Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Energjia e së ardhmes” mbi djersën e blegtorëve të Taçit të Ersekës

8 August 2025 at 17:47

Banorët e një fshati të Ersekës ankohen se kullotat e tyre po ua zë një kompani private, e cila ka fituar të drejtën për zhvillimin e një centrali fotovoltaik.

Fshatrat që po thahen nën hijen e paneleve diellore

Të enjten e parë të gushtit, në dalje të Ersekës, Petrit Zeqo na priti në fshatin e tij, Taç i Sipërm, rreth 2.5 kilometra larg qytetit.

Pavarësisht atmosferës së braktisjes, fshati kishte peizazh unik, shtëpi të grumbulluara dhe toka të punuara, ndërsa më në brendësi, një burim i vogël uji shërbente si çezmë publike.

“Këtë e ka sjellë një ushtar, për një vajzë të fshatit”, na tregoi Petriti simbolin e dashurisë së një periudhe tjetër, dëshmi që i ka qëndruar fshatit edhe sot.

Petriti na shoqëroi më tutje, pranë hijes së një arre të madhe ku po na priste një grup banorësh me vështrimin hedhur përballë makinerive të rënda që po sheshonin tokën.

Banorët e fshatit Taç/Citizens.al

Kullota, që banorët e përdornin për bagëtitë dhe si shteg për t’u lidhur me arat e tyre tanimë është shkretuar me dherat e dystuara mbi të.

Një central fotovoltaik, me qëllim prodhimin e energjisë elektrike do të zërë vend pak muaj më vonë. Punonjësit në terren, të shqetësuar nga prania jonë si media, hezitojnë të tregojnë edhe emrin e kompanisë, me justifikimin se “janë veçse punëtorë”.

“Të tëra sinoret, ku kanë qenë e ku janë tani akoma, janë të fshatit me vendim gjykate”, tha për Citizens.al Rrushan Byrekasi, 77-vjeç.

Ndërsa renditi me emra se kujt i përkasin të gjitha ngastrat e tokave të fshatit, Rrushani na tregoi se me kërkesë të pleqësisë dhe një vendim gjyqësor të fillim viteve 2000, kjo kullotë i ka kaluar në bashkëpronësi banorëve të fshatit.

Vendimin na e tregoi Petriti, i cili e kishte printuar si dokument.

“Na jepte të drejtë që kjo pronë që aktualisht këta po e marrin, po e tjetërsojnë, është e jona. Domethënë penalizojnë një fshat dhe favorizojnë privatin. Kjo është e jona, me qitap e me të tëra”, theksoi ai.

Sipas vendimit të 26 tetorit 2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kolonjë, 37 banorëve të fshatit ju takon secilit nga 1/37-ta pjesë e barabartë e rreth 522 hektarëve kullota (340.5 ha) dhe pyje (181.8 ha).

“Këtu, ku po bëhet ky punim është baza e blegtorisë që del blegtoria jonë, baza e ujit që marrim, edhe ujë të pijshëm edhe ujit vaditës. Këta po e shkatërrojnë. Jemi të detyruar të shpërngulemi, por s´dimë ku të vemi”, u shpreh i revoltuar Ferdinand Agolli.

Përbri tokës, ku tanimë po kryhen punime për sheshimin e saj, 150 krerë bagëtish të imëta kalojnë njëra pas tjetrës të ndjekura nga një zonjë e fshatit.

“Bëni diçka, nuk kemi ku të çojmë bagëtitë, me këto mbahemi”, na tha ajo, ndërsa ndaluam ta përshëndesnim.

Bashkëshorti, Rakip Agolli, na tregoi se ka 30 vite që merret me blegtori dhe se ky zanat është e vetmja mënyrë jetese për zonën. Centralin fotovoltaik, ai e ndjen si kërcënim për t’u larguar, për aq kohë sa nuk ka hapësira ku të kullosin bagëtitë.

“Kam pasur 300 krerë, tani 150, mot mund të kem dhe 30. Në fillim ishte mirë, nuk kishte vështirësi, kishte hapësirë, kullosnin. Tani ka vështirësi, vetëm me këtë dëmin që po na bëhet, me këtë diellorin, po na vjen në prag të shtëpisë, tani do detyrohemi të ikim,” tha Rakipi.

Sipas kryeplakut të fshatit, Ibrahim Byreku, ky shqetësim është ndjekur edhe në polici dhe pushtetin vendor, mirëpo sipas dokumenteve, kompania ndërtuese është në rregull.

