Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shqipëri-Moldavi, shkëmbim përvoje në zbatimin e reformave integruese në BE

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Një delegacion i nivelit të lartë nga qeveria e Moldavisë zhvilloi një vizitë në mjediset e Agjencisë Shtetërore për Programim Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC).

Gjatë takimit, drejtoresha e përgjithshme, Koordinatorja Kombëtare e IPA-së dhe Koordinatorja Kombëtare e Facilitetit për Reforma dhe Rritje, Eridana Çano, ndau me delegacionin moldav përvojën shqiptare në programimin strategjik, në zbatimin e reformave transformuese, si dhe në përdorimin e Instrumentit të Ndihmës për Para-Anëtarësim (IPA), si një mjet kyç për përgatitjen e vendeve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e Planit të Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, i ndërtuar mbi katër shtylla kryesore: integrimi më i madh me Tregun Unik të BE-së; forcimi i bashkëpunimit rajonal përmes Tregut të Përbashkët; përshpejtimi i reformave themelore; dhe rritja e mbështetjes financiare. Ky plan, me një vlerë prej 6 miliardë eurosh, do të zbatohet përmes Reformës së Zgjerimit dhe synon të krijojë mundësi të reja për zhvillim, bashkëpunim dhe integrim evropian.

Takime të tilla janë një dëshmi e qartë e vullnetit për të ndarë njohuri, për të mësuar nga njëri-tjetri dhe për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes vendeve që ndajnë të njëjtën aspiratë: një të ardhme evropiane.

Nga vizita e delegacionit të nivelit të lartë nga qeveria e Moldavisë në mjediset e Agjencisë S...
1 nga 11

/e.i//r.e/

The post Shqipëri-Moldavi, shkëmbim përvoje në zbatimin e reformave integruese në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK kërkon deklarimin fajtor të 8 të pandehurve për aferën e sterilizimit

25 June 2025 at 15:01

Prokuroria e Posaçme, SPAK paraqiti të mërkurën më 25 qershor konkluzionet përfundimtare ndaj tetë të pandehurve për aferën e sterilizimit, procesi ndaj të cilëve është duke u zhvilluar me gjykim të shkurtuar. Ndërkohë, që gjykimi ndaj ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj do të vijojë me procedurën e zakonshme, pas ndarjes së çështjes në seancën e […]

The post SPAK kërkon deklarimin fajtor të 8 të pandehurve për aferën e sterilizimit appeared first on Reporter.al.

BIRN/ Ish-të burgosurit ritakohen në Spaç në betejën “për mbrojtjen e ferrit”

By: user 6
9 June 2025 at 21:17

Në sheshin mes dy godinave që qëndrojnë ende në këmbë të ish burgut famëkeq të Spaçit, dy burra përqafohen dhe për një copë herë, qëndrojnë shtrënguar në krahët e njëri-tjetrit.

Njëri është Fatos Lubonja, publicist, shkrimtar dhe ish i burgosur për 17 vjet në burgjet e diktaturës komuniste. Tjetri është Gjergj Lekaj, 78 vjeç, i arrestuar kur sapo kishte mbushur të 18-at për tentativë arratisje nga kufiri dhe gjithashtu ish i burgosur në Spaç.

Në një diell përvëlues të shtunën, të dy kishin udhëtuar në mënyrë të pavarur për t’iu bashkuar një proteste kundër ndërhyrjeve në ish-kampin e Spaçit në funksion të skenografisë së një filmi.

Kujtimet që i bashkojnë lidhen më shumë me ndjesitë se sa me ndodhi.

“Ditën e parë të punës në minierë Fatosi e ka bo me mua,” na thotë Lekaj, ndërsa e kujton ardhjen e Lubonjës në kamp edhe për shkak të bujës që krijonte dënimi i intelektualëve të kohës. Babai i tij, Todi Lubonja, ish drejtor i Radio Televizionit Shqiptar, u dënua pas festivalit të 11-të dhe bashkë me të nisi kalvari i vuajtjeve edhe për familjarët e tij.

“Ishte i ri, po ishte më i zgjuari nga të burgosurit e ishte i vetmi njeri që nuk hapej, rrinte më shumë vetëm, rrinte në bibliotekë. Më thoshte: Gjergj, nuk ka mënyrë më të mirë me e kalu atë pak kohë të lirë,” kujton Lekaj, ndërsa e quan Lubonjën një shembull të rezistencës për të burgosurit e tjerë.

LEXO EDHE: Indinjatë për suvatimet në Spaç për një film me leje nga Rama/ “Po zhduket historia”

Lubonja nga ana tjetër ka një përshkrim tjetër për ditën e tij të parë në galeri dhe Gjergji i vjen në kujtesë si një burrë që i ka dhënë sigurinë për të shkëmbyer dy fjalë, në një vend ku përveç vuajtjes, duhej t’i ruheshe edhe rrezikut të ridënimit.

“Gjergjin e takova me mall, ishte ai djali i fortë, por i drejtë,” thotë Lubonja, ndërsa i kujtohen ende rrëfimet e tij se si kishte goditur një oficer. “Po më rrihte shokun me të cilin haja bukën, ndaj iu ktheva,” e tregon me krenari edhe pas kaq shumë vitesh atë moment Gjergji, akt i cili i kushtoi dhe një dënim tjetër me 2 vite plus.

Ritakimi i tyre në Spaç lidhet në dukje me një paradoks – ata kanë ardhur që të mbrojnë ‘ferrin’ e tyre nga restaurimi, pasi ndërhyrja e nisur nga qeveria parashikon punime ndërtimi, mure me blloqe të reja dhe suvatime të objekteve që fshijnë gjurmët e kohës.

Lubonja, si një ciceron i vuajtjes, u tregon aktivistëve të rinj në protestë fizionominë e kampit në 10 vitet e fundit të funksionimit të tij, para se të mbyllej përfundimisht me rënien e diktaturës në vitin 1991.

Ai ndalon në mes të shkallëve dhe prek me duar dy copa hekuri që shfaqesh disa centimetra mbi beton. “Këto janë shumë të rëndësishëm, sepse janë shenjat e portës që ndante zonën e të burgosurve me zonën lart të komandës. Ky ishte kufiri ynë që nuk mund ta kalonim,” – thotë ai.

Më tej, Lubonja shpjegon një vizatim mbi beton që tregon në fakt një lojë ‘tresh’, ku të burgosurit krijonin mundësitë e ndonjë argëtimi të vogël mes tyre pas punës së rëndë në minierë, kohës së dënimit nëpër biruca, një ushqimi të keq dhe mësimeve të partisë që ishin të detyruara.

