menaxhojnë atë, pa përmendur pronarin e tij, Elon Musk.

 

Aksidenti i rëndë në autostradë/ 18-vjeçari humb kontrollin e mjetit, vdes pasagjeri 19-vjeçar. Dy të tjerë të lënduar

12 July 2025 at 08:25

TIRANË- Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, një 18 vjeçar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, një 19 vjeçar , ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave./abcnews.al

Fenomeni kozmetik “dupe”, një rrezik i përhershëm shëndetësor

12 July 2025 at 08:03

Larg nga ofertat e reklamuara, “kopjet” kozmetike – kopje pak a shumë diskrete të produkteve të markave të njohura për kujdesin e lëkurës, makijazhin ose kremrat kundër diellit – të shitura me çmime të ulëta në internet, pasi mund të jenë të rrezikshme për shëndetin, paralajmërojnë profesionistët e industrisë.

Kujdes nga kopjimet!

Në median sociale, veçanërisht në TikTok, disa qindra mijëra video të grave të reja nxjerrin në pah gjetjet e tyre të fundit si “kopje” të produkteve ekzistuese kozmetike.

Fondatina, buzëkuqi, kremi hidratues ose kremi kundër diellit supozohet se arrijnë të njëjtat rezultate si produktet e tyre origjinale, për më shumë se gjysmën e çmimit.

”Një kushëri i falsifikimit, fenomeni është më delikat dhe nganjëherë i vështirë për t’u identifikuar”, thotë Xavier Guéant, drejtor i çështjeve ligjore në Federatën e Kompanive të Bukurisë (FEBEA).

”Por këto produkte, në rritje në numër dhe gjithnjë e më të popullarizuara në mesin e konsumatorëve të rinj, përfaqësojnë një rrezik për shëndetin”, pohon ai.

Objektivi i federatës janë produktet e shitura në platformat e tregtisë elektronike jashtë Bashkimit Evropian, kryesisht në Azi, të tilla si ”Temu”, ”Shein” ose ”AliExpress” dhe të prodhuara jashtë çdo kuadri rregullator për higjienën ose kontrollin e cilësisë.

Sipas një studimi të ”C-Ways” të kryer për FEBEA-n, në mars 2025, 31% e francezëve kishin blerë një kopje të tillë.

Por, 96% e tyre nuk janë në dijeni të rreziqeve.

Metalet e rënda ose ftalatet
“Në Francë, sistemi është rigoroz. Por sapo largohemi nga ky kuadër dhe furnizohemi nga vende ku nuk ka kontrolle, e ekspozojmë veten ndaj rreziqeve të shumta”, shpjegon Stéphane Pirnay, ekspert i toksikologjisë dhe drejtor i kompanisë ”Expertox”.

”Përveç rrezikut të alergjenëve, produktet me cilësi të dobët mund të përmbajnë substanca toksike, të ndaluara ose që tejkalojnë kufijtë e autorizuar, të cilat mund të paraqesin rreziqe reale për shëndetin”, këmbëngul ai.

Toksikologu paralajmëron gjithashtu për një rrezik kimik, pasi disa produkte të testuara përmbajnë rregullisht metale të rënda ose ftalate, substanca kimike që konsiderohen si prishës endokrinë.

Një rrezik tjetër i identifikuar është një rrezik infektiv, pasi disa produkte të studiuara mund të përmbajnë patogjenë të shumtë.

“Jemi vërtet të habitur kur shohim të gjitha gjërat që mund të gjejmë në falsifikimet në përgjithësi si papastërti, gurë, jashtëqitje, pendë zogjsh”, liston Pirnay.

Laurence Coiffard, një profesor i farmacisë në Fakultetin e Nantes i specializuar në kozmetologji, ka studiuar kremrat e diellit që shiten në këto platforma.

Me ekipin e saj, ajo analizoi dy produkte të falsifikuara që pretendonin SPF 50+, si dhe disa kopje.