“Kemi disa vendime gjyqi që i kemi pasur me sinore, por aktualisht sot, me dokumentacion (kullotat) nuk janë tonat. Kam vërtetuar dhe firmat dhe të tëra dhe për kaq sa di, ata zotërinjtë e kanë më vulë, me firmë me të tëra”, u shpreh i prerë Ibrahimi.

Në fshat ora kishte mbetur. Tek-tuk shikoje ndonjë shtëpi të re, të ndërtuar nga remitancat e emigrantëve, kryesisht në Amerikë dhe Kanada, ndërsa shërbimet e bashkisë zor se dalloheshin.

Vendgrumbullimi i mbeturinave në fshatin Taç/Citizens.al

Kjo kuptohej nga kodrat e krijuara me plehrat, të cilat sipas banorëve herë pas here digjen, pasi askush nuk vjen t’i marrë.

Ndërhyrjet e makinerive për të sistemuar kullotën për parkun e energjisë diellore dukej se kishin shkaktuar dëme në kanalin vaditës të fshatit.

“Vit për vit pastrohej nga ana e bashkisë, tani nuk na vjen më uji. Kopshtet që mbillnim një domate, një piperkë, sivjet e kemi problem për ujin. Kjo ka ardhur nga devijimi i punimeve që kanë bërë atje”, tregoi Rakip Agolli.

Procedura jo transparente për parqet diellore

Trokitjes sonë për informacion nisur nga shqetësimet e banorëve, bashkia Kolonjë iu përgjigj: “Nënkryetarja është në mbledhje dhe nuk mundet të përgjigjet”, ndërsa na referoi ti adresonim pyetjet me shkrim.

Të dhënat e shqyrtuara nga Citizens.al tregojnë se 27.6 hektarë kullota të fshatit Taç u proceduan për t’u dhënë me qira në kohën kur vendi ishte në fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Më 3 maj 2023, Bashkia Kolonjë i propozoi Këshillit Bashkiak dhënien e tyre me qira për projekte energjetike. Po atë ditë u shqyrtuan edhe dy kërkesa të tjera po për qëllime energjetike për kullotat dhe pyjet në Rehovë dhe Selenicë, duke e çuar totalin në 127 hektarë.

Punimet për centralin fotovoltaik në kullotat e fshatit Taç/Citizens.al

Afati i përdorimit u vendos 10 vjet, me qira minimale 2,100 euro për hektar në vit – rreth 60 mijë euro në vit për parcelën në fshatrat Taç-Agalli.

Sipas të dhënave të Open Data Albania, tenderi i 12 qershorit 2023 pati vetëm një ofertues: kompania “Get Solar Solution”, e cila ofroi pikërisht çmimin dysheme dhe fitoi, pavarësisht mungesës së konkurrencës.

E njëjta praktikë u ndoq edhe për rreth 100 hektarë kullota në Rehovë dhe Selenicë, të cilat iu dhanë kompanive MET Invest dhe Kail Energy.

Më 30 prill 2025, qeveria miratoi projektin e “Get Solar Solution” për central fotovoltaik me kapacitet 24 MW dhe afat operimi 49 vjet.

The post “Energjia e së ardhmes” mbi djersën e blegtorëve të Taçit të Ersekës appeared first on Citizens.al.

“4 A-M” dhe bashkimi “Inc spa-Elmazaj” fitojnë dy tenderat 60 mln euro të Bypass-it të Tiranës

7 August 2025 at 21:13

Një bashkim mes Elmazaj Construction dhe italianes Inc spa është shpallur fitues në garën e fortë për lotin e dytë të të nyjes Kashar-Vaqarr. Në tenderin me fond limit 28 milionë euro u paraqitën plot 13 oferta me pjesëmarrjen e pothuajse të gjithë peshave të rënda të ndërtimit në Shqipëri. Por Autoriteti Rrugor Shqiptar ka […]

The post “4 A-M” dhe bashkimi “Inc spa-Elmazaj” fitojnë dy tenderat 60 mln euro të Bypass-it të Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Kina “hap dyert” për kafenë braziliane pas tarifave të SHBA-së

5 August 2025 at 22:11

Kina ka miratuar 183 kompani të reja braziliane të kafesë për të eksportuar produkte në tregun kinez, sipas një postimi në mediat sociale të ambasadës kineze në Brazil. Masa, një ndihmë për eksportuesit amerikano-latinë pas njoftimit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për tarifa të larta mbi kafenë braziliane dhe produkte të tjera, hyri në […]

The post Kina “hap dyert” për kafenë braziliane pas tarifave të SHBA-së appeared first on BoldNews.al.

