Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 July 2025Main stream

Publikohet fotografia e parë nga seriali i ri “Harry Potter”, HBO zbulon kastin e ri

By: KultPlus
15 July 2025 at 16:15

Magjia rikthehet me pamjen e parë nga adaptimi televiziv i shumëpritur i sagës “Harry Potter”. HBO publikoi sot fotografinë e parë zyrtare nga seriali, ku shfaqet aktori i ri Dominik McLaughlin në rolin e magjistarit të famshëm, duke mbajtur syzet karakteristike dhe veshjen klasike të shkollës së magjisë, Hogwarts. Në dorë ai mban një klaketë xhirimi, duke sinjalizuar fillimin e një epoke të re për fansat e kësaj bote të dashur.

Dominik McLaughlin do të pasojë Daniel Radcliffe në rolin që e bëri atë një ikonë globale, teksa HBO premton një “adaptim besnik” të librave të J.K. Rowling. Seriali do të publikohet në vitin 2027 në HBO dhe HBO Max, si dhe në disa tregje ndërkombëtare përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Produksioni ka zbuluar disa emra të rinj të kastit, si Rory Wilmot (Neville Longbottom), Amos Kitson (Dudley Dursley), Louise Brealey (prof. Rolanda Hooch) dhe Anton Lesser (Ollivander). Ndërkohë, emra të njohur që janë konfirmuar më herët përfshijnë John Lithgow si Albus Dumbledore, Paapa Essiedu si Minerva McGonagall, Janet McTeer si Severus Snape dhe Nick Frost në rolin e Hagridit.

Në qendër të serialit do të jetë treshja e re e protagonistëve: McLaughlin si Harry, Alastair Stout si Ron dhe Arabella Stanton si Hermione. Të tre aktorët e rinj pritet të udhëheqin projektin për të paktën një dekadë, sipas planeve afatgjata të HBO.

Autorja J.K. Rowling do të jetë vetë pjesë e ekipit si producente ekzekutive, duke garantuar që seriali do t’i qëndrojë sa më afër origjinalit letrar që ka magjepsur breza të tërë. Fansat anembanë botës tashmë janë në pritje të këtij udhëtimi të ri drejt Hogwarts-it./ KultPlus.com

“Pirates of the Caribbean” drejt një rikthimi spektakolar me kastin origjinal – Johnny Depp, Orlando Bloom dhe Keira Knightley

By: KultPlus
15 July 2025 at 13:28



Franshiza legjendare “Pirates of the Caribbean”, një nga më të suksesshmet në historinë e kinemasë, duket se është gati për një rikthim të madh. Sipas raportimeve të fundit nga The DisInsider, kompania Disney është në diskutime për të rikthyer kastin origjinal, përfshirë yjet Johnny Depp, Orlando Bloom dhe Keira Knightley, në kapitullin e gjashtë të sagës që ka magjepsur miliona shikues në mbarë botën.

Rikthimi i personazheve ikonikë Jack Sparrow, Will Turner dhe Elizabeth Swann do të shënonte një kthim në rrënjët e sagës, e cila që në fillim u mbështet te dinamika unike e këtij treshi. Prodhuar nga Jerry Bruckheimer, aventurat në det të hapur morën përmasa të jashtëzakonshme që nga debutimi i filmit të parë në vitin 2003.

Pas largimit të Bloom dhe Knightley në filmat pasues, Depp mbeti qendra e serisë përkrah emrave si Geoffrey Rush, por mungesa e kastit origjinal u ndje fort nga fansat. Skena pas titrave e filmit të fundit, ku shfaqen Will Turner dhe Elizabeth Swann bashkë, ka ndezur spekulimet se Davy Jones mund të rikthehet si antagonisti kryesor, duke hapur rrugën për një vazhdim që përfshin gjithë linjën origjinale të historisë.

Sipas burimeve, projekti i ri mund të drejtohet nga Joachim Rønning, ndërsa skenari është në duart e Jeff Nathanson, i njohur për punën në “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”.

Ndërkohë, fansat e sagës presin me padurim një konfirmim zyrtar, i cili mund të vijë gjatë D23 Expo -eventi më i madh i Disney që zhvillohet nga 29 deri më 31 gusht 2025. Nëse këto lajme bëhen realitet, ky do të ishte një nga rikthimet më të bujshme në kinemanë e aventurës, duke rilindur një univers që prej vitesh ka qenë në pritje të ringjalljes./ KultPlus.com

Scarlett Johansson thyen rekord historik: Aktorja me fitimet më të larta në historinë e kinemasë

By: KultPlus
15 July 2025 at 12:56



Scarlett Johansson ka hyrë zyrtarisht në histori si aktorja kryesore me fitimet më të larta në botë, duke kaluar emra të mëdhenj të Hollivudit si Robert Downey Jr. dhe Samuel L. Jackson.

Ky rekord vjen pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit të ri “Jurassic World: Rebirth”, ku Johansson interpreton Zora Bennett, një ish-ushtarake e përfshirë në një mision të rrezikshëm në një nga ishujt e fundit të banuar nga dinosaurët. Filmi ka arkëtuar plot 318 milionë dollarë në vetëm gjashtë ditë, duke e katapultuar aktoren në krye të listës së yjeve më fitimprurës të kinemasë.

Me këtë sukses, të ardhurat totale nga biletat për filmat në të cilët Scarlett Johansson ka pasur një rol kryesor ose bashkë-drejtues kanë arritur në 14.8 miliardë dollarë globalisht – një shifër që asnjë aktore tjetër nuk e ka arritur ndonjëherë.

Ky arritje nuk është thjesht çështje numrash, por pasqyrë e karizmës, shkathtësisë dhe talentit të shumëanshëm të Johansson, e cila ka ditur të spikasë në çdo zhanër nga komeditë elegante dhe dramat emocionale, deri te filmat aksion dhe animacionet.

Pjesë e suksesit të saj janë padyshim edhe rolet në universin Marvel, ku ajo u bë ikonike si Black Widow. Por ajo ka shkëlqyer edhe në filma si Sing, Marriage Story, Jojo Rabbit dhe shumë të tjerë.

Një tjetër fakt i jashtëzakonshëm: Johansson ka arritur këtë rekord pas vetëm 36 filmash, krahasuar me 71 projekte të Samuel L. Jackson. Fitimet e saj mesatare bruto për film kalojnë 400 milionë dollarë, një tjetër tregues i ndikimit të saj të jashtëzakonshëm në industrinë e filmit.

Scarlett Johansson nuk është vetëm një yll kinemaje,ajo është tashmë një ikonë historike e ekranit të madh./ KultPlus.com

Zbulohet lista finale për James Bond-in e ri: Tre aktorë në garë për rolin legjendar

By: KultPlus
15 July 2025 at 10:30



Pas muajsh spekulimesh dhe diskutimesh të nxehta në rrjet, drejtuesit e Amazon dhe MGM kanë ngushtuar listën për aktorin që do të marrë rolin ikonik të James Bond. Sipas burimeve të Variety dhe DailyMail, në garë kanë mbetur vetëm tre emra: Jacob Elordi, Tom Holland dhe Harris Dickinson.

Të tre aktorët janë të rinj, të talentuar dhe me eksperiencë në projekte të mëdha, ndërsa përzgjedhja fokusohet në aktorë britanikë nën moshën 30 vjeçare. Megjithatë, edhe pse australian, Elordi vazhdon të konsiderohet një kandidat i fortë për rolin e agjentit sekret 007.