Rezultati? “Asnjë nga këto produkte nuk përmbante filtra UV”, zbulon ajo.

“Prandaj, ato nuk ofrojnë mbrojtje kundër rrezeve UV dhe ekziston një rrezik i madh në përdorimin e tyre”, paralajmëron ajo edhe pse ekspozimi në diell është shkaku kryesor i kancerit të lëkurës.

Sipas një studimi të publikuar nga Organizata Evropiane e Konsumatorit (BEUC) në shkurt, më shumë se 80% e produkteve të testuara të blera në ”Temu” nuk ishin në përputhje me legjislacionin evropian.

Për kozmetikën, shkeljet më të rëndësishme përfshinin lista përbërësish që mungonin ose ishin të pasakta, duke e bërë të pamundur të dihej se çfarë përmbanin në të vërtetë produktet.

Me lançimin e TikTok Shop në Francë në mars (i cili lejon që blerjet të bëhen direkt brenda aplikacionit), Xavier Guéant ka frikë se kjo lidhje më e drejtpërdrejtë midis shitësit dhe blerësit mund t’u sjellë dobi mashtruesve dhe falsifikuesve.

Së bashku me FEBEA-n, ai bën thirrje për forcimin e kuadrit ligjor për të “sqaruar zonat gri” dhe për të rritur burimet e dedikuara për zbatimin e ligjit.

Belgjika planifikon t’u heqë shtetësinë personave të dënuar për krime të rënda

12 July 2025 at 07:48

Qeveria belge arriti sot një marrëveshje për të futur një reformë ligjore që lejon heqjen e shtetësisë belge për individët e dënuar për krime të rënda, si krimi i organizuar, vrasja ose krimet seksuale.

Ministrja e Drejtësisë Annelies Verlinden tha se reforma synon ata që kanë fituar shtetësinë belge brenda 15 viteve para kryerjes së veprës penale, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve.

“Kushdo që është fajtor për krime të rënda që minojnë themelet e shoqërisë sonë mund të humbasë shtetësinë belge”, tha ajo, duke shtuar se reforma synon të “dërgojë një sinjal të fortë”.

Sipas rregullave të reja, gjyqtarët do të duhet të marrin në konsideratë automatikisht heqjen e shtetësisë në rastet e terrorizmit që përfshijnë shtetas të dyfishtë, edhe nëse prokuroria nuk e kërkon këtë.

Ndërsa gjykatat mund të vendosin përfundimisht të mos heqin shtetësinë, ato duhet të japin justifikim të qartë nëse pasojat konsiderohen “të paarsyeshme dhe joproporcionale”.

Për vepra të tjera të rënda penale, duke përfshirë vrasjen, veprat penale seksuale ose krimin e organizuar, shtetësia mund të revokohet vetëm në raste specifike kur krimet përbëjnë kërcënim themelor për shoqërinë.

Reforma gjithashtu prezanton një afat 15-vjeçar për ngritjen e rasteve të tilla.

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

12 July 2025 at 07:30

Masat ajrore nga Veriu i Afrikës do të depërtojë gradualisht sërish drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan.

Kjo sjell edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe rritje të temperatura, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten dukshëm në mëngjes, por lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 34 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qytetin e Gjirokastrës dhe Kuçovës.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor; kjo do të bëjë që deti të jetë me dallgëzim të ulët.

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

12 July 2025 at 07:00

Dashi

Do keni debate te zjarrta gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar. Beni kujdes me çdo fjale qe do nxirrni nga goja. Beqaret do kenë një dite mjaft romantike dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Do iu duket vetja si ne ëndërr. Financat do jene shume te stabilizuara për shkak se ju do tregoheni te arsyeshëm dhe largpamës.

