Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 August 2025Main stream

Vatra zjarri edhe në Tiranë, flakët përfshijnë zonën e Bërzhitës

By: M C
10 August 2025 at 21:09

Vatra zjarri kanë përfshirë edhe Tiranën, konkretisht në zonën e Bërzhitës. Siç raportohet vatrat e zjarrit rrezikojnë të djegin kodrat me pyje e shkurre, duke përbërë rrezik edhe për zonat e banuara.

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 7 vatra zjarri, ndërsa 14 janë aktive.

Situata dramatike paraqitet edhe në dia vende të tjera. Situata alarmante është në Poliçan, pasi zjarri po përparon drejt qytetit dhe deri tani janë evakuuar të moshuarit në azilin e pleqve, si dhe po evakuohen banorët e Plirezës.

The post Vatra zjarri edhe në Tiranë, flakët përfshijnë zonën e Bërzhitës appeared first on Albeu.com.

Zjarr në Bërzhitë, flakët rrezikojnë zonat e banuara

By: Elva
10 August 2025 at 21:29

Ka rënë zjarr në zonën e Bërzhitës në Tiranë, ku flakët po përfshijnë kodrat me pyje dhe shkurre, duke rrezikuar zonat e banuara përreth. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri në vend, nga të cilat 7 janë shuar, ndërsa 14 vijojnë aktive. Situata është alarmante edhe në Poliçan, ku zjarri po i […]

The post Zjarr në Bërzhitë, flakët rrezikojnë zonat e banuara appeared first on BoldNews.al.

Stefano Boeri nën akuza për korrupsion në Itali/ PD: Në Shqipëri miqtë e Ramës përjashtohen nga hetimet

10 August 2025 at 11:03

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me skandalin që ka përfshirë arkitektin italian Stefano Boeri në Milanos në Itali, i cili në fund të vitit 2024 iu caktua “arrest në shtëpi” pas akuzve për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me konkursin e Bibliotekës Evropiane të Informacionit dhe Kulturës (BEIC). Në Shqipëri Boeri njihet si […]

The post Stefano Boeri nën akuza për korrupsion në Itali/ PD: Në Shqipëri miqtë e Ramës përjashtohen nga hetimet appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Zbardhet ngjarja e plagosjes së 27-vjeçarit në Tiranë/ Policia arreston 3 persona, një në kërkim

By: V K
9 August 2025 at 15:05

Policia e Tiranës, ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në “Zonën e Treshit”, ku 27-vjeçari R. Ç, mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Sipas burimeve policore, konflikti ka nisur për shkak të një borxhi të pashlyer.

Në vijim të hetimeve, janë arrestuar tre persona: B. N., 47-vjeç, A. L., 42-vjeç, dhe I. K., 51-vjeç. Njëri tjetër, me inicialet S. N., 35-vjeç, është shpallur në kërkim.

Tre të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Vrasje me dashje në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa një prej tyre akuzohet edhe për “Moskallëzim krimi”.

Gjatë ngjarjes, gjatë një konflikti të çastit dhe për motive të dobëta, shtetasit B. N., A. L. dhe S. N. plagosën R. Ç., i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Një person tjetër, G. Sh., 42- vjeç, u dëmtua lehtë me sende të forta.

Policia ka sekuestruar një automjet dhe sende të tjera të kundërligjshme, që dyshohet janë përdorur nga autorët për të ikur nga vendi i ngjarjes.

Puna për kapjen e personit në kërkim dhe gjetjen e armës vazhdon nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme ligjore.

The post Zbardhet ngjarja e plagosjes së 27-vjeçarit në Tiranë/ Policia arreston 3 persona, një në kërkim appeared first on Albeu.com.

Zbardhet plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë, identifikohen 3 autorët, në pranga dy prej tyre (EMRAT)

9 August 2025 at 14:38

Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen me armë zjarri zjarri të 27-vjeçarit Renato Çadra, e regjistruar mbrëmjen e së premtes në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. I riu u paraqit vetë në spital i plagosur në këmbë. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë identifikuar tre autorët, teksa ngjarja ka ndodhur pas një […]

The post Zbardhet plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë, identifikohen 3 autorët, në pranga dy prej tyre (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Policia zbraz ambientet e News 24, prona i kalon shoqërisë shtetërore ‘KAYO’

9 August 2025 at 11:45

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, Policia e Shtetit dhe Shërbimi Përmbarimor ndërhynë për të liruar ambientet ku operojnë redaksitë e televizonit News24.