Filmi i ri do të drejtohet nga regjisori i njohur Denis Villeneuve (Dune, Blade Runner 2049), i cili e ka cilësuar këtë projekt si një nder dhe përgjegjësi të madhe. “Kam dashur gjithmonë Bond-in që në fëmijëri, është një ikonë që meriton një kapitull të ri spektakolar,” është shprehur ai.

Pas largimit të Daniel Craig, producentët e rinj Amy Pascal dhe David Heyman po përpiqen të sjellin një qasje të freskët, ndërkohë që Amazon ka marrë kontrollin krijues të ekskluzivitetit. Xhirimet mund të zhvendosen nga Londra në Liverpool për shkak të kufizimeve të reja në kryeqytet, ndërsa premiera pritet në fund të vitit 2026 ose në fillim të 2027-ës.

Ndërkohë, fansat janë të ndarë, sidomos pas lançimit të lojës së re zyrtare “007: First Light”, ku zëri i James Bond-it i përket aktorit Patrick Gibson. Kjo ka ngjallur spekulime se ai mund të jetë zgjedhja për film, por sipas burimeve nga studioja, loja dhe filmi nuk janë të lidhura drejtpërdrejt.

Një gjë është e sigurt: kapitulli i ardhshëm i agjentit më të famshëm në histori është më afër se kurrë dhe pritshmëritë janë të larta!/ KultPlus.com

Yesterday — 14 July 2025Main stream

Përkujtohet në ditëlindjen e tij, regjisori i njohur suedez Ingmar Bergman

By: Kult Plus
14 July 2025 at 20:39

Ingmar Bergman konsiderohet si një nga kineastët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Regjisori suedez ishte i veçantë, filmat e tij morën një ton personal dhe hynë thellë në sferat e paeksploruara të psikikës njerëzore. Burimet thonë se pjesa më e madhe e punës së Bergman ishte autobiografike. Mënyra se si ai eksploroi gjendjen njerëzore ishte diçka personale, diçka që nuk mund të kopjohet, transmeton KultPlus.

I famshëm për pamjet e tij nga afër, Bergman kishte thënë një herë: “Fytyra njerëzore është subjekti i madh i kinemasë. Gjithçka është aty.”

 Regjisori ka realizuar më shumë se 50 filma në karrierën e tij, shumica prej të cilëve konsiderohen si klasikë sot. Nga eksplorimi i vetvetes tek një marrëdhënie mes dy njerëzve e deri te besimi, regjisori suedez ka eksploruar shumë tema.

Ai me sukses solli në ekran të gjallë ndjenjat për të cilat shumica e njerëzve janë të shqetësuar. Regjisori i lindur më 14 korrik 1918, vdiq në korrik 2007. Sot, në përkujtim të mjeshtrit të regjisorit, ju sjellim pesë nga veprat e tij më të mira:

1.The Seventh Seal (1957)

2.Winter Light (1963)

3.Persona (1966)

4. Cries and Whispers (1972)

5. Fanny and Alexander (1982)./ KultPlus.com

Forca e sakrifica e gruas shqiptare në kinematografi

By: KultPlus
14 July 2025 at 12:31

Liza Laska, e lindur më 6 shkurt të vitit 1926 në Vlorë të Shqipërisë, ishte aktore shqiptare që mbajti titullin “Artiste e merituar”.

Veçantia e punës së Liza Laskës nuk qëndron vetëm te rolet e pavdekura që krijoi por edhe te krijimi i ndjeshmërisë kolektive dhe formimi i figurës së vetes si një figurë kombëtare.

Liza kujtohet si një ndër figurat më të çmuara dhe më mbresëlënëse në fushën e filmit dhe kinemasë. Ajo ka qenë një aktore që ka përcjellë thellësisht emocionin njerëzor, pa e tepruar, pa e zbukuruar. Figura e saj artistike është ndërtuar mbi ndershmëri, përkushtim dhe thjeshtësi, virtyte që e kanë bërë të dashur për publikun shqiptar. Ajo përfaqëson brezin e aktoreve që punuan me pasion të madh për artin dhe për edukimin estetik të shoqërisë përmes ekranit dhe skenës.

Në një kohë kur figura femërore në kinemanë shqiptare shpesh përkufizohej nga modele të ngurta ideologjike, Laska arriti të sjellë në jetë një tjetër dimension të gruas shqiptare: atë të gruas që bart peshën e jetës me dinjitet, që nuk dorëzohet, të nënës që përkund dhimbjen me forcë të brendshme.

Roli i saj në ekran nuk ishte vetëm interpretim, ishte një akt përfaqësimi i mijëra grave të zakonshme shqiptare, që jetonin mes sakrificës dhe shpresës. Me një prani të përmbajtur por të fuqishme, Liza Laska nuk luante personazhin, ajo bëhej personazhi.

Ajo nuk i dha zë vetëm një brezi grash, por krijoi një urë ndjeshmërie mes ekranit dhe jetës reale. Roli i saj femëror ishte gjithmonë i rrënjosur në njerëzoren: ndjeshmëria nuk i binte në sentimentalizëm, forca nuk i shndërrohej në ashpërsi. Ishte një ekuilibër i rrallë që e dallonte mes të tjerave.

Puna e Liza Laskës në ekran është dëshmi e asaj që arti i mirë nuk ka nevojë për zhurmë, mjafton të jetë i vërtetë. 

Liza tashmë ka lënë një trashëgimi të pasur të saj, me gjurmë në zhvillimin kultural artistik kinematografik shqiptar:

“Malet me blerim mbuluar” (1971);

“Brazdat” (1973);

“Shtigje lufte” (1974);

“Dimri i fundit” (1976);

“Lulëkuqet mbi mure” (1976);

“Gunat mbi tela” (1977);

“Liri a vdekje” (1979);

“Plumba përandorit” (1980);

“Në prag të lirisë” (1981);

“Dritat e qytezës” (1983);

“Vendimi” (1984);

“Gurët e shtëpisë sime” (1985);

“Dhe vjen një ditë” (1986);

“Familja ime” (1987);

“Kthimi i ushtrisë së vdekur” (1989);

“Vdekja e burrit” (1991);

“Një ditë e mrekullueshme” (2002)./ KultPlus.com

Before yesterdayMain stream

Anibar shpalos programin e edicionit të 16-të, pjesë e festivalit mbi 25 filma në tre programe të veçanta

By: Kult Plus
9 July 2025 at 22:05

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit “Anibar” shpalos zyrtarisht përmbajtjen e tre programeve të veçanta të titulluara Palestine Animated, Shorty and Trashy dhe WTF OFF, që këtë vit sjellin në ekranet e Pejës 28 filma nga më shumë se 16 vende të botës, të cilët sfidojnë perceptimin tonë mbi realitetin.

Filmat e përzgjedhur për këto tri programe në këtë edicion të 16-të, eksplorojnë absurditetin njerëzor,
frikën, dhimbjen, shpresën e rezistencën e njeriut edhe atëherë kur ndjehet plotësisht i harruar nga bota.
Ndër to, prodhime të veçanta i japin zë popullit palestinez i cili vazhdon të krijojë art edhe nën kushte
gjenocidiale.

Pjesë e programit “Palestine Animated” janë 8 filma që ofrojnë një pasqyrë të realitetit në Palestinë dhe
përballjes së përditshme me terrorin e luftës. Filmi “Night” përçon vuajtjen e një nëne që pret kthimin e
djalit të saj, kurse “The Tower”, është një rrëfim i ndjerë për jetën në kampet e refugjatëve, i treguar
përmes syve të një vajze të vogël.

