Rangnick, operacioni shkoi keq: tekniku iu nënshtrua një ndërhyrje të dytë urgjente
Një aventurë e keqe e ka ndalur për disa ditë Ralf Rangnick, i cili është shtruar urgjentisht në spital pas një operacioni të gabuar. Duhej të ishte vetëm një ndërhyrje rutinë në kyçin e këmbës, por u desh një operacion i ri për të shmangur komplikacione më të rënda: trajneri i Austrisë është ende në spital dhe me shumë gjasë do të dalë të premten, por gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar dukshëm, siç ka bërë të ditur zëdhënësi i federatës Thomas Trukesitz. Asnjë problem pra për trajnerin, i cili në javët në vijim do të kthehet në punë për të përgatitur Austrinë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit, me angazhimet e planifikuara kundër Qipros dhe Bosnje-Hercegovinës në fillim të muajit shtator.
Rangnick në spital pas një operacioni të gabuar
Gjithçka filloi një muaj më parë kur ish-trajneri i Manchester United iu nënshtrua një operacioni rutinë në tendinën e Akilit, një problem i vogël që do të zgjidhej për pak kohë. U kthye në shtëpinë e tij për rehabilitim, që e kaloi pranë Salzburgut, por plaga në një moment u infektua dhe e detyroi të shtrohej sërish urgjentisht për të shmangur komplikacione shumë më të rënda. Rangnick u transportua menjëherë në spital për t’iu nënshtruar një operacioni të dytë pas të parit që doli i gabuar dhe për fat ndërhyrja shkoi mirë.
Zëdhënësi i Federatës Austriake të Futbollit, Thomas Trukesitz, ka qetësuar të gjithë pas frikës fillestare duke dhënë një përditësim mbi gjendjen e trajnerit: “Ralf Rangnick është mirë. Askush nuk duhet të shqetësohet për shëndetin e tij”. Aktualisht trajneri ndodhet ende në spital, në një klinikë në Salzburg sipas asaj që raporton Mirror, por brenda të premtes mund të kthehet në shtëpinë e tij për të vazhduar rikuperimin pas operacionit të dytë dhe për t’u rikthyer në punë, këtë herë pa pengesa.
The post Rangnick, operacioni shkoi keq: tekniku iu nënshtrua një ndërhyrje të dytë urgjente appeared first on Lapsi.al.