Veprimi u krye në zbatim të një vendimi të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Administrativ.

Sipas deklaratës zyrtare të Avokaturës së Shtetit, objekti në pronësi të shtetit mbahej pa titull ligjor nga shoqëria “Fokus Media News” që prej 22 majit 2022, datë kur përfundoi kontrata e qirasë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë kishte kërkuar lirimin e pronës brenda 25 korrikut 2022, por subjekti nuk e kishte dorëzuar ambientin, duke nisur procese gjyqësore dhe kërkesa për masa sigurimi për të pezulluar ekzekutimin.

Çështja është shqyrtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë Gjykatën e Lartë, dhe është shoqëruar me katër vendime mbi masa sigurimi. Vendimi i fundit, i datës 14 korrik 2025, urdhëron lirimin e menjëhershëm të ambientit dhe thekson se veprimtaria mediatike e subjektit nuk cenohet, pasi mund të zhvendoset në hapësira të tjera.

Me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 158, datë 12 mars 2025, prona i është kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., me destinacion ekskluziv përdorimin për bashkëprodhim të mjeteve motorike, si pjesë e një projekti strategjik për rivitalizimin e industrisë ushtarake dhe krijimin e vendeve të punës në zonën e Shkozës.

Ndërhyrja e sotme është kundërshtuar nga organizata të medias dhe përfaqësues të opozitës, të cilët e kanë cilësuar si pengesë për punën e gazetarëve dhe si një veprim me prapavijë politike. Unioni i Gazetarëve dhe SafeJournalists Shqipëri kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të policisë dhe gjetjen e një zgjidhjeje që garanton vijimësinë e raportimit.

Nga ana tjetër Autoritetet shtetërore thonë se po veprojnë në përputhje me vendimet gjyqësore dhe se ekzekutimi i tyre është një detyrim i panegociueshëm për mbrojtjen e pasurive publike./euronewsalbania/

The post Policia zbraz ambientet e News 24, prona i kalon shoqërisë shtetërore ‘KAYO’ appeared first on Telegrafi.

“Zgjohen” zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra janë ende aktive

8 August 2025 at 21:41

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 13 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, nga të cilat 6 janë shuar plotësisht, ndërsa 7 vatra vijojnë të jenë aktive.

Situata paraqitet më problematike në zona me terren të vështirë malor dhe bimësi të dendur, ku ndërhyrja nga toka është e kufizuar dhe operacionet ajrore janë thelbësore.

Forcat zjarrfikëse, shërbimet pyjore dhe mjetet ajrore vendase dhe ndërkombëtare janë angazhuar intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke shmangur deri më tani rrezikun për banesat dhe jetët njerëzore.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë – Fshatin Navaricë, zjarri është spostuar në drejtim të malit mbi fshat. Në fshatin Leshnicë e Poshtme pas punës dhe ndërhyrjen nga ajri është shmangur rreziku për banesat. Në mbështetje të forcave në terren operuan helikopteri i Forcës Ajrore dhe dy avionët Fireboss, të ardhur nga Suedia, të cilët kryen 44(2×22) hedhje. Fshatin Tragjas, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë. Zjarri zhvillohet në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët. Në zonë po operojnë 17 efektivë nga MZSH Vlorë dhe 3 nga Shërbimi Pyjor. Momentalisht nuk ka rrezik për banesa.

Qarku Fier – Fshatin Lofkënd, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër. Nga angazhimi i forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit. Zjarri mbetet aktiv në dy vatra, në pjesën jugore dhe atë veriperëndimore. Në të dyja pikat është e pamundur operimi nga toka. Vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit me ndërhyrje nga ajri, ku operon avioni Kroat Canadair.

Qarku Lezhë – Fshatin Malaj Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore me pishë, lis, shkurre dhe bimësi të dendur, në një terren të vështirë dhe që nuk mundëson operimin me mjete ujë hedhëse. Në zonë po operojnë 33 forca operacionale nga strukturat vendore. Forcat po punojnë kryesisht në krijimin e brezave ndarës për pengimin e përhapjes së zjarrit. Sipërfaqja e përshkuar nga zjarri vlerësohet paraprakisht në 10 ha. Momentalisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Qarku Dibër – Vendin e quajtur ”Mali i Allushit”, fshati Plan i Bardhë, bashkia Klos, është riaktivizuar vatra e zjarrit të shuar ditë më parë. Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për përhapje. Nuk ka rrezik për banesa.