Gjysma e kompanive në Serbi përballen me probleme korrupsioni

3 August 2025 at 15:57

Në raportin e ri mbi Shtetin e së Drejtës, Komisioni Europian nuk evidenton drejtpërdrejt çështje të lidhura me ekonominë, por shqyrton disa fusha kyçe që ndikojnë ndjeshëm në klimën e të bërit biznes për kompanitë dhe sipërmarrësit në Serbi. Një prej fushave të veçuara është prokurimi publik. Është theksuar se përjashtimet nga Ligji për Prokurimin […]

The post Gjysma e kompanive në Serbi përballen me probleme korrupsioni appeared first on BoldNews.al.

Qytetarët pinë qumështin që shkakton kancer, Manush Kullolli i AKU mbron kompanitë që e tregtuan

25 July 2025 at 13:04

Në 4-mujorin e parë të vitit 2025, tetë nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të qumështit në vend kanë tregtuar  qumësht me aflatoksinë. Sipas OBSH-së, aflatoksina është kancerogjene e Grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi dhe veshka. Në dyqane, markete dhe supermarkete u shitën tonelata qumësht që i rrezikoi shëndetin konsumatorëve, ndërkohë […]

The post Qytetarët pinë qumështin që shkakton kancer, Manush Kullolli i AKU mbron kompanitë që e tregtuan appeared first on BoldNews.al.

Dhunohet një prej protestuesve kundër hidrocentraleve në Kaçinar

10 July 2025 at 17:29

Një banor i fshatit Simon të Mirditës u dhunua mëngjesin e sotëm në Rrëshen mes dyshimeve për hakmarrje ndaj aktivizmit të tij kundër HEC-eve në zonën e Kaçinarit.

Kol Ndoji, 58 vjeç, u sulmua pasi kishte blerë ushqime në tregun e qytetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 9:00 kur dy persona iu afruan dhe pasi i tërhoqën vëmendjen e goditën. Njëri prej tyre është ndaluar nga policia, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Sipas deklaratës së bërë në polici, Ndoji ka mundur t’u largohet, por ata e kanë ndjekur me makinë dhe më pas i kanë bërë pritë pas rrethimit të një banese.

“Aty më kanë dalë para dhe jemi përleshur, më kanë goditur me gurë dhe unë u jam përgjigjur, po me gurë,” ka treguar Ndoji versionin e tij përpara oficerëve të policisë gjyqësore.

Dëshmia iu mor në spitalin e qytetit të Rrëshenit, ku ai u shtrua për të marrë ndihmë mjekësore për plagët e marra në kokë.

Ndoji rezulton ta ketë hasur edhe më parë njërin prej agresorëve: në protestën e 15 prillit në Kaçinar. Sipas 58-vjeçarit, personi në fjalë ndodhej atë ditë “në një fuoristradë të zezë me fenelina policie” që u kishte bllokuar rrugën protestuesve.

Në dëshminë e tij, Ndoji thotë se me këtë person ka shkëmbyer fjalë, të cilat lënë të kuptohet për një përplasje verbale.

“I kam thënë hape rrugën dhe i kam vendosur dorën në qafë. Ai më ka thënë se ‘do të të dalë punë me mua dhe do të shihemi’ dhe pastaj ka hapur rrugë,” ka deklaruar Ndoji.

Prej disa vitesh, banorët e fshatrave të Kaçinarit, rreth 25 kilometra në veri të Rrëshenit, kanë kundërshtuar ndërtimin e katër hidrocentraleve nga kompania “Shpërdhaza sh.p.k”.

Tre muajt e fundit ata kanë përshkallëzuar protestat, duke akuzuar firmën për mungesë transparence dhe dëme mjedisore. Kol Ndoji ka marrë pjesë në to bashkë me të tjerë banorë.

Kjo ka nxitur edhe më shumë dyshimet se ngjarja e fundit ka lidhje me angazhimin e tij si aktivist.

Pas ngjarjes, banorët e zonës u solidarizuan me Kol Ndojin dhe e shoqëruan në spital. Ata e cilësojnë sulmin të paprecedentë dhe si përpjekje për t’i trembur dhe ndalur protestat.

