Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 August 2025Main stream

Spanja lufton me zjarret, digjen mbi 400 mijë hektarë pyje

26 August 2025 at 16:18

Njësia e Emergjencave Ushtarake (UME) e Spanjës u vendos në provincën Leon për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Në Leon dhe Zamora, 435 banorë e kaluan natën jashtë pasi u detyruan të evakuoheshin nga fshatrat e tyre.

Galicia mbetet rajoni më i prekur, me mbi 90 mijë hektarë të shkatërruara.

Sipas Agjencisë kombëtare të motit “Aemet”, temperaturat gjatë valës së të nxehtit nga 3 deri në 18 gusht ishin mesatarisht 4.6 gradë Celsius mbi normat sezonale, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur në korrik 2022.

Before yesterdayMain stream

Spanjë/ U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në ishujt Balearik

23 August 2025 at 21:25

Të paktën 12 emigrantë nga vendet e Magrebit rezultojnë të zhdukur pasi u hodhën në det nga një varkë që po udhëtonte drejt Ishujve Balearik. Pas ndërhyrjes së autoriteteve, katërmbëdhjetë persona u shpëtuan nga varka që ndodhej 58 kilometra në jugperëndim të ishullit të Cabrerës.

Sipas ekipeve të shpëtimit, 12 emigrantë u hodhën në ujë dhe nuk u gjet asnjë gjurmë.

Autoritetet kanë nisur hetime për të identifikuar personat që rezultojnë të zhdukur. Që nga fillimi i vitit, mbërritjet e emigrantëve nga Afrika e Veriut në Ishujt Balearik janë rritur, sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme Spanjolle.

Deri më 15 gusht, 4,323 persona kishin mbërritur në arkipelag, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar mbërritjet ishin 2,443, një rritje prej 77%.

Një tjetër viktimë nga zjarret në Portugali, pësoi djegie të rënda duke shuar flakët

23 August 2025 at 20:39

Në Portugali është shënuar viktima e 4 nga zjarret. Një zjarrfikës humbi jetën duke u përpjekur të shuajë zjarret masive pyjore që kanë përfshirë pjesë të vendit.

”Zjarrfikësi pësoi djegie të rënda pranë qytetit të vogël Sabugal, në Portugalinë lindore dhe vdiq sot në një spital në Porto”, raportuan mediat ndërkombëtare.

Sipas shifrave zyrtare, rreth 1 400 zjarrfikës po përpiqen të shuajnë zjarret  në Portugali. Përpjekjet po vazhdojnë të marrin nën kontroll zjarret në qytetin Arganil.

/abcnews.al/

Akuzohet për disa vepra penale në Spanjë, kapet në Laç 40-vjeçari me katër identitete

23 August 2025 at 13:26

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Një 40-vjeçar me katër identitete, i akuzuar për disa vepra penale në Spanjë është kapur në Laç.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar ka finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 58”.

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL-it, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 58”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin Gj. Gj., alias Gj. M., alias Gj. R., alias Gj. R., 40 vjeç, lindur në Lezhë.

Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.

Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.

/gj.m/

The post Akuzohet për disa vepra penale në Spanjë, kapet në Laç 40-vjeçari me katër identitete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akuzohet për trafik d*oge në Spanjë, arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete në Laç

By: Elva
23 August 2025 at 13:08

Policia ka arrestuar në Laç një shtetas 40-vjeçar, i cili akuzohet për disa vepra penale në Spanjë dhe disponon katër identitete të ndryshme. Shtetasi Gj. Gj., alias Gj. M., alias Gj. R., alias Gj. R., lindur në Lezhë, u lokalizua dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Gjykata e Instruksionit nr. 1 në Castellon […]

The post Akuzohet për trafik d*oge në Spanjë, arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete në Laç appeared first on BoldNews.al.