Qarku Elbasan – Fshatin Lleshaj, njësia administrative Poroçan, bashkia Gramsh. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe pyjore me dushqe në një distancë të largët dhe terren i vështirë në kufi me bashkinë Përrenjas. Është punuar gjatë ditës dhe vatra e zjarrit është izoluar plotësisht. Vatra e zjarrit po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor për mos riaktivizime të mundëshme.

Qarku Tiranë – Malin e Bërzhitës, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe me bimësi të dendur. Në terren po punojnë 15 forca nga MZSH Tiranë. Vijon puna për shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik për banesa./Tv Klan

The post “Zgjohen” zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra janë ende aktive appeared first on Telegrafi.

Këshilli bashkiak i Tiranës masa për shtëpitë funerale, jo në godina të banuara

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Këshilli bashkiak i Tiranës, një ndër vendimet që mori gjatë mbledhjes së datës 10 qershor 2025 ishte miratimi i disa masave shtrënguese në lidhje me agjencitë/shtëpitë funerale që ushtrojnë aktivitetin e tyre në kryeqytet.

Në vendimin që ka si objekt përcaktimin e kritereve dhe kushteve që agjencitë/shtëpitë funerale duhet të plotësojnë, thuhet se “shtëpitë funerale nuk duhet të jenë në godina banimi dhe veprimtaria e ushtruar në to nuk duhet të jetë e dukshme për publikun”.

“Agjencitë Funerale mund t’i kenë zyrat e shërbimit edhe në godina banimi, por në asnjë rast nuk munden që në të njëjtin ambient të ekspozojnë dhe të tregtojnë materiale si arkivole, kurora, vazo etj. Këto materiale duhet të mbahen në ambiente të veçanta, jo të dukshme për publikun”, cilësohet në vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës.

Po ashtu, në vendim theksohet se nuk duhet të kenë shenja dalluese, fetare, të përhershme, në fasadën e tyre apo në mjedisin përreth.

“Duhet të kenë të paktën një makinë autofunebër, e cila duhet të jetë sipas specifikimeve teknike të vendosura nga inspektorati i shëndetësisë. Të kenë garazh të përshtatshëm në varësi të numrit të makinave autofunebër që disponojnë. Minimalisht hapësira e përshtatshme për një makinë duhet të jetë deri në 15 m2. Burime njerëzore të mjaftueshme për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral, përkatësisht për Agjencitë Funerale minimalisht 3 (tre) punonjës, ndërsa për shtëpitë funerale minimalisht 10 (dhjetë) punonjës”, vijon vendimi.

Gjithashtu, në këtë vendim specifikohen edhe kushte të tjera që duhet të plotësojnë subjektet që aplikojnë për një licencë si agjenci apo shtëpi funerale. Kriteret bazohen në një numër të caktuar punonjësish, kushte higjieno-sanitare, kapacitetet e godinës ku kryhet shërbimi etj.

Vendimi cilëson se për t’u pajisur me licencë për shërbime funerale, subjektet me NIPT duhet të paraqesin pranë Bashkisë Tiranë një sërë dokumentesh, përfshirë: kërkesën për licencë, vërtetim nga gjykata për mosndjekje penale, vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore/shëndetësore, ekstraktin historik me objekt aktivitetin funeral, NIPT-in, si dhe dokumentacion që vërteton përmbushjen e kushteve për mjetet e transportit të kufomave sipas rregullores për varrezat.

Ndërsa për subjektet të cilat aplikojnë për pajisje me licencë për ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale duhet të dorëzojnë përveç dokumentacionit të përcaktuar, edhe listën e personelit të nevojshëm për të zbatuar objektin e veprimtarisë (përfshirë këtu, por pa u kufizuar infermier, sanitar, shofer, financier etj.).

Subjektet duhet të paraqesin gjithashtu listën e mjeteve e pajisjeve teknike, të nevojshme që kanë në dispozicion (përfshirë këtu, por pa u kufizuar makina autofunebër, kapak frigoriferik, frigorifer të posaçëm për mbajtjen e kufomave etj.).

Sipas vendimit të këshillit bashkiak, subjektet që e ushtrojnë këtë aktivitet, duhet të marrin masa që parashikimet e këtij vendimi, të zbatohen brenda 6 muajve.