Sipas kryeplakut të fshatit Simon, Gjergj Deda, agresorët janë roje të firmës që po kryen punimet e hidrocentraleve në Kaçinar. Sipas tij nuk ka asgjë personale në aktin e dhunës, veç konfliktit për hidrocentralet.

“Nuk janë të njohur tërë jetën e vetë, vetëm problemi i hidrocentraleve është”, theksoi Deda.

Aktualisht, banorët janë të përfshirë në dy procese gjyqësore me firmën “Shpërdhaza sh.p.k”. Në njërin, ata akuzojnë kompaninë për falsifikim të firmave të banorëve, të cilat i hapën rrugë lejeve.

Në tjetrin, kompania i ka paditur banorët për shpifje. Mes të paditurve është edhe vëllai i Kol Ndojit, i dhunuar së fundmi. Për këtë padi ditën e mërkurë u zhvillua një seancë gjyqësore ku u paraqitën pretendimet mes palëve. Seanca e radhës pritet të mbahet më 6 shtator.

“Ne nuk kemi ofenduar askënd, çfarë kemi folur, e kemi pasur me kompaninë, jo individëve”, shton Deda.

Sipas kryeplakut të fshatit Simon, ndryshimi i administratorëve të kompanisë nuk ndryshon faktin që komuniteti nuk i do hidrocentralet dhe për këtë po përballet me mungesë përgjegjshmërie institucionale.

Dhunimi i Kol Ndojit ngre pikëpyetje të forta mbi sigurinë e qytetarëve dhe komunitetit që ushtron të drejtën për protestë.

Avokati i banorëve në çështjen e HEC-eve, Marash Logu, tha për Citizens se kjo ngjarje është e rëndë dhe se për këtë i janë drejtuar Komisariatit të Policisë Mirditë, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Prokurorisë Lezhë për hetimin dhe zbardhjen e plotë të saj.

“Edhe më përpara banorët janë përballur me presione, kërcënime, shantazhe dhe kanosje, por deri më sot nuk kishin hasur dhunë fizike,” tha Logu, sipas së cilit konflikti në Kaçinar ka degraduar dhe për këtë nevojitet medoemos pezullimi i punimeve.

“Deri në sqarimin e plotë të situatës ligjore, dokumenteve, lejeve dhe konsultimeve me banorët, që duhet të ishin bërë dhe nuk janë bërë,” theksoi më tej Logu duke kujtuar se kjo çështje e tensionuar vijon prej vitit 2015.

Lexoni gjithashtu:

The post Dhunohet një prej protestuesve kundër hidrocentraleve në Kaçinar appeared first on Citizens.al.

Banorët e Kaçinarit protestojnë para Prokurorisë: “Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua”

17 July 2025 at 16:51

Sipas banorëve, vendimi për pushimin e hetimeve është absurd, pasi koncesioni ka probleme të shumta ligjore që duhej të ishin hetuar. “Kemi pritur 6 vite dhe asnjë hetim nuk është bërë. Madje Prokuroria ka zhdukur edhe shumë dokumente që ne, si komunitet, i kemi vënë në dispozicion,” tha Tonin Beqiri, banor i Kaçinarit. Ai shtoi […]

The post Banorët e Kaçinarit protestojnë para Prokurorisë: “Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua” appeared first on Reporter.al.

Kompanitë e kriptove garojnë për të hyrë në bankat amerikane

By: armand
13 July 2025 at 12:55

Kompanitë më të mëdha të industrisë së kriptomonedhave në SHBA po garojnë për të siguruar pozicion në sektorin tradicional bankar, duke shfrytëzuar qasjen më miqësore të administratës Trump ndaj aseteve dixhitale dhe duke u përpjekur të bëhen pjesë integrale e sistemit financiar, raporton Financial Times. Grupet si Ripple, Circle, dhe BitGo kanë aplikuar për licenca kombëtare […]

The post Kompanitë e kriptove garojnë për të hyrë në bankat amerikane appeared first on BoldNews.al.

Abuzimet e Bankers, Manjani: Nga ajo kompani, kanë përfituar të gjithë qeveritarët

By: Ardit
3 July 2025 at 22:29

Juristi Ylli Manjani ka deklaruar se shteti shqiptar duhet të merrte taksa për çdo fuçi naftë të nxjerrë nga Bankeres në Shqipëri gjë që nuk ka ndodhur. Sipas Manjanit, nga Bankers ndër vite kanë përfituar shumë qeveri dhe qeveritarë, ndërkohë që një kompani që pretendonte se mbijetonte në kushtet e falimentit duhet të ishte mbyllur […]

The post Abuzimet e Bankers, Manjani: Nga ajo kompani, kanë përfituar të gjithë qeveritarët appeared first on BoldNews.al.