Filmi “Grandmother wore us out” është një animacion i krijuar nga artistë të rinj në bashkëpunim me
UNRWA-në. Pastaj “Uncle, Give Me a Cigarette” frymëzohet nga jeta e shkrimtarit palestinez Walid Daqqa dhe eksploron betejat e burgosjes. “Mariam”, ekranizon një histori për trashëgiminë kulturore si formë e qëndresës ndaj humbjes dhe dhunës.

Po ashtu përfshihen edhe “Memory of the Land”, “Limitless” dhe “Zoo”, që trajtojnë temat e lirisë së
kufizuar dhe përballjes me realitetin e ashpër.

Në anën tjeter, Programi “Shorty and Trashy” kuruar nga Miyu Distribution shpalos filmat si “Animals”
nga Danimarka, ku një udhëtim i zakonshëm në metro shndërrohet në një betejë për mbijetesë. “The
Night I Dance with Death”, është një eksplorim i frikës së brendshme përmes një udhëtimi psikedelik
ndërsa në “Deadman’s Reach”, shfaqet udhëtimi i një burri ne një shkretëtirë pas një dashurie të
humbur.

Nga programi “WTF OFF” do të shfaqen gjithsej 12 filma përfshirë “Little Donnie” apo kukulla e
animuar Donald Trump që terrorizon vendin, “Corn Man” një njeri misri që lufton me rosa, dhe
“Satellite Jockey – Paix Sociale”, që e paraqet presidentin francez Emmanuel Macron si një valltar
diskoje, vampir-bankier dhe si një ekstremist i skijimit në ujë.

Këto janë vetëm disa nga shumë udhëtimet në tema që kanë në qendër shumë pikëpyetje të realitetit tonë.

Peja do të jetë nikoqiri juaj nga 14 deri më 20 korrik./ KultPlus.com

Lakmi, Pafund Çmendi, Boshllëk: DokuFest shpalos temën e edicionit 24

By: Kult Plus
9 July 2025 at 21:31

Lakmi, Pafund Çmendi, Boshllëk, një deklarim i gjendjes shpirtërore dhe politike përmes të cilës edicioni i sivjetmë i festivalit DokuFest reflekton klimën e kohës sonë të dominuar nga lufta të vazhdueshme, apatia dhe boshllëku emocional.

Kjo temë nuk është koncept, por një tog fjalësh që pasqyrojnë pafuqinë tonë për të reaguar ndaj padrejtësive dhe për të ruajtur shpresën në një botë të mpirë nga dhuna dhe konsumimi vizual i saj.

Përmes filmave, diskutimeve dhe muzikës, DokuFest 2025 vjen si një protestë e vetëdijshme ndaj harresës, si një thirrje për të mos u shkëputur nga realiteti dhe për t’iu rikthyer gjuhës dhe fjalëve, rëndësisë së të dëgjuarit dhe të treguarit të këtij momenti në historinë tonë të përbashkët. 

 Deklarata e plotë e drejtorit artistik, Veton Nurkollari

Lakmi Pafund Çmendi Boshllëk

Programimin e këtij edicioni e patëm nisë me dy lufta në zhvillim. Kur mbërritëm në fazën e
fundit, shpërtheu e treta, katastrofike në përmasa. Lufta sot nuk është më episodike. Është bërë
e përhershme. Klimë e kohës tonë, e ushqyer nga lakmia dhe e strukur në një gjuhë që përpiqet
ta justifikojë të pajustifikueshmen.

Titulli që e kemi zgjedhë nuk është tematik. Është konstatues. Lakmi Pafund Çmendi Boshllëk
nuk është koncept. Është gjendje. Pasqyrim i vështirësisë për të menduar qartë përballë
fatkeqësive të pafundme. Është dëshmi e paaftësisë tonë për të reaguar në mënyrë
proporcionale ndaj gjithë kësaj llahtarie.

Si festival filmi nga Kosova, i një shoqërie dhe konteksti të pasluftës, ne nuk mund të jemi
dëshmitarë neutralë ndaj asaj që po ndodhë në botë. Ne vet kemi jetuar mes tmerrit. Ja njohim
fort mirë gjuhën. Lufta që po shohim sot nuk është e re. Por ajo që është e re është sa shpesh
po e hasim dhe sa shpesh po e shohim, dhe sa pak rëndësi po ka kjo gjë. Po kalojmë nëpër të
me agoni përmes scrolls nëpër telefonat tanë mobil. Po e thithim padrejtësinë. Po jetojmë
përmes kësaj plogështie të vazhdueshme.

Në Hold Everything Dear, John Berger shkruan:
“Turpi, ashtu si po e kuptoj unë, është një ndjenjë specifike që… e gërryen aftësinë për me
shpresu.”

Kjo është atmosfera në të cilën po punojmë. Me shpresë të gërryer. Me paralizë në të folur.
Asnjëherë më parë nuk kemi hezitu kaq shumë për ta shpallë një temë. Jo sepse na mungon
vizioni, por sepse kemi dyshimet tona në vetë vizionin. Cili është roli i artit, i kinemasë, i
dokumentimi dhe diskutimeve? Nuk e bëjmë këtë pyetje retorikisht, por si kërkesë. Ia
parashtrojmë vetes.

Programi i këtij viti është përpjekje për t’u përgjigjë, për t’i rezistu mpirjes, për ta shpëtuar gjuhën
nga manipulimi. Për të këmbëngulur se akti i të treguarit, të dëgjuarit dhe të qenit bashkë
vazhdon të ketë shumë rëndësi.

Sivjet, filmat, bisedat dhe muzikën i prezantojmë si protestë, si thirrje. Kundër boshllëkut.
Kundër dëshirës për t’u shkëputur nga realiteti. Kundër përsëritjes së vazhdueshme të aktit të
harresës./ KultPlus.com

Hapet thirrja për propozime për edicionin e 98 të çmimeve OSCARS

By: Kult Plus
7 July 2025 at 20:07

Qendra Kinematografike e Kosovës fton të gjithë të interesuarit të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimet e Akademisë OSCAR, për kategorinë për film ndërkombëtar/gjuhë të huaj, i cili mund ta përfaqësojë Kosovën në edicionin e 98-të të Academy Awards.

Në këtë kategori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta, që janë shfaqur/do të shfaqen në kinema apo platformë VOD, për më së paku 7 ditë radhazi, jo më herët se 1 tetor 2024 dhe jo më vonë se 30 shtator 2025.

Gjatë periudhës kualifikuese dhe gjatë shfaqjes në kinema, filmi duhet të reklamohet dhe shfrytëzohet në atë mënyrë që konsiderohet normale dhe e zakonshme me praktikat e shpërndarjes së filmave të dedikuar për shfaqje të parë në kinema (theatrical release).

Filmat të cilët, në një formë apo tjetrën, realizojnë shfaqje publike jo në kinema dhe shpërndarje para shfaqjes kualifikuese, nuk do të merren në konsideratë për çmimet OSCAR. Shfaqje publike jashtë kinemave konsiderohen të jenë (por jo të kufizuara në): transmetimi dhe televizioni kabllor, PPV/VOD, shpërndarje DVD, shpërndarje gjatë fluturimeve ajrore, transmetime në internet etj.

Në këtë link gjeni detajet dhe rregulloren e plotë të Akademisë: https://www.oscars.org/sites/oscars/files/98aa_international_feature.pdf

Propozimet mund të dërgohen përmes postës elektronike në:

qkk@rks-gov.net

apo fizikisht në:

Qendra Kinematografike e Kosovës
Rruga UÇK Nr. 273
10000 Prishtinë, Kosova

Afati i fundit për aplikim është 21 korrik 2025, ora 16:00./KultPlus.com

Me filmin “Grbavica” do të shënohet 30-të vjetori i Srebrenicës 

By: KultPlus
7 July 2025 at 15:31

Në Kino Armata do të shfaqet filmi “Grbavica” nga Jasmila Žbanić më 10 korrik, duke shënuar 30-vjetorin e Gjenocidit të Srebrenicës.

