Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Driton Sokolit nga Vushtrria

12 August 2025 at 12:52

Policia e Kosovës, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit Driton Sokoli, për hyrje të paautorizuar kompjuterike dhe vjedhje të identitetit dhe kredencialeve.

Në njoftim thuhet se Driton Sokoli dyshohet për mashtrim.

I dyshuari është nga Vushtrria.

“Policia e Kosovës, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, kërkon nga çdo qytetar dhe media që disponon informacion për vendndodhjen e personit të njoftojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, në adresën elektronike info@kosovopolice.com, ose në numrat telefonikë kujdestarë: 038 504 50 47 299 dhe 038 504 50 47 201. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Driton Sokolit nga Vushtrria appeared first on Telegrafi.

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Shpallet në kërkim Mefali Shkodra dhe 2 djemtë e tij

By: V K
11 August 2025 at 10:25

Policia e Kosovës, ka përditësuar njoftimin për rastin e rëndë duke shpallur në kërkim Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij, Edonis e Engjull Shkodra, si persona të dyshuar për vrasjen e fundit që ka tronditur qytetin.

Këta të tre banues në Gjilan, dyshohet për përfshirje në vrasjen e trefishtë që ndodhi në rrugën “Ibrahim Rugova”.

“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarve, kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve dhe kërkon nga qytetarët që, në rast se kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të lajmërojnë autoritetet menjëherë.

“Lajmroni Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Rasti i rëndë i së dielës rezultoi me tre viktima të konfirmuara, babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të cilët janë argjendarë të njohur në Gjilan, si edhe Abedin Hoxha, ndërsa të dyshuarit janë ende në arrati. Autoritetet po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të këtij krimi. /Telegrafi

The post Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Shpallet në kërkim Mefali Shkodra dhe 2 djemtë e tij appeared first on Albeu.com.

Tiranë/ Arrestohet noterja e shpallur në kërkim, e dyshuar për dy kontrata shitjeje të të njëjtit apartament

By: V K
5 August 2025 at 16:00

Në kuadër të operacionit “Apartamentet”, policia e Tiranës, ka vënë në pranga një 57-vjeçare të shpallur më herët në kërkim, për dyshime të forta në lidhje me shpërdorim detyre në cilësinë e noteres.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasen M. D., e cila dyshohet se ka përpiluar dy kontrata shitjeje për të njëjtin apartament, duke cenuar rëndë procesin ligjor dhe interesat e palëve të përfshira.

Pas konsultimit me prokurorin e çështjes, ndaj saj nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, sipas nenit përkatës të Kodit Penal.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, për hetime të mëtejshme mbi këtë rast që ngre dyshime për mashtrim në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Operacioni “Apartamentet” është pjesë e një aksioni më të gjerë të autoriteteve për goditjen e korrupsionit dhe abuzimeve në sistemin e shit-blerjes së pronave në kryeqytet.

The post Tiranë/ Arrestohet noterja e shpallur në kërkim, e dyshuar për dy kontrata shitjeje të të njëjtit apartament appeared first on Albeu.com.

Zhduket pasagjeri i tragetit, Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit

TIRANË, 4 gusht/ATSH/- Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi për personin e raportuar të zhdukur nga trageti ndërkombëtar “AKKA”.

Ministria e Mbrojtjes deklaron se është kërkuar me intensitet në segmente detare të zgjeruara nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykëderdhjen e Semanit në veri.

Në njoftimin për mediet, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë këtij operacioni janë angazhuar 8 mjete ajrore e detare dhe 22 efektivë të përfshirë dhe konkretisht; 1 Dron TB2 i Forcave Ajrore, 1 Helikopter UH-60 i FA me 3 efektivë, 1 anije patrulluese P05 e Forcës Detare me 4 efektivë, 1 motor uji me 2 efektivë dhe 4 mjete patrullimi të Policisë Kufitare (BP-01, BP-06, BP-09, BP-30) me gjithsej 13 efektivë

Operacioni është zhvilluar në koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, duke ndjekur çdo protokoll të kërkim-shpëtimit në det.

Ministria shton se kërkimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në varësi të zhvillimeve dhe kushteve detare.

The post Zhduket pasagjeri i tragetit, Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

By: V K
30 July 2025 at 08:30

Shqipëria, renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve qeveritare, për kërkim dhe zhvillim në Europë.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024, buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare për kërkim-zhvillim ishte vetëm 0.19% e PBB-së, ose 40.9 milionë euro në vlerë absolute.

