Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 July 2025Main stream

Në Bulqizë dhe Mirditë vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Në fshatrat e Mirditës dhe Bulqizës vijon puna për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Ministria e Mbrojtjes ndau foto të efektivëve të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore dhe Bazës së Mbështetjes për Emergjencat Civile të Komandës Mbështetëse, gjatë operacioneve për shuarjen e flakëve, të dislokuar në Mirditë dhe Bulqizë.

Sipas njoftimit zyrtar të MM-së në Qafë Buall, bashkia Bulqizë zjarri është përhapur drejt zonës së Qytetit të Vjetër, fshatit Plan i Bardhë dhe drejt Krastës. Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 120 forca nga strukturat operacionale  dhe kanë  ndërhyrë 2 helikopterë.  Situata është më e qetë dhe nuk rrezikohen zona urbane. Janë evakuuar 6 banesa.

Në zonën e Shkopetit, njësia administrative Milot, vazhdon aktiv zjarri vatra e të cilit është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth, kua janë angazhuar rreth 80  forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë. Nuk ka rrezik për banesat.

Në fshatin Kulmë dhe fshatin Fang, bashkia Mirditë, zjarr i rënë në një sipërfaqe pyjore ka marrë përmasa të mëdha, favorizuar nga temperaturat ekstreme dhe era që fryn. Në fshatin Fang operuan forca zjarrfikëse, shërbimi pyjor, forca bashkiake dhe vullnetarë të ndihmuar dhe nga 80 forca ushtarake në total me 3mjete dhe rreth 40 forca bashkiake.

/m.q/j.p/

The post Në Bulqizë dhe Mirditë vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Në Lufaj të Mirditës uji mungon për shkak të një hidrocentrali

25 July 2025 at 18:07

Në Lufaj të Mirditës, banorët detyrohen të blejnë ujë të ambalazhuar pavarësisht burimeve natyrore që kanë. Shkak për këtë është bërë devijimi burimeve nga hidrocentrali i kompanisë “Seka Hidropower”. Ata thonë se kompania nuk respekton kontratën, e cila parashikon që të lëshojë ujë për nevojat e tyre. Prandaj, paralajmërojnë përshkallëzim në protesta nëse situata nuk ndryshon.

“Zoti dhe po na ndihmoi SPAK-u, te ata kemi pak shpresë” tha Jorgji Loci, i cili në mes të nxehtit të 24 korrikut mbushi bagazhin e kamionçinës me shishe uji të blerë dhe u nis drejt fshatit. Atje e prisnin banorë të tjerë për një protestë të thirrur për lirimin e rrjedhës së ujit, bllokuar nga hidrocentrali.

Zona me një peizazh të mrekullueshëm, nuk ndihmohej aspak nga rruga, e cila ishte në gjendje të amortizuar. Përgjatë saj, Jorgji ndaloi disa herë për të treguar burimet ujore, të cilat për të ishin shënjuese, pasi i kujtonin se dikur nga atje mund t’ia dëgjoje gurgullimën ujit, ndërsa tani rrjedha është futur në tuba.

“Këtu nuk ka asnjë pikë ujë, mbahet nga HEC-i,” tha ai teksa paralelizoi me enët e gjakut, që nëse një njeriu i bëhej një prerje në krah, gjaku nuk ka si t’i shkojë më në parakrah.

Fshati Lufaj i përket njësisë administrative Selitë. Bashkë me fshatrat e tjerë të kësaj njësie sikurse Bardhaj, Lëkundë, Zajs, Kthëllë e Sipërme, Kurbnesh, Mërkuth e Kumbull ofrojnë një potencial të lart natyror dhe bujqësor.

Tharja e shtratit të lumit. Foto nga Jorgji Loci.

Hidrocentrali i Sekës ka filluar punën prej vitit 2017, por banorët thanë se edhe kur u ndërtua, nuk ishin pyetur.

“As nuk na ka pyetur njeri, as nuk kemi qenë dakord,” tha Agron Kaçarri, banor i zonës.

Gjet Loci kujton se si zona mbante qindra banorë dhe mijëra bagëti teksa mbahej me grurë dhe misër.