Demi

Mos u mbyllni ne vetvete sot pas çdo problemi qe do keni ne jetën tuaj ne çift, por flisni hapur me partnerin dhe gjejuni një zgjidhje atyre qe iu mundojnë. Beqaret do marrin deklarata te bukura dashurie dhe do e ndryshojnë tërësisht jetën. Ne planin financiar fatmirësisht do keni fat dhe sukses. Situata do ketë përmirësime te menjëhershme.

Binjaket

Perspektivat për jetën ne çift janë te mira sot, sidomos për ata qe kane shume cite se bashku. Ne mbrëmje do ndodhe edhe diçka e mrekullueshme qe askush nuk e kishte menduar. Edhe jeta sentimentale e beqareve do ketë ndryshime rrënjësore. Financat do vazhdojnë te jene te mbrojtura. Do ndiheni te qete edhe ne këtë sektor.

Gaforrja

Te dashuruarit do kenë një dite pozitive, por pa asgjë te jashtëzakonshme. E rëndësishme është qe do ndihen mire. Nëse jeni ende vetëm duhet te reflektoni me kujdes gjate kësaj dite për atë qe doni me te vërtetë te bëni. Mos u ndikoni aspak nga fjalët e te tjerëve. Financat do jene here pas here problematike për shkak te disa shpenzimeve marramendëse qe do kryeni.

Luani

Jeta ne çift nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar. Do keni here pas here debate te zjarrta dhe asnjeri pre jush nuk do tregohet i gatshëm te hape rruge. Beqaret mezi do presin te marrin propozime dhe do hidhen ne krahët e te parit qe do iu dale para syve. Kujdes! Ne planin financiar problemi juaj nuk është te fitoni sa me shume para, por te dini si te mos shpenzoni pa limit.

Virgjeresha

Dashuria për çiftet nuk do ece me se miri sot. Nuk do jeni aspak ne humor edhe për te marre vendime te rëndësishme. Nuk Beqaret do takojnë persona interesante ne dukje, por me te cilët nuk do mund te krijojnë dot një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar do jeni largpamës dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim pa pare njëherë gjendjen e financave.

Peshorja

Do njiheni me disa persona te rinj gjate kësaj dite dhe kjo mund t’ua turbulloje paksa mendjen juve qe jeni ne një lidhje. Kujdes mos bëni gabime sepse do pendoheni shpejt. Beqaret do jene te pafat dhe nuk do arrijnë dot as sot te krijojnë një lidhje te qëndrueshme. Financat do i keni te mira. Rrini te qete dhe mos u merrni me problemet e te tjerëve.

Akrepi

Dite perfekte kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te pafundme kështu qe duhet shfrytëzuar çdo minute deri ne maksimum. Beqaret do kenë goxha ftesa dhe propozime, por duhet te mendohen mire para se te hedhin çdo hap. Ne planin financiar do jeni mjaft te organizuar dhe nuk do hidhni asnjë hap te nxituar.

Shigjetari

Saturni do jete planeti qe do influencoje jetën sentimentale te çifteve dhe mund te sjelle disa mosmarrëveshje. Kujdes sepse po e tepruar me kokëfortësinë situata mund te dale jashtë kontrollit. Beqareve do iu buzëqeshë fati gjate kësaj dite. Përgatituni për emocione te mëdha. Financat do fillojnë dalëngadalë te përmirësohen. Mos prisni ne pasuroheni menjëherë.

Bricjapi

Sa here te kini debate dhe probleme ne çift do preferoni te largoheni dhe te distancoheni sot. Ne fakt kjo nuk është gjeja me e mire qe mund te bëni. Kujdes edhe me xhelozinë. Beqaret nuk do jene me fat kështu qe sado qe ta kërkojnë princin e kaltër nuk do mund ta gjejnë dot. Ne planin financiar do jeni me fat, por edhe do tregoheni shume te kujdesshëm me shpenzimet.