“Sa të burgosur kanë luajtur këtu? Si mund ta bësh të re këtë?” pyet ai në mënyrë retorike.

Në godinën që shërbente si fjetore janë ende shenjat në mure që tregojnë vendosjen e krevateve në 3 kate në dhoma ku flinin 30-40 veta.

Përballë saj, taraca e dikurshme që qëndronte si një ballkon mbi humnerën e malit nuk ekziston më, por disa tulla të kuqe të reja presin që të përdoren sipas projektit të miratuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kjo ështe papranueshme për Lubonjën dhe bashkëvuajtësit e tij, që e shohin këtë tentativë restauruese si një shkatërrim të kujtesës dhe falsifikim të historisë.

“Çdo gur ka një gjë për të treguar këtu dhe nuk mund të zëvendësohet me një gur të ri,” këmbëngul ai.

Të rinjtë në mbrojtje të historisë

Publicisti Fatos Lubonja shërbeu si një ciceron i vuajtjes gjatë protestës së të shtunës në Spaç. Foto: Blerina Gjoka.

Burgu- kamp i Spaçit u ndërtua nga regjimi i Enver Hoxhës në vitin 1968 për të shfrytëzuar punën e krahut të mijëra të burgosurve politikë në nxjerrjen e bakrit dhe piritit në minierë. Edhe pse është simboli i brutalitetit të regjimit totalitar shqiptar, në tre dekadat e fundit kanë dështuar përpjekjet e ish-të përndjekurve për ta konservuar këtë monument, me qëllim kthimin në një muze.

Një vit më parë, një plan-menaxhimi i miratuar nga Ministria e Kulturës dhe i konsultuar me të gjithë aktorët e shoqërisë civile parashikon konservimin e asaj çfarë ka mbetur nga godinat dhe përdorimin e njërës prej tyre në hyrje të ish-burgut si një hapësirë për të bërë muze.

Sipas aktivistëve të rinj që kanë inicuar dhe një peticion për ndalimin e punimeve, ndërhyrjet e nisura janë në kundërshtim me këtë plan menaxhimi dhe nuk marrin parasysh dëshmitë e atyre që kanë vuajtur në këtë kamp pune të detyruar.

Vilson Blloshmi, 26 vjeç, një prej organizatorëve të tubimit, e sheh aktivizmin e tij jo vetëm si një mbrojtje të trashëgimisë kulturore, por dhe si një ruajte të trashëgimisë së tij familjare.

Ai mban emrin e xhaxhait të tij, poetit Vilson Blloshmi që regjimi komunist e ekzekutoi pse guxoi të shprehte revoltën në disa vargje.

Në Spaç kanë vujatur dënimin babai dhe gjyshi i tij. “Për herë të parë kam qenë këtu 10-11 vjeç dhe megjithese nuk mund të kuptoja shumë, e papërshkrueshme ishte ndjesia revoltuese të shikoja dhomat ku kishte vuajtur gjyshi dhe babai,” i tha ai BIRN.

Sipas Blloshmit, “Spaçi nuk është thjesht një burg, është kujtim dhe ndjesi”, ndaj ai këmbëngul që duhet të ruhet siç është dhe jo të zbukurohet.

Edhe Sidorela Vatnikaj ka lindur pas rënies së diktaturës, por ishte ndër të parët aktivistë që kundërshtuan projektin restaurues të qeverisë për Spaçin, një vend për të cilin ajo e ka krijuar perceptimin nga kujtimet e Fatos Lubonjës në librin “Jetë burgu”.

“Çfarë po ndodh në Spaç nuk është vetëm dhunim i një vendi shumë të rëndësishëm të kujtesës tonë historike, ama edhe vijimësi e një logjike të mbrapshtë dhe dashakeqe për të na e mohuar të drejtën për ta njohur të kaluarën siç ka qenë, duke ia njohur edhe vrasësit, edhe viktimat, për t’u përballur me të dhe si të rinj, për t’u shkëputur përfundimisht prej saj, që të mund pastaj të ndërtojmë një të ardhme, pa të,” tha Vatnikaj.

Beteja për Spaçin nisi një javë më parë, kur disa foto që tregonin një godinë të lyer me bojë të bardhë nisën të qarkullonin në rrjet pas një statusi në facebook nga Arnen Sula, një tjetër i ri aktivist, që prej vitesh po angazhohet me projekte për mbrojtjen e memories me organizatën e tij “Tek Bunkeri”.

Ish-të dënuar dhe aktivistë të rinj bashkojnë forcat për mbrojtjen e kujtesës në Spaç. Foto: Blerina Gjoka.

Sula me profesiona arkitekt thotë se nuk mund të bëhen ndërhyrje në objektet e mbetura të ish burgut pa respektuar kujtesën e këtyre njerëzve.

“Ndjej si përgjegjësi ndaj të vërtetës së tyre që të reagoj,” i tha ai BIRN-it, ndërsa shton se “kemi të bëjmë me një projekt rindërtimi estetiko-skenografik, jo me një ndërhyrje konservimi që ruan gjurmën e dhimbjes dhe materialin origjinal”.

Protesta e së shtunës ishte e dyta radhazi në Spaç, pasi një reagim i mëparshëm që përfshiu shoqatat e ish të përndjekurve politikë dhe familjarë të tyre u mbajt të enjten, ku po ashtu u kundërshtua kjo ndërhyrje.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, i mbrojti fillimisht ndërhyrjet dhe shpërndau një deklaratë ku fyente kundërshtuesit e projektit si “Sanço Pançot e politikës së vjetër”. Në një reagim të dytë, ai uli tonet dhe tha se çdo ndërhyrje do të bëhej duke respektuar dëshmitë dhe premtoi se do të respektohej plani i menaxhimit.

Ndërkohë, të hënën, komisioni parlamentar për Median dhe Edukimin vendosi që ta thërrasë Gonxhen në një seancë dëgjimore për të adresuar shqetësimin publik për këtë projekt të kontestuar. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN/ Ish-të burgosurit ritakohen në Spaç në betejën “për mbrojtjen e ferrit” appeared first on Lapsi.al.

“Pas një shekulli s’do kemi me Spaç”, alarmi i Auron Tares: Nuk jemi seriozë

9 June 2025 at 22:13

Historiani Auron Tare tha në emisionin Now në Euronews Albania se nëse nuk ndërhyhet në mënyrë profesionale jo për restaurim por konservim brenda një shekulli burgu i Spaçit nuk do të jetë më.

Tare theksoi se kur flitet për restaurim apo konservim nuk bëhet fjalë vetëm për godinat por gjithë peizazhin, si ta kthesh zonën në memorie historike që të mos harrohet çfarë ka ndodhur.