“Tani nuk ka gram ujë”, tha ai i revoltuar teksa mungesa e ujit ka detyruar disa familje që të largohen.

Fatjon Gjinaj, i cili punon si gazetar në Tiranë, por që ka ende familjen në këtë zonë, tregoi se kompania nuk e ka respektuar kontratën, e cila e detyron që veçanërisht gjatë verës të lëshojë rrjedhë uji për në lumin e Urakës.

“Këtu është bërë një masakër,” tha ai teksa tregoi se kompania kishte abuzuar me zhvendosjen e dherave nëpër përrenj, “Është bërë një kontratë për ujin e pijshëm për të gjithë banorët, por zero! Asnjë ditë në 12 muajt e vitit nuk kalon.”

Sipas tij, pasuritë dhe puna e banorëve në këtë zonë në blegtori e bujqësi nuk është për të përfituar të tjerët në kurriz të tyre.

“Kemi kulla, kemi lumenj, kemi përrenj, kemi blegtori, kemi bujqësi. Kemi bagëti. Për çfarë? Për të fituar dikush në kurriz të të gjithëve ne të tjerëve?!”, vijoi Gjinaj.

Ai kërkoi që ky organizim i banorëve të merrej si ultimatum për kompaninë dhe organet përgjegjëse, që të zbatojnë detyrimet ligjore ndaj komunitetit dhe natyrës.

Jorgji Loci tregoi se kishte shpenzuar nga të ardhurat personale për t’i sjellë ujë fshatit nga burime të largëta. Ai e konsideroi këtë sakrificë “për të shmangur konfliktet me kompaninë”, por që edhe ky burim ishte ndërprerë.

“E kam çuar ujin në fshat me 8,500 metra zorrë vetëm që mos të hyj në sherr, dhe edhe atë ujë e kanë ndërprerë,” tregoi Loci.

Banorët e Zall-Gjocajt në solidaritet me Lufajn

Fshati Zall-Gjoçajt i përket Matit, mirëpo ndodhet pranë Lufajt, me të cilën ndan dhe burime të përbashkëta ujore. Njëjtë sikurse Lufaj, lumi Flim në Zall-Gjoçaj është futur në tubacionet e hidrocentralit të kompanisë “Seka Hidropower”.

Adem Gjokolaj, një ndër aktivistët më të zëshëm të mbrojtjes së burimeve ujore të Zall-Gjoçajt, duke qenë edhe Park Kombëtar kishte marrë rrugën për t’iu bashkuar banorëve të Lufajt.

“Në këto dy lumenj, lumin Flim dhe lumin Urakë, para ca kohësh kanë qenë mbi 2,500 bagëti që pinin ujë, mbi 2,000 bletë dhe të gjitha gjallesat mbi dhe nëntokësore po ngordhin, sepse nuk ka asnjë pikë ujë”, theksoi ai përmes megafonit.

Gjokolaj kërkoi nga të gjithë banorët që të mos ndalojnë së kërkuari të drejtën e tyre themelore për të pasur ujë të rrjedhshëm për shtëpitë dhe bagëtitë e tyre.

Sikurse Ademi, në mbështetje të banorëve të Lufajt ishte edhe Dhimitër Koleci, që bashkë me të tjerë banorë të Zall-Gjoçajt enden nëpër gjykata për të drejtën e ujit.

“Kemi për të njëjtin problem, për të njëjtin ujë, për të njëjtat HEC-e, për të njëjtit oligarkë, për të njëjtë mashtrues që kanë mashtruar të gjithë zonën,” theksoi ai teksa shtoi se rreth 80 kilometra katrorë tashmë janë kthyer në shkretëtirë.

“Kanë marrë ujë nga Parku Kombëtar Zall Gjoçaj, duke devijuar me tunele duke e sjellë në lumin e Urakës me një tunel tjetër e duke marrë edhe ujin e Urakës se nuk ngopen me lumenjtë, duke e nxjerrë këtu”.

Ai shprehu solidaritet me banorët, duke sjellë në vëmendje situatën e tyre ndër vite, punën e vështirë dhe pasojat shëndetësore në minierën e bakrit të Kurbneshit.