Ujori

Nuk do besoni aspak tek partneri juaj sot dhe kjo mund te sjelle ndonjë debat me te. Nëse keni pasur probleme qe me herët situata do vazhdoje te jete e turbullt. Beqaret duhet t’i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe te shfrytëzojnë çdo mundësi qe do iu jepet për takime. Ne planin financiar duhet shmangur çdo operacion i rrezikshëm. Situata nuk do jete aspak e favorshme.

Peshqit

Jeta ne çift do jete shume e mire dhe e mbushur me momente te këndshme sot. Partneri do mundohet ne çdo moment t’ua beje qejfin. Beqaret nuk do realizojnë takimet qe kane ëndërruar dhe do mbeten serish vetëm. Kjo nuk do te thotë qe do vuajnë sepse miqtë nuk do i lënë te mërziten. Gjendja financiare do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni te ardhurat.

BE me ‘dorë të hekurt’ për taksat ndaj cigareve, akcizat e reja që do të rrisin në ‘stratosferë’ çmimet e paketave

By: E.K
12 July 2025 at 09:59

Bashkimi Evropian po përgatit një goditje fiskale të paprecedentë ndaj duhanit. Akcizat do të rriten me mbi 1,000%, taksa të reja mbi cigaret elektronike dhe duhanin, si dhe një sërë masash paralele për të financuar buxhetin e ardhshëm të BE-së. Qëllimi: të rriten burimet e veta dhe të frenohet konsumi i produkteve të dëmshme. Projektligjet […]

The post BE me ‘dorë të hekurt’ për taksat ndaj cigareve, akcizat e reja që do të rrisin në ‘stratosferë’ çmimet e paketave appeared first on FaxWeb.

Lufta në kufi, Polonia firmos marrëveshje të re me Korenë e Jugut për blerjen e 180 tankeve moderne K2

By: E.K
12 July 2025 at 09:36

Polonia ka përfunduar një marrëveshje të re për të blerë një grup të dytë prej 180 tankesh moderne K2 nga Koreja e Jugut, duke e çuar totalin e automjeteve të blinduara të planifikuara për blerje në gati 1,000 njësi. Kjo është pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë të arritur në vitin 2022 mes dy […]

The post Lufta në kufi, Polonia firmos marrëveshje të re me Korenë e Jugut për blerjen e 180 tankeve moderne K2 appeared first on FaxWeb.

Sarandë/Finalizohet operacioni policor “Diving”: 3 të arrestuar, përfshirë një person në kërkim për vepra të rënda penale

By: E.K
12 July 2025 at 09:17

Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Diving”, në kuadër të kontrolleve të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik. Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të armëmbajtjes pa leje që përbënte rrezik […]

The post Sarandë/Finalizohet operacioni policor “Diving”: 3 të arrestuar, përfshirë një person në kërkim për vepra të rënda penale appeared first on FaxWeb.

💾

Rama ndan pamje nga lumi i Bunës: Pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet

By: E.K
12 July 2025 at 09:08

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga lumi i Bunës, pas përfundimit me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin pranë zonës së Dajlanit. Kreu i qeverisë pas këtij aksioni shprehet se pas shumë vitesh tanimë Buna rrjedh i lirë në shtratin e vet. “Mirëmëngjes dhe me lumin Buna, që pas shumë vitesh rrjedh […]

The post Rama ndan pamje nga lumi i Bunës: Pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet appeared first on FaxWeb.

Gabimi fatal pas rrëzimit të Air India me 260 viktima, furnizimi me karburant i motorëve u ndërpre në mënyrë të mistershme

By: E.K
12 July 2025 at 08:37

Një raport paraprak mbi rrëzimin e aeroplanit të Air India që vrau 260 persona një muaj më parë ka zbuluar detaje të reja që ngrenë edhe më shumë pyetje dhe shqetësime. Sipas raportit paraprak nga Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB), furnizimi me karburant i motorëve të aeroplanit duket se është ndërprerë disa minuta […]

The post Gabimi fatal pas rrëzimit të Air India me 260 viktima, furnizimi me karburant i motorëve u ndërpre në mënyrë të mistershme appeared first on FaxWeb.