/e.i/r.e/

The post Këshilli bashkiak i Tiranës masa për shtëpitë funerale, jo në godina të banuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhunoi gruan dhe vajzën, vihet në pranga 56-vjeçari në Tiranë

By: V K
8 August 2025 at 15:25

Uniformat blu ,ë  Tiranë, kanë arrestuar shtetasin A. J., 56-vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori për procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasve S. B., 62- vjeç, dhe A. Ç., 45-vjeç, për konflikt fizik mes tyre për motive të dobëta.

Në një rast tjetër, prokuroria ka nisur procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. Sh., 32-vjeç, i cili dyshohet se ka kanosur një shtetase në rrugën “Nikolla Tupe”.

The post Dhunoi gruan dhe vajzën, vihet në pranga 56-vjeçari në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

By: Elva
8 August 2025 at 13:32

Policia ka arrestuar shtetasin A. J., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre. Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori për procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasve S. B., 62 vjeç, dhe A. Ç., 45 vjeç, për konflikt fizik mes tyre për motive të dobëta. Në një rast […]

The post Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

SPAK aksion në Elbasan, Tiranë dhe Durrës/ Firmosen 11 masa sigurie për trafik ndërkombëtar, arrestohen 3 persona

By: V K
8 August 2025 at 12:45

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin “Sky Ecc”, ku dyshohet se kryenin trafik ndërkombëtar.

Mësohet se 11 masa sigurie për akuzat e grupit dhe trafikut ndërkombëtar, janë firmosur nga gjykata me kërkesë të SPAK, ndërsa nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara, rezulton se katër te dyshuarve u janë komunikuar masat në burg, ku gjenden për një dosje tjetër.

Aktualisht, janë arrestuar 3 persona nga policia ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

The post SPAK aksion në Elbasan, Tiranë dhe Durrës/ Firmosen 11 masa sigurie për trafik ndërkombëtar, arrestohen 3 persona appeared first on Albeu.com.

Arrestohet anëtari i një grupi kriminal në Tiranë, u shiste armë zjarri personave me precedent penal

8 August 2025 at 11:55

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar një 28 vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër, i cili shiste armë shtetasve që kryejnë krime.

Në njoftimin e policisë thuhet se A.M u arrestua në flagrancë.

Lexoni të plotë njoftimin:

Arrestohet në Allias, një 28-vjeçar, banues në Shkodër, që dyshohet se do t’ua shiste armët e zjarrit, shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.

I arrestuari, shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.

Në vijim të kontrolleve dhe punës intensive operative të Policisë së Tiranës, me fokus kapjen e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe për pasojë, janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Black market”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

The post Arrestohet anëtari i një grupi kriminal në Tiranë, u shiste armë zjarri personave me precedent penal appeared first on Telegrafi.

Do t’u shiste armë shtetasve që kryejnë vrasje, arrestohet 28-vjeçari, i riu pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër

By: V K
8 August 2025 at 11:53

Këtë të premte, uniformat blu në Tiranë, kanë vendosur në pranga një 28-vjeçar, i cili u kap duke qarkulluar me dy armë zjarri në makinë.

Spas informacioneve policore, 28-vjeçari rezulton shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.

“Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28-vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës”, informuan uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Black market”. Sekuestrohen 2 pistoleta.

Arrestohet në Allias, një 28-vjeçar, banues në Shkodër, që dyshohet se do t’ua shiste armët e zjarrit, shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.

I arrestuari, shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.

Në vijim të kontrolleve dhe punës intensive operative të Policisë së Tiranës, me fokus kapjen e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe për pasojë, janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Black market”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Do t’u shiste armë shtetasve që kryejnë vrasje, arrestohet 28-vjeçari, i riu pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër appeared first on Albeu.com.

“4 A-M” dhe bashkimi “Inc spa-Elmazaj” fitojnë dy tenderat 60 mln euro të Bypass-it të Tiranës

7 August 2025 at 21:13

Një bashkim mes Elmazaj Construction dhe italianes Inc spa është shpallur fitues në garën e fortë për lotin e dytë të të nyjes Kashar-Vaqarr. Në tenderin me fond limit 28 milionë euro u paraqitën plot 13 oferta me pjesëmarrjen e pothuajse të gjithë peshave të rënda të ndërtimit në Shqipëri. Por Autoriteti Rrugor Shqiptar ka […]

The post “4 A-M” dhe bashkimi “Inc spa-Elmazaj” fitojnë dy tenderat 60 mln euro të Bypass-it të Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Universiteti i Tiranës: Regjistrimet për vitin e ri akademik, 29 gusht – 11 shtator

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Universiteti i Tiranës informoi sot se fazat për regjistrimin e studentëve do të kryhen nga data 29 gusht deri më 11 shtator.