“Gjithë banorët e zonës që dikur kanë punuar me selikozën e bakrit në Kurbnesh dhe iu kalbën mushkëritë sot po iu thahen veshkat për ujë”, u shpreh Koleci.

Dhimitri solli në vëmendje edhe situatën në Parkun Kombëtar Zall-Gjocaj, ku gjatë ditëve të nxehta të korrikut ka pasur vatra zjarri. Sipas tij, futja e ujit nëpër tubacione, nuk bën gjë tjetër veçse përkeqëson situatën.

Paketë malesh, por pa ujë

Jorgji Loci ka një banesë në fshatin Lufaj dhe vjen shpesh për të qëndruar aty, ndërsa gjatë verës edhe më gjatë, kur fëmijët e tij janë me pushime. Ai punon në Durrës, por e ka menduar shpesh të investojë në fshatin e tij.

“Më ka rritur babai dhe unë nuk e lëshoj këtë vend, e lëshoj vetëm kur të iki te babai”, u shpreh ai për të atin, që tanimë nuk jeton më.

Jorgji tregoi se kishte dëgjuar shumë për “Paketën e Maleve”, një nismë e diskutueshme e qeverisë Rama për investimet në zonat malore dhe do të dëshironte të investonte në tokat e tij. Por, mungesa e ujit ia bën të pamundur këtë dëshirë.

“Unë jam i gatshëm të bëj fermë, jam i gatshëm të bëj bujtinë, por unë nuk kam asnjë pikë uji në fshat, është e gjitha shkretëtirë”, theksoi Jorgji për Citizens.al.

 Edhe Gjet Loci, një tjetër banor i zonës shprehu dëshirën për të investuar në tokën e tij, por duke parë kushtet ka frikë të ndërmarrë një hap të tillë.

“Ne duam të vijmë të investojmë këtu, kam shtëpinë aty poshtë, ne nuk i investojmë dot. Gjendja e këtij fshati tani pas hidrocentralit që është bërë, ka mbledhur burimet e ujërave dhe tani nuk ka ujë fare”, u shpreh ai.

The post Në Lufaj të Mirditës uji mungon për shkak të një hidrocentrali appeared first on Citizens.al.

Vajza e Frederik Radit: Ma vranë babain në gjumë, Policia dhe Prokuroia e Lezhës fshehin autorin

24 July 2025 at 11:53

Vajza e Frederik Radit, i cili u ekzektua me breshëri plumbash në Gusht të vitit të kaluar, i është drejtuar me një denoncim Sali Berishës, ku pretendon se autoritetet policore po fshehin autorin e vrasjes së babait të saj. Ajo thotë se prej ditës së vrasjes, Policia e Lezhës, Policia e Rrëshenit dhe Prokuroria janë […]

The post Vajza e Frederik Radit: Ma vranë babain në gjumë, Policia dhe Prokuroia e Lezhës fshehin autorin appeared first on BoldNews.al.

Beteja kundër HEC-eve: Banorët e Kaçinarit kërkojnë vijimin e hetimeve

21 July 2025 at 16:35

Banorët e gjashtë fshatrave të Kaçinarit në Mirditë u mblodhën sot në shenjë proteste para Gjykatës së Lezhës ku pritej të shqyrtohej vijimi ose jo i hetimeve për mënyrën se si iu dha e drejta për të ndërtuar katër hidrocentrale në këtë zonë kompanisë “Shpërdhaza-Energji”.

Pasi e shtyu fillimisht seancën për mungesë dokumentacioni të plotë, nga ora 11:30 në 15:30, gjykata vendosi që ta shtyjë përfundimisht shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për mbyllje të çështjes për më 15 shtator ora 9:00.

Banorët pretendojnë se kompania e ka përfituar koncesionin me shkelje, pa konsultim publik dhe madje duke falsifikuar firmat e banorëve. Për këtë, në vitin 2019 ngritën kallëzim kundër kompanisë.

Prej asokohe, ata janë endur dyerve të gjykatës duke kërkuar drejtësi. Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dy herë pushimin e çështjes, teksa gjykata i ka kërkuar rihetimin. Por situata duket të ketë ngecur këtu.