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

By: E.K
12 July 2025 at 08:32

Masat ajrore nga Veriu i Afrikës do të depërtojë gradualisht sërish drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan. Kjo sjell edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe rritje të temperatura, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat lindore të Shqipërisë. […]

The post Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025 appeared first on FaxWeb.

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ 18-vjeçari humb kontrollin dhe del nga rruga

By: E.K
12 July 2025 at 08:30

Sipas policisë, rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit […]

The post Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ 18-vjeçari humb kontrollin dhe del nga rruga appeared first on FaxWeb.

Sarandë/ Zbriti nga “Porsche” dhe u hodh në det për t’i ikur Policisë por u kap nga skafi, me vete kishte një armë zjarri

By: xhir jeta
12 July 2025 at 08:30

SARANDË- Në Sarandë sekuestrohet një armë zjarri gjatë kontrolleve për kapjen e personave që lëviznin me “Porsche” Panamera në rrugën “Butrinti”.

Arma është gjetur tek personi që u hodh në det, i cili u kap nga skafi policisë kufitare.

Arma u gjet ne një çantë krahu, që ai mbante me vete. Deri tani janë shoqëruar në Komisariat 4 persona, të gjithë nga Tirana.

Dhjetëra forca policore mbërritën në vendngjarje, ndërsa aventura e të riut që u hodh në det nuk ka zgjatur shumë, pasi u kap në det nga policia kufitare e Sarandës dhe iu dorëzua me pas efektivëve në shëtitoren e qytetit./abcnews.al

Plagoset me thikë një 57-vjeçar në Vlorë, 4 të shoqëruar

By: Re Nato
12 July 2025 at 00:00

Një shtetas 57 vjecar është dërguar i plagosur me mjet prerës thikë në spitalin rajonal të Vlorës.

I dëmtuari në gjendje stabël, koshient ndërsa po merr ndihmën e parë mjekësore.

Në ambjentet e spitalit edhe policia, teksa kanë nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes i plagosuri 57 vjeç, G. Vreshtazi.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë. 57 vjecari është dëmtuar pas një konflikti.

I plagosuri ka marrë plagë në kraharor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me ngjarjen policia tha se ka shoqëruar 4 persona/abcnews.al

Pasojat e luftës, sa para i duhen Ukrainës për rimëkëmbjen

11 July 2025 at 22:51

Drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (OIM), Amy Pope, deklaroi nga Roma, gjatë Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës, se vendi ka nevojë për rreth 524 miliardë dollarë për t’u rimëkëmbur nga pasojat e luftës. Pope nënvizoi se këto nevoja kërkojnë “financime të qëndrueshme dhe të parashikueshme”.

“Paqja mbetet një shpresë e përbashkët për shumëkënd, por realiteti në terren është ende kompleks. Rimëkëmbja duhet të ecë paralelisht me rindërtimin e jetëve, rikthimin e shërbimeve bazë dhe forcimin e institucioneve që tani”, tha Pope.

Sipas saj, pothuajse gjysma e popullsisë së Ukrainës ka nevojë për ndihmë humanitare, ndërsa miliona familje janë të zhvendosura. Pope kujtoi vizitën e saj në Ukrainë vitin e kaluar, ku u trondit nga përmasat e shkatërrimit, por edhe u frymëzua nga forca e grave ukrainase që kishin ikur nga zonat në konflikt.

Sipas të dhënave të OIM, shumë ukrainas po rikthehen në vendet e tyre të origjinës, shpesh për mungesë alternativash. Pope theksoi se është jetike të krijohen kushte për një rikthim të sigurt, vullnetar dhe dinjitoz, duke shtuar se “nëse nuk rritet mbështetja afatgjatë, shumë prej tyre nuk do të arrijnë të riintegrohen dhe rreziku i zhvendosjeve të reja do të mbetet i lartë”.