“Si çdo gjë në Shqipëri edhe me memorien tonë nuk jemi seriozë. E keni parë çfarë bëjnë hebrenjtë me muzeumet e tyre? Ata financojnë muzeume kudo në Amerikë për të mbajtur gjallë kujtesën. Për kampin e Tepelenës u ngrit një tymnajë e madhe, u thanë ca qiparisa dhe u zhdukën 280 mijë euro. Nuk është problemi të rregullosh 2 godina, duhen ruajtur galeritë, vagonat, shinat, ne si komb nuk jemi të ndërgjegjshëm për kujtesën. Ai është palaçollëk, nuk është restaurim, është çështje si ta kthesh zonën në memorie historike, gjithë peizazhi, duhet konservuar jo restauruar. Po ikin brezat, nuk kanë ngelur më, do i vjedhin dhe ato tillat dhe iku, u shua, pas një shekulli nuk do kemi më Spaç”, tha Tare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Pas një shekulli s’do kemi me Spaç”, alarmi i Auron Tares: Nuk jemi seriozë appeared first on Euronews Albania.

Blendi Gonxhja ul tonet për ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit

7 June 2025 at 19:39

Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, reagoi për herë të dytë të shtunën për ndërhyrjen që ka ndërmarrë Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) në ish-burgun e Spaçit, duke premtuar transparencë për zbatimin e projektit. “Nuk është pjesë e ndërhyrjes ringritja e banjove dhe e tarracës mbi to, as nuk është aprovuar nga IKTK […]

The post Blendi Gonxhja ul tonet për ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit appeared first on Reporter.al.

Protestë në Spaç kundër restaurimit, Fatos Lubonja: Të mos preket historia

By: user 11
7 June 2025 at 17:25

Të dënuar politikë të regjimit komunist dhe aktivistë protestuan sot te ish-burgu i Spaçit në Mirditë. Shkak është bërë restaurimi që po bëhet në këtë vend të shpallur “Monument Kujtese” për xhirimin e një filmi. Ish-të përndjekurit akuzojnë se aty po fshihet historia.

Një nga bashkëvuajtësit e këtij burgu famëkeq, analisti Fatos Lubonja tha se në Spaç po cenohet kujtesa. “Këtu ka shumë gjëra që nuk flasin, por ti i kërkon. Edhe ky guri atje flet më shumë se një gur i ri. Dy baraka të gjata, njëra ka qenë menca e cila është zhdukur fare dhe kuzhina që ishte këtu. Ajo që shihni me tarracë që duan ta restaurojnë që ta bëjnë ashtu siç ka qenë, në ’73 ajo nuk ka qenë ashtu”, tha Lubonja.

The post Protestë në Spaç kundër restaurimit, Fatos Lubonja: Të mos preket historia appeared first on Lapsi.al.

Debati për Spaçin, Berisha: Përpjekje për të mbyllur me suva dhe me bojëra gjëmën e tmerrshme

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot  lidhur me punimet konservuese në ish-burgun e Spaçit.

Në një konferencë për mediet, Berisha tha se “ky projekt është indirekt përdorimi i një preteksti për të shuar gjurmët, për të mbrojtur xhelatët e diktaturës”.

“Është një shkelmin për së dyti, i asaj i atij kalvari që ka ndodhur në atë kamp dhe Edi Rama mendon se me suva do mund të shuajë veprën e etërve të tij barbarë. Është thjesht përpjekje e Edi Ramës për të mbyllur me suva dhe me bojëra, gjëmën e tmerrshme që ka ndodhur në atë kamp, ndaj qindra dhe mijëra shqiptarëve”, tha Berisha.

Sipas tij, “kjo është dëshmi tjetër se si po përpiqen që të zvogëlojnë aktet çnjerëzore të atij regjimi”.

Më herët, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka sqaruar se plani i menaxhimit i miratuar në vitin 2024 përfshin konsultime të gjera dhe strategji për kthimin e Spaçit në një muze të kujtesës. Ndërhyrjet sipas MEKI-t konsiderohen minimale dhe të përkohshme, pa cënuar autenticitetin e vendit. /m.m/ /a.g/

The post Debati për Spaçin, Berisha: Përpjekje për të mbyllur me suva dhe me bojëra gjëmën e tmerrshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Debati për Spaçin/ Berisha: Rama po përpiqet të mbulojë me suva gjëmën e diktaturës

7 June 2025 at 13:09

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve të planifikuara në godinat e rrënuara të burgut famëkeq të Spaçit, një nga simbolet më të errëta të persekutimeve politike gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

– Advertisement –
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha e cilësoi projektin si një përpjekje të Kryeministrit Edi Rama për të “shuar gjurmët e tmerreve” që kanë ndodhur në atë kamp burgimi.

“Është një përpjekje e Edi Ramës për të mbyllur me suva dhe me bojë gjëmën e tmerrshme që ka ndodhur në atë kamp ndaj qindra dhe mijëra shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Sipas liderit të opozitës, rikonstruksioni i Spaçit ka si qëllim zbutjen dhe relativizimin e krimeve të regjimit komunist.

“Është përdorimi i një preteksti për të shuar gjurmët, për të mbrojtur xhelatët e diktaturës. Është një shkelm i dytë për atë kalvar që ka ndodhur në atë kamp. Rama mendon se me suva do të mund të shuajë veprën e etërve të tij barbarë,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se ky veprim është dëshmi e qartë, sipas tij, e mënyrës se si pasardhësit e sistemit komunist përpiqen të rishkruajnë historinë dhe të relativizojnë të kaluarën.

The post Debati për Spaçin/ Berisha: Rama po përpiqet të mbulojë me suva gjëmën e diktaturës appeared first on Sot News | Lajme.

Ministri Gonxhja nxjerr pamjet nga burgu i Spaçit: Ja si do të behet restaurimi

By: lindita
7 June 2025 at 12:45

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram për debatin publik dhe shqetësimet e ngritura lidhur me ndërhyrjet në ish-burgun famëkeq të Spaçit, një vend simbol i kujtesës historike të dhunës komuniste. Postimi i plotë: Duke i uruar të gjithëve një fundjavë të mbarë, nisur nga disa debate që vijojnë edhe në mediume publike e…

Source

MEKI: Plani për ish-burgun e Spaçit pas konsultimeve me 58 individë, kthim në Muze të Kujtesës

TIRANË, 6 qershor/ATSH/- Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar lidhur me ndërhyrjen në ish-burgun e Spaçit dhe projektin filmik mbi Revoltën e vitit 1973.