Ky film i fuqishëm eksploron traumën e pasluftës në Bosnjë dhe nderon qëndrueshmërinë e grave, historitë e të cilave duhet të dëgjohen. “Grbavica” rrëfen historinë e një gruaje dhe vajzës së saj dhe vështirësitë me të cilat përballën ato me pasojat e Luftës në Bosnjë.

Ky aktivitet i hapur mbahet në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të Reflektimit mbi Gjenocidin e vitit 1995 në Srebrenicë.

Përfundojnë xhirimet e filmit “Jerëm” me skenar dhe regji të Ismet Sijarinës 

By: KultPlus
7 July 2025 at 12:30

Qendra Kinematografike e Kosovës ka ndarë njoftimin dhe pamjet se filmi artistik i metrazhit të gjatë “Jerëm” ka përfunduar xhirimet. Poashtu është bërë e ditur edhe për kastën që ka marr pjesë në këto xhirime. KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e QKK-së. 

Jerẽm – Pas më shumë se një muaji pune intenzive në terren, përfunduan xhirimet e projektit filmik “Jerem”, me skenar dhe regji nga Ismet Sijarina.

Filmi është realizuar nga Thumbs Up (Kosovë) në bashkëprodhim me Tunnel Film (Shqipëri) dhe DMF doo Production (Maqedonia e Veriut).

Në film interpretojnë:

Luli Bitri, Genc Jakupi, Gresa Pallaska, Adem Karaga, Irena Cahani, Refet Abazi, Jonida Vokshi, Basri Lushtaku, Ema Andrea, Edon Rizvanolli, Suela Bako, Besnik Krapi, Xhevdet Jashari, Afrim Mucaj, Anila Krasniqi, Shpetim Kastrati, Bes Bitraku, Arben Bajgora etj.

Një falënderim i madh për gjithë ekipin kreativ dhe teknik për punën e palodhur gjatë këtij procesi.

Tani nis etapa e pas-produksionit, në pritje të takimit të filmit me publikun dhe festivalet./ KultPlus.com

Java e Evropës – ‘Kanga eme’, shfaqja që solli në skenë zërin e një vajze 23-vjeçare në Shqipërinë e viteve 40

By: Kult Plus
5 July 2025 at 11:32

“Kanga eme”, e grupit ATA dhe Elsa Demos, një shfaqje teatrale minimaliste solli në skenë këtë ‘Javë të Evropës’ zërin e një vajze 23-vjeçare në Shqipërinë e viteve 40.

E bazuar në ditarin intim të Bedi Pipës, vepra u rrëfye përmes një kori zërash mbi lirinë, ndjeshmërinë dhe të drejtën për të ndier e menduar lirshëm.

“Kanga eme”, vjen në skenë për ‘Javën e Evropës’. Ky produksion sjell në jetë fjalët e saj përmes zërave të tre aktoreve, në një skenografi minimaliste.

Përmes një game të pasur dhe të larmishme disiplinash artistike, temash dhe vendndodhjesh, ‘Java e Evropës 2025’ shfaqi fuqinë transformuese të kulturës në shoqëri. Programi syno të frymëzonte kreativitetin, të promovonte diversitetin, të nxiste dialogun progresin, si dhe të inkurajonte reflektimin dhe të menduarit kritik./atsh/ KultPlus.com

Vdes Michael Madsen, ikona e “Reservoir Dogs” dhe “Kill Bill”

By: KultPlus
3 July 2025 at 21:03

Michael Madsen, aktori me zërin e plotë, i njohur më së miri për interpretimin e roleve të djemve të fortë në filmat “Reservoir Dogs” dhe “Kill Bill: Vol. 2” të Quentin Tarantino u nda nga jeta këtë të enjte nga një arrest kardiak. Lajmi u dha nga menaxheri i tij, Ron Smith. Ai ishte 67 vjeç.

Me një karrierë aktrimi që zgjati më shumë se 40 vjet, Madsen solli dhjetëra role në ekran. Por ai ishte më i njohur për bashkëpunimet e tij me Tarantinon, i cili i veshi atij role të një hajduti psikopat në “Reservoir Dogs” apo të një vrasësi me pagesë të dështuar në “Kill Bill: Vol. 2”./ KultPlus.com

Historia e çmendur që fshihet pas xhirimeve të filmit ‘Apocalypse Now’

By: Kult Plus
3 July 2025 at 11:47

Asnjë prodhim filmik nuk ka qenë aq i trazuar sa filmi epik i luftës i vitit 1979, “Apocalypse Now”.

Ndërsa dokumentari pas skenave “Hearts of Darkness: A Filmmaker’s Apocalypse” ripublikohet, regjisori i tij dhe dy prej atyre që ishin në shesh xhirimi zbulojnë detaje tronditëse të kaosit dhe gjenialitetit që fshiheshin pas krijimit të kësaj kryevepre.

Vetë regjisori Francis Ford Coppola e pranoi se mënyra e realizimit të filmit ishte “shumë e ngjashme me mënyrën se si vepruan amerikanët në Vietnam”. “Ne ishim në xhungël. Kishte shumë prej nesh. Kishim qasje në shumë para, shumë pajisje dhe, pak nga pak, u çmendëm,” shpjegoi ai pas shfaqjes në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 1979.

Megjithëse problemet e prodhimit ishin dokumentuar mirë në shtypin e kohës – nga problemet financiare te ndryshimet e aktorëve, problemet shëndetësore dhe moti ekstrem – vetëm në vitin 1991, përmes dokumentarit “Hearts of Darkness”, u bë e qartë shkalla e vërtetë e kaosit.

“Zemra e Errësirës”, një vështrim nga brenda

Dokumentari, i krijuar nga pamje të shumta të xhiruara nga gruaja e Coppola-s, Eleanor, përshkruan një prodhim që, ndërsa ishte mahnitës në shtrirje, ambicie dhe vizion, ishte po aq i çrregullt, i mbushur me drogë dhe plot pengesa të pakapërcyeshme. Fax Bahr dhe i ndjeri George Hickenlooper, dy regjisorë të rinj, u ngarkuan me detyrën për të shqyrtuar orë të tëra pamjesh për të treguar historinë rrëqethëse të realizimit të filmit. Tani, pas një restaurimi 4K, dokumentari rikthehet në kinematë e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Bahr kujton ditën e parë kur pa pamjet filmike të Eleanor Coppola-s, të cilat kishin mbetur pothuajse të paprekura për më shumë se një dekadë. “Bobinat që pamë ishin të jashtëzakonshme. Thjesht pamje të bukura,” tha ai për BBC. “Me sa duket, ajo kishte regjistruar me kujdes gjithçka që po ndodhte. Ishte absolutisht e artë.”

Një listë e gjatë problemash

“Apocalypse Now”, bazuar lirshëm në novelën e vitit 1899 “Zemra e Errësirës” nga Joseph Conrad, konsiderohet si një nga veprat më të mëdha në historinë kinematografike. Megjithatë, pothuajse dështoi në faza të ndryshme. Xhirimet filluan në Filipine në mars të vitit 1976 dhe ishin planifikuar të zgjasnin pesë muaj, por në fund zgjatën më shumë se një vit.