“Jemi munduar me mbi 32 protesta paqësore në harkun kohor të gjashtë viteve si në Kaçinar dhe Tiranë, dhe sot jemi para gjykatës së Lezhës për të njëjtën gjë, të rihetohet çështja dhe të dalin personat përgjegjës për falsifikimet e të gjithë koncesionit,” u shpreh paraditen e së hënës para gjykatës Gjon Pjetri.

Gjergj Deda, kryetar i fshatit Simon, i bëri thirrje gjykatës të mos të pranojë pushimin e çështjes, por të detyrojë prokurorinë për t’i çuar përgjegjësit para drejtësisë.

“I bëj thirrje prokurorisë e gjykatës së rrethit gjyqësor Lezhë mos ta lerë problemin ta zgjidhë komuniteti. Nëse do të bëhet puna ta zgjidhë komuniteti do të jetë fatale për zonën e Kaçinarit”, u shpreh Deda. 

Për Tonin Beqirin, banor i fshatit Simon kjo është një çështje që prek interesat e një komuniteti prej 3 mijë banorësh, për të cilin nuk mund të vendosin firmat e disa personave.

“Preket interesi  i shumëkujt, jo i dikujt. Nuk kërkojmë kurrgjë, kërkojmë vetëm drejtësi,” theksoi Beqiri.

Për banorët që jetojnë në fshatrat e njësisë administrative të Kaçinarit, uji është jetësor për përditshmërinë e tyre.

“Nëse do ta fusin ujin nëpër tuba nuk do të ketë më burime. Nuk do ketë ku të pinë ujë gjallesat e natyrës. Çdo gjë do të shkretohet do të bëhet Sahara”, u shpreh Gjok Beqiri për Citizens. 

Avokati Marash Logu denoncoi mungesën e dokumenteve dhe shtyrjen e seancave prej katër vitesh. Sipas tij, hetimi nuk ka qenë i thelluar, por tentativë për ta mbyllur rastin teksa banorët protestojnë prej dhjetë vitesh.

Njësoj si një javë më parë, seanca u shty për mungesë dokumentacioni. Logu tregoi se prokuroria paraqiti një akt-ekspertizë të paplotë me mungesë të shumtë faqesh.

“Të gjitha faqet tek mungojnë. Pra kemi faqen 1-2, mungon faqja tre, kemi faqen katër, mungon pesa… si mund ta kuptojmë një akt ekspertimi, të cilit i mungojnë 27 faqe dhe kjo mbetet një pikëpyetje e madhe,” argumentoi avokat Logu.

Ndërkohë banorët janë të shqetësuar pasi kompania ka vazhduar punimet pavarësisht se, sipas avokatit Logu, asaj i kanë përfunduar leja e ndërtimit, leja mjedisore dhe leja për shfrytëzimin e burimeve ujore.

Banorët dhe bashkia Mirditë kanë kërkuar pezullim të punimeve deri në sqarimin e plotë të situatës ligjore, por makineritë në Kaçinar vazhdojnë të dëmtojnë terrenin.

Kundërshtitë ndaj projektit të katër hidrocentraleve të “Shpërdhaza-Energji” vijojnë prej vitesh.

Në fund të marsit të 2025 banorët e Kaçinarit protestuan në Qafën e Vorres, ndërsa makineritë ishin ngjitur në atë zonë. Ata kërkuan zmbrapsjen e tyre teksa kompania kishte nisur të ndërtonte fillimisht rrugën, për të vijuar më pas me ndërtimin e HEC-eve. 

Me 15 prill banorët organizuan protestën tjetër në bjeshkë, ndërsa u panë forca të shumta policie që shoqëronin përkrah makineritë e rënda të kompanisë. 

Në 2 maj, banorët protestuan para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ku kërkuan ndërhyrje të institucioneve për të ndalur punimet. Por deri më sot duket se protestat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.

Lexoni gjithashtu:

The post Beteja kundër HEC-eve: Banorët e Kaçinarit kërkojnë vijimin e hetimeve appeared first on Citizens.al.

