Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 July 2025Main stream

“Pirates of the Caribbean” drejt një rikthimi spektakolar me kastin origjinal – Johnny Depp, Orlando Bloom dhe Keira Knightley

By: KultPlus
15 July 2025 at 13:28



Franshiza legjendare “Pirates of the Caribbean”, një nga më të suksesshmet në historinë e kinemasë, duket se është gati për një rikthim të madh. Sipas raportimeve të fundit nga The DisInsider, kompania Disney është në diskutime për të rikthyer kastin origjinal, përfshirë yjet Johnny Depp, Orlando Bloom dhe Keira Knightley, në kapitullin e gjashtë të sagës që ka magjepsur miliona shikues në mbarë botën.

Rikthimi i personazheve ikonikë Jack Sparrow, Will Turner dhe Elizabeth Swann do të shënonte një kthim në rrënjët e sagës, e cila që në fillim u mbështet te dinamika unike e këtij treshi. Prodhuar nga Jerry Bruckheimer, aventurat në det të hapur morën përmasa të jashtëzakonshme që nga debutimi i filmit të parë në vitin 2003.

Pas largimit të Bloom dhe Knightley në filmat pasues, Depp mbeti qendra e serisë përkrah emrave si Geoffrey Rush, por mungesa e kastit origjinal u ndje fort nga fansat. Skena pas titrave e filmit të fundit, ku shfaqen Will Turner dhe Elizabeth Swann bashkë, ka ndezur spekulimet se Davy Jones mund të rikthehet si antagonisti kryesor, duke hapur rrugën për një vazhdim që përfshin gjithë linjën origjinale të historisë.

Sipas burimeve, projekti i ri mund të drejtohet nga Joachim Rønning, ndërsa skenari është në duart e Jeff Nathanson, i njohur për punën në “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”.

Ndërkohë, fansat e sagës presin me padurim një konfirmim zyrtar, i cili mund të vijë gjatë D23 Expo -eventi më i madh i Disney që zhvillohet nga 29 deri më 31 gusht 2025. Nëse këto lajme bëhen realitet, ky do të ishte një nga rikthimet më të bujshme në kinemanë e aventurës, duke rilindur një univers që prej vitesh ka qenë në pritje të ringjalljes./ KultPlus.com

Before yesterdayMain stream

Johnny Depp pranë rikthimit si Jack Sparrow – Disney planifikon rindezjen e “Pirates of the Caribbean”

21 April 2025 at 11:59

Fansat e “Pirates of the Caribbean” janë entuziazmuar pas lajmit bombë se Johnny Depp mund të rikthehet si Kapiten Jack Sparrow.

Sipas burimeve të “Express” në Mbretërinë e Bashkuar, aktori është në bisedime të avancuara me Disney për një rindezje të ekskluzivitetit legjendar.

Një ekzekutiv i Disney citohet të ketë thënë: “Jemi shumë pranë finalizimit. Një skenar ekziston dhe kjo do të jetë një rindezje që mund të hapë derën për më shumë filma me Johnny, pavarësisht të kaluarës.”

Depp, 61 vjeç, u largua nga Disney pas konfliktit publik me ish-bashkëshorten Amber Heard dhe humbjes së një padie për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, aktori fitoi një betejë ligjore në SHBA kundër Heard, çka ndihmoi në rehabilitimin e imazhit të tij.

Reagimet nga fansat kanë qenë të fuqishme. “Askush nuk do ta shohë ‘Pirates’ pa Johnny Depp!”, shkroi një komentues në X.

Një tjetër shtoi: “Filmi i fundit me kastin origjinal mund të bëjë miliarda.”

Ndërkohë, Depp është i angazhuar në filmin “Day Drinker” me Penelope Cruz dhe Madelyn Cline, ku luan një mysafir misterioz në një jaht luksoz. Drejtimin e filmit e ka marrë miku i tij i vjetër, Marc Webb.

Rikthimi i Depp si Jack Sparrow duket më afër se kurrë – një lajm që ka tronditur internetin dhe ka ringjallur shpresat e miliona fansave të aventurave në det të hapur. /Telegrafi/

The post Johnny Depp pranë rikthimit si Jack Sparrow – Disney planifikon rindezjen e “Pirates of the Caribbean” appeared first on Telegrafi.

❌
❌