Nvidia arrin vlerën e 3.92 trilion dollarëve, bëhet kompania më e vlefshme në histori

By: armand
3 July 2025 at 18:06

Prodhuesi amerikan i çipave Nvidia është bërë kompania më e vlefshme në histori, pasi aksionet e saj u rritën sot me 2.2 për qind , duke e rritur vlerën e saj të tregut në 3.92 trilion dollarë. Aksionet e prodhuesit kryesor të çipave të inteligjencës artificiale u rritën me 2.2 përqind në 160.60 dollarë amerikanë […]

The post Nvidia arrin vlerën e 3.92 trilion dollarëve, bëhet kompania më e vlefshme në histori appeared first on BoldNews.al.

Gjermani, shitjet e Tesla bien me 58 për qind

3 July 2025 at 15:52

Tesla ka regjistruar një rënie të ndjeshme të shitjeve në Gjermani gjatë gjysmës së parë të vitit 2025. Kompania shënoi një ulje prej 58,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Autoritetit Federal të Transportit Motorik (KBA), kompania ka shitur vetëm 8 890 automjete në këtë periudhë, duke regjistruar një rënie prej 0,6%.

Kjo rënie ndodh në një kohë kur tregu i automjeteve elektrike në Gjermani po përjeton një rritje të ndjeshme. Në katër muajt e parë të vitit 2025, shitjet e automjeteve elektrike janë rritur me 44,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Faktorët që kontribuojnë në rënien e shitjeve të Tesla-s përfshijnë konkurrencën e shtuar nga prodhuesit kinezë si BYD dhe “Leapmotor” –  të cilët po fitojnë terren në tregun gjerman.

Gjithashtu, qëndrimet politike të CEO-s, Elon Musk përfshirë mbështetjen për partinë e djathtë ekstreme Alternative für Deutschland (AfD), kanë ndikuar negativisht në imazhin e kompanisë në Gjermani.

Ndërkohë, prodhuesit gjermanë si BMW dhe Mercedes-Benz kanë shënuar rritje në shitje, duke përfituar nga rritja e kërkesës për automjete elektrike dhe ofertat e tyre të reja.

Shteti aksioner në resortin në Sazan, ngrihet kompania që do bashkëpunojë me Kushner

28 June 2025 at 09:16

Shteti shqiptar do të jetë aksioner në resortin turistik që do të ndërtohet në Sazan nga Jared Kushner.

Kompania që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë projekt është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me emrin “Albanian State Development & Real Estate”, pak pasi Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizituan Vlorën.

Në ekstraktin e regjistrimit të kompanisë thuhet se: “Kjo shoqëri duhet të sigurojë menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme”.

Po ashtu “Albanian State Develompent” do të ketë të drejtën të planifikojë, projektojë dhe zbatojë projekte të tjera të rëndësishme ndërtimore duke u fokusuar në zhvillimin urban

Kapitali i shoqërisë është 50 milionë lekë, të zotëruara 100% nga Korporata e Investimeve Shqiptare.

Krijimi i shoqërisë do të përfaqësojë shtetin në projektin me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, që synon ndërtimin e një marine turistike, rezidenca elitare, restorante dhe hotele në një sipërfaqe 45 hektarë, nga 570 hektarë që është sipërfaqja e ishullit gjithësej.

Kujtojmë se planet për zhvillimin e Sazanit dhe Zvërnecit nga Jared Kushner dhe kompanitë e lidhura me të, u bënë publike në fillim të vitit 2024.

The post Shteti aksioner në resortin në Sazan, ngrihet kompania që do bashkëpunojë me Kushner appeared first on Sot News | Lajme.

BIRN: Studioja ligjore britanike e angazhuar nga Veliaj është gjobit për pastrim parash

25 June 2025 at 09:14

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i ka shtuar grupit të avokatëve të tij mbrojtës edhe studion “Mishcon de Reya LLP” – një firmë ligjore britanike me zyra në Londër dhe Singapor. Të martën, zyra ligjore britanike “Mishcon de Reya LLP” dhe ajo amerikane “Kasowitz LLP”, të cilat deklarojnë se përfaqësojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion […]

The post BIRN: Studioja ligjore britanike e angazhuar nga Veliaj është gjobit për pastrim parash appeared first on BoldNews.al.