Dhunohet një prej protestuesve kundër hidrocentraleve në Kaçinar

10 July 2025 at 17:29

Një banor i fshatit Simon të Mirditës u dhunua mëngjesin e sotëm në Rrëshen mes dyshimeve për hakmarrje ndaj aktivizmit të tij kundër HEC-eve në zonën e Kaçinarit.

Kol Ndoji, 58 vjeç, u sulmua pasi kishte blerë ushqime në tregun e qytetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 9:00 kur dy persona iu afruan dhe pasi i tërhoqën vëmendjen e goditën. Njëri prej tyre është ndaluar nga policia, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Sipas deklaratës së bërë në polici, Ndoji ka mundur t’u largohet, por ata e kanë ndjekur me makinë dhe më pas i kanë bërë pritë pas rrethimit të një banese.

“Aty më kanë dalë para dhe jemi përleshur, më kanë goditur me gurë dhe unë u jam përgjigjur, po me gurë,” ka treguar Ndoji versionin e tij përpara oficerëve të policisë gjyqësore.

Dëshmia iu mor në spitalin e qytetit të Rrëshenit, ku ai u shtrua për të marrë ndihmë mjekësore për plagët e marra në kokë.

Ndoji rezulton ta ketë hasur edhe më parë njërin prej agresorëve: në protestën e 15 prillit në Kaçinar. Sipas 58-vjeçarit, personi në fjalë ndodhej atë ditë “në një fuoristradë të zezë me fenelina policie” që u kishte bllokuar rrugën protestuesve.

Në dëshminë e tij, Ndoji thotë se me këtë person ka shkëmbyer fjalë, të cilat lënë të kuptohet për një përplasje verbale.

“I kam thënë hape rrugën dhe i kam vendosur dorën në qafë. Ai më ka thënë se ‘do të të dalë punë me mua dhe do të shihemi’ dhe pastaj ka hapur rrugë,” ka deklaruar Ndoji.

Prej disa vitesh, banorët e fshatrave të Kaçinarit, rreth 25 kilometra në veri të Rrëshenit, kanë kundërshtuar ndërtimin e katër hidrocentraleve nga kompania “Shpërdhaza sh.p.k”.

Tre muajt e fundit ata kanë përshkallëzuar protestat, duke akuzuar firmën për mungesë transparence dhe dëme mjedisore. Kol Ndoji ka marrë pjesë në to bashkë me të tjerë banorë.

Kjo ka nxitur edhe më shumë dyshimet se ngjarja e fundit ka lidhje me angazhimin e tij si aktivist.

Pas ngjarjes, banorët e zonës u solidarizuan me Kol Ndojin dhe e shoqëruan në spital. Ata e cilësojnë sulmin të paprecedentë dhe si përpjekje për t’i trembur dhe ndalur protestat.

Sipas kryeplakut të fshatit Simon, Gjergj Deda, agresorët janë roje të firmës që po kryen punimet e hidrocentraleve në Kaçinar. Sipas tij nuk ka asgjë personale në aktin e dhunës, veç konfliktit për hidrocentralet.

“Nuk janë të njohur tërë jetën e vetë, vetëm problemi i hidrocentraleve është”, theksoi Deda.

Aktualisht, banorët janë të përfshirë në dy procese gjyqësore me firmën “Shpërdhaza sh.p.k”. Në njërin, ata akuzojnë kompaninë për falsifikim të firmave të banorëve, të cilat i hapën rrugë lejeve.

Në tjetrin, kompania i ka paditur banorët për shpifje. Mes të paditurve është edhe vëllai i Kol Ndojit, i dhunuar së fundmi. Për këtë padi ditën e mërkurë u zhvillua një seancë gjyqësore ku u paraqitën pretendimet mes palëve. Seanca e radhës pritet të mbahet më 6 shtator.

“Ne nuk kemi ofenduar askënd, çfarë kemi folur, e kemi pasur me kompaninë, jo individëve”, shton Deda.

Sipas kryeplakut të fshatit Simon, ndryshimi i administratorëve të kompanisë nuk ndryshon faktin që komuniteti nuk i do hidrocentralet dhe për këtë po përballet me mungesë përgjegjshmërie institucionale.