Ky reagim vjen pas qëndrimeve të ndryshme lidhur me projektin e qeverisë për ta kthyer Spaçin në një Muze të Kujtesës.

REAGIMI I PLOTË I MEKI-t:

Së fundmi është krijuar një “tymnajë” e panevojshme në lidhje me ish-burgun e Spaçit, duke injoruar jo vetëm degradimin ekstrem fizik por duke sajuar fabula mbi “prishje të kujtesës historike” apo “qoka” për hir të një filmi, çka është keqinformuese, por edhe dashakeqe në thelb.

Për të gjithë të shqetësuarit realisht mbi fatin e këtij vendi simbol të kujtesës kombëtare, dhe mbi aludimet e anatemimet e shprehura, sqarojmë disa fakte të rëndësishme:

Prej më shumë se tre vitesh, regjisori Namik Ajazi së bashku me shkrimtarin Visar Zhiti, vetë i burgosur politik dhe dëshmitar i atij realiteti, kanë ngritur përpjekjen e një projekti filmik ambicioz, që ka për synim të sjellë në ekran një nga ngjarjet më të rëndësishme të rezistencës antikomuniste në Shqipëri: Revoltën e të burgosurve të Spaçit në maj të vitit 1973.

Kjo revoltë, e ndërmarrë nga njerëz që kishin përjetuar tejkalimin e çdo caku të dhunës shtetërore, që kishin humbur lirinë, familjen dhe jetën, mbetet një nga dëshmitë më të fuqishme të shpirtit të pamposhtur të njeriut. Sjellja e kësaj historie në ekran, me vërtetësi artistike dhe etike, është detyrim moral dhe kulturor, si ndaj të kaluarës, ashtu edhe ndaj brezave që vijnë.

Vështirësitë e realizimit të këtij projekti filmik janë të mëdha, për shkak të pamundësisë për të rindërtuar kampin-burg në një set, gjendjes tejet të amortizuar të sitit në Spaç, nevojës për xhirime autentike në një ambient që ruan ende gjurmët reale të tragjedisë së atij vendi.

Nga ana tjetër projekti i Qeverisë Shqiptare për ta kthyer Spaçin në një Muze të Kujtesës, të hapur e të aksesueshëm për të gjithë, ka nisur prej kohësh. Ish-burgu dhe kampi i punës së detyruar i Spaçit është vendi më simbolik i kujtesës së mizorisë së regjimit komunist në Shqipëri dhe të akteve të shumta të rezistencës së qytetarëve shqiptarë.

Vende të ndryshme që kanë përjetuar regjime autoritare po merren me trashëgiminë materiale të së kaluarës së tyre të vështirë dhe nismat për të shndërruar ish-burgjet në muze, memorialë apo qendra kulturore po rezultojnë të frytshme për shoqërinë civile dhe institucionet për të kuptuar, përpunuar dhe përballur me të kaluarën që kjo lloj trashëgimie përfaqëson.

Duke pasur parasysh rëndësinë e tij të jashtëzakonshme, ka ardhur momenti që Spaçi t’u kthehet qytetarëve shqiptarë dhe ndaj është punuar, prezantuar dhe miratuar në vitin 2024 plani i menaxhimit, zbatimi i të cilit do të mundësojë realizimin e vizionit për të ardhmen e Spaçit.

Plani i menaxhimit, është konceptuar pas një analize të detajuar të pasurisë kulturore, të vlerave dhe statusit të saj të ruajtjes, si dhe pas një raundi konsultimesh me grupet e interesit që përfshinin më shumë se 58 individë në konsultimin paraprak: ish të burgosur politikë; profesionistë të institucioneve të ruajtjes së kujtesës, advokimit dhe kërkimit në Shqipëri; drejtorë të muzeve dhe zonave muzeale brenda dhe jashtë vendit, përfaqësues dhe anëtarë të komunitetit të Mirditës, artistë dhe profesionistë të kulturës, mësues e profesorë historie.

Përmes përafrimit me rehabilitimin e vlerave dhe peizazhit, vizioni është që Spaçi të vazhdojë të jetë një vend i kujtesës dhe reflektimit personal dhe kolektiv. Qëllimi në lidhje me ndërtesat e ish-burgut është ruajtja e tyre në gjendjen sa më origjinale, duke ndalur përkeqësimin e shpejtë të tyre, duke i ruajtur ato në mënyrë të tillë që të dëshmohen këto tre dekada në të cilat shoqëria shqiptare është përpjekur të reflektojë mbi historinë e saj të fundit dhe të dhimbshme, në të cilën shenjat e kalimit të kohës mbi ndërtesa janë gjithashtu një metaforë për një distancim nga kujtesa e hidhur e vendit. Por degradimi aktual përbën edhe një rrezik eminent për humbje të pakthyeshme të kësaj kujtese.

Detaje të mëtejshme mbi ndërhyrjet e sugjeruara të ruajtjes, rikrijimin e mundshëm të elementëve kyç, rikuperimin e shtigjeve dhe hyrjeve në tunelin e minierave dhe strategjitë e interpretimit të trashëgimisë kulturore janë paraqitur po ashtu në këtë plan, sipas të cilit do të ndërmerren procedurat e nevojshme për ngritjen e Muzeut të Burgut dhe Kampit të Punës së Detyrueshme, një muze dedikuar rezistencës ndaj diktaturës komuniste. Fokusi i muzeut do të jetë në përpjekjet dhe historitë e vuajtjes, mundimit dhe rezistencës që kanë ndodhur në Spaç, që nga episodi themelor i Revoltës së Spaçit në 1973, deri te aktet dhe gjestet e shumta të përditshme të mbijetesës deri te humbja e humanizmit, dinjitetit dhe solidaritetit që iu imponua të burgosurve. Informacione të mëtejshme mbi koleksionin e parashikuar të Muzeut, mbi hapat e nevojshëm për krijimin e tij dhe mbi strategjinë specifike të funksionimit do të paraqiten në vijim dhe do konsultohen hap pas hapi publikisht.

Megjithatë, duhet të kuptohet se koha e nevojshme për realizimin e një muzeu të tillë, me të gjitha standardet që kërkohen, e tejkalon afatin kohor të fillimit të xhirimeve, i cili është i përcaktuar tashmë në një mundësi historike bashkëprodhimi me një studio prestigjioze italiane. Për këtë arsye, kërkuam që brenda projektit të madh të rehabilitimit, të shihej me prioritet realizimi i disa ndërhyrjeve konservuese dhe përforcuese të pjesshme, duke parë edhe riskun e lartë për aksidente në sit, që do të mundësonin sigurinë fizike dhe rikrijimin e atmosferës së vitit 1973 me ndihmën e efekteve speciale dhe skenografisë, me një buxhet dhe ndërhyrje minimale. Përse nuk u protestua vite më parë për dritaret blu, për rrënimin e dhjetra monumenteve e strukturave, për rrëshqitjet e erozionin prej lënies në mëshirë të fatit, për rrëzimin e trarëve e soletave, për zhdukjen e artefakteve e të materialeve, për rrezikun ndaj vizitorëve? Mjaft të shikohen fotot! Dhe krejt papritmas lajmi i një filmi po rrezikon Spaçin?