Në një postim në rrjetet sociale, Universiteti i Tiranës u kujton maturantëve afatet kryesore për regjistrimin në Institucionet e Arsimit të Lartë për vitin akademik 2025-2026.

“Më 26 gusht do të kryhet publikimi i renditjes së aplikantëve në U-Albania. Më 27 gusht do të kryhen ankesat mbi renditjen”, theksoi UT.

Ndërsa nga 29 gushti deri më 11 shtator do të kryhet regjistrimi në Institucionet e Arsimit të Lartë, ku renditja do të jetë në kohë reale (në 7 faza brenda 48 orëve).

Sipas UT, më 12-13 shtator do të kryhet çregjistrimi nga raundi i parë.

UT informon maturantët ta ndjekin procesin e renditjes online në portalin U-Albania në “Këndin e Maturantit” me ID-në e tyre.

Universiteti i Tiranës vijon të mbetet institucioni më i madh dhe më i rëndësishëm i arsimit të lartë në vend.

/k.s//r.e/

The post Universiteti i Tiranës: Regjistrimet për vitin e ri akademik, 29 gusht – 11 shtator appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, nënkryetari Sulaj: Sipërfaqet publike do t’u kthehen qytetarëve, masa për zaptuesit

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj i shoqëruar nga drejtori i Policisë Bashkiake, Elona Lalaj dhe drejtori i Kontrollit të Territorit në IMT, Klajdi Meçi, inspektuan zonën e njësisë 9 në kryeqytetit për të parë ecurinë e aksionit për lirimin e hapësirave publike. Nënkryetari Sulaj tha se Bashkia e Tiranës është e angazhuar që të gjitha sipërfaqet publike të cilat janë zënë në kundërshtim me ligjin nga bizneset apo të tjerë, t’u rikthehen qytetarëve.

“Sot jemi në zonën e “Don Boskos”, në njësinë administrative nr. 9, ku vihet re që qytetarët kanë marrë masa, bizneset kanë marrë masa individualisht, për të larguar platformat që kanë zënë sipërfaqe publike, por ka edhe raste të tjera që janë pak me shumicë, që akoma nuk po e kuptojnë që kjo është një reformë që ka filluar dhe nuk ka për të mbaruar deri në largimin e platformave të fundit, që këto sipërfaqe publike t’u kthehen qytetarëve”, u shpreh Sulaj.

Gjatë inspektimit të një hapësire publike të shndërruar në parkim makinash, nënkryetari Sulaj tha se do merren masat e duhura për raste të tilla abuzive.

“Ky është një ndër qindra rastet abuzive që janë në Tiranë, por që në të gjithë sipërfaqen e madhe që është zënë vetëm nga ky tra këtu, për të përfituar disa dhe jo për të përfituar të gjithë qytetarët si një hapësirë publike. Mendoj që sot IMT, Policia Bashkiake, do marrin masat e duhura, që brenda kësaj jave të mos kemi më këtë tra dhe kjo sipërfaqe e madhe t’u kthehet në shërbim qytetarëve të Tiranës dhe njësisë 9.”

Nga ana e tij drejtori i Kontrollit të Territorit në IMT, Klajdi Meçi u shpreh: “Jemi në njësinë nr. 9, në zonën me densitetin më të lartë të ndërtimeve dhe me numrin më të lartë të sipërfaqes së zënë, të hapësirës publike. Nga ana jonë është bërë identifikimi, është njoftuar në afat, kemi lënë një afat një javor për çmontim vullnetar. Shumica e tyre nuk është përgjigjur pozitivisht, kështu që nga ana jonë do të fillojmë nga sot të marrim masa, nga procedura administrative që do shoqërohen me vendim gjobe dhe prishje”.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj në njësisë 9
1 nga 3

/e.i/

The post Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, nënkryetari Sulaj: Sipërfaqet publike do t’u kthehen qytetarëve, masa për zaptuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria turistike, të huajt: Vend me bukuri natyrore, mikpritje dhe çmime të lira

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Në pikun e sezonit turistik për këtë vit, përpos pushuesve që zgjedhin bregdetin e jugut apo Adriatikun për plazhet me ujërat e kaltra dhe rërën e bardhë, ka shumë prej tyre që i qasen natyrës, artit dhe kulturës, duke zbuluar atraksione të ndryshme të Shqipërisë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përcolli sot në rrjetet sociale, mesazhet e turistëve të huaj që kanë vizituar kryeqytetin tonë, Tiranën, si edhe disa qytete të tjera si Shkodrën apo Gjirokastrën.