“Dragoi Blu” zbarkon në plazhet e Spanjës, pushuesit ndalohen të hyjnë në det

By: gaze tare
22 August 2025 at 10:00

Plazhet në Guardamar del Segura, në jug të provincës Alicante në Spanjë, u mbyllën përkohësisht të mërkurën, më 20 gusht, pasi në ujëra u gjetën dy ekzemplarë të rrallë të krijesës detare Glaucus atlanticus, e njohur ndryshe si “Dragoi Blu”.

Kryebashkiaku José Luis Sáez bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin X se noti u ndalua në plazhin Vivers, ndërsa paralajmëroi qytetarët të shmangnin çdo kontakt me krijesat detare, të cilat janë të vogla në përmasa, rreth katër centimetra, por shumë helmuese.

Dragoi Blu është një grabitqar detar me tentakula që përmbajnë qeliza pickuese të forta, të cilat mund të shkaktojnë djegie të dhimbshme në lëkurë, të përziera, dhimbje dhe të vjella te njerëzit.

Autoritetet vendase këshilluan pushuesit të mos i prekin, madje as me doreza, dhe të lajmërojnë menjëherë rojet bregdetare në rast kontakti.

Pas një operacioni mbikëqyrjeje dhe pastrimi, më 21 gusht flamuri i kuq u zëvendësua me flamurin e verdhë, çka do të thotë se noti është i lejuar, por me kujdes të shtuar.

Policia lokale dhe shërbimet komunale do të vijojnë monitorimin e vijës bregdetare, ndërsa vizitorëve u bëhet thirrje të respektojnë udhëzimet dhe të tregojnë kujdes maksimal.

The post “Dragoi Blu” zbarkon në plazhet e Spanjës, pushuesit ndalohen të hyjnë në det appeared first on iconstyle.al.

Zjarret në BE me rekord, mbi 1 milion hektarë të djegur

By: redi
21 August 2025 at 20:47

Zjaret kanë djegur deri tani më shumë se një milion hektarë tokë në vendet e Bashkimin Evropiat gjatë vitit 2025, një rekord që prej fillimit të mbajtjes së statistikave në vitin 2006, sipas të dhënave zyrtare. Duke kapërcyer rekordin vjetor prej 988 524 hektarësh të djegur në vitin 2017, shifra arriti në 1 015 731 hektarë deri sot në mesditë, një sipërfaqe më e madhe se Qiproja. Spanja, Qiproja…

Source

Spanjë, zjarret djegin rreth 350 mijë hektarë tokë në dy javët e fundit

21 August 2025 at 07:32

Afër 350 mijë hektarë tokë vlerësohet se është djegur nga zjarret në Spanjë gjatë 13 ditëve të fundit, teksa vendi ende po përballet me 22 zjarre aktive.

Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) vlerësoi se gjithsej 391.581 hektarë tokë janë djegur në Spanjë deri më tani këtë vit, me 350 mijë hektarë të djegura vetëm në 13 ditët e fundit.

Aktualisht ka 22 zjarre aktive me nivelin më të lartë të rrezikut në të gjithë vendin, që shpërthyen në komunitetet autonome Galicia, Castile, Leon dhe Extremadura.

Autori i dyshuar i tre zjarreve të njëkohshme të djeshme në Madrid gjithashtu është arrestuar.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, njoftoi se të martën e ardhshme qeveria do të shpallë rajonet e goditura nga zjarri zona katastrofe.

Portugalia gjithashtu është duke u përballur me të paktën katër zjarre aktive që nga mëngjesi i së mërkurës.

Duke cituar të dhëna zyrtare të përkohshme, raporti i sistemit EFFIS tha se më shumë se 222 mijë hektarë janë djegur në Portugali deri më 20 gusht, duke tejkaluar sipërfaqen totale të prekur gjatë gjithë vitit 2024.