Kjo e vendos Shqipërinë në vendin e parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Rumaninë. Në Serbi, ku janë të dhënat e disponueshme për 2024, treguesi është 0.4% e PBB-së.

Në krahasim, mesatarja e Bashkimit Europian ishte 0.71% e PBB-së, me një vlerë totale prej afro 128 miliardë euro të alokuara nga buxhetet qeveritare për R&D.

Diferenca është e thellë dhe tregon për mospërputhje serioze mes Shqipërisë dhe vendeve që investojnë në mënyrë të qëndrueshme në dijen, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.

Ekspertët e lidhin këtë nivel të ulët shpenzimesh në Shqipëri, me mungesën e vëmendjes institucionale ndaj kërkimit shkencor dhe me strukturën e ekonomisë shqiptare, e cila është e përqendruar kryesisht në sektorë si ndërtimi dhe turizmi – të cilët nuk nxisin kërkim, teknologji apo risi.

Për më tepër, mungesa e një politike të qartë kombëtare për kërkim dhe zhvillim ka çuar në një nënfinancim të qëndrueshëm dhe në mungesë të infrastrukturës akademike moderne.

Në një epokë ku ekonomitë globale po orientohen drejt teknologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale dhe zhvillimeve digjitale, mungesa e investimeve në kërkim dhe zhvillim përbën një pengesë serioze për rritjen afatgjatë të Shqipërisë.

Sipas Eurostat, investimet publike në R&D, janë kyçe për konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ndaj mbetja në fund të listës përbën një thirrje për reflektim dhe ndryshim të drejtimit strategjik të vendit.

Europa

Sipas Eurostat, Në vitin 2024, alokimet buxhetore të qeverive të vendeve të Bashkimit Europian për kërkim dhe zhvillim (GBARD) arritën në rreth 127.9 miliardë euro, ose 0.71% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Kjo përfaqëson një rritje prej 3.4% krahasuar me vitin 2023 (123.7 miliardë euro) dhe një rritje prej 59.5% krahasuar me vitin 2014, kur kjo shumë ishte rreth 80.2 miliardë euro.

Në vitin 2024, buxheti qeveritar për kërkim dhe zhvillim në nivelin e BE-së ishte ekuivalent me 284.7 euro për banor, që përbën një rritje prej 57.0% krahasuar me vitin 2014, kur ishte 181.3 euro për banor.

Vendet që shpenzuan më shumë për R&D për frymë ishin Luksemburgu (759.2 euro për banor), ndjekur nga Danimarka (586.8 euro) dhe Holanda (542.7 euro).

Ndërkohë, shpenzimet më të ulëta për banor u regjistruan në Rumani (19.1 euro), Bullgari (38.3 euro) dhe Hungari (58.7 euro).

Duhet theksuar se ndryshimet në shpenzimet për frymë mund të pasqyrojnë gjithashtu ndryshime në popullsinë e vendeve përkatëse.

Të gjitha vendet e Bashkimit Europian, kanë rritur buxhetet e tyre për kërkim dhe zhvillim gjatë periudhës 2014–2024, të llogaritura në euro për banor.

Rritjet më të mëdha në përqindje janë regjistruar në vendet e Europës Lindore, duke reflektuar një përpjekje për të kapur hendekun me pjesën tjetër të kontinentit.

Letonia kryeson listën me një rritje prej 313%, duke kaluar nga vetëm 19.1 euro për banor në vitin 2014 në 78.9 euro në vitin 2024.

Pas saj vjen Sllovenia me një rritje prej 252%, nga 78.3 euro në 275 euro për banor, dhe Lituania me 197%, duke kaluar nga 42.7 euro në 123 euro për banor.

Sa i përket shpërndarjes sipas objektivave socio-ekonomike, 35.7% e fondeve buxhetore qeveritare për kërkim dhe zhvillim (GBARD) u drejtuan për avancimin e përgjithshëm të dijes, kryesisht të financuara përmes një granti të përgjithshëm publik të njohur si fondet publike të përgjithshme universitare (GUF), të cilat përdoren nga institucionet e arsimit të lartë publik për të mbështetur aktivitetet e tyre.

Përveç kësaj, 16.6% e fondeve GBARD iu dedikuan gjithashtu avancimit të përgjithshëm të dijes, por nga burime të tjera përveç GUF.