Drejtoresha e OIM u ndal edhe te kriza globale e migracionit, duke theksuar se më shumë se 123 milionë persona janë aktualisht të zhvendosur në nivel botëror. Ajo kritikoi qasjen e vendeve të pasura që po ndërtojnë mure dhe po shtrëngojnë politikat e emigracionit, ndërkohë që ekonomitë e tyre mbështeten në punëtorë emigrantë.

Pope theksoi se Mesdheu vazhdon të jetë rruga më e rrezikshme migratore në botë, me mbi 32 mijë të vdekur që nga viti 2014. Megjithatë, sipas saj, po shfaqen iniciativa pozitive, përfshirë programet e ri-strehimit të financuara nga BE-ja, korridoret humanitare dhe politikat e vendeve si Italia me “Dekretin Flussi”.

Trump mund t’i mohohet mundësia për të folur në Parlamentin britanik gjatë vizitës shtetërore

11 July 2025 at 22:13

 

Donald Trump mund të mos ketë mundësinë të flasë në Parlamentin britanik gjatë vizitës së tij shtetërore të planifikuar për në shtator, pasi deri tani nuk është paraqitur ndonjë kërkesë formale për këtë privilegj. Kjo vjen pas vizitës të suksesshme të Presidentit Macron, i cili u ftuar të fliste para të dyja Dhomave të Parlamentit këtë javë.

Kryetari i Dhomës së Komunave, Sir Lindsay Hoyle, ka konfirmuar se nuk ka marrë asnjë kërkesë për të ftuar presidentin amerikan. Deputetja laburiste Kate Osborne ka ngritur shqetësime rreth mundësisë që Trump të drejtojë një fjalim në Parlament, duke argumentuar se presidenti amerikan ka bërë komente të diskutueshme mbi qeverinë britanike dhe çështje të tjera të ndjeshme ndërkombëtare.

Osborne ka dërguar një letër dhe një propozim zyrtar për të ndaluar Trump-in të flasë në Parlament, duke theksuar se ky është një privilegj dhe duhet shqyrtuar me kujdes.

EURO 2025 për femra: Spanja dominon dhe fiton, 2-1 ndaj Italisë

By: gaze tare
11 July 2025 at 23:46

Spanja nuk luajti as për shortin “e përshtatshëm” të… vendit të parë në Grupin B të Kampionatit të Grave EURO 2025. Ata mposhtën Italinë 3-1 dhe me tre fitore në po aq ndeshje, fituan vendin e parë në grupin e tyre, me italianët që në fund morën vendin e dytë.

Dhe kjo sepse Portugalia, e cila donte vetëm një fitore për të pasur shpresa për kualifikim, mbeti me një barazim 1-1 me Belgjikën dhe “e përjashtoi” nga turneu. Roja e gjeti veten prapa në rezultat, me golin e Oliverio në minutën e 10-të, por ajo vërtetoi pse është favorite e palëkundur për të fituar, pasi realizoi reagimin perfekt.

Vetëm katër minuta më vonë, Atinea dhe Putejas fshehën topin dhe e para e dërgoi atë në rrjetë me një gjuajtje mbresëlënëse për 1-1. Kampionia e Botës vazhdoi të dominonte, dukshëm superiore dhe shfrytëzoi superioritetin e saj, duke gjetur dy gola të tjerë me Guijarro (49′) dhe Esther Rodriguez (90+1′) për të marrë fitoren dhe për të kompletuar fazën e grupeve me 3/3.

Humbja mund ta kishte vënë Italinë në telashe, por Portugalia nuk arriti ta shfrytëzonte rastin. Atyre u duhej vetëm një fitore për të “vjedhur” kualifikimin, por u mundën nga Belgjika (2-1) dhe i thanë lamtumirë turneut me të.

The post EURO 2025 për femra: Spanja dominon dhe fiton, 2-1 ndaj Italisë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