 

Gjermania dërgon zjarrfikës për të ndihmuar Spanjën

20 August 2025 at 16:32

Gjermania i ka dërguar disa njësi të zjarrfikësve për të ndihmuar Spanjën në luftën ndaj zjarreve. Një zjarr në provincën veriperëndimore spanjolle të Zamorës ka shkatërruar më shumë sipërfaqe pyjore të mërkurën, teksa është përhapur nga erërat e forta.

Spanja po përballet me disa prej zjarreve më të mëdha në dekadat e fundit, në atë që po kualifikohet nga shkencëtarët si njëri ndër sezonet më të nxehta në historinë e vendit.

Mijëra zjarrfikës, të ndihmuar nga ushtarë dhe avionë, kanë luftuar me flakët në pyjet e thata, veçanërisht në veriperëndim të Spanjës. Krahas kësaj, disa njësi zjarrfikëse nga Gjermania kanë mbërritur po ashtu për të ndihmuar në pjesën veriore të shtetit iberik, ka shkruar AP.

SPANJË – Tymi i zjarreve mbërrin në Skandinavi, emetime rekord karboni

20 August 2025 at 15:05

MADRID, 20 gusht /ATSH-ANSA/ – Kriza e zjarreve që ka përfshirë veriperëndimin e Gadishullit Iberik që nga fillimi i gushtit ka pasur një ndikim shkatërrues në mjedis, duke i çuar emetimet e karbonit në Spanjë në nivele të papara, ndërsa tymi nga zjarret ka arritur në vendet skandinave dhe ka kompromentuar cilësinë e ajrit në zona të gjera, duke përkeqësuar efektet negative të zjarreve në Kanada.

Sipas të dhënave nga Shërbimi i Monitorimit Atmosferik ’’Copernicus’’ (CAMS), programi satelitor i Bashkimit Evropian, emetimet totale të karbonit që nga fillimi i vitit kanë arritur një rekord prej 5,5 megatonësh.

Kjo vlerë shënon kulmin më të lartë që kur CAMS filloi të monitorojë parametrin në vitin 2003 dhe tejkalon shumë rekordin e mëparshëm vjetor prej 3,5.

Rritja ka qenë eksponenciale që nga gushti, duke përkuar me shpërthimin e zjarreve. Grimcat e lëshuara në atmosferë nga zjarret “kanë degraduar seriozisht cilësinë e ajrit në gadishullin italian dhe pjesërisht në Francë”, raporton ’’Copernicus’’.

Ekspertët e ’’Copernicus’’ e quajnë fenomenin “të jashtëzakonshëm”, me tymin nga zjarret që kalon Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe madje arrin në vendet skandinave duke shtuar këtu edhe zjarret në Kanada./ /os/

The post SPANJË – Tymi i zjarreve mbërrin në Skandinavi, emetime rekord karboni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Spanja përballet me një nga sezonet më shkatërruese të zjarreve

19 August 2025 at 19:25

MADRID, 19 gusht /ATSH/- Spanja u përball sot me disa zjarre të mëdha – në një nga sezonet më shkatërruese të vendit në dekadat e fundit, pavarësisht rënies së temperaturave në të gjithë Gadishullin Iberik, sipas AP.

Mijëra zjarrfikës të ndihmuar nga ushtarë dhe avionë me cisterna uji – luftuan zjarret që shkatërruan pyjet e thata – që ishin kryesisht masive në Spanjën veriperëndimore.

Agjencia e motit – AEMET raportoi një rrezik zjarri ende “ekstrem” – veçanërisht në rajonin e Galicias.

Zjarret në Galicia kanë shkatërruar qytete të vogla, me popullsi të pakët, duke i detyruar vendasit në shumë raste të ndërhynin përpara se të mbërrinin zjarrfikësit.

“Njësitë e zjarrfikësve nga Gjermania mbërritën sot në Spanjën veriore – për të ndihmuar në luftimin e flakëve”, njoftoi Ministria e Brendshme e Spanjës.