Ndërkohë, 9.4% e fondeve u orientuan drejt prodhimit industrial dhe teknologjisë, 7.0% për shëndetësinë dhe 6.1% për eksplorimin dhe shfrytëzimin e hapesires/Monitor

The post Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim appeared first on Albeu.com.

Kurti ngushëllon familjen Latifi, falënderon ekipet e kërkimit në Ujman

PRISHTINË, 29 korrik/ATSH/ Është gjetur sot pasdite trupi i pajetë i 33-vjeçarit që të dielën u zhduk në ujërat e Liqenit të Ujmanit, pas hedhjes nga ura. Për këtë ka reaguar kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili ka falënderuar të gjithë ata që u angazhuan në aksionin e kërkim shpëtimit, duke i përgëzuar për punën profesionale e përkushtimin e jashtëzakonshëm.

“Falënderoj Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Klubin e Zhytjes “Trepça” dhe KFOR-in për punën profesionale, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e pareshtur deri në gjetjen e trupit të pajetë të Rrahim Latifit në liqenin e Ujmanit”, shkruan Kurti në rrjetet sociale.

Ai më tej i shprehu ngushëllime familjes Latifi. Ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira për të ofruar gjithë mbështetjen tonë e për të ndarë me ta dhimbjen e madhe”, shkruan Kurti.

Mërgimtari 33-vjeç, të dielën kishte kërcyer nga ura në Liqenin e Ujmanit, por që nuk arriti dalë nga uji. Gjatë trui ditëve të kërkimeve intensive nga Policia e Kosovës dhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, nuk pati rezultat, derisa sot në mëngjes në këtë operacion zbarkoi Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). /KosovaPress/

The post Kurti ngushëllon familjen Latifi, falënderon ekipet e kërkimit në Ujman appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRI/ Goditja e grupit të trafikut të drogës, ja kush është biznesmeni i shpallur në kërkim

By: Ardit
27 July 2025 at 11:00

Është zbuluar emri i personit të shtatë të përfshirë në një rrjet trafiku droge, për të cilin Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Bëhet fjalë për biznesmenin Elidon Skëndaj, i njohur dhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj. Ai rezulton pronar i […]

The post EMRI/ Goditja e grupit të trafikut të drogës, ja kush është biznesmeni i shpallur në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Sherr me sende të forta në shëtitoren e Sarandës, shpallen në kërkim 5 shtetas italianë

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim pesë shtetas italianë, pas një konflikti të dhunshëm fizik të ndodhur në shëtitoren e qytetit, mëngjesin e datës 24 korrik, rreth orës 01:30.

Policia e Sarandës sqaron se në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, që pasqyron një konflikt fizik mes disa shtetasve në shetitoren e Sarandës, ngjarja ka ndodhur më datë 24.07.2025, rreth orës 01:30, dhe menjëherë pas saj, strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë nisur veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj të plotë ligjor.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se nga hetimet ka rezultuar se dy grupe shtetasish italianë janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, ku kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.

“Në përfundim të veprimeve procedurale  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasit italianë: G. T., 23 vjeç, M. A., 20 vjeç, S. D., 60 vjeç, A. L., 19 vjeç, S. B., 19 vjeç, të gjithë banues në Napoli, Itali”, thuhet në njoftim.

Policia nënvizon se këta 5 shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit italianë G. M., 19 vjeç, F. D., 22 vjeç, L. D., 20 vjeç, të gjithë banues në Avelino, Itali.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori edhe për shtetasin italian E. G., i cili nga verifikimet rezultoi se ushtronte aktivitet të paligjshëm për shitje biletash për festa, pa lejen përkatëse, si dhe kishte punësuar në këtë aktivitet shtetas të pasiguruar.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë veprimet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

/e.i/j.p/

The post Sherr me sende të forta në shëtitoren e Sarandës, shpallen në kërkim 5 shtetas italianë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Far West” në Sarandë/ Persona të armatosur e në kërkim lëvizin lirshëm, plagosen njerëz, policia fle

20 July 2025 at 21:33

Në kulmin e sezonit turistik, Sarandë është kthyer në një situatlë problematike sa i përket krimit, ndërkohë që Policia e këtij qyteti nuk është në krye të detyrës. Persona të armatosur apo në kërkim lëviznin lirshëm në qytet, ndërkohë që vetëm rastësia mund të çojë në arrestimin e ndonjërit prej tyre. Po ashtu nuk mungojnë […]