Ndërhyrjet nuk kanë për qëllim modifikimin e memories historike, përkundrazi, janë të menduara me kujdes për ta ruajtur dhe pasuruar atë. Në fillesë të punimeve, shenjat e rehabilitimit qenë të dukshme, por ato integrohen dhe harmonizohen përmes teknikave skenografike dhe restauruese, duke përngjasuar sa më afër gjendjes origjinale të kohës.

Ky projekt filmik, që do të sjellë në ekran një histori të jashtëzakonshme guximi, dhimbjeje dhe idealizmi, nuk është një nismë politike, dhe as një manovër jotransparente, por një përpjekje e mundimtë dhe e sinqertë për të kujtuar dhe nderuar një kapitull të errët e heroik të historisë sonë.

Çdo zë që mundohet të përdorë këtë situatë për instrumentalizim politik apo për të nxitur dyshime dhe ndasi, në fakt po bie ndesh me përpjekjen për të dokumentuar një të vërtetë që për dekada u hesht dhe u mohua.

Projekti i këtij filmi, bën të padukshmen të dukshme, i jep zë atyre që nuk patën zë, dhe tregon për tërë botën atë që ndodhi në burgjet politike të diktaturës komuniste shqiptare. Ky është një borxh që historia na e ka lënë, dhe që arti ka fuqinë dhe përgjegjësinë ta shlyejë.

Përsa i përket sitit të ish-burgut të Spaçit, ne jemi të ndërgjegjshëm për ndjeshmërinë që ky sit ka dhe ku përmes planit të menaxhimit, janë parashikuar të gjitha konservimet dhe hapat e mëtejshëm që do të garantojnë mbrojtjen e kujtesës historike, integritetin e sitit dhe përdorimin e tij në funksion të edukimit publik, reflektimit qytetar dhe dokumentimit të së vërtetës historike.

E kaluara jonë nuk mund të fshihet, nuk mund të ridizenjohet sipas interesave të çastit dhe as të lihet në harresë nga neglizhenca.

Çdo hap që ndërmerret në Spaç bëhet me ndjeshmërinë që kërkon një vend i ngarkuar me dhimbje dhe dinjitet, me vetëdijen se kujtesa nuk mbahet gjallë vetëm nga muret që qëndrojnë, por nga zërat që ngrihen për të treguar të vërtetën që ato mure kanë parë.

Prandaj, ndërhyrjet konservuese dhe projekti filmik nuk janë dy rrugë të ndara, por dy shtylla të së njëjtës përpjekje fisnike për të mos lejuar harresën të bjerë mbi atë që ndodhi, për të mësuar nga plagët e historisë dhe për të ndërtuar mure mbajtëse e ura ndërgjegjësimi mes brezave, që të mos përsëritet më kurrë ai ferr!

E fundit, por jo nga rëndësia! Nuk duhet të harrojmë eksperiencat e “protestave” me kobure në brez për këndin e lojrave në Parkun e Madh të Liqenit dhe molotovët ndaj Bunkartit nga Sanço Pançot e politikës së vjetër! Le të distancohemi prej tyre.

The post MEKI: Plani për ish-burgun e Spaçit pas konsultimeve me 58 individë, kthim në Muze të Kujtesës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Protestë në Burgun e Spaçit, ish-të përndjekurit kundër projektit të restaurimit: Përpjekje për të fshirë kujtesën e historikut të tij

By: D Marku
5 June 2025 at 19:31

Shoqata antikomuniste e ish të përndjekurve politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan këtë të enjte pranë Burgut të Spaçit kundër projektit të restaurimit ndërmarrë nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

Sipas aktivistëve, ndërhyrja po shkatërron memorien dhe është përpjekje për të fshirë historinë e ish-Burgut të Spaçit.

Kryetari i te perndjekurve antikomuniste Et’hem Fezollari kërkoi që të zbatohet nje projekt restaurimi që nuk prek identitetin e burgut të Spaçit, ne të kundert  do të vijohet me protesta:

“Jemi mbledhur këtu për të sensibilizuar fillimin e punimeve që po tjetërsojnë identitetin e të vetmit burg që ka mbetur në Shqipëri, që është burgu i Spaçit.

I bëjmë thirrje kryeministrit, parlamentit, ambasadave të huaja që të rimendojnë dhe të rivendosin një restaurim që të mos bie ndesh me tjetërsimin e këtij objekti dhe duke patur miratimin e personave që kanë bërë me dhjetëra vite burgje në këtë vend”, tha kreu i ish-të përndjekurve antikomunistë Et’hem Fezollari

Në protestë ishte edhe kryebashkiaku i Rrëshenit, Albert Mëlyshi, i cili tha se u kane kerkuar informacion institucioneve në lidhje me këtë projekt për rikonstruksionin e burgut të Spaçit.

“Kam kërkua rinformacion për këto punime, projektin e restaurimit, kush e financon dhe cilat janë arsyet e kësaj ndërhyrje. Jemi në pritje të përgjigjeve nga autoritetet përgjegjëse”, tha kryebashkiaku Mëlyshi.

Punimet aktuale synojnë restaurimin dhe konservimin e strukturave ekzistuese të burgut, por sipas disa ekspertëve dhe të mbijetuarve, këto ndërhyrje po rrezikojnë të “zbusin” ose të fshijnë simbolikën e errët dhe realitetin e ashpër të këtij vendi.

 

The post VIDEO/ Protestë në Burgun e Spaçit, ish-të përndjekurit kundër projektit të restaurimit: Përpjekje për të fshirë kujtesën e historikut të tij appeared first on Albeu.com.

Lubonja kundër restaurimit: Godinat e rrënuara të Spaçit flasin më tepër se muret e lyera me suva

5 June 2025 at 18:57

Shkrimtari Fatos Lubonja është kundër projektit të konservimit dhe restaurimit të gofinave të rrënuara të ish-burgut të Spaçit, që nisi zbatim pak ditë, në funksion të një filmi artistik . Si ish i përndjekur politik, që vuajti dënimin në kampin burg të Spaçit, Lubonja shprehet se restaurimi monumentit të kulturës duhet të bëhet sipas një qasjeje […]

The post Lubonja kundër restaurimit: Godinat e rrënuara të Spaçit flasin më tepër se muret e lyera me suva appeared first on BoldNews.al.