“Më shumë se 20 automjete u vendosën në terren – për të ndihmuar në luftimin e një zjarri të vazhdueshëm në Jarilla në rajonin Extremadura – që kufizohet me Portugalinë”, tha ministria.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez vizitoi sot zonën e prekur nga zjarret masive.

“Temperaturat në të gjithë Spanjën ranë sot me rreth 4 gradë Celsius pas – një vale të të nxehtit 16-ditore me mbi 40 gradë Celsius”, njoftoi agjencia meteorologjike e Spanjës.

“Zjarret në Spanjë kanë vrarë katër persona këtë vit dhe kanë djegur më shumë se 382,000 hektarë tokë”, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje të Bashkimit Evropian – EFFIS.

“Cilësia e ajrit u përkeqësua në disa pjesë të mëdha të Spanjës gjatë javës së kaluar si rezultat i zjarreve”, treguan të dhënat nga agjencia e monitorimit të klimës Copernicus e BE-së.

Tymi nga zjarret e Gadishullit Iberik arriti në Francë, BM dhe Skandinavi.

“Disa zjarre janë shkaktuar nga aktiviteti njerëzor. Policia ka arrestuar 23 persona për zjarrvënie të dyshuara dhe po heton 89 të tjerë”, tha sot Garda Civile e Spanjës. //a.i/

The post FOKUS – Spanja përballet me një nga sezonet më shkatërruese të zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vala e të nxehtit shkakton mbi 1,100 humbje jete në Spanjë

By: redi
19 August 2025 at 20:52

Spanja është goditur nga një valë ekstreme të nxehti, e cila ka rezultuar më vdekjeprurësja deri më tani, me 1,149 viktima të lidhura me temperaturat që në jug arritën deri në 45 gradë celsius. Që nga fillimi i verës janë regjistruar gjithsej 2,635 vdekje të lidhura me të nxehtin, një rritje 40% krahasuar me verën e kaluar. Më të prekurit janë të moshuarit, veçanërisht ata mbi 75 vjeç me…

Source

Spanja e vazhdon luftën me zjarret më të mëdha në dekadat e fundit, mijëra zjarrfikës në aksion për izolimin e flakëve

By: M C
19 August 2025 at 19:02

Spanja e ka vazhduar të martën luftën me disa zjarre të mëdha pyjore në një nga sezonet më shkatërrimtare si pasojë e zjarreve në dekadat e fundit, pavarësisht se temperaturat në Gadishullin Iberik kanë rënë.

Mijëra zjarrfikës, të ndihmuar nga ushtarë dhe avionë cisternë, punuan për t’i shuar flakët që kanë përfshirë pyjet, veçanërisht në veriperëndim të Spanjës, ku agjencia meteorologjike AEMET raportoi rrezik “shumë të lartë ose ekstrem” për zjarre, sidomos në rajonin e Galicisë.

Zjarret në Galici kanë shkatërruar qytete të vogla, duke i detyruar vendasit në shumë raste të ndërhyjnë para se të mbërrinin zjarrfikësit.

Njësi zjarrfikëse nga Gjermania mbërritën në veri të Spanjës të martën për të ndihmuar në luftimin e zjarreve, njoftoi Ministria e Brendshme e Spanjës.

Më shumë se 20 automjete u dërguan për ta luftuar një zjarr aktiv në Jarilla, në rajonin Extremadura, që kufizohet me Portugalinë, tha Ministria.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, e vizitoi zonën e zjarreve të martën, ku foli për të nxehtin e ditëve të fundit që ka ushqyer flakët.

Temperaturat në Gadishullin Iberik ranë rreth 4 gradë të martën pas një vale të nxehti 16-ditore, ku për disa ditë temperaturat arritën mbi 40 gradë celsius, sipas autoriteteve.

Zjarret në Spanjë kanë marrë jetën e katër njerëzve këtë vit dhe kanë djegur më shumë se 382.000 hektarë, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret Pyjore të BE-së.