Punëtori kërkoi rrogen/ Rojet e kompanisë e dhunojnë për vdekje

22 June 2025 at 17:14

Turqia është përfshirë nga një skandal i rëndë, teksa rojet e Ahmet Çalik rrahën për vdekje një punonjës të kompanisë, i cili kishte shkuar para zyrave të Çalik Holding për të kërkuar pagesat që kompania i detyrohej.

Erol Egrek, 49 vjeç, u rrah nga truprojat e Çalik Holding dhe më pas humbi jetën në spital. Incidenti ndodhi muajin e kaluar në zyrat qëndrore të grupit çalik në Stamboll.

Erol Egrek kishte punuar për disa vite në një nga minierat e grupit Çalik dhe kishte pa marrë një pjesë të pagesave. Punëtori i ndjerë kishte fituar edhe gjyqin, por pavarësisht kësaj kompania ka refuzuar të shlyejë pagesat.

Parlamenti i Iranit voton për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, ekspertët paralajmërojnë për ‘tronditje ekonomike’
Kjo e ka detyruar Egrek që të protestojë para zyrave të grupit, ku fillimisht ka hedhur një vazo lulesh në drejtim të zyrave dhe më pas i ka drejtuar pistoletën vetes së tij duke kërcënuar me vetvrasje. Por gjatë kësaj kohë truprojat kanë ndërhyrë duke e rrahur punonjësit, i cili më pas është çuar në spital ku ka humbur jetën.

Fillimisht grupi Çalik reagoi duke mohuar akuzat për rrahje deri në vdekje, por më pas ka qenë vajza e punëtorit të ndjerë e cila ka publikuar pamjet që tregonin disa truproja duke rrahur babain e saj. “U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë ndërgjegje. Mos lejoni që të harrohet” shkroi vajza e Egrek në rrjetet sociale duke i shoqëruar këto fjalë më pamjet e rrahjes brutale.

Skandali është shoqëruar me protesta të forta nga kolegët e Egrek, të cilët kanë protesuar masivisht para zyrave të çalik. Në një nga këto protesta, ata kanë fajësuar drejtëpërdrejtë pronarin e grupit, Ahmet Çalik si përgjegjësin kryesor.

The post Punëtori kërkoi rrogen/ Rojet e kompanisë e dhunojnë për vdekje appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar

By: Oldi
19 June 2025 at 13:44

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë të fortë për media, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për bashkëpunim me kartelet e drogës dhe përfshirje të drejtpërdrejtë të tyre në procesin zgjedhor të 11 majit. Ai denoncoi vijimin e aktivitetit të kompanive të lidhura me kartelin e njohur të “Troplinëve”, të cilat, […]

The post Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar appeared first on BoldNews.al.

Shqipëri-Serbi, kompanitë e basteve shohin favorite përfaqësuesen e Stojkoviç

7 June 2025 at 14:36

Shqipëri-Serbi do të jetë me shumë gjasa një përballje direkte për kërkuar minimalisht vendin e dytë në Grupin K eleminator për Kupën e Botës 2026. Një përballje e zjarrtë, aty ku politika dhe marrëdhëniet jo të mira kanë ndikuar edhe në të shkuarën në përplasjet në fushë, të cilat kulminacionin e tyre e paten në ngjarjet e shëmtuara të Beogradit 11 vite më parë.

Shqipëria fitoi 3 pikët në tavolinë në atë ndeshje të ndëprerë në fundin e pjesës së pare, ndërsa në sfidën e kthimit në Elbasan ishin serbët që triumfuan 0-2 ndaj ekipit tone kuqezi, me dy gola që u shënuan vetëm në kohën shtesë. Këto janë në fakt edhe dy përballjet e vetme që ekipi ynë ka me kombëtaren serbe që nga koha kur shteti serb u largua nga ish Jugosllavia për tu përfaqësuar në eventet sportive ndërkombëtare si shtet i vetëm.

Po në përballjen e sotme cilët janë favoritët për të fituar sipas kompanive të basteve? Në fakt përballja e sotme Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” pritet të jetë një sfidë shumë e ekuilibruar me të dyja skuadrat që do të tentojnë të marrin fitoren, teksa Shqipëria do të luajë ndeshjen e 3 të grupit eleminator, ndërsa për kombëtaren serbe, sfida ndaj kuqezinjve do të çel fushatën e tyre në këto kualifikuese.