Dhunimi i Kol Ndojit ngre pikëpyetje të forta mbi sigurinë e qytetarëve dhe komunitetit që ushtron të drejtën për protestë.

Avokati i banorëve në çështjen e HEC-eve, Marash Logu, tha për Citizens se kjo ngjarje është e rëndë dhe se për këtë i janë drejtuar Komisariatit të Policisë Mirditë, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Prokurorisë Lezhë për hetimin dhe zbardhjen e plotë të saj.

“Edhe më përpara banorët janë përballur me presione, kërcënime, shantazhe dhe kanosje, por deri më sot nuk kishin hasur dhunë fizike,” tha Logu, sipas së cilit konflikti në Kaçinar ka degraduar dhe për këtë nevojitet medoemos pezullimi i punimeve.

“Deri në sqarimin e plotë të situatës ligjore, dokumenteve, lejeve dhe konsultimeve me banorët, që duhet të ishin bërë dhe nuk janë bërë,” theksoi më tej Logu duke kujtuar se kjo çështje e tensionuar vijon prej vitit 2015.

Lexoni gjithashtu:

The post Dhunohet një prej protestuesve kundër hidrocentraleve në Kaçinar appeared first on Citizens.al.

Banorët e Kaçinarit protestë para Prokurorisë: Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua, u zhdukën dokumentet

17 July 2025 at 18:29

Dhjetëra banorë të fshatrave të Kaçinarit në Mirditë protestuan të enjten kundër pushimit të hetimeve për HEC-et e parashikuara në zonë dhe për disa minuta bllokuan hyrjen e institucionit. Ata akuzojnë Prokurorinë se nuk ka kryer hetime dhe ka zhdukur dokumente. Sipas banorëve, vendimi për pushimin e hetimeve është absurd, pasi koncesioni ka probleme të […]

The post Banorët e Kaçinarit protestë para Prokurorisë: Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua, u zhdukën dokumentet appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Kaçinarit protestojnë para Prokurorisë: “Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua”

17 July 2025 at 16:51

Sipas banorëve, vendimi për pushimin e hetimeve është absurd, pasi koncesioni ka probleme të shumta ligjore që duhej të ishin hetuar. “Kemi pritur 6 vite dhe asnjë hetim nuk është bërë. Madje Prokuroria ka zhdukur edhe shumë dokumente që ne, si komunitet, i kemi vënë në dispozicion,” tha Tonin Beqiri, banor i Kaçinarit. Ai shtoi […]

The post Banorët e Kaçinarit protestojnë para Prokurorisë: “Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua” appeared first on Reporter.al.

Ndërron jetë 47-vjeçari në Mirditë, dyshohet të jetë vetëhelmuar

6 July 2025 at 13:20

MIRDITË- Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës

“Referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 05.07.2025, në Spitalin e Rrëshenit, ka shkuar për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë në spital një 47 vjeçar, banues në Rrajë e Velës. Nga veprimet paraprake dyshohet se 47-vjeçari ishte vetëhelmuar.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, njoftoi policia/abcnews.al

Mirditë/ Mbollën parcelën me 130 rrënjë kanabisi, shpallen në kërkim 2 vëllezërit

By: user 11
5 July 2025 at 16:45

Një parcelë me 130 bimë narkotike kanabis sativa u zbulua nga Policia e Mirditës gjatë një operacioni, kurse në kërkim si autorë u shpallën dy vëllezër të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariat njoftuan sot (5 korrik) se si rezultat i veprimeve hetimore për evidentimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim dy vëllezër, A. K. 22 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, banues në fshatin Domgjon.

“Ata dyshohen se kanë kultivuar 130 bimë narkotike në një parcelë pyjore, në territorin e këtij fshati”, bëri me dije policia, teksa hetimet janë ende aktive për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë dhe përgjegjësitë.

Dosja i kaloi prokurorisë për hetime të mëtejshme.

The post Mirditë/ Mbollën parcelën me 130 rrënjë kanabisi, shpallen në kërkim 2 vëllezërit appeared first on Lapsi.al.