Cilësia e ajrit është përkeqësuar në pjesë të mëdha të Spanjës gjatë javës së fundit si pasojë e zjarreve, treguan të dhënat nga agjencia për vëzhgimin e klimës e BE-së, Copernicus.

Tym i dalë nga zjarret në Gadishullin Iberik ka arritur deri në Francë, Britani dhe Skandinavi, sipas saj.

Shumë prej zjarreve janë shkaktuar nga veprimtaria e njerëzve.

Policia ka ndaluar 23 njerëz nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme dhe po heton edhe 89 të tjerë, njoftoi të martën Garda Civile e Spanjës.

Evropa është ngrohur dy herë më shpejt se mesatarja globale që nga vitet ‘80, sipas Copernicus.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike po rrisin shpeshtësinë dhe intensitetin e të nxehtit dhe thatësirës në disa pjesë të Evropës, duke e bërë rajonin më të cenueshëm ndaj zjarreve./REL

The post Spanja e vazhdon luftën me zjarret më të mëdha në dekadat e fundit, mijëra zjarrfikës në aksion për izolimin e flakëve appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se e kanë vrarë bandat, zhduket bosi shqiptar i drogës në Spanjë

By: Elva
19 August 2025 at 15:40

Miklovan Danaj, me origjinë nga Guri i Zi, Shkodër, ka humbur kontaktet me familjen që prej kësaj date. Bashkëshortja dhe vëllai i tij po e kërkojnë në çdo vend ku mund të jetë, përfshirë Spanjën, Shqipërinë dhe Italinë, ku kishte jetuar për shumë vite. Pak kohë më parë, familjarët kanë marrë një mesazh shqetësues nga […]

The post Dyshohet se e kanë vrarë bandat, zhduket bosi shqiptar i drogës në Spanjë appeared first on BoldNews.al.

Spanjë, zjarret djegin 30,000 hektarë pyje brenda 24 orësh

19 August 2025 at 10:48

Zjarret shkrumbuan 30,000 hektarë të Spanjës perëndimore në më pak se 24 orë, treguan të dhënat satelitore të martën, por temperaturat më të ulëta kanë rritur shpresat për kontroll.

Rreth 373,000 hektarë janë djegur në Spanjë deri më tani këtë vit, tha Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, duke shënuar sezonin më të keq të zjarreve në vend që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2006.

Totali tashmë ka tejkaluar vitin 2022, kur u shkatërruan 306,000 hektarë, shkruajnë mediat e huaja.

Pjesa më e madhe e shkatërrimit ka ardhur nga zjarret masive për më shumë se një javë në provincat veriperëndimore të Zamorës dhe Leonit, provincën Ourense të Galicisë dhe Caceres në rajonin perëndimor të Extremadurës.

Mijëra banorë janë evakuuar nga dhjetëra fshatra, rrugët kryesore janë mbyllur dhe shërbimet hekurudhore midis Madridit dhe Galicisë janë pezulluar. Kryeministri Pedro Sánchez pritej të vizitonte zonat e prekura nga zjarret në Zamora dhe Caceres të martën.

Zyrtarët paralajmëruan se zjarret mbeten larg shuarjes, por fundi i një vale të nxehti 16-ditore ka përmirësuar kushtet për zjarrfikësit, me temperatura që kanë rënë me 10 deri në 12 gradë Celsius dhe lagështirë që është rritur.

“Këto ndryshime po lehtësojnë dhe përmirësojnë kushtet për të marrë kontrollin e zjarreve”, tha Nicanor Sen, përfaqësuesi i qeverisë qendrore në Castile dhe Leon, në transmetuesin publik TVE.

SPANJË – Katër vdekje nga zjarret masive në veri dhe perëndim

18 August 2025 at 17:55

MADRID, 18 gusht /ATSH-DPA/- Numri i të vdekurve nga zjarret masive në veri dhe perëndim të Spanjës arriti në katër, thanë sot autoritetet.