Sipas “Flashscore” një sukses i kombëtares tonë ndaj ekipit serb mbrëmjen e 7 Qershorit kuotohet me koeficentin 3.6, barazimi 3, ndërsa suksesi i serbëve në Tiranë me koeficentin 2.25 Një avantazh i lehtë sipas bookmakers për ekipin e Dragan Stojkoviç, por sigurisht që nuk mund e duhet të influencojë asapk në verdiktin final që do të jap fusha e lojës, aty ku djemtë e Sylvinhos i kanë të gjitha shanset të bëjnë më të mirën e të marrin maksimumin.

The post Shqipëri-Serbi, kompanitë e basteve shohin favorite përfaqësuesen e Stojkoviç appeared first on Sot News | Lajme.

Sa dëm mund t’i bëjë njeriu më i fuqishëm i botës, pasanikut më të madh të botës?

By: user 8
6 June 2025 at 15:22

Pas një përplasjeje të papritur mes dy figurave më të fuqishme të botës së biznesit dhe politikës, Elon Musk dhe Donald Trump, aksionet e Tesla-s ranë ndjeshëm, ndërsa marrëdhënia e tensionuar mes tyre po kthehet në një krizë që mund të ketë pasoja të mëdha financiare dhe politike. Artikulli i CNN më poshtë analizon se si interesat e shumta të Musk, nga Tesla te SpaceX, e deri te rrjeti social X, janë vënë në shënjestër të administratës Trump dhe çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e industrisë së teknologjisë, mbrojtjes dhe tregjeve globale.

CNN: 

Aksionet e Tesla-s u rritën ndjeshëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, pasi investitorët besonin se Donald Trump do t’i bënte favore të mëdha mbështetësit të tij më të fuqishëm financiar, pronarit të Tesla-s, Elon Musk. Por Trump gjithashtu mund të dëmtojë rëndë interesat e shumta të biznesit të Musk.

Rreziku për këtë dëm është një nga arsyet pse aksionet e Tesla-s ranë me 14% të enjten, pas një përplasjeje shumë të ashpër dhe publike midis Trump dhe Musk.

Lexo më tej: E çuditshme/ Gjithçka rreth sherrit online Trump-Musk 

Por nuk është vetëm Tesla që mund të jetë në rrezik. SpaceX varet nga kontratat qeveritare për një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të saj. Dhe Tesla, SpaceX dhe kompanitë e tjera të Musk, përfshirë platformën e rrjeteve sociale X, kompaninë e inteligjencës artificiale xAI dhe kompaninë e ndërlidhjes tru-kompjuter Neuralink, përballen me rregullore nga qeveria federale.

Për më tepër, Musk përballet me hetime të mundshme për aktivitetet e tij nga agjenci si Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë (SEC), i cili po heton nëse ai ka shkelur rregullat kur bleu pjesën e tij fillestare në X (dikur Twitter), përpara se të niste ofertën për marrjen e kompanisë.

Trump duket se kërcënoi se do të ndërmerrte veprime kundër Musk, kur të enjten postoi në platformën e tij sociale Truth Social:

“Mënyra më e lehtë për të kursyer para në buxhetin tonë, miliarda e miliarda dollarë, është të ndërpriten subvencionet dhe kontratat qeveritare të Elon-it. Gjithmonë jam habitur që Biden nuk e bëri këtë!”

Musk iu përgjigj në X:

“Po bëhet gjithnjë e më mirë,” shoqëruar me dy emoji duke qeshur dhe fjalinë: “Vazhdo, më bëj ditën!”

Tesla ka relativisht pak kontrata qeveritare, por ekzistojnë politika të shumta federale që ndikojnë drejtpërdrejt në financat e saj, përfshirë uljen tatimore prej 7,500 dollarësh për blerësit e automjeteve elektrike, që i lejon Tesla-s dhe prodhuesve të tjerë të rrisin çmimet. Vetëm ky element ka sjellë miliarda dollarë për Tesla-n vetëm vitin e kaluar.

Përveç kësaj, Tesla raportoi mbi 8 miliardë dollarë në shitje të kredive rregullatore gjatë gjashtë viteve të fundit për prodhues të tjerë makinash, për t’i ndihmuar të përmbushin standardet federale dhe shtetërore të ndotjes. Trump është në favor të heqjes së këtyre standardeve dhe të heqjes së kompetencave të shteteve për të vendosur rregulla të tyre, gjë që do të shkatërronte tregun për këto kredi.