Lista e problemeve ishte e gjatë:

•     Zëvendësimi i aktorit kryesor: Coppola shkarkoi aktorin Harvey Keitel disa javë pas fillimit të xhirimeve dhe e zëvendësoi me Martin Sheen.

•     Problemet shëndetësore: Sheen pësoi një atak kardiak gati fatal në vend xhirimi.

•     Kushtet e motit ekstrem: Sete të shtrenjta u shkatërruan plotësisht nga një tajfun.

•     Probleme me shëndetin e stafit: Disa aktorë u infektuan me parazitë krimbash të lidhur.

•     Mbipesha dhe papërgatitja e Marlon Brandos: Aktori Marlon Brando, i cili luante rolin e Kolonelit Kurtz, u shfaq në shesh xhirimi shumë mbipeshë dhe plotësisht i papërgatitur, duke detyruar Coppola-n të rishkruante dhe të xhironte sërish fundin e filmit.

•     Probleme financiare: Filmi tejkaloi aq shumë buxhetin sa Coppola mori përsipër financimin e tij personalisht, një lëvizje që do ta kishte shkatërruar nëse filmi nuk do të kishte qenë një sukses.

Eleanor Coppola, në librin e saj “Shënime”, zbuloi se edhe pas përfundimit të xhirimeve, gjatë post-produksionit, Francis i jepte vetes vetëm 20% shanse për të nxjerrë një film të besueshëm.

Një pasqyrim i luftës së vërtetë

Dokumentari paraqet një pamje të një prodhimi që synonte të rikrijonte Luftën e Vietnamit dhe, në shumë mënyra, përfundoi duke pasqyruar shumë nga të njëjtat modele sjelljeje që ndodhën midis ushtarëve. Chas Gerretsen, një fotograf lufte holandez i cili kaloi gjashtë muaj në shesh xhirimi, shprehet: “Vietnami ishte i çmendur, Apocalypse Now vetëm pak më pak i tillë.”

Kushtet e vështira fizike ishin të huaja për shumicën. Damien Leake, i cili luajti një mitralier në film, kujton: “Gjëja e parë që mbaj mend është kur zbres nga avioni dhe lagështia të godet si një fshesë e lagur… Çdo ditë binte shi. Binte shi sikur të ishte i zemëruar me ty. Binte shi çarçafësh si kurrë më parë.”

Ndërsa prodhimi zvarritej, malli për shtëpinë filloi të ndikonte te aktorët dhe stafi. “Ata ishin pak a shumë si ushtarët në Vietnam, të cilët nuk kishin qenë kurrë më larg atdheut sesa Kanadaja,” kujton Gerretsen.

Gjenialiteti dhe papërcaktueshmëria e vizioni të Coppolës

Vizioni i Coppola-s po shkërmoqej gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës. Ai nuk mundi të përcaktonte fundin e filmit, i cili, edhe sot, ndryshon në disa redaktime dhe versione. “E quaj të gjithë këtë film Idiodisea,” tha Coppola, siç është regjistruar në “Hearts of Darkness.” “Nuk mund ta shkruaj përfundimin e këtij filmi.” Megjithatë, kasta e tij mbeti besnike dhe e përkushtuar. “Aktorët do të ecnin nëpër zjarr për Francis,” thotë Leake.

Për Bahrin, detyra për të treguar historinë pas historisë ishte një sfidë në vetvete, duke kërkuar të gërmonte në rreth 80 orë pamje filmike. Ai zbuloi se sa e mrekullueshme ishte që filmi ekzistonte.

Zbulimi i kasetave audio të Eleanor Coppola-s, të cilat ajo i regjistronte për Francisin, ishte thelbësor. “Kjo të vendoste këtu me një mjeshtër amerikan në momentet e tij më private dhe ishte një vështrim i vërtetë në qendër të krijimtarisë: dyshimi, shqetësimi, ankthi dhe përpunimi i këtyre ideve,” thotë Bahr. Coppola i dha bekimin e tij Bahr dhe Hickenlooper, duke kërkuar vetëm që të ishin të sinqertë dhe që rrëfimi të bëhej nga Eleanor Coppola.

Për Bahrin, “Apocalypse Now” është një film krejtësisht i veçantë. “Ishte një film kaq unik në historinë e kinematografisë,” thotë ai. “Nuk mendoj se dikush do të jetë në gjendje të bëjë diçka të tillë përsëri.”

Për Gerretsenin, përvojat e tij janë bërë pothuajse të pamundura për t’u dalluar nga kujtimet e tij të zonave të vërteta të luftës. Kur e pa filmin e përfunduar, ndikimi i tij ishte i rëndësishëm. “Ishte një kryevepër, pa dyshim, por do të kalonin disa vite para se të mund ta shikoja përsëri. Si luftërat e Vietnamit dhe Kamboxhias, ashtu edhe ‘Apokalipsi Tani’, vazhdojnë të jenë me mua sepse çmenduria e luftës është ende me ne.”/ rtsh/ KultPlus.com

Restaurohet filmi i vitit 1979 ‘Liri a vdekje’

By: Kult Plus
2 July 2025 at 13:37

Filmi “Liri a vdekje” është projekti i radhës i restaurimit realizuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit me mbështetjen e programit “Sezoni i Filmave Klasikë” të ACE – Association des Cinémathèques Européennes.

“Liri a vdekje” është prodhim i vitit 1979 dhe mban firmën e dy regjisorëve Ibrahim Muçaj e Kristaq Mitro. AQSHF bën të ditur se tashmë restaurimi ka përfunduar dhe premiera do të shfaqet në kuadër të Tirana International Film Festival, i cili zhvillohet nga 21-27 shtator 2025.

Ky film është një tjetër vepër e shpëtuar falë restaurimit, siç duket edhe në pamjet krahasuese, që AQSHF ofron paraprakisht. Nga pamjet duket qartë dallimi mes negativit të dekoloruar dhe rezultatit përfundimtar të imazhit të restauruar me teknika të përparuara digjitale.

Restaurimi u krye në laboratorin e Augustus Color, Romë, pas skanimit 4K në studion e AQSHF-së të elementeve filmikë të figurës dhe zërit. /atsh/ KultPlus.com

Filmi ‘Formula 1, The Movie’ shënon sukses me shitjen e biletave

By: Kult Plus
1 July 2025 at 21:45

Filmi plot energji për garat, “F1: The Movie”, arriti majat e renditjes në biletaritë këtë fundjavë.

Filmi, ku luan Brad Pitt si një garues i Formula 1 që kthehet në pistë pas një aksidenti që gati i dha fund karrierës, solli 55.6 milionë dollarë nga shitjet e biletave në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Ky numër tejkaloi parashikimin e The Boxoffice Company për të ardhurat vendase, që ishin parashikuar mes 45 dhe 55 milionë dollarësh para fundjavës.

Më i suksesshmi i këtij zhanri, filmi i vlerësuar gjerësisht “Ford v. Ferrari”, u hap me një shumë modeste prej 31 milionë dollarësh në nëntor të vitit 2019.

Një përjashtim i dukshëm është seriali aksion “Fast & Furious”, që u zgjerua përtej rrënjëve të tij në garat në rrugë, duke përfshirë grabitje, spiunazh dhe një goditje të pamundur në hënë.