Ministrja Kumbaro, e përshkruan videon me mbishkrimin e “Shqipërisë turistike në sytë dhe fjalët e miqve”, ndërsa thotë se disa janë elementët që veçojnë turistët e huaj për vendin tonë, si mikpritjen si askund tjetër, si dhe bukuritë natyrore e kulturore.

“Turistët zbulojnë thesaret e transformimet e Shqipërisë me dëshirën për t’u rikthyer përsëri”, tha Kumbaro.

Ndërsa, një turist që ka vizituar kryeqytetin tonë thotë se i pëlqejnë njerëzit, mikpritja, moti i mrekullueshëm etj.

“Është shumë bukur, ka njerëz shumë të mirë dhe të bukur, miqësor, ushqimi shumë i shijshëm, natyrë e bukur, kohë e bukur”, u shpreh një tjetër.

Një tjetër turiste cilësoi se Shqipëria është një vend shumë i bukur, sepse ka miq që e kanë vizituar dy vite më parë dhe ishin shumë entuziastë për vendin tonë, por ajo tha se do të vizitojë edhe Beratin dhe Gjirokastrën.

“Shqipëria është shumë e bukur, malet janë të mrekullueshme, mendoj që ka edhe pak ndikim italian te kulinaria. Kemi ngrënë pica, pasta shumë të mira. Më pëlqejnë rrugët, janë të qeta, ka pemë kudo, vërtet shumë bukur”, vijoi një tjetër.

Gjithashtu, një turist që ka zgjedhur të vizitojë Shkodrën këtë gusht, thotë se zgjodhi ta zbulojë vetë Shqipërinë, e sidomos Shkodrën duke parë liqenin dhe kalanë e qytetit.

“Nuk kemi qenë asnjëherë më parë këtu, por na pëlqen shumë. Është shumë më lirë se Spanja, Italia. Ka ushqim shumë të mirë, plazhe të bukura”, u shpreh një turist nga Gjermania.

“Jam këtu për të bërë hiking nga Valbona në Theth. Zgjodha Shqipërinë sepse kam disa miq nga Zelanda e Re që janë shpërngulur këtu dhe më thanë që është shumë bukur. Duket një zgjedhje shumë e mirë, është lirë, ka shtigje të bukura, shumëllojshmëri zgjedhjesh”, pohoi një tjetër turiste.

Ndërsa, në Gjirokastër një grup turistësh që kanë vizituar shtëpinë muze të Ismail Kadaresë, shprehen se janë të mahnitur nga puna që është bërë me objektet e koleksionit në këtë muze, ndërsa nga mënyra si është ruajtur tradita, kanë kuptuar se si kanë jetuar shqiptarët vite më parë, me ngrohje me oxhak në dimër, me një kuzhinë tradicionale, etj.

/e.i//a.f/

The post Shqipëria turistike, të huajt: Vend me bukuri natyrore, mikpritje dhe çmime të lira appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria Rama mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

By: Ela
7 August 2025 at 11:18

Në një konferencë për teknologjinë shkurtin e vitit të kaluar në Dubai, kryeministri Edi Rama u ngjit në podium me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair dhe i dedikoi këtij të fundit karrierën e tij si politikan dhe kryeministër. “Unë nuk do të isha as kryeministër dhe as njeri i përfshirë në politikë pa të,” i tha […]

The post Qeveria Rama mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair appeared first on BoldNews.al.

Bashkia e Tiranës miraton kushtet për licencimin e subjekteve që ofrojnë shërbime funerale

By: redi
6 August 2025 at 19:50

Të gjithë subjektet që ofrojnë shërbimet funerale do të duhen të licencohen sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara. Bashkia e Tiranës, përmes vendimit n.44 të datës 10 qershor 2025, ka përcaktuar kriteret dhe kushteve që agjencitë e shërbimit funeral/shtëpitë funerale duhet të plotësojnë për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral dhe/ose ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale…

Source

❌
❌