Një zjarrfikës u vra kur kamioni me të cilin udhëtonte u përmbys në provincën León gjatë natës.

“Shkaku i aksidentit mbetet i panjohur”, thanë shërbimet rajonale të emergjencës.

Tre burra të tjerë, përfshirë dy zjarrfikës vullnetarë, u raportuan të vdekur më herët nga djegiet e rënda të pësuara gjatë luftimit me flakët.

“Aktualisht, janë 23 zjarre të mëdha në nivelin e dytë më të lartë të emergjencës rajonale”, tha drejtoresha e Mbrojtjes Civile, Virginia Barcones.

Deri më tani, zonat me popullsi të pakët janë goditur më rëndë, por mijëra banorë janë evakuuar. Flakët kanë dëmtuar gjithashtu pjesë të rezervave natyrore.

Gjithashtu sot, 15 rrugë kryesisht rurale të vogla u mbyllën në rajonet autonome të Castile dhe León, Galicia, Asturias dhe Extremadura.

Disa shërbime treni me shpejtësi të lartë mbetën të pezulluara për të pestën ditë radhazi.

Autoritetet thanë se thatësira e vazhdueshme, erërat e forta, terreni i vështirë dhe vala e zgjatur e nxehtësisë me temperatura mbi 40 gradë Celsius po i ndërlikojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve.

Temperaturat pritet të bien në shumë zona deri të nesërmen. //a.i/

 

The post SPANJË – Katër vdekje nga zjarret masive në veri dhe perëndim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPANJË – Tjetër viktimë dhe 343 000 hektarë tokë të djegura nga zjarret

18 August 2025 at 14:04

MADRID, 18 gusht /ATSH-AFP/ – Një tjetër viktimë dhe mbi 343 000 hektarë tokë janë djegur në Spanjë që nga fillimi i vitit, një shifër në rritje të vazhdueshme që përfaqëson një rekord për vendin, sipas të dhënave të përditësuara nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), një tregues i observatorit evropian ”Copernicus”.

Viti 2022 ishte viti më i keq deri më tani për sa i përket sipërfaqes së shkatërruar nga zjarret në Spanjë, me 306 000 hektarë të djegur.

Ndërkohë, Portugalia mban rekordin evropian që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2006, me 563 000 hektarë të djegur në vitin 2017, në zjarre që vranë 119 persona.

Vendi është përfshirë përsëri nga flakët këtë verë, me 216 000 hektarë të shkatërruar që nga fillimi i vitit.

Që kur shpërthyen në fillim të gushtit, zjarret e përhapura në Spanjë, të përqendruara në veriperëndim dhe perëndim të vendit, në Galicia, Castile dhe León dhe Extremadura, kanë marrë tashmë katër jetë.

I përballur me shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga këto zjarre, kryeministri Pedro Sanchez njoftoi “një pakt kombëtar për të adresuar emergjencën klimatike”.

Ekspertët shpjegojnë se ngrohja globale e shkaktuar nga aktiviteti njerëzor po i bën ngjarjet ekstreme të motit, siç janë thatësirat, valët e nxehtësisë dhe zjarret në pyje, më të shpeshta, më intensive dhe më afatgjata.   /os/

 

The post SPANJË – Tjetër viktimë dhe 343 000 hektarë tokë të djegura nga zjarret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U vra, mos e kërkoni/ Zhduket pa gjurmë në Spanjë Miklovan Danaj, mesazhi që mori familja…

By: V K
18 August 2025 at 13:40

Miklovan Danaj, është zhdukur në Spanjë pa asnjë gjurmë prej datës 11 Maj. I zhdukur është babai i një fëmije të mitur dhe sipas gazetares Klodiana Lala, personi i fundit që e ka takuar është bashkëshortja e tij.