The post “Far West” në Sarandë/ Persona të armatosur e në kërkim lëvizin lirshëm, plagosen njerëz, policia fle appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Arrestohet 2 autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës! Shpallen në kërkim 2 të tjerë

By: Oldi
16 July 2025 at 08:03

Janë arrestuar 2 nga autorët e dyshuar për vrasjen e 22-vjeçarit, Renis Dobra krimi ndodhur mbërmjen e 8 korrikut në Madhesh të Ulzës. Në pranga kanë rënë Petrit Çakrri, i cili është kapur nga blutë në Lekbibaj të Tropojës, si edhe Fatjon Bushgjoka, që u arrestua në Tiranë. Të arrestuarit ndodhen në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, […]

The post EMRAT/ Arrestohet 2 autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës! Shpallen në kërkim 2 të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja dhe Petrit Çakrri shpallen në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

15 July 2025 at 22:56

Katër persona janë shpallur në kërkim nga policia dhe prokuroria e Dibrës, pasi ka dyshime të forta se janë implikuar në mbytjen me litar dhe më pas hedhjen në liqenin e Shkopetit, të trupit të pajetë të 23-vjeçarit Renis Dobra. Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar mes 4 personave që janë shpallur në […]

The post Tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja dhe Petrit Çakrri shpallen në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës appeared first on BoldNews.al.

U shpall në kërkim nga operacioni në Shkodër, ish-shefi i krimeve Erjon Dani vetëdorëzohet në Policinë e Himarës

By: M C
11 July 2025 at 19:25

Ish-shefi i krimeve në komisariatin numër 3, Erjon Dani është vetëdorëzuar ditën e sotme në Policinë e Himarës. Mësohet se Dani është shpallur në kërkim, pas operacion të SPAK në Shkodër, për trafik droge.

Mbi të rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe se i ka dhënë të dhënat e TIMS-i një krimineli për trafik droge.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se i hetuari E. D., në periudhën objekt hetimi ka ushtruar funksionin e Shefit të Policisë Kriminale, njëkohësisht dhe Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i cili, të dhënat e administruara në sistemin TIMS, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë vënë në dispozicion të personit nën hetim (K. M.,), duke konsumuar edhe elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal,” thuhet në njoftimin e SPAK.

The post U shpall në kërkim nga operacioni në Shkodër, ish-shefi i krimeve Erjon Dani vetëdorëzohet në Policinë e Himarës appeared first on Albeu.com.

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe përplasi një makinë policie, shpallet në kërkim i riu

By: Ardit
10 July 2025 at 09:47

Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim policor, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin. Po ashtu sipas policisë, i riu ka përplasur një automjet policie, gjatë kohës që largohej. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet dhe shpallën në kërkim shtetasin N. […]

The post Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe përplasi një makinë policie, shpallet në kërkim i riu appeared first on BoldNews.al.

Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Arben Anamalit

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Forcat palombare të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me punonjës të bashkisë Shkodër, po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali.

Kryetari bashkisë së Shkodrës, Benet Beci tha në një postim në rrjetet sociale se “strukturat do të jenë të angazhuara edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit të Arbenit, kapitenit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët që po rrezikonin jetën”.

“Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të, për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën. Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira”, tha Beci.

Kapiteni i një anije turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali është mbytur pasditen e djeshme gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë.

/k.s//r.e//a.f/

The post Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Arben Anamalit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kapet në Qafë Thanë shtetasi i shpallur në kërkim

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Policia njoftoi sot se ka kapur në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë ndaluan dhe arrestuan në hyrje të territorit shqiptar shtetasin:
Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë, Maqedonia e Veriut.
Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.
34-vjeçari është i dënuar me 20 vjet burg, për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, të parashikuara nga neni 19 i Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern/Zvicër, vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.

The post Kapet në Qafë Thanë shtetasi i shpallur në kërkim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“November”, kapet 49-vjeçari i kërkuar për vjedhjen e 30 mijë eurove


TIRANË, 4 korrik /ATSH/Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “November”, që çoi në kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për vjedhje me pasoja të rënda.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 6, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, në lidhje me vendndodhjen e shtetasit në kërkim.