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë! Ministria i jep grant investimi, bashkia ia djeg

By: Elva
23 June 2025 at 21:29

Florenc Gjonaj është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan pasi zgjodhi të investonte në fshatin e tij në Rrëshen, por nuk po lejohet nga bashkia. Ai vendosi, që të bënte një pulari dhe mori lejet në AZHBR, ku dhe doli përfitues i grantit për 50% të investimit. Pas kësaj, duhej një leje ndërtimi nga […]

The post “Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë! Ministria i jep grant investimi, bashkia ia djeg appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga një zjarr masiv zona pyjore në Malaj të Mirditës

By: Ela
21 June 2025 at 21:30

Një zonë pyjore në Malaj të Mirditës është përfshirë ditën e sotme nga një zjarr masiv. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikësë dhe prej dy orësh po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Terreni i vështirë dhe era kanë vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikëses, ndërsa dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht. Një vatër zjarri u […]

The post Përfshihet nga një zjarr masiv zona pyjore në Malaj të Mirditës appeared first on BoldNews.al.

Zjarr masiv përfshin zonën pyjore të Malajt në Mirditë

By: redi
21 June 2025 at 21:40

Zjarr masiv ka rënë në një zonë pyjore në Malaj, të Mirditës. Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ato të mbrojtjes së pyjeve, të cilat prej më shumë se dy orësh po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Terreni i vështirë dhe era kanë vështirësuar ndërhyrjen, ndërsa puna për shuarjen e zjarrit vijon…

Source

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

By: M C
21 June 2025 at 22:05

Një zjarr i madh ka përfshirë sot zonën pyjore në Malaj të Mirditës, ku zjarrfikësit janë angazhuar prej dy orësh në përpjekje për të kontrolluar flakët.

Terreni i vështirë dhe era e fortë po pengojnë ndërhyrjen e tyre, ndërsa dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Ndërkohë, një vatër tjetër zjarri u raportua gjatë ditës në Karbunarë, ku flakët kanë përfshirë plantacione me agrume dhe ullishte, duke djegur edhe magazina të vogla fermerësh për shkak të erës së fortë.

The post Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë appeared first on Albeu.com.

Dyshohet për konflikt familjar/ Qëlloi me armë drejt banesës së 30-vjeçarit, shpallet në kërkim autori në Mirditë

20 June 2025 at 15:06

Mirditë- 51-vjeçari Luan Vukaj, është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë drejt banesës së një 30-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 20.06.2025.

Ishte 30 vjeçari që njoftoi sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se në drejtim të banesës së tij ishte qëlluar me armë zjarri.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja u konstatua një dëmtim në murin e banesës, i shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi 51 vjeç, banues në fshatin Nerfushaz, i cili dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit 30-vjeç, vëllai i ish-bashkëshortes së tij, për shkak të një konflikti familjar. 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtit person. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Parcelë me kanabis në Mirditë, arrestohet 35-vjeçari/ EMRI

By: Ela
2 June 2025 at 14:11

Policia e Mirditës ka zbuluar në fshatin Trazhë një parcelë me 225 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes në parcelë, u kap në flagrancë 35-vjeçari Ervin Lleshaj, banues në fshatin Prosek, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Fidanët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që […]

The post Parcelë me kanabis në Mirditë, arrestohet 35-vjeçari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Këngë në nderim të qëndresës/ Zef Gjonaj, artisti që u frymëzua nga dënimi i padrejtë i së ëmës

31 May 2025 at 20:25

MIRDITË- Përvjetori i revoltës së ish të burgosurve politikë të burgut famëkeq të Spaçit, përkujtohet çdo vit nga ish të dënuar të regjimit të komunizmit.

Për qëndresën e atyre që sakrifikuan ndaj diktaturës komuniste, Zef Gjonaj, që vjen nga një familje e persekutuar, në një intervistë për Abc News tregon se ka krijuar një këngë.

“Frymëzimin e mora nga nena ime ka vuajtur një vit burg padrejtësisht”, tha ai.

Gjonaj, një njohës i mirë i historisë, tregon kushtet në detaje dhe ambientet e burgut të Spaçit.

Njerëzit që dënoheshin këtu thotë Zefi, kanë qenë intelektualë, që kishin studiuar në perëndim dhe refuzonin t’i bindeshin regjimit.