Danaj është babai i një fëmije të mitur dhe nuk ka asnjë të dhënë rreth fatit të tij që prej datës 11 maj.

Gruaja e të zhdukurit ka bërë denoncim në Spanjë. Denoncim është bërë edhe në Shkodër

Pas zhdukjes së tij, një person ka shkuar tek familja dhe ka thënë që; “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”.

Miklovan Danaj, ka qenë i ndaluar në burg në Itali për 3 muaj. Familjarët kanë dyshime se ai është vrarë dhe kërkojnë zbardhjen e ngjarjes./B.W

The post U vra, mos e kërkoni/ Zhduket pa gjurmë në Spanjë Miklovan Danaj, mesazhi që mori familja… appeared first on Albeu.com.

KOMENT – Spanja në alarm për zjarret e pakontrolluara në veriperëndim të vendit

17 August 2025 at 12:31

MADRID, 17 gusht /ATSH-ANSA/ – Vala e paprecedentë e zjarreve që deri më tani ka shkatërruar 115 000 hektarë pyje në Spanjën veriperëndimore, kryesisht në Galicia, Castile dhe Leon dhe Extremadura, vazhdon pa u pakësuar.

Një total prej 39 zjarresh aktive po shpërthejnë aktualisht, kryesisht në provincat Ourense, Zamora, Leon dhe Cáceres.

Deri më tani ato kanë rezultuar në tre vdekje, më shumë se 3 000 persona të zhvendosur në Castile dhe Leon, qindra njerëz të detyruar të qëndrojnë brenda për t’u mbrojtur nga tymi, rreth 15 rrugë të bllokuara dhe pezullimin e shërbimit hekurudhor me shpejtësi të lartë në provincën e Ourense në linjën që lidh Madridin dhe Galician, sipas vlerësimit të fundit nga autoritetet dhe zjarrfikësit.

Për të adresuar emergjencën, të përkeqësuar nga kushtet ekstreme të motit të vazhdueshëm, me temperatura që pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në pjesë të ndryshme të gadishullit, qeveria ka vendosur një forcë masive sigurie, duke vendosur afërsisht 3 500 anëtarë të Njësisë së Emergjencave të Ushtrisë (UME), mbi 5 000 oficerë të Gardës Civile dhe 350 anëtarë të Policisë Kombëtare.

Ajo ka aktivizuar gjithashtu Mekanizmin Evropian të Gardës Civile, i cili ka dërguar dy avionë amfibë ”Canadair” për të mbështetur operacionet e shuarjes së zjarreve.

Kryeministri Pedro Sanchez ndërpreu pushimet e tij sot për të udhëtuar në disa nga zonat më të prekura nga zjarret në Galicia dhe Castile-Leon dhe për të koordinuar reagimin emergjent ndaj zjarreve ende jashtë kontrollit.

Ndërkohë, mbreti Felipe VI, do të vizitojë sot selinë e UME-s në Torrejon de Ardoz (Madrid), njoftoi Shtëpia Mbretërore në një deklaratë.

The post KOMENT – Spanja në alarm për zjarret e pakontrolluara në veriperëndim të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Përroi i Bufit”/ U kapën në serat me kanabis në malet e Spanjës, arrestohen 4 shqiptarët

By: Ardit
17 August 2025 at 10:43

Të paktën nëntë serra me plantacione kanabisi janë zbuluar nga dronët e policisë spanjolle mes të maleve në Teruel, në një zonë të lartë malore, me terren shkëmbor e të thepisur, që quhej “Përroi i Bufit”. Mediat spanjolle bëjnë me dije se në operacion u sekuestruan 7700 bimë kanabisi dhe katër shqiptarë u arrestuan në […]

The post “Përroi i Bufit”/ U kapën në serat me kanabis në malet e Spanjës, arrestohen 4 shqiptarët appeared first on BoldNews.al.

❌
❌