Gjatë operacionit u bë lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit A. Ç., 49 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, në nëntor të vitit 2024, shtetasi A. Ç. dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin Xh. C. (i arrestuar) dhe me një shtetas tjetër (ende në kërkim), për të kryer një vjedhje në një banesë, nga ku janë marrë 30 mijë euro dhe sende me vlerë të konsiderueshme.

Policia vijon punën për kapjen e shtetasit të tretë të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

/a.f//r.e/

The post “November”, kapet 49-vjeçari i kërkuar për vjedhjen e 30 mijë eurove appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Po transportonte drejt 8 emigrantë, shpallet në kërkim 26-vjeçari nga Maliq

By: user7
27 June 2025 at 14:08

Një 26-vjeçar nga Maliqi është shpallur në kërkim pasi u konstatua se automjeti i tij duke transportuar emigrantë. Policia bën me dije se në momentin që drejtuesi i automjetit ka konstatuar shërbimet e Policisë, ai ka shtuar shpejtësinë dhe në tentativë për t’u larguar, e ka përplasur automjetin me barrierrën anësore të rrugës, më pas ka braktisur automjetin dhe është larguar me këmbë, në një terren malor.

Gjithashtu mësohet se 8 emigrantët kanë tentuar të largohen, por janë kapur nga shërbimet e Policisë, disa metra më larg. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

The post Po transportonte drejt 8 emigrantë, shpallet në kërkim 26-vjeçari nga Maliq appeared first on Lapsi.al.

Përshtatën apartamentin për pröstitucion, arrestohet një kineze, në kërkim tjetra

By: user 11
24 June 2025 at 09:38

Policia ka arrestuar një shetase kineze në Pogradec, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi ushtronin prostitucion në një apartament që e kishin marrë me qira.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti euro të fshehura brenda lavatriçes në apartament, ndërsa u sekuestruan shuma parash të valutave të ndryshme, kartëmonedha lekë të dyshuara të falsifikuara, që iu gjetën shtetases së arrestuar dhe 4 celularë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Last night”.

Kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, një apartament që e kishin marrë me qira, në Pogradec, vihet në pranga 1 shtetase kineze, shpallet në kërkim 1 tjetër shtetase kineze.

Procedohet penalisht pronari i apartamentit. Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, kartëmonedha të dyshuara false dhe 4 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, gjatë dy muajve, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, finalizuan operacionin e koduar “Last night”.

Si rezultat i këtij operacioni, u zbulua në lagjen nr. 1, Pogradec, një apartament i marrë me qira, që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Nga veprimet hetimore u identifikuan 2 shtetase kineze, organizatore të kësaj veprimtarie kriminale. Njëra prej tyre, shtetasja H. F., 61 vjeçe, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Falsifikimi i monedhave”, ndërsa shtetasja tjetër, C. L., 46 vjeçe, banuese në Kinë, u shpall në kërkim. Punohet për kapjen e saj.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e apartamentit, shtetasin L. Xh., 33 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të valutave të ndryshme, kartëmonedha lekë të dyshuara të falsifikuara, që iu gjetën shtetases së arrestuar dhe 4 celularë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale brenda dhe jashtë shtetit, nga ku kryheshin telefonatat dhe veprimet reklamuese për këtë veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

The post Përshtatën apartamentin për pröstitucion, arrestohet një kineze, në kërkim tjetra appeared first on Lapsi.al.

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje, pasi zhvati qytetarët zhduket pa paguar qira e drita

By: Oldi
23 June 2025 at 22:48

Disa ditë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan tregoi sesi avokatja e Lushnjes Klotilda Kola, kishte mashtruar disa qytetarë, duke u marrë paratë, pa u mbaruar asnjë punë. Në Dhomën e Avokatëve Lushnje, kryetari Kozma Jano, tha se, Klotilda Kola, është pa licencë dhe e pa regjistruar në tatime prej më shumë se 8 […]

The post Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje, pasi zhvati qytetarët zhduket pa paguar qira e drita appeared first on BoldNews.al.

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

23 June 2025 at 13:34

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve në lidhje me një person i cili po kërkohet për përfshirje për veprën “vjedhje”.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se qytetarët për çdo informatë mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës.

“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Drenas, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje”, thuhet në njoftim.

Nga Policia thonë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit:  info@kosovopolice.com. /Telegrafi/

The post Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje appeared first on Telegrafi.

❌
❌