Ish-të burgosurit protestë për ndërhyrjet në Spaç: Është gjaku i shqiptarëve

5 June 2025 at 17:48

Punimet në disa godina në burgun famëkeq të Spaçit ka revoltuar ish-të burgosurit politikë të cilët u mblodhën kundër këtyre ndërhyrjeve restauruese.

Ish-të dënuarit së bashku me pushtetin vendor kundërshtojnë ndërhyrjet që po bëhen në një nga burgjet më të tmerrshme në kohën e komunizmit pasi nuk duan që të tjetërsohet historia.

“Bashkia kërkon informacion për projektin për të parë se cilat janë ndërhyrjet që do bëhen, pavarësisht se është monument kulture. Kauza që kemi ardhur sot është për të dhënë mesazhin që ky institucion të mos tjetërsohet, por të ruhet, për hir të atyre që kanë vujt këtu”, tha Albert Mëlyshi kryetar i Bashkisë Mirditë.

Ata kërkojnë që godinat ku kanë kaluar vitet më të tmerrshme të jetës së tyre të ruajnë origjinalitetin dhe imazhin e kujtesës së asokohe.

Të revoltuar, qytetarët shprehen se: “Këtu është gjaku i gjithë shqiptarëve, ça bëni kështu, pse nuk na pyesni dhe ne”.

Ndërhyrjet restauruese kanë ngjallur reagime dhe nga aktivistë, organizata, artistë e qytetarë të cilët kërkojnë menjëherë ndalimin e punimeve pasi askush nuk mund ta zbukuroj dhe tjetërsoj historinë.

Sipas tyre këto punime fshijnë gjurmët e kohës, duke rrezikuar rëndë vlerat autentike të objektit, e për këtë të shtunën kanë organizuar një protestë që do të zhvillohet në orën 12:00.

The post Ish-të burgosurit protestë për ndërhyrjet në Spaç: Është gjaku i shqiptarëve appeared first on Euronews Albania.

Lubonja kundër për Spaçin: Burgu s’mund të rindërtohet, duhet qasje arkeologjike

By: user 2
5 June 2025 at 18:25

Fatos Lubonja, shkrimtari dhe gazetari që ka vuajtur vite të gjatë në burgjet e komunizmit është deklaruar kundër restaurimeve që po bëhen në burgune Spaçit, ku edhe ai vetë ka kryer një pjesë të dënimit.

Ndërhyrjet restauruese që kanë nisur në Burgun e Spaçit i vijnë në ndihmë dhe realizimit të një filmi të regjisorit, Namik Ajazi me skenar të Visar Zhitit, të dy ish-të përndjekur politikë.

“Ajo që ka mbetur aty flet më shumë se sa ideja që kanë këta, që në fund të fundit është ideja për të bërë një film, për ta përdorur. Duan të bëjnë tarracën siç ka qenë në 73 kur është bërë Revolta, por nuk mund të bëhet kjo për një film”, tha Fatos Lubonja, për TCH.

Sipas Lubonjës, ndërhyrjet bien ndesh me “Planin e Menaxhimit” të miratuar në 2024, ku theksohet se ndërhyrjet konservuese duhet të jenë të natyrës “arkeologjike”, duke ruajtur rrënojat dhe strukturat ekzistuese në gjendjen që ndodhen.

“Ministra e ka aprovuar vetë këtë vizion të fondacionit Santagata, e ka të aprovuar si plan menaxhimi dhe tani nëpërmjet Institutit të Trashëgimisë Kulturore bën një projekt që i kundërvihet këtij vizioni dhe thotë duhet ta kthejmë siç ka qenë. Ndërkohë që ato rrënoja mbajnë historinë, kjo është qasja që thonë dhe italianët: arkeologjike”, u shpreh Lubonja.

Projekti i ri parashikon ndërhyrjen në tetë pika të ndryshme, përfshirë riparim e plotësim të mureve, vendosje portash e parmakësh apo ndërhyrje për rrethimin, me qëllim që të bëjnë këtë monument kulture të kategorisë së dytë, sikurse cilësohet në relacionin teknik.

Por nga vendi që planifikon ta kthejë në shesh xhirim këtë vjeshtë, Namik Ajazi shprehet se projekti synon restaurimin e godinave të degraduara nga braktisja dhe dëmtimi i qëllimshëm.

“Kemi kërkuar që t’i koordinojmë gjërat. Duke përfituar ne nga punimet për ta shndërruar këtë objekt të rrënuar nga vitet e lënies në harresë, mendojmë që një pjesë të këtyre punimeve që po bëhen t’i përdorim edhe ne për realizimin e filmit. Ajo që ne po kërkojmë dhe po mundohemi të jemi pranë në mënyrë vullnetare është mënyra e ndërtimit të punimeve. Në interesin e filmit, meqë është film realist, ne na duhet të kemi një paraqitje të saktë deri në detaje të burgut dhe të ambienteve ku do të xhirohet”, u shpreh regjisori, Namik Ajazi.

“Qëllimi i vetëm është që gjithçka që do të bëhet në kuadër të një muzeu, ne të kemi këtë pjesën tonë realistike të filmit, për të kthyer burgun në ato vite kur këtu vuajtën qindra të dënuar dhe ku u bë Revolta e Spaçit”, tha Ajazi.

Pas reagimeve të forta, mbi 20 shoqata e organizata joqeveritare iu drejtuan Ministrisë së Ekonomisë dhe Kultures me kërkesën për të ndaluar ‘ndërhyrjet e pakontrolluara që dëmtojnë autenticitetin e Burgut të Spaçit’.

The post Lubonja kundër për Spaçin: Burgu s’mund të rindërtohet, duhet qasje arkeologjike appeared first on Lapsi.al.

“Po dëmtohet burgu i Spaçit”, ish të përndjekurit: Projekti për ndërhyrje prish autenticitetin

5 June 2025 at 15:41

MIRDITË– Ish-burgu i Spaçit, një nga simbolet më të forta të qëndresës antikomuniste në Shqipëri është kthyer së fundmi në epiqendër të debatit publik.

Ndërhyrjet e nisura në këtë vend historik, nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore sipas një kërkese për realizimin e një filmi, kanë shkaktuar zemërim dhe kundërshtime nga ish të përndjekurit politikë, familjarë të tyre dhe qytetarë të angazhuar për ruajtjen e kujtesës historike.