Puna e detyruar në minierë, torturat psikologjike dhe fizike, por edhe gjendja e mjeruar, ishin arsyet që të burgosurit u ngritën në revoltë.

Ndërtimi i një muzeu do mundësonte panoramën e kalvarit të vuajtjeve nga ish të dënuarit dhe brezat që do të vijnë, të njihen me historinë dhe të kaluarën./abcnews.al

 

Shembet galeria, vritet një minator në minierat e Prrenjasit

26 May 2025 at 22:19

Minatori Saimir Bego, 57 vjeç, humbi jetën të hënën si pasojë e shembjes së një masivi minerali që e goditi në kokë gjatë punës. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në momentin e ndërrimit të turnit, kur një masiv minerali u shkëput nga tavani i galerisë.“Rreth orës 18:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, dyshohet se gjatë […]

The post Shembet galeria, vritet një minator në minierat e Prrenjasit appeared first on Reporter.al.

Numërohen 46 qendrat e votimit në Mirditë, fiton PD-ASHM me 50.29 % të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në bashkinë e Mirditës, të qarkut të Lezhës ka përfunduar procesi i numërimit në të 46 qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark ka fituar “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 5 246 vota ose 50.29 %.

Ndërkohë Partia Socialiste ka marrë 3 831 vota ose 36.72 % të tyre.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 647 vota ose 6,20%.

Partia Socialdemokrate ka marrë 284 vota ose 2, 72%.

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 221 vota ose 2.12 %.

/a.f/

The post Numërohen 46 qendrat e votimit në Mirditë, fiton PD-ASHM me 50.29 % të votave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundimi i votave në bashkinë e Mirditës/ Ja rezultatet e forcës së parë që kryeson…

12 May 2025 at 22:54

Sipas të dhënave të bëra publike nga KQZ, ka kryesuar me vota PD-ASHM me 5246 vota ose 50,29 %. E dyta renditet PS ku ka siguruar 3831 vota ose 36,72 %.

Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë e Mirditës. Në Mirditë në total kanë qenë 46 qendra votimi, ndërkohë që ka qenë pikërisht qarku i Lezhës që i shtoi një mandat Partisë Demokratike duke e shpur në totalin 52 mandate.

The post Përfundimi i votave në bashkinë e Mirditës/ Ja rezultatet e forcës së parë që kryeson… appeared first on Sot News | Lajme.

Mbyllet numërimi në Mirditë, PD del forcë e parë

By: Besnik
12 May 2025 at 22:54

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Mirditës, ku Partia Demokratike ka dalë forcë e parë me 5,246 vota, që përbëjnë 50.29% të totalit.

E dyta renditet Partia Socialiste, me 3,831 vota, ose 36.72% ndërkohë që kujtojmë se vijon ende numërimi për votat e diasporës.

  1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 5,246 vota, që përbën 50.29% të totalit.

  2. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 3,831 vota, me një përqindje prej 36.72%.

  3. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka grumbulluar 647 vota, që përbën 6.20%.

  4. Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 284 vota, me 2.72% të votave.

  5. Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka marrë 221 vota, që përbën 2.12%.

  6. Partia Mundësia (MUNDESIA) ka siguruar 107 vota, ose 1.03%.

  7. Lëvizja Bashkë (BASHKE) ka marrë 46 vota, përkatësisht 0.44%.

  8. Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) ka marrë 30 vota, ose 0.29%.

  9. Lëvizja Atdheu (LA) ka siguruar 14 vota, që përbën 0.13%.

  10. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka marrë 6 vota, përkatësisht 0.06%.

  11. Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) nuk ka marrë asnjë votë, me një përqindje prej 0.00%.

Votoat e Mirditës përllogariten në Qarkun e Lezhës, ku procesi vijon.

Deri më tani janë numëruar 169 nga 245 kuti votimi në Qarkun e Lezhës, dhe në këtë fazë të ndërmjetme Partia Demokratike kryeson me 20,399 vota, e ndjekur nga Partia Socialiste me 19,907 vota.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllet numërimi në Mirditë, PD del forcë e parë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