“F1” kishte disa faktorë që peshonin në favor të tij. Regjisori i filmit, Joseph Kosinski, solli të njëjtin trajtim kinematografik me intensitet të lartë të garave të Formula 1, ashtu siç bëri me sekuencat e avionëve luftarakë në filmin e tij të vitit 2022, “Top Gun: Maverick”./KultPlus.com

Pesë filmat më të mirë të Marlon Brando

By: Kult Plus
1 July 2025 at 18:15

I konsideruar gjerësisht si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, karriera e Marlon Brando zgjati më shumë se gjashtë dekada dhe la një ndikim të pashlyeshëm në kinema. Në afro 50 filmat që bëri, Brando u nominua për tetë çmime Oscars dhe fitoi dy prej tyre, së pari në vitin 1955 me “On the Ëaterfront” dhe përsëri në vitin 1973 për rolin e tij më të famshëm në “The Godfather”, transmeton KultPlus.

Karriera e Brandos filloi në teatër, duke u trajnuar me mësuesen e famshme të aktrimit Stella Adler. Falë tutelës së saj, Brando popullarizoi metodën e aktrimit në skenë dhe ekran dhe formoi një stil natyralist të tijin, duke i mbushur personazhet e tij me një lidhje të thellë personale dhe emocionale që vendosi shiritin për të gjithë aktorët e ardhshëm.

Përveç talentit të tij të jashtëzakonshëm, Brando ishte gjithashtu një aktivist që kujdesej thellësisht për Lëvizjen për të Drejtat Civile dhe Lëvizjen Indiane Amerikane, duke e dërguar aktoren Sacheen Littlefeather për të pranuar Oscarin e tij për filmin “The Godfather” në emër të tij, duke i dhënë asaj mundësinë të fliste publikisht për trajtimin e amerikanëve vendas në Hollyëood.

Në vijim gjeni pesë rolet e tij më  të mira në filma:

5. Julius Caesar

4. Apocalypse Now

3. A Streetcar Named Desire

2. On the Waterfront

1. The Godfather./ KultPlus.com

Publikohet orari i shfaqjes së filmave dokumentarë PriDox

By: Kult Plus
28 June 2025 at 20:42

Prishtina International Film Festival- PRIFEST ka njoftuar se në muajin korrik do të zhvillohet PriDox – java e filmave dokumentarë, shkruan KultPlus.

Sipas një njoftimi për media, PriDox do të mbahet nga 01-03 korrik nën qiell të hapur në kinemanë @e.dh.e me filma, muzikë dhe ushqim të mirë.

Orari i filmave dokumentar PriDox është si në vijim:

‘Zyliha Miloti, aktorja e 1000 roleve’, shfaqet dokumentari për ikonën e humorit

By: Kult Plus
28 June 2025 at 18:25

Në kinema “Republika” në Shkodër u shfaq premiera e dokumentarit “Zyliha Miloti – aktorja e 1000 roleve”, kushtuar një prej artisteve më të talentuara të humorit dhe një prej figurave më të dashura për publikun shkodran e atë mbarëkombëtar.

Dokumentari, i sjellë me mjeshtëri nga regjisori Arian Çuliqi dhe skenaristja e realizuesja Klodiana Shpendi, u prit me entuziazëm nga publiku shkodran, i cili e mbushi sallën plot, në këtë ngjarje të veçantë kulturore.

“Ju keni qenë dhe jeni frymëzimi jonë, shpirti jonë, zemra jonë. Dua të falënderoj regjisorin Arian Çuliqi. Një regjisor i mrekullueshëm i 30 e ca filmave humoristikë, i disa shfaqjeve të suksesshme të Estradës së Shkodrës. Sonte kemi të ftuar dhe artistë që kanë ardhur nga larg”, tha Zyliha Miloti.

Aktorja Zyliha Miloti numëron mbi 65 vite përkushtim ndaj artit skenik dhe ekranit, gjë që për regjisorin Çuliqi e bënte më sfiduese punën për figurën e saj.

“Unë e di mirë ç’do të thotë të shpalosësh për një orë gjithë karrierën e 65 viteve të një aktoreje si Zyliha Miloti, që janë aktorë që vijnë një herë në 100 vjet. E rëndësishme është që në këtë dokumentar, për të cilin jemi bazuar në marrëdhëniet e Zylit me kolegët dhe marrëdhëniet e saj me publikun, ndihej një mirësi e saj gjatë punës me ne. Është e palodhur, e jashtëzakonshme”, tha regjisori Arian Çuliqi.

Gjithashtu edhe kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, ndau në rrjetet sociale disa momente nga premiera e dokumentarit, ndërsa shkruan se “u prit me duartrokitje të zjarrta nga spektatorët në nderim të një figure kaq shumëdimensionale si nana Zyli jonë e dashur, së cilës i urojmë shëndet e jetë të gjatë e të vazhdojmë ta shohim në role të tjera!”./atsh/ KultPlus.com

DOKUFEST shpalos filmat në programet garuese

By: Kult Plus
27 June 2025 at 22:09

DokuFest ka publikuar sot listën e plotë të filmave që do të marrin pjesë në programet garuese të edicionit të 24-të të festivalit. Pas shqyrtimit të një numri rekord prej gati 3500 aplikimesh, ekipi i programimit prezanton filmat që do të garojnë për çmimet e DokuFest. Gjithsej janë përzgjedhur 99 filma në shtatë kategori garuese, ndërkohë që gara për Truth Dox është pezulluar këtë vit dhe pritet të rikthehet në edicionin e vitit 2026, edicionit jubilar të festivalit.

Në pritje të publikimit të programit të plotë më 15 korrik, DokuFest do të vazhdojë të lansojë programet speciale në ditët në vijim, përfshirë këtu edhe njoftimin për Temën e shumëpritur, përzgjedhjen e filmave për programin View from the World, Spotlight programin e retrospektivës, programin e plotë të DokuKids, si dhe një sërë programesh të tjera të kuruara me kujdes, panel diskutime, ligjërata, masterklasa si dhe artistë të njohur që do të performojnë gjatë festivalit në kuadër të DokuNights.

Veton Nurkollari, Drejtor Artistik i DokuFest, thotë:

Emocioni i momentit kur më në fund kemi mundësinë të ndajmë me publikun përzgjedhjen e filmave në garë është i pashpjegueshëm me fjalë. E them këtë sepse këtë vit kemi parë shumë filma të shkëlqyer, jemi kujdesur për ta edhe për njerëzit që paraqesin, por gjithashtu edhe për ata që i kanë realizuar. Ka qenë një vit i vështirë, i dhunshëm dhe i trazuar, dhe kjo gjendje padyshim reflekton në përzgjedhjen që kemi bërë dhe në atë që do të shfaqet në DokuFest së shpejti. Por ky moment është poashtu një rikujtim se regjisorët e dokumentarëve janë gjithmonë duke ndjekur se çfarë po ndodh sot në botë dhe janë pikërisht ata që na ri-sjellin histori të kaluara për t’i parë dhe për t’u kujdesur për to. Prandaj, kjo përzgjedhje është një mënyrë për të nderuar këta heronjtë të heshtur dhe ne jemi krenarë që ofrojmë një hapësirë ku puna e tyre mund të shihet dhe të vlerësohet nga shumë të tjerë.”

Samir Karahoda, Programues i Filmave të Shkurtër në DokuFest, thotë:

“Edhe këtë vit, përzgjedhja e filmave të shkurtër pasqyron një botë që nuk është më ajo që ka qenë dikur. Një botë në trazira, një shoqëri që po ndryshon çdo ditë e më shumë dhe një realitet gjithnjë e më kompleks. Duke pasur parasysh këtë, kemi qenë në kërkim të zërave të guximshëm dhe vizioneve unike që sfidojnë qasjet tradicionale, si në përmbajtje ashtu edhe në gjuhën kinematografike, përmes tregimeve që trajtojnë kriza personale, zhvendosje, ndarje shoqërore dhe ndjeshmëri njerëzore në zbehje. Besojmë se kemi gjetur shumë nga këto në përzgjedhjen e mëposhtme të filmave të shkurtër.” DokuFest do të mbahet nga data 1 deri më 9 gusht, në hapësira të ndryshme në qendrën historike të Prizrenit, si dhe në ITP – Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, dhe në kinematë Abi Qarshia.