Të mbledhur pranë rrënojave të burgut, protestuesit shprehën shqetësimin se projekti që po zbatohet dëmton rëndë autenticitetin e burgut të Spaçit.

Në protestë ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi.

Për shkak se ky burg ndodhet në territorin e bashkisë që ai drejton, apeloi që punimet të ndalohen dhe të rihapet diskutimi mbi projektin.

Protestuesit i kërkojnë Ministrisë së Kulturës të pezullojë menjëherë punimet dhe të nisë një proces të ri, të hapur dhe gjithëpërfshirës, për të garantuar që kujtesa historike e Spaçit të mos zbehet, por të transmetohet me dinjitet brezave të ardhshëm./abcnews.al

Protestë në Spaç: Kundërshtohet ndërhyrja pa kriter në ish-burgun komunist

5 June 2025 at 16:42

Për herë të fundit, në Spaç u protestua në vitin 1973 dhe regjimi i Enver Hoxhës u përgjigj me pushkatime dhe dënime të reja me punë të rëndë në minierat e bakrit. Pesë dekada më vonë, nën diellin përvëlues të të enjtes së parë të qershorit, ish-të burgosur politikë dhe familjarët e tyre u ngjitën […]

The post Protestë në Spaç: Kundërshtohet ndërhyrja pa kriter në ish-burgun komunist appeared first on Reporter.al.

Indinjatë për suvatimet në Spaç për një film me leje nga Rama/ “Po zhduket historia”

By: user 6
2 June 2025 at 20:30

Një godinë përdhese, e njohur dikur si dhoma e vizitave në burgun famëkeq të Spaçit, të vret sytë nga suvaja dhe bardhësia e bojës së freskët, duke krijuar një kontrast të madh me godinat me tulla gri të asaj që ka mbetur nga ish-kampi i rrënuar i regjimit komunist, i cili mbrohet si monument kulture i kategorisë së dytë.

Burgu- kamp i Spaçit u ndërtua nga regjimi i Enver Hoxhës në vitin 1968 për të shfrytëzuar punën e krahut të mijëra të burgosurve politikë në nxjerrjen e bakrit dhe piritit në minierë. Edhe pse është simbol i brutalitetit të regjimit totalitar shqiptar, në tre dekadat e fundit kanë dështuar përpjekjet e ish-të përndjekurve për ta konservuar këtë monument, me qëllim kthimin në një muze.

Por një takim kortezie mes kryeministrit Edi Rama, regjisorit Namik Ajazi dhe ish-të përndjekurit Visar Zhiti në shtator të vitit 2023, vuri në lëvizje një projekt jotransparent për ndërhyrje restauruese në këtë sit, duke ngjallur zemërim dhe kundërshti nga ish-të përndjekurit politikë.

Kryeministri Rama bashkë me regjisorin Namik Ajazi dhe shkrimtarin Visar Zhiti gjatë takimit të vitit 2023. Foto: Facebook.

Ajazi dhe Zhiti i kanë paraqitur kryeministrit planet për të realizuar një film kushtuar këtij burgu si një homazh për vuajtjet e të burgosurve politikë dhe i kanë kërkuar atij ndihmë në realizimin e këtij projekti. Premtimi verbal i Ramës ka vënë në lëvizje Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, i cili ka tenderuar në muajin prill punime me vlerë mbi 100 mijë euro që parashikojnë ndërhyrje në disa godina ekzistuese.

Regjisori Kreshnik Ajazi pranoi në një bisedë telefonike me BIRN se ndërhyrjet do të jenë në funksion të projektit të tij të filmit, edhe pse nuk ka ndonjë marrëveshje me institucionet shtetërore për qëllimin e këtyre ndërhyrjeve.

“Kemi një marrëveshje gojore me kryeministrin dhe ministrin e Kulturës,” tha Ajazi, ndërsa i quajti ndërhyrjet si “pjesore dhe në shërbim të projektit të qeverisë për konservimin e burgut”.

Ajazi ishte të hënën në Spaç bashkë me zyrtarë të Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe pretendoi për BIRN se punimet nuk kanë cënuar orgjinalitetin e godinave.

“Ne nuk kemi studio të specializuara që të bëjnë suvatim me llaç në ngjyrë gri, por me efekte speciale në film ato do të duken siç kanë qenë origjinal,” tha Ajazi.

Shkrimtari Fatos Lubonja, i cili ka vuajtur një pjesë të dënimit të tij 17-vjeçar si i burgosur politik në Spaç, i kundërshtoi ndërhyrjet dhe theksoi se “nuk mund bëhet një restaurim nisur nga nevojat e një filmi”. Lubonja tha gjithashtu se ndërhyrjet e bëra nuk respektojnë të vërtetën.

“Ja marrim një detaj, kullës së rojës, që duket sikur ka dalë nga filmat hollivudianë, nuk i ngjan asaj të vërtetës që kanë në kujtesë ata që kanë vuajtur në këtë burg,” tha Lubonja.

Konservimi i burgut të Spaçit është një çështje e debatueshme edhe nga specialistë të ndryshëm të trashëgimisë kulturore se si mund të realizohet.

“Mendoj se duhet të ruhet, por duhet të jemi të vetëdijshëm që s’mund të kthehet siç ka qenë, sepse është shumë autentike dhe unë mendoj se ndërtesat flasin shumë më tepër në gjendjen që janë se sa të suvatohen me suvanë e 2025-ës,” tha Lubonja, ndërsa shtoi: “kjo është si të fshish historinë”.

Edhe Zenel Drangu, kryetar i shoqatës së të përndjekurve politikë të Shkodrës, një prej të burgosurve që ka vuajtur më gjatë brenda mureve të këtij burgu (1973 -1989) e sheh gjithashtu restaturimin me shqetësim dhe jo në përputhje me të vërtetën.

“Nuk mund të bëhet si një burg modern i ditëve të sotme, kur ai ka qënë një eksperiment njerëzor me ne që kemi vujtuar aty, ku e vetmja gjë që mendonim gjithë ditën ishte buka,” tha Drangu.

“Ato qeli duhet të tregojnë të vërtetën se si kemi vuajtur,” shton ai, duke paralajmëruar një reagim konkret të shoqatave të ish-të burgosurve politike për të kërkuar ndërprerjen e punimeve.

Aktivistë të trashëgimisë kulturore kanë reaguar publikisht kundër restaurimeve pas postimit në platformën Facebook të fotove që tregojnë godinat e lyera me të bardhë nga Arnen Sula, drejtor i organizatës “Tek bunkeri”.