Një analizë nga gjiganti bankar JPMorgan, dërguar klientëve të enjten, vlerëson se humbja e kreditit për makinat elektrike mund t’i kushtojë Tesla-s 1.2 miliardë dollarë në vit, dhe humbja e kredive rregullatore 2 miliardë të tjera.

Musk ka deklaruar se e ardhmja e rritjes së Tesla-s varet nga operimi i një shërbimi taksie plotësisht autonom, pa shofer. Aktualisht, opsioni “full self-driving” (FSD) i Tesla-s kërkon një shofer në vendin e drejtuesit. Ky shërbim pritet të nisë në Austin, Teksas, më vonë këtë muaj. Ai pranon se planet e tij ambicioze mund të kufizohen nga rregulloret.

Gjithashtu, Administrata Kombëtare për Sigurinë e Trafikut në Autostrada (NHTSA) federale ka njoftuar tashmë hetime për aksidente që përfshijnë makina Tesla me FSD aktiv. Shumë fansa të Tesla-s supozuan se këto hetime do të anuloheshin nën një administratë pro-Tesla si ajo e Trump.

SpaceX ka marrë 15.2 miliardë dollarë në kontrata nga NASA, si dhe 5.8 miliardë nga Departamenti i Mbrojtjes, përveç disa milionave të tjerë nga agjenci të ndryshme, sipas USASpending.gov.

Zëvendësimi i SpaceX në këto kontrata, megjithatë, nuk është realist. Kjo për faktin se nuk ka ndonjë kompani tjetër që mund ta zëvendësojë. Për shembull, Boeing, i vetmi rival për transportin e astronautëve drejt dhe nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), pati probleme në fluturimin e tij të vetëm të pilotuar vitin e kaluar. Kjo bëri që anija Starliner të kthehej në Tokë pa dy astronautët, të cilët mbetën në ISS për nëntë muaj, në vend të disa ditëve të planifikuara.

Por edhe SpaceX i nënshtrohet mbikëqyrjes së NASA-s dhe FAA-së. Shërbimi i internetit satelitor Starlink është gjithashtu në pritje të miratimit nga FCC për të zgjeruar mbulimin e tij.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

The post Sa dëm mund t’i bëjë njeriu më i fuqishëm i botës, pasanikut më të madh të botës? appeared first on Lapsi.al.

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

5 June 2025 at 16:36

Engjëll Agalliu u lind në Terpan të Beratit 40 vjet më parë. Gjithë jetën e tij ai nuk është marrë kurrë me biznes. Deri një vit më parë. Në shkurt të vitit të kaluar zoti Agalliu gjeti 100 mijë lekë dhe themeloi një kompani të quajtur Albania Solar Power. Dhe bum, pak më shumë se […]

The post Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria appeared first on BoldNews.al.

Operacioni “Ura”/ Kompani, llogari bankare, restorante luksoze dhe miliona euro të sekuestruara në Itali dhe Sqipëri (LISTA)

By: V K
21 May 2025 at 12:06

Në kuadër të operacionit “Ura”, janë sekuestruar në Itali dhe Shqipëri asete me vlerë miliona dollarë.

Autoritetet gjyqësore kanë urdhëruar gjithashtu, sekuestrime asetesh me një vlerë totale prej disa milionë eurosh , që kanë të bëjnë me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, llogari rrjedhëse, kompani dhe aktivitete tregtare.

Në Itali u sekuestruan;

9 apartamente,

4 kompani,

7 llogari bankare dhe 3 makina.

Në Shqipëri u sekuestruan;

Restorante luksoze,

1 rrjet televiziv,

1agjenci pasurish të paluajtshme dhe kompani ndërtimi .

The post Operacioni “Ura”/ Kompani, llogari bankare, restorante luksoze dhe miliona euro të sekuestruara në Itali dhe Sqipëri (LISTA) appeared first on Albeu.com.

Operacioni Shqipëri-Itali/ Ky është administratori i kompanisë së autobusëve i arrestuar në Fier

By: Oldi
21 May 2025 at 11:04

Ligor Çombashi është një prej të arrestuarve në kuadër të operacionit “Ura” i zhvilluar mes Shqipërisë dhe Italisë. Çombashi është administrator i një kompanie autobusësh, i linjës Itali-Shqipëri. Ndalimi i tij është bërë në orët e para të mëngjesit në banesën e tij në Sheq Marinas. Një mega operacion mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane […]

The post Operacioni Shqipëri-Itali/ Ky është administratori i kompanisë së autobusëve i arrestuar në Fier appeared first on BoldNews.al.

❌
❌