Shiko listën e plotë të filmave në garë:

BALKAN DOX:
A Strange Colour of Dream
(Director: Yasemin Akinci, Producer: Grégory Ghersy, Aslihan Altug, Kivilcim Akay, Louis Grangé, Thomas Robin / Turkey, France)

The Mountain Won’t Move
(Director: Petra Seliškar, Producer: Sara Ferro, Victor Ede, Petra Seliškar / Slovenia, North Macedonia, France)

The Track
Director: Ryan Sidhoo, Producer: Ryan Sidhoo, Graham Withers / Bosnia and Herzegovina, Canada)

Soil and Wings
(Director: Stefan Malesevic, Producer: Jelena Angelovski, Ivana Shekutkoska / Serbia, North Macedonia)

Possibility of Paradise
(Director: Mladen Kovačević, Producer: Iva Plemić Divjak, Mladen Kovačević / Serbia, Sweden)

Human Fiction
(Director: Andreas Hadjipateras, Producer: Valerie Kontakos, Despina Pavlaki / Greece)

I Have Never Been on an Airplane
(Director: Redon Kika, Producer: Dardan Hoti / Kosovo)

Bright Future – Viitor Luminos
(Director: Andra MacMasters, Producer: Monica Lăzurean Gorgan / Romania, South Korea)

Greetings from Secretariat – Pozdrav iz Sekretarijata
(Director: Ivan Ramljak, Producer: Igor Grubić / Croatia)

Blue, Revolution and VHS Tapes
(Director: Serdar Kökçeoğlu Producer: Ahmet Gürata / Turkey)

Ceasefire
(Director: Jakob Krese, Producer: Jakob Krese, Annika Mayer, Ivana Naceva / Slovenia, Germany, Italy)

Antigona
(Director: Iber Deari, Mirsad Abazi, Producer: Avdi Thachi / North Macedonia)

Merging Bodies
(Director: Adrian Paci, / Italy)

Lavender – Lavanda
(Director: Mateja Raičković, Producer: Emily Emina Džindo / Montenegro, Bosnia and Herzegovina, Hungary)

Stars of Roma Termini
(Director: Ado Hasanović, Producer: Admon Film & Cortovisioni, Mama Termini / Italy, Bosnia and Herzegovina)

Twst – Things We Said Today
(Director: Andrei Ujica, Producer: Anamaria Antoci / Romania, France)

The Divided City of Mitrovica
(Director: Marko Grba Singh, Producer: Jelena Angelovski / Kosovo, Serbia)

INT’L DOX: FEATURES:
Action Item
(Director: Paula Ďurinová, Producer: Matej Sotník / Slovakia, Czech Republic, Germany)

Fiume O Morte!
(Director: Igor Bežinović, Producer: Tibor Keser, Vanja Jambrović / Croatia)

Always (从来)
(Director: Deming Chen, Producer: Hansen Lin/ United States, France, China)

A Want In Her
(Director: Myrid Carten, Producer: Eline van Wees, Kat Mansoor, Roisín Geraghty, Tadhg O’Sullivan / Ireland, United Kingdom, Netherlands)

To the West, in Zapata – Al Oeste, En Zapata
(Director: David Bim, Producer: David Bim, Lia Rodríguez / Cuba, Spain)

Imago (近乡记)
(Director: Déni Oumar Pitsaev, Producer: Nicolas Lebecque / France, Belgium)

Agatha’s Almanac
(Director: Amalie Atkins, Producer: Amalie Atkins / Canada)

The Memory of Butterflies – La memoria de las mariposas
(Director: Tatiana Fuentes Sadowski, Producer: Ico Costa, Isabel Madueño Medina / Peru, Portugal)

River of Gras
(Director: Sasha Wortzel, Producer: Danielle Varga, Sasha Wortzel / United States)

Special Operation (Спеціальна операція)
(Director: Oleksiy Radynski, Producer: Lyuba Knorozok / Ukraine, Lithuania)

INT’L DOX: SHORTS:

The Flowers Stand Silently, Whispering
(Director: Theo Panagopoulos, Producer: Marissa Keating / United Kingdom)

Ramallah, Palestine, December 2018
(Director: Juliette Le Monnyer, Producer: Atelier Graphoui – Ellen Meiresonne, Juliette Le Monnyer / Belgium, Palestine)

Tin City
(Director: Feargal Ward, Producer: Feargal Ward / Ireland)

The Ban
(Director: Roisin Agnew, Producer: Alison Millar, Sam Howard / Northern Ireland, Ireland) Green Grey

Black Brown
(Director: Yuyan Wang, Producer: Yuyan Wang / South Korea, France, China)

Being John Smith
(Director: John Smith, Producer: John Smith / United Kingdom)

(دل راز) del-Razeh
(Director: Maryam Tafakory, Producer: Leonardo Bigazzi / Iran, United Kingdom, Italy)

in retrospect (rückblickend betrachtet)
(Director: Daniel Asadi Faezi, Mila Zhluktenko, Producer: Daniel Asadi Faezi, Mila Zhluktenko / Germany)

Common Pear
(Director: Gregor Božič, Producer: Marina Gumzi / Slovenia, United Kingdom)

Koki, Ciao
(Director: Quenton Miller, Producer: Aram Lee / Netherlands)

+10K
(Director: Gala Hernández López, Producer: Adrià Lahuerta, Carlota Coloma, Gala Hernández López, Quentin Brayer, Yannick Beauquis / France, Spain)

L’mina
(Director: Randa Maroufi, Producer: Oumayma Zekri Ajarrai, Randa Maroufi / Morocco, France, Italy, Qatar)

Some Memories
(Director: Lotte Schbreiber, Producer: Lotte Schbreiber / Austria)

Bardo
(Director: Viera Čákanyová, Producer: Matej Sotník / Czech Republic, Slovakia)

We Were the Scenery
(Director: Christopher Radcliff, Producer: Cathy Linh Che, Jess X. Snow / United States)

HUMAN RIGHTS DOX:

Your Touch Makes Others Invisible
(Director: Rajee Samarasinghe, Producer: DaManuel Richardson, Maggie CoronaGoldstein, Rajee Samarasinghe, Solomon Turner, Tabs Breese / Sri Lanka)

The Last Ambassador – Die letzte Botschafterin
(Director: Natalie Halla, Producer: Arash T. Riahi, Natalie Halla, Peter Drössler, Sabine Gruber /Austria)

Under the Flags, the Sun
(Director: Juanjo Pereira, Producer: Gabriela Sabaté, Ivana Urizar, Juanjo Pereira, Leandro Listorti, Paula Zyngierman / Paraguay, Argentina, United States, France, Germany)

Home Game
(Director: Lidija Zelović, Producer: Lidija Zelović / Netherlands)

Unwelcomed (Si vas para Chile)
(Director: Amilcar Infante, Sebastian Gonzalez M., Producer: Esteban Sandoval, Sebastian Gonzalez M. / Chile)

Say Goodbye
(Director: Paloma López Carrillo, Producer: Abril López Carrillo / Mexico)

The Vanishing Point – Noghteh-e-Goriz
(Director: Bani Khoshnoudi, Producer: Bani Khoshnoudi, Janja Kralj / Iran, United States, France)