Sula, një aktivist i ri që ka udhëhequr disa projekte me fokus ruajtjen e memories, kryesisht të realizuara në Spaç, i quan ndërhyrjet “të papërgjegjshme”.

“Ndërhyrjet janë të pakontrolluara dhe po dëmtojnë rëndë paraqitjen autentike të objektit, duke fshirë gjurmët e së kaluarës dhe duke zhdukur memorien historike që ai mbart,” shkruan ai, ndërsa kërkon ndalimin e punimeve.

Sula i tha BIRN-it se shqetësimi i tij nuk është i veçuar dhe se shumë aktivistë e organizata të tjera po kërkojnë që punime të tilla të bëhen duke respektuar vuajtjet e ish të burgosurve dhe rrëfimet e tyre mbi burgun.

“Vetëm kështu mund të garantohet një restaurim i kujdesshëm që respekton realitetin e Spaçit siç ka qenë,” thotë ai, duke kërkuar që të mos përdoret një vend kujtese si skenë filmi.

I njohur në dokumente si reparti 303, burgu i Spaçit, shërbeu si një kamp punë të detyruar për të burgosurit politikë të regjimit komunist.

Sipas hartës së vitit 1968, të gjitha godinat ishin njëkatëshe prej pupuliti, por në vitet e mëvonshme pamja e këtij kampi ndryshon disa herë fizionominë pasi u ndërtuan fjetoret 3-katëshe dhe ndryshoi funksioni i disa prej godinave të tjera.

Projekti i publikuar nga IKTK parashikon disa ndërhyrje në godinat të mbetura ende në këmbë, ndër to dhe rindërtimin e tarracës së apelit, ku të burgosurit niseshin për në minierë për të plotësuar normën e tyre ditore për nxjerrjen e 600 kilogrameve pirit. Drejtoresha e IKTK, Joli Mitrojorgji nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.

Pavarësisht rrënimit dhe mungesës së kujdesit, kampi i Spaçit është kthyer sot në një vend pelegrinazhi çdo muaj maj për ish të burgosurit politikë që kanë mbetur ende gjallë, pasardhësit e tyre dhe aktivistët e drejtave të njeriut.

/Marrë nga Reporter.al, titulli origjinal: “Skenë filmi: Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç”

The post Indinjatë për suvatimet në Spaç për një film me leje nga Rama/ “Po zhduket historia” appeared first on Lapsi.al.

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

2 June 2025 at 19:56

Ndërhyrjet restauruese në funksion të një filmi artistik në godinat gjysmë të rrënuara të ish-burgut të Spaçit kanë sjellë zemërim dhe kundërshti mes ish të burgosurve politikë dhe aktivistëve të mbrojtjes së trashëgimisë, të cilët apelojnë që historia të mos fshihet. Një godinë përdhese, e njohur dikur si dhoma e vizitave në burgun famëkeq të […]

The post “Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç appeared first on BoldNews.al.

Këngë në nderim të qëndresës/ Zef Gjonaj, artisti që u frymëzua nga dënimi i padrejtë i së ëmës

31 May 2025 at 20:25

MIRDITË- Përvjetori i revoltës së ish të burgosurve politikë të burgut famëkeq të Spaçit, përkujtohet çdo vit nga ish të dënuar të regjimit të komunizmit.

Për qëndresën e atyre që sakrifikuan ndaj diktaturës komuniste, Zef Gjonaj, që vjen nga një familje e persekutuar, në një intervistë për Abc News tregon se ka krijuar një këngë.

“Frymëzimin e mora nga nena ime ka vuajtur një vit burg padrejtësisht”, tha ai.

Gjonaj, një njohës i mirë i historisë, tregon kushtet në detaje dhe ambientet e burgut të Spaçit.

Njerëzit që dënoheshin këtu thotë Zefi, kanë qenë intelektualë, që kishin studiuar në perëndim dhe refuzonin t’i bindeshin regjimit.

Puna e detyruar në minierë, torturat psikologjike dhe fizike, por edhe gjendja e mjeruar, ishin arsyet që të burgosurit u ngritën në revoltë.

Ndërtimi i një muzeu do mundësonte panoramën e kalvarit të vuajtjeve nga ish të dënuarit dhe brezat që do të vijnë, të njihen me historinë dhe të kaluarën./abcnews.al

 

SPAK çon në gjyq Ilir Beqajn, skema e vjedhjes me SASPAC

By: user 4
2 April 2025 at 17:00

SPAK ka dërguar për gjykim ish-ministrin socialist Ilir Beqaj dhe 10 të pandehur të tjerë për dosje “SASPAC”, një rast korrupsioni klasik, ku vjedhja e parave të qytetarëve të Bashkimit Europian është kryer me konferenca europiane.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Beqaj — ish-ministër i Shëndetësisë, drejtues i “Programit SASPAC” — ka ndërtuar një skemë të tërë prokurimesh fiktive, ku tenderët për evente si “FESTA” dhe “Konferenca e Energjitikës” u jepeshin paraprakisht klientëve të tij, ndërsa procedurat zhvilloheshin thjesht për dekor.
Në zemër të skemës së vjedhjes ishte programi “EUSAIR” për zhvillim të qëndrueshëm në Adriatik e Jon. Dhe ndërsa europianët mendonin se po financojnë konferenca për ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin rajonal, Beqaj dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë Ermal Kurtulaj, njeriu që ai vetë e emëroi koordinator, përdornin fondet për të pastruar para dhe për të blerë makina, apartamente dhe pjesë të një kompanie ushqimore që nuk ka asgjë të përbashkët me SASPAC-un.

Beqaj rezulton të ketë fshehur pasurinë, përfshirë kuotat në “Albanian Food and Hospitality Services”, një apartament në Vlorë, një makinë të paregjistruar dhe qindra mijëra euro në llogari bankare. SPAK i ka vënë sekuestro gjithçkaje — që nga kuotat e biznesit deri tek një apartament në Lungomare, që më shumë ngjan si bunker për pushime luksi, sesa si pronë e një ish-zyrtari publik.

Por ajo që e bën dosjen groteske është mënyra se si u shkelën rregullat e BE-së për prokurimet, në një kohë kur Shqipëria kërkon të anëtarësohet në Union. Në vend të konkurrencës së ndershme, Beqaj ka urdhëruar, miratuar, firmosur dhe kontrolluar çdo fazë të manipulimit tenderësh — duke garantuar që “fituesi” të ishte i njohur që para se të hapej gara. Madje ka raste ku shërbimet fare nuk janë ofruar. Por lekët janë marrë.

The post SPAK çon në gjyq Ilir Beqajn, skema e vjedhjes me SASPAC appeared first on Lapsi.al.

❌
❌