My Dear Theo (З любов’ю з фронту)
(Director: Alisa Kovalenko, Producer: Kasia Kuczynska / Ukraine, Poland, Czech Republic)

GREEN DOX:

The Tree of Authenticity – (L’Arbre de l’Authenticité)
(Director: Sammy Baloji, Producer: Rosa Spaliviero / Belgium, Democratic Republic of Congo)

Red Forest (Forêt Rouge)
(Director: Laurie Lassalle, Producer: Frédéric Féraud / France)

Lost for Words
(Director: Hannah Papacek-Harper, Producer: Gabriela Sawaya / France, United Kingdom)

Seeds
(Director: Brittany Shyne, Producer: Danielle Varga, Sabrina Schmidt Gordon / United States)

Only on Earth
(Director: Robin Petré, Producer: Signe Skov Thomsen, Malene Flindt Pedersen/ Denmark, Spain, Sweden)

May the Soil Be Everywhere
(Director: Yehui Zhao, Producer: Andrew Felsher / United States, China)

The Coriolis Effect
(Director: Corinne van Egeraa, Petr Lom, Producer: Corinne van van Egeraat / Netherlands, Norway)

Shifting Baselines
(Director: Julien Elie, Producer: Andreas Mendritzki, Aonan Yang, Julien Elie/ Canada)

INT’L SHORTS:
Almost Certainly False – Neredeyse Kesinlikle Yanlış
(Director: Cansu Baydar, Producer: Ali Farkhonde, Cansu Baydar, Ceyda Yüceer, Izlem Genç, Sinan Yusufoglu, Ulas Tuna Astepe / Turkey)

I’m Glad You Are Dead Now
(Director: Tawfeek Barhom, Producer: Akis Polizos, Alexandre Perrier, Stylianos Kotionis, Tawfeek Barhom / France, Greece, Palestine)

1:10
(Director: Sinan Taner, Producer: Jaelle-Marie Grossklaus / Switzerland)

Absent – Noksan
(Director: Cem Demirer, Producer: Berfin Demirat, Cem Demirer / Turkey)

Aferrado

(Director: Esteban Azuela, Producer: Daniel Cabrera Guzmán Belmont, Esteban Azuela / Mexico)

Casa Chica
(Director: Lau Charles, Producer: Luna Martínez Montero / Mexico)

Choice (Izbor)
(Director: Marko Crnogorski, Producer: Jana Paunoska, Marko Crnogorski, Naum Doksevski / North Macedonia)

Beneath Which Rivers Flow (ابراهيم(
(Director: Ali Yahya, Producer: Jafar Sadik / Iraq)

Notes From Planet Three
(Director: Simon Ellis, Producer: Simon Ellis, Rachel Robey, Alastair Clark / United Kingdom)

The Rain Will Weep (Proplakat će kiša)
(Director: Damir Čučić, Producer: Jelena Duh / Croatia)

The Last People (Die letzten Menschen)
(Director: Nicolás Pindeus, Producer: Alisa Frischholz, Melvyn Zeyns /Austria)

Samba Infinito
(Director: Leonardo Martinelli, Producer: Clara Marquardt, Damien Megherbi, Justin Pechberty, Leonardo Martinelli, Lucas H. Rossi, Rafael Teixeira, Renan Barbosa Brandão / Brazil, France)

Hippopotami (He Ma)
(Director: JJ Lin, Producer: Lin Jianjie, Lou Ying / China, Hong Kong SAR China)

Grandma Nai Who Played Favorites (Chao Somnop Chet)
(Director: Chheangkea, Producer: Daniel Mattes, Karen Madar / Cambodia, France, United States)

Loynes
(Director: Dorian Jespers, Producer: Clyde Gates, Jules Reinartz / Belgium, France, United Kingdom, North Macedonia)

The Eggregores Theory
(Director: Andrea Gatopoulos, Producer: Andrea Gatopoulos, Ariens Damsi, Luigi Mascolo, Marco Crispano, Marco Santoro, Orazio Guarino / Italy)

Wassupkaylee
(Director: Pepi Ginsberg, Producer: Karen Madar, Nelson Ghrénassia, Pepi Ginsberg, Stéphane Marchal / France, United Kingdom)

Sammi Who Cannot Detouch His Body Parts
(Director: Rein Maychaelson, Producer: Astrid Saerong, Muhammad Ihsan Ibrahim / Indonesia)

Little Rebels Cinema Club
(Director: Khozy Rizal, Producer: Hardy Yohansyah, Rayner Wijaya / Indonesia)

Masterpiece Mommy
(Director: Dorothy Sing Zhang, Producer: Lily Ashton (Iconoclast UK), Sarah Pearson (Iconoclast UK) / United Kingdom, China)

Deck 5B (Däck 5B)
(Director: Malin Ingrid Johansson, Producer: Adam Holmström Meinking, Andrea
Gyllenskiöld, Joel Rostmark / Sweden)

The Scarificed Meat
(Director: Hojat Jolodar, Producer: Neda Abbasi Ghayeni / Iran)

Blue Heart (Coeur Blue)
(Director: Samuel Suffren, Producer: Samuel Suffren / Haiti, France)

Lili
(Director: Liao Shuhan, Luo Zhaoguang Producer: Hang Lu, Huang Yingting/ China)

Garan
(Director: Mahsum Taşkın, Producer: Mahsum Taşkın, Vildan Ersen / Turkey)

After Colossus
(Director: Timoteus Anggawan Kusno, Producer: Leonardo Bigazzi / Indonesia)

One of them (Yeki Az Anha)
(Director: Mostafa Vaziri, Producer: Hossein Kakavand / Iran)

Under the Mountains’ Shadow (Vultosos Cumes)
(Director: Diogo Salgado, Producer: Isabel Machado, Romain Bent, Simon Heymans / Portugal)

NATIONAL:
Five Seasons of my Childhood (Pesë Stinët e Fëmijërisë Sime)
(Director: Besim Ugzmajli, Producer: Besim Ugzmajli, Eduardo M Escribano / Kosovo, Spain)

Ndera
(Director: Endrit Qarolli, Producer: Fis Cahani / Kosovo)

Ben’s Birthday – Bens Geburtstag
(Director: Robert Deçani, Producer: Anna Weber / Germany)

In Socialist Paradise (It Never Rains) (Në parajsën socialiste (Nuk bie shi))
(Director: Ermela Teli, Producer: Ermela Teli / Albania)

The Rabbit is Dead
(Director: Hanis Bagashov, Producer: Hanis Bagashov, Lyubo Yonchev / North Macedonia)

I Had White Cotton in My Yard, I Fed It, I Watered It
(Director: Endi Tupja, Klodiana Millona, Producer: Endi Tupja, Klodiana Millona / Albania)

The Goddess on the Throne – Hyjnesha në Fron
(Director: Durim Klaiqi, Producer: Durim Klaiqi / Kosovo)

No Parking – Mos Parko
(Director: Zana Radogoshi, Producer: Genc Berisha / Kosovo)

Fluturat
(Director: Astrit Ismaili, Producer: Florian Joahn / Netherlands)

SOS
(Director: Anita Morina, Producer: Fis Cahani / Kosovo)

I Believe the Portrait Saved Me (Mua Besoj më Shpëtoj Portreti)
(Director: Alban Muja, Producer: Edon Rizvanolli / Kosovo, The Netherlands)

Fatbardha
(Director: Kitty Kentezi, Producer: Kitty Kentezi / Greece)

Mama Klorin
(Director: Doreida Xhogu , Producer: Doreida Xhogu , Mina Dreki / Greece)/ KulPlus.